Profile of not alone

×

Permbledhja

not alone Zërist

Stats for not alone
Posts:   5 (0.001 per day)
Data e regjistrimit:   23-01-2009, 20:41:18
Last Active:   19-09-2009, 14:36:08
Age:  
Offline Offline

Messages - not alone

1
Shija e hidhur e një iftari

Në kulmin e muajit të shenjtë të Ramazanit, në dhjetëditëshit të fundit, ku adhurimet vijnë e bëhen më të shumtë dhe mbi të gjitha, në kohën kur presupozohet të jetë edhe Nata e Kadrit, më e mirë se një mijë muaj bashkë, patëm rastin të hanim një blozë të mirë fytyrës. Shija e pritjes së Natës së Kadrit, u hidhërua nga jehona televizive e një iftari, që për shumëkë do të mbetet gostia më famëkeqe e këtij muaji.
Natyrisht e kam fjalën për iftarin e shtruar nga xhamitë e Tiranës (në fakt jan vetëm dy apo tre të tilla, - dhe më saktë, janë vetëm drejtuesit e tyre, - të cilat, uzurpojnë në mënyrë informale të drejtën e përfaqësimit të të gjithë muslimanëve praktikantë në kryeqytet), iftar në të cilin morën pjesë njerëz me integritet moral tepër të cënuar, e që kanë fituar antipatinë e një pjese dërrmuese të opinionit publik shqiptar. Nga të gjitha aspektet, ky aktivitet ishte një shëmti e vërtetë. Nuk dua të gjykoj mbi sinqeritetin e tyre qofshin politikanë apo hoxhallarë, pasi nuk më intereson hesapi i tyre me Zotin. Por gjithsesi, një celebrim i tillë i politikës me fenë, për më tepër, ai i personazheve të tillë, krejt pa lidhje me njëri-tjetrin, nuk mund të kalojë pa të shkaktuar të përzjera në stomak, pa ia prishur shijen e Ramazanit kujtdo që ka dy pare mend në kokë, dhe që nuk ka kurrfarë sugjestionimi nga delire të tilla imamnore. Në fakt, nuk do ta shihnim si ndonjë problem dhe aq të madh thjesht uljen në një tryezë me ndonjë prej figurave të pranishme në atë iftar (natyrisht jo me të gjithë), por prania e kamerave dhe publiciteti banal që iu bë aktivitetit, e nxjerrin iftarin nga dimensioni i tij, për ta shndërruar në një akt publik apo më mirë politik, i cili kërkon doemos vëmendjen dhe reagimin që meriton.
Së pari, shtrohet pyetja, c’punë kanë imamët tanë, të darkojnë me politikanët, për më tepër, kur as njëra dhe as tjetra palë nuk kishte ndonjë përfaqësim institucional në atë mes? Mbi të gjitha c’punë kanë “xhamitë e Tiranës” me djalin dhe vajzën e Kryeministrit? Duket si një përpjekje banale e një pale që shtiret si institucionale (duke u fshehur pas postit të imamit të xhamisë), dhe një pale tjetër që nuk ka kurrfarë tagri institucional, por ka “fatin” të jetë bir pushtetari, për të qenë përfaqësuesi real i politikës së terrenit, atë që bëhet prapa kuintave. Për më tepër, në një realitet ku fëmijët e Kryeministrit, përfliten si të përfshirë abuzivisht në vendimmarrjen qeverisëse të të atit, figura jonë bëhet vërtetë mjerane. Hoxhallarët tanë në atë gosti pushtetarësh, tërhoqën vetvetiu imazhin e sekserëve, të cilët, sipas disa titujve të gazetave të përditshme, arritën më në fund të bashkojnë pas shumë kohësh dyshen e famshme të tragjedisë së Gërdecit, Berisha-Mediu. Në një kohë kur shumë intelektualë sot denoncojnë atë që ata e quajnë përfshirjen në qeverisje të familjes Kryeministrore, hoxhallarët e legjitimojnë në mënyrë skandaloze, duke marrë poza publike me “Kryeministrin” andergraund të Shqipërisë, Shkëlzenin, si për të dëshmuar se i përkasin pikërisht këtij mentaliteti klanor e bajraktar të sjelljes me pushtetin.
E gjitha kjo nuk përbën gjë tjetër vetëm se një dëshmi bashkëkompromentimi, ku palët i ofrojnë nga një favor të vockël, njëra-tjetrës. Politikanët pozojnë krahë për krahë me “njerëzit e fesë” (?), si për të turbulluar trutharët, e për ti bërë ata të harrojnë bëmat e tyre, ndërsa hoxhallarët pozojnë me “njerëzit e pushtetshëm” (?), duke u rrekur të duken edhe këta të tillë, apo të paktën për të përhapur fiktivisht idenë se “i kanë shpatullat e ngrohta”. Në thelb, të dyja palët kanë humbur kredibilitet, jashtë rrezes së tyre të veprimit: imamët në shoqërinë shqiptare, e cila e percepton si të pështirë një mpleksje të tillë me figura krejt të dyshimta dhe të përfolura të plitikës shqiptare, politikanët tek një pjesë më e shëndetshme e muslimanëve shqiptarë, të cilët kanë të paktën njohuritë elementare mbi nifakun si gjenerator sjelljesh, paturpësisht dashamirëse.
 Por ajo që na intereson mbi të gjitha, është imazhi moral i dëshmuar në sytë e njerëzve të thjeshtë, tek sa shohin klerikët të shtrohen në gosti në të njëjtën sofër me njerëzit më të përfolur të pushtetit të sotëm, me ata që zëvendësuan denjësisht “mamuthët” e dikurshëm të korrupsionit. Sic duket, imamllarët tanë e kanë të vështirë të kuptojnë se të ulesh në iftar me një person mbi të cilin rëndojnë akuza për jetët e 26 njerëzve, të humbura në një aktivitet kriminal, nuk është dhe aq e shëndetshme për imazhin publik. Kjo do të thotë që ose nuk u bëjnë përshtypje ato 26 jetë njerëzish, ose nuk u bën përshtypje përfshirja në trafiqe të tilla të tipit mafioz, ose se imamët sapo kanë mbërritur nga ndonjë planet tjetër dhe nuk ia kanë idenë se cfarë ka ndodhur në këtë vend gjatë këtyre viteve, dhe se njerëzit me të cilët po darkojnë po i shohin për herë të parë. Ndoshta dikush, i verbuar nga hipnoza imamnore, mund të thotë se nuk ka një vendim gjykate që të vërtetojë inkriminimin e ish-ministrit Meidu në këtë histori. E vlerësoj, natyrisht një puritanizëm të tillë metodologjik në qëndrime (ndonëse duket krejt naiv), por në një rast të tillë ai të paktën duhet të mbetej abstenues dhe jo të përfshihej në akte legjitimimi, të cilat ndikojnë vetëm në rehabilitimin e figurave të tilla. Nëse do të kishte një akt, që do ti kishte hije “xhamive të Tiranës”, do të ishte bashkimi i zërave të tyre me banorët e Gërdecit, të cilët kërkojnë zbardhjen e së vërtetës dhe prangosjen e fajtorëve. Përkundrazi, akti i tyre për të “bekuar” me corbë iftari njerëz të veshur me pushtet që i shmangen drejtësisë, më tepër se pastrim për të ndoturit, përbën helmim të vetë corbës sonë. E gjithë kjo, është vërtetë e turpshme, dhe duhet thënë se imazhi ynë si muslimanë është nxirë shëmtueshëm në këtë aktivitet.
Megjithatë, imazhi ynë mbetet i tillë edhe pa Mediun në iftar. Thjesht dëshmia banale e servilizmit klerikal ndaj pushtetit politik, është një anekdodë e vjetër e stërkonsumuar dhe mjaft neveritëse për njerëzit. Përulja e petkut të klerikut, përballë “jakave të bardha” të pushtetit përbën xhestin më të trishtueshëm të mungesës së dinjitetit njerëzor. E gjithë kjo, nën siglën “xhamitë e Tiranës” ngjan si një tentativë për ta kapërdirë turpin duke e shpërndarë atë tek të gjithë. Ky kompromentim rreket të përfshjë këdo, edhe atë muslimanin e thjeshtë që as ia ka idenë këtyre punëve, por që, i mësuar të jetojë me dinjitet në thjeshtësinë e tij, zë cepin e vet të safit në xhami, duke mos dashur t’ia dijë për angazhimet kardinale të imamllarëve. Kriza e përfaqësimit të shoqërisë muslimane në Shqipëri, ka kohë që ka sjellë dukuri të tilla të trafikimit të statuseve shoqërorë. Kjo ka sjellë në një masë të madhe njëfarë bathorizimi të përfaqësimit publik të shoqërisë muslimane dhe grupeve të ndryshme brenda saj, fenomen i cili karakterizohet nga informaliteti dhe kaosi autoritativ në cdo skaj të ligjërimit publik të Islamit.
E gjithë sa u tha, bëri që iftari më i shëmtuar i këtyre netëve të shtrohet në natën më të bukur dhe më të bekuar për të gjithë muslimanët. Dëshira për tu bërë protagonist dhe për tu shfaqur në publik i ka bërë shpesh muslimanët shqiptarë të përdorin publicitetin e tyre banal për të vrarë intimitetin e adhurimeve më të rëndësishme fetare. Sot iftari, dje miting-namazet e Bajramit, më parë ka pasur ide që e njëjta gjë të veprohej edhe në faljet e namazit të natës, duke i shndërruar në miting-kijame krejt pa lidhje me natyrën e tyre intime... Natyrisht, kompleksi i inferioritetit që vjen nga të ndjerit i vogël dhe pa peshë, ka rrezik të shndërrohet në obsesion, i cili të shtyn të bëhesh qesharak. Nevoja për t’u shfaqur përkrah “të fortit” është një element tipik i një kompleksi të tillë. Ndryshe, si mund ta shpjegojmë faktin kur shohim se pikërisht ata që shfaqen cdo darkë në Shijak TV duke folur për madhështinë e Allahut dhe të kësaj feje, i qurraviten disa njerëzve, dinjiteti i të cilëve është seriozisht dhe masivisht i vënë në dyshim. Si mund ta shpjegoj ndryshe faktin që ata që flasin nëpër hutbe se i gjithë pushteti i takon Allahut, dhe që isnpirojnë xhematin me modelet qeverisëse të dëshmuara nga kolosë të tillë të moralit si Ebu Bekri, Omeri, Uthmani apo Aliu, i lëpihen nga ana tjetër ca pushtetarucëve të vegjël si Imami, Mediu, etj? Duke iu referuar Platonit në fakt, problemi i madhësisë është subjektiv dhe varet nga syri i atij që vëzhgon. Kështu, në qoftë se tigri është i vogël për elefantin, ai është i madh për miun. Në rastin konkret, mund të merret me mend vlera reale e atyre që na kollandrisin punët e fesë, kur sheh që ndaj personazheve të mësipërm sillen sikur Beni me Fatmirin të krijonin të dy bashkë vetë Imam Mehdiun.
Temenara, Hosanara, Barabara të tilla ndaj kollarisjeve pushtetnore përbëjnë imazhin më të keq që muslimanët mund të krijojnë për veten e tyre. Ky është imazhi i një bashkësie pa dinjitet, që shfaq përuljen dhe servilizmin publik ndaj sado pak grime pushteti. Asgjë më pak nuk kanë bërë edhe krerët e Komunitetit Mysliman Shqiptar gjatë luftës së dytë botërore kur pranuan fashizmin, dhe asgjë më pak nuk kanë bërë as ata që pranuan më pas shembjen e xhamive prej regjimit Komunist. Natyrisht nuk jemi në kohë të tilla, por njerëzit duken po ata.

2

3
Teologjia / Kishat dhe xhamite duhet shenderruar ne muze
« ne: 28-01-2009, 21:29:37 »
Faleminderit per pergjgjen h75.
Sapo te gjej kohe do te ta bej edhe lidhjen e kerkuar.
Besoj ne mirkuptimin tuaj.
Me rerspekt n.

4
Teologjia / Kishat dhe xhamite duhet shenderruar ne muze
« ne: 27-01-2009, 20:47:42 »
i nderuar h.75
edhe pse flasim shqip me duket se nuk u kuptokemi.Ne pergjigjen e dhene keni cekur nje sere nocionesh per te cilat perpara se te diskutojme duhet te biem dakort:
ç'kuptoni me fjalen KOMUNITET
po me fjalen SHOQERI,KOLEKTIV,POLITIKE,SHTET?
Sa forma themelimi shtetesh kemi?
ç'fare perfaqesojne partite politike dhe si funksionojne ato...?
Kam edhe pyetje te tjera por nuk mund te ti bej pa mare pergjigjen e te parave.
Me respekt n.

5
Teologjia / Kishat dhe xhamite duhet shenderruar ne muze
« ne: 23-01-2009, 20:41:33 »
I nderuar h75.
E vleresoj hapjen e kesaj teme nga ana jote dhe e kuptoj qe nuk je dashakeq ne mendimet e tua. Keshtu per te te respektuar vendosa te te fal disa minuta nga koha ime e çmuar per  te shpjeguar disa gjera me aq sa di kuptohet.
Me sa verej deri tani ky debat po merr trajta reduktuese dhe po na fut ne nje qorrsokak ku veshtire se do te dalim.
Per te vendosur nese objektet e kultit duhen mbyllur apo jo me pare duhet ti njohim atyre misionin e vertete e nese ky mision ka perfunduar atehere frekuentuesit e tyre ia vene vet drynin ketyre objekteve pa sforcime nga jashte.
 Si besimtar mysliman me ler te te flas separi per fene Islame dhe misionon e saj tek njerezit. Xhamia mbi siperfaqen e tokes nuk eshte ekskluzivitet i muslimaneve te fundit ,pra qe nga ardhja e profetit Muhamed e deri ne keto momente qe po te shkruaj. Per te mos u keqkuptuar eshte e mira qe termat te shkoqiten qe ne fillim pasi me kalimin e kohes fjala ka veti te çuditshme e ndryshon aq shume kuptimin sa nje fjale e cila para njeqind vjetesh shenjonte te bardhen tani shenjon te zezen.
Feja i therret njerezit te jene nje komunitet( ne Islam i thone Umet e te krishteret e quajne Kishe).Fjala kishe qe sot e perdorim rendom per te shenjuar godinen me tulla dhe gure brenda se ciles te krishteret kryejne lutjen eshte kuptimi i dyte i fjales Kishe e cila permbledh te gjithe komunitetin e krishtere anambane botes sikur fjala Umet per muslimanet.Zoti ne librat e shenjte i terheq verejtjen besimtareve qe te jene nje trup i vetem e te mos perçahen ,te jene midis tyre vellezer ,te duan per tjetrin ate qe duan per veten te urdherojne ne te mire e te ndalin nga e keqja, ta luftojne padrejtesine ,te mbrojne me te dobtin dhe ti kundervihen tiranise,dhe ç'eshte me e rendesishmja ta adhurojne Zotin nje te vetem pa i pershkruar Atij shok.Vetem duke iu permbajtur ketyre principeve njeriu do te arrije nje jete dinjitoze ne paqe me Zotin ,njerezit dhe veten.
Objektet e kultit sherbejne per grumbullimin e besimtareve fillimisht per kryerjen e riteve te perbashketea fetare, bashkimin e tyre fizik dhe shpirteror. Kjo eshte edhe A-ja e fese.Pasi vetem duke qene te bashkuar, pra nje komunitet, njerezimi do te jete me i afte ne zgjidhjen e cdo problemi dhe perballimin e çfaredolloj veshtiresie.( trimi i mire me shoke shume thote populli :) ) .
 Tani le te kalojme ne nje pike tjeter, hoxhallaret dhe institucionet fetare .Fjala hoxhe me sa di une e ka origjinen nga persishtja dhe do te thote njeri shume i ditur apo profesor. Profeti Muhamed ne nje thenie autentike  i ka cilesuar dijetaret si pasardhesit apo trashegimtaret e profeteve pasi profetet nuk kane trasheguar as flori e as pasuri por dituri te marre ne menyre te drejperdrejte nga Zoti. Une,ti apo edhe hoxha nuk jemi ne gjendje ti kuptojme shkrimet e shenjta ashtu siç duhet pa qene te pajisur me kete trashegimi sepse sic e thashe edhe me lart koha ka veti te çuditshme dhe le ndryshk mbi te verteten fillestare ndersa ne nga pozicioni ku jemi e kemi thuajse te pamundur qe me syrin tone prej meduze te perceptojme gjithcka ne menyre te drejte. Ajo qe thua ti te çon ne sektarizem dhe ATOMIZIM te shoqerise ku secili i gezohet idese se tij duke shkaktuar luftra sektariane sic i shohim perdite .Vetem ne Shtetet e Bashkuara ushtrojne besimin e tyre mbi 500 sekte te krishtera ,por sa e sa te tjera jane zhdukur si pasoje e vetinterpretimit te librave te shenjte. Po ashtu rasti me tragjik i ketij fenomeni eshte 11 Shtatori ku ca mjerane me leximin vetjak qe i kishin bere Kuranit te Nderuar pa marre parasysh mendimin e asnje hoxhe me autoritet rrembyen disa avione linje dhe ju versulen WTC duke bere masakra ne njerez te pafajshem te cilet nuk ndodheshin aty me ndonje qellim tjeter vecse per te ushquer kalamajt me buke,veprim i cili denohet kategorikisht nga te gjitha argumentet Kuranore.
Po ashtu kemi edhe Naten E shen Bartolomeut ne Paris ku turmat katolike dogjen ne zjarr me mijra protestante, apo ne Irakun e sotem ku Shiat dhe Synite vriten perdite me njeri tjetrin po prej ketyre leximeve gjysmake.
Institucionet fetare qe shohim ne kohen tone jane organizime moderne ne mungese te shtetit-kishe apo Kalifatit, meqenese Umeti apo Kisha me lindjen e shteteve kombe ndodhen te ndare ne territore te ndryshme te globit, Myftinite ,Diogjezat etj ne baze te legjislacionit ne fuqi merren me organizimin dhe rregullimin e puneve dhe problemeve te besimtareve ne territorin e nje shteti te caktuar. E perderisa mbi toke te kete besimtare ,pra njerez, do te kete edhe probleme ndersa keto probleme ,te lehta apo te veshtira qofshin, kane nevoje per bashkpunim mes njerzve se vetem te bashkuar dhe te organizuar i behet balle cdo te keqeje te cilat keto kohe po i shohim me shumice.
Duke shpresuar se do te mbetesh i kenaqur nga pergjigja te uroj gjithe te mirat.

Faqe: [1]