Show Posts - M A X

×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Messages - M A X

Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7 ... 1020
26
Sporte Ekstreme / Florian Marku (info, foto, video)
« ne: 31-08-2022, 20:25:40 »
Tani nuk është se e kam ndjek ne detaje si është puna, por sapo doli ne krah te Rames iu turren si me bukë në traste dhe filluan ta sulmojnë për gjithçka dhe t'i mohojnë çdo meritë, që për mendimin tim është gabim.

27
Kultura / Game of Thrones - Finalja
« ne: 31-08-2022, 12:02:26 »
A ia vlen? Une duhet te vej abo te Sky qe ta shoh por nuk jam i sigurtë ne ia vlen.

28
Gjuha Shqipe / Për hir të gjuhës shqipe, zoti President
« ne: 28-08-2022, 20:29:41 »
Para pak ditësh u njohëm me një shkresë zyrtare të dalë nga Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet së cilës urdhërohej shkarkimi i zotit Edvin Shvarc nga pozicioni i drejtorit të Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë dhe Median. Lajmi mori dhenë dhe reagimet qenë të shumta. Madje, kësaj here pati nga ata që, edhe pse të lidhur me pushtetin, arritën të kapërcenin bindjet partiake, duke u shprehur kundër këtij shkarkimi. Kjo gjë duhet përshëndetur, sepse është diçka që nuk ndodh shpesh në nahijen tonë, madje as kur është fjala për raste shumë më të rënda se ky.

Shkarkimi i zotit Shvarc befasoi shumëkënd. Natyrisht, edhe mua. Megjithatë, arsyeja që më shtyu të shkruaj këto radhë lidhet me diçka tjetër, sipas meje, edhe më e rëndësishme, por edhe më shqetësuese se urdhri për largimin e tij nga puna. Është fjala për dhunën që ushtrohet ndaj gjuhës shqipe në shkresat zyrtare.

Përpara se të merremi konkretisht me këtë, dua t’ju jap një shembull, i cili na tregon se sa vlerësohet shkrimi i saktë i gjuhës amtare në vendet perëndimore. Tre vjet më parë, në një njoftim për vende të lira pune që publikonte një gazetë gjermane, kërkoheshin redaktorë dhe korrektorë gjuhësorë, të cilët si punë të tyre do të kishin redaktimin dhe korrektimin e etiketave që vendosen në shishet e ujit apo në shishet e pijeve freskuese.  Ishte fjala për ato letrat/plastikat që u vendosen shisheve rreth e qark, në të cilat shkruhen emri dhe një përshkrim i shkurtër i produktit, përbërësit dhe përmbajtja e tij, si dhe informacione të tjera.

Sigurisht unë nuk pretendoj që kjo gjë të ndodhë edhe në Shqipëri, por është vërtet shqetësuese, kur sheh se, edhe në shkresat zyrtare, që dalin nga institucionet më të larta të Shtetit Shqiptar, gjuha shqipe dhunohet e përçudnohet në mënyrë të frikshme. Le ta shohim më konkretisht këtë te shkresa që urdhëronte largimin nga puna të zotit Shvarc.

Që në titull të saj, fjala “marrëdhënie” është shkruar me ‘r’ dhe jo me ‘rr’, siç e do rregulla. Përveç kësaj, është lënë pa u vendosur edhe një ‘ë’, çka e çon në dy numrin e gabimeve brenda së njëjtës fjalë. Fakti që shkruhet në të njëjtën trajtë edhe dy herë të tjera më poshtë, tregon se nuk kemi të bëjmë me një gabim shpejtësie, por me padije të mirëfilltë. Gabim shpejtësie mund të quanim rastin tjetër, në po të njëjtën shkresë, ku mbiemri ‘e ndryshuar’ është shkruar ‘e nryshuar’.

Përveç sa më sipër, titulli ka edhe mangësi në konceptim. Pra, është i shprehur gabim dhe, në të vërtetë, nuk thotë asgjë. Titulli në fjalë është emërtuar “Për përfundimin e mardhënies në shërbimin civil”. Së pari, për cilën marrëdhënie është fjala? Marrëdhënien shoqërore, marrëdhënien me punën apo marrëdhënien seksuale? Kjo mbetet e papërcaktuar, e paspecifikuar. Më anë tjetër, fjala “marrëdhënie” përbëhet nga dy njësi gjuhësore: marr dhe jap. Kjo do të thotë se përdorimi i saj në fjali nënkupton së paku pjesëmarrjen e dy individëve, dy palëve, ose të një individi me një institucion apo të dy institucioneve të ndryshme, të cilat marrin e japin me njëra-tjetrën ase nga njëra-tjetra. Nëse me njërën palë Institucioni i Presidentit të Republikës nënkupton të shkarkuarin nga puna, ndërsa me palën tjetër shërbimin civil, atëherë gabohet kur përdor parafjalën “në” (në shërbimin civil). Në rastin konkret fjala “marrëdhënie” duhet të pasohet nga parafjala “me” ose “ndërmjet”. Pra, marrëdhënia e njërës palë me palën tjetër, ose marrëdhënia ndërmjet njërës palë dhe palës tjetër, por assesi marrëdhënia e njërës palë në palën tjetër. Megjithëkëtë, unë nuk besoj se këtu është fjala për shërbimin civil si palë. E parë kështu, institucionit në fjalë i lind detyra ose të gjejë palën që mungon, ose të specifikojë/përcaktojë se për ç’mardhënie (sic.) bëhet fjalë. 

Në vijim përballemi me një fjali, gjatësia e së cilës shkon në shtatë rreshta, ose një paragraf i tërë. Kjo nuk do të përbënte problem, nëse do të përdoreshin si duhet shenjat e pikësimit. Po t’u shtojmë këtyre edhe përsëritjen e njëpasnjëshme të strukturave të tilla si “pika kaq e nenit aq të ligjit kaq të datës aq”, kalojmë në një situatë të rëndë keqtingëllimi, e ngjashme me rropamat e këngëve që na ofrojnë të ashtuquajturit rrepistë të muzikës shqipe, të cilave ua dëgjojmë tamtamet, por nuk kuptojmë asgjë.

Jam i ndërgjegjshëm se shkresa të kësaj natyre janë të ngjeshura nga pikëpamja leksikore, të ngarkuara kuptimisht e të ndërlikuara me pika, nene, ligje, data e vite, por pikërisht për këto cilësi që kanë duhen shkruar, strukturuar e menduar me kujdes. Në rastin e fjalisë-paragraf të shkresës në fjalë do të kishte ndihmuar shumë përdorimi i pikëpresjes. Pikëpresja është një shenjë pikësimi që mund të përcaktohet si diçka ndërmjet pikës dhe presjes, ose as pikë, as presje, por me një funksion mjaft të mirë për shkresa të këtij soji. Ajo do ta ndante fjalinë e mësipërme në pesë pjesë më të vogla. Si rezultat do të kishim një strukturë fjalie më të pranueshme, çka do të shmangte keqtingëllimin, për shkak se secili segment/secila pjesë do të mbante mbi vete “përgjegjësitë” dhe peshën që i takon. Pra, do të mbante pikën e vet, nenin e vet, ligjin e vet, datën e vet, vitin e vet, por edhe ngarkesën e vet kuptimore. Një ndarje e tillë do të shmangte çoroditjen e lexuesit dhe do t’ia lehtësonte ndjeshëm perceptimin e kuptimit të fjalisë. Këtu dua të ndalem pak edhe te një standard i dyfishtë që është përdorur në shkrimin e shkurtimit të fjalës “Numër”. Për shembull, në një rast fjala “Numër” është shkruar me shkronjë të vogël (nr.), në një rast tjetër me shkronjë të madhe (Nr.).

Një standard po i dy-e-trefishtë përdoret edhe në vijim, kur renditen pesë pikat e urdhrit të presidentit, secila pikë me “kokë më vete”. Kështu, në pikën 1 zoti President urdhëron "Përfundimin e mardhënies në shërbimin civil..."; në pikën 2 urdhëron "Marrëdhëniet financiare në këtë detyrë..."; në pikën 3 urdhëron "Z. Shvarc të bëj dorëzimin..."; në pikën 4 urdhëron "Njoftimin e Departamentit të Administratës Publike..." dhe në pikën 5 urdhëron "Ngarkohen Drejtoria e Buxhetit dhe Mirëmenaxhimit Financiar...". 

Por nuk ndalen me kaq. Në pikën 1 hasim në një fjali, e cila mund të jetë gjithçka, por vetëm fjali e gjuhës shqipe jo. Po e sjell këtu: “Konstatimit të diplomës të pa njësuar nga Ministria përgjegjëse e Arsimit, sipas procedurës së parashikuar në legjislacion, përpara se të konkurronte në shërbimin civil.” 

Në të njëjtën fjali (le ta quajmë kështu, sa për t’u dhënë drejtim argumenteve) ka edhe dy gabime të tjera, po aq të trasha sa ai që lamë pas. I pari ka të bëjë me përdorimin e nyjës, ku ngatërrohet gjinia femërore me gjininë mashkullore. Shkruhet “... diplomës të pa njësuar”, kur duhej shkruar “diplomës së pa njësuar”, sepse kemi të bëjmë me një mbiemër të nyjshëm të shkallës pohore, i cili vjen pas një emri në trajtën e shquar të gjinisë femërore.

Për më tepër, dhe këtu kalojmë te gabimi i radhës, edhe vetë mbiemri “e pa njësuar” është shkruar gabim, pasi duhej shkruar bashkë (e panjësuar) dhe jo ndaras. Pra, njësoj si i padrejtë, e pabarabartë, e paaftë etj.).

Ndërsa në pikën 3 të Urdhrit, mënyra lidhore e vetës së tretë njëjës të foljes “bëj” shkruhet “të bëj”. Pra, mungon një ‘ë’ në fund. Unë të bëj/ ti të bësh/ ai (zoti Shvarc) të bëjë.

Tani le të kthehemi edhe një herë te zoti Shvarc, zellin e të cilit për gjuhën shqipe e njohin të gjithë ata që kanë lexuar ndonjë vepër të përkthyer prej tij. Nëse shkresën në fjalë do t’ia kishin dhënë për redaktim vetë atij, pra, të shkarkuarit nga puna, jam i bindur se do të pranonte ta bënte me shumë kënaqësi, për një arsye madhore: për hir të gjuhës shqipe, zoti President.

Hysni Ndreu
 

29
Zoologji / Xixellonjat
« ne: 28-08-2022, 00:57:27 »
 

Çdo herë që AgroWeb shkruan për xixëllonjat tërheq gjithmonë interesin e lexuesve të shumtë dhe besnikë, të cilët janë të shqetësuar pse gjithnjë e më pak i ndeshin këto bukuri plot dritë që na sjellin ndërmend momentet më të bukura të fëmijërisë. Është i madh malli për stinët e bukura të kaluara në natyrë, nën mantelin e qiellit plot yje dhe në praninë e xixëllonjave të cilat me shkëlqimin e tyre shpesh e bënin natën ditë. Kur është hera e fundit që ke parë një xixëllonjë? Nëse nuk e mban mend, atëherë ka kaluar shumë kohë dhe nëse i ke parë rrallë problemi mbetet serioz.

Çfarë po ndodh në të vërtetë?

Bletët nuk janë të vetmet specie në zhdukje, pasi edhe fluturat po hasin vështirësi. Por me xixëllonjat situata është mjaft problematike. Prej vitesh, shkencëtarët kanë paralajmëruar shuarjen e 2,000 specieve të ndryshme të xixëllonjave. Nuk është aspak çudi. Dora e njeriut në mjedis është shkatërrimtare. Krijesa të ndryshme ‘janë pa shtëpi.” Xixëllonjat shumohen dhe jetojnë në pyje, pranë liqeneve dhe lumenjve, nëpër kopshte dhe lëndina. Por kur betoni zapton çdo hapësirë të gjelbër, xixëllonjat humbasin habitatin e tyre. Sikur betoni të mos mjaftonte, ekzistenca e tyre ndikohet për keq edhe nga pesticidet dhe ndotjet e shkaktuara nga njeriu. Xixëllonjat rrëfejnë më së miri shëndetin e mjedisit që na rrethon. Sipas Dokumentit Shkencor Mbi Xixëllonjat, ato po shuhen në mbarë botën si rezultat i degradimit dhe humbjes së habitatit të tyre, ndotjes së lumenjve, përdorimit në rritje të pesticideve dhe ndotjes së vazhdueshme të ndriçimit në zonat e banuara nga njerëzit.

Këto insekte fluturuese janë si zanat e përrallave. Ato janë epitoma e mbrëmjeve më të bukura verore dhe dashuria e parë me mrekullitë e natyrës për shumë prej nesh. Nëse humbasim xixëllonjat, do të këpusim njëherë e mirë atë fillin e hollë që na lidh me magjinë e nënës natyrë dhe botës së mrekullueshme të saj. Njeriu nuk mundet ta përballojë një humbje të tillë, sado e parëndësishme në dukje. Ajo që ne mundemi të bëjmë është të krijojmë mundësi nëpër kopshtet tona për xixëllonjat duke: • shmangur përdorimin e kimikateve. • lejuar krimbat dhe kërmijtë të shërbejnë për ushqimin e larvave të xixëllonjave • fikur dritat e verandave apo kopshteve • krijuar bimësi të bollshme për to. Këto hapa mund të duken të rëndomtë, por ruajtja e xixëllonjave ka shumë rëndësi. Habitatet e xixëllonjave shfrytëzohen edhe nga shumë krijesa të tjera të natyrës si zvarranikët, zogjtë, amfibët dhe shumë specie të tjera. Sa më shumë krijesa të natyrës të humbasim aq më pak do të investohemi në aspektin emocional. Xixëllonjat janë të domosdoshme të vazhdojnë misionin e tyre si ambasadorë të magjisë së natyrës./AgroWeb.org

30
 

Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të heqin dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e të dy vendeve. Kështu bëri të ditur më 27 gusht shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

“Në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, Serbia është pajtuar që të heqë dokumentet për hyrje-dalje për qytetarët me letërnjoftime të Kosovës dhe Kosova është pajtuar që të mos lëshojë dokumente të tilla për qytetarët që posedojnë karta të identitetit të Serbisë”, tha ai përmes një postimi në Twitter.

Gjatë kësaj jave, Escobar dhe Lajçak qëndruan në Kosovë dhe Serbi, ku diskutuan me liderët shtetërorë dhe partiakë për çështjen e dokumenteve dhe targave. Ata thanë se palët duhet të zotohen se do të shmangin dhunën më 1 shtator. Vendimi i 26 qershorit i Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe rriti tensionet në veri të vendit. Më 31 korrik dhe 1 gusht, serbët lokalë vendosën barrikada në rrugë në shenjë pakënaqësie për këto dy vendime. Kosova më pas shtyu zbatimin e tyre deri më 1 shtator.

Por, bashkësia ndërkombëtare u angazhua për të bindur palët që të arrinin marrëveshje për të shmangur përshkallëzimin e situatës më 1 shtator, kur duhej të hynte në fuqi vendimi për dokumentet serbe, por edhe për targat. Kosova për disa orë më 1 gusht zbatoi vendimin për dokumentin për hyrje-dalje, derisa serbët hoqën barrikadat.

Prishtina ka argumentuar se lëshimi i një dokumenti të tillë u bë duke respektuar një marrëveshje që Kosova dhe Serbia kishin arritur më 2011, në kuadër të dialogut. Serbia që nga ajo kohë kishte lëshuar një dokument të tillë për të gjithë shtetasit e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar më herët se ishte i gatshëm të hiqte dorë nga lëshimi i dokumentit për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë, nëse edhe Beogradi do të vepronte njësoj.

Ndërkaq, më 27 gusht, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi në Beograd se Serbia do të pranonte dokumentet e Kosovës, vetëm nëse në kufi do të lëshohej një deklaratë ku bëhej e ditur se kjo nuk do të nënkuptojë njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Por, sa i përket targave, Vuçiç tha se ky vendim do të nisë së zbatuari më 1 shtator, pasi Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur, siç tha ai, një “zgjidhje kompromisi”.

Vendimi për targat serbe konsiston në riregjistirmin e tyre në RKS (Republika e Kosovës). Vlerësohet se 10.000 targa që lëshohen nga Serbia, me akronime të qyteteve të Kosovës, qarkullojnë në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.

Targat sikurse KM, PR, PZ, UR e të ngjashme konsiderohen të jashtëligjshme nga Kosova dhe Prishtina kërkon që pronarët e makinave me targa të tilla t’i konvertojnë ato në RKS brenda një periudhe prej 61 ditësh.

Serbia ka kërkuar që këto targa të zëvendësohen me targat e mëhershme KS, që kanë status neutral ndaj shtetësisë së Kosovës, por kjo është kundërshtuar nga kryeministri Kurti./REL

31
Tema Aktuale / Paradat e Edi Ramës
« ne: 26-08-2022, 20:35:47 »
Kur të mbarojnë këto paradat që po bën Kryeministri me kampionët e Shqipërisë në atletikë me shumë gjasë so fillojnë paradet e politikanëve shqiptarë të arrirë. Përshembull të Hënën do jete Arben Ahmetaj si ministri që vodhi më shumë. Të Martën do jetë Saimir Tahiri si njeriu që për 3 vite kanabizoi gjithë vendin. Të Mërkurën do jetë Ilir Beqja si ministri që abuzoi me më shumë tendera në mjekësi. Të Enjten do jetë Belinda Balluku si njeriu që një km rrugë e mbylli me 21 mln euro. Të Premten do jetë Elisa Spiropali, që ndryshoi mënyrën sesi vidhet duke u fshehur mbrapa kompanive të huaja me emër. Të Shtunën do jetë Sandër Lleshaj si njeriu që revolucionarizoi pëdorimin e gazit lotsjellës dhe blerjen e makinave të shtrenjta vetëm për 40 mijë euro. Të Dielën do jetë dita e Edi Ramës pasi edhe ai e meriton një ditë sepciale ku të ketë vëmendjen e të gjithë shqiptarëve. Të Dielën të gjithë këta ministrat që festuan dhe bën xhiro me Cadillac në Tiranë do i bëjnë xhiro Edit si shenjë mirënjohje njeriut që për 10 vite në pushtet ka pasur më shumë skandale se cdo KM më parë dhe si njeriu që arriti ta bënte krimin edhe më keq se ishte në kohën e PD-së. Çdo ditë e javës do ketë një ministër ose deputetë të Rilindjes, ndërsa e Diela e rezervuar vetëm për të gjatin. Rituali do përsëritet deri në vazhdimësi kur të prishet Cadillacu.

Lolita Albania

32
Sporte Ekstreme / Florian Marku (info, foto, video)
« ne: 25-08-2022, 13:30:15 »
Florian Marku dhe ndeshjet 100% te sigurta.

Boksi eshte nje nder sportet qe ka shume kampione. Kjo per shkak te peshave te ndryshme, federatave, agjensive, titujve dhe kontratave te ndryshme.
Mirepo dhe ne boks ka njefare rregulli.
Jane kater federata boterore, WBA, WBC, WBO dhe IBF.
Per cilin titull lufton Florian Marku?
Florian Marku i perket kategorise welterweight, nje kategori qe ka njohur legjenda si Manny Pacquiao apo Floyd Mayweather.
Aktualisht kampion i unifikuar ne tre federata per kete peshe eshte Errol Spence Jr. perveç federates WBO ku kampion eshte Terence Crawford.
Atehere pse Floriani nuk ndeshet per titullin boteror? Dhe nese nuk ndeshet per titullin boteror, per çfare titulli ndeshet?

Florian Marku na ka treguar ne vitet e fundit se eshte shume i zoti te fitoje ndeshje 100% te sigurta me boksiere qe nuk jane as ne top dhjeteshen e peshes se vet, te cilat i mbeshtjell me nje marketing patriotik duke ngritur peshe zemrat e shqipeve.
Kontrata private pa shume lidhje me federatat.
Mirepo shqiptaret nuk jane sot aq te etur per pak fame nderkombetare dhe te paditur.
Kemi patur Luan Krasniqin qe ndeshej me Klitchko. Per mos te folur per sporte te tjera si mundja apo peshengritja ku kemi marre medalje.

Atehere per çfare gjithe kjo gjurulldi?
Ky eshte stili i marketingut te Connor McGregor (ose Dana White). Bej zhurme, ulerit, bej gjeste me kembe e me duar qe te rritet vemendja per disa ndeshje te merzitshme me rezultat te fiksuar.
Jopo ai nuk e njihte shqiptarin, jopo i tregova shqiptarin, jopo kenget e Nojzit dhe shqiponja te gjoksi. Mbush Air Albania dhe bej para te lehta me reklamen e nje ndeshjeje stervitore.

Nese Floriani do admirimin dhe respektin e shqiptareve te organizoje meçe te verteta me kampione, fjala vjen me Canelo Alvarez qe eshte 4 kg me i rende dhe 1 cm me i shkurter se ai.
Deri atehere, te vazhdoje te beje gjoja sikur bokson ne garazhin e shtepise.

Lolita Albania

33
Tema Aktuale / Spiunazhi rus ne Shqipëri
« ne: 24-08-2022, 15:27:20 »
Tani qe kemi nje akuze zyrtare te prokurorise dhe deshmine e vete Zorinit se dikush e ka porositur per te fotografuar objekte (port, ujesjelles) mund te dalim ne perfundime:

1 - Ruset nuk jane supernjerez.
Bejne gabime, dhe shpesh kapen. Jane kapur agjentet e tyre ne Serbi, ne Mal te Zi, ne Kosove dhe tani ne Shqiperi.
Tashme Shqiperia ka ne dore tre “peshq” te cilet mund t’i shese shtrenjte.

2 - Siguria jone eshte ne gjendje te mjerueshme dhe ka nevoje per investime.

Objektet ushtarake rezultuan aq pak te ruajtura sa mund te futet kushdo, te preke me dore armatimin, makinerite dhe te fotografoje ç’te doje. Per me teper keto foto t’i nxjerre online neper website.
SHISH dhe AISM nuk dinin asgje. Nuk kishin bere as nje kerkim ne Google. Svjetllanen as nuk e njihnin.
Vetem pas faktit zbuluam se zorret e barkut te objekteve ushtarake ishin fotografuar dhe analizuar neper bloget e botes.

Niko Peleshi tha se po mendojme t’i rikthejme ne funksion uzinat ushtarake. Do ishte gje e mire nese industria jone ushtarake rivitalizohet.

Ne te njejten kohe, do ishte mire qe ne fushen e sigurise se jashtme faktori shqiptar te ishte i bashkuar perballe kercenimeve te Vuçiçit per lufte ne veriun e Kosoves.

3 - Lufta.
Ne Ukraine po zhvillohet nje lufte e nxehte por ne gjithe frontin lindor te NATO-s po zhvillohet nje lufte hibride.
Cilat jane mjetet e luftes hibride?
Subversion, sabotim, spiunazh, hackerim, dezinformim.
Cilat jane qellimet e propagandes ruse?
Te nxise pakenaqesine dhe urrejtjen per Ukrainen, per NATO-n. Te beje fajtor perendimin per krizen energjitike dhe inflacionin. Te stimuloje revolten deri ne gjendjen sa te behet e paperballueshme per qeverite te mbeshtesin NATO-n.
Te beje qesharake pretendimet e ligjshme per nderhyrjet ruse dhe te fuse diversion me informacione te rreme, gjysem te rreme apo spostim te vemendjes.
Te fuse konspiracione se si po behet nje komplot i madh nga satanistet globaliste dhe Putini po na mbron nga ky komplot.
Te ngjalle friken dhe terrorin se po ruajtem sovranitetin dhe pavaresine do shfarosemi nga ndonje holokaust berthamor, prandaj eshte
me mire t’i nenshtrohemi Rusise.

Çfare mund te bejme ne?
E thjeshte, te ekspozojme mentalitetin imperialist rus, krimet e tyre te luftes, perdorimin e furnizimit me nafte dhe gaz si arme lufte, mbeshtetjen per kriminelet ballkanike serbe, rolin destabilizues dhe antishqiptar ne rajon.
Ne nuk mbeshtesim NATO-n, ne jemi NATO.

Lolita Albania

34
Pyetper / Si luhet loja Zhol?
« ne: 22-08-2022, 20:31:31 »

35
Tema Aktuale / Spiunazhi rus ne Shqipëri
« ne: 21-08-2022, 14:58:17 »
Katër shtetas të huaj janë arrestuar nga policia në Poliçan pasi janë kapur duke fotografuar uzinën e vjetër të armëve. Mësohet se bëhet fjalë për 4 persona me kombësi çeke.

“Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, tek një nga tunelet në Uzinën e Poliçanit, janë konstatuar lëvizje të personave të paidentifikuar.

Menjëherë Policia Ushtarake në bashkëpunim me Policinë e Shtetit kanë izoluar hyrjet e tuneleve të cilët janë pothuaj se të gjithë komunikues me njëri tjetrin dhe pas kërkimeve kanë ndaluar dy persona me kombësi çeke.
Rreth orës 12:30 në distancë 1.5 km larg tuneleve jashtë perimetrit të rrethimit të repartit u konstatuan dhe shoqëruan edhe dy shtetase te kombësisë çeke, bashkëjetuese të dy shtetasve të mësipërm.
Personat e mësipërm janë ndaluar dhe aktualisht vazhdojnë procedurat nga autoritetet e sigurisë në vend”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Arrestimi vjen një ditë pas incidentit të ndodhur në Gramsh ku dy shtetas rusë dhe një ukrainas u arrestuan pasi tentuan të futen në uzinën e armëve./lapsi.al

36
Tema Aktuale / Spiunazhi rus ne Shqipëri
« ne: 21-08-2022, 14:56:22 »
Dy rusët Svetlana Timofeeva dhe Mikhail Zori si dhe shtetasi ukrainas F.A, 25-vjeç po mbahen në komisariat prej mbrëmjes së djeshme pasi u arrestuan për shkak të sulmit ndaj ushtarëve shqiptarë në fabrikën e armëve në Gramsh.

Policia shqiptare dhe autoritetet e tjera kanë njoftuar ambasadën ruse në Tiranë në lidhje me ngjarjen e ndodhur duke kërkuar informacion për këta tre individë.

Por çfarë kanë postuar ata në rrjetet sociale

Në tre profilet e tyre personat e arrestuar prezantohen me emra të tjerë. Shtetasi ukrainas F.A, 25-vjeç mban në instagram emrin Cyanidium ndërsa në të dhënat e mëposhtme e përshkruan veten si fotograf që ka pasion për të eksploruar vende të ndryshme.

Në story një ditë më parë ai ka ndarë edhe foton e automjetit të tij tip “Chevrolet”, që u raportua edhe nga autoritetet vendase si tregues i mjetit me të cilin po udhëtonin tre shtetasit e huaj.

Rusja e arrestuar Svetlana Timofeeva mban në instagram emrin Lana Sator, e cila po ashtu ndjek të njëjtin model në rrjetet sociale. Ajo prezantohet si eksploruese dhe viziton vende të ndryshme. Ajo ka edhe një blog të saj të vendosur me link ku shkruan për udhëtime të ndryshme që bën,

Ditën e djeshme ajo ka postuar foto të ndryshme të shkrepura në uzinën e armëve në Gramsh duke përshkruar fortësinë e dyerve në tunelet e vjetra.

Më 3 maj të vitit 2018, ajo ka shkruar një artikull për bazat e braktisura ajrore në Europën lindore ku përmendet edhe Shqipëria.

“Disa besojnë se baza ndodhet nën një mal respektivisht mes Bosnjes dhe Kroacisë dhe emigrantët kalojnë nëpër bunker. Por kjo nuk është kështu. Të gjithë migrantët vijnë përgjatë mbetjeve të pistave. Meqë ra fjala ne i takuam atje rreth 10 persona të arratisur nga Iraku. Disponim i mirë, anglishte e shkëlqyer dhe qëndrim pozitiv. Edhe pse aftësi jashtëzakonisht të ulëta të fshehta.

Fatkeqësisht, as mbetjet e avionëve nuk janë ruajtur në këtë bazë ajrore, megjithatë, ka një avion monumental aty pranë me një lëndinë të shkëlqyeshme përreth, në të cilën është mirë të vendosesh për natën me tenda. Prandaj, shkuam në Shqipëri, në një tjetër bazë ajrore nëntokësore të braktisur sepse ne prisnim vula betoni të hapur”, thuhet në artikullin që mban emrin Lana Sator.

Rusi i dytë i cili po ashtu gjendet lehtësisht nga postimet ku tre personat e arrestuar kanë bërë tag njëri tjetrin ka postuar tre Story të ndryshme ndërsa në bion e tij në instaram shkruan: “Shumë kurioz për të qëndruar në shtëpi”.

Policia ka dyshime se ata janë të përfshirë në spiunazh, ndërsa dyshimet shtohen akoma më shumë nga forma e kundërpërgjigjes së njërit prej tre të rinjve ndaj ushtarëve të shqiptarë në momentin kur ata janë afruar për t’i komunikuar se po lëvizin në një zonë të ndaluar.

Rusët dhe ukrainasi i kanë mohuar akuzat duke theksuar se shkrepin foto vetëm për t’i postuar në profilet e tyre në instagram ku kanë foto edhe nga udhëtimet e bëra më herët në zona të ngjashme./lapsi.al

37
Pyetper / Cdo te thote blogere?
« ne: 21-08-2022, 14:50:09 »

39
Historia / Skemat piramidale në Shqipëri
« ne: 10-08-2022, 01:21:03 »
Une jam i bindur qe po mos te kishin ndodhur ato piramidat Shqipëria do ishte ne BE sot. Po nejse, e di qe ne histori dhe per te shkuarën nuk flitet me Sikur!

40
Dhe ashtu bene e tani duan te gjithë vetem te ikin. Secili qe fola kete verë kerkonte te gjente nje rrugë për te ikur nga ai vend. Vërtet shume situatë dëshpëruese.

41
Na u ka merzit dhe Netflix. S'ka asgjë interesante.

42
Café Zerion ツ / Cfare keni veshur ne keto momente?
« ne: 10-08-2022, 00:56:29 »
Rrobat e gjumit

43
Pyetper / Si behet kafe fredo?
« ne: 09-08-2022, 22:36:29 »
Kafe, qumësht dhe kuba akulli. Ja ku u be kafe freddo.

44
Pyetper / Si behet kafja e mesme?
« ne: 09-08-2022, 22:34:57 »
Duke i hedhur vetëm një lugë sheqer. Te paktën unë kështu e dua dhe kete e konsideroj kafe te mesme.

45
 

Sipas Monitorit 50% e hoteleve ne plazhet e Jugut jane bosh ne kulmin e sezonit.

Sipas Barometrit te Ballkanit 60% e shqiptareve do rrijne ne shtepi kete vere.

Pra nga njera ane kemi hotele pa turiste, dhe nga ana tjeter kemi shqiptare qe do te donin te ishin turiste, por nuk i perballojne dot cmimet e ketyre hoteleve.

Ne nje ekonomi te paster, renia e fuqise blerese do sillte renie te cmimeve te hoteleve, sepse nje fitim i vogel eshte me mire se zero fitim.

Por turizmi jone eshte infektuar nga parate e droges, qe hidhen ne bregdet per tu lare, dhe jo per te gjeneruar fitim. Per pasoje, pronaret e hoteleve me mire i mbajne bosh, se tu sherbejne shqiptareve te zakonshem.

Se dyti, ne nje shtet normal kostot e dhomave do te perfshinin vetem shpenzimet dhe investimin e bere nga bizneset.

Por ne nje administrate te korruptuar, si kjo e jona, biznesmenet e hoteleve, restoranteve apo shezlongjeve duhet te paguajne edhe nen dore bashkine, ministrine, policine dhe inspektoret.

Keto kosto ata pastaj ua transferojne klienteve, duke rritur cmimet pertej asaj qe eshte e perballueshme prej shqiptareve te zakonshem.

Arsyeja e trete jane monopolet. Nese ne Shqiperi do te kishim nje treg te lire, cmimet e hoteleve do te ishin nje pikeprerje mes gatishmerise te turisteve per te paguar dhe nevojes se bizneseve per te qendruar konkurues ne treg.

Por Shqiperia ka nje turizem te monopolizuar. I gjithe bregu yne eshte i dominuar nga politikane, oligarke dhe trafikante, te cilet kane zaptuar pjeset me te mira te Shqiperise.

Dalengadale ata e kane perdorur shtetin per ta spastruar bregun nga bizneset e vogla, familjare, shpesh te drejtuara nga banoret e zones, qe ishin ngritur naryrshem ne keto 30 vjet.

Dhe duke mbetur te vetem ne breg ata i vendosin cmimet ne stratosfere, sepse nuk ka kush t’i konkuroje me me cmime me te lira. Nje turist ose shkon tek ata ose nuk ben pushime ne Shqiperi.

Ne keto kushte shqiptari i zakonshem i lihen tre zgjedhje: ose te marre kredi per te bere pushime ne Shqiperi, ose te shkoje jashte shtetit, ose te qendroje ne shtepi.

Dhe kjo eshte shume e trishte: Te kesh disa nga plazhet me te bukura ne Evrope dhe te mos arrish dot t’i shijosh, vetem sepse nje grusht horrash me pushtet nuk kane te ngopur...

E nderkohe qe bregdeti yne spastrohet perdite nga shqiptaret e zakonshem, ne vazhdojme te punojme qe me parate tona te bejne pushime politikanet e korruptuar dhe oligarket e tyre.

Nga dr. Endrit Shabani

46
Ndjenja / Metoda për zgjatjen e kohës së ejakulacionit
« ne: 09-08-2022, 17:26:49 »
Na mungojnë këto mësimet e Ereles 😂

47
Pyetper / Si eshte jeta ne Amerike?
« ne: 09-08-2022, 15:51:46 »
Këtë e kishte postuar dikush ne Reddit /Albania sot:

"Per ne Amerike: nqs vjen per nje jete me te mire, pergatitu ta fillosh nga zeroja dhe te besh cdo gje. Vitet a para jane te veshtira, sidomos kur vjen direkt ne qytete te shtrenjta si New York City. Marr shkas edhe nga ai aktori qe vrau gruan ne Bronx dhe pastaj u hodh dhe vete. Nuk vihet ne Amerike ne ate moshe me idene se do behem aktor dhe do jap shfaqje ne Broadway. Ketu edhe te marresh fryme, duhet te paguash, asgje nuk eshte falas. Duhet te punosh si qeni ne fillim, vetem qe te mbijetosh, nuk ka kafe e muhabet ne lagje, e nje cigare me te dredhme. Keta qe vijne me endrra te bukura e nisn qe ne fillim keq. Shumica e shqiptareve ne Amerike vijne me llotari, dhe duket qene se eshte fat po te doli viza, shume prej tyre i kap papritur dhe pa qene gati menderisht. Shqiptaret e bejne lloton per sport, kur u del pastaj, detyrohen te vijne dhe nqs nuk jane gati sepse "vetem budallai i thote jo Amerikes", vijne me endrra per tu bere aktor, dhe ketu as shkolla, as ca ke bere ska vlere, ja fillon nga zeroja e duhet te ulesh bythesh te punosh. Shume nuk pershtaten dot dhe bien ne depresion, dhe nuk dine as nga kane koken. Njoh shume raste shqiptaresh qe e kane filu nga zeroja dhe kane arrite suksesin, por njoh dhe shume qe nuk ia kane dale dot, qe jane te zhgenjyer, qe u duket vetja te pavlere.

per ta permbledh:
- po erdhe me lloto dhe ne moshe madhore, harroje cfare shkolle ke mbaru apo cfare endrrash ke. Hajde, puno, stabilozohu financiarisht, mesohu me jeten, pastaj kur te jesh gati shih endrrat. Njoha nje goce ne Brooklyn qe kishte mbaru me nota shume te mira te UT per Finance, kishte 6 vjet ketu dhe me pune ishte ne retail, nga Macys, te AF, te Bloomingdale, etc,, ishte e zhgenjyer keq sepse ankohej qe kam mbaru per finance me rezultate shume te larta. cfare ti thoja! Ne shkolle nuk shkonte dot ta konvertonte apo te studionte prap se nuk e ia dilte ta paguante, ose edhe po te ishte falas nuk kishte lek per qera, ushqime e veshje, dmth i duhej te punonte se sben. Me nje fjale futesh ne nje gracke qe nuk del dot. Vitet kalojne, suddenly behen 10 vite, 15 vite, dhe je akoma ne retail, akoma kamarier, akoma uber driver, akoma doorman, etc... Shume njerez zhgenjehen se si kane perfunduar. Duhe te jeni pergatitur per ta perballuar jeten, po erdhet ketu, e fillon nga zeroja si shoket. Nuk dua te tremb asnjerin, por ajo vrasja e dyfishte me ka lene mbresa te keqia. Se edhe njoh shume njerez te tille qe nuk u ka dale Amerika sic donin. Po more rrugen e gurtbetit, me kembe ne toke. Brezi i pare eshte brezi i qenit."

48
Kosova Sot / Si te luftohet Serbia ne veriun e Kosoves?
« ne: 01-08-2022, 01:16:16 »
Nderkohe njerezit tmerrohen nga sirenat e alarmit dhe mendojne se po vjen ajo cfare po ndodh ne Ukraine.

49
Café Zerion ツ / Si quhet antari sipër jush !!!
« ne: 01-08-2022, 01:11:43 »
Insomniac

50
Jemi duke u...qe s'po e them se nuk ma mban goja LOL.
Cdo brez mendon qe i tiji ishte me i miri dhe ai qe po vjen eshte kot fare. ;)

Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7 ... 1020