Show Posts - M A X

×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Messages - M A X

Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7 ... 1276
21
Si ja vajtur cmimi i energjise sot eshte me me leverdi nje makine me karburant se sa nje elektrike. U rikthyem aty ku ishim.

22
Kurse sot Elon Musk eshte bere njeriu qe ka humbur me shume pasuri materiale ne historine e njerezimit. 200 miliarde brenda 1 viti. Eshte keq kur te hyn vetja ne qef dhe mendon se je gjeni ne gjithcka.

23
Kjo duhet te jete e para e ketij lloji :D

24
 

Shqipëria, vendi im i bukur,
me male të larta dhe det të kaltër,
me kultura të pasura dhe tradita të gjalla,
e prekur nga historia dhe e mbushur me sfida.

Në qytetet e saj, zërat e njerëzve të saj,
flasin me një gjuhë të dashur,
me emocione të forta dhe me ndjenja të gjalla.

Në fshatrat e saj, njerëzit e saj,
me dëshirën për të punuar dhe për të jetuar,
me një krenari të fortë dhe me një dëshirë për të jetuar.

Shqipëria, vendi im i dashur,
me dritën e diellit që prek çdo kënd,
me bukuri të jashtëzakonshme dhe me një histori të pasur,
është vendi ku unë jam i lumtur dhe i lumtur të jetoj.

Kështu që të jemi të lirë dhe të pavarur,
me një qëllim të qartë dhe me një zemër të madhe,
të punojmë së bashku për të bërë Shqipërinë një vend më të mirë për të gjithë.




25
Zeri.tech / ChatGPT flet edhe shqip
« ne: 18-01-2023, 09:25:08 »
 

Ne fakt mbeta disi i shtangur kur pashe qe ChatGPT nga OpenAI zoteron ne forme gati perfekte edhe gjuhen shqipe. Sigurisht qe ka ndonjehere mangesi, por nese nuk ke sy te stervitur dhe nuk ke formim shkollor te nje fare niveli eshte e pamundur te kuptohet qe behet fjale per permbajtje te gjeneruar nga nje inteligjence artificiale de jo nga dora e njeriut. Kohe interesante na presin. Imagjinoni kur te fillojne te mesojne ekzistencen e ChatGPT studentet dhe nxenesit!

Provojeni edhe vete https://chat.openai.com/chat

26
 

Me fjalet e vete ChatGPT:

ChatGPT është një model i gjuhës i stërvitur nga OpenAI, që përdor teknologjinë e gjenerimit të tekstit të bazuar në inteligjencën artificiale. Ai është i kapërcyer në leximin dhe kuptimin e tekstit, dhe mund të përdoret për aplikacione si chatbot, përkthime automatike, dhe krijimin e përmbajtjes së rrjedhës. ChatGPT është një prej modeleve më të avancuar të gjuhës të stërvitura deri më tani.

Provojeni vete ne https://chat.openai.com/chat

27
Kosova Sot / Pervjetori i Masakres se Reçakut
« ne: 16-01-2023, 23:28:48 »
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, ka vazhduar ta mohojë Masakrën e Reçakut. Daçiç në konferencë për media ka thënë se nuk ka informata se Prokuroria e Kosovës ka lëshuar urdhërarreste për 18 serbë në lidhje me Masakrën e Reçakut, raporton “Tanjug”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të dielën, në përvjetorin e 24-të të Masakrës së Reçakut, ka thënë se janë lëshuar 18 urdhërarreste në lidhje me masakrën ku u vranë 45 civilë shqiptarë.

Daçiç ndërkohë ka thënë se “ngjarja në Reçak në vitin 1999 është keqpërdorur që në fillim si alibi dhe arsyetim ndaj ish-Jugosllavisë së atëhershme dhe po vazhdon edhe tash”.

Daçiç tha se “ish-kreu i misionit verifikues të OSBE-së, William Walker, tha se bëhet fjalë për një masakër dhe se zyrtarët amerikanë folën gjithashtu për atë se janë vrarë gra e fëmijë para se të bëhej ndonjë hetim a ka qenë aksion i armatosur nga shqiptarët apo bëhej fjalë për civilë”, raporton Kosova press.

“Dëshiroj t’ju kujtoj që William Walker, i cili në atë kohë ishte në kryesi të misionit verifikues të OSBE-së, menjëherë e kishte shpallur se ajo ngjarje në Reçak ka të bëjë me masakër. Për më shumë edhe zyrtarët amerikanë flisnin se janë të vrarë fëmijët, gratë etj. Që do të thotë se, para se të bëhej një lloj analize se a ishte ajo aksion i armatosur në mes të formacioneve të armatosura të shqiptarëve apo kishte të bëjë me civilë. Lidhur me këtë ngjarje kishte shumë fjalë në të kaluarën. Unë them që ai rast është përdorur si arsye për bombardimin e Serbisë. E gjitha kjo ishte një inskenim, se gjoja kishte ndodhur masakër apo vrasje të civilëve. Kjo ngjarje është përleshje e armatosur në mes të grupeve terroriste dhe policisë sonë. Kjo është e vërteta e plotë”, tha Daçiç.

28
Tema Interesante / Mafia - Realiteti dhe Miti i saj
« ne: 16-01-2023, 23:27:40 »
Me arrestimin e Matteo Messina Denaro, lista për bosët e kërkuar “tejet të rrezikshëm” që i përkasin “programit special të kërkimit” të Interforce zvogëlohet në vetëm 4. Tashmë bosët e kërkuar janë Attilio Cubeddu (Cosa Nostra), Giovanni Motisi (Anonima Sequestri), Renato Cinquegranella (Camorra) dhe Pasquale Bonavota (‘Ndrangheta).

Attilio Cubeddu, i lindur më 2 mars 1947 në Arzana (Nuoro) është në kërkim që nga viti 1997 për shkak të moskthimit, në përfundim të një lejeje, në burgun e Badu e Carros. Ai ishte arrestuar i akuzuar për rrëmbim, vrasje dhe lëndime të rënda. Më 18 mars 1998 ai u shpall kërkim ndërkombëtar për qëllim ekstradimi.

Giovanni Motisi, i lindur më 1 janar 1959 në Palermo. Në kërkim që nga viti 1998 për vrasje. Në vitin 2001 iu shtua edhe akuza e pjesëmarrjes në një organizatë të tipit mafioz. Në vitin 2002 u akuzua për kryerjen e masakrave dhe të tjera krime. Duhet të vuajë një dënim të përjetshëm. Më 10 dhjetor 1999 u shpall në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi.

Renato Cinquegranella, i lindur më 15 maj 1949 në Napoli. Në kërkim që nga viti 2002 i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale të tipit mafioz, bashkëpunim në vrasje, posedim dhe armëmbajtje pa leje, zhvatje etj. Më 7 dhjetor 2018, u shpall në kërkim ndërkombëtar për arrest me qëllim ekstradimi.

Në fund Pasquale Bonavota, i lindur më 10 janar 1974 në Vibo Valentia. Kërkohet që nga viti 2018 për pjesëmarrje në “organizatë të tipit mafioz” dhe “vrasje të rëndë në bashkëpunim”. ©LAPSI.al

29
Tema Interesante / Mafia - Realiteti dhe Miti i saj
« ne: 16-01-2023, 22:57:22 »
Tani që ka rënë në pranga edhe i arratisuri i fundit, mund të thuhet se përfundoi kalimi nga një mafia në tjetrën. Kumbarët e masakrave, regjisorët dhe aktorët e strategjisë së tensionit korleonez që përdhunuan dhe ndryshuan historinë e Italisë, janë të vdekur ose në burg, disa prej gati 30 vjetësh. Vetëm ai mungonte në apel. Matteo Messina Denaro, një nga “pjellat” e Totò Riina ishte në kërkim që prej vitit 1993 kur u arrestua “bosi i bosëve”. Në sulmet terroriste të Cosa Nostra ndaj institucioneve dhe bashkëjetesës civile, shefi i Castelvetrano ishte një nga protagonistët.

Ai u bë i mbijetuari i fundit i reagimit të shtetit ndaj asaj stine gjaku dhe shantazhesh. Duke u ngjitur në majën e organizatës mafioze, ai u bë jo vetëm bosi, por edhe një ikonë, simboli i pakapshmërisë dhe sekreteve, nga krimet monstruoze deri tek marrëdhëniet me pushtetin. Për hetuesit që e kërkonin prej kaq kohësh ishte një sfidë për t’u kapërcyer. Ndërsa për “popullin e Cosa Nostra” dukej se tashmë i përkiste të shkuarës. Megjithatë duket se kishte nga ata që ende përdorin emrin e tij për të ruajtur ndikimin e tyre në kupolën e mafias.

“Unë jam i mendimit se një ditë, nëse nuk e ka bërë tashmë, ai del në pension… dhe të tjerët shkojnë të bëjnë gjëra në emër të tij kur ai nuk është më këtu…” – thoshte një mafioz i nivelit mesatar në përgjimet e policisë pak kohë më parë.

Arratia dhe përmendja e Shqipërisë
Që Matteo Messina Denaro ishte larguar nga Italia ishte folur shpesh. Corriere Della Sera citon se kishte persona që thoshin se ishte në Spanjë, të tjerë në Shqipëri. Por të gjitha hetimet, në fund, u kthyen si gjithmonë në Siçili. Atje kishte rrënjët mafioze “në zemrën” e Totò Riina. “Unë jam i katërti nga gjashtë fëmijët dhe jam i vetmi që kam vazhduar biznesin e babait tim për kultivimin e tokës”, – thoshte ironikisht Matteo në një procesverbal të policisë së Trapanit, më 30 qershor 1988. Në atë kohë akuzohej për një vrasje.

Një vit më vonë babai i tij e detyroi të marrë pjesë në vrasjen e 4 “burrave të nderit” të familjes Alcamo, të cilët nuk ishin dakord me rrugën që po ndiqte mafia dhe që më pas u mbytën të tretur në acid. Sipas njërit prej “të penduarve”, Matteo kishte vrarë edhe më herët, kur ishte ende “djalë i vogël”, madje i mitur. Llogaritja zyrtare e të vrarëve përkon me të paktën 20 dënime të përjetshme për po aq krime. Këtu përfshihet ai i 15-vjeçarit, Giuseppe Di Matteo, i rrëmbyer dhe vrarë për hakmarrje për të dhënë një shembull, pas pendimit të babait të tij Santino. I mituri u dhunua dhe mbyt në acid. Ai ishte një nga organizatorët e masakrës së Capaci ku u vra Giovani Falcone dhe më pas Paolo Borselino.

Në vitin 1992 Riina e kishte dërguar në Romë për të organizuar vrasjen e Giovanni Falcone. Më pas e riktheu në Siçili sepse kishte zgjedhur të bënte “gjëra më të mëdha këtu poshtë”. Ishte vetë ai që vrau zëvendësmenaxherin e një hoteli ku punonte një vajzë austriake me të cilën Matteo kishte rënë në dashuri dhe që ajo i ankohej. Në Romë ishte ai që sulmoi Maurizio Costanzo.

Përgjimet e Toto Riina
Lidhja e ngushtë e Messina Denaros me Totò Riina u konfirmua nga vetë Riina në bisedat e tij me një shok të burgosur, të përgjuara në burg në vitin 2013. “Më kaloi nja 4-5 vjet. Mësoi mirë, dreq…”. Matteo kishte vendosur të bënte në kokën e tij duke investuar në energjinë e erës, duke harruar fatet e organizatës, gjë që nuk u pëlqye nga Riina. “Më vjen keq ta them, këtë e bëri i arratisuri. Bënte këto shtyllat… uzina me erë, shtylla dritash… Këtej i vinte urdhri. Atij i pëlqente të bënë dritë kudo. Bënte shtylla për të marrë para, por nuk më interesonte…».

Pas vitit 1993 ai vendosi të mos vazhdonte me strategjinë e bombave. Totò Riina u ndje i tradhtuar. “Unë kisha lënë një person përgjegjës dhe ai ishte Messina Denaro, por çfarë është ai tani për tani… Nuk di më asgjë… Mund të jetë edhe jashtë vendit… I vetmi djalë që mund të bënte diçka sepse ai ishte i drejtë… Nuk bëri asgjë… Më duket se shkoi jashtë shtetit” – fliste Riina.

Vitet e fundit dhe arrestimi
Megjithatë Matteo ishte ende në Itali dhe kishte ngritur një sistem komunikimi përmes shpërndarësve të picave. Rrjeti u godit në vitin 2015. Emri i tij doli në një përgjim edhe vitin e kaluar. Nuk shfaqej asnjëherë në publik. Nuk shkonte as në varrimet e kapove të tjerë të mafias. Nuk shkoi as në lindjen e vajzës së tij. Legjenda thotë se ai është njeriu që ka sekretet e mafias prej 30 vitesh. U arrestua këtë mëngjes në një klinikë private. Nuk kundërshtoi. Nuk tentoi të ikte. “Me ata që kam vrarë mund të hapja një varrezë të tërë” – është shprehja që i atribuohet. Tashmë duket se ka ardhur koha të flasë. ©Marrë nga Corriere Della Sera, përshtati në shqip LAPSI.al

30
Tema Aktuale / Big Brother i Edi Rames
« ne: 16-01-2023, 21:40:03 »
PS krijon një aplikacion që kontrollon ndërveprimin në rrjetet sociale (likes, comments, shares) me postimet e zyrtarëve të PS dhe e vlerëson këtë ndërveprim me pikë. Qëllimi: të shantazhojë administratën publike para zgjedhjeve.


Kodi: [Zgjidh]
https://twitter.com/ArildaLleshi/status/1615026861997686799

31
Tryeza / Ushqime Gourmet
« ne: 15-01-2023, 17:27:34 »
 

32
Tryeza / Ushqime Gourmet
« ne: 15-01-2023, 17:27:14 »
 

33
Tryeza / Ushqime Gourmet
« ne: 15-01-2023, 17:26:55 »
 

34
I bombarduar gjatë javës nga lajmet mbi BBV dhe Luizin kisha vendosur që për herë të parë ta ndiqja me vëmendje emisionin e shumë përfolur.

Le të jemi të vërtetë në pikën që BBV ka arritur të marrë vëmendjen e publikut për arsyen e thjeshtë se në të është projektuar e tashmja, ajo çka ndodh me shoqërinë shqiptare.

Ajo që ndodh brenda mureve të një eksperimenti social nuk është asgjë më shumë se vulgariteti, linçimi publik, dhuna dhe padrejtësia që e has në çdo hallkë të jetës në Shqipëri. Ne habitemi dhe tallemi kur një drejtoreshë e Rilindjes transporton drogë por indinjohemi kur një personazh i ashtëquajtur VIP vishet, sillet dhe trajton të tjerët me arrogancë dhe kërcënon “hajde se flasim kur të dalim”. Drejtoresha rilindjes, modeli i vajzave që janë në BBV reflektojnë rolin e të “fortit” në shoqërinë shqiptare. I atij që paguan policin, prokurorin, gjykatësin dhe nuk i hyn gjëmb në këmbë. Është modeli rilindas me të cilin o do përplasesh me dhunë ose do tërhiqesh.. ose në rastin më të mirë do largohesh nga ky vend.

Ndaj cirku që ofron një TV kombëtar ka audiencën maksimale, mbështetjen dhe ndarjen mes personazheve madje prodhon dhe protesta. Sepse në pamundësi për të ngritur zërin ndaj padrejtësive dhe arrogancës se Rilindja të heq nga puna, në vështirësi për të besuar tek një parlament apo parti politike që prodhon me raste më shumë vulg se Kevina Kthjella, mendjet e lodhura dhe te mpira të shqiptarëve ndjekin cirkun e  BBV. Atje ku ndriçimi i studios nuk e fsheh dot mjerimin moral të një shoqërie që bën tifo për dikë që shfaqet normal, me dobësitë dhe vërtetësinë njerëzore por që përballë ka linçuesit, të fortët dhe arrogancën që bashkë me luksin vulgar që prodhojnë lekët e krimit dhe drogës mbizotëron dhunshëm jo vetëm brenda një shtëpie të stisur me ngjyra por përballë çdo qytetari.

(C) Genc Sejko

35
Qesh / Shqiperia nje meme e madhe
« ne: 15-01-2023, 17:23:50 »
 


“When injustice becomes law, resistance becomes duty”

~ Thomas Jefferson

36
Une nuk e shoh por ne fb mund te gjesh nje koment si ky:

"Unë kisha pafund kohë pa ndjekur një episod të Big Brother, përvec atyre videove të shkurtra që dalin në insta apo facebook. Emisioni i fundit që më kujtohet ka qënë që nga koha e Noçes, Olsit dhe Qetësorit. Kur shikon këtë Big Brother, duke pasur në konsideratë edhe shtesën që ka në fund VIP ke pritshmëri që niveli do jetë më i mirë se përditshmëria e një qytetari mesatar shqiptar. Por pritshmëritë janë pritshmëri dhe nuk është e thënë që të dalin. Gabimi kryesor i VIP-ave në Shqipëri është se gjithmonë zgjedhin profesionet e gabuara dhe ku nuk kanë talent. Psikologia që nuk duhet të ishte aktore shkon dhe bëhet aktore. Aktori që nuk duhet të ishte këngëtar shkon dhe bëhet këngëtar. I vetmi profesion që zgjedhin dhe nuk gabojnë asnjëherë është ai i striptistes ose escortës por që edhe këtë mundohen ta kamuflojnë duke u hequr si prezantuese ose blogere. Episodin e fundit që më kujtohej me Noçen, Olsin dhe Qetësorin e përmenda për një arsye të thjeshtë...vetëm dhe vetëm për të thënë që as mos guxoni më të thoni që niveli i VIP-ave në Shqipëri është prezantimi i nivelit të popullsisë dhe asaj se çfarë kërkojnë njerëzit. As nuk krahasohej niveli i atyre episodeve me episodet dhe llumin që prezantojnë këta. Shtirjen, lajkat, dy-fytyrësinë dhe mungesën e karakterit. Për ta mbyllur edhe dy shqiponjat e Noces që ishin pa-jetë kishin më shumë personalitet se këta të kombinuar." Lolita Albania

37
Influencer / Blogger / Kejda Miki (info foto video)
« ne: 14-01-2023, 17:32:05 »
 

38
Mediat Shqiptare / Lajmet ne TV e bordellos Shqiptare!
« ne: 10-01-2023, 19:22:04 »
TV KLAN: Qeveria punon as mire as keq, bashkia punon shume mire, opozita Sales punon cka por edhe opozita Alibeut nuk punon keq
TOPCHANNEL: Qeveria punon keq, bashkia punon shume shume shume mire, opozita nuk dihet si punon!
EURONEWS:Vetem bashkia punon
SYRI: Qeveria nuk punon fare fare fare biles edhe kur punon mire duhet te duket sikur punon keq, bashkia varet nga disa rrethana se si punon se ashtu eshte nje muhabet, opozita punon 24/24 pa pushim nuk ha as buke, as uje nuj pi dhe as gjume nuk fle fare
MCN: Qeveria nuk punon, bashkia nuk punon, opozita nuk punon dhe Alibeu eshte PK fare

(C) Brryli Broadway

39
Influencer / Blogger / Era Ademaj (info foto video)
« ne: 06-12-2022, 22:20:18 »
Teme per fashion model dhe influencer Era Ademaj.



40
 

Për ngjarjen e trishtë të vajzës nga Kenia, do duhej të ishte alarmuar një popull me histori të pafundme emigracioni. Secili nga ne ka të paktën një familjar në emigracion dhe e dimë çfarë do të thotë të jesh i huaj, i nëpërkëmbur dhe i pambrojtur. Ankohemi për grekët, për italianët, për francezët, për racizmin ndaj shqiptarëve nëpër botë, po edhe ata pak të huaj që vijnë këtu, i dhunojmë, i hedhim nga ballkoni si qese plehrash. Për 3 muaj hesht policia, hesht prokuroria, heshtin dhe shumica e mediave për ca reklama të qelbura nga pronarët e kazinove.

Lolita Albania

Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7 ... 1276