Profile of oiseau en vol

×

Permbledhja

oiseau en vol Zërist

Stats for oiseau en vol
Posts:   50 (0.009 per day)
Data e regjistrimit:   07-05-2006, 18:57:48
Last Active:   05-03-2007, 22:04:51
Age:  
Offline Offline

Messages - oiseau en vol

1
Falemnderit Syrgjyn, e zgjidha problemin. Te uroj nje fundjave te kendshme :)

2
Falemnderit Syrgjyn :)

Kam disa probleme me file-in qe kam per ta dekoduar.

Pasi e instalova programin, e hapa, vura file, dhe me thote menjehere keshtu :

Database password
<not displayed in trial version>

Database owner
<not displayed in trial version>


Pasi i jap ok per te dekoduar, me thote :

Selected file is a Microsoft Access 2000 Database.


dhe pastaj nuk hap asgje !

Si mund te behet ?

Falemnderit perseri.

3
Mirembrema,

A ka mundesi dikush te me thote ku mund te gjej nje program per te thyer password-in e nje file Microsoft Access (te tipit .ldb) ?

Falemnderit.

4
Zëri Letrar / Re: Disa nga librat me te demshem
« ne: 09-11-2006, 00:50:50 »
Na sill nga ato librat qe flasin për Zot dhe qe nuk janë te dëmshme, sipas teje.

Mos deshe te thuash : na sill nga ata librat qe flasin per Zot dhe qe jane te demshme ?

5
Zëri Letrar / Re: Disa nga librat me te demshem
« ne: 09-11-2006, 00:39:14 »
nuk ka libra te keqinj por lexues mizerabel

...duke mos harruar qe lexuesi i pare eshte vete... autori i librit. Per rrjedhoje, ka maskarenj qe shkruajne idiotlleqe per toça qe nuk shohin me larg se hunda e tyre.

6
Habia Filozofike / "Duhet te jetë" v. "Është"
« ne: 25-07-2006, 06:41:25 »
Veshtruse, teme e çuditshme :)

Duhet te jetë, fillimisht duhet thënë qe kjo shprehje e vendos perfytyrimin tonë ne një te ardhme, e cila gjithsesi do të vijë, me apo pa atë dickane qe duhet te jetë.

Ne këtë "duhet" duhet pare me shumë sesa një dëshirë apo vullnet i dikujt te percaktuar. Kjo "duhet" mund te jetë dhe pavetore. P.sh., diçka duhet te jetë kështu sepse thjesht DUHET, pavarësisht meje apo teje.

Për me gjatë, njëherë tjetër dhe ndoshta dhe me ndonjë ngacmim te vogël :D

Ju përshëndes te gjithëve dhe kini kujdes nga i nxehti se na mbyti fare : VAPA NUK DUHET TE JETE E TILLE :D

7
Zëri Letrar / çfarë libri po lexoni?
« ne: 13-07-2006, 18:36:20 »
Sirenegius, epo shyqyr qe je habitur ngaqë nuk te ka pëlqyer dhe ky ! Pse ç'u pa pastaj ? Nuk do rreshtojme këtu te gjithë nobelistet dhe ti te na i heqesh qafe me një te levizur te dores. Bej shaka, sigurisht. Por sidoqoftë, meqë je "busy" nuk po të rendojme shumë, lexo ato qe ke dhe na bëj ndonjë koment, si e shikon atë romanin ? Ngjites, zbrites, optimist, pesimist, ia vlen, s'ia vlen, pra na bëj një analize te holle, por jo gjimnazi ama, me forma e përmbajtja e kufizimet ideore :D

Ok, ja te te sjell këtu dhe një nobelist te tretë, Samuel Beckett ! Dakort qe Nobelistet janë te gjithë te medhenj, por ky është nder me te medhenjte e te medhenjve.

Sirenegius, kjo pjesë është zgjedhur për ty. Dhe bëj kujdes e na ler dy fjale përsa lexove me poshtë. Besoj se nuk do të mbetesh i zhgenjyer :D

Copeza me poshtë është shkeputur nga "Mercier dhe Camier".

Ja t'ju ve pak ne brendesi te ngjarjeve : Mercier dhe Camier janë dy miq, dy shokë te ngushtë, dhe një ditë kanë vendosur ta lënë qytetin. Për te shkuar asgjekundi. Dialogjet e tyre janë një delir i vërtetë, lajthitje, përçartje, ironi, humor i zi "so british".

Mercier dhe Camier janë futur poshtë strehes se një tempulli për tu mbrojtur nga shiu. Dy qenë pak me tutje bëjnë dashuri (të themi me mirë, çiftezohen) dhe aty afrohet roja e tempullit. Lind një situate paksa surealiste, nuk merret vesh me përse flitet, pse lajthitet kështu. Mercier dhe Camier kanë me vete një çader, një mushama, dhe një biçiklete. Kaq janë mjetet e udhetimit të tyre...

Një anekdote te vogël për Beckett : ai njihet si njeriu i vetëm qe mund te kalonte dy ore intervistë pa e hapur gojen :D. Mendoni ju qe pa shkak ? Jo ! Thjesht ngaqë Beckett besonte qe është e kotë të flasësh. Ne nuk mundemi kurrë te jashtezohemi, fjalët janë pa shpëtim për ne. Një torture, një vuajtje, cfilitje, atëherë, meqë qenka kështu, me mirë te heshtësh...



E kujt është kjo biçikletë ? tha ai.
Mercier dhe Camier shikuan njëri-tjetrin.
Ne nuk kishim nevojë për të, tha Camier.
Hiqeni, tha roja.
Do të ishte ndoshta një argëtim i vogël, tha Mercier.
Të kujt janë këto qenër ? tha roja.
Për mua, tha Camier, ne do të jemi të detyruar për tu larguar.
A do të ishte kjo goditja e kamzhikut për të cilën kishim nevojë, për tu vënë për udhë ? tha Mercier.
Do të më detyroni të thërras një polic ? tha roja.
Do të thoshim që bie erë kjo punë, tha Camier.
Preferoni ju që të thërras një punëtor, tha roja, që të këpusë drynin ? Apo që ta heq unë vetë me shkelma nëpër tela ?
Kupton ti ndonjë gjë nga këto fjalë pa lidhje ? tha Camier.
Sytë më kanë lënë pak, tha Mercier. Besoj që bëhet fjalë për një biçikletë.
E pastaj ? tha Camier.
Prania e saj këtu, tha Mercier, do të ishte e jashtëligjshme.
Atëherë, le ta heqë, tha Camier.
Nuk mundet, tha Mercier. Njëlloj sistemi sigurie, një dry apo një kabëll, e lidh atë pas një pemë siç duket, ose pas një statuje. Të paktën ky është interpretimi im.
Ka mundësi, tha Camier.
Për fat të keq, nuk është vetëm biçikleta, nëse e kam marrë vesh mirë, tha Mercier. Janë dhe qentë.
E ç'të keqe bëjnë ato ? tha Camier.
Ato bien në kundërshtim me ligjin, tha Mercier, njëlloj si dhe mbretëresha e vogël.
Por ato nuk janë të lidhur nga asgjë, tha Camier, në mos nga njëri-tjetri, nëpërmjet çiftëzimit.
Kjo është e vërtetë, tha Mercier.
Atëherë, ai le të bëjë detyrën e vet, tha Camier, le të na i heqë të dy përnjëherë.
Jam dakort me mendimin tënd, tha Mercier.
Qentë mund të presin, tha roja.
Haha ! tha Camier.
Përse qesh kaq me zemër ? tha Mercier.
Ato mund të presin ! tha Camier.
Do t'ua tregoj të qeshurat juve, tha roja.
Babai im thoshte gjithmonë, tha Mercier, të hiqja llullën nga goja para se t'i drejtohesha një të huaji, sado i ulët të qe kushti i tij.
Sado i ulët, tha Camier, tingëllon çuditshëm kjo.
Roja ngjiti shkallët e strehës dhe u ndal para derës. Ajri i errësua përnjëherë, dhe u bë më i verdhë.
Mendoj që ai do të na sulmojë, tha Camier.
Ti trimi, si zakonisht, tha Mercier.
Rreshter i dashur, tha Camier, çfarë doni nga ne pikërisht ?
E shihni këtë biçikletë ? tha roja.
Nuk shoh asgjë, tha Camier. Mercier, sheh ti ndonjë biçikletë ?
Është e juaja ajo ? tha roja.
Një gjë që ne nuk e shohim, tha Camier, ekzistenca e së cilës mbahet vetëm e vetëm në fjalët tuaja, qysh mund ta dimë nëse është e jona, apo e tjetrit ?
E përse do të ishte e jona ? tha Mercier. A janë tonët këto qenër ? Jo. Sot po i shohim për herë të parë. Dhe ju doni që biçikleta, nëse ka ndonjë biçikletë aty, të jetë e jona. E megjithatë qentë nuk janë tonët.
Aq më bën për qentë tuaj, tha roja.
Por siç për të përgënjeshtruar veten, ai i vërsul mbi to dhe i përzuri, me goditje shkelmash dhe bastuni, dhe me sharje të forta, përjashtë tempullit. Të lidhur që ato ishin ende, tërheqja e tyre qe e vështirë. Sepse përpjekjet që ato bënin për të ikur, duke u ushtruar në kahe të kundërta, nuk pushonin së asgjësuari njëra-tjetrën. Atyre iu desh të vuanin shumë.
Kafshë të ndyra, tha roja.
Tani i ka hequr qafe qentë, tha Mercier.
Ai i ka përzënë nga streha, tha Camier, kjo nuk vihet në dyshim, por aspak nga kopshti.
Shiu nuk do të vonojë së zgjidhuri lidhjet e tyre, tha Mercier. Të hazdisur nga dashuria, ato nuk e kishin menduar këtë.
Shkurt, ai u ka bërë një shërbim atyre, tha Camier.
Le të jemi pak më të sjellshëm me të, tha Mercier, ai është një hero i luftës së madhe. Ndërkohë që ne, rehat në të ngrohtë, masturboheshim papushim, pa patur frikë ndërprerjeje, ai zvarritej në llucën flamande, duke dhier në çizmet e tij.
Mos nxirrni asgjë nga këto fjalë në erë, Mercier dhe Camier qenë pleq të rinj.
Kjo është një ide, tha Camier.
Pa hidhi një sy grumbullit të dekoratave, tha Mercier. E merr me mend çfarë përfaqëson kjo në mbushje brekësh ?
Jo dhe aq, tha Camier, kam qenë gjithmonë i zënë.
Le të pranojmë që kjo e ashtuquajtur biçikletë të jetë e jona, tha Mercier. Ku është e keqja ?
Të jemi të sinqertë, tha Camier, ajo është e jona.
Ju jap pesë minuta për ta hequr, tha roja. Pastaj thërras policin.
Është sot më në fund, tha Mercier, pas disa vite lëkundjesh dhe luhatjesh, kjo që ne nisemi, drejt një destinacioni të panjohur, dhe nga ku ne nuk do të kthehemi ndoshta të gjallë. Ne presim thjesht që koha të hapet, për tu hedhur përpara. Përpiquni të na kuptoni.
Nuk më duhet mua, tha roja.
Veç kësaj, tha Mercier, na mbeten disa gjëra për tu sqaruar, përpara se të mos jetë tepër vonë.
Për tu sqaruar ? tha Camier.
Po, kështu thashë, tha Mercier.
Besoja që gjithçka ishte gati, tha Camier.
Jo çdo gjë, tha Mercier.
Do ta hiqni apo nuk do ta hiqni ? tha roja.
A mund të blihet zemërgjërësia juaj, tha Mercier, meqë ju jeni i pandjeshëm ndaj arsyes.
Sigurisht, tha roja.
Jepi një shilingë, tha Mercier, Eshtë për të ardhur keq sidoqoftë, që shpenzimi ynë i parë të jetë nën shenjën e një shantazhi të poshtëër.
Vrasës, tha roja. Pastaj ai u zhduk.
Njerëzit janë të gjithë njëlloj, tha Mercier.
Tani ai do të sorollatet përreth, tha Camier.
E ç'na hyn në punë kjo ? tha Mercier.
Nuk më pëlqen të më sillen rrotull, tha Camier.
Do të thuash rrotull meje, tha Mercier.
Dua të them të më sillen rrotull, tha Camier.
Kjo lojë e vogël nuk do të zgjasë shumë.
Nuk duhej të ishte larg mesditës.
Tani, rradha jonë, tha Mercier.
Rradha jonë ? tha Camier.
Po, tha Mercier, rradha jonë, rradha e gjërave serioze.
Po sikur të hanim një çapë bukë, tha Camier.
T'i sqarojmë së pari gjërat, tha Mercier. Pastaj do të hamë.
Pasoi një debat i gjatë, i ndërprerë nga heshtje të gjata, përgjatë së cilave kryhej meditimi. Ndodhte atëherë, herë ndaj Mercier, herë ndaj Camier, që të futeshin aq përpara në mendimet e tyre saqë zëri i tjetrit, duke rimarrë argumentimin e tij, ishte i pafuqishëm për të dalur që andej, ose nuk dëgjohej fare. Ose, të ardhur njëherësh në përfundime shpesh të kundërta, ata viheshin njëkohësisht për t'i shprehur. Nuk ishte e rrallë dhe që njëri të kalonte një pështjellim para se tjetri të kishte përfunduar arsyetimin e tij. Dhe herë pas herë ata shikonin njëri-tjetrin, të paaftë për të shqiptuar një fjalë, dhe mendjen të humbur. Është pas njërës prej këtyre topitjeve kjo që ata hoqën dorë për ta shtyrë kërkimin e tyre më larg, tani për tani. Pasditja kishte ecur mjaft, shiu binte ende, dita e shkurtër e dimrit po shkonte drejt fundit të saj.
Ti i ke ushqimet, tha Mercier.
Përkundrazi, ti i ke, tha Camier.
Është e vërtetë, tha Mercier.
Nuk kam më uri, tha Camier.
Duhet ngrënë, tha Mercier.
Nuk e shoh dobinë, tha Camier.
Udha që na mbetet të bëjmë është e gjatë dhe e vështirë, tha Mercier.
Sa më shpejt të ngordhim, aq më mirë, tha Camier.
Kjo është e vërtetë, tha Mercier.
Koka e rojes u shfaq tek dera. Ishte e pabesueshme, nuk shihej asgjë përveç kokës së tij.
Nëse dëshironi të kaloni natën, tha ai, kjo do të jetë një gjysmë korone.
A u sqaruan gjërat tani ? tha Camier.
Jo, tha Mercier.
A do të jenë ndonjëherë kështu ? tha Camier.
Besoj, tha Mercier. Po, besoj, jo dhe aq, por besoj, që do të vijë dita kur gjërat do të sqarohen, më në fund.
Do të jetë aq bukur, tha Camier.
Të shpresojmë, tha Mercier.
Ata u shikuan gjatë në sy. Camier thoshte me vete, As atë, nuk e shoh. Një mendim i tillë trazonte dhe tjetrin përballë.
Dy pika dukeshin megjithatë si të vendosura, pas kësaj bisede.
1. Mercier do të nisej vetëm, në biçikletë, me mushamanë. Ai do të bënte ç'duhej bërë, me të mbërritur në fund të etapës, për që gjithçka të ishte gati për të pritur Camier, i cili do të vihej për udhë sapo që ta lejonte koha. Camier do të mbante çadrën.
2. Dukej që ishte Mercier, deri tani, ai që kishte treguar më tepër gjallëri, dhe Camier më tepër dobësi. E anasjellta ishte për tu parashikuar nga një çast në tjetrin. Që për të ecur përpara më i dobëti duhej mbështetur tek më pak i dobëti. Ata mund të ishin të guximshëm në të njëjtën kohë. Kjo do të ishte e mrekullueshme. Ose ata mund të ishin njëkohësisht të lodhur. Në këtë rast ata nuk duhej t'i dorëzoheshin dëshpërimit, por duhej të prisnin, me besim, që periudha e keqe të kalonte. Megjithë paqartësinë e këtyre termave ata kuptoheshin ndërmjet tyre, pothuaj.
Po kthej sytë, tha Camier, duke mos ditur më ç'të mendoj.
Do të thoshim kthjellimi, tha Mercier.
Dielli del më në fund, tha Camier, me qëllim që të sodisim rënien e tij, në horizont.
Ky çast i gjatë kthjelltësie, tha Mercier, me mijëra ngjyra, më prek gjithmonë.
Dita e lërimit ka përfunduar, tha Camier. Një lloj boje e zezë ia beh në lindje dhe përmbyt qiellin.
Këmbana ra, duke lajmëruar mbylljen.
Ruaj mbresat, tha Camier, e formave të paqarta dhe të pambukta. Ato shkojnë e vijnë, duke klithur mbyturazi.
Në fakt, tha Mercier, besoj që ne kemi dëshmitarë, qysh nga ky mëngjes.
A do të ishim ne vetëm, tani ? tha Camier.
Nuk shoh njeri, tha Mercier.
Të nisemi së bashku, meqë është kështu , tha Camier.
Ata dolën nga streha.
çantën, tha Mercier.
çadrën, tha Camier.
Mushamanë, tha Camier.
E kam, tha Mercier.
Nuk ka gjë tjetër ? tha Mercier.
Nuk shoh asgjë tjetër, tha Camier.
Do të shkoj t'i kërkoj, tha Mercier, ti merru me biçikletën.
Ishte një biçikletë grash, pa frena për fat të keq. Për të frenuar duhej pedaluar në kahun e kundërt.
Roja, tufën e çelësave në dorë, i shikoi tek largoheshin. Mercier mbante timonin, Camier shalën.
Vrasës, tha ai.

8
Habia Filozofike / JEAN-PAUL SARTRE
« ne: 13-07-2006, 17:10:56 »
The Sphinx, perderisa eshte nje konference qe te gjithe ia kane degjuar zerin, por jo te gjithe lexuar, atehere eshte vertete nje kenaqesi nese ndonjeri ndalet pak minuta per te krijuar idene e tij te vet mbi Sartre dhe mbi ekzistencializmin. Ju pershendes dhe une :)

Pjesa me poshte duhet pare mire sepse Sartre fillon te thote me shkoqur si duhet kuptuar liria e njeriut.


6.


Nëse vlerat janë të paqarta, dhe nëse ato janë gjithmonë tepër të gjera për rastin preciz dhe konkret që ne konsiderojmë, nuk na mbetet gjë tjetër përveçse tu besojmë instinkteve tona. Kjo është ajo çka ky djalë i ri është përpjekur të bëjë ; dhe kur unë e kam takuar atë, ai thoshte : në thelb, ajo që ka rëndësi, është ndjenja ; duhej të zgjidhja atë çka më shtyn vërtetë në njëfarë drejtimi. Nëse ndjej që unë e dua nënën time aq sa për të sakrifikuar gjithçka për të – dëshirën time për hakmarrje, për veprim, për aventura – unë rri pranë saj. Nëse, përkundrazi, ndjej që dashuria ime për nënën nuk është e mjaftueshme, unë iki. Por qysh të përcaktohet vlera e një ndjenje ? çfarë e bënte vlerën e ndjenjës së tij për nënën e vet ? Pikërisht fakti që ai rrinte për të. Unë mund të them : e dua aq shumë këtë mik sa për t'i falur një shumë parash ; unë mund ta them kështu vetëm nëse e kam bërë këtë tashmë. Mund të them : e dua aq shumë nënën time për të qëndruar pranë saj, nëse kam qëndruar me të. Unë nuk mund ta përcaktoj vlerën e kësaj ndjenje përveç nëse, pikërisht, kam bërë një veprim që e vulos dhe e përcakton atë. Mirëpo, meqë unë i kërkoj kësaj ndjenje të justifikojë veprimin tim, unë gjendem i futur në një rreth vicioz.

Nga ana tjetër, Gide e ka thënë fort mirë që një ndjenjë që luhet apo një ndjenjë jetohet janë dy gjëra pothuaj të padallueshme nga njëra-tjetra : të vendos që e dua nënën time duke ndenjur pranë saj, apo të luaj një komedi që do të bëjë që unë të rri për nënën time, kjo është pak a shumë e njëjta gjë. Thënë ndryshe, ndjenja ndërtohet nga veprimet që bëjmë ; pra unë nuk mund të mbështetem tek ajo për tu drejtuar. çka kjo do të thotë që unë as nuk mund të kërkoj në veten time gjendjen autentike që do të shtyjë të veproj, as t'i kërkoj një morali konceptet që do të më lejojnë të veproj. Të paktën, do të thoni ju, ai ka vajtur të këshillohet me një mësues. Por, nëse ju kërkoni një këshillë pranë një prifti, për shembull, ju e keni zgjedhur këtë prift, ju e dinit tashmë pak a shumë atë çka ai do t'ju këshillonte. Thënë ndryshe, të zgjedhësh këshilltarin, kjo është akoma të angazhosh vetveten. Prova këtu është që, nëse ju jeni i krishterë, ju do të thoni : këshillohuni me një prift. Por ka priftërinj kolaboracionistë, priftërinj asnjanës, priftërinj rezistentë. Cili të zgjidhet ? Dhe nëse djali i ri zgjedh një prift rezistent, ose një prift kolaboracionist, ai ka zgjedhur tashmë llojin e këshillës që do të marrë. Kështu, duke ardhur të më takojë mua, ai e dinte përgjigjen që do t'i jepja, dhe unë kisha vetëm një përgjigje për t'i dhënë : ju jeni i lirë, zgjidhni, dmth sajoni. Asnjë moral i përgjithshëm nuk mund t'ju tregojë çka është për tu bërë ; nuk ka shenja në botë. Katolikët do të përgjigjen : po, ka shenja. Le t'i pranojmë, jam unë sidoqoftë ai që zgjedh kuptimin që ato kanë. Ndërsa kam qenë i kapur rob, kam njohur një njeri të shënuar që ishte jezuit ; ai kishte hyrë në urdhërin e Jezuitëve në këtë mënyrë : ai kishte pësuar njëfarë numri dështimesh të mëdha ; fëmijë, i ati kishte vdekur duke e lënë të varfër, ai kishte qenë futur në një institucion fetar ku e kishin bërë të ndjehet gjithmonë që ai ishte pranuar aty për mëshirë ; më vonë, ai nuk ia kishte dalur mbanë të merrte disa fletë nderimi që u pëlqejnë aq shumë fëmijëve ; pastaj, rreth tetëmbëdhjetë vjeç, ai kishte dalur huq në një aventurë sentimentale ; së fundi në moshën njëzet e dy vjeç, gjë mjaft e rëndomtë, por që kishte qenë pika që e kishte mbushur kupën, ai kishte dështuar në përgatitjen e tij ushtarake. Ky djalosh mund të konsideronte pra që ai kishte dështuar në të gjitha ; kjo ishte një shenjë, por një shenjë e çfarë ? Ai mund të strehohej në hidhërim ose në dëshpërim. Por ai ka gjykuar, me mjaft zgjuarsi për të, që kjo ishte shenja që ai nuk qe bërë për fitore shekullare, dhe që vetëm fitoret e fesë, të shenjtërisë, të besimit, ishin të arritshme për të. Ai ka parë këtu pra një fjalë të Zotit, dhe ka hyrë në urdhërin e Jezuitëve. Kush nuk e sheh që vendimi i kuptimit të shenjës ka qenë marrë nga vetëm ai ? Do të kishim mundur të nxirrnim dhe tjetër gjë nga kjo seri dështimesh : për shembull që ia vlente më mirë që ai të qe ndërtimtar ose revolucionar. Ai mbart pra përgjegjësinë e plotë të deshifrimit. Braktisja mpleks këtë që ne e zgjedhim vetë qenien tonë. Braktisja shkon me ankthin tonë. Përsa i përket dëshpërimit, kjo shprehje ka një kuptim tejet të thjeshtë. Ajo do të thotë që ne mjaftohemi të mbështetemi mbi atë çka varet nga vullneti ynë, ose mbi tërësinë e gjasave që e bëjnë të mundshëm veprimin tonë.


(vijon)


ps : ka mundesi qe postimet e metejshme te behen pak me te rralla, sezoni i veres i ka keto pune. Pushime te mbara te gjitheve !



9
Gjermani 2006! / Zidane fiton "Topin e Arte" te Boterorit!
« ne: 13-07-2006, 16:11:18 »
Nuk i paska bere kush perkthimet more ? Eh mire mire, ja dhe nje lajm tjeter :

FIFA ka hapur nje hetim dhe do te kerkoje sqarime nga Zidane dhe nga Materazzi. Pastaj do te kete nje balle-per-balle ndermjet te dyve, ne Zürich, me 20 korrik. Po ate dite do te merren masat disiplinore te nevojshme.

Shikoni tani hipokrizine e Materazzi :

Gazetta dello Sport : "Zidane est depuis toujours mon idole, je l'admire beaucoup." (Zidane eshte qysh prej gjithmone idhulli im, e admiroj shume.  ^o)

Sa per dijeni, Materazzi mohon qe e ka share nga nena (!!) Dhe mendoni pak tronditjen e Zidane kur nena e tij ka qene ato dite ne spital !!!

çeshtja vazhdon...

Nje mbremje te kendshme per te gjithe :)

10
Gjermani 2006! / Zidane fiton "Topin e Arte" te Boterorit!
« ne: 12-07-2006, 16:48:56 »
Vetem per Kreksin :

Michel Denisot lui a demandé si la réalité "recoupait" ce qu'avaient rapporté les tabloïds anglais qui, s'appuyant sur des spécialistes de la lecture labiale, ont accusé l'Italien d'avoir dit : "On sait tous que tu es le fils d'une pute terroriste."  Zidane a juste répondu : "Ben oui".

Burimi : Le Monde.

Pershendetje :)

11
Gjermani 2006! / Zidane fiton "Topin e Arte" te Boterorit!
« ne: 12-07-2006, 16:33:11 »
Jacques Chirac : "Vous êtes un homme de cÅ“ur et de conviction. C'est pour ça que la France vous admire et vous aime."

"Ju jeni nje njeri me zemër dhe me bindje. Për këtë Franca ju do dhe admiron."  ;)

Zinedine Zidane, sonte ne oren 20.00 ne Canal + :

"Je m'en excuse auprÚs des enfants et des personnes qui ont regardé cela, a déclaré le meneur de jeu français. Bien sûr que ce n'est pas un geste à faire. Je tiens à le dire haut et fort parce que cela a été vu par deux ou trois milliards de téléspectateurs et des millions et des millions d'enfants qui ont regardé cela."

 "C'étaient des choses trÚs personnelles, cela touche à la maman, à la sÅ“ur. Il dit des mots et il les répÚte plusieurs fois. Vous les écoutez une fois, vous essayez de partir. C'est ce que je fais parce que je m'en vais en fait. Vous écoutez deux fois, et puis la troisiÚme fois..."

"Je ne peux pas regretter mon geste car cela voudrait dire qu'il avait raison de dire tout cela"

"Le coupable est celui qui provoque". "Mon geste n'est pas pardonnable mais il faut sanctionner celui qui a provoqué"


Perkthimet, detyre shtepie :D Jo, seriozisht kur te kem me shume kohe :)

12
Gjermani 2006! / Zidane fiton "Topin e Arte" te Boterorit!
« ne: 12-07-2006, 16:16:59 »
Zidane e tha këtë gjatë intervistes se sotme?!

Zidane ka thene keshtu : qe ishin ca gjera te renda ne lidhje me nenen dhe motren. Pyetje : a ka lidhje me versionin qe eshte dhene qe je share si i biri i nje kurv... terroriste ? Pergjigje : Ben oui ! (Shqip : ja qe po !)

13
Gjermani 2006! / Zidane fiton "Topin e Arte" te Boterorit!
« ne: 12-07-2006, 15:47:04 »
"On sait tous que tu es le fils d'unë pute terroriste".

Shqip :

"E dinë te gjithë qe ti je i biri i një [përmirësoje fjalorin!] terroriste" !

Dhe kjo e përsëritur dy-tre herë, dy herët e para është kur Zidane bën sikur nuk degjon dhe largohet, kurse hera e tretë është kur ai vendos me në fund t'ia çaje pak brinjet atij Materazzi qe meqë po ia permendin fëmijët këtu, eh mirë, mendoni pak sikur ta shikoni babain tuaj te shembet pertoke si një plep, dhe pastaj ejani dhe thoni qe "hajt mo, se kështu shajne te gjithë". Jo ore jo, nuk shajne kështu te gjithë, por shpresoj qe i është bërë mësim tani dhe kur Materazzit t'i shkoje ndërmend për nenat e te tjerëve, le të çoje pak doren tek brinjet për të parë nëse janë aty shëndoshë.

Përshëndetje :)

Me falni per ate paralajmerimin qe me del aty, besoj qe e kuptuat te gjithe per ç'eshte fjala. Kerkoj ndjese.

14
Zëri Letrar / çfarë libri po lexoni?
« ne: 12-07-2006, 15:22:46 »
SirenegiuS, po me zhgenjen ! Vertete qe po me zhgenjen. E prisja për Sartre, sepse tekefundit edhe këtu ne Francë ka plot qe vënë ne loje spekulimet sartriane te pakuptueshme për 99% te popullsise, por të thuash dhe qe "I huaji" është pakëz merzites, kjo mu duk pak e nxituar.

Le t'i flas ca gjëra në lidhje me "I huaji" dhe Camus.

Së pari, ky libër është libri n° 1 ne Francë për shekullin e XX-te (sipas një ankete te organizuar pranë 6000 lexuesve ne vitin 1999).
Së dyti, "I huaji" studiohet ne të gjitha programet shkollore franceze, d.m.th. është tashmë një klasik.
Së treti, patur parasysh vitin e botimit (1942), ky libër ka qenë një bombe e vërtetë. Pesha mbytese e moralit, individi i kerrusur pa asnjë mundësi te jetuari jetën e vet për vete.

Stili i Camus, ne këtë libër, është veta e pare ne kohën e shkuar te perbere. Ky lloj stili ka qenë mjaft i perhapur asokohe dhe duhet thënë qe për lexuesit e zellshem është një dhurate e vërtetë.

Sapo te lexosh faqet e para, do vesh re një lloj atmosfere te çuditshme, një lloj habie përballë asaj çka po ndodh. Një njeri krejt i rendomte (Z. Meursault) merr vesh qe i ka vdekur e ema. Shkon për ta varrosur. Pa shprehur ndonjë ndjenjë. Jo se nuk i dhimbset nëna e vet, sepse ai e thotë diku me vonë : e ç'kuptim ka të thuash qe më ka ardhur keq qe nëna më ka vdekur, kur çdo njeri me mend ne kokë mërzitet ne një rast te tillë ? Atëherë, përse duhet te bëj diçka qe e presin te gjithë ? A nuk na ka bërë vaki neve qe ne një varrim nuk kemi qare dhe na ka ardhur turp ? Jo se nuk na dhimbsej personi i vdekur, por ja qe nuk kemi qare. Atëherë na dukej sikur te gjithë po na shikonin dhe po na tregonin me gisht.
Duke u futur pak nga pak ne libër, do vëmë re qe Z. Meursault (çudi ! Ai nuk ka emër, vetëm mbiemer !!) është një njeri antikonformist, por jo duke thirrur me ze te lartë qe ai është i tillë. Ai thjesht jeton jetën e vet ne atë mënyrë qe e mendon. Mund te duket i plogesht, por ja qe ai jeton. Bie ne dashuri, pa ndonjë bindje te thelle. Është i sinqertë me veten dhe me te tjerët. Dielli është i pranishem si një konstante ne këtë libër. Madje dhe ne momentin e krimit, dielli ka një pjesë ne madhe ne shkrepjen e revolverit edhe katër herë te tjera mbi një trup tashmë te vdekur. Të gjithë duket te luajnë një loje : gjykatesi, avokati, prokurori, gazetari, te gjithë, pa perjashtim.

Por kush është i huaji ne këtë vepër ? I huaji është vete Z. Meursault. Ai gjykohet ne një salle gjyqi ku ai është mungues, i huaj, ai shikon gjyqin e tij pa qenë aktor, thjesht spektator. Të tjerët thonë ç'duhet të kishte bërë, ç'duhet te thotë, dhe si duhet te mbrohet. Mirëpo, fjala e tij është e prerë. atëherë ai heq dorë. Avokati luan lojen e tij, e mbron. I pandehuri ndodhet si ne një kinema ku sheh filmin e jetës se vet. Nga një krim krejt ordiner, ai gjendet i përfshirë ne një gjykim mbi sjelljet e tij, mbi mendimet e tij, pa kurrfare lidhje me çeshtjen.

Z. Meursault gjykohet dhe denohet jo për atë çka ai ka bërë, por për atë çka ai do të duhej te bënte.

Shkurt, një vepër monumentale.

p.s. : siç duket duhet te ta dergoj librin, ndoshta kthen mendje pas kësaj :D, te paktën shpresoj.

p.s.': Camus ka vdekur ne një aksident rrugor ne vitin 1960, ne moshen 47 vjeçare. Detyrimisht, ai duhej te perfundonte kështu : për t'i shkuar deri në fund idesë se tij te absurditetit te jetës.

15
Zidane do të shprehet sonte ne orën 20.00, me duket ne Canal+ (por nuk e di dhe aq mirë).

Të shohim.

...oh se harrova, tek sondazhi ketu do te votoj Totin si lojtari me i mire i kupes  LOL

16
Zëri Letrar / çfarë libri po lexoni?
« ne: 11-07-2006, 19:26:56 »
Diikush, këtu nuk bëhet fjale për sharje apo për shoqata ne mbrojtje te shkrimtareve. Ka ca shkrimtare qe nuk na ngjesin fort, qe për shijet e paraformuara te gjithsecilit mund te rezultojne shkrimtare te lehtë. çdokush ka pershkimin e tij te vet, dhe ne varësi te ushqimit te marrë prej kohësh formon dhe shijet.

Meqë je ne USA do të te keshilloja te lexosh Philip Roth "Bisha qe vdes" (gjeja titullin anglisht vete :) ), lexo Paul Auster "Brooklyn Follies", lexo Don Delilo "Kozmopolis", dhe atëherë do shohësh letersi te mirëfilltë.

Unë për vete po lexoj një libër te një shkrimtari japonez Haruki Murakami "Kafka mbi breg", ne frengjisht, dhe me duket si libër shumë i bukur, për të mos i thënë i madh. Ne fakt, librat e medhenj ndihen qysh ne fillim. Sapo te lexosh fjalite e para e kupton me ke ke te besh.

Thjesht një pjesez te shkurter nga libri :

Kafka, kështu quhet personazhi kryesor i romanit, ka ikur nga shtëpia ditën e 15-vjetorit te tij, pasi ka zbrazur ndërkohë xhepat e te atit. Ka ikur, por për ku ? As vete nuk e di, thjesht ka ikur. Me një çante shpine, më pak gjëra brenda qe të mos bjere ne sy, thjesht minimumin e nevojshem. Kafka kërkon fatin e vet. Iken nga Tokio me një autobus dhe perfundon ne një qytet te vogël, futet ne një biblioteke. Librat janë pasioni i tij. Ne biblioteke, e dimë këtë, mund ta kalojmë kohën pa na kërkuar kush llogari. Dhe Kafka zhvillon këtë dialog me punonjesin aty, një djalë i ri.

Duhet thënë qe shkrimtari Murakami është mjaft i ndikuar nga kultura perendimore dhe ka dhënë për shumë vjet mësim ne Princeton, nga ku është larguar për ne Japoni pas termetit te Kobe dhe pas atentatit ne metrone e Tokios me 1995. Është lindur me 1949.


- Ti nuk ke mësim sot ? pyet Oshima kur shkoj të lë çantën time në banak përpara se të rikthehem në sallën e leximit.
I përgjigjem duke i zgjedhur me kujdes fjalët :
- Po, por kam vendosur të marr pak pushime.
- Ti refuzon të shkosh në shkollë, thotë ai.
- Ndoshta.
Oshima më vështron me një interes të thellë.
- Ndoshta ?
- Nuk është që refuzoj për të shkuar, por thjesht kam vendosur të mos e bëj.
- Kështu, qetësisht, dhe me mendjen tënde, ti ke vendosur ta lësh shkollën ?
Pohoj më kokë. Nuk kam as idenë më të vogël mbi atë çka do të duhej të thosha.
- Në Banketi të Platonit, Aristofani pohon që në botën mitike të dikurshme ekzistonin tre tipe qeniesh njerëzore. E di këtë histori ?
- Jo.
- Dikur, qeniet njerëzore nuk lindnin burrë ose grua, por burrë/burrë, burrë/grua ose grua/grua. Thënë ndryshe, duheshin bashkuar dy vetë për të bërë një të vetëm. Të gjithë ishin të kënaqur kështu, dhe jeta rridhte qetësisht. Por Zoti ka marrë një shpatë dhe i ka ndarë më dysh të gjitha qeniet, mes për mes. Rezultati : ka burra dhe gra, dhe njerëzit janë vënë të vrapojnë andej-këndej gjatë gjithë jetës së tyre në kërkim të gjysmës së tyre të humbur.
- Përse e ka bërë Zoti këtë ?
- Që i ka ndarë njerëzit në dysh ? Ku di gjë unë. çka bën Zoti është në përgjithësi e pakuptueshme. Ai zemërohet lehtë dhe pastaj, si të them, Ai ka njëfarë prirje për idealizëm. Them se duhet të ketë qenë një ndëshkim. Siç në Bibël, kur Ai ka dëbuar Adamin dhe Evën nga parajsa.
- Mëkati origjinal, them unë.
- Po, mëkati origjinal. (Ai mban lapsin e tij në ekuilibër ndërmjet gishtit tregues dhe të madhit dhe e bën të rrëshqasë ngadalë.) Në fakt, doja të thoja që është e vështirë për një njeri të jetojë vetëm.
Kthehem në sallën e leximit të lexoj vazhdimin e historisë së Abu-Hasan gaztorit. Por e kam të vështirë të përqëndrohem. Burrë/burrë, burrë/grua ose grua/grua ?


17
Habia Filozofike / JEAN-PAUL SARTRE
« ne: 11-07-2006, 19:00:49 »
Kenaqesia e imja, Sirenegius :)


5.


Dhe kur flasim për braktisje, shprehje aq e dashur për Heidegger, ne duam të themi vetëm që Zoti nuk ekziston, dhe që pasojat e kësaj duhen nxjerrur deri në fund. Ekzistencialisti është mjaft i kundërt me njëfarë tip morali laik që do të donte ta hiqte qafe Zotin me sa më pak shpenzime. Kur, rreth 1880-ës, disa profesorë francezë u përpoqën të ngrejnë një moral laik, ata thanë pak a shumë kështu : Zoti është një hipotezë e panevojshme dhe e kushtueshme, ne nuk e marrim parasysh këtë hipotezë, por megjithatë, për që të ketë një moral, një shoqëri, një botë të qytetëruar, është e nevojshme që disa vlera të jenë të marra seriozisht dhe të konsideruara si të qena a priori ; duhet të jetë detyrimisht a priori të qenurit i ndershëm, të mos gënjyerit, të mos rrahurit e gruas tënde, të bërit e fëmijëve, etj... Ne do të bëjmë pra një punë të vogël e cila do të lejojë të tregojmë që këto vlera ekzistojnë sidoqoftë, të nënshkruara në një qiell të kuptueshëm, ndonëse, veç kësaj, Zoti të mos ekzistojë. Thënë ndryshe, dhe besoj që kjo është prirja e tërë asaj çka e quajmë në Francë radikalizmi, asgjë nuk do të ketë ndryshuar nëse Zoti nuk ekziston ; ne do të rigjejmë përsëri të njëjtat norma ndershmërie, progresi, humanizmi, dhe ne do ta kemi bërë Zotin një hipotezë të vjetëruar që do të vdesë qetësisht dhe nga vetvetja. Ekzistencialisti, përkundrazi, mendon që është mjaft bezdisëse që Zoti të mos ekzistojë, sepse me të zhduket çdo mundësi të gjeturi vlera në një qiell të kuptueshëm ; nuk mund të ketë më të mirë a priori, pasiqë nuk ka ndërgjegje të pafundme dhe të përkryer që ta mendojë atë ; asgjëkundi nuk është e shkruar që e mira ekziston, që duhet të jesh i ndershëm, që nuk duhet të gënjesh, pasiqë pikërisht ne jemi mbi një plan ku ka vetëm njerëz. Dostojevski kishte shkruar : "Nëse Zoti nuk do të ekzistonte, gjtihçka do të ishte e lejuar." Këtu është pikënisja e ekzistencializmit. Në fakt, gjithçka është e lejuar nëse Zoti nuk ekziston, dhe për rrjedhojë njeriu është i braktisur, sepse ai nuk gjen as tek vetja as jashtë tij një mundësi ku të kapet. Ai nuk gjen më shfajësime. Nëse, në fakt, ekzistenca paraprin thelbin, nuk do të mundemi kurrë të shpjegojmë duke iu referuar një natyre njerëzore të dhënë dhe të caktuar ; thënë ndryshe, nuk ka determinizëm, njeriu është i lirë, njeriu është liri. Nëse, nga ana tjetër, Zoti nuk nuk ekziston, ne nuk gjejmë përballë nesh vlera apo urdhëra që do të legjitimojnë sjelljen tonë. Kështu, ne nuk kemi as prapa nesh, as përpara nesh, në domenin hyjnor të vlerave, justifikime apo shfajësime. Ne jemi vetëm, pa shfajësime. Kjo është ajo çka unë do ta shpreh duke thënë që njeriu është i dënuar të jetë i lirë. I dënuar, sepse ai nuk e ka krijuar veten e tij, por megjithatë i lirë, sepse me tu hedhur në botë, ai është përgjegjës për gjithçka që bën. Ekzistencialisti nuk beson në fuqinë e pasionit. Ai nuk do të mendojë kurrë që një pasion i bukur është një ciklon shkatërrimtar i cili e përcjell njeriun fatalisht në disa veprime, dhe që, për rrjedhojë, është një shfajësim. Ai mendon që njeriu është përgjegjës për pasionin e tij. Ekzistencialisti nuk do të mendojë dhe që njeriu mund të gjejë një shpëtim në një shenjë të dhënë, mbi tokë, që do ta orientojë atë ; sepse ai mendon që njeriu e deshifron vetë shenjën siç t'i teket. Ai mendon pra që njeriu, pa asnjë mbështetje dhe pa asnjë shpëtim, është i dënuar në çdo çast të shpikë njeriun. Ponge ka thënë, në një artikull mjaft të bukur : "Njeriu është ardhmëria e njeriut." Kjo është tejet e saktë. Por, nëse nga këtej kuptojmë që kjo ardhmëri është e nënshkruar në qiell, që Zoti e sheh atë, atëherë kjo është e paqenë, sepse ajo as që do të ishte një ardhmëri. Nëse kuptojmë që, cilido qoftë njeriu që shfaqet, ka një ardhmëri për tu bërë, një ardhmëri të virgjër që e pret, atëherë kjo fjalë është me vend. Por atëherë, jemi të braktisur. Për t'ju dhënë një shembull që të lejojë të kuptojmë më mirë braktisjen, do të citoj rastin e një prej nxënësve të mi që ka ardhur të më gjejë në rrethanat e mëposhtme : babai i tij ishte prishur me nënën e djalit, dhe madje ishte i anuar për të bashkëpunuar me Gjermanët, vëllai i tij i madh kishte qenë vrarë në ofensivën gjermane të 1940-ës, dhe ky djalë i ri, me ndjenja paksa primitive, por bujare, dëshironte të hakmerrej për të vëllain. E ëma jetonte e vetme me të, tejet e përvuajtur nga gjysmë-tradhtia e të shoqit dhe nga vdekja e djalit të madh, dhe nuk gjente tjetërkund ngushëllim përveçse tek djaloshi që kisha përballë. Ky djalosh kishte zgjedhjen, në këtë çast, ose të nisej për Angli dhe të futej në Forcat Franceze të Lira – d.m.th., ta braktiste të ëmën – ose të rrinte pranë nënës së vet, dhe ta ndihmonte për të jetuar. Ai e kuptonte mjaft mirë që kjo grua jetonte vetëm për të dhe që zhdukja e tij dhe ndoshta vdekja e tij – do ta zhyste të ëmën në dëshpërim të thellë. Ai kuptoi gjithashtu që në thelb, konkretisht, çdo akt që ai bënte kundrejt nënës kishte shpërblimin e vet, në këtë kuptim që ai e ndihmonte atë për të jetuar, në vend që çdo akt që ai do të bënte për të ikur dhe luftuar ishte një akt i paqartë që mund të shkonte dëm, të mos hynte në punë : për shembull, duke u nisur për Angli, ai mund të rrinte pafund në një kamp spanjoll, duke kaluar nëpërmjet Spanjës ; ai mund të arrinte në Angli ose në Algjer dhe të vihej në një zyrë për tu marrë me shkresa. Për rrjedhojë, ai gjendej përballë dy tipesh veprimi tejet të ndryshme – njëri konkret, i menjëhershëm, por që i drejtohej vetëm një individi, dhe tjetri një veprim që i drejtohej një bashkësie më të gjerë, një kolektiviteti kombëtar, por që ishte nga vetë këndej i paqartë, dhe që mund të ndërpritej në rrugë e sipër. Dhe, në të njëjtën kohë, ai nguronte ndërmjet dy tipesh morali. Nga njëra anë, një moral i simpatisë, i përkushtimit individual, dhe nga ana tjetër, një moral më i gjerë, por me një efikasitet më të diskutueshëm. Duhej zgjedhur ndërmjet të dyjave. Kush mund ta ndihmonte për të zgjedhur ? Doktrina e krishterë ? Jo. Doktrina e krishterë thotë : jini të mëshirshëm, duajeni fqinjin tuaj, flijohuni për tjetrin, zgjidhni udhën më të vështirë etj., etj. Por cila ishte udhë më e vështirë ? Kë duhet të duam si vëllaun tonë, luftëtarin apo nënën ? Cila është dobia më e madhe, ajo e paqarta, të luftosh në një tërësi apo ajo e sakta, të ndihmosh një qenie të caktuar për të jetuar ? Kush mund të vendosë këtu a priori ? Askush. Asnjë moral i nënshkruar nuk mund ta thotë këtë. Morali kantian thotë : mos i trajtoni kurrë të tjerët si mjet por si qëllim. Shumë mirë ; nëse unë rri pranë nënës sime, unë do ta trajtoj atë si qëllim dhe jo si mjet, por nga vetë ky fakt, unë rrezikoj të trajtoj si mjet ata që luftojnë përreth meje ; dhe anasjelltas, nëse shkoj të bashkohem me ta unë do t'i trajtoj ata si qëllim, dhe nga ky fakt rrezikoj ta trajtoj nënën time si mjet.


(vijon)

18
Gjermani 2006! / Zidane fiton "Topin e Arte" te Boterorit!
« ne: 11-07-2006, 16:43:09 »
Ncncncnc tani sapo pashe videon me Sorin qe desh ia nxori syrin ky Materazzi... dhe kulmi ! Kur ben sikur s'ka ndodhur asgje !!! Ky njeri, per mua, eshte turpi i futbollit !

Po e them edhe nje here, sa keq per Zidane e per Francen, por oh sa e merituar pergjigja ! Qe te merret vesh mire qe ne fushe te futbollit nuk ka idiote me dy klase shkolle (siç e heq veten ai Materazzi) por edhe nqs ka, le ta qepin gojen dhe te mos u bien ne qafe lojtareve te tjere.

Dhe sa per femijet qe na paska Materazzi, per dijeni edhe Goebels kishte gjashte femije, njeri me i bukur se tjetri  hmmmmm:

Sigurisht qe duhet sqaruar deri ne fund kjo çeshtje. Dhe kam besim qe do te sqarohet. Franca nuk e harron kurre djalin e vet te varfer te Marseille, bir i nje familje te shkelqyer, punetore e ne hall te vet. Francezet, ne nje sondazh te fundit, ia kane falur Zidane gjestin e tij, dhe madje dhe e kane kuptuar mendjen e Zidane ne ato çaste.

19
Zëri Letrar / çfarë libri po lexoni?
« ne: 11-07-2006, 16:02:16 »
Do ti qe po me pëlqen të flas me ju ? Jo për gjë por keni një muhabet te lezetshem. Ok, ja t'ia nis nga ca gjëra qe pashë këtu me lart :

- Veshtrusja thotë qe do të lexoje librin "Neveria" (La Nausée), për me tepër ne shqip. Nuk e dija qe ekzistonte i perkthyer. E kam këtu ne frengjisht, dhe kam lexuar ca faqe te para, por për arsye pune me është dashur t'i largohem pak. Të me fale Sirenegius por do e kundershtoj pak : fillimi i librit nuk është aspak neverites, përkundrazi. Ndoshta ngaqë e lexoj ne origjinal, por Sartre njihet për ca pershkrime mjaft te bukura dhe ka qenë një letrar i madh. Ndoshta nga pikëpamja filozofike ka patur me te çara, por romanet janë ne përgjithësi te bukura. Veçori e Sartre është përshkrimi i hollesishem i situatave. Mendimet e brendshme te njerëzve, por duke mos rënë ne psikologjizma (ne fakt veçse sa cek aty).

- Sartre e ka refuzuar çmimin Nobel sepse ai besonte qe ai nuk duhej te kthehej ne një simbol. Një shkrimtar duhet te jetoje me njerëzitë, ne kohën e tyre, te angazhohet ne luftën e tyre, ai duhet te jetë zëri i këtij populli, por jo një ikone, një simbol. Ne vitin 1968, gjatë trazirave te majit qe njihet ne histori si Maj 68, Sartre ka vajtur ne një uzine Renault ne Billancourt (afër Parisit) dhe ka mbajtur një fjalim te nxehte, te papergatitur midis punetoreve. I hypur mbi një fuçi vaji, ai u ka propozuar punetoreve qe te jetë zedhenesi i tyre, dhe se e perkrahte plotësisht luftën e tyre. Është një fjalim mjaft prekes, te paktën për mua. Ne fund thotë qe një shkrimtar është ndërgjegja e kohës, dhe se me siguri qe punetoret dhe ai do të takoheshin ne kauza te tjera. Sartre njihet si filozofi i "angazhimit". Mirëpo, ka shumë filozofe te tjerë qe kanë ironizuar mbi këtë aspekt sepse gjatë Pushtimit (1940-1945) Sartre shkruante qete-qete ne një tavoline te Kafe Flores librat e tij. Dhe disa talleshin duke thënë qe Sartre pëlqen angazhimin pa rreziqe. Trimat nuk janë me, ato vdiqen ne lufte.

- Kurse në lidhje me Coelho, nuk jam ekspert i tij, por kam lexuar vetëm një libër nga ai : Alkimisti, ne frengjisht. Të them te drejtën, nuk ma merr mendja qe do të lexoj ndonjë libër tjetër te tij. Letërsia e tij, për shijet e mia, është letersi "limonade" siç thuhet sot, një letersi e lehtë, e pertypshme, qe lexohet pa kurrfare veshtiresie, dhe qe u pëlqen zonjave diku rreth te 40-ve ne kerkim te formulave te lumturise.

Kaq për këtë... pa dalë dalë... me duket se kam ca rreshta nga Neveria ne shqip :D ja te shoh, prisni pak, mos u largoni heee  :P

Ja e gjeta :)


VEREJTJE E BOTUESVE

Këto fletore kanë qenë gjetur midis letrave të Antoine Roquentin. Ne i botojmë ato pa asnjë ndryshim.
Faqja e parë nuk është e datuar, por ne kemi arsye të mira të mendojmë që ajo u përket disa javë përpara fillimit të ditarit të mirëfilltë. Ajo do të ketë qenë shkruar pra, më e shumta, rreth fillimit të janarit 1932.
Asokohe, Antoine Roquentin, pasi ka udhëtuar në Europën Qendrore, në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Largme, ishte ngulur që prej tre vjetësh në Bouville, për të kryer atje kërkimet e tij historike mbi markezin de Robellon.


Botuesit.



FLETE PA DATE

Më e mira do të ishte t'i shkruash ngjarjet ditë për ditë. Të mbash një ditar për të parë aty më qartë. Të mos lësh për të shpëtuar nuancat, faktet e thjeshta, edhe pse duken asgjë, dhe sidomos t'i rendisësh. Duhet thënë sesi e shoh unë këtë tavolinë, rrugën, njerëzit, paketën time të cigareve, pasiqë kjo është ajo që ka ndryshuar. Duhet përcaktuar saktësisht shtrirja dhe natyra e këtij ndryshimi.
Për shembull, ja një karton që përmban shishen time të bojës. Do të duhej përpjekur të thuhej si e shihja atë më përpara dhe si e*
Eh mirë, kjo kuti është një paralelopiped këndrejtë, ai dallohet mbi – kjo është kot, nuk ka asgjë për të thënë këtu. Ja çka duhet shmangur, nuk duhet shkruar çudira aty ku nuk ka asgjë. Mendoj që ky është rreziku nëse mbajmë një ditar : zmadhojmë gjithçka, jemi në përgjim, e vërteta kërkohet vazhdimisht. Nga ana tjetër, është e sigurtë që unë mundem, kur të dua – dhe pikërisht në lidhje me këtë kuti apo me një objekt tjetër çfarëdo – të rigjejë këtë përshtypje të së pardjeshmes. Më duhet të jem gjithnjë i gatshëm, përndryshe ajo do të më rrëshqiste përsëri ndërmjet gishtash. Nuk duhet**      asgjë por shënuar me kujdes dhe në hollësitë më të vogla gjithçka që ndodh.
Natyrisht, unë nuk mund të shkruaj më asgjë të qartë mbi ato histori të së shtunës dhe të së pardjeshmes, tashmë jam fort larg nga ato ; ajo çka mund të them tani është që, as në njërin as në tjetrin rast, nuk ka patur asgjë nga ajo çka e quajmë rëndom një ngjarje. Të shtunën, fëmijët luanin duke bërë petulla në ujë, dhe unë doja të hidhja si ato një gur në det. Në këtë çast, jam ndalur, e kam lëshuar gurin përtokë dhe kam ikur. Duhej të kisha një pamje të hutuar, me gjasë, pasiqë djemtë kanë qeshur prapa shpinës sime.
Ja për të jashtmen. Ajo çka ndodhur brenda meje nuk ka lënë gjurmë të qarta. Kishte diçka që e kam parë dhe që më ka neveritur, por nuk e di më nëse vështroja detin apo guralecin. Guraleci ishte i rrafshët, i thatë nga njëra anë, i lagësht dhe me baltë nga tjetra. E mbaja atë nga cepet, me gishta tejet të hapur, për të mos i bërë pis.
Pardje, kjo ishte shumë më e ndërlikuar. Dhe ka patur gjithashtu kjo vazhdë koincidencash, keqkuptimesh, që nuk i shpjegoj dot. Por nuk do të zbavitem duke i vënë të tëra këto mbi letër. Një gjë është e sigurtë që kam patur frikë ose një ndjenjë pak a shumë e këtij lloji. Nëse do ta dija nga çfarë kisha frikë, do të kisha bërë tashmë një hap të madh.
Ajo çka është e çuditshme, kjo është që unë nuk jam aspak i prirur për ta besuar veten të marrë, madje e shoh qartë që nuk jam i tillë : të gjitha këto ndryshime kanë të bëjnë me objektet. Të paktën kjo është ajo për çka të cilën do të doja të isha i sigurtë.

*Fjalë të lëna bosh
**Një fjalë e fshirë (ndoshta « sforcuar » ose « farkëtuar »), dhe mbi të është shkruar diçka tjetër, por e palexueshme.



Ora dhjetë e gjysëm*
 

Tekefundit, ndoshta ishte një krizë e vogël çmendurie. Nuk ka më gjurmë të saj. ndjenjat e mia të çuditshme të javës tjetër më duken sot qesharake : nuk hyj më aty. Sonte ndihem mirë, mjaft rehat në botë. Këtu është dhoma ime, e orientuar drejt verilindjes. Poshtë saj, rruga e të Gjymtuarve dhe kantieri i stacionit të ri. Nga dritarja ime shoh, në qoshen e bulevardit Victor-Noir, flakën e kuqe dhe të bardhë të Takimi i Hekurudhasve. Treni i Parisit sapo ka mbërritur. Njerëzit dalin nga stacioni i vjetër dhe shpërndahen nëpër rrugë. Dëgjoj hapa dhe zëra. Mjaft vetë presin tramvajin e fundit. Ato duhet të përbëjnë një grup të vogël të trishtë rreth llampadarit, pikërisht poshtë dritares sime. Eh mirë, duhet që ato të presin ende disa minuta : trami nuk do të kalojë para orës dhjetë e dyzet e pesë. Me kusht që të mos ketë shumë udhëtarë nate sonte : kam aq dëshirë të fle dhe aq gjumë të mbledhur. Një natë të mirë, një të vetme, dhe të gjitha këto histori do të ishin të fshira.
Njëmbëdhjetë pa një çerek : nuk ka më asgjë për të patur frikë, ato do të ishin tashmë aty. Vetëm nëse është dita e zotërisë nga Rouen. Ai vjen për çdo javë, atij i ruajnë dhomën n°2, në katin e parë, ajo që ka një banjo alla frënga. Ai mund të vijë pas pak : shpesh ai pi një gotë birrë në Takimi i Hekurudhasve përpara se të shtrihet. Madje, ai nuk bën dhe aq zhurmë. Eshtë i shkurtër dhe tejet i pastër, me një mustaqe të zezë të lëmuar dhe një parruke. Ja erdhi.
Eh mirë, kur e kam dëgjuar të ngjitet nëpër shkallë, kjo më ka dridhur pak zemrën, aq shumë siguruese ishte kjo : çfarë ka për tu patur frikë në një botë kaq të rregullt ? Besoj që jam shëruar.
Dhe ja tramvaji 7 « Thertore-Pellgjet e mëdha ». Ai arrin me një zhurmë të madhe metalike. Pastaj niset. Tani ai zhytet, i ngarkuar plot me valixhe dhe fëmijë të përgjumur, drejt Pellgjeve të Mëdhenj, drejt Uzinave, drejt Lindjes së zezë. Ky është trami i parafundit ; i fundit do të kalojë pas një ore.
Do të shkoj të shtrihem. Jam shëruar, do të heq dorë nga të shkruarit e mbresave të mia ditë për ditë, siç bëjnë vajzat e vogla, në një fletore të re dhe të bukur.
Vetëm në një rast do të mund të ishte interesante për të mbajtur një ditar : kjo do të ishte nëse**

*E mbrëmjes, sigurisht. Paragrafi që vijon është mjaft pas të mëparshmeve. Ne jemi të prirur të besojmë që ai qe shkruar, më e pakta, të nesërmen.
**Teksti i fletës pa date ndalet këtu.



DITAR


E hënë 25 janar 1932.

Më ka ndodhur diçka, nuk mund të kem më dyshime. Kjo ka ardhur në mënyrën e një sëmundje, jo si një siguri e rëndomtë, jo si një gjë e qartë. Ajo është ngulitur tinëzisht, pak nga pak ; e kam ndjerë veten pak të çuditshëm, paksa të shtrënguar, ja kaq. Me tu ulur diku, nuk ka lëvizur më, ka qëndruar e qetë dhe kam mundur t'i mbush mendjen vetes që nuk kisha asgjë, që kjo ishte një alarm i rremë. Dhe ja që tani kjo po lëshon rrënjë.
Nuk mendoj që zanati i historianit është i dhënë pas analizës psikologjike. Në atdheun tonë, ne nuk kemi të bëjmë përveçse me ndjenja të plota mbi të cilat vendosen emra të përgjithshëm si Ambicje, Interes. Megjithatë, nëse do të kisha një njohje të vogël të vetvetes, është tani kjo që do të duhej ta përdorja.
Për shembull, në duart e mia ka diçka të re, njëfarë mënyre për të marrë llullën apo pirunin tim. Ose është piruni ai që ka, tani, njëfarë mënyre për tu lënë të kapet, nuk e di. Para pak, ashtu siç isha duke hyrë në dhomën time, jam ndalur në vend, sepse ndjeja në dorën time një objekt të ftohtë që më tërhiqte vëmendjen nëpërmjet një lloj personaliteti. Kam hapur dorën, kam vështruar : thjesht mbaja dorezën e derës. Këtë mëngjes, në bibliotekë, kur Autodidakti* ka ardhur të më thotë mirëdita, kam marrë dhjetë sekonda për ta njohur. Shihja një fytyrë të panjohur, mezi një fytyrë. Dhe pastaj ishte dora e tij, si një krimb i madh i bardhë në dorën time. E kam lëshuar përnjëherë dhe krahu ka rënë si i lëshuar.
Nëpër rrugë, gjithashtu, ka një sasi zhurmash të dyshimta që tërhiqen andej-këndej.
Pra ka ndodhur një ndryshim, gjatë këtyre javëve të fundit. Por ku ? Një ndryshim abstrakt që nuk prehet asgjëkundi. Mos vallë kam ndryshuar unë ? Në mos unë, atëherë dhoma ime, ky qytet, kjo natyrë ; duhet zgjedhur.


●

Mendoj që jam unë ai që ka ndryshuar : kjo është zgjidhja më e thjeshtë. Më e pakëndshmja gjithashtu. Por tekefundit më duhet të pranoj që jam subjekt i këtyre shndërrimeve të befta. Ka diçka këtu, kjo është që unë mendoj mjaft rrallë ; atëherë një tufë shndërrimesh të vogla mblidhen në mua pa e patur mendjen tek to dhe pastaj, një ditë të bukur, ndodh një revolucion i vërtetë. Kjo është ajo çka i ka dhënë jetës sime këtë pamje të vrarë, pa lidhje. Kur e kam lëshuar Francën, për shembull, ka patur njerëz që kanë thënë që kisha ikur sepse ashtu ma kishte dhënë truri. Dhe kur jam rikthyer, papritur, pas gjashtë vjetësh udhëtim, janë gjendur përsëri ca të tjerë që kanë mundur të thonë që edhe kjo ishte një lajthitje. E shoh veten ende, me Mercier, në zyrën e atij funksionarit francez që vitin e kaluar ka dhënë dorëheqje pas çështjes Petrou. Mercier shkonte në Bengale me një mision arkeologjik. Kisha dëshiruar gjithmonë të shkoja në Bengale, dhe ai më nxiste të shkoja me të. Tani po mendohem përse. Mendoj që ai nuk ishte i sigurtë për Portal dhe që ai mbështetej tek unë për ta patur nën mbikqyrje. Nuk shihja asnjë motiv refuzimi. Edhe nëse do ta kisha parandjerë, asokohe, këtë dredhi të vogël në lidhje me Portal, kjo ishte një arsye më shumë për të pranuar me zell. Eh mirë, isha i paralizuar, nuk mund të thoja asnjë fjalë. Ia ngulja sytë një statuje të vogël khmere, mbi një qilim të gjelbër, në krah të një telefoni. Më dukej që isha i mbushur me limfë apo me qumësht të vakët. Mercier më thoshte, me një durim engjëllor që fshihte ndopak acarim :
- Apo jo, kam nevojë të jem i caktuar zyrtarisht. E di që ju do të përfundoni së thënuri po : do të vlente më mirë të pranonit menjëherë.
Ai ka një mjekër të zezë në të kuqe, mjaft të parfumuar. Në çdo lëvizje të kokës së tij, unë thithja një valë parfumi. Dhe pastaj, befas, zgjohesha nga një gjumë prej gjashtë vjetësh.
Statuja mu duk jo e bukur dhe idiote dhe ndjeva që po mërzitesha thellësisht. Nuk arrija të kuptoja përse isha në Indokinë. ç'bëja atje ? Përse flisja me këta njerëz ? Përse isha i veshur kaq çuditshëm ? Pasioni im kishte vdekur. Ai më kishte mbytur dhe mbështjellur përgjatë vitesh të tëra ; tani, ndjehesha bosh. Por kjo nuk ishte më e keqja : përballë meje, e shtruar me një lloj plogështie, kishte një ide voluminoze dhe të thatë. Nuk e di tepër ç'ishte, por nuk mund ta shikoja, aq shumë më neveriste. E tërë kjo ngatërrohej për mua me parfumin e mjekrës së Mercier.
U shkunda pak, i zemëruar me të, dhe iu përgjigja thatë :
- Ju falemnderit, por besoj që kam udhëtuar mjaft : tani duhet të kthehem në Francë.
Të pasnesërmen, merrja anijen për Marsejë.
Nëse nuk gaboj, nëse të gjitha shenjat që mblidhen janë pararendëse të një tronditje të re të jetës sime, eh mirë, kam frikë. Kjo nuk është që jeta ime të jetë e pasur, as e rëndë, as e çmuar. Por kam frikë nga ajo që do të lindë, që do të më mbërthejë – dhe për të më shpënë ku ? A do të duhet përsëri që të iki, që të lë gjithçka përgjysëm, kërkimet e mia, librin tim ? A do të zgjohem vallë në disa muaj, në disa vjet, i shterruar, i zhgënjyer, midis rrënojash të reja ? Do të doja të shihja më qartë në mua përpara se të mos jetë vonë.


*Ogier P…, për të cilin do të bëhet fjalë në këtë ditar. Ai ishte një ndihmës-përmbarues. Roquentin e kishte njohur atë më 1930 në bibliotekën e Bouville.


He more, i doli kush në fund këtij mesazhi apo jo ? Bjerini ziles kur te keni vajtur :D

Ju përshëndes te gjithëve :)
 

20
Gjermani 2006! / Zidane fiton "Topin e Arte" te Boterorit!
« ne: 11-07-2006, 07:12:39 »
Sipas versionit te Materazzi, ne momentin kur ky e ka kapur nga bluza Zidane, ky i fundit i ka thene : "Nqs e do kaq shume bluzen time, ta jap megjithe qejf pas ndeshjes". Dhe ky pastaj pranon qe e ka share por nuk e sakteson fare. E pyesin : A kishte lidhje me te motren ? JO. Me te emen ? JO. E ke cilesuar si terrorist ? JU E DINI, UNE JAM NJE INJORANT, AS QE E DI ç'ESHTE NJE TERRORIST ISLAMIK;

Tani, ju qe flisni ketu, sidomos folesi pak me lart (Sirio), ku qendron provokimi i Zidane ? Qe i ka thene qe ta jap bluzen pas ndeshjes ? Ky qenka provokim ?

Po ky fare Materazzi, pse mjaftohet vetem te mohoje ç'i ka thene, jo keshtu e jo ashtu, pse nuk e thote çfare i ka thene ?

Zidane ka mundesi te mos flase kurre per fjalet e shkembyera. Kurse shoqatat ketu "SOS Racisme" jane ankuar prane FIFA qe te jape shpjegimet e hollesishme per kete çeshtje, dhe siç duket do te shkoje deri ne padi penale.

Gjithe te mirat.

21
Gjermani 2006! / Zidane fiton "Topin e Arte" te Boterorit!
« ne: 10-07-2006, 17:14:37 »
Epo turiri i Matterazit i thote Zidanit "terrorist" ! Ah pika qe s'na bie ! Eshte pare ndonjehere ne pasqyre ai Matterazi ? Po mire, nuk ju shkon juve ndermend qe per Matterazin te gjithe ato qe quhen Zinedin, Brahim, Arif, etj, etj, dmth Malet me Gropa dhe Mali i Skenderbeut jane te mbushura me terroriste !

Nuk e njihni karakterin e Zidane, i ndrojtur, i turpshem, fjalepak, kokulur POOOOOOOOR... mos i hyr ne hak se ta le shpirtin ne dore, ja keshtu, u bene Italianet ta shajne "terrorist" apo dhe qe "motra e Zidane qenka prostitute" (kjo sipas komentatoreve braziliane). Dhe kulmi : i ati i Matterazit thote qe ka folur me te birin dhe qe ky i fundit i ka thene qe Zidane e ka provokuar ! Do e shikoni pak me vone kur t'i dale tymi kesaj pune, ne Itali dhe ne France ! Ai Matterazi do kerkohet per shpjegim publik. Dhe pastaj le te sperdridhet si nje spaget i zier mire Giovanni Panzaaaaaani... posiiii :D

22
Meilleur joueur ou Ballon d'Or: Zinédine Zidane (Fra)
Meilleur buteur: Miroslav Klose (All)
Meilleur gardien de but: Gianluigi Buffon (Ita)
Meilleur jeune joueur: Lukas Podolski (All)
Equipe la plus attrayante: Portugal
Equipes les plus fair-play: Espagne et Brésil


ps : Po Totin more, e paskan harruar per Topin e Arte ?  :D

Bobo, nuk lejohet kjo, t'i bejme peticion Kofi Ananit  :P

23
Ca lajme te reja nga Franca :

Arsyeja e gjestit te Zidane, sipas te gjitha gjasave, eshte kjo :

1. Sharje nga nena, qe eshte e semure keto ditet e fundit, dhe Zidane e do si me te shtrenjten ne bote, ose

2. Cilesimi si "terrorist".


Dhe ju tifozet e Italise, mos harroni ambjentin e neveritshem qe ekziston ne stadiumet italiane me sharje nga me te ndyrat dhe nga me racistet qe mund te behen. Kujtoni pak Lazio e Roma, kujtoni gjithashtu kush eshte Matterazi ne Itali, si fishkellehet ne çdo ndeshje qe luan, provokator i lindur !

Gjesti i Zidane ? I pajustifikueshem por i kuptueshem.

Tani ekipi francez po hyn tek presidenti Jacques Chirac, me gjithe familjet e tyre.

Duke e njohur tipin e Zidane, ka mundesi qe te mos e dime kurre fjalen ekzakte te ketij Matterazi te ndyre.

Hajt shendet tani dhe gjithe te mirat :)

24
Aha, siç po e vazhdoni ju i bie qe Mongolia te mos marre pjese kurre ne nje kupe bote se ofendojne te mençurit : te gjithe budallenj mongoloide ! ;)

Eh mire, play off dhe une, naten e mire, urime Italise, por sesi mu duken dhe mua, siç duket qenka shume shtrenjte brisku ne Itali  :D, kendej nga ne kemi Gillette, po te duan ata ua çojme nje maune, maune Renault bile  :P

Sonte po iu them Ciao dhe jo Au revoir.

25
Aman o Berni, vetem ne keto kanale mos e fut diskutimin se vertete nuk ben. Ka ca tema te tjera ku rrihen e priten per racizma e budalliqe te tjera. Ketu po argetohemi pak midis nesh, pa te keq e me humor. Si thua, do na besh nje post tjeter nje çike me te mire ? Po presim neve  :D

Per lepurushen qe nderkohe na paska cituar : kete te karvanit e di, por nuk eshte e La Fontaine, ka qene e xhaxhit Enver kjo  :P

Faqe: [1] 2