Show Posts - M A X

×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Messages - M A X

Faqe: 1 ... 1012 1013 1014 1015 1016 [1017] 1018
25401
Shkenca / Jashtetoksoret - A jemi te vetem ne gjithesi?
« ne: 24-04-2004, 16:40:55 »
 

Fizikanti i madh Enriko Fermi thoshte qe me 1950 "Nqs jashtetoksoret (alienet) ekzistojne, atehere ku jane?" Dikush do te thote se ku e dime ne se nuk jane tashme ketu (psh si tek filmi 'Men in Black'), por eshte fakt, qe shkenca e sotme nuk ka arritur te gjeje ndonje fakt te bindshm mbi ndonje nderhyrje biologjike, kimike apo teknologjike, jashtetokesore. Ekziston fenomeni i UFO-ve, por si dhe dihet, ai eshte me shume nje akt besimi se sa i bazuar ne fakte te verteta empirike. Nese do te gjykonim sipas ligjeve te evulucionit dhe duke u bazuar ne numrin; miliarda yje vetem ne galaktiken tone (Udha e Qumeshtit) apo ne miliardat e galaktikave qe ekzistojne ne gjithesi, atehere me nje aryetim shume te thjeshte, i bie qe qyteterimet aliene-jashtetokesore te jene me miliarda.

 Ne cdo sistem diellor me planete, ku jeta do te ishte e mundur, do te krijoheshin qyteterime. Kjo jete mund te mendohet si e ngjashme me ate qe njohim ne, apo dhe krejtesisht e ndryshme; e bazuar ne elemente totalisht te ndryshem. Sipas ligjeve te evulucionit - sapo te linde nje organizem primitiv, atehere ai do te ece drejt zhvillimit dhe deri ne stadin me te larte, pra ne krijimin e nje qyteterimi. Sipas ketyre arsyetimeve, duhet te mendojeme qe jeta inteligjente, apo dhe jo, eshte kudo. POR historia evolutive e tokes na ben te mendojme dhe dicka tjeter, qe do te na bente jo dhe aq te sigurte mbi ato arsyetimet e mesiperme. Qe nga lindja e jetes mbi toke, per 3 miliarde vite rrjesht, kane jetuar vetem organizma njeqelizore - dhe vetem qe prej 700 milione vitesh ekziston nje jete shumeqelizore, madje akoma nuk dihet me siguri dhe sakte, si ka lindur jeta njeqelizore dhe me pas kalimi i befasishem ne ate shumeqelizore.

POR edhe nese jeta shume qelizore do te lindete, nuk eshte e thene se ajo duhet te shkoje drejt nje krijimit te qenieve inteligjente. Kete e tregon me se miri historia e planetit tone. Dinosauret e mbreteruan token per 140 milion vitesh, por kurre nuk evoluan drejte nje jete inteligjente dhe kurre nuk krijuan nje qyteterim. Madje zhdukja e tyre qe nje rastesi(renia e nje asteroidi). Pa permendur me pas qe dhe shume krijesa te tjera e kane banuar token per qindra miliona vite dhe nuk kaluan kurre ne qenie inteligjente. Pra me te vertete arsyetimi mbi shumesine e yjeve dhe galaktikave na ben te mendojme se medoemos duhet te ekzistojne qyteterime te tjera, por arsyetimet e tjera, te bera mbi historine evolutive te tokes i vene nje pikepyetje te madhe ceshtjes. Se fundi ketyre po i shtoj dhe nje tjeter te bere nga shkencetaret.

 Nese e marrim si fakt te kryer ekzistencen e qeneieve jashtetokesore - atehere i bie qe gjate 12 miliarde viteve te ekzistences se gjithesise te jene krijuar miliona apo miliarda qyteterime. Duke u bazuar mbi nje teknologji qe nuk eshte aspak fantastike, por shume e mundshme. Psh: Nga nga nje planet ku ka lindur dhe zhvilluar jeta niset nje grup eksploruesish dhe kolonizatoresh. Eshte llogaritur qe me nje udhetim prej njeqind (100) vitesh, arrihen dy yjet me te afert dhe me pas, gjate 500 apo 1000 viteve keto dy yjet e kolonizuara nisin nga ana e tyre, grupe te tjera kolonizuese (apo eksploruese) drejt yjeve qe ato kane me afer dhe keshtu me radhe.


Dihet qe me kalimin e viteve teknologjia ecen shume shpejt perpara, pa folur me pas per kalimin e shekujve. Keshtu brenda 2000 vjetesh do te kolonizohej nje hapesire prej dhjetra yjesh, pas 3500 vjetesh qindra yje dhe pas 5000 vjetesh nje pjese e konsiderueshme e galaktikes. Duke vazhduar llogaritjet ne kete menyre del qe duhen nga 4 deri ne 50 milone vite per te kolonizuar tere galaktiken.
 
Pra pas ketij arsyetimi te thjeshte dhe jetes se universit, del se gjithesia, apo se pakti galaktika jone do te ishte kolonizuar me kohe nga qyteterimi i pare qe do kish dale. 4 apo dhe 50 milione vite jane gati asgje me 12 (apo 20)miliarde vitet e gjithesise - dhe qyteterimi i pare qe do kishte dashur do e kishte bere me kohe. Keto arsyetime jane shume te thjeshta dhe nuk mund te kundershtohen shume lehte. Tani ndoshta vertet nuk eshte krijuar jete ne planete te tjere, jashtetokesore, ose jeta ekziston tashme ne miliona planete, por udhetimet nderyjore jane te pamundura, apo mund te mendojme qe askush nuk ka dashur te ndermarre ekspedida eksploruese dhe kolonizuese (por natyra dhe nevojat tona na tregojne te kunderten) - dhe e fundit; alinet mund te jene mes nesh prej kohesh, por nuk duan t'i shohim ne; nuk duan te dalin ne drite!

25402
Historia Shqiptare / Foto historike!
« ne: 24-04-2004, 16:37:52 »
 

25403
Habia Filozofike / Materializmi!
« ne: 24-04-2004, 16:34:28 »
Materializmi, kjo filozofi e vjeter sa vete filozofia, nje filozofi me kaq ndikim si sot, po ashtu dhe ne te shkuaren. Thelbi i kesaj filozofie ka mbetur i njejte edhe se ka pesuar ndryshime gjate shekujve. Ne baze te filozofise materialiste qendron perjetesia dhe absolutizmi i materies. Filozofet gjate gjithe historise jane ndare pergjithesisht ne materialiste dhe ne idealiste- dhe secili eshte munduar te argumentoje vertetesine e filozofise se tij. E njejta gje ndodh dhe sot. Dhe ketu ne forum ka anetare qe hedhin veten e tyre ne njerin krah, apo ne tjetrin. Ftoj te nisni diskutimet tuaja dhe te jepni argumentat dhe kunderargumentat, pro apo kunder mendimit filozofik dhe filozofise, per te cilen po flasim!

25404
Historia Shqiptare / Debatet e Enverit me Titon per Kosoven
« ne: 24-04-2004, 16:27:01 »
Para pak kohesh jane botuar shenimet autentike te ish-shefit te Sigurimit, Nesti Kerenxhi. Jam nder ata qe e kane jetuar periudhen e viteve te para te pasclirimit te atdheut dhe kam pershtypjet me te keqija per Sigurimin e Shtetit te asaj periudhe, ashtu si edhe per Koci Xoxen. Zoti Kerenxhi ka qene vartesi direkt i Koci Xoxes dhe ngul kembe qe ish-shefi i tij te rehabilitohet. Une nuk do te merrem me kete ceshtje, por me dicka tjeter.

Ne ato 'Kujtime' rehabilitimi i Koci Xoxes lidhet ngushte me rehabilitimin e Titos dhe te politikes jugosllave ndaj Shqiperise e shqiptareve.

Ne 'Kujtimet' e zotit Kerenxhi lexojme: 'Rehabilitimin e Koci Xoxes, atehere dhe tani, e kerkon koha, sepse ai, ne fakt, eshte 'Nyja Gordiane' e historise se PKSH-se, PPSH-se dhe Shqiperise per kaq vite te lodhshme'. Se ky rehabilitim 'lidhet me forcimin e metejshem te marredhenieve midis vendeve fqinje, me rritjen e besimit midis tyre, ne bazen e koncepteve te reja'.

Me tej ai shprehet: 'Shpifjet per te ashtuquajturen Republike te Shtate te Federates Jugosllave, jane vetem trillime te Enver Hoxhes'Š'.

Me poshte: 'Ështe e turpshme qe ceshtjen e vetevendosjes se Kosoves, ate enderr aq te perkedhelur me nje dashuri pervelonjese per te gjithe popullin shqiptar gjate LANÇ-it, ne Shqiperine meme e ne Kosove, e shtroi ne bisedime i pari Titoja, dhe jo Enver Hoxha. Kjo eshte e verteta'.

Keto zbulime qe synojne t'â„¢i hedhin nje shtrese varaku Titos dhe gjithe politikes serbe ndaj nesh, pohohen ne 'Kujtimet' e zotit Kerenxhi, ish-ndihmesit apo zevendesit te Koci Xoxes. Duhet te jesh me te vertete shume i guximshem, qe, pas asaj qe perjetuam ne dhe Kosova, vetem gjate viteve te fundit, te besh deklarime te tilla. Me se paku ato jane vetediskredituese! Mua me ka rene ne dore nje numer dokumentesh qe deshmojne krejtesisht te kunderten e ketyre pohimeve, te cilat jane botuar tashme. Keto jane dokumente qe burojne nga arkivat sovjetike dhe jugosllave, te botuara gjate dy viteve te fundit, pasi kane mbushur afatin kombetar te sekretimit. Autore te ketyre dokumenteve jane ambasadoret sovjetike e jugosllave ne Tirane, Beograd dhe Moske: Lavrentjev, Çuvakin, Gjergja dhe Popovic. Dukumentet jane botuar nga Akademia e Shkencave te Rusise dhe botimi nga jane marre mban titullin 'Faktori Sovjetik ne Evropen Lindore, 1944 - 1948. Keto dokumente u referohen pikerisht atyre ngjarjeve per te cilat flitet ne kujtimet e zotit Kerenxhi.

 

Dokumenti Sekret nr.93

Ambasadori sovjetik ne Beograd, A.J. Lavrentjev, njofton qeverine e tij

Beograd, 22 prill 1946

Sot, me 22 prill i bera nje vizite mareshalit Tito. (Titoja me pati ftuar qysh te dielen per tÂ'ia bere viziten sot)'Š

Folem per kerkesat e Greqise. Titoja theksoi me kembengulje qe Valona (Vlora) ne asnje menyre nuk duhet tÂ'i jepet Greqise. Rendesia e Valones eshte jashtezakonisht e madhe, perderisa ajo eshte nje pike strategjike teper e rendesishme dhe perderisa neper Valone, duke e lidhur ate me hekurudhe me Jugosllavine, mund te eksportohen dhe te importohen te gjitha mallrat. Rendesia e Valones do te rritet edhe me shume, po qe se Triestja do te hyje ne perberjen e Jugosllavise. Titos i rreshqiten nota te tilla qe, ne analize te fundit, me lane te kuptoja se Shqiperia duhet te hyje ne perberjen e Jugosllavise Federative.

 

Dokument Teper Sekret nr.159

Raporti i ambasadorit sovjetik ne Tirane, Çuvakin, nga biseda me Enver Hoxhen, pas kthimit nga vizita e tij ne Beograd

3 korrik 1946

Ne 3 korrik, ne oren 11 te mengjesit u takova me Enver Hoxhen, me nismen e ketij te fundit. Kryeministri me tregoi per viziten e tij ne Beograd'Š

Enver Hoxha i foli Titos per pikepamjen e tij lidhur me te ardhmen e krahines se Kosoves e Metohise. Sipas mendimit te tij, tani nuk eshte oportune te ngrihet ceshtja e bashkimit te kesaj krahine me Shqiperine as per qeverine Jugosllave, as per ate shqiptare. Ai eshte i mendimit qe kjo krahine e banuar ne shumicen derrmuese nga shqiptaret, pa dyshim, ne kohen e vet, do tÂ'i bashkohet Shqiperise, por kjo eshte e mundshme vetem atehere kur edhe Shqiperia, edhe Jugosllavia te jene shtete socialiste. Enver Hoxha theksoi se kesaj pikepamjeje ai i eshte permbajtur gjate gjithe Luftes Nacionalclirimtare dhe se nje qendrim te tille ka mbajtur per kete ceshtje e gjithe udheheqja e PKSH-se.

Mirepo, Enver Hoxha mendon se ceshtja e Kosoves dhe e Metohise ne njefare menyre duhet ta gjeje pasqyrimin e vet ne traktatin e miqesise dhe ndihmes reciproke. Enver Hoxha i deklaroi mareshalit Tito, qe, nese nuk behet kjo, elementet reaksionare ne Kosove dhe Metohi, si edhe brenda ne Shqiperi, mund te shperthejne ne propagande te madhe, duke e akuzuar qeverine e tanishme shqiptare per shitjen e ketyre krahinave Jugosllavise.

Sipas fjaleve te Enver Hoxhes, Titoja gjoja i eshte pergjigjur qe qe ai bashkohej plotesisht me pikepamjen e Hoxhes per ceshtjen e te ardhmes se krahines se Kosoves e Metohise. Titoja verejti se, ne te kaluaren, qeveria jugosllave nuk i ka kushtuar vemendjen e duhur popullsise se ketyre krahinave, dhe si pasoje atje ka shume trazira. Me tej Titoja deklaroi qe gjendja nderkombetare e sotme nuk e favorizon shtrimin e ceshtjes se bashkimit te Kosoves e Metohise me Shqiperine. Shtrimi i kesaj ceshtjeje tani, sipas mendimit te tij, vetem do tÂ'i dobesonte pozitat e qeverise jugosllave, sidomos ne Serbi, nderkohe qe ajo nuk do te forconte ne asnje menyre as poziten nderkombetare te Shqiperise. Por Titoja e quante te domosdoshme te merren te gjitha masat per afrimin e popullsise se Kosoves dhe Metohise me popullsine e Shqiperise, dhe se nje nga keto masa mund te qe hapja e kufirit shqiptaro-jugosllav dhe heqja e taksave doganore ne kete sektor te kufirit. Sipas fjaleve te Hoxhes, pyetjes se bere nga mareshali Tito lidhur me hapjen e kufirit shqiptaro-jugosllav ne zonen e Kosoves dhe Metohise, ai iu pergjigj se kjo ceshtje kerkon nje studim te posacem dhe se asaj mund tÂ'i kthehemi ne te ardhmen...

Te nesermen, me 5 korrik, D. Çuvakin ftoi te derguarin jugosllav ne Shqiperi J. Gjergja, per te saktesuar qendrimin e udheheqjes se tij, ndaj nje ceshtjeje mjaft delikate per te dyja palet. J. Gjergja e njoftoi Çuvakinin qe, lidhur me ceshtjen e Kosoves dhe te Metohise E. Hoxha vendosi te bisedoje me Josif Broz Titon pas marrjes se nje telegrami nga i derguari shqiptar ne Moske, Koco Tashko. Ky i fundit e informonte E. Hoxhen se gjate qendrimit te paradokohshem te mareshalit Tito ne Moske, ky pati marre nga shoku Stalin porosi per ta zgjidhur ceshtjen e Kosoves dhe Metohise gjate takimit te ardhshem me Enver Hoxhen ne Beograd. Sipas fjaleve te J. Gjergjas, pikepmja e Titos per fatin e metejshem te Kosoves dhe Metohise, konsiston ne faktin se as situata e brendshme e Jugosllavise, dhe as situata nderkombetare ne pergjithesi nuk e favorizojne ceshtjen e bashkimit te ketyre krahinave me Shqiperine. Nga kjo, sipas mendimit te Titos, Shqiperia nuk do te forcohej, ndersa Jugosllavia mund te humbiste shume, sidomos ne Serbi, per te cilen ky problem ka rendesi te vecante.

 

Dokumenti Sekret nr.106

Deklarata e ambasadorit jugosllav ne Tirane, Josif Gjergja, ne takim me ambasadorin sovjetik, D.Çuvakin

Shenimet e ambasadorit sovjetik
5 korrik 1946

I bera nje vizite Gjergjas me nismen time. Ai sapo qe kthyer nga Beogradi se bashku me delegacionin qeveritar shqiptar te kryesuar nga E. Hoxha. Iu luta te derguarit te me fliste mbi pershtypjet e tij nga vizita e shqiptareve ne Beograd'Š

Te dhena interesante me njoftoi Gjergja, lidhur me ate se si i shtroi Enveri para Titos ceshtje te vecanta dhe cfare pergjigje u dha tyre Titoja. Keshtu, sipas fjaleve te jugosllavit, ceshtjen e Kosoves dhe te Metohise, E. Hoxha nuk e shtroi ne menyre te goditur. Ne vend qe te fliste sinqerisht, sic duhet te flase komunisti me komunistin, Enver Hoxha e filloi larg e larg, dendur thoshte tjeter per tjeter, dhe ne pergjithesi gjate diskutimit te kesaj ceshtjeje e ndiente veten jo fare te sigurt e ne pozite te veshtire'Š

Interesant eshte qendrimi i Gjergjas lidhur me ceshtjen e dhenies se Kosoves dhe Metohise Shqiperise. Ai mendon se shqiptaret duhet te jene te gezuar qe kjo krahine tani ndodhet ne perberje te Jugosllavise. Per Shqiperine dhe qeverisjen e saj te tanishme do te qe fatkeqesi, sikur kjo krahine te qe bashkuar me Shqiperine. Puna eshte se ne kete rajon deri tani punet nuk shkojne aq mire, sic do te deshironim ne. Seksionit te Mbrojtjes se Popullit te Jugosllavise (OZNA), kjo krahine i shkakton shume telashe, megjithese OZNA, tashme ka fituar nje pervoje te madhe pune. A mund ta perfytyroni, vazhdoi Gjergja, se cfare do te benin shqiptaret ne kete rajon, sikur ta organizonin ata punen e Sigurimit te Shtetit. Ata, shqiptaret, thjesht do te torturoheshin me kete pune dhe kushedi, ndoshta bashkimi i Kosoves dhe Metohise me Shqiperine, ne situaten e tanishme, do te kishte pasoja fatale per ceshtjen e paqes ne Ballkan. Une hyra ne diskutim me te deleguarin jugosllav per kete ceshtje teper delikate per te dyja vendet. Mendimi i tij meriton te merret shenim, pa dyshim qe ai perfaqeson mendimin e qarqeve te caktuara ne Jugosllavi, te cilat jane te bindura qe rajonet e Kosoves dhe Metohise jane 'denbabaden' toke jugosllave dhe se shqiptaret 'nuk kane arsye bindese' per pretendimet e veta ne keto rajone.

Me tej u interesova per pergjigjet e Titos lidhur me ceshtjet e partise qe pati shtruar para tij Enver Hoxha. Mandej e pyeta Gjergjan se si i vleresoi Tito punimet e Konferences se Beratit te PKSH-se, meqe rreth saj vazhdojne te flasin shume dhe, meqe deri tani, ekzistojne mendime te ndryshme per kete ceshtje. I derguari me njoftoi sa vijon:

Sipas fjaleve te tij, Tito mendon se ne Konferencen e Beratit jo cdo gje shkoi keq (sikunder thote Enver Hoxha). Kjo konference diti te zbuloje shume te meta ne punen e PKSH-se dhe gabime ne udheheqjen e saj. E meta e saj eshte kjo, se nuk diti te percaktoje rruget e ndarjes se ketyre gabimeve. Edhe ketu sipas mendimit te Titos, perfaqesuesit e PKJ-se nuk qene ne lartesine e detyrave te tyre. Tito, sipas fjaleve te Gjergjas, e keshilloi Enver Hoxhen te siguroje unitetin ne KQ te PKSH-se, duke theksuar se tere pergjegjesia per gjendjen ne vend e ne parti bie plotesisht mbi Sekretarin e Pare te saj, d.m.th. mbi Enver Hoxhen.

Gjergja tregoi edhe per incidentin diplomatik qe ndodhi ne misionin diplomatik shqiptar ne Beograd gjate pritjes dhene per nder te Enver Hoxhes. Ai tha se Enveri propozoi te pine per te gjithe popujt perparimtare e demokratike, si edhe per Francen. Ambasadori francez ne Beograd, Pajar, qe ishte i pranishem atje, i zbehur ne fytyre nga zemerimi, protestoi dhe gjoja duke iu drejtuar Enver Hoxhes e pyeti: 'Perse edhe per Francen'.

I gjithe incidenti, sipas fjaleve te Gjergjas, u likuidua aty per aty. Sikur Enver Hoxha, duke kuptuar mungesen e taktit nga ana e vet, ne nje fare mase u korrigjua, duke propozuar dolli per traditat revolucionare te popullit francez.

Po ne kete pritje Enver Hoxha, duke u takuar me ambasadorin polak, Vende, e pyeti kete te fundit se per c'arsye qeveria polake nuk po e dergon perfaqesuesin e vet ne Tirane'Š.
 
 © 2003 Gazeta Panorama

25405
Meta / Portali!
« ne: 24-04-2004, 16:20:10 »
Nese keni propozime dhe ide se si duhet te jete portali e cfare mendoni se duhet te perfshihet ne te, atehere ju lutem thojini qe te bisedoj me ate qe po e nderton nese mund t'i beje.

25406
Lojra / Gjeegjeza
« ne: 24-04-2004, 02:17:57 »
Porsi lemsh eshte rrumbullak,
mot e jete sillet qark,
pa benzin shkon e vjen,
kur leviz askush s'e ndjen
Eshte plake sa s'tregohet,
por nuk lodhet es'ankohet

He kush e gjen?  ;D

25407
Qesh / Poezi humoristike.
« ne: 24-04-2004, 02:15:50 »
11 Vjecari Catist

"Chat-ist i vogel jam
operatorët frik s'i kam
10 marr ne mësime
babin peshkatar e kam
mami shet fruta perime.

Me shoket on- line
bëjm' gallat përdit
t'u u sha me fjalë
më keq se sa fëmitë.

Shoqet i kam t'mira:
ca jan' t'bukra kinge
e ca jan' shëmtira
disa shtirren t'zgjuta
dhe te fusin kunja
po un kom qen' portier
dhe nuk pys per bomba.

Rroft interneti
se na qiti m'drit
shëroi ene gjyshin
që s'shifte ka syt.

Në shtëpine tonë
e kena bo me listë
n'orën 5 të mjesit
nizet kompjuteri shpisë.

I pari osht babi
qe rri lexo lajme
po jan me figura
e me teta te zhveshme
se i pash i ditë
ke vrima e derws
dhe ai po thoshte:
"Ene kto rruspie
te lejn pa menje !"

Pastaj futet gjyshi
qe kliko ke bursa
se lek ka investu
do me i shtu me tepwr
se Sudja i pat mor ne brekt!!!
Gjyshin e kom trim
futet dhe n chat
me emrin "i bukri"
i hodhi ne tok grat.

Pastaj gjyshja vje,
futet ne dhom
i rras gjyshit shpulla
se ngeli në chat
me robt tu u zon
e na flliqi fare
ktë' mhallen ton.

Ka ora 7 mami vje me vrap
kliko te horoskopi
me pa a o' me fat
pastaj shko ke ca
faqe kot m koti
me lule e lajna,
ku shesin rroba t'vdekmish,
bizhuteri gabi
dhe receta supash
me lwkure arabi.

Masanej m'syn gjyshja,
po mu nuk me lejn,
m bojn gati shpejt
e me nisin n'shkoll.
Gjyshja shko ke lojnat,
kazinot, bixhozi
se luhen pa pare
dhe fito dollar.
U bo nja 2 vjet
qe lu pa pushu
po gjo i mu*
ajo s'ka fitu
se i bojn me hile
- me thot ajo mu.

Deri n'orn 1
n'rrojn venet me gjyshin
karrigen ngroft e majn
deri sa vje klyshi,
- kshu m'qujn ato mu.

Per 5 minuta drek haj un'
i laj durt shpejt
me uj, pa sapun
shkoj dhe puth gjyshin
dhe i them t'u ju lut
venin te ma lshoj
se kom rradhn un'.
Ai m shikon dhe thot me prti:
"H mor kopil a u ktheve ti?
'ne kaq shpejt sot
apo i le or't e funit
pr me ardh n shpi?!?"
Jo mr - i them una
- kisha 6 or
dhe mezi kom ardh
se po bje ne bor !!!
Hmm ,- thot gjyshi
dhe shkon n dritare,
kur born shikon
ai habitet fare.
Bre, bre- thot' edhe kokën tund
- dikur binte me flok
tani e hedhin kshtu me 1 cop,
po si nuk e pash fare,
po kur ra ne tok ?!?
Po kshtu eshte kur rri aty
ulur mbi ekran e merresh me lop !!!
- ja pret gjyshja teksa gjelln bn.

Me vrap ne karrige
shkoj e ulem un'
me miun e vogël
klikoj tek chat-i, ose atia,
si i thot' per shkurt ajo teze Xhevrija.
Dhe futem ke Dhoma Shqipria
pickoj nja 2 goca
e shkruj zhgarravina,
ngacmoj Lozonjaren se ajo lu me mu
e shtyj katunaren se ajo do pak dru
i boj filma Lolitas
se ajo m'do shum' mu
kujto se jam i mir,
20 vjec djal' me pasuni e vetur
ne kup per tu pir.

Ene kshu me rrena
kom zon 2 dashnore:
njona quhet Djella tjetra Salvatore.
E para osht stiliste, e dyta piktore,
thon jan' simpatike
po m'duken konviktore,
m'thon se jan puntore,
sidomos me goj, qndisje e pun' dore.
Po gjyshi m'ka thon:
femnave naze mos u boj
se t'gjitha jon t'veanta
asnji nuk o isoj !

Dhe ort kalojn'
prindrit ne shpi vijn',
mami thesin e lakrave ke dera e hedh
shtrihet ne divan
se o bo telef.
Babi vje m von
sjell 5 a 6 peshq
duket shume i lodhur
me flokt si dreq.
E plas muhabeti, lesh politike
Fillojn' t'shamet keq
fluturojn' jastikt,
po un rri ke dhoma e myllem me cels
Kompjuterin s'e lëshoj deri neser n'mjes!!!"

Nga ujku pik kom  ;D

25408
Albanian History & Culture / Albanian Flag
« ne: 24-04-2004, 02:09:23 »
Description and origin of the national flag

The flag is red with a black double-headed eagle. The eagle dates back to George Castriota, an Albanian Christian who became a Turkish general in the XVth century under the name of Iskander Bey, or Skanderbeg. He later returned to the Christian faith and led the fight of the Albanians against the Turks in the 1440s. He used the Byzantine double-headed eagle on his seals, hence the modern flag. The modern flag had at various times a helmet or a star above the eagle. The red star with a yellow border dates from the Communist takeover in 1946 and has recently been removed.

Francois Velde, 30 June 1995

In 1443, during the battle against the Hungarians of Hunyadi in Nish (today in Serbia), Skenderbeg abandoned the Ottoman Army. He captured Kruja, his father's seat in middle Albania. Above the castle he rose the Albanian flag, a red flag with the black double-headed eagle, the present-day Albanian flag, and pronounced to his countrymen the famous words:

"I have not brought you liberty, I found it here, among you".

Skanderbeg managed to unite all Albanian princes at the town of Lezha (League of Lezha, 1444) under his command to fight against the Turks.

During the next 25 years he fought, with forces rarely exceeding 20,000 against the most powerful army of that time and defeated it for 25 years. In 1450 the Turkish army was led by Sultan Murad II in person, who died after his defeat in the way back. Two other times, in 1466 and 1467, Mehmed II, the conqueror of Constantinople, led the Turkish army himself against Skenderbeg and failed too. The Ottoman Empire attempted to conquer Kruja 24 times and failed all 24 of them. Skanderbeg died in 1468 and Kruja was eventually seized on 16 June 1478.

The fortress of Kruja has been partially rebuilt and is now a museum (Muzeu i Gjergji Kastriotit Skënderbeut). In one of the halls are shown the reconsituted standards of the lords who faught with Skanderbeg. The history of Kruja siege is depicted in Ismail Kadare's novel "The rain drums".

Ivan Sache, 1 May 1999

The nickname of the flag is flamur e Skenderbeut (Skanderbeg's flag).

Stephen Schwartz, 5 April 2001



[attachment[/attachment]

25409
(Courtesy of Mr. Darian PAVLI, LL.M.)
Nov. 28, 1998: New Constitution adopted on Independence Day. An ad hoc parliamentary committee through an open and participatory process drafted it. It was then approved by the Kuvendi (the parliament) and voted by the people in a national referendum. Prominent constitutional experts alike Mr. La Pergola, head of the well-known Venice Commission of CoE, have stated that the new Albanian Constitution fully complies with European democratic standards.
1997: A national referendum confirms the republican form of government.
1995: Albania becomes a member of the Council of Europe and ratifies the European Convention of Human Rights and Fundamental Freedoms (1950).
1994: A draft constitution submitted to a national referendum, entirely and unconstitutionally bypassing the Parliament, is rejected by the voters.
1993: Bill of Rights approved.
1992: Amendments to the Main Constitutional provisions concerning the judicial system and local government.
1991, Apr.: The Main Constitutional Provisions (dispositions?), an interim constitution, approved by consensus by the first post-communist parliament, established the principles of political pluralism, free elections and separation of powers.
Dec. 1990: The first anticommunist party (DP), after decades of single-party regime, opens way to multiparty system.
1976: The Constitution of the People’s Socialist Republic of Albania: a Communist manifesto.
1968: Albania denounces the Warsaw Treaty.
1955: Membership in the United Nations.
1946: The Constitution of the Second Republic is adopted by a directly elected Constitutional Assembly.
1945: Albania participates in the Paris Peace Conference as a member the Coalition.
Jan. 11, 1945: The People’s Republic of Albania is proclaimed.
1945 - 1990: The totalitarian dictatorship imposed by Albanian Communist Party (later on called the Labor Party).
1944, Nov.: Liberation of Albania.
1939 - 1944: Albanian Resistance.
1943, Sept. â€" 1944, Nov.: Nazi - German occupation.
1939, Apr. â€" 1943, Sept.: Fascist - Italian occupation and annexation.
1928: The Constitution of the Kingdom. Zog I becomes King of the Albanians.
1925: The Constitution of the First Republic, based on the French model of the Third Republic.
1924, Jun. â€" Dec.: The June Revolution. The government of bishop Noli. The restoration of the legal government.
1922: The first parliamentary election.
1921: Albania becomes member of the League of Nations.
1920: The Vlora War: Italian troops are forced out of the city â€" port of Vlora, thus ending any possibility of partition of the country on the grounds of the secret Treaty of London, 1915.
1920, Jan.: The Interim Constitution of Lushnje. The establishment of the four member Regency.
1914: The Organic Statute of the Princedom makes Albania a constitutional monarchy.
1913, Nov.: The Ambassadors Conference appoints Wilhelm Von Wied, Prince of Albania.
1913, Jul.: The Ambassadors’ Conference recognizes the independent state of Albania. The settling of the international frontiers with Serbia, Montenegro and Greece: entire regions populated by ethnic Albanians are left out.
Nov.28, 1912: Declaration of Independence and subsequent formation of a National Government headed by Ismail Qemali.
1911 â€" 1912: War of Independence.
1878 â€" 1881: The League of Prizren proclaims the autonomy of the Albanian vilajets within Ottoman Empire, and organizes armed and diplomatic resistance against the incorporation of Albanian territories into Serbia and Montenegro.
1870s â€" 1912: National Rebirth Movement sets up political and cultural ends toward national awakening and independence from the Sublime Porte and unification of Albanian Land.
1478 â€" 1912: Ottoman Empire’s Rule.
1443 â€" 1468: George Kastriot Skanderbeg leads the Albanian Resistance against the Ottomans. Due to his contributes on protecting Christianity; Pope Clement VI gives Skanderbeg the title of " Champion of Christianity".
1444,Mar.: At Lezha Convention is founded the League of Albanian Princes, a political and military alliance against the Ottomans.
XV c. : Leke Dukagjini, a landlord of North, codifies the century-long customary layoff Albania into a Kanun (Code) bearing his own name: Kanuni i Leke Dukagjinit.
XIV c.: Three independent Albanian Princedoms are created (respectively, of Balshaj, Topia and Gjin Bue Shpata).
1190: Princedom of Arberia (the name of Albania in the Albanian language).
330 AC: Byzantine Empire.
168 BC: Beginning of Roman Rule.
400 BC: The first Illyrian state.
2nd millennium BC: Illyrian civilization.

http://www.ipls.org/services/others/chist.html

25410
Albanian History & Culture / Famous Albanians
« ne: 24-04-2004, 02:04:07 »
Muhamet Ali Pasha

Born: 1769
Died:  1849
Place of Birth:  Kavalla, Albanian Ottoman Providence (Present Day Macedonia)
Dynasty Rule: Over 100 years
Cities Founded: Khartoum  



The founder of the modern Egyptian dynasty, lasting for over 100 years can be contributed to an Albanian named Muhamet Ali.  Ali was born in 1769, in the Ottoman province of Albania.  He arrived in Egypt in 1798 in an effort to fight off a French invasion there.  Using the exceptional skill of the mostly Albanian army that he had created, he succeeded in gaining Egypt in 1801, and being named Pasha of Egypt in 1805.  The excellent statesmanship that followed has been considered one of the most efficient in world history.  He was able to transform an undeveloped Egypt into a modern competitor.  He set up reforms in Egypt's irrigation system, introduced new crops like cotton, and established many Western-style schools.  His many achievements in industry and agriculture turned Egypt into a modernized society.  Yet his genius did not stop here.  Muhamet Ali displayed the skill of his superior Albanian army in aiding the sultan to suppress numerous rebellions, and between the years of 1838 and 1841, he challenged, with much success, the power of the sultan in creating a greater independent Egypt.  He had invaded the Sudan and founded the city of Khartoum by this time.  Yet when his powers stretched in the suppression of Greek affairs, Europe stepped in and overwhelmed his army.  Still, he was granted the rule of Egypt and Sudan, and with this empire he created an exceptionally efficient dynasty that ensured Egypt's success for the next 100 years.  The achievements of this revolutionary ruler and statesman serve as just another example validating the historical importance of Albania.

http://albhistory.netfirms.com/famousalbanians-muhametali.html

[attachment[/attachment]

25411
Albanian History & Culture / Albanian History!
« ne: 24-04-2004, 02:01:58 »


Albania , Albanian Shqipnija or Shqiperia, officially Republic of Albania, republic (1995 est. pop. 3,414,000), 11,101 sq mi (28,752 sq km), SE Europe. Albania is on the Adriatic Sea coast of the Balkan Peninsula, between Serbia and Montenegro on the north, Macedonia on the east, and Greece on the south. Tiranë is the capital and largest city.



 (4000 B.C.-1000 A.D.)
Relive the astonishing achievements of the ancient Dorians, Illyrians, Roman and Byzantine Empires.  See the great impact Albanians have had on these important empires and people.
 
 (1500 A.D.- 1912)
The Ottoman Empire created a vast variation in Albanian culture and the adaptation to Ottoman life had important consequences in Albanian history.  This was a time when Albanians thrived and continued to spread their power around the world.

 
 
(1912 - 1944)
In the creation of the modern independent Albanian state proved to be a real challenge for the Albanian people.  Yet through the strong leadership of King Zog I, the Albanian People persevered

(1944 - 1991)
If one could pinpoint a dark period in the history of Albania it would be under the communist dictatorship of Enver Hoxha.  The end of WWII forced Albania into an escalation toward communism and shaped the darkest 40 years in its history.

 (1991 -  beyond)
The rapid development after communism of the Albanian state and the increasing modernization can only be accredited to the Albanians people's immense spirit and pride for their country.

 
 

25412
Tryeza / Kuzhina Kineze!
« ne: 24-04-2004, 01:56:54 »
Une per vete nja dy here kam provuar kuzhine kineze. Ashtu gjarperinj e minj si mendoja e thuhesh nuk  pashe ;D por ama as buke nuk pashe. Vetem oriz  :-X

25413
AlbDEVs / PHP!
« ne: 24-04-2004, 01:54:05 »
Di ndonjeri ku mund te gjej ndonje tutorial te mire per php?!

25414
Qesh / Barsaleta!
« ne: 24-04-2004, 01:34:21 »
;D

25415
Pajisje Elektronike / Celularet!
« ne: 24-04-2004, 01:32:43 »
Ne historine e zhvillit shkencor, per mendimin tim telefonia e levizshme ka ecur dhe ecen hapat me te shpejte; me nje shpejtesi qe shpesh nuk mund ta ndjekesh. Vetem para pak vitesh celularet ishin shume "primitiv" dhe funksionin me vale ne analogjik, shume shpejt doli gjenerata e dyte GSM (Global System for Mobile Communications) , e cila ne fillim ishte vetem per pak njerez, pra shume pak mund t'ia lejonin vetes, por shume shpejt ai u be per perdorim te pergjithshem. 2003 do te jete viti kur do te dale ne perdorim per te gjithe gjenerata e trete e celulareve, pra ajo UMTS (Universal Mobile Telephony System). Nga prodhuesit celulareve flitet per nje revulucion ne telefonine e levizshme, me futjen e UMTS. Ky lloj sistemi i ri do te ofroje sherbime me te shumta dhe shume me te shpejta. Aparatet e rinj do te perdorin nje sim card te re qe quhet 'Usim'. Kjo karte ka kapacitet shume me te madh se 'e vjetra' 'sim card' dhe do te beje te mundur dhe shkarkime te informacioneve nga interneti. Mesazhet me foto MMS qe jane futur kete vere ne perdorim (dhe qe tashme quhen te vjetra!!) nuk do te jene asgje me sistemin e ri. Me UMTS do te behet e mundur te flitet me video drejtperdrjet, madje do te jene te mundura dhe vidiokonferencat me ane te aparatit te vogel qe e kane te gjithe ne xhep  Gjithashtu do te kemi mundesine te shkarkojme dhe vidio te shkurtra dhe muzike nga interneti; libri i adresave mund te permbaje dhe foto te miqve qe kemi aty  . Pra celularet nje revulucion teknik ne vetevete do te pesojne nje revulucion te madh ne muajt dhe vitet ne vazhdim dhe shume shpejt do i kemi ne xhepat tone. Madhesia nuk do te ndryshoje, pasi opsionet e shumta kerkojne nje bateri edhe me te madhe.

25416
Artet e Bukura / : Art virtual!
« ne: 24-04-2004, 01:14:58 »
Marre nga http://rob.ossifrage.net/images/

[attachment[/attachment]

25417
Artet e Bukura / : Art virtual!
« ne: 24-04-2004, 01:14:13 »
4

[attachment[/attachment]

25418
Artet e Bukura / : Art virtual!
« ne: 24-04-2004, 01:13:47 »
3

[attachment[/attachment]

25419
Artet e Bukura / : Art virtual!
« ne: 24-04-2004, 01:13:20 »
2

[attachment[/attachment]

25420
Artet e Bukura / Art virtual!
« ne: 24-04-2004, 01:12:47 »
Imazhe te krijuara ne kompjuter, por qe jane art ne vetvete!

[attachment[/attachment]

25421
PsiSoc / Vetmia!
« ne: 24-04-2004, 01:08:04 »
Ndjenja, te cilen pothuajse secili e ka provuar! Vetmia fillon qe ne femijeri dhe qe ne kete moshe mund te krijohen premisa qe nje individ te anoje dhe te mbyllet ne vetvete. Sa vete mund ta kene degjuar shprehjen e femijeve "askush nuk deshiron te luaje me mua!" Sidomos ne shoqerine e sotme ku jeta ecen shume shume shpjet vetmia eshte me e pranishme, sepse po nuk ece me ritmet e sotme thjesht ngel vetem :-( POR i vetem mund te jesh ne dy. Te vetem mund te jene si kur je mashkull, po ashtu dhe kur je femer- e sidomos kur je i plakur. Sa raste mund te kemi degjuar, apo lexuar, per te moshuar, qe kane vdekur vetem ne banesat e tyre e qe prej muajsh askush nuk di gje!! E tmerrshme, por e vertete.

25422
Ndjenja / E para dashuri!
« ne: 23-04-2004, 11:38:21 »
Vazhdon......

25423
Gjuha Shqipe / Shkrimi i shqipes!
« ne: 23-04-2004, 11:30:06 »
Dua te hap nje problem ne menyres e te shkruajturit ne gjuhen shqipe. Kam vene re se vetem ne shqip perdoret menyra e shqiperimit te emrave te huaj. Ne tere keto gjuhet europiane, te pakten ne ato qe njoh, emrat e pervecem te huaj shkruhen ne origjinal dhe jo duke iu pershtatur gjuhes vendase. Po ne shqip si duhet te jete. Mos ka ardhur koha qe dhe ne te vendosim kete rregull. Apo mund te vendosen dhe standarte dyfishe, dmth mund te shkruash ne te dy menyrat dhe pa qene gabim gramatikalisht, sepse ne fund te fundit tashme te dy keto standarte perdoren, edhe se i dyti sipas rregullave te tanishme te gramatikes eshte gabim. Per t'ua bere te qarte idene: duhet te shkruajme New York apo Nju Jork?

25424
Bota Sot / Terheqja e miqve!
« ne: 23-04-2004, 11:25:56 »
Pas pershkallezitmit te situates ne Irak dhe pas terheqjes se paralajmeruar te trupave spanjolle dhe me pas dhe te disa shteteve te tjera, si Hondurasi, Republika Domenikane duket se dhe nje shtet tjeter europian, por sheh mundesine te dale nga koalicioni amerikan ne Irak.

Cdo dite e me shume situata po duket e ngjashme me ate te disa dhjetevjecareve me pare ne Vietnam. A thua te riperseritet Historia?

25425
E Bukura / Kepucet!
« ne: 21-04-2004, 23:49:37 »
Kush e ka vene re tendencen me te fundit per kepucet?!

Jane pikerisht ato qe ne Shqiperi, a ne anet tjera tonat do dukeshin si gjerat me kot qe ekzistojne  ;D

Por per mua nje pale kepuce si keto jane vertet shume te mira:




Faqe: 1 ... 1012 1013 1014 1015 1016 [1017] 1018