Show Posts - M A X

×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Messages - M A X

Faqe: 1 2 [3] 4 5 6 7 8 ... 1018
51
   

Gazeta Express dhe Televizioni 7 e kanë realizuar një sondazh për zgjedhjet në Shqipëri. Sondazhin e ka kryer kompania, që e ka realizuar sondazhin për zgjedhjet në Kosovë. Rezultati i matjeve për zgjedhjet e 14 shkurtit ka qenë qind për qindtë i saktë me rezultatin zgjedhor. Sipas sondazhit, në Shqipëri shumicën do ta fitojë opozita.

Pas pak më shume se një muaji, Shqipëria zgjedh partinë, që do ta qeverisë vendin në katër vitet e ardhshme. Sondazhin që e ka realizuar kompania shqiptaro-izraelite, “GeoCartography”, e nxjerr si parti të vetme fituese Partinë Socialiste, me rreth dy për qind më shumë se Partia Demokratike.

Megjithatë, sipas sondazhit, opozita e deritanishme e Shqipërisë, PD-ja e LSI-ja, bashkë do t’i marrin 71-74 mandate në Kuvend, pra shumicën.
PS-ja e kryeministrit të tanishëm, Edi Rama, del se i fiton 44.54 për qind, që kur përkthehet në mandate, i bie se i merr 65-67 sosh.

E dyta është Alenaca për Ndryshim me lider Lulëzim Bashën e Partisë Demokratike, që, sipas sondazhit, i merr 61-63 mandate, ose 42.18 për qind.

Sondazhi thotë se LSI-ja e Monika Kryemadhit i merr 10 apo 11 mandate, që me përqindje i bie 9.32.

Për këtë sondazh, janë pytur 3778 persona, të shpërndarë në nëntë zona zgjedhore.


Të dhënat nga sondazhi i kryer në mars, 2021
Sipas sondazhit, PD-ja del e para në qarkun e Shkodrës, të Lezhës, të Kukësit, të Dibrës. Partia e Bashës, sipas sondazhit do të prijë në këto zgjedhje edhe në Durrës dhe në Korcë.

PS-ja pritet të prijë në Tiranë, në Elbasan, në Fier, në Berat, në Vlorë dhe në Gjirokastër.

Sistemi zgjedhor në Shqipëri ka  12 zona zgjedhore prej të cilave zgjidhen në total 140 deputetë. Numrin më të madh të deputetëve e nxjerr Tirana (36).

Sipas sondazhit të realizuar, këto janë rezultate për çdo zonë zgjedhore (ose siç quhen në Shqipëri qarqe) :

1.     Qarku i  Tiranës

Qarku i Tiranës sipas sondazhit fitohet nga koalicioni Opozitar (PD-LSI). Sipas të dhënave 17 deputetë do të ketë Partia Socialiste, 16 Partia Demokratike dhe 3 deputetë LSI. Mundësia që rezultati PD-PS të përmbyset në favor të PD-së (pra 16 me 17) është 29.5% ndërsa që ta ruajë epërsinë (17 me 16) është 69.5%. LSI i ka të konsoliduar 3 deputetë, forca të tjera nuk marrin deputetë.

Parashikimi PS 17 deputetë, PD 16 deputetë, LSI 3 deputetë

2.     Qarku i Fierit

Fieri, një bastion historic i Partisë Socialiste do të shënojë një rezultat mjaft të mirë edhe këtë vit. Sipas të dhënave që vijnë nga sondazhi, Partia Socialiste ka të sigurtë 8 mandate dhe ka 66% mundësi për të nëntin. Partia Demokratike merr 6 deputetë, dhe LSI merr 1 deputet (ka shanse 34% për të dytin).

Parashikimi PS 9, PD 6 dhe LSI 1

3.     Qarku i Durrësit

Qarku i Durrësit. Nga rezultatet e sondazhit kuptohet që Partia Demokratike ka të sigurtë 7 mandate dhe PS 6 . Do të jetë luftë e fortë treshe (PD, PS dhe LSI)  për deputetin e fundit.

Parashikimi : PS 6, PD 7, LSI 1

4.     Qarku i Elbasanit

Elbasani nxjerr 14 deputetë.  Sipas sondazhit Partia Socialiste i ka të siguruar 7 mandate por ka shumë pak shanse për të tetin. Partia Demokratike merr 5 mandate ndërsa LSI 2 mandate.

Parashikimi  PS 7 deputeë, PD  dhe aleatët 7

5.     Qarku i Vlorës

Qarku i Vlorës duket sikur nuk ka dilemma nga sondazhi. Fitorja e PS-së është e ndjeshme por jo me rezultatin e 2017-ës.

Parashikimi PS 7 mandate, PD 4 mndate dhe LSI 1 mandat.

6.     Qarku i Korçës

Qarku i Korçës do të jetës shumë i ngushte. Aty janë 11 vende nga të cilat 4 i ka të sigurta PD, 4 i ka të sigurta PS dhe një LSI. Për dy mandatet që mbesin do të luftojnë fort treshe PS, PD dhe LSI. Mund të shkojënë 5 me 5 me 1 por edhe 4 me 5 me 2. Gjithsesi Opozita duket se do ketë më shumë vende sesa maxhoranca.

7.     Qarku i Shkodrës

Shkodra paraqitet mjaft interesante në rezultatin e sondazhit. Partia Demokratike ka të sigurtë 5 mandate në këtë qark,  Partia Socialiste ka 4 mandate të sigurta, LSI ka një mandate të sigurtë ndërsa PSD e Tom Doshit dhe Lëvizja për Ndrsyhim e Jozefina Topallit do të luftojnë për një mandate. Ky është edhe mandati i vetëm jashtë treshes PS-PD-LSI në gjithë Shqipërinë.

Parashikimi Partia Socialiste 4 mandate, Partia Demokratike 5 mandate  LSI  1 mandat dhe të tjerët 1 mandat

8.     Qarku i Beratit

Qarku i Beratit zgjedh 7 deputetë. Në rezultatet e vitit 2017 kjo zonë zgjedhore është ndarë 4 me 2 me 1 në mes Partisë Socialiste,  Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në sondazhin e Gazetës Express, rezultati pritet të jetë një ndryshim vendesh mes Partisë Demokratike dhe LSI-së, pra 2 deputetë PD dhe një deputet LSI. Partia Socialiste do të marrë përsëri 4 deputetë. Probabiliteti që PS të marrë 5 deputeët është 25% ndërsa LSI ka 75% mundësi për ta marrë një deputet.

Parashikimi Partia Socialiste 4 mandate, Partia Demokratike 2 mandate ndërsa LSI 1 mandat

9.     Qarku i Lezhës

Qarku Lezhë është një qark tjetër ku Opozita PD-LSI do fitojë më shumë deputetë sesa PS. Rezultati i parashikuar është PD 3 mandate, PS 3 mandate LSI 1 mandat

Parashikimi Partia Demokratike 3 deputetë, Partia Socialiste 3 deputetë dhe LSI një deputet.

/Express/

52
Reperi i njohur Stresi shpesh herë publikon foto dhe biseda me nënën e tij që ka një marrëdhënie shumë të ngushtë. Nga bisedat e publikuara ne kemi parë se e ëma e këshillon shpesh të mos bëjë gabime dhe të kujdeset për veten.

Por këtë herë Stresi ka publikuar një bisedë me të atin. Ai ka gjetur një mënyrë për ta ndjekur në Instagram dhe për të parë çdo gjë që publikon i biri, por pa dijeninë e Stresit. Kjo taktikë e babait nuk ka zgjatur shumë sepse reperi e ka zënë mat duke e ndjekur fshehurazi në Instagram.

“A ti je a? Hahaha të zuna bab. Të kam kërku në Instagram se e kam dit që je duke më ndjek”, ka shkruar reperi të atit në mesazh.

I ati e ka pranuar që e ndjek fshehurazi duke shprehur se ka dëshirë të shikojë se çfarë publikon i biri.

“Kur e kap prindin duke të ndjek fshehurazi në Instagram”, ka shkruar Stresi në mbishkrimin e bisedës që ka bërë me të atin./faxweb

53
 

Trupi i femrës do kohë që të vijë sërish në formë, qoftë nëse lind në mënyrë natyrale, qoftë me prerje cezariane. Shumë mjekë rekomandojnë që të mos kryeni marrëdhënie pa kaluar katër deri në gjashtë javë.

Gjatë kësaj kohe, qafa e mitrës mund të mbyllet plotësisht dhe çdo hapje apo lëndim mund të jetë mbyllur dhe shëruar.

Qëndrojini sa më pranë njëri-tjetrit: mund ta ruani intimitetin në shumë mënyra. Mundohuni që gjatë ditës të lidheni me njëri-tjetrin me anë të telefonatave të shkurtra, duke dërguar mesazhe elektronike apo mesazhe në telefonin celular.

Kushtojini pak kohë njëri-tjetrit para se të nisni ditën, apo ndërkohë që bëheni gati për të shkuar në shtrat. Kur të jeni gati për të kryer marrëdhënie, merreni sa më qetë dhe përdorni kontraceptivë, që të parandaloni ndonjë shtatzëni tjetër.

54
Jeta / Obeziteti / Mbipesha
« ne: 16-03-2021, 20:04:25 »
Të qenit në formë fizike të mirë por në të njëjtën kohë edhe të shëndetshëm është ndër sfidat me të cilat të gjithë ne përballemi në ditët e sotme por që jo gjithmonë arrijmë të kemi rezultatet e dëshiruara. Kjo vjen në rradhë të parësi pasojëe ritmeve frenetike me të cilat na përball jeta,duke bërë që t’i kushtojmë më pak rëndësi vetes, por më së shumti si pasojë e zgjedhjeve tona të gabuara si: jeta sedentare, dietë e varfër ushqimore apo mosmarrja me aktivitet fizik. Rezultati? – 2.1 miliardë njerës kudo në botë të vuajnë nga mbipesha.

Kjo është edhe arsyeja që jo pak herë, pra kur kuptojmë që kemi marrë shumë peshë dhe nuk jemi të kënaqur me pamjen tonë të vihemi në kërkim të alternativave që të na garantojnë zgjidhje të problemeve të mbipeshës në mënyrë të shpejtë por njëkohësisht edhe të sigurt dhe padyshim një ndër këto zgjidhje ështëajo e Balonit Gastrik.

Çfarë është proçedura e Balonit Gastrik?

Baloni gastrik ështënjë proçedurë bashkëkohore jokirurgjikale që po fiton gjithmonë e më shumë popullaritet te personat të cilët duan të humbasin peshë në mënyrë të sigurt dhe të shëndetshme kjo si një alternativë ndaj trajtimeve kirurgjikale të mbipeshës & Obezitetit.

Kjo procedurë konsiston në vendosjen në stomak të një baloni (tullumbace) të butë, i cili vendoset në stomak në rrugë endoskopike me ndihmën e gastroskopit, procedurë  e ngjashme me atë të një gastroskopie të thjeshtë. Ky balon vendoset në stomak për një periudhë 6 mujore – 1 vit  (pas kësaj periudhe baloni hiqet po në rrugë endoskopike), dhe gjatë kësaj periudhe, duke qenë se baloni zë një hapësirë të konsiderueshme të stomakut, pacienti ndihet i ngopur më shpejt duke reduktuar kështu  në mënyrë të konsiderueshme sasinë e ushqimit që merr gjë që e ndihmon të bjerë nga pesha.  Por ashtu si edhe çdo proçedurë tjetër që aplikohet për rënien nga pesha edhe në këtë proçedurë pacientit i kërkohet që të adaptojë ndryshime të shëndetshme në mënyrën e jetesës përfshirë këtu një dietë të shëndetshme  ushqimore dhe marrja me aktivitet fizik.

Baloni siç theksuam edhe më lart mbahet nga pacienti për një periudhë nga 6 muaj-1 vit dhe në fund të kësaj periudhe pacienti ka një rënie të konsiderueshme peshe prej rreth 14-19 kilogram.

Ajo që vlen të theksohet dhe është shumë e rëndësishme është që përpara se pacienti t’i nënshtrohet kësaj proçedurëduhet të paraqitet për një konsultë të specializuar me mjekun specialist gastroenterolog i cili do të bëjë vlerësimin e përgjithshëm mjekësor të pacientit dhe vetëm më pas do të vendosë nëse pacienti i plotëson apo jo kushtet për t’ju nënshtruar një proçedure të tillë.

Cilat janë avantazhet që ofron Baloni Gastrik?

Krahasuar me procedurat kirurgjikale të tilla si:Bypass gastrik, Palosja gastrike, unaza etj, avantazhet që ofron Baloni Gastrik janë:

Ёshtë proçedurë jokirurgjikale, miniinvazive (pra nuk aplikohet  anestezi e përgjithshme)

Kryhet në kushte ambulatorike

Zgjat shumë pak (20 minuta) dhe brenda ditës pacienti kthehet në shtëpi

Ёshtë procedurë e sigurt dhe më e rëndësishmja shumë efikasë dhe rezultative

Nisur nga numri gjithmonë në rritje i kërkesës  së pacientëve për këto lloj  proçedurash dhe trajtimesh mjekësore, Spitali Hygeia prej vitesh tashmë aplikon me shumë sukses  këtë proçedurë bashkëkohore & jo kirurgjikale, dhe specifikisht atë të Balonit Gastrik Spatz3.

Dr.Plarent Kapo

Gastroenterolog & Endoskopist

Spitali Hygeia: 04 23 90 000

(E.H/Faxweb.al)

55
 

Më poshtë janë listuar disa nga sëmundjet që rrjedhin nga një anomali gjenetike dhe që mund të identifikohen përmes analizave gjenetike.

Alfa-talasemia shfaqet me mungesë të rruazave të kuqe të gjakut (anemi). Format më të rënda të saj, sjellin vdekjen e fetusit apo të fëmijës së porsalindur. Pjesa më e madhe e rasteve, janë më pak serioze.

Beta-talasemia shfaqet gjithashtu me anemi. Në formën e saj më të keqe (talasemia maxhore), fëmijët kanë nevojë për transfuzion gjaku të vazhdueshëm. Në qoftë se marrin trajtimin e duhur, shumica e njerëzve që vuajnë nga kjo sëmundje, e arrijnë moshën madhore. Format më të lehta të sëmundjes shkaktojnë komplikacione të ndryshme, të cilat lidhen me nevojën e trupit për më shumë rruaza të kuqe.

Sëmundja e drepanocitozës i pengon qelizat e gjakut të lëvizin lirshëm në të gjithë trupin. Fëmijët me këtë sëmundje, kanë më shumë mundësi të preken nga infeksionet dhe kanë një zhvillim të ngadaltë. Sëmundja mund të shkaktojë dhimbje shumë të forta dhe dëmtim të organeve jetësore. Falë mjekimit të vazhdueshëm që në fazë të hershme, komplikacionet mund të pakësohen.

Fibroza cistike prek sistemin e frymëmarrjes dhe të tretjes, duke shkaktuar sëmundje të rënda dhe kronike të frymëmarrjes, diarre, kequshqyerje dhe kufizim të veprimtarisë fizike. Falë trajtimeve të fundit, pjesa më e madhe e njerëzve të prekur, mund të arrijnë moshën madhore.

Distrofia muskulore “Duchenne” prek muskujt e legenit dhe pjesën e sipërme të krahëve dhe të këmbëve. Në fazat e vona të sëmundjes, ajo mund të prekë muskujt e diafragmës apo të zemrës. Duke qenë se kjo sëmundje lidhet me kromozomin X, ajo shfaqet te djemtë e rinj dhe është forma më e zakonshme e distrofisë muskulore që prek fëmijët. Femrat mund të vuajnë nga forma më të lehta të kësaj sëmundjeje. Në rastet më të rënda, dobësia e muskulit mund të çojë në vdekjen e fëmijës në vitet e fundit të adoleshencës apo në fillim të moshës madhore.

Sindroma X e brishtë është sëmundja më e zakonshme gjenetike që shkakton vonesë mendore. Ajo shkaktohet nga ndryshimi i kromozomit X. Mbartësit e kësaj sëmundjeje, mund të kenë simptoma të lehta, përfshirë këtu infertilitet dhe probleme me lëvizjen (atakis). Përbërja gjenetike e kësaj sëmundjeje, është shumë e ndërlikuar dhe duhet diskutuar me dikë që e njeh mjaft mirë këtë çrregullim.

Sëmundja Canavan është një gjendje shumë e rëndë e sistemit nervor, e cila zakonisht, diagnostikohet menjëherë pas lindjes së foshnjës. Në shumicën e rasteve, fëmija vdes në vegjëli.

Sëmundja Tay-Sachs shfaqet me mungesën e enzimës së nevojshme për ndarjen e yndyrave të caktuara (lipideve). Këto substanca grumbullohen dhe në mënyrë graduale shkatërrojnë trurin dhe qelizat nervore, derisa sistemi nervor qendror nuk funksionon më. Në shumicën e rasteve, fëmija vdes në vegjëli./faxweb.al

56
Biologji / Kimi / Metalet dhe aliazhet
« ne: 16-03-2021, 19:58:28 »

57
Pyetper / Si behet trilecja?
« ne: 16-03-2021, 18:08:55 »

58
Zeri.tech / Elon Musk - Gjeniu i kohes se sotme
« ne: 16-03-2021, 14:19:21 »
 

Sëfundmi CEO i Tesla-s, Elon Musk i ka dhene vetes titullin "Technoking" dhe kjo e gjitha shume seriozisht dhe ne menyre zyrtare. Sic duket CEO nuk është me i mjaftueshëm si titull per egon e Musk.
Ndersa CFO i Tesla Motors ka marre titullin "Master of Coin".

59
Tryeza / Krepat, dashuria e re e shqiptarëve
« ne: 16-03-2021, 12:00:29 »

60
Tema Aktuale / Shqiperia (dhe bota) ne karantine
« ne: 16-03-2021, 11:59:09 »
U be 1 vit karantine dhe krize e thelle e gjithanshme.

61
Jeta / Cfare po ndodh me vaksinen e AstraZeneca?
« ne: 16-03-2021, 10:42:08 »
Ekspertët e sigurisë së Organizatës Botërore të Shëndetit po përgatiten të takohen për vaksinën e koronavirusit të AstraZeneca, përhapja e së cilës është ndalur në disa vende evropiane për shkak të frikës nga mpiksja e gjakut.

Tre shtetet më të mëdha të BE – Gjermania, Italia dhe Franca – u bashkuan me të tjerët në pezullimin e të vaksinimit të hënën, duke i dhënë një goditje fushatës globale të imunizimit kundër një sëmundjeje që ka vrarë më shumë se 2.6 milionë njerëz.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, AstraZeneca dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) kanë këmbëngulur se vaksina është e sigurt dhe se nuk ka asnjë lidhje midis vaksinës dhe mpiksjeve të gjakut të raportuara.

“Ne nuk duam që njerëzit të frikësohen dhe, për momentin, do të rekomandonim që vendet të vazhdojnë vaksinimin me AstraZeneca”, tha të hënën shefi i shkencës së OBSH, Soumya Sëaminathan.

“Deri më tani, ne nuk gjejmë ndonjë lidhje midis këtyre ngjarjeve dhe vaksinës.”

EMA tha në një deklaratë se “ mijëra njerëz pësojnë mpiksje gjaku çdo vit në BE për arsye të ndryshme” dhe se numri i incidenteve tek njerëzit e vaksinuar “duket se nuk është më i lartë se ai që shihet në popullatën e përgjithshme”.

Në një deklaratë, EMA “përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e Covid-19, me rrezikun e lidhur të shtrimit në spital dhe vdekjen, i tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore”.

Ekspertët e OBSH dhe EMA të martën do të diskutojnë veçmas të dhënat nga vaksinimet me AstraZeneca dhe rregullatori evropian do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm të enjten për të vendosur për ndonjë veprim të mëtejshëm.

Ekspertët kanë thënë se numri i mpiksjes së gjakut dhe rasteve të trombocitopenisë – një gjendje më e rrallë në të cilën njerëzit nuk prodhojnë trombocite të mjaftueshme – tek njerëzit që janë vaksinuar nuk është më i lartë se në popullatën që nuk ka marrë vaksinë./lapsi

62
Influencer / Blogger / Aida Shtino (info foto video)
« ne: 15-03-2021, 11:20:12 »
 

63
Influencer / Blogger / Benita Zena (info foto video)
« ne: 15-03-2021, 11:19:00 »
 

64
Influencer / Blogger / Saranda Krasniqi (info foto video)
« ne: 15-03-2021, 11:17:10 »
Sasa Krasniqi
 

65
Influencer / Blogger / Arnisa Mjeku (info foto video)
« ne: 15-03-2021, 11:15:45 »
 

66
 

 

67
Influencer / Blogger / Julia Ali Hasani (info foto video)
« ne: 15-03-2021, 11:14:30 »
 

68
Influencer / Blogger / Ines Memisharaj (info foto video)
« ne: 15-03-2021, 11:13:51 »
 

69
Influencer / Blogger / Ida Velaj (info foto video)
« ne: 15-03-2021, 11:13:20 »
 

70
Influencer / Blogger / Paula Mehmetukaj (Info foto video)
« ne: 15-03-2021, 11:12:41 »
 

72
Influencer / Blogger / Anila Muja (info, foto, video)
« ne: 15-03-2021, 11:11:21 »
 

73
Influencer / Blogger / Malvina (info foto video)
« ne: 15-03-2021, 11:10:45 »
 

74
Influencer / Blogger / Amarildo Bakaj (Info foto video)
« ne: 15-03-2021, 11:10:14 »
 

75
Vipat Shqiptare / Ronela Hajati (Lajme, Info, Foto, Video)
« ne: 15-03-2021, 11:09:40 »
 

Faqe: 1 2 [3] 4 5 6 7 8 ... 1018