Profile of nanda

×

Permbledhja

nanda Zërist

Stats for nanda
Posts:   34 (0.007 per day)
Data e regjistrimit:   11-01-2008, 01:15:37
Last Active:   14-06-2009, 08:38:05
Age:  
Offline Offline

Messages - nanda

1
JA SI U KREMTUA NE PRIZREN 131 VJETORI I LSHP


PJESA I


PJRSA II


2
Kosova Sot / KUR ARTEMIJE BËHET TË VENDOS PËR PRIZRENIN?!
« ne: 23-04-2009, 16:28:49 »
KUR ARTEMIJE BËHET TË VENDOS PËR PRIZRENIN?!

Jo! Nuk është ky titull i bërë qëllimisht si sensacional për gazetë, sepse, pas fillimit të aplikimit të Ligjit mbi zona të veçanta të mbrojtura dhe aprovimit të mundshëm të Draft-Ligjit në propozim për Zonën e Veçantë të Mbrojtur të Qendrës Historike të Prizrenit nga  ana e Kuvendit të Kosovës, kjo metaforë e konstatuar nga titulli, praktikisht edhe mund të bëhet si e mundshme. Kuptohet se , bukvalisht, peshkopi serb Artemije, nuk ka aspak gjasa të jetë dhe as të zgjidhet kryetar politik i Prizrenit, por nëse së shpejti nga ana e Kuvendit të Kosovës do të votohet një Ligj që tash për tash është në përgatitje e sipër si propozim (draft), atëherë, Selia e Kishës Ortodokse Serbe në Prizren , do mund t’i ketë disa kompetenca tejet të rëndësishme, të cilat, në masë të madhe do ta ngushtojnë vendimmarrjen e pavarur dhe profesionale të një institucionit tejet të rëndësishëm komunal, sikur është Drejtoria Komunale për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor,
Për çka është fjala më konkretisht?
Në mbështetje të Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin e Kosovës (të hartuar nga Z. Martti Ahtisaari) dhe në Ligjin për Zonat e Veçanta të Mbrojtura (Ligji Nr. 03/L-039) të miratuar nga Kuvendi i Kosovës,  për tërë territorin e Republikës së Kosovës në përgjithësi, konstatohen 44 këso zona të veçanta të mbrojtura, ndërsa, neni 8, pika 8.2 , i këtij Ligji, në mënyrë eksplicite obligon krijimin e një zone të mbrojtëse së veçantë si Qendrër Historike e Prizrenit, ku thuhet: “ ...çdo aktivitet i ri në Zonën e Veçantë të Mbrojtur për Qendrën Historike të Prizrenit do të rregullohet me një ligj të veçantë”. Pikërisht, për ta përmbushur këtë obligim që del nga neni i sipërcekur të këtij Ligji, e hartuar nga një grup punues i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si projekt për Qendrën Historike të Prizrenit është propozuar ky Draft-Ligj, i cili, së shpejti do t’i ofrohet Kuvendit të Kosovës për miratim.
Në nenin 3 të këtij Draft – ligji, i cili më ra në dorë përmes disa kanaleve të besueshme nga kjo Ministri, decidivisht thuhet: “Zona e Veçantë e Mbrojtur për Qendrën Historike të Prizrenit, do të themelohet nga organet komunale të Prizrenit në bashkëpunim me KZM (Këshillin Zbatues Mbikëqyrës) dhe ajo në kuadrin e saj do të përfshijë këto objekte monumentale të trashëgimisë kulturore: Kishën e Virgjëreshës së Shenjtë të Levishës; lagjen e vjetër “Mëhalla Marash”; Kishën e Shpëtimtarit të Shenjtë; Shkollën Ortodokse për Priftërinj e Kirilit dhe Metodit të Shenjtë; Kompleksin i Rezidencës Episkopike (që përfshin rezidencën e Peshkopit, Katedralen e Gjergjit të Shenjtë, Kishat e Gjergjit të Shenjtë (Runovic)dhe Nikollës së Shenjtë (Tutic)….etj”
Nëse e kemi parasysh diametrin e përcaktuar mbrojtës ligjor prej 50-100 metra të çdo objekti kulturor në veçanti, dhe të gjitha këto i bashkojmë në varg me njëra- tjetrën, atëherë, praktikisht, na del se mbi 70 për qind e hapësirës kadastrale të qytetit të Prizrenit, do të përfshihet në një zonë të veçantë të mbrojtur.
Më tej, neni 6 dhe 7 i këtij Draft-Ligji, si aktivitete të ndaluara dhe të kufizuara në këtë zonë të mbrojtur, përcaktohen: ndërtimet apo zhvillimet industriale, të tilla si eksplorimi dhe shfrytëzimi i burimeve minerale dhe ndërtimi i digave, centraleve elektrike apo linjave të tensionit, furrave dhe fabrikave dhe rrugëve transite në zonat rurale; ndërtimet apo zhvillimet që çojnë në shpyllëzimin apo ndotjen e mjedisit; ndërtimet apo zhvillimet komerciale të tilla si: strukturat ose godinat më të larta se manastiri/kisha/monumenti kulturor që duhet të mbrohet;  ndërtimi i rrugëve; ndërtimi i magazinave, punëtorive, shitoreve, restoranteve, bareve, kafeterive, hoteleve, moteleve, tezgave dhe kioskave ushqimore, stacioneve të furnizimit me karburant dhe riparimit të automjeteve, super-marketeve, klubeve të natës, apo ndonjë ndërtimi tjetër në shkallë më të gjerë në zonat rurale; tubimet, argëtimi dhe zbavitja publike; dhe urbanizimi i tokës bujqësore.
Nëse nisemi nga fakti se në qytetin e Prizrenit, pikërisht në këto hapësira është “KORZO”-ja , shëtitore ku rregullisht tubohen qytetarët për të shëtit; pastaj, mu në këtë zonë janë të vendosura objektet më atraktive të zbavitjes, si:  kinemaja, lokalet e ndryshme hoteliere, baret, kafeteritë, dyqanet e shumta të zejtarisë dhe të artizanaleve karakteristike prizrenase...pikëri sht në hapësirat e  kësaj zone mbahet edhe festivali me rëndësi ndërkombëtare “DOKU FEST... etj.
Merrni me mëndë, nëse ky Draft-Ligj kalon në Parlamentin e Kosovës, atëherë, për 70 përqindëshin urbanistik të territorit hapësinor të qytetit të Prizrenit, kompetenca më të mëdha të vendosjes për disa çështje, do t’i ketë, kush tjetër, përpos Artemijes. Atij dhe kujtdo tjetër nga Zyra e Kishës Ortodokse Serbe, kur t’u teket dhe aq herë sa do t’u pengoj ndonjë këngë shqipe që vije nga altoparlanti i lokalit 50 metra afër tempullit të tyre fetar, menjëherë mund të kërkoj që të mbyllet ai lokal, e mos të flasim për kompetencat tjera edhe më të mëdha që ua jep ky ligj, për hartimin e të cilit, paraprakisht, nuk është marrë mendimi meritor edhe i qytetarëve të Prizrenit. Përkundrazi, ky ligj si propozim nga politika, po tentohet që në mënyrë të heshtur, tinëzisht dhe pa zhurmë të madhe në opinion, shpejt e shpejtë t’i imponohet Kuvendit të Kosovës për miratim. Edhe terreni i ekzekutimit në praktikë të këtij ligji për Prizrenin, veç është parapërgatitur me kohë. Në konkursin e publikuar kohë më parë për drejtor të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore të Prizrenit, në vend se, në këtë post të zgjidhet një ekspert në profesion, qëllimisht dhe në mënyrën më djallëzore është zgjedhur një joprofesionist, kuptohet kuadër i dëgjueshëm partiak.
Pasi që, nga Kuvendi i Kosovës, ky Draft-Ligji pritet të miratohet diku kah muaji maj i këtij viti, Prizrenasit si qytetar, në asnjë mënyrë nuk duhet të heshtin në këtë drejtim.
Ata patjetër duhet ta ngrenë zërin e tyre në çdo formë dhe mënyra të ndryshme, duke treguar kështu se këto budallallëqe që bëhen nga një grup me mendësi të kufizuar njerëzish, aspak nuk shpreh vullnetin e tyre qytetar dhe popullor.
Unë, me këtë rast,  sinqerisht shpresoj se,  më në fund, prizrenasit e mijë do të vetëdijesohen në këtë drejtim...?!

Adnan Abrashi

3
Tema Aktuale / Cka je ne horoskop, Hashim, Fatmir...?!
« ne: 05-01-2009, 12:44:36 »
ÇKA JE NË HOROSKOP, HASHIM, FATMIR...?!

Në rrethin e shoqërisë sime të ngushtë, gjithmonë kur ndonjë nga bashkëshoqëruesit tanë fillon ta teproj me krekosje dhe lëvdata  për vete, ose bëhet i mërzitshëm me muhabetin e tij, për ta ndërprerë që të vazhdoj më tej, praktikonim që në atë moment, ndokush nga ne të ndërhyjë me pyetjen karakteristike të formulës paralajmëruese: “Çka je bre në horoskop?”. Për at moment, kushdo që ta kishte fjalën dhe i bëhej kjo pyetje, menjëherë e kuptonte se e ka tepruar diku.

Kjo formë e shprehisë së ndërprerjes së dikujt që flet dokrra, kohën e fundit më ishte instaluar si një ves i keq në mua, dhe këtë mënyrë të ndërhyrjes pak sa të pahijshme ndaj të tjerëve, e praktikoja edhe në vende dhe situata të tjera jashtë shoqërisë sime. Çuditërisht,  kjo shprehi e reagimit nuk më shfaqej vetëm kur dëgjoja ndonjë “muhalife” nga dikush që ishte aty për aty prezent, por automatikisht atë e thuaja në vete edhe gjatë leximit të ndonjë fjalimi apo artikulli si edhe kur dëgjoja ndonjë deklaratë apo lajm alla dokrra dhe kopalla në televizion.

Dita e fundit të vitit që e lamë pas, në mediat tona ishte me përplot lajme nga konferencat përmbyllëse për shtyp të i institucioneve shtetërore dhe udhëheqësve tanë të lartë politik Unë, ngjashëm reagova me zë edhe në fjalimin festiv të presidentit Fatmir Sejdiu dhe kryeministrit Hashim Thaçi, drejtuar popullit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Pasi i dëgjova me vëmendje dhe u ngopa me lëvdatat dhe krekosjet e tyre përplot optimizëm të rrejshëm, ëmbël qesha në vete dhe spontanisht nga brendia e qenies sime, më doli me zë të lartë ajo pyetja e çuditshme sarkazmatike si shprehi: “Çka je ti bre Hashim në horoskop? Po ti Fatmir... ?“ Kështu reagova radhazi edhe në rastet tjera të paraqitjeve të ministrave si dhe përfaqësuesve të institucioneve tjera qeveritare dhe publike të Kosovës. 

Asgjë interesante këtu! Por, mbi të gjitha, kulmimi i tendosjes sime nervore arriti kur në lajmet ditore në TV, e dëgjova konferencën për shtyp të përfaqësuesve të KEK-ut dhe shpallja e vitit 2008 nga ta, si vit më produktiv dhe tejet të suksesshëm. Me këtë rast, jo vetëm që isha i befasuar, por u bëra i çmendur.

“Çka është tepër, është tepër!” -  thash në vet, dhe nga “nervoza” spontanisht e ndala televizionin

Nuk është kjo e tëra! Kur u qetësova dhe më kaluan emocionet e tendosura, tentova që sërish ta kuçi TV aparatin. Merrni me mëndë?!  Ai në atë moment nuk më punoi fare, sepse nuk kishte rrymë...!?

Mu në natën më të hareshme të ndarjes së dy motmotove e cila me drita shënohet në tërë botën, unë nuk pata rrym dy orë, ndërsa, po në natën e ditës së parë festive të Vit të Ri 2009, nuk pata rrymë katër orë.!

A thua, ku fillon dhe ku mbaron te ne marrëzia?!

Gëzuar Vitin e Ri 2009, Kosovë...!
 

Edhe pak misticizëm!
 
Alkimia është një urtësi e fshehtë e civilizimeve të lashta, e cila, në mes tjerash, merret edhe me njohjen dhe deshifrimin e shenjave paralajmëruese për parashikimin e së ardhmes sipas gjuhës mistike të ndodhjeve të fenomeneve në natyrë dhe lëvizjeve të vogla  por specifike si sjellje kolektive të njerëzve dhe grupeve një shoqëri. Ajo, çdo ngjarje apo efekt natyror dhe shoqëror, tenton ta deshifroj si sinjal metaforik për diçka të madhe konkrete që mund të na ndodhi në të ardhmen.

Nëse së paku për momentin tentojmë që të jemi alkimist, atëherë ajo çka ndodhi si paralajmërim në ditët e findvitit  me burgosjen spektakulare të 10 shqiptarëve të Kosovës Lindore nga policia speciale e Serbisë, si dhe, ajo çfarë ndodhi në ditën e parë të Vitit të Ri 2009, në pjesën veriore të Mitrovicës; qytetit të Kosovës së “pavarur” dhe “sovrane”,  aktualisht të njohur nga më shumë se 50 shtete, dhe që, sipas premtimit të Skënder Hysent, gjatë vitit 2009, do të njihet edhe nga më shumë se 70 shtete tjera, bazuar në metodat e gjuhës interpretuese alkimiste, nuk po më duket se, në të ardhmen, po na shkruhet mu ashtu sikur na uruan udhëheqësit tanë në fjalimet e tyre përmbyllëse festive të fundvitit.?!

Duke vazhduar më tutje me stilin tim sarkazmatik, nuk do ta pyes Kosovën se çka është në Horoskop, sepse mirë e di se ajo ka lindur më 17 shkurt dhe sipas zodiakut i takon shenjës së UJORIT.  Por, edhe kur e shikoj kartelën NATALE të parashikimit astrologjik të kësaj shenje për vitin 2009, ajo nuk më bënë aq optimist.?!!

Duke bërë shpesh në shkrimet e mija komperacione figurative astrologjie me gjendjen tonë të tanishme politike në Kosovë, këto ditë, nga një lexues që jeton në SHBA,  pranova një letër me përmbajtje specifike. Aty, në mes tjerash, ai më quante “ astro- analist shalatan”. Shumë interesat, pa dyshim. Dhe, përgjigja ime atij, ishte kështu:

“Edhe presidenti i juaj BUSH , sikur të qëndronte vetëm një javë këtu, do të fillonte të merrej me ASTROLOGJI, sepse në Kosovë ne nuk kemi rrymë edhe nga 6-8 orë në ditë (besa ndonjëherë edhe me ditë të tëra ). Kështu që, këto rrethana specifike, na mundësojnë që t’i shohim yjet në qiell edhe në pikë të ditës, e lere më natën.”.

Për kuriozitetin tuaj, miku im amerikan, nuk më është përgjigjur ende në këtë letër. E, sa për horoskopin  e KOSOVËS si UJOR, atë më gjerësisht do ta prezantoj së shpejti.  Pikërisht në vigjilje të ditëlindjes së saj të parë.

Gëzuar Vitin e Ri  2009, Kosovë...!
 
Adnan Abrashi


4
Kosova Sot / O, EULEX, OJ “NËNA” JONË...!
« ne: 06-12-2008, 18:31:26 »
O, EULEX, OJ “NËNA” JONË...!

Si njëra prej veseve tejet të shprehura të mentalitetit tonë shqiptar, pa dyshim është bindja e rrënjosur e krenarisë mashkullore në ne; apo, thënë ndryshe, gjatë çfarëdo vendimmarrjeje, patjetër ardhja në shprehje e fjalës autoritare mashkullore e burrit. Apriori, gati në çdo familje tonën, besa edhe në ato ku brendapërbrenda familjes, raportet e ndërsjella janë paksa më të moderuara, ende dominon ajo bindje se “duhet të bëhet gjithmonë ashtu sikur thotë baba”, apo, thjeshtë, në atë shtëpi duhet të ndihet vetëm zëri i burrit (burrit me dy “r”, kuptohet”). E, si duket, realiteti në prapavijë është krejtësisht ndryshe. Edhe pse, më së shumti thuaja se ndihet fjala e burrit në ndonjë vendimmarrje, nga ana tjetër e problemit, na del e kundërta: gjithmonë në fund është vepruar ashtu siç ka thënë dhe kërkuar gruaja.
Zakonisht, në këto situata, burri në shikim të parë, e ka kënaqur krenarinë e vet që t’i dëgjohet zëri i tij, e në anën tjetër, pas heshtjes së kësaj shamate, gjithmonë ka përfunduar ashtu siç ka kërkuar gruaja.
E pabesueshme mbase, por e vërtetë! Nëse ndonjë skeptik nuk i beson kësaj teze, shumë lehtë mund ta krahasojë atë si shembull edhe në familjen e vet: le ta marrë një rast të vetin kur në ndonjë situatë ka kundërshtuar ashpër si burrë, dhe fjala e kujt ka dalë si e realizuar në fund?
Një analogji me këtë metaforë, e kemi edhe me aferën e “burrërisë” sonë të fundit me refuzimin e 6-pikave të Ban Ki Moon-it. Aty “burrat” e shtëpisë sonë reaguan ashpër dhe të vendosur, besa edhe me britmë dhe emocione duke thënë “JO”-në e fortë. Me këtë reagim të tyre “mashkullor”, më në fund publikisht u pa se kush “kollitet” në këtë shtëpi. BABA, dihet! Fëmijët na bënë pak potere, por kryesorja “nëna” heshti dhe e “kuptoi” se kush është zot shtëpie këtu..
A thua, si do të na dalë fundi i kësaj pune?
Posa të harrohet pak ky pluhur që u qua panevojshëm nga ana e “fëmijëve” të rebeluar, patjetër, si gjithmonë, në prapavijë do të bëhet ashtu sikurse ka thënë “nëna”, ndërsa publikisht do të duket ashtu qysh ka thonë me këmbëngulje “baba”?!
Nuk ka dyshim! Kurrë dhe si do të shtrihet në tërë territorin e Kosovës EULEX-i? E, me çfarë kushte dhe konditash do të veprojë ai, pakkujt do t’i interesojë kjo punë më vonë. Sepse, si gjithmonë, në këto raste “ujku do të jetë i ngopur, e delet në numër”!
Posa të fillojë të vendoset EULEX-i në Kosovë, më pas, na pret një etapë tjetër edhe më strategjike: e punës pedagogjike brendapërbrenda familjes. Urgjentisht, si prioritet, do të fillohet me edukimin e fëmijëve tanë të padëgjueshëm, të cilët, kohën e fundit, si shpesh po ngrehin kokë kundër vendimeve të”babës”.
Së pari, “baba” publikisht do t’i denoncojë ata, nga njëra anë, e nga ana tjetër, me metoda tanimë të sprovuara dhe prapa kulisave, heshtur do të punojë me media dhe me analistët politikë, të cilët në të ardhmen, me shkrimet e tyre analitike do të kontribuojnë për krijimin e një klime të re në Kosovë - klime “EULEKSIANE”. Në këtë punë, “nëna” edhe më tej veç do të heshtë dhe në qetësi do ta bëjë punën e vet. Ajo, e sigurt në vete se gjithmonë në fund do të bëhet sipas fjalës së saj, nga buxheti i saj vetjak do të praktikojë t’u japë “fëmijëve” ndonjë para, me kusht që ta dëgjojnë “babën” në të ardhmen...
Dhe... kjo strategji e veprimit, sikur ia ka nisur!
“Nuk do te lejoje te shahet EULEX.-i...”, kështu u shpreh kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në mbledhjen e rregullt të qeverisë, e cila u mbajt këto ditë, duke akuzuar kështu organizatorët e protestave të kaluara dhe disa nga krerët e partive opozitare dhe të shoqërisë civile, që, sipas tij, me deklarata e tyre rreth vendosjes së ERULEX-it po prishin imazhin e Kosovës para bashkësisë ndërkombëtare.
"Ne duhet të bashkëpunojmë ngushtë dhe assesi nuk duhet të tolerojmë sharje e akuza e hedhje të gurëve ndaj partnerëve tanë, qofshin të Bashkimit Evropian, qofshin të NATO-s apo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndoshta gjithashtu individë të caktuar të dështuar në politikë dhe të dështuar në sferat tjera pa ndikim në shoqërinë kosovare, kanë pritur që institucionet e Kosovës t'i thonë po gjashtëpikëshit edhe mund të jenë të frustruar, por ky është qëndrimi shtetëror dhe gjithë popullor", deklaroi kryeministri ynë.
Në anën tjetër, ndaj 6 pikave dhe vendosjes së EULEX-it, shumë media dikur më të ashpra në reagimet e tyre, tani ia kanë nisë të zbuten. Në disa sosh, asisoji analistësh politikë që në mënyrë direkt apo indirekte kaherë e kanë “hëngër” nga qeveria, veç kanë filluar ngapak t’i qëndisin ndryshe qëndrimet e tyre të mëparshme. Patjetër që në të ardhmen, këta (b)analist, në shkrimet e tyre publicistike pro politikave aktuale, me përplot citime filozofike, edhe më shumë do të jenë të frytshëm dhe atraktivë në sytë e popullit të hutuar kureshtarë si lexues. Ata të sigurt do të veprojnë kështu, sepse më së miri e dinë se te ne nuk lexohen fare gazetat e vjetra.
Sa i përket shoqërisë civile dhe atyre 20 OJQ –ve që ishin bashkorganizatore të dy protestave të fundit gjithëpopullore kundër 6-pikave të Ban Ki Moon-it, kjo bashkësi e tyre, që sot reflektoi fuqi, patjetër dikur do të përçahet.
Menjëherë, për dallim nga protesta e parë e19 nëntorit, në këtë të dytën, disa OJQ, që edhe më parë dihen se janë të afërta me perëndimorët dhe me strukturat qeveritare në pushtet, sikur nuk u vërejtën si aq aktive aty.
E njëjta gjë do të ndodhë edhe me pjesën tjetër të tyre: Më vonë, posa të rehatohet EULEX-si dhe të fillonjë ta hapë “qesen” e vet për financimin e programeve të “vlefshme” dhe “atraktive” shoqërore, atëherë, edhe mjaftë OJQ-të tjera, sikur ato alla “për demokraci”, “luftimin e SIDA-s”... e ku ta di se për çfarë mbrojtje të të drejtave tjera në shoqëri, që si duket, kohën e fundit kanë mbet pa pare (lexo: donacione të huaja), patjetër dikur do t’i nënshtrohen këshillave të “nënës” ( edhe të “babës”, kuptohet)...
Por, me hesap, çdo familje në shtëpinë e vet e ka një fëmijë të “papërmirësueshëm”, e ky fëmijë te ne në Kosovë, edhe më tej do të jetë lëvizja “VETËVENDOSJE”. Ajo e cila deri më tani si e vetmja në këtë shoqëri, është dëshmuar se kurrë nuk mund të shitet e as të mashtrohet lehtë, e më së paku me disa sheqerka të larme.
Me sa duket, në të ardhmen, edhe ”baba” edhe “nëna” do ta kenë mjaftë vështirë me ta...?!

Adnan Abrashi

5
EDHE SI I VDEKUR ENVER HOXHA DEMASKOI GAZETARINË TONË KINSE TË LIRË?!

Polemikat e shumta që po zhvillohen rreth kremtimit të 100 vjetorit të ditëlindjes së Enver Hoxhës në Kosovë, jo vetëm që u bë si shkas të shpaloset në opinion një e vërtetë të regjimit të tij të sundimit shumëvjeçar komunist, por, një herë e përgjithmonë edhe u demaskuan censurimet ekzistuese ideologjik në shumë media dhe faqe shqiptare të internetit.
Edhe pse amator dhe vetëm si pasionues në këtë zanat të hidhur të gazetarisë dhe informatikës mediale shqiptare, pa dyshim që e dija edhe më parë, por tanimë definitivisht u binda, se e vetëdija e jonë e të shprehurit të lirë dhe pa cenzurë e mendimit publik ndryshe nga qëndrimet dhe disponimet momentale të kohës, janë vetëm fjalë boshe dhe standarde hipokrite prapa të cilave fshihen grupacionet me interesa të caktuara politike.
Lavdi gjithmonë përjashtimeve, kuptohet.
Kjo si realitet, kohën e fundit u shpreh, në vorbullën e linçimit dhe anatemimit medial, në shumë raste të qëlluara, por mjaft sosh edhe vend e pa vend, të figurës dhe ideologjisë kaherë të përënduar të Enver Hoxhës. E një dukurie dhe fenomeni që  padyshim nuk mund të na kthehet më dot.  Ai edhe i vdekur, sikur trembi dhe luhati arsyeshmërinë tonë, duke na dëshmuar atë që edhe jemi në të vërtetë: popull euforik dhe mentalitet politik “kah fryn era” ! Dhe jo vetëm kaq, ai zbuloi në shumë raste edhe kulturën tonë arkaike të komunikimit të vrazhdë publik.
Mua konkretisht, mu deshtë të bëjë vetëm një artikull pak sa, si të thuash, më të balancuar nga ato të njëanshme, dhe të kuptoj definitivisht se cila media e shkruar apo elektronike, cila faqe shqiptare në internet... pse jo edhe shok dhe mik në të përditshmen, është “rugovist”,”zogist”, “enverist”, “ballist”, “hashimist” e sa e sa  “ist” tjera që si duket na paska shumë. Aty u pa se asnjëra prej tyre si medium nuk e kërkon të vërtetën  e cila është qëllim më sublim ekzistencial në këtë realit tonë të arsyeshëm, por vetëm të nevojshmen dhe të kapshmen për parabindjet e veta. Më saktë, vetëm atë të vërtetë të porositur sipas dëshirës dhe vullnetit të padronëve të tyre në prapavijë. 
Të faleminderit Enver, që me këtë rast mua, edhe në këtë moshë të mesme, më mundësove të kuptoj dhe të bindem se kurrë nuk ka pasur, nuk ka, dhe as nuk do të ketë në botë, e hiq se hiq në Kosovë dhe në përgjithësi te ne shqiptarët, gazetari të lirë në plotë kuptimin e fjalës!!
Duke e lodhur kokën kot me këto gjëra, ndoshta të panevojshme, seç mu kujtua për momentin një shkrim. Një fjalim tejet provokues, por i sinqertë, i një gazetari të mirënjohur amerikan, J. SWINTON, i cili, me rastin e ceremonialit të shënimit të daljes së tij në pension, qysh para 100 vjetësh, në praninë e kolegëve të vetë të shumtë, e që, kishin ardhur në koktej,  e kishte mbajtur këtë fjalim:


“ Në këtë fazë të historisë botërore, në Amerikë sot nuk ekziston një gjë e ashtuquajtur si “gazetari e lirë dhe e pavarur”. Edhe unë, por edhe ju, e dini mirë këtë. Në mesin e juaj nuk ka asnjë të tillë që do të guxonte të shkruante mendimin e vetë të sinqertë.  Dhe, edhe nëse do ta merrte atë guxim, që në fillim do të dihej se ai artikull kurrë nuk do të botohet në shtyp. Unë marr rregullisht pagën time, me të vetmin qëllim që ta mbaj për vete këtë të vërtetë dhe  jashtë gazetës që  e përfaqësoj zyrtarisht. Jam më se i bindur që shumicë prej nesh, këtu, me qëllime dhe mënyra të njëjta paguhemi, dhe, cilido prej jush, që do të bëhet i çmendur dhe të tentoj ta shkruaj për diçka çfarë ai sinqerisht mendon, menjëherë do të gjendej jashtë, në rrugë, në kërkim të ndonjë pune tjetër. Sikur unë, deri më tash, të kisha lejuar vetes që të botoj ndonjë shkrim me përmbajtje ashtu siç e kam menduar sinqerisht, kaherë, do të isha përjashtuar nga puna.
Puna e gazetarit është që ta shkatërroj të vërtetën, të gënjej, të shtrembëroj, të shpifi, t’i përulet gjithnjë “monstrumit” nën këmbët e të cilit qëndron, duke e shitur kështu edhe shtetin dhe popullin, vetëm e vetëm për një porcion ditor të kafshatës së bukës. Ju, sikurse edhe unë, këtë gjë shumë mirë e dini, prandaj ngritja e dollisë në emër të një “gazetarie të pavarur” sot, s’është gjë tjetër, veçse një çmenduri.
Ne jemi vetëm kukulla skenike. Në “zanatin” tonë, të tjerët gjithnjë  i tërheqin litarët, e ne vetëm lozim. Talenti ynë, potenciali dhe jeta jonë, janë përherë pronësi e të tjerëve.
Ne jemi prostitute intelektuale dhe asgjë tjetër”

(John Swinton, New York 1890)

Adnan Abrashi




6
Bashkimi Kombëtar / ARTISTËT DHE SHQIPËRIA ETNIKE
« ne: 12-09-2008, 01:40:28 »
ARTISTËT DHE SHQIPËRIA ETNIKE


“Mund t’i ndërrojnë ligjet dhe fetë, por racën dhe gjuhën kurrë”,- ishte shprehur kështu dikur një dijetar i urtë i kohës. Pa dyshim, kjo maksimë e qëlluar, si më së miri mund t’i përshtatet edhe realitetit tonë shqiptar.


Jo moti, në qytetin e lashtë dhe të bukur të Prizrenit, për një vizitë miqësore, kishte ardhur muzikanti dhe rokeri i mirënjohur gjithëshqiptar, Bojken Lako. Ai, me këtë rast, gjatë një interviste të bërë për medie, në pyetjen e gazetares së një stacion lokal televiziv se, krahasuar me Shqipërinë, si po e ndjen veten këtu në Kosovë?  Përgjigja e tij ka qenë e thjeshtë, e shkurtë, tejet konkrete dhe domethënëse : Ndjehem njëjtë! Nuk ka dallime, sepse edhe Kosova është Shqipëri!
Ashtu, pra! Të lumtë Bojken!  Edhe Kosova është Shqipëri! Dhe, pa dyshim, nga të gjitha shtresat elite intelektuale të një shoqëria, krijuesit janë ata që përmes mënyrës së komunikimit  të tyre artistik, gjithnjë si kasnec të parë, i kanë paraprirë dhe i paraprinë denoncimit publik dhe artikulimit pa paragjykime të çdo shqetësimi dhe synimi kombëtar të një populli. Ndoshta, mund ta paramendosh një politikan në anën e kundër të këtij tabori, por kurrsesi një artist të madh dhe të mirëfilltë të një populli.
“Ngjanë të ketë edhe “krijues sistemi” që i shërbejnë politikave ditore”, - ka mundësi të më bëj vërejtje dikush me këtë rast, por, unë, assesi nuk do të pajtohem me të. Për mua “krijues sistemi” jenë vetëm disa mediokër të kohës dhe të rastit, të cilët, të nxitur nga lakmitë egocentrike për poste dhe avancime të shpejta dhe pa merita shoqërore, talentin e vetë të dyshimtë nga kjo fushe sublime të dijes, e sakrifikojnë si në një lojë të sigurt humbëse bixhozi.
Në fakt, ata nuk janë artist por “argat” të politikave ditorë të cilat patjetër me kohë  vdesin. Fatkeqësisht, këso “talenti” kemi pasur dhe kemi ende edhe ne si popull. Bile-bile, mjaftë sosh.  Por, vetë fakti se sa ata janë të njohura, apo shumë të panjohur në popull, e vërteton edhe më bindshëm  këtë tezë. Ju lutem, si shembull,  vetëm krahasojeni nivelin letrar të një qelbësire “shkrimtari” të sistemit, siç ishte Sinan Hasani, me emra tjerë të mëdhenj dhe të pavdekshëm të artit dhe krijimtarisë tonë të mirëfilltë kombëtare, karshi të cilëve, me pietet të madh përkulen breza e breza gjeneratash !!
 “Syri se sheh syrin, matanë hundës, zemra e sheh zemrën, matanë malit”, -  është shprehur dikur kështu, kolosi ynë i letrave, Jakov Xoxa. E saktë, pa dyshim! Sepse, në mesin e trungut tonë të çarë në copëza, artisi i mirëfilltë shqiptar, nuk duhet të sheh tela me gjemba, postblloqe, dogana ndërmjet... apo, atë marrëzi të ndarjes tonë qindvjeçare të quajtur KUFI.  Ai, në këtë ecje të vet krijuese, kurrë nuk duhet llogaris se bënë kalim, por qarkullim. Një qarkullim aq të natyrshëm, mu sikur gjaku që lëviz lirshëm nëpër trup.
Po të kesh talent, letë është të bëhesh edhe artist i mirëfilltë. Mjafton vetëm të qëndrosh një kohë në heshtje;  i përqendruar me përsiatje në thellësinë e brendësisë së UNË-it tënd.; aty në strofullin gjenetik të prototipave tu...  E  më pas si vegim, vetvetiu  në koshiencën tënde do të gufoj  fuqishëm ai zë intuitiv mijëvjeçar i brezave si porosi:  “Jemi tërësi e një lashtësie të largët, biro, prandaj,  kurrë nuk mund të na ndaj kush?!” Ky zë i brendshëm duhet të jetë frymëzimi yt bazë jetësor, artist! Rruga jote e besimit dhe sakrificës, në të cilën kurrë gjatë krijimtarisë sate nuk duhet të dyshosh, poet! 
Prandaj, zgjidhe shtegtimin tënd të vërtetë, o gjaku im!  Qarkullo lirshëm në trupin tënd, dhe pa hezitim!  Sepse, koha e revidimit të padrejtësisë, e eliminimit të frikës dhe hamendësisë, dhe, më në fund,.vënia në vendin e merituar të këtij visarit më të çmuar të lashtësisë, si duket po realizohet, krijues...!
 


Adnan Abrashi 


7
Letersia Shqiptare / SHKARKONI LIBRA FALAS
« ne: 04-09-2008, 01:07:01 »
Në këtë link mundeni të shkarkoni libra falas në gjuhën shqipe me tematika të ndryshme:

http://www.syri3.com/index.php?akcioni=libra

8
Kosova Sot / ARMIKU I ARMIKUT TIM ËSHTË MIKU IM!
« ne: 25-08-2008, 17:55:47 »
Shkaqet e mosnjohjes së Kosovës nga shtet arabe, thuhet se janë të shumta. Në mes tjerash, në këtë drejtim bëhet fjalë për influencën  e një miqësie të vjetër sentimentale me Serbinë,  trashëgimtare të Jugosllavisë së Titos. Kjo u pa edhe në mënyrën se si u prit nga ta, ministri i punëve të jashtme i Serbisë, zoti Jeremiq, në Konferencën e fundit të Shteteve të Painkuadruara të Botës.
Merrni me mënd!? Me çfarë respekti dhe pompoziteti, pritet aty nga shumë shtetet myslimane, një ministër i asaj Serbie, e cila në Bosnje dhe Kosovë vrau dhe masakroi me mira e mira mysliman; i asaj Serbie e cila në luftën e fundit dogji dhe shkatërroi me mira e mira xhamia dhe tempuj tjerë fetarë islam...?!
Vërtetë për tu befasuar! Në raport me njohjen e shtetit të ri të Kosovës, sot kjo rrethanë emocionale, konsiderohet nga bota arabe si interes i tyre i veçantë nacional?!!

Arabët, gjyshja dhe prindërit e mi

Ende, sot e kësaj dite, i kam të paharruara kujtimet nga maji i vitit 1967. Unë, atëbotë, isha 9 vjeçar dhe në arenën politike ndërkombëtare, konkretisht në Lindjen e Afërme, zhvillohej një lufta e përgjakur në mes të Egjiptit dhe Izraelit. Sigurisht se shkaku i kësaj mbrese te thellë në mua, assesi nuk ka qenë lufta si konflikt i përgjakur me detalet  politike të së cilës më tepër merreshin të rriturit, por, si një fëmijë i padjallëzuar, më kishte lënë mbresa të pashlyeshme mënyra e solidarizimit të familjes dhe përgjithësisht edhe i gjithë të afërmve të mi, me popullin vëlla mysliman arab të Egjiptit. Kurrë nuk mund ta harroj gjyshen dhe nënën time, të cilat, pas faljes së çdo vakti të namazit, me zë të lartë dhe nga pesë herë në ditë, luteshin për vëllezërit tanë mysliman që padrejtësisht ishin përgjakur, sikur thoshin ato, nga “jahuditë”, “dushman të vjetër dhe të përbetuar të myslimanëve”. Lutjet të tilla të ngjashme si të gjyshes dhe nënës sime, sigurisht bëheshin edhe nëpër xhamia ku shkonte të falej babai, por, atë, më tepër do ta kujtoj, se si me emocione të forta dhe sytë të përlotura, qëndronte tërë natën pranë radios tonë të vjetër, duke tentuar që çdo minutë të kapte lajme sa më të freskëta që kishin të bënin me këtë luftë të padrejtë.
Duhet pranuar se ndoshta që nga ajo kohë fëmijërore mbresëlënëse në mua, edhe kur u rrita më vonë dhe u bëra shumë më i arsyeshëm, në të gjitha situatat e çfarëdo lufte apo padrejtësi tjera që bëhej ndaj ndonjë shteti mysliman në botë, përherë si automatizëm në nënvetëdijen time, reagonte ai solidarizimi i  rrënjosur thellë i mbajtjes së favorit në anën e këtyre shteteve myslimane
Por, si t’ia shpjegoj sot ndërgjegjes sime, kur, pikërisht kjo “armike e përbetuar myslimanëve” - Amerika, mua si shqiptar dhe njëri, më bëri të jem si gjithë të tjerë në botë i lirë dhe ta kem formalisht një çfarëdo shteti ashtu si është, ndërsa, këta vëllezër mysliman të gjyshes, nënës, babait, kushërirave, besa edhe të mi dikur, sot as që lëvizën të bëjnë së paku diçka moralisht si përkrahje në këtë drejtim. 
Bile-bile, disa pa turpshëm deklaruan se, për ta në këtë rast, fare nuk luan rol vendimtar përkatësia e jonë si shumicë myslimane, por, mbi të gjitha, ata udhëhiqen nga interesat e tyre të ngusha shtetërore dhe nacionale.
Ahh...sa kisha dashur tani që vetëm pesë minuta  t’i kem gjallë, gjyshen dhe prindërit e mi të dashur...?!

Edhe pak histori

Nëse për kuriozitetin tonë  kishim bërë një statistikë të mirëfilltë të shqiptarëve që kanë emra Naser, atëherë, jamë më se i sigurt se nga gjithë bota islame, ky emër si më i përfaqësuar, do të tregohej në Kosovë. Pse është kështu, dihej: respekti i madh dhe i verbër nda një udhëheqësi të shquar mysliman arab të Egjiptit; njërit prej 3  liderëve dhe themeluesve kryesor të Botës së Shteteve të Painkuadruara, Abdel Gamal NASER.
Po, edhe pse është kështu, nga populli im mysliman shqiptar i Kosovës, pak kush atëbotë (ndoshta ende edhe sot) dinte se, NASERI, ishte një ish oficeri dalë nga akademia ushtarake e Moskës. Nga këndej, ai erdhi në krye të Egjiptit me një grushtet të përgjakshëm, të përgatitur nga KGB-ja sovjetike. Me këtë grushtet,  Naseri shkatërroi mbretërinë 154 vjeçare egjiptiane të udhëhequr brez pas brezi nga familjet shqiptare, vendosur nga i madhi Mehmet Ali Pasha. I fundit, mbreti Faruk u detyrua të emigrojë në Itali.
Nga kur erdhi Naseri në pushtet, shqiptarëve më s’iu dëgjua zëri në Egjipt, e mos të flasim sa ata u ndoqën dhe u persekutuan nga ky rezhim.

“Jahuditë”  dhe Kosova

Që nga dita e sotme, kam vendosur që t’i kundërshtohem ashpër çdo hoxhe apo kushdo qoftë tjetër, i cili pretendon të më bindi se, “jahuditë”, janë dushmanë të përbetuar të myslimanëve. Për shkaqe të ndryshme historike, ata, ndoshta mund të jenë dushmanë të arabëve, por kurrsesi të myslimanëve. Sepse, edhe Kosova ime banohet me mbi 90% mysliman, ndërsa “jahuditë” kurrë nuk i kemi pasur armiq dhe as që do t’i kemi ndonjëherë. Por, përkundrazi, ky popull edhe vetë i lashtë dhe i përvuajtur si ne historikisht, gjithmonë na ka çmuar dhe vlerësuar lartë, e në rend të parë si përkatës shqiptar.
Njohja e Kosovës shtet nga Izraeli “de facto” kaherë ka ndodhur. Kjo shihet në Amerikën dhe dështimet e njëpasnjëshme të Serbisë që ta përvetësoj atë për vete.
Muaji i shenjtë i Ramazanit po afrohet dhe unë do ta shfrytëzoj rastin që këtë festë  të madhe islame t’ua uroj të gjithë myslimanëve të mi shqiptar, me një apel të fuqishëm, që nëpër të gjitha mexhlise, e veçanërisht nëpër xhamia dhe predikimeve pas namazit të teravisë, të mos merren aq me “jahuditë” dhe as me armiqtë të tjerët si “dushmanë historik të myslimanëve”.
Pse edhe ne në këtë rast,  njësoj si arabët, të mos udhëhiqemi nga interesat tona shtetërore dhe kombëtare...?
“Armiku i armikut tim, është miku im” Pa dyshim, është ky ligji i pamposhtur hyjnor i natyrës, i cili duhet respektuar patjetër, a po?!

Adnan Abrashi





 

9
A DO T’I NGJAJ KOSOVËS “NDODHJA E POPULLIT”?!

Jo rastësisht, këtë artikull do ta filloja me atë “mesele” të një mbreti, i cili, gjatë sundimit të vetë, përmes rritjes së taksave, me të madhe ja kishte shtuar zullumin popullit. Nga frika se, masa e pakënaqur dikur mund të rebelohet , që ta ketë gjithmonë në kontroll nivelin e pakënaqësisë së popullit, mbreti, i kishte shpërndarë spiunët e vetë kudo mes njerëzve. Sa herë që ata i raportonin atij se populli me të madhe po ankohej për gjendjen e vështirë, urdhëronte që taksat edhe më shumë të rriten në kurriz të tyre. E tëra vazhdoi kështu, derisa, një ditë, spiunët nga tereni, e njoftuan se populli më plotësisht është i heshtur dhe nuk ankohet si dikur.
“E, mu tashti duhet lëshuar pe! – tha mbreti, dhe urdhëroi që t’i zvogëlojnë taksat. 
Të befasuar me këtë vendim të sovranit, bashkëpunëtorët e afërt pranë tij, e pyetën: pse, ekselencë, tani kur askush nga populli nuk ankohet për kushtet e vështira, ju urdhëruat të zvogëlon taksat, ndërsa, më parë, kur at haptazi shprehnin pakënaqësinë, ju ia shtonit edhe më tepër ato? Atyre, mbreti ju përgjigj prerë: kur populli vazhdimisht ankohet, ai atëherë merret me hallet e veta dhe nuk i shkon ndërmend të organizohet, ndërse, tani kur ai hesht, kjo është shenje e keqe se diçka po përgatit si reagim.
Ndoshta ky shembull si metaforë mund të krahasohet edhe me gjendjen  socio-ekonomike në të cilën gjendet aktualisht popullata e Kosovës në përgjithësi.
Nëse i anashkalojmë të gjitha realitetet retrospektive të ngjarjeve politike, që nga pas lufta, e deri më sot, populli ynë gjithnjë është ankuar për kushtet e vështira esenciale të jetesës, por, kurrë deri më sot, nuk pati motivim që të organizohet dhe ta ngrehi fuqishëm zërin kolektiv kundër kësaj gjendje. Bile-bile, sipas rezultateve të disa sondazheve zyrtare, ai ishte shpallur ndër popujt më optimist në botë.
Pas arritjes së pavarësisë shumë të premtuar dhe kaherë të pritur, në disponimin kolektiv të këtij populli, plot 6 muajt të fundit nga ajo ditë, u vërejt një heshtje, relaksim i thellë, pasqyrim vetëkënaqësie. Shumice nga analitikët, e veçanërisht, elita politike në pushtet, këtë periudhë memece të popullit e ngjasuan me vazhdimësinë e durimit të tij sipas stilit tanimë të mirënjohur: “do të bëhet mirë dhe do t’i vije fundi edhe këtyre problemeve !”
Por, me sa duket, kjo heshtje e interpretuar si shprehje e durimit tradicional, më vonë po përgatitet të na shpaloset si “heshtje para stuhisë”?!
Pavarësia kaherë e premtuar dhe shumë e pritur na erdhi qysh na erdhi; Kushtetuta hyri në fuqi; Konferenca Ndërkombëtare e Donatorëve për Kosovën, përfundoi; inkurajimet  të pandërprera të mikes sonë të sinqertë SHBA-ve dhe infuzionet deklarative optimistet të kryetarit BUSH, u sosën; pushimet verore janë në përfundim e sipër; vjeshta e hershme po afrohet, dhe, në dukje nga shenjat e para, ky popull edhe zyrtarisht i shpallur si më optimist në botë, po fillon të luhatet nga ky cilësim. Barku i unët, në mënyrë të natyrshme, ka filluar të ndikoj në ndryshimin e mendimeve dhe disponimit paraprak.
Ndjenja intuitive e ardhjes së një stuhie të madhe të pakënaqësisë sociale dita ditës po rritet.
-   Në Mitrovicë, populli i dëshpëruar me veprimet e Qeverisë për mënyrën e sjelljes dhe asgjësimit të acidit helmues disulfurik, në kërkim të ajrit të pastër dhe të shëndosh, më se dy muaj me këmbëngulje po proteston nëpër rrugë,  e Qeveria e jonë vetëm po premton se pa kurrfarë pasoja do zgjidhi këtë problem.- pritet ta shohim, a po!
-   Pensionistët  që e vizituan Qeverinë, nga ta murrën nga një “lugë mjalti” si premtim se ajo së shpejti do të merret seriozisht me shqetësimet e parashtruara sociale të tyre.- pritet ta shohim, a po!
-   Këto ditë, punëtorët shëndetësor e mbajtën grevën e tyre njëditëshe paralajmëruese. Rezultatet e efektit të saj në drejtim të realizimit të kërkesave të tyre të parashtruara Qeverisë - pritet ta shohim, a po!
-   Sindikatat e pavarura të sektorëve më të rëndësishme të sistemit dhe shtetësisë së një shteti - doganat dhe policia, të pakënaqur me gjendjen e tanishme të kushteve më elementare, publikisht dolën para opinionit me kërkesat e tyre të drejta sociale, duke kërcënuar se, nëse nuk realizohen në tërësi ato, do të hidhen në grevë të përgjithshme.  E, reagimin zyrtar rreth mundësisë së përmbushjes së  kërkesave të tyre të parashtruara nga Qeveria - pritet ta shohim, a po !
-   Minatorët e “Trepçës” në Mitrovicë, u ngujuan në zgafellet nëntokësore të xeherores dhe në prezencën edhe të vetë ministres, nënshkruan marrëveshjen për kushtet e përmbushjes së kërkesave të tyre të karakterit social. Sa do të realizohet nga ministrja dhe Qeveria kjo marrëveshje– pritet ta shohim, a po!
-   Pas marrjes së gjertanishme me vetveten, edhe Sindikata e Pavarur e Kosovës kohën e fundit ka filluar të konsolidohet dhe të jetë ajo e vërtete, së paku, ashtu e pavarur aq sa deklarohet. Me çfarë kërkesa dhe çfarë presioni në të ardhmen do t’i bëjnë ata Qeverisë - pritet ta shohim, a po!
Sikurse ai mbret i ynë nga metafore e fillimit të këtij artikulli, që pas heshtjes së popullit, vendosi të lëshoj pe dhe t’i liroj taksat, ashtu edhe Qeveria e jonë aktuale, me këto dhe shumë shenja tjera paralajmëruese nga baza, duhet të merret me seriozitet të madh dhe urti të përqendruar.
Tek tani, ajo duhet t’i mobilizoj të gjitha forcat e veta që ka; tek tani, ajo duhet të demonstroj pasurimin e vet me ato vlera që i ka propaganduara pandërprerë, në formë të: profesionalizmit, urtësisë, pjekurisë politike, virtytit të lartë të mbajtjes së premtimeve, si dhe, ekzistencën e një strategjie të përsosur të veprimit të formuluar më parë si program.
Duke i marrë për bazë të gjitha këto elemente asociative, se sa është e mundshme që Kosovës së shpejti t’i “ndodh populli”, edhe ne duhet pritur që  ta shohim?!
Mbase, si duket, edhe jo aq shumë...

Adnan Abrashi

10
Kosova Sot / SKENDO, IK!
« ne: 16-08-2008, 02:54:33 »
SKENDO, IK!
(Një e vërtetë e hidhur që patjetër duhet të thuhet publikisht)

“Në kohën tonë të gjithë po merren me politikë, kjo punë ka bërë që të rinjtë të harrojnë zbavitjet e tyre, pleqtë - hallet e veta, gratë - qeverisjen e shtëpisë, adhuruesit-adhurimin, tregtarët - fitimin dhe mjekët - të sëmurit e tyre”. Kështu kishte shkruar në kohën e vet Sami Frashëri ynë i urtë. Dhe, si duket, me kuptimin e saj të plotë, kjo urtësi po shprehet  edhe sot në Kosovën tonë.
Një ditë, me plot besim në vete, një njohës i mirë imi më tha:
- Unë patjetër do të bëhem ministër i ardhshëm i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës!
- Edhe pse e di mirë anglishten, nuk i ke as gjasat më të vogla për këtë synim!- i  ktheve unë prerë atij.
- Gabohesh rëndë, miku im! – mu gjegj me buzëqeshje përplot ironi bashkëbiseduesi im. – Kur Skënder Hyseni mund të jetë sot ministër i Punëve të Jashtme, pse dikur të mos bëhem edhe unë?! 
Në këtë dialog ka edhe një koincidencë të çuditshme të rastit! Bashkëbiseduesi im ishte muzikant dhe njihej si virtuoz i vërtetë në interpretimin e instrumentit të harmonikës. 
E, po, mbase mu këtu e kam edhe fjalën. Tek ministri ynë aktual i punëve të jashtme, z. Skënder Hyseni.
Sigurisht se është momenti i fundit që edhe qendrat vendimmarrëse të Republikës së Kosovës, partia e koalicionit që e ka propozuar, dhe, së fundi, vetë z. Hyseni, ta kuptojnë se Ministria e porsaformuar e Punëve të Jashtme e Kosovës, nuk është aspak funksionale dhe frytdhënëse në punën e saj, dhe se, fajin kyç për këtë gjendje e ka pikërisht paaftësia e atij që gjendet në timonin udhëheqës të saj. Në vazhdim as që ka nevojë  t’i numërojmë si fakte të gjitha këto dështime, që duken aq sheshazi saqë mund t’i vërejë çdo laik më ekstrem në këtë zanat.
Po ashtu , në këtë rast as që duhet përmendur edhe faktin se sa rëndësi ka ky dikaster ministror i qeverisjes me Kosovën, e cila posa u shpall shtet.
Nga ana tjetër, edhe joeksperienca fillestare dhe “dhimbjet e para të paevitueshme të lindjes” që e karakterizojnë një “NEW BORN” , në asnjë mënyrë nuk mund ta arsyetojnë vendimin absurd të dikujt, që për trurin koordinues, apo, më mirë të themi, për njëshin e atij resori, ta caktojë dikë, të cilin, si të dëshirueshëm, më së paku e vlerëson populli i tij, e lëre më ashtu do ta vlerësojnë “dinozaurët” me eksperiencë të traditës së madhe diplomatike evropiane dhe botërore.
Më thoni, ju lutem, përveç atyre që për qëllime tejet të pakuptimta dhe misterioze e kanë propozuar dhe përzgjedhur atë në këtë post, kush është ai intelektual sado i thjeshtë i Kosovës, që në figurën dhe personalitetit e z. Skënder Hysenit , sheh vlera të larta profesionale dhe intelektuale, apo reflektim të një karizmi që është element shumë i rëndësishëm për këtë post, e mos të flasim për eksperiencën e domosdoshme diplomatike të cilin, në fakt, pak kush e ka në Kosovë. Arsyetimi i profesionalizmit të tij vetëm përmes njohjes së shkëlqyeshme të gjuhës angleze, dhe minimizimi i konditave tjera kyçe të virtytshmërisë adekuate për këtë funksion, aspak nuk e nënvlerësojnë injorancën, jo vetëm të atyre që e kanë propozuar, por edhe të atyre që e kanë aprovuar këtë propozim të pavend. Një dozë po aq të madhe të përgjegjësisë në këtë rast, unë ia kisha veshur edhe partisë fituese në këto zgjedhjet e fundit, e cila, edhe pse ka qenë e kushtëzuar  nga marrëveshja e koalicionit, ajo fuqishëm është zotuar se qeveria e ardhshme do të ndërtohet nga ekspertët adekuatë të profesioneve përkatëse.   
Bazuar në realitetin ekzistues, mendoj se ndoshta pikërisht këtu duhet të fshihet lajthimi im: tek kuptimi i mirëfilltë i domethënies së termit “EKSPERT”.
Mund edhe ta kem gabim, por unë për një njeri EKSPERT gjithnjë kam menduar se është: personi që ka titull akademik në lëmin e caktuar profesional; që ka një eksperiencë të duhur në këtë drejtim; që gjatë karrierës së vet të pasur profesionale ka dhënë rezultate të dukshme në atë fushë, dhe, patjetër, që është person me autoritet dhe i vlerësuar lart, në rend të parë, nga vetë kolegët e profesionit konkret.
A thua i përmbush këto kërkesa ministri aktual? 
Që ta gjeni përgjigjen në këtë pyetje dhe shumë pyetje tjera të kësaj natyre, fare nuk ka nevojë të bridhni aq shumë me krahasime, sepse atë do ta keni nga vetë rezultatet e punës së tij të gjertanishme si ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës. .
Thënë shkurt e shqip, Skender Hysejnit as përafërsisht nuk i ka hije që ta udhëheqë këtë ministri tejet të rëndësishme qeveritare, e posaçërisht  tash në fillim,  kur ajo duhet të funksionojë si më agile, më inteligjente, më profesionale dhe më agresive në veprim.
Derisa po i shkruaj këta reshta, duhet të pranoj se në brendinë time vazhdimisht ndjeja një konflikt kundërshtish, në mes të UNIT të vendosur që përherë më shtyn që pa ngurrim ta shpreh hapur të vërtetën  dhe vetëm të vërtetën, dhe EGOS si frikë se kjo formë konkrete dhe në dukje e ashpër e shprehjes, eventualisht t’ mos keqkuptohet nga dikush, e në veçanti nga vetë z. Hyseni.
Dominoi ajo e para. Fuqia e UNIT tim të sinqertë, e zhveshur tërësisht nga tendencioziteti i paragjykimit partiak, urrejtjes personale dhe prezencës së instiktive të ulëta të egos së shfrenuar. Por, pranoj se në këtë gjykim të gjertanishëm për këtë personalitet, nuk kam pasur mundësi t’i evitoj nga vetja anët subjektive të reflektimit negativ edhe të dukjes fizike të tij, megalomanisë paranoide, manireve artificiale të stilit të veshjes dhe sjelljeve mikroborgjegse me të cilat tenton të na imponohet si personalitet me kinse një edukatë perëndimore.
Qysh sa ishte në “Grupin e Unitetit”, z. Hyseni qe i padëshirueshëm nga populli i vet dhe pak kush mund të parashikonte atëbotë, se pas shuarjes së këtij institucioni famëkeq politik kosovar, ky njeri mund të arrijë gjer tek ky post i lartë shtetëror që e ka sot. Dihet çka ndodhi me të kur u emërua si ministër i kulturës. Vetëm ta kujtojmë se si atëherë reaguan ARTISTËT - njerëzit më kreativë të një populli...
Me të vërtetë është rëndë që ta them hapur këtë realitet të hidhur,  por i sugjeroj  z. Hyseni që sa më shpejt t’i braktisë aspiratat e veta karrieriste politike; të lirohet në tërësi nga figura e idealizuar që ka krijuar për veten, dhe, në të ardhmen, të provojë ta shikojë realitetin objektiv nga një perspektivë tjetër e këndvështrimit.
Populli për të ka thurur shumë barsoleta e batuta, dhe në to, porosia dominonte është e thjesht:
SKENDO, IK!

Adnan Abrashi

11
DY SENATE QË DESHËN TA VARROSIN PAVDEKËSINË

Në dy pjesët e gjysmave të një trungu të pandashëm të quajtur SHQIPËRI, ngjau diçka që më së paku duam të besojmë të jenë si ngjashmëri: MARRËZIA! Po, po! Marrëzia!
Jo aq moti, në Senatin e njërës anë të gjysmës së këtij trungu, disa, thuaja përzgjedhës të popullit, e votuan një ligj, i cili, në hapësirën e pashallëkut të vetëshpallur të sundimit të tyre, nuk parasheh që dita e 28 Nëntorit, të na bëhet si kremte zyrtare.
Merreni me mëndë! Me këtë ligj, festa asaj “lecke” të gjakosur dhe me shkabën e zezë dykrenore në mes, të cilën, duke e ngritur para më se një shekulli simbolikisht në Vlorë, plaku i urtë i kombit, Ismail Qemali, na damkos si vatan, me emirin e bekuar SHQIPËRI, ajo, sot, nëpër kalendarët tona, nuk do të “shkarravitet” me ngjyra të dukshme si ditë pushimi dhe kryeministri i saj me gjithë administratën, do ta festoj atë ditë në zyre duke i kryer detyrat e veta kushtetuese...
O tempora, o mores! Që nga ajo kohë kur lindi, e reshtur nëpër mote, kjo “leckë”e gjakosur njollëzezë, qe për ne gjithçka! Çdo gjë mbi të gjithash! Fashë për plagët tona, qefinë varrimesh, bajrak çiftëzimesh, emblemë djepash në kokë të foshnjave, vjershë ninullash, strofë këngësh kreshnike me lahutë dhe çifteli, prijëse nëpër beteja dhe luftëra për liri...dhe kështu sërish prej fillimit dhe bredhjes tonë nëpër histori...
E, sot, një SENAT deshi ta varros atë pavdekësi!?
Nuk ka më keç, a po? Në dukje, jo! Por, ja se ka! Ka edhe më keç dhe ajo ndodhi! Ndodhi më zi pikërisht në AMË; mu në zemër të ati trupi të copëzuar! Mu në atë odë të madhe të shqiptarisë, ku kjo “leckë” e gjakosur u bë mit dhe embleme e pavdekësisë.
Sikur te ne çdo gjë përsëritet? Po, po, përsëritet! Dhe...çuditërisht, edhe MARRËZIA.
E shikoni? Edhe kjo tjetra u bë ngjashëm në SENAT! Në një tubim të sojit burrash, kinse të urtë dhe të mençur?.
Çfarë blasfemi kombëtare?!
Çfarë përulje degraduese morale?!
Në qytetin e bekuar të Vlorës, një Senat i një shtëpie të lartë të dijes, të quajtur UNIVERSITET, i propozon vetes të sakatohet. Të cungohet, sepse nuk duron dot të quhet “Universiteti i Vlorës – Ismail Qemali”, por, vetëm, “Universiteti i Vlorës”.
Merreni me mënd? “Më të mençurit” të kësaj skrofulle të dijes, turpërohen ta mbajnë emrin e babait tonë të kombit, Ismali Qemali?!
Por, sa jehoj si marrëzi ky propozim, po aq duhet të merret si e qëlluar, në njëfarë mënyre. Deri sa në të, të ketë kësi soji pedagogësh dhe ligjëruesish, ndoshta ky Universitet edhe nuk meriton ta ketë atë emër madhor?!
Duket cinike pa sa ky konstatim, a po? Ashtu edhe është. Përgjigje adekuate dedikuar cinizmit konkret.
Ha, ha, ha...Unë vazhdoj më tej të qeshem. Me buzëqeshje përplot cinizëm, kuptohet.. Sepse, nëse bëhem serioz, atëherë, këtyre bajlozëve më duhet t’ju porosis kështu:
Ooo... senator, parlamentar, pseudo dijetar dhe intelektual mediokër! Sa herë që doni mbytni dhe varrosni trupin, por nuk vdes dot shpirti...
“E dimë edhe ne këtë!” - do më thoni. Por unë dyshoj se ju vërtet e dini këtë?! Ju kurrë nuk mund ta dini këtë, sepse ju nuk keni shpirt por vetëm trup. Një trup me një mëndje pa UNË, i cili përherë teledirigjohet nga të tjerët. Aha ! E vërejtët nga reagimet? Kotë tentuat ta varrosni pavdekësinë dhe aty vdiqët vetë me këtë synim... 

Adnan Abrashi
 

12

QEVERITË KOMUNALE DHE BATUTAT PRIZRENASE PËR TO


Dikur në Prizren, në kohën e pushtetit të LDK-së , nga visari i pasur i batutave të ndryshme për qeverinë komunale, ishte edhe ajo se, Eqrem Kryeziu, kryetari i atëhershëm komunal dhe Xhorxh Bushi, kryetari i SHBA-ve, kishin diçka të ngjashme: ishte godina e administratës së tyre luksoze me emër të njëjtë - SHTËPIA E BARDHË. Edhe pse, me këtë batutë, pak sa ia kishin përshtatur ngjashmërinë alegorike, unë, prapë se prapë, tek ky krahasim, vëreja një ndryshim të madh përmbajtjesor. Vërtet, sikur shtëpia administrative e Bushit, ashtu edhe ajo e Eqremit tonë, kishin një emër të njëjtë - SHTËPIA E BARDHË; sepse, ngjyra dhe disa pjesë të luksit arkitektural, ndoshta edhe nuk dallonin aq në mes veti, por, edhe pse shaka, unë në këtë batutë, prapë se prapë shihja një ndryshim funksional: Bushi, në Shtëpinë e Bardhë të Uashingtonit, e kishte të vendosur tërë administratën udhëheqëse shtetërore të SHBA-ve, ndërsa, Eqremi i ynë i Prizrenit, në këtë saraj luksoz, rinte vetë me disa këshilltarët e tij më besnik. Po, po! Gati harrova! Aty kishte edhe “BYFFE” dhe “byffetarë”. Meqë, kjo “byffe” e Shtëpisë së Bardhë punonte vetëm 11 muaj në vit, sepse, sikur flitej, me urdhër të kryetarit, gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ajo mbyllej, edhe për këtë rast, populli gjithmonë spirituoz prizrenas, e kishte batutën e vetë: “Vallë, si do të vepronte Eqa, sikur mu në muajin e Ramazanit, në sarajin e tij, ta vizitonte Tina Kajdanova dhe të kërkonte nga ai një kafe?!” 
Kohërat ecin me rrjedhën e vetë dhe batutat për Shtëpinë e Bardhë të Prizrenit, sa vinin e shtoheshin.  Gjatë fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve të fundit, nga tabori i degës së PDK-së në Prizren, u përhap lajmi se, posa kjo parti t’i fitoj zgjedhjet dhe ta merr pushtetin në dorë, gjënë e parë që do ta bëjë, do të jetë ndryshimi i ngjyrës së fasadës së Shtëpisë së Bardhë të Eqës?!.
Në fakt, edhe pse me banorë të ri, Shtëpia e Bardhë e Eqës, edhe sot e kësaj dite është e njëjtë, sikur, thuaja e Xhorxh  Bushit në Amerikë. Ajo me bardhësinë e vetë karakteristike dhe bukurinë magjepse arkitekturale, i ka joshur edhe këta banorë të ri të posa ardhur nën strehën e tij.  Sidoqoftë, me strehimin e këtyre të porsaardhurve, nuk mund të thuhet se Shtëpia e Bardhë s’ka ndryshuar fare: dikur si azil i vetmuara thuaja i “Eqës” dhe disa këshilltarëve të tij, sot, ajo, përveç kryetarit aktual dhe stafit teknik të tij, strehon edhe drejtor tjerë të administratës komunale -“EKSPERTË të nivelit të lartë të qeverisjes me qytetin ”, sikur i premtoi se do të jenë këta bashkëpunëtorë, vetë Ramadan Muja, gjatë fushatës parazgjedhore.
Pranoj se, edhe unë u bëra viktimë e këtyre premtimeve të tij për një qeveri të ardhshme me ekspertë të mirëfilltë, sepse, isha më se i bindur se nga të gjitha lëmenjtë e duhur profesional,  qyteti i Prizrenit ka mjaftë njerëz të tillë të aftë në dispozicion
Sikur pash më vonë, të gjitha premtimet dhe pritjet e mija në këtë drejtim ishin të kota. Bazuar në strukturën e “ekspertëve” që janë sot në qeverinë aktuale lokale, si duket, ose unë që kam besuar vebësisht, ose kryetari Muja, që i ka bërë seriozisht ato zotime, nuk i kemi pasur të njëjta ndërmjet veti nënkuptimet e domethënies së nocionit “EKSPERT”. Unë për një njëri EKSPERT gjithnjë kam menduar se është: personi që ka titull akademik në lëmin e caktuar profesionale; që ka një eksperiencë të duhur në këtë drejtim; që gjatë karrierës së vetë të pasur profesionale ka dhënë rezultate të dukshme në atë fushë, dhe, patjetër, që është person autoritativ dhe i vlerësuar lartë, në rend të parë, nga vetë kolegët e profesionit konkret.
Si duket, nga këto kriteret e mija paragjykuese, këta “ekspertë të Ramadan Mujës”,  plotësonin vetëm kushtin e parë: të gjithë kishin tituj akademik profesional dhe asgjë tjetër. Ta zëmë, nuk e di  se me çfarë kriteri të “ekspertit”  është përzgjedhur drejtori  drejtoratit komunal të inspekcionit, i cili, një kohë të gjatë ri në kompjuterin e tij zyrtar dhe duke i vizituar forumet e shumta shqiptare, jep përgjigje banale, ofenduese dhe kërcënuese për artikullshkruesit. Mbase, asgjë nuk do të ishte befasuese këtu, sikur, “eksperti ynë i Mujës”, në këto reagime nëpër forume, të mos prezantohet në emër të vetë drejtoratit përkatës komunal, në krye të së cilës është zgjedhur.
Për dikën ndoshta mund të jetë e çuditshme kjo, por nuk duhet të ketë asnjë dyshim në këtë konstatim, sepse, për një shkrim timin kritik të botuar në mes tjerash edhe në një forum shqiptare të internetit, viktimë e këtyre sulmeve të tija paranoide, kam qenë edhe unë personalisht, autori i këtij artikulli. (Reagimi është botuar në këtë faqe www.zeriyt.com, me titull: “ATAK “STALINIST” NDAJ NJË AKTIVITETI KULTUROR NË PRIZREN”)
Vërtet populli është i pandalshëm me mahitë e veta dhe ato i trillon edhe në situatat kur s’ka se çka të përqesh, e lera më kur ka me bollëk. Përveç këtij  “INTERNET FORUM EKSPERTI KOMUNAL”, ka mjaftë batuta edhe për “ekspertë” të tjerë të “Qeverisë së Mujës”. Qytetarët e Prizrenit, duke u motivuar me shumë veprime të gabuara dhe spirituoze të politikanëve të vet në pushtet, këso lloj-lloj batuta, apo “shtosa”, sikur quhen në zhargonin tonë lokal, dita ditës i shumon, zbukuron, qëndis dhe përshtat duke i treguar kudo dhe në çdo situatë disponimi. Është interesant se, në këso raste vepron një rregull e pashkruar: gjithmonë për përmbajtjen e tyre dinë më së miri të tjerët, e më së paku ata që janë vetë subjekt i fabulave të tyre?!. Sidoqoftë, të gjithë atyre ju këshilloj të mos shqetësohet dhe trazohet aq shumë, sepse, asgjë nuk janë batutat e popullit për politikanët lokal, sa janë ato më thumbuese për politikanët qendror... Fundja, edhe këto forma përmes: batutash, shakash dhe barsoletash, në mënyrë indirekte krijojnë njëfarë marketingu dhe popullariteti për ju, a po jo?!
Dhe për fund, ju lutem këtë artikull kuptojeni si transparencë popullore...

Adnan Abrashi

   

13
“Hapësira e flamurit të ri të Kosovës është me ngjyrë të kaltër, pra ka ngjyrën e ujit, ndërsa hapësira e flamurit tonë kombëtar është e kuqe dhe ka ngjyrën e gjakut…e gjaku kurrë nuk bëhet ujë... “
                                                                                                                        Albin Kurti

Video materiali i aktivitetit të lëvizjes “VETËVENDOSJE”, i realizuar më 10.06.2008, në Prizren,  me rastin e shënimit të jubileut të 130 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.
Ky aktivitet është mbajtur me moton: “LIDHJA ËSHTË GJALLË”

Shiko Videon




Përgaditur nga A. Abrashi

14
Dritan Hoxha ishte dhe do të mbetet babai medial i nismës së vënies në praktikë të realizimit të synimit tonë kombëtar të Shqipërisë Etnike.
Përmes kompanisë së tij prestigjioze ”Top- media”, AI, arriti që së paku virtualisht t’i bashkoj të gjithë shpirtrat tanë të shkapërderdhura në 6 copëza dhe kudo në diasporë. 
Kufiri është vepër njerëzish, ndërsa ETERI i paskajshëm, pjellë e Zotit . Dritani depërtoi mu aty në të pafundmen hyjnore duke na inkurajuar të mbetemi ashtu si gjithnjë krenarë - SA MIRË ËSHTË TË JESH SHQIPTAR!
Çdo fjalë tjetër ngushtimi do të ishte e tepërt për Dritanin...
I lehtë i qoftë dheu i Shqipërisë !

Në emër të gjithë shqiptarëve që mendojnë kështu si unë,
Adnan Abrashi

15
HASHIM! – PROPOZOJ TA HEQIM EDHE  BUSTIN E SKENDERBEUT NGA SHESHI...?!!

Me të dëgjuar lajmin e fundit se, Ekzekutivi i vendit miratoi unanimisht Projektligjin për festat zyrtare të Republikës së Kosovës, ku janë të përfshira 11 festa shtetërore, duke lënë jashtë saj  Festën kombëtare të 28 Nëntorit, u stepa në vend dhe nuk dëshiroja t’i besoj veshëve të mi.
A thua është e mundur një gjë e tillë?!!
Mu sikur viktimës, para daljes së shpirtit i parafytyrohen me shpejtësi të gjitha ngjarjet e rëndësishme nga jeta e tij, ashtu edhe mua  në atë moment, me shpejtësi të madhe mu shpalos  parafytyrimi i retrospektivës së skenarit nga të gjitha ngjarjet e pasluftës  UNMIK-ase  kosovare.
Menjëherë pas bombardimeve dhe hyrjes së trupave aleate të NATO-s në Kosovë, ndërmarrja e parë e miqve tanë ishte ajo që pak kush e parashikonte: çarmatosja e UÇK-së, dhe në vend të saj, krijimin e një force civile që ka karakter të zjarrfikësve dhe të ekipeve për dhënien e ndihmës së parë popullatës në raste emergjente. E quajtën si TMK-ja. Kjo strukturë as civili dhe as  ushtarake, e izoluar dhe e mbikëqyrur rreptësishtë nga ndërkombëtarët, gradualisht filloi t’i nënshtrohet filtrimit dhe spastrimin nga elementet më atdhetare dhe më meritore të nismës çlirimtare kundër okupatorit tonë shekullor. Fillimisht, ja nisën me disa dosje dhe afera të montuara të papërshtatshmërisë, ku mjaft emra të njohur patriotësh që kishin dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm si pjesëtar dhe komandant të UÇK-së, u dëbuan nga radhët e saj, duke u bërë më vonë edhe viktima të shumë burgosjeve dhe proceseve të montuara gjyqësore kundër tyre. Këso “gjueti shtrigash” ndaj komandantëve tanë më të lavdishëm të luftës së UÇK-së, nuk përfunduan vetëm me procese gjyqësore të nivelit kombëtare, por, miqtë tanë të rezolutës 1244, u përkujdesën që, me disa prej tyre, të merret edhe Gjykata Ndërkombëtare e Hagës për Krime Lufte. Nga ky presion i paparë kadrovik që i bëhej TMK-së, sikur edhe u pa më vonë, më besnikët dhe më atdhetarët “e hangarën pasulin”, kurse, të tjerët më labil, apo thuaja më të “mençur”, heshtën dhe u bënë pjesë statike e këtij dinamizmi antikombëtar, i cili, kulmin e transformimit të vetë (lexo:spastrimit) përfundimisht do ta arrij me fillimin e zbatimit të Pakos së Ahtisarit, me të cilën parashihet shndërrimi i saj në njëfarë force mbrojtëse të Kosovës. Më tej si vazhdimësi, e kemi Kornizën Kushtetuese. Një kinse kushtetutë që edhe formalisht na garantonte prezencën e pakusht ligjore të parimeve të nënshkruara në Rambuje si dhe atyre nga  rezoluta 1244 e OKB-së. Sikur e dimë, ky akt juridik, u pranua dhe u nënshkrua nga të gjithë liderët tanë politik. Vetëm një prej tyre atëbotë e kundërshtoi vendosmërisht këtë atë. Ishte ky Hashim Thasçi, lideri i PDK-së. Mu ai, të cilit ende i frëngëllonte në vesh betimi i UÇK-së, dhe, mu ai, të cilin ndoshta tanimë e ngacmonte edhe ndërgjegjja për nënshkrimin në Rambuje dhe pranimin e çarmatosjes së UÇK-së. Sido që të jetë, ja bëri si burrat, por, sikur do ta shohim më vonë, kjo do t’i kushtoj shumë shtrenjtë në karrierën e tij të mëvonshme politike dhe të PDK-së si parti  në përgjithësi.  Pasi, mu ky Hashim Thaçi, me kohë mësoi nga pësimet e mëparshme, tashmë, ai, asnjë deklaratë të veten publike nuk e përmbaron pa pasur të instaluar refrenin e obligueshëm “magjik”: “çdo gjë që do të ndërmarrim në të ardhmen, do ta bëjmë në bashkërenditje me miqtë tanë: Bashkimin Evropian dhe SHBA-të”. Dhe kështu, dikur Hashimi dhe PDK-ja të “anatemuar”, tani, para tutorëve ndërkombëtar, e kaluan me sukses sprovën e dëgjueshmërisë. Kjo, si duket, atyre iu shpërblye edhe në zgjedhjet e 17 Nëntorit.  Nga ana tjetër, sovranët të pacenueshëm që emëroheshin nga Nju Jorku, e që vinin dhe shkonin në cilësinë e administratoëve të OKB-së në Kosovë, nuk e braktisnin mandatin e tyre pa bërë ndonjë vepër të famshme antishqiptare dhe pro “multietnicitetit” që po ndërtohej si program afatgjatë politik. Ata, në emër të modernizmit dhe evropianizimit të arenës politike kosovare, në mënyrë më perfide, ngadalë por sigurt, margjinalizuan çdo forcë atdhetare shqiptare që synonte idenë e bashkimit kombëtar, duke favorizuar partitë e dëgjueshme. Për këto qëllime mirë të planifikuar, këtyre si logjistik, vetëm për disa para të vogla, ju bashkëngjiteshin dhjeta OJQ-të, që në mënyrë të devotshme punonin në bazë me popullin, duke propaganduar demokracinë, të drejta njerëzore, barazinë fetare, racore, gjinore…luftën kundër drogës dhe abuzimeve të ndryshme…etj., etj.. Gjatë këtyre viteve të pasluftës, në skenë dolën shumë OJQ-ja, por asnjëra e themeluar për ruajtjen e vlerave dhe trashëgimisë kombëtare shqiptare, bashkimit kulturor dhe etnik të hapësirës shqiptare të ndarë në shumë shtete…etj. Kuptohet, për këso OJQ-të, nga miqtë tanë ndërkombëtar  as që mund të priteshin donacione. Më tej, si vazhdimësi e dekombëtarizimit dhe deatdhetarizmit  të vlerave tona si popull, pasuan etapat e famshme të standardeve para statusit. Edhe pse shqiptarët në të ishin popull shumicë, tanimë, në zhargonin politik, Kosova cilësohej si regjion multietnik. Pastaj, erdhi Grupi servil dhe i dëgjueshëm i Unitetit, i cili, gjatë bisedimeve me Serbinë, as “cik” nuk ua bënte kërkesave të ndërkombëtarëve, duke e shndërruar pamjen e hartës e “Kosovës multietnike”  si lëkurë leopardi,  me shumë komuna të reja nacionale serbe dhe zona speciale mbrojtëse rreth tempujve fetar të tyre.  Kur u pa se një pjesë e madhe e popullit nuk e kafshoi si duhet karremin dhe e kundërshtonte këtë formë të shtetësisë së varur që po na imponohej nga Pakoja e Ahtisarit, si lojë tjetër e manipulimit me ne, pasuan bisedimet 120 ditësh shtesë, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të kurdisura të 17 Nëntorit. Edhe pse dihej se, bisedimet shtesë me Serbinë nuk do të kenë sukses, ato u mbajtën dhe kjo periodë e pakënaqësisë së popullit, u neutralizua me organizimin e zgjedhjeve të montuara, në mënyrë që tani, edhe ata që dyshonin dikur në Pakon e Ahtisarit, ta lakmonin atë si formë më të pranueshme. Po na ndoll njëjtë, sikur dikur kur ishim nën sundimin serb, dhe, nga kjo gjendje e padurueshme thoshim: “le të na vjen edhe dreqi i zi, vetëm ta heqim qafe Serbinë”. Tani, nën këtë regjim të UNMIK-ut, po e themi të njëjtën, por, pak ma ndryshe: “le të bëhet çka do që të bëhet, dhe le të vije çfarëdo qoftë pavarësie, vetëm të dalim një herë nga kjo krizë që po na e zë frymën”.
Kjo çfarëdo pavarësie na erdhi dhe ne e kremtuam atë si jo më së miri. 
Ithtarët dhe ekzekutuesit e projektit ç’kombëtarizues, përmes instalimit të petkut  të ri të “kombit kosovar” ishin në ekspansion.  Në këmbim të ardhjes dhe mbetjes sa më të gjatë të tyre në pushtet, këta nuk zgjidhnin mjete që sa më me konsekuencë t’i përmbushin  detyrat e pranuara nga urdhërdhënësit e tyre të huaj.
Këta nuk u ndalën vetëm me kaq. Vazhduan më tutje. Pasuan, fillimisht,  procedurat qesharake të aprovimit “qorre” të shumë ligjeve në Parlament, e deri tek kontrabandimi i aktit më të lartë ligjvënës - Kushtetutës, në të cilën as që përmendeshim ne si shqiptar; në të cilën, shokët me shokë, dhe shoqet me shoqe lejohen të martohen në mes veti, në të cilën... Si vazhdimësi tjetër e gjenocidit etnik mbi çdo gjë që është shqiptare, ishte kjo ndërmarrje e fundit sipas  “HOROR-SKENARIT” të kësaj qeverie: heqjes nga përfshirja në Ligj e 28 Nëntorit si kremte shtetërore në Kosovë  Me qëllim këtu e përdora termin “vazhdimësi” dhe jo “kulminacion”, sepse, në të ardhmen, nga këta politikan dhe kjo Qeveri nihiliste, duhet pritur edhe shumë befasi tjera të “këndshme”. Tek do të filloj zbatimi në praktikë  i decentralizimit;  eksterritorialiteti i hapësirave të tempujve ortodoks serb...etj.
Ndoshta duket nga pak si paranoide, por, pse në frymën e këtij  trendi që po zhvillohet, të mos i propozojmë Hashim Thaçit dhe Qeverisë së tij, iniciativën e heqjes nga sheshi në Prishtinë e përmendores së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndërbeu.
Me logjikën  këtyre “KOSOVARËVE”, as ky nuk duhet t’i takon traditës dhe historisë së këtij shteti tonë të ri që po e ndërtojmë...??!


Adnan Abrashi

16
VIDEO MATERIALI nga aktiviteti i lëvizjes “VETËVENDOSJE”


Të nderuar miq, shqiptar kudo që të jeni,

Ju lutem, shikoni me vëmendje këto dy VIDEO materiale interesante që kanë të bëjnë me aktivitetin e lëvizjes “VETËVENDOSJE”:

1.   E para ka të bëj me intervenimin brutal të policisë, ne bashkëpunim me burokratët e inspekcionit komunal të Prizrenit, e kryer më datën 30.05.2008, në Prizren, kur lëvizja “VETËVENDOSJE”- dega në Prizren, kishte hapur një ekspozitë paqësore me karakter kulturor, në të cilën prezantoheshin në mënyrë retroaktive dhuna policore që permanent ushtrohet ndaj tyre.
      Linku në YOUTUBE:



I LUTEMI ZOTIT QË KJO TË MOS NDODH KURRË MË NË PRIZRENIN E LIDHJES SHQIPTARE!

                       * * *

2. Video materiali i dytë, ka të bëj me incizimet nga protesta madhështore dhe dënjëtoze, organizuar më 9.5.2008, në Prishtinë, nga ana e lëvizjes “VETËVENDOSJE”, kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe ne Kosovë.
Linku në YOUTUBE:



17
Kosova Sot / “KATUNDI QË SHIHET, KALLAUZ NUK DO !”
« ne: 11-05-2008, 15:24:37 »
“KATUNDI QË SHIHET, KALLAUZ NUK DO !”

“Katundi që shihet kallauz nuk do” – thotë populli. Disa nisma të gabuara të prijësve të këtij “katundi”, i kanë vërejtur me kohë mjaftë qytetar të saj të urtë, por, për shkaqe të organizimit të tyre të pa mjaftueshëm, dhe ngufatjes së hapësirës mediale të mundësisë së shprehjes publike, kjo kategori e vetëdijesuar shoqërore, dukej se ishte jo aq prezente në masë me tentativat e saja paralajmëruese. Por, dita-ditës,  nën ndikimin e rrethanave të caktuara dhe gabimeve në veprim, marketing-qeveria e jonë aktuale, apo sikur ata dëshirojnë ta quajnë veten, “transparent-qeveria”, vazhdimisht po e zbeh suksesin e vet në drejtim të bindjes së popullit se “në Kosovën ton si shtet të lirë dhe sovran, të gjitha punët po na ecin mirë”.
Dyshimi jonë i parë, nisi që në ditën e 17 shkurtit, ku, në atë Kuvendin solemn, përveç miratimit të Deklaratës për Pavarësinë, u bë edhe “aprovimi” i flamurit të ri të Shtetit të Kosovës. Nëse e kujtojmë atë ngjarje famëmadhe, kur deputetët tanë të ngritur në këmbë duartrokisnin me emocione, ne si vrojtues para ekraneve televizive, nuk dinim se, a po bëhet kjo përkrahje për Deklaratën e posa lexuar të shpalljes s Pavarësisë, apo, për një “copë mëndafshi”që befas u paraqit duke defiluar në sallën e Parlamentit të Kosovës. “Ja, ky ka me qenë flamuri i shtetit tonë të ri të Republikës së Kosovës”, u dëgjua njoftimi i kryeparlamentarit tonë.
Kot ne atëbotë prisnim tre propozime të Komisionit të Konkursit  për përzgjedhjen e flamurit, dhe votimin e deputetëve për njërën prej tyre??!
Ky flamur, zyrtarisht u promovua , por, sa realisht ai do të pranohet nga populli, mbetet të shihet. Shenjat e para nuk janë aq optimiste.
Në këtë arenë teatrale në të cilën është shndërruar Parlamenti ynë, në mënyrë të njëjtë, kaluan edhe disa akte normative. As pa i parë me sy ato, e lere më lexuar dhe studiuar me vëmendje nga deputetët, aty u aprovuan dhjeta ligje që ishin të inspiruar dhe të shkruara sipas skenarit “ahtisarian” dhe konsideroheshin si baza themelor të legjislativit të shtetit tonë të ardhshëm të Kosovës së pavarur, demokratike, multietnike, dhe MULTISOVRANE.
Fatkeqësisht, kjo maskaradë nuk mbeti vetëm me kaq!
Parlamenti i Kosovës, edhe më tej vazhdoi të jetë arenë shfaqjesh të inskenuara. Me stil të njëjtë imponues, u paraqit së fundi shfaqja e realizuar dhe e inskenuar mirë me procedurën e aprovimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Skenari i kësaj pjese teatrale qe shumë i thjeshtë dhe përbëhej vetëm nga disa fjalë: “qohu në këmbë”, “gatitu”, duartrokitje... dhe... urime... Me sa pamë, po atë ditë, disa deputet “statista” i kishin ngatërruar lëvizjet  e parapara të ulje-ngritjes dhe nuk u quan në këmbë. Edhe pse vepruan ashtu, kjo mënyra e  “linjës së heshtur” të reagimit të tyre, assesi nuk ju jep elemente bindëse për krekosjet e mëvonshme publike  që i bëjnë, se gjoja ata nuk ishin pjesë e këtij aktrimi. 
Pas kalimit të gjitha këtyre idileve euforike, dukej sikur masa popullore filloj të zgjohet nga presioni psikologjik i ndenjësi së këtij imponimi “racional” shqisor, dhe nisi të tregoj tendencat e vënies në veprim të funksionimit të natyrshëm të arsyes vetjake, e cila, në fakt, gjithmonë ka ekzistuar, por, ishte dhunshëm e ndrydhur në brendësinë tonë.
Aktualisht, reagimi vetëm deklarativ dhe jo edhe veprues kundër mbajtjes së Zgjedhjeve parlamentare dhe lokale të Serbisë në Kosovë, më 9 maj në Prishtinë, i shtyri disa “kalama” të “rebeluar” të lëvizjes “VETËVENDOSJE, që të organizojnë një protestë gjithëpopullore, ku  në shenjë revolte, oborret e “pallateve sunduese mbretërore”  simbolikisht i mbushin me mbeturina , ndërsa muret e sarajeve të tyre i “përmu...”  me ujërat të zeza të kanalizimit. Kuptohet, të gjitha këto, prodhime vendore, sigurisht!
Këta të rijnë, sikur atë ditë, deshën t’i porosisin tutorët e tyre : “Oooo...baballarë tanë! Ne nuk jemi më fëmijë sikur po na konsideroni ende! Po rritemi! “NUSEN” që na keni imponuar pa dashuri për martesë, nuk na doli ashtu sikur na premtuat - “e virgjër”. Në fakt, ajo, nuk ishte nuse për një burrë (sovrane dhe i pavarur) por ishte një “lavire” për shumë burra dhe dashnorë (me disa sovranitete). Dihet! Kur të martojnë baballarët  “me të lypme” dhe pa dashuri, nëse nusja nuk të del “e virgjër” ajo kthehet te baba. Kjo kurrsesi nuk është një çështje e moralit arkaik, por ndëshkim për shkeljen e  kontratës përmes premtimit të rrejshëm nga “miku”, a po!??
Duke ndej  këtë kohë si zakonisht në lokalin tim të preferuar të lagjes, isha i zhytur në mendime dhe andralla. Mbi tavolinë kisha të gjitha ekzemplarët e gazetave tona ditore, me cigaren të ndezur dhe filxhanin e kafesë së preferuar espresso pranë. Qetësinë e meditimit dhe hulumtimit tim informativ rreth komenteve gazetareske të protestës së djeshme të lëvizjes “VETËVENDOSJE”, e prishi ardhja e mikut tim gjerman, që këto ditë qëndronte për një vizitë në Kosovë, dhe dje, nga kurioziteti, edhe ai kishte marrë pjesë në këto protesta. Takimin në këtë vend e kishim të paracaktuar. U përshëndetem. Menjëherë ai ia filloi së pari bisedës, me komentin e tij  rreth ngjarjes se djeshme:
- Ashtu sikur bënë këta të VETËVENDOSJES në Prishtinë, të kishte ndodhur diçka e njëjtë te ne në Gjermani, sigurisht mbi 2000 vetë ishin burgosur aty për aty!!
- Ka mundësi! – i thash. Por, a di ti të më thuash se çka do të kishte ndodhur në Gjermani, sikur në territorin e saj sovran, pa marrë leje nga qeveria e juaj,  të kishte tentuar, ta zëmë, Franca, t’i organizoj zgjedhjet e veta qendrore dhe lokale?
- Hmmm...nuk di! Nuk di! – u zë në skrips miku im.- Dakord...pajtohem! Duhet shikuar edhe shkaqet dhe jo vetëm pasojat...
Nga lajmet e gazetave që i kisha lexuar atë ditë në lidhje me këtë ngjarje, më së shumti më pëlqeu dhe më la përshtypje reagimi i z. Hajredin Kuçit, i bërë në emër të Qeverisë:
“Është e drejtë demokratike që të protestohet dhe çdo gjë mbahet në kuadër të rendit dhe ligjit ...Për mbeturinat në oborrin e Qeverisë do të kujdeset kompania për pastrim...”
Sa bukur, z. zëdhënës, apo, zëvendëskryeministë r i Qeverisë! Ashtu duhet reagua. Por, athua, a do ta merret dikush seriozisht në Qeveri me porosinë metaforike dhe mjaftë domethënëse të kësaj performance nga protesta...??!
Ajo ishte TOP-LAJM më sensacional në të gjitha mediat elektronike dhe të shkruara të gjithë botës...


Adnan Abrashi

18
I nderuari z. Nysret,
Ne rend të parë ju njoftoj se unë nuk jam "kalama" por i kam 5o vjet. Ndoshta këtë term "KALAMA" e keni perdor ne metafore, por une e konsideroj si ofendim personal.
Une as ju njoh dhe as di se kush jeni, por me kete shkrim ne pergjithesi kam atakuar administraten qeveritare ne Prizren. Fundja, kjo eshte DEMOKRACI miku im, a po?
Qe ne fillim desha t'ju them se shumë mirë e njoh sistemin e perennduar komunist dhe kame qenë ca kohe edhe pranë saj. Mu pse e njoh shumë mirë këtë sistem dhe metodat e tij te veprimit,gjestin e juaj te fundit me ekspoziten e levizjes "VETEVENDOSJE" e krahasova me me keto metoda. Edhe dikur kur ne protestoninim (ajo kohe, sikur thuani ju, nostalgjike për mua), policia intervenonte brutalisht dhe preteksi ishte i ditur, njejte sikur i juaji: "Nuk keni siguruar leje nga organet kompetente"??! E kam provuar disa here si "TITIST", "KOMUNIST"... si te doni merreni kete DAJAK. Nuk e di per ju?
Unë z. pushtetar i nderuar, jam pridi i një aktivisti "axhami"  qe ju me histeri ata i quani me disa nocione te arsenalit tuaj histerik.
Sa keni kohe qe te merreni si drejtor i nje institucioni komunal me vizitat dhe polemikat ofenduese neper FORUME ne internet , me mire eshte qe te filloni si qeveri te punoni dicka...
UNE JAM, zoteri i nderuar, ADNAN ABRASHI, kurse djali im eshte ARTAN Abrashi. Gjenetikisht kemi ca pedigre dhe kultur disa shekullore ...e dini cka eshe PEDIGREA, a po?
Djali im është një fëmijë tejet i edukuar, e ne rend te pare me binje dhe ideologji atdhetare (se paku unë mendoj ashtu) dhe, ai, asnjë veprim nuk bën pa qen ne,si prinder te tij te njoftuar për atë se, ku kah shkon dhe çka bene.... Eshte student ne Prishtin dhe ka nje note mesatare 9
Mua, ai femij "axhami", ate dite  me tregoi se del ne qytet dhe shkon te hapi një ekspozite me fotografi te levizjes "VETVENDOSJE". Hapja e ekspozites ne "KEJ-in" e Lumbardhit është një aktivitet kulturor dhe unë e lejova te shkoj, besa, pranoj se edhe me erdh mirë.
Merrni me mend kur pas 6 ore, ai me ftone ne telefon dhe me tregon se është i burgosur nga policia??! Haj medet haj...?!!
Djali im shkoi në një ekspozite e ai burgoset nga policia...Si e komentoni ju këtë?!!
Qe te jetë edhe me drastike, shikoj lajmet e mbrëmjes ne TV dhe ne ate reportazh shoh brutalitetin e intervenimit policor ...shoh femiun tim qe ngrehet zhagas nga policia...
Cka mendoni, si është ky përjetim i imi si prind?? Me thuani nëse jeni prind dhe keni femij???
Edhe nje here po e perseris qe te jemi te qarte: femiun tim unë nuk e kam leshuar ne aktivitete kriminele por ne HAPJEN E EKSPOZITES, i nderuar ligjekzekutues...!!!
Mos te ju shpalosi me tutje ne këtë forum se sa telefonata morra nga bashkeqytetaret e mij atë ditë. A e dini se si ju kanë quajtur keta njerez (shumica partizan dhe militant te PDK-se), me çfarë emra ju kanë cilsuar ata kur bisedonin me mua dhe me ngushllonin për burgosjen e djalit tim, ma mirë mos t'ju them fare se do të mendoni se i kam tridhuar ato fjale ofensuese...???!!!
Unë, i nderuar EKZEKUTOR I LIGHJIT, me profesion jam jurist dhe e di se çka është ligji dhe zbatimi i saj. Por, si njëfarë juristi, thuaja i deshtuar ne profesion, e njoh mire një institucion juridik qe ne moment te caktuar mundeson perjashtimin e ekzistimit te ndonjë paligjshmerije: Ky institucion është: "RREZIKSHMERIA E VOGEL SHOQERORE E VEPRES QE KRYHET"
Sa ka pas rrezikshmeri shoqërore hapja e një ekspozite ne qytetin e Prizrenit...e treguat ju atë ditë...ku edhe vete me pasion jepshit deklarata para kamerave TV.
Vetëm disa ditë pas intervenimit "te ligjshem",  "te ndershem dhe njerëzore", sipas jush, ne në Prizren patem  "KARABASHIN" tradicional (05.05.2008.
Unë i nderuar ligj-egzekutues, ate dite duke dale nga shtepia as qe kam mund te shkoj nga shtëpia ne  Qender te qytetit, permes rrugeve  nga "TEZGAT", eksponimet të ndryshme te mallit te dyshimte, pa asnje standard minimal higjienik dhe me afat te skanduar,  ekspozita tyrlifare etj....të gjitha këto cudira ishin ne mes te rrugës dhe kurresesi nuk mund te kalonte as udhetari i rastit...e lere me automjeti
A thua te gjithe keta kishin leje z.ekzekutues im i devotshem dhe i degjueshem i ligjit??!
Me 11 maj 2008, një shtet fqinj, sigurisht pa lejen e juaj , ka paralajmeruar edhe hapjen e vendvotimeve te zgjdhjeve të tyre ne Prizren???
I lutem Zotit (sigurisht se bashku me ju dhe gjithe te tjeret) qe ata mos te vijnë dhe mos t'i mbajnë këto zgjedhje, por nëse do t'i mbajnë, me padurim pres te shoh reagimin e juaj ne zbatimin e ligjshmerise...
Shkrimi i juaj TRANSPARENT ne këtë paraqitje te këtij forumi kryhet kështu: ..."ky është pushteti, andaj rerspektoje nëse don te ju respektoj pushteti juve,përndryshe nuk do të kalosh mirë,./..PERDRYSHE NUK DO TE KALOSH MIRE...PERDRYSHE NUK DO TE KALOSH MIRE... Nuk di si i quani ju këtë metote...jepjani emrin vete. Mua me duket si KERCNIM, a po?
Une kete reagim te juajin s KECNIM, e kam incizuar dhe e ruaj per ditet me te mira.
Sido qe te jetë, ju përshëndes dhe, meqë jeni bashkeqytetar i imi, do të kemi rastin sigurisht te takohemi. ne ate takim sigurisht miqesisht dhe pa urrejtje do t'i shpalosim haptas dhe ne mënyrë shoqërore disa kundershti mendimesh qe i kemi?! Fundja jemi shqiptar, a po? Fundja kejo eshte DEMOKRACI, a po? Shprehja e lire e mendimeve, a po?...
Ju petrshendes.
Me nderime dhe respekt,
Adnan Abrashi

19
ATAK “STALINIST” NDAJ NJË AKTIVITETI KULTUROR NË PRIZREN

(Me rastin e hapjes së një ekspozite artistike nga ana e lëvizjes “VETËVENDOSJE” në Prizren, dhe intervenimit brutal të policisë, në të cilën burgosën shatë persona)

Ajo çfarë ndodhi në pasditen e bukur të 30 Prillit në Prizren, vërtetë nuk duhet ta lë të qetë asnjë banor të këtij qyteti të lashtë dhe kulturës tradicionale; shembullit të tolerancës ndëretnike dhe ndërfetare; bukuroshes së Arbërisë; simbolin të kombit dhe simbolin e lirisë.
Më 30 Prill, aty ndodhi ajo që më së paku është pritur. Me direktiva të perënduara të metodave moniste, nga një qeveri e instaluar burokratike që pretendon të jetë demokratike, u shkel brutalisht liria e shprehjes së fjalës.
Në një ditë të bukur pranverore me diell, kur qendra e këtij qyteti gumëzhote nga zërat rinore që e kishin vërshuar atë, dega e lëvizjes “VETËVENDOSJE” në Prizren, në brigjet e Lumbardhit të lashtë, që ne vendasit e quajmë si “KEJ”,  kishte organizuar një ekspozitë me fotografi retrospektive të aktiviteteve të saja të gjertanishme. Kjo ngjarje kulturore e shënuar nën qiellin e haptë, kishte zgjuar interesimin e madh të shumë qytetarëve Prizrenas. Ajo ishte mirëpritur dhe përkrahur pa rezervë nga ta, fakt ky, që e vërteton edhe numri i madh i vizitorëve që e kishin vërshuar këtë hapësirë.
Fatkeqësisht, ky promocion artistike, sikur nuk e kishte lënë indiferent qarqet qeveritare të pushtetit tonë lokal. Të vendosur që me “konsekuencë” ta zbatojnë ligjshmërinë, ekipet mobile të inspektoratit komunal, me një aksion të furishëm të cilit, merrni me mend,  i paraprinte edhe vetë Drejtori i kësaj drejtorie, përmes intervenimit të dhunshëm dhe burgosjes së 7 aktivistëve të saj nga ana e policisë që ishte ftuar në ndihmë,  brutalisht e kishte shuar këtë aktivitet të “paligjshëm dhe të rrezikshëm kulturor”, me një pretekst të vetëm se, për mbajtjen e saj, nuk është kërkuar leja zyrtare.
Shumë vizitorë dhe qytetar të rastit që kishin qëlluar aty, por edhe syri vigjilent i kamerave televizive, kishin parë dhe regjistruar një skenë qe ne, tanimë në Kosovën tonë të lirë dhe shtet të pavarur, kemi menduar se kaherë ka perënduar.
Kot aktivistët e pa dhunshëm, me trupat e njoma rinore, paqësisht tentoni ta mbronin “visarin” e tyre të çmuar artistik, të cilin vetë e kishin financuar nga “xheparci” i parave për “makijato”, sepse, ashpërsia e policëve të trajnuar mirë për intervenim (si duket vetëm për protesta të shqiptarëve) veç i kishte shtrirë ata për toke, i ngrehnin zvarrë duke i prangosur me përplot histeri. Paramendoni se si në atë moment ndeshin qytetarët e shumët që qëlluan aty  (disa edhe me fëmijë të vegjël për dore) duke i shikuar me sytë e veta këto skena rrëqethëse?
Çfarë koecidencë?! Një ekspozitë artistike me tematikë retrospektive të ngjarjeve të dhunës së ushtruar policore ndaj kësaj Lëvizjeje, si duket në Prizren u transferua në SKENAR të zbatimit të saj praktik, regjisori i së cilës ishte pushteti i ri burokratik i Kuvendit të Komunës dhe policia prizrenase. Kuptohet, nuk munguan as kamerat televizive.
Por, ju lutem o njerëz të mirë! A mundeni ta kuptoni ndjenjën e një prindi i cila nga larg shikon se si fëmijën e tij paqësore dhe pa qëllime dhune, e tërhiqnin zvarrë këta “përbindësh” profesionist, vetëm e vetëm që ta qojnë në vend urdhrin  e një burokrati të etshëm për dëshmimin e forcës dhe pushtetit të tij autoritar?
Jo, o miq të nderuar! Sepse, sikur këta pushtetar të rijnë shpejtë harruan “dajakun” që edhe vetë e kishin hëngër nga mu ata burokrat e mëparshëm, vetëm e vetëm pse me të drejtë kërkonin atëbotë, t’i vendosjen  në qendër të qytetit të Prizrenit  lapidaret e dy dëshmoreve tanë të lavdishëm të lirisë.
Në atë kohë, ndaj protestuesve paqësor “dajaku” i parë i UNMIK-ut dhe kolaboracionistëve të tij që i shërbenin pas lufte, krisi mu në Prizren, dhe, a nuk qe kjo si shenjë e keçe paralajmëruese se në të ardhmen dhuna policore do të vazhdonte edhe më ashpër në Kosovë... besa deri në vrasje. A nuk është kështu?
Mos vallë, kjo çfarë ndodhi sot nga ky pushtet i ri lokal në Prizren, seriozisht duhet të merret si paralajmërim se çka në të ardhmen mund t’ju ndodhi këtyre djelmoshave “kokëfortë” të lëvizjes “Vetëvendosje” edhe nëpër qytetet tjera të Kosovës??
Shikoj lajmet lokale të mbrëmjes dhe aty shoh deklarimin e aktivistit të  patrembur dhe krenar të kësaj lëvizjeje, se si në fytyrë ua përplas pushtetarëve tanë se këto metoda  që po i përdorin janë “staliniste” dhe “antidemokratike”. Me të mbaruar reportazhi televiziv i kësaj ngjarje,  intuitivisht fillova ta këndoj me gjysmëzëri në vete melodinë e asaj kënge tejet të popullarizuar që dikur glorifikonte një politikë dhe personalitet. Kuptohet, fjalët e keksit ia adaptova vetë:  “O lum neve kush po na prinë, dikur Eqremi e tash Ramadani me partinë”
Ju lutem pa keqkuptim kryetari im i respektuar, z. Ramadan, por një gjë duhet t’ju them si të vërtetë: Edhe në kohën e Eqremit kjo lëvizje ka protestuar, bile-bile me simbolika edhe më të fuqishme anti-pushtetar dhe anti-UNMIKISTAN, por, kurë nga ai nuk është dhënë ndonjë urdhër për një intervenim të tillë brutal policor?!
Dhe, për përfundim, si po na shkojnë kohën e fundit disa punët në qeverisjen tonë lokale të Prizrenit, ndoshta nga pak po na kap nostalgjia për EQËN, kryetar??!

Adnan Abrashi-NANDA

20
Pse Hashim Thaqi? Tadiqi është kryetar i Serbise prandaj i bie Fatmir Sejdiut te shkoje ne Lugine te Presheves.

Sepse Hashim Thaqi ka garatura se askush ma nga lideret serb nuk kane me guxue ne te ardhmen me hy ne "KOSOVEN e PAVARUR DHE SOVRANE".
Une, si qytetar i lire i Republikes se Kosoves,  vetem kerkoj qe ai ta mban fjalen ose ne te kunderten ta znaton reciprocitetin...ku ptohet "me ja majte atij"

21
“FTOFJA” EDHE TI TADIQIT, HASHIM-VIZITOJE LUGINËN E PRESHEVËS?

Me rastin e festës ortodokse të Pashkëve, vizita e fundit e ashtuquajtur private e Tadiqit në Kosovë, si dhe lejimi i papenguar i “kalërimit” të tij dhe shumë të tjerëve nga Serbia në territorin, sikur thuhet, “të pavarur dhe sovrane” të Republikës së Kosovës, ndoshta, edhe mund të merret si një urtësi politike, edhe pse, nga pak, në kujtesën tonë, po na shkakton konfuzione ai premtim dikur i kryeministrit, se, kurrë ma në të ardhmen, asnjë zyrtari të lartë serb nga Serbia, nuk do t’i lejohen këso far ekskursione me qëllime fushatash parazgjedhore, nëpër territorin e Republikës së Kosovës?!
Nuk ka dyshim! Kosova duhet të jetë një shtet i ri demokratik dhe i hapur për të gjithë “shtegtarët” dhe “kalorësit” qëllimmirë që vijnë dhe kalërojnë nëpër të. Pse jo? Edhe për burrështetas nga Serbia. Se sa do të jenë qëllimmira këto “kalërime” të tyre që kohën e fundit ia bëjnë si më shpesh Kosovës, le të mbetet në ndërgjegjen e tyre të pastër, a po? Për ne, kryesorja është se, ata, kur ta kalojnë kufirin e Kosovës në Merdare, gjëja e parë që do t’ju bjerë në sy do të jetë tabela me mbishkrimin “ Welcome to the Republic of Kosova”.
Ehh...sa më kishte interesuar ta di se si në atë moment është ndjerë Tadiqi i mjerë, kur, me të kaluar kufirin në Merdare, i ka dalë përball ajo tabelë e mrekullueshme me mbishkrimin “Welcome to the Republic of Kosova”?
Kur mendoj pak sa më thellë rreth kësaj ironie, gjithnjë e më tepër befasohem, hamendem dhe çuditem, pse protokolli i Tadiqit është dashur t’i nënshtrohet këtij provokimi vizual; ka mund t’i largohej shumë lehtë asaj; thjesht, ka mjaftuar që në territorin e Republikës së Kosovës të hyjë edhe nëpër vendkalimet tjera kufitare, në të cilat s’ka as dogana, e lere më tabela me mbishkrimin “Welcome to the Republic of Kosova”.
Vërtet, nuk e di as vetë pse!? Ndoshta ,“burrat e botës”, kanë dashur të verifikonin se a është shkruar ajo në të gjitha gjuhët multietnike që garantohen si gjuhë zyrtare në Kosovë? Për dike, kjo hamendje e ime mund të duket si qesharake dhe joserioze, por, serbët njihen gjithmonë si politikan të çuditshëm, ashtu që, nuk i dihet kurrë atyre çka mund të bluajnë në kokë si strategji!?
E, pra, duhet pranuar miqtë e mi se, politika shpesh e ka edhe “me ta ftohë”, dhe, me këtë deklaratë të fundit që i bëri vizitës “private” të Tadiqit në Republikën e Kosovës, kryeministri jonë vërtet ja ka “ftohë” atij.
Por, në favor të stilit të njëjtë, unë kam edhe një propozim tejet interesant për kryeministrin tonë. Pse jo, ky propozim mund t’i adresohet edhe kryetarit Fatmir Sejdiu.
Ju kisha propozuar atyre që, si reciprocitet, edha ata me të njëjtën “stil” t’i vizitojnë shqiptarët tanë në Luginën e Preshevës. Për çdo eventualitet, si masë sigurie për trupruajtje, le ta marrin me vete njësitin e armatosur të SHPK-së për mbrojtje të afërt, mu njëjtë sikur e “trupruajtshin” Tadiqin në Kosovë (të pavarur dhe sovrane), pjesëtarët e armatosur të policisë serbe.
Në shikim të parë, kjo mund t’ju duket pak sa propozim i çmendur, porse, ma merr mendja si tejet i vlefshëm dhe edukativ. Fundja, edhe nëse kërkesa në fjalë refuzohet, nuk ka asgjë se çka të humbet aty. Përkundrazi, do të fitohet një eksperiencë e re në të kuptuarit e domethënies së vërtetë pragmatike të pavarësisë dhe sovranitetit shtetëror, me të cilin nocion, në terminologjinë tonë politike kosovare, kohën e fundit, shumë shpesh po manipulohet??!

Adnan Abrashi-NANDA

22
Bota Sot / MASONËT E SUNDOJNË BOTËN
« ne: 20-04-2008, 09:25:27 »
MASONËT E SUNDOJNË BOTËN


Nëse dëshirojmë që të gjitha civilizimet njerëzore t'i nënshtrojmë për disa qëllime më të "LARTA", së pari do t'ua marrim fuqinë e mendimit të lirë, duke i ndarë kështu nga natyra e vërtetë që kanë. Me shkurtimin e krahëve të fuqisë së tyre të lirë mendore dhe shpirtërore, vëmendjen do t'ua fokusojmë në gjërat e parëndësishme sporadike".

Ky është parimi i përgjithshëm i MASONERISË botërore që veten e konsideron si shtresë më e lartë dhe më e privilegjuar konspirative që sundon me tërë njerëzimin-ELITA. Andaj, asnjë luftë dhe krizë e madhe botërore, marrë së bashku edhe me konfliktin aktual të gjoja dy civilizimeve të kundërta (Lindjes-islame dhe Perëndimit-krishterë), nuk është aspak realitet i rrethanave të caktuara shoqërore, por është ELITA ajo, që përmes këtij koncepti dhe me një mënyrë tejet të sofistikuar, manipulon me shumicën.
Nëse provizorisht shëtisim në kalendarin e ngjarjeve të rëndësishme historike që kanë pasur përmasa botërore, si arsyetim i ndodhjes së tyre, zakonisht do të kemi shpjegimin sipas një logjike botërisht të pranuar akademike, e cila përmes propagandës së fuqishme masive, nga njëra anë, dhe procesit të organizuar mirë të arsimimit, nga ana tjetër, vazhdimisht na është imponuar si e vërtetë.
Por, a kemi menduar ndonjëherë se karshi këtij realiteti, për të cilin jemi të bindur se është ashtu, mund të ekzistojë edhe ndonjë e vërtetë tjetër alternative?
A ka mundësi që të gjitha këto realitete historike me ndikime dhe përmasa të gjera shoqërore, të jenë të shkaktuara artificialisht dhe nga ndonjë qendër e madhe e fuqisë botërore?
Nëse përgjigja është pozitive, atëherë kush mund të janë ata që na imponojnë realitetin kolektiv të bindjeve tona që ne i kemi?
Janë ATA, MASONT-ELITA shoqërore, që kontrollon të gjitha nivelet globale me përmasa botërore.
Janë ATA, sundimi i disa më të zgjedhurve, që ne nuk jemi mësuar t'i shohim në opinion, sepse rolin e tyre medial gjithmonë e luajnë aktorët tjerë të kurdisur.
Janë ATA, të cilët për vete mendojnë se në botë ekzistojnë vetëm "NE dhe të tjerët"! Janë mu ATA që ndoshta dikush i ka emërtuar si "Masonë", "Muratorët e lirë" e kushedi si tjetër. Por, sido që t'i kemi emërtuar, ATA thjesht janë ELITA.
Sikur na del, ATA, vërtet janë të padukshëm, por tejet të fuqishëm. Disponojnë, jo vetëm me ushtri më të sofistikuar për "lojëra me zjarre", por gjatë paqes, gjithnjë në veprim, kanë në dorë: propagandën, mediat, paratë, bankat...
Ata janë zotërues të luftërave dhe meritorë të paqes. Kreatorë të krizave dhe pushtuesit e tyre. Ata janë arkitektë të "RENDIT TË RI BOTËROR".

TRI PRINCIPET E ELITËS PËR SUNDIMIN E BOTËS

Dija është pushtet. Shfrytëzimi i njerëzve është shumë i thjeshtë kur ti ke pak më tepër njohuri nga sa kanë ata. Edhe pse sot njohurit tona janë të shumta, ekzistojnë zonat ku ne nuk dimë asgjë. Kjo ndodh, pikërisht, pse ne nuk e kuptojmë se sa të rëndësishme janë emocionet dhe se ne jemi gjithnjë nën kontrollin e emocioneve të shtypura. Kjo ndodh për shkak se pjesa më e madhe e njerëzve nuk dinë atë që dinë një pjesë e vogël, pra faktin se gjërat e mëdha kontrollohen nga gjërat e vogla. Nëse shikojmë historinë e Perëndimit dhe të disa personaliteteve të rëndësishme (që nga Pitagora deri tek Njutoni), do të shohim se gjithë ata ishin të mrekulluar nga OKULTIZMI. Fjala okultizëm e shpjeguar fare thjesht do të thotë "e fshehtë" dhe pjesa më e madhe e njohurive misterioze fshihen në tekstin dhe simbolikën e librave më të famshëm fetar të botës, përfshirë edhe Biblën dhe Kur'an-in. Shumë principe të përgjithshme nga këto vepra, janë të kuptueshme dhe të pranuara nga masat, por në to ka mjaft gjëra që mbeten të fshehta dhe të cilat ne nuk i dimë. Andaj, ELITA e njeh mirë okultizmin dhe në mënyrë të perfeksionuar shërbehet me principet e tij. NË vazhdim do të prezantojmë tri principe simbolike me origjinë nga okultizmi, përmes së cilave shërbehet ELITA gjatë vënies së kontrollit të vet mbi njerëzimin. Këto tri principe janë: principi i PIRAMIDËS, SPIRALES dhe SATURNIT.

PIRAMIDA - përfaqëson një formë të strukturës politike dhe ekonomike që i lejon një grupi të vogël të njerëzve të kontrollojnë një grup më të madh. Nëse e paramendojmë një piramidë dhe në të një strukturë organizative, do të shohim se ata që janë në maje të piramidës kanë fuqinë dhe pushtetin e sundimit dhe kontrollit më të madh, nga ata që janë gjithnjë e më poshtë kah fundi piramidal. Në maje të saj është syri që sheh, vëren dhe regjistron çdo gjë. Me këtë princip piramidal funksionojnë shumë organizma shtetërore dhe korporata të mëdha botërore.
SPIRALJA - përfaqëson evolucionin që ndodh përmes një veprimtarie natyrore ciklike. Pamja rrethore e spirales i referohet natyrës ciklike të sistemeve jetësore, ndërsa mënyra se si spiralja lëviz nga qendra e saj çdo herë që rrotullohet, përfaqëson forcën evolutive e cila lëviz në mënyrë periodike. ELITA ka nisur veprimtarinë e saj me pak pushtet, por me shumë njohuri. Dhe, pak nga pak, sikur tek rrotullimi i spirales, e ka kthyer njohurinë e vet të madhe në pushtet.
Ajo, në mënyrë permanente investon asetet e veta që t'i rrisë ato dhe kështu në vazhdimësi, derisa ta kontrollojë tërë botën dhe njerëzimin.
SATURNI - përfaqëson simbolikën e kufizimit të lirive të të tjerëve. Sa më pak dinë të tjerët dhe masat, aq më e fuqishme është ELITA. Kjo simbolikë okultiste përfaqësohet me këtë domethënie për shkak të rrethit të tij unazor që e mbështjellë këtë planet, ndërsa figurativisht nënkupton kufizimet.

EDHE SHKENCA ËSHTË PRODUKTI I ELITËS

Vërtet, për shumë kë do të jetë e pabesueshme nëse do të konstatojmë se shkencën e ka trilluar ELITA që ta vëjë atë në shërbim të saj. Në mënyrë që t'i mbajë njohuritë e lartësuara okultiste vetëm për vete dhe për të qenë i lirë të shfrytëzojë të tjerët deri në maksimum, ajo duhet ta gjente një mënyrë që t'i mbaj të tjerët larg nga sundimet e saj. Kjo është arritur me ndërtimin e një shkolle të mendimit, në të cilën mësohen lëndët e Rilindjes Evropiane dhe të cilat s'kanë të bëjnë me parimet e lashta misterioze. Kjo shkollë mendimi do të njihet ndryshe si "shkencë".
Shkenca është në thelb filozofia e matjes e bazuar në parimet empirike apo eksperimentale. Shkenca, ashtu si e njohim ne sot, u themelua me krijimin e elitës së Shoqërisë Mbretërore në vitin 1640 në Londër. Që ta popullarizojë këtë njohuri të re për qëllimet e veta "më të larta", ELITA punoi në dy drejtime. Së pari, domethënia e njohurive misterioze u zhduk nga qarkullimi dhe si pasojë, me kalimin e kohës, nuk u mor në konsideratë nga masat e gjera.
Së dyti, të gjitha forcat e botës materiale u vunë tërësisht nën kontroll nga ELITA. derisa njerëzimi gjithnjë e më tepër zhytej nën sundimin e shkencës, ELITA ruante diçka për vete. Atë çka këta e dinin mirë, ndërsa shkencëtarët praktikë jo, ishte se procesi i formulimit të ligjeve shkencore bazuara mbi eksperimentet praktike, nuk do të zbulonte në thelb brendinë e vërtetë mbi natyrën e ekzistencës sonë. Këtë të vërtetë e dinte ELITA dhe rreptësisht e ruante si fshehtësi dhe privilegj të rrethit të ngushtë të tyre. Me kalimin e kohës dhe me veprimin gradual altruist të hulumtuesve të mirëfilltë të njerëzimit, shumë shpejt do të vërehet se shkenca, në asnjë mënyrë nuk është një mjet i kërkimit të së vërtetës, por vetëm një njohuri e kufizuar e krijimit të mjeteve për të interpretuar botën tonë përmes një perspektive të caktuar. Këtë gjë, me kohë, e kanë dëshmuar edhe shumë shkencëtarë, e ndër ta edhe Ajnshtajni, i cili kishte konstatuar se, parimet mbi të cilat është ndërtuar shkenca e sotme empirike, ishin aktualisht të pavlefshme.

KUSH JANË ELITA BOTËRO RE?

Në një analizë të publicistit të mirënjohur amerikan Adam Philips, të publikuar më 15.02.1999, me rastin e festës së "Ditës së kryetarit" në "Zëri i Amerikës", në mes tjerash konstatohet se, që nga viti 1789 dhe presidentit i parë i SHBA-ve, George Washington e deri më sot, nga numri i gjithëmbarshëm i kryetarëve që kanë qenë në krye të timonit të këtij shteti të fuqishëm botëror, janë edhe 14 kryetarë tjerë, që pa dyshim ishin MASONË. Që nga koha e Washingtonit e deri më sot, masonët kanë arritur të futen në të gjitha nivelet më të larta të strukturave politike dhe ekonomike të rëndësishme vendimmarrëse, si ato amerikane, ashtu edhe botërore. Sipas të njëjtit autor, vlerësohet se masonët e organizuar mirë dhe tejet konspirativë, përmes degëve dhe nëndegëve të tyre hierarkike, janë të shpërndarë në të gjitha shtetet e botës dhe numërojnë 4,5 milionë anëtarë.
Hulumtuesi i pavarur britanik, David Icke, në librin e vet "Dhe e vërteta do të na lirojë", paraqet tabelën e hierarkisë sunduese të fuqisë ELITE dominuese të botës. Sipas këtij autori, hierarkia e ELITËS botërore duket kështu:
- Në vendin e fundit, ose të parë nga fundi, është i gjithë njerëzimi;
- Në vendin e dytë nga fundi, rangohen MEDIAT të shkruara dhe elektronike;
- Më pas Organizata e Kombeve të Bashkuara;
- Unioni Evropian dhe blloqet e tregtisë globale (NAFTA etj.);
- Grupi i Bilderbergut (përbërë nga personalitetet më të shquara të elitës, politike botërore. Ndryshe në opinionin quhet si "Qeveria botërore në hije");
- Instituti Mbretëror Anglez për Punë të Jashtme;
- Këshilli Amerikan për Punë të Jashtme;
- Komisioni Trelateral (SHBA-të, Shtetet e zhvilluara të Evropës Perëndimore dhe Japonia nga Lindja);
- Tryeza e Rrumbullakët;
- (në vazhdim autori lë disa nivele të zbrazëta...)
- Më pas renditet organizata e fshehtë, "Masonët e përndritur");
- Kalorësit e MALTËS (në dukje shoqatë humanitare bamirëse që kultivon traditën mijëvjeçare të ndikimit politik dhe ushtarak në botë. Si anëtarë në radhët e saj kurorëzohen vetëm pjesëtarët e familjeve tradicionale aristokrate evropiane);
- SKULL & BONES (Vëllazëri okultiste e më të përzgjedhurve);
- ILUMINATËT, ose "Të përndriturit" (po ashtu shoqëri, vëllazëri e një rrethi më të ngushtë e më të përzgjedhurve);
- Komiteti 300 (Asociacion i ndërtuar nga pjesëtarët e 13 familjeve më të pasura të botës).
Të gjitha këto institucione, vazhdon më tutje autori, "de jure" duken se janë publike dhe veprimtaria e tyre nuk është jashtë vëmendjes së opinionit të gjerë, por "de facto", JO EDHE AQ!??
Në prapavijën e transparencës së tyre, fshihet veprimtaria konspirative e tyre e orientuar kah interesat e grupeve të ngushta ELITE.
Sa më shumë që të shkohet kah "maja e piramidës", numri i rrethit të ndikimit ngushtohet vetëm në disa individë. Thuhet në dy apo tri prej tyre (David Rockefeller, dinastia Rotschild, Henry Kissinger??). Por, kjo e dhënë përherë do të mbetet në suazat e supozimeve të të mundshmes...
Për fund, sa për kureshtjen tonë, të përmendim se në opinionin e gjërë kosovar, qarkullojnë "thashetheme" të ndryshme mbi mundësinë e përkatësisë së disa emrave të elitës politike kosovare në rendin MASONERIK. Edhe pse, ndoshta, për një apo dy emra, mund të ketë ndonjë dyshim të bazuar, këtë temë "të nxehtë" do ta kishim lënë për ndonjë herë tjetër.

Adnan Abrashi-NANDA

23
Kosova Sot / NASRADINI DHE KUSHTETUTA E KOSOVES
« ne: 16-04-2008, 00:36:09 »
Nuk e di se si e kanë përjetuar të tjerët, por, për mua, e tërë procedura, që nga propozimi e deri te akti formal i aprovimit të Kushtetutës nga ana e Parlamentit të Kosovës, ka kaluar ashtu sikur e parashikoja që më parë: me kamuflime dhe shabllone të improvizuara procedurale. Madje, as që është pritur se dikush nga deputetët tanë do të reagoj së paku sa për sy e faqe me ndonjë vërejtje në përmbajtjen e saj.
- Jo, jo! Nuk e di se është votuar për Kushtetutën në Parlament. Vetëm... u quan të gjithë në këmbë... dhe njëjtë veprova edhe unë....Kjo është e tëra çfarë bëmë ne atë ditë si parlamentar! – më ishte përgjigjur miku im deputet, të cilit, posa e morra lajmin e “gëzuar”, menjëherë ia urova me telefon këtë meritë edhe të tij.
Fundja, kaloj sikur kaloj dhe ne e sforcuam edhe një shtyllë të rëndësishme të shtetësisë tonë. Tani, më në fund, e kem edhe këtë akt konstituiv formal-juridik shtetformues. 
Kurrë nuk do ta harroj ditën,  kur lajmin e parë të aprovimit solemn të Kushtetutës nga ana e Kuvendit të Kosovës, e mora në lokalin e preferuar të lagjes sime; patjetër me praninë e kafes së mëngjesit dhe duke shfletuar shtypin ditor.
Posa nga gazeta e vërtetova këtë ngjarje të pritur “historike”, nuk e di pse fillova të qeshi ne vete dhe mu kujtua ajo barsoletë e Nasradinit:
“Edhe pse me profesion ishte hoxhë me nam dhe njeri që predikonte frymën hyjnore të Zotit, i kapluar nga një momentet i skamjes dhe gjendjes së vështirë materiale për ekzistencë, Nasradini kishte vendosur që ta plaçkiste dyqan e bakallit të lagjes dhe përmes kësaj mënyre të paligjshme të siguroj për vete dhe familjen e tij disa artikuj të domosdoshëm ushqimor. Këtë akt të vjelljes kishte vendosur ta bënte diku pas mesnate, kur edhe nuk do ta vërente askush nga bashkëvendësit e tij.
Në kohën e caktuar, pasi në fillim u sigurua se nuk ka njeri të gjallë në rrugë, Nastradini iu afrua derës së dyqanit dhe me limën e përgatitur më parë filloi ta gërryen drynin e trashë me të cilin ishte mbyllur dera e hyrjes. Por, pa pritmes, në at moment, kalon një bashkëqytetar i tij i cili e kishte njohur Nasradinin dhe e pyet i befasuar:
-   Çfarë bënë kështu në këtë pikë të natës hoxhë?
Nasradini, ashtu si gjithnjë i gjindshëm dhe gjentil që ishte, i zënë në flagrancë, u gjind menjëherë në situatë:
- Jo, jo, nuk bëjë asgjë! Vetëm po i bie violinës.
-   Ashtu? Por unë nuk dëgjojë asgjë nga kjo muzikë e jote, Nasradin?- e pyeti me mëdyshje bashkëqytetari? 
-   Ashtu është! -  iu përgjigjet prerë Nasradin - Sonte mund të shosh vetëm se si i bie asaj, ndërsa zërin e melodisë, do ta dëgjosh tek nesër?
Besoj se po më kuptoni se ku e kam fjalë dhe pse si metaforë me Kushtetutën tonë, mu kujtua kjo “mesele” e Nasradinit. Edhe ne po i shohim sot këta politikanë tanë që bo i bien kësaj violine me Kushtetutën tonë, por pasojat e veprimit të saj (melodinë) sigurisht do t’ia ndjejmë tek nesër.
Duke u marrë me këtë kotësi, befas në tavolinën time u ul Agroni, një mik i vjetër me të cilin, në po këtë lokal, shpesh takohemi dhe bëjmë llafe duke pirë kafenë e mëngjesit.
I tregova edhe atij çka bluaja në kokë deri në at moment. Qeshëm së bashku me zë dhe më pas edhe Agoni u kyç në bisedë:
E, pra edhe unë do të tregoj ty një mesele po ashtu të Nasradinit:
- Mulla Nasradini në kohën e vetë nuk ishte vetëm hoxhë por edhe kadi. Pra, njeriu që në mënyrë meritore ndante edhe drejtësinë. Një ditë e viziton atë një bashkëvendës i tij i cili ishte zënë për një trung të mollës në megje me fqiun e vetë të parë. Posa e dëgjoi me vëmendje rrëfimin e ankuesit, Nasradini hap Qitapin dhe i shqiptoi gjykimin: 
- “Në këtë rast ke të drejtë ti e jo fqinji yt”.
I kënaqur nga përgjigja e kadiut, bashkëvendësi, pasi e shpërbleu sikur ishte rendi Nasradinin, largohet i kënaqur. Nuk zgjati shumë dhe te Nasradini u paraqit edhe fqinji tjetër nga konflikti i njëjtë. Edhe ai ia rrëfeu variantin e vetë të tregimit. Posa e dëgjon me vëmendje edhe palën kundërshtare, Nasradini, sërish hapi Qitapin dhe ia shqiptoi gjykimin e njëjtë:
- Sipas Qitapit, unë shoh se në këtë rast ti ke drejtë, e jo fqinji yt”.
Edhe ky u nda i kënaqur me përgjigjen që morri. Pasi e shpërbleu Nasradinin, u largua i gëzuar. Por, në anën tjetër të paravënit të dhomës së pritjes, tërë këtë gjykim të çuditshëm e kishte përcjell me vëmendje bashkëshortja e Nasradinit e cila e befasuar me veprimin hipokrit të burrit të vetë, e pyet me habi:
- Si është e mundur, Nasradin, që në një rast të njëjtë, t’u japësh të drejtë që të dy palëve në konflikt?!!
- Edhe ti ke të drejtë, gruaja ime e dashur – iu përgjigj shpejtë Nasradini.
E, pra, miku im - vazhdoj në vijim Agroni - edhe me punën e Kushtetutës tonë gjërat qëndron njëso, sepse: edhe ata që e kanë propozuar atë ashtu sikur është - kanë plotësisht të drejtë; edhe këta që s’kanë pas qare pa e aprovuar ashtu sikur ju është propozuar - kanë të drejtë...
- ...Por nuk shkon kështu, o Agron?! – ndërhyra unë i pakënaqur me këtë qëndrim të tij.
- Edhe ti ke të drejtë, miku im, - mu përgjigj me shaka Agroni - dhe vazhduam të qeshim së bashku...

Adnan Abrashi-NANDA




24
“Dita e mirë tregohet në mëngjes” thotë populli. Të udhëhequr nga porosia e kësaj urtësie, dhe bazuar në rrjedhën e ngjarjeve nga muajt e para, vitin 2008, me të gjitha gjasa, duhej konsideruar si viti më i favorshëm për gjithë kombin shqiptar në përgjithësi. Në mesin e muajit shkurtë u shpallë Deklarata solemne e Pavarësisë nga ana e Parlamentit të Kosovës dhe kjo u pasua me njohjen e menjëhershme të shtetit tonë të ri nga ana e shumë vendeve tjera të fuqishme të botës; jo shumë më pas, në fillim të prillit, na erdh edhe një ditë e shënuar me rrëndësi të madhe historike: pranimi i ftesës zyrtare për anëtarësimin e Shqipërisë në aleancën më të fuqishme ushtarake të botës – NATO.
Edhe pse, personalisht nuk jam ndonjë militant i AAK-së, togut të këtyre ngjarjeve të mëdha favorizuese për ne shqiptarët, unë do t’ia bashkëngjitja edhe një moment tjetër tejet të rëndësishëm me karakter gjithëkombëtar: lirimin nga përgjegjësia dhe shpallja e pafajësisë për Ramush Haradinajn dhe Idriz Balajn nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare Penale të Hagës. Duke e lartësuar edhe këtë ngjarje në një fitore të madhe gjithëkombëtare, assesi ky moment nuk duhet të merret si pretekst gëzimi dhe kremteje vetëm për anëtarët e ngushtë dhe simpatizantët partiak të AAK-së, por, rëndësia e saj duhet ngritur në nivelin e një triumfi historik dhe gjithëkombëtar. Edhe lajmi i hidhur për dënimin e Lah Ibrahimajt me 6 vjetë burg nga ana e kësaj gjykate, aspak nuk duhet konsideruar si fajësi të tij, por vetëm si një viktimizim të qëllimshëm nga ana e kësaj gjykate në emër të arritjes së ndonjë baraspeshe nacionale të politikave të çuditshme ndëshkuese që ajo po i aplikon.
Të gjithë e dimë mirë se fitorja në këtë proces penal ndërkombëtar gjyqësor të rastit Haradinaj dhe shokëve tjerë, nuk është vetëm një përballje e përgjegjësisë individuale të tyre karshi drejtësisë ndërkombëtare, por, njëkohësisht kontribut i drejtpërdrejtë për dështimin e shumë skenarëve të errëta të dashakçinjëve tanë, me të cilat me çdo kusht është tentuar që edhe neve shqiptarëve të na paraqesin para botës si popull me prirje gjenocidale.
Shkurt e trup, Ramush Haradinaj me shokë, në Gjykatën e Hagës nuk u gjykuan si  komandant dhe ekzekutor paranoid ushtarak të cilët kishin rebeluar nga përfillja e rregullave të etikës luftarake, por, në prapavijën e këtij procesi të montuar, fshihet tendenca e qartë e njollosjes dhe komprometimit në përgjithësi të luftës tonë të drejtë popullore të udhëhequr nga UÇK-ja për çlirim kombëtar.
Jam më se i bindur se shumëkush në këto çaste ngazëllimi, lirimin e Ramush Haradinaj dhe Idriz Balajt, përgjithësisht do ta konceptojnë mu nga ky këndvështrim, por, unë, këtë realitet, pa dyshim të paharrueshëm, kremtues, euforik dhe patjetër kalimtar, do ta shikoja  jo vetëm nga perspektiva e së tashmes por edhe të së ardhmes; nga karizmi dhe personalitetit autoritar i Ramush Haradinajt, i cili, sigurisht, me kyçjen e tij aktive në politikë, do të ndikoj kualitativisht në ndryshimin e raporteve aktuale të baraspeshës  politike kosovare.
Praktikisht, sikur po vërehet nga të gjithë, sot në Kosovë, si brenda institucioneve legale ashtu edhe jashtë tyre, as që mund të thuhet se ekziston ndonjë opozitë e fortë dhe e  mirëfilltë politike. Ardhja e Ramushit në këtë moment të duhur në krye të AAK-së, jo vetëm se organizativisht do t’i konsolidoj rrallët e kërij subjekti momentalisht të hendikepuar politik, por me “pedigren” e  pasuruar edhe me vet këtë akt të lirimit si ngallnim, ka gjasa që ta favorizoj partinë e tij në një subjekt perspektiv politik për zgjedhjet e ardhshme që patjetër priten të mbahen para kohe. Kuptohet, ky konstatim i imi do të shpaloset si profeci e qëlluar, vetëm nëse: së pari z. Haradinaj do t’i pastroj radhët e kësaj partie nga disa individë të komprometuar duke u freskuar me anëtarë të rinj dhe profesionist; nëse deputetët e partisë së tij do të tregohet si zëri i fuqishëm dhe opozitë reale në parlamentin e Kosovës; nëse me udhëheqjen e tyre do të kenë rezultate konkrete në disa komuna ku AAK-ja aktualisht  është në pushtet...
Në këto rrethana, pas ardhjes së PDK-së në pushtet dhe favori i saj me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, kthimin e fuqishëm të Ramush Haradinajt në skenën politike kosovare, patjetër se do ta sfidojnë edhe shumë e shumë“NËSE” tjera.
Nnëse e kemi parasysh se LDK-ja, në këto momente aktuale, seriozisht po ballafaqohet me disa trauma të brendshme dhe të jashtme “post –koalicioniste” me PDK-në, dhe, nga ana tjetër, duke njohur orgjinalitetin veprues dhe guximin politik te z. Haradinajt, nuk është aspak e papritur as parashikimi i një mundësie të nisjes së negociatave me aleaten e vjetër LDK-në, për arritjen e një unioni apo shkrirje të tyre në një subjekt të ri politik.
Kjo ide, ndoshta për shumëkë duket e pabesueshme, por, politika, gjithnjë është arti i së mundshmes...


Adnan Abrashi-NANDA


25
Kosova Sot / KOSOVA E PAVARUN ME PESË SOVRANITETE
« ne: 25-03-2008, 13:09:02 »
Te gjithe lexuesit e nderuar te kesaj fqe qe jane te interesuar per tema te ANALIZAVE dhe KOMENTEVE nga politika aktuale kosovare, mund ta vizitojne ne internet BLOK faqen e autorit Adnan Abrashi, ne kete adrese:

www.nanda.shqipo.co m

Me nderime dhe respekt.

NANDA

Faqe: [1] 2