Show Posts - M A X

×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Messages - M A X

Faqe: 1 2 [3] 4 5 6 7 8 ... 1018
51
Letersia Shqiptare / Ballada e Doruntines!
« ne: 12-07-2022, 19:51:22 »

52
Pyetper / Sa oqeane ka bota?
« ne: 12-07-2022, 19:43:43 »

53
Stranger Things 4 qe nuk e kam mbaruar akoma si dhe The Terminal List.
 

54
Bota Sot / Masakra e Srebrenicës
« ne: 12-07-2022, 00:30:29 »
"Unë isha 22 vjeçe kurse vajza ime 2 vjeçe, trëndafili im i vogël. Ata na vendosën në autobusë, vetëm ne gra dhe vajza dhe thanë që asgjë nuk do të ndodhte me ne. Udhëtimi zgjati shumë, autobusi ishte plot, vajza ime e vogël po qante, duhet të ketë qenë e uritur, e etur. Pastaj mu afrua një ushtar, një nga ata çetnikët, ndonëse u soll mirë me mua, më pyeti se çfarë kishte vajza ime, pse po qante. Nuk kam asgjë për t'i dhënë, iu përgjigja. Ai e mori fëmijën nga dora ime dhe tha që do ta ushqente me diçka dhe do të ma kthente prapa. U gëzova shumë, por përsëri kisha dyshime. Më pak se dhjetë minuta më vonë, ai hipi përsëri në autobus me vajzën time të vogël. Dëgjoj, ajo nuk qan më. Duhet ta ketë ushqyer mirë, me të vërtetë akoma ka njerëz të mirë, mendova. Ai e vendosi atë përsëri në krahët e mi dhe vetëm më tha: "Tani vajza juaj nuk do të qajë më".
Ai nuk e ushqeu trëndafilin tim. Ai e theri atë. Dhe ashtu të masakruar, plot gjak, e ktheu tek unë".
Le të jenë lotët e nënës një lutje, që Srebrenica të mos i ndodhë më kurrë askujt!

Përktheu: Jeton Zenuni

27 vjet nga gjenocidi serb në Srebrenicë

55
Bota Sot / Masakra e Srebrenicës
« ne: 12-07-2022, 00:30:02 »
 

Unë quhem Fatima Muhic. Kam lindur para 25 vitesh, më 12 korrik 1995 në Potoçari,  fshat ky afër qytetit të Srebrenicës. Jam studente e vitit të fundit në fakultetin filozofik në Sarajevë. Pos suksesit që e kam të shkëlqyeshëm, jam edhe studentja e preferuar e shumicës së profesorëve. Jam edhe  kryepersonazhi dhe më e dashura e shoqërisë.

Është herët, diku rreth orës 7 e mëngjesit. Hapa dritaren e terracës dhe jashtë pashë përditshmërinë.  Njerëzit i jepnin me të shpejtë këmbëve nëpër Bashçarshi, secili punëve të veta. Të papunët, në shoqërinë e kafes rrihnin tema të ndryshme.  Thitha ajrin e freskët, ndërsa dritaren e lash hapur të ajroset dhoma. Hyra ne banjo dhe morra abdes. Vesha sandalet dhe mbulova kokën me shaminë e zezë, dhuratë që më dha nëna pak para se të shpërngulesha për në Sarajevë. Ishte mbulesa e saj e preferuar te cilën e hidhte kokës secilin mëngjes kur e pangopur gjumë dhe e rraskapitur ngrihej për të më përgatitur mëngjesin për shkollë. "Bija ime, mos iu afro veturave, rri larg të panjohurve, dhe dëgjo arsimtarët".  O Zot, sa herë më kishte përsëritur këto këshilla. Nejse, vesha fustanin e hirtë, shpalosa sexhaden dhuratë nga baba Hajro edhe fala dy rekate namaz sabahu. Dhash selam, morra tespihët dhe ngrita duart lart kah qielli. U ngrita ne këmbë dhe hoqa shaminë nga koka. Ajo ende ka aromën e nënës. O Zot sa shumë më mungon....

Sot kam provimin e fundit në fakultet, letërsinë anglofone.
E mbylla derën e banesës dhe eca Bashçarshisë, ndoshta për herë të fundit si studente. Arrita ne fakultet ku tani më më prisnin profesori me asistentin e tij.   
"Kolege, - më pyet profesori , " a je gati ti japim fund kësaj pune sot? "
" Po , faleminderit Zotit", u përgjigja.
Pas 15 minutash përgjigje profesori u ngrit në këmbë dhe më ndëpreu me përqafim.
''Unë kurrë nuk kam parë një studente kaq të zellshme, të kujdesshme. Shpresoj kurrë mos të të shoh më këtu si studente" .
Gati është. Ikën 8 semestra e dhjetëra netë pa gjumë. Jo, jo dhjetëra por qindra netë pa gjumë. Dhjetëra mëngjese zgjimi në tavolinën e punës, por falë Zotit të madh edhe kjo mori fund. Ia ka vlejtur mundi.
Nga fakulteti nisem për në banesë ku e marr valixhen të cilën e kisha bërë gati qysh dje dhe menjëherë shkoj në stacion të autobusave. Paramendoj reagimin e prindërve të mi dhe dy axhallarëve kur të u shfaqem në pragun e shtëpisë, ashtu pa paralajmërim, dhe kur të marr myzhde.

Arrij në stacionin e autobusëve në Srebrenicë megjithatë  diçka është e çuditshme. Më saktë diçka është ndryshe. Kthehem prapa në kohë dhe nuk mbaj mend të më ketë thënë nëna të ketë ndodhur diqka në qytet, diçka që do të mund të kishte ndryshuar pozitivitetin e Srebrenicasve. Kaloj qendrës dhe nuk shoh shpirt të gjallë.
"Me siguri janë pranë lumejve, nëpër pishina ose edhe në det", mendova. Gjithmonë kam qenë optimiste, dhe kjo nuk ka për të ndryshuar. 

Arrita në shtëpi, dhe trupin ma kaplojnë disa të dridhura. Lëkura më ftohet dhe ballin ma mbulojnë djersë.  I bie ziles, por askush nuk përgjigjet. I bie ziles përsëri, njejtë. Shkoj dhe i bie ziles edhe te fqinjët e parë, edhe aty e njejta situatë. Kthehem te shtëpia ime dhe me dorën që më dridhet shtyej derën, e cila me ngadalë filloi të hapet, për habinë time. "Babi asnjëherë nuk e lë derën hapur kur del jashtë. Njejtë edhe nëna. Edhe axhallarët. Hapa derën dhe..."

Quhem Fatima Muhic, lindur me 12 korrik në vitin 1995, në bazën ushtarake UNPROFOR. 

Jo, nuk shkoj në fakultetin filozofik  në Sarajevë .  Jo, nuk jam 25 vjeçe, aq sa do të duhej të isha.  Jo, nuk jam gjallë. Më vranë disa orë pas lindjes. Ime më, nuk ia doli as emër të më lë pas lindjes. Më morën prej përqafimit të saj dhe më dërguan larg gjirit e larg kujdesit të saj, kur atë e kisha më se të nevojshëm.
Para tetë vitesh, me 10 dhjetor 2012, u gjeta në varr masiv.
Nuk ishte e lehtë të më gjejnë e lëre më të identifikojnë eshtrat e mia. Eshtrat e një foshnje.

Pyes veten, çfarë u kam bërë këtyre njerëzve në më pak se një ditë jete?  Po ta dija vetëm arsyen do ta korrigjoja atë gabim, vetëm për të qëndruar gjallë, të rritesha me nënën dhe gjyshen time. Të shkoja në mekteb, të mbaroja shkollë e fakultetin.
Gjithçka që unë doja ishte pak dashuri e pak vëmendje. Gjithçka që munda, desha e dashuroja, sigurisht që nuk guxova prej jush. Çka ju kam bërë? A më vratë se e dinit se në të ardhmen ky fëmijë do u fuste frikën në palcë? E edhe me kaq ia kam dalë.  Shpresoj të u shfaqem në ëndër secilën natë. Ty që urdhërove vrasjen. Edhe ty që lejove të vritem. Ty që më mbajte në krah e ty që shkrepe armën. Ty që më hodhe në varr masiv. Ty që mblidhje eshtrat e mija të buta e i bartje prej një varr te tjetri. E te i treti, e te i katërti. Mos i qoftë falë secilit që kishte mundësi të parandalojë vrasjen time, e nuk e bëri. Shpresoj që çdo 11 korrik, kur të shikoni transmetimin live të vizitave në varreza të u kap ankthi e të u mbulojnë djersë të ftohta kur të shfaqet varri im, e nishani me vitin e lindjes e vitin e vdekjes.  Si mendoni, si ndihej nëna ime kur më ndatë nga ajo e kur më dërguat në vdekje. Si mendoni?  Sa zemërim duhet dikush të ketë në vete për të vrarë një të pafajshme, një të posalindur?

Të dashur boshnjakë, burra e gra, të dashur njerëz nga mbarë bota, unë jam një paralajmërim e një dëshmi se Srebrencia ngjau. Se atje kishte gjeonocid. Se kishte luftë. Se janë edhe 8371 viktima , të cilët janë duke pritur rradhën e tyre për të folur.

Të dashurit e mi, mos më harroni. Nëse më harroni mua, keni harruar gjeonocidin edhe Srebrenicën.
Dhe unë këtë nuk ua kisha falur ashjëherë.

Fatima është viktima më e vogël e gjenocidit. Ajo u vra natën kur lindi. Emrin Fatima ia kanë lënë pas vdekjes.

56
Café Zerion ツ / Vetem tri fjale!
« ne: 10-07-2022, 10:35:33 »
Good to see you still around 🤗

57
Rubrikat i ke ne te djathtë. Forum si te tjeret, sic jane tipik forumet, nuk është. Sdq komunitet këtu s'ka me, sepse robt i ke nëpër tiktok e IG, dhe ata qe mendojne akoma se forumet jane a thing i gjen ne disa forume te tjera ku jane mesuar te rrine.

58
Pyetper / ku eshte?
« ne: 05-04-2022, 14:43:59 »

60
Gjalle qenket akoma ju? :)

61
Zgjedhjet 25 Prill 2021 / Shqiperia votoi
« ne: 28-04-2021, 07:22:22 »
 

62
Tema Aktuale / Pse eshte e rendesishme te votojme?
« ne: 21-04-2021, 19:39:36 »
 

Nja dy gjera per voten... Kemi degjuar se eshte e rendesishme te votojme, po pse?

1. Vota eshte zë. Zëri zyrtarizohet me votë, të tjerat mbeten fjalë.

2. Ne Shqiperi nuk ka kuorum pjesemarrje ne zgjedhje, ndaj nese voton qofte edhe nje pakice shume e vogel, zgjedhjet certifikohen dhe rezultatet perkthehen ne mandate 4 vjecare te njerezve te zgjedhur nga pakica, por qe do bejne ligje per TE GJITHE ne.

3. Kete vit do kemi risi edhe nje vote preferenciale, jepja nje kandidati ose kandidateje qe e meriton dhe qe percjell vlera, qe mesazhi i njerezve qe duam ne politike, te jete i qarte.

4. Nese nuk votojme ne, ndoshta vazhdon dhe ajo tradita qe te tjere mund te votojne per ne, keshtu qe me mire te votojme vete.

5. Ne rast se eshte tendenca qe votat te vidhen apo te numerohen keq, kjo mund te ndikoje kur ka pak votues. Mund te vidhen e te tjetersohen, 100, 1000, 10.000 vota, por jo 100.000 e 1 milione! Sa me shume votues te jemi, aq me pak do na vjedhin dot.

6. Vota eshte nje mesazh, zgjidhni se cfare mesazhi do donit te jepnit. Mesazhi i votes se bardhe nuk eshte se i intereson njeriu ne Shqiperi dhe nuk u nxihet faqja per te, por mesazhi pro ose kunder, po. Ndaj voto, mos e digj voten. Ka gjithsej 735 gra kandidate dhe 1105 burra kandidate, ne rang kombetar, zgjidh njerin prej tyre.

7. Nese e shet, e tregton apo e këmben voten me nje favor, mendoje si nje kredi qe merr ne banke. Sot merr 5.000 leke, neser do paguash me interes 5 milione leke per gjerat qe nuk shkojne, ndaj mendoje a ia vlen.

8. Nese te kane bere presion per voten, mos harro se pertej asaj qe thone, ata nuk e dine dot se per ke do votosh realisht. Ndaj voto ke te duash sidoqofte, s'kane per ta marre dot vesh. 😉

P.S. Lista e arsyeve duket e gjaaate, por jam e sigurt qe ka edhe ide te tjera per te shtuar, ndaj lista eshte e hapur. Shtoni c'tju vije ndermend. 😁

Edlira Cepani

64
 

Në këtë fushatë Edi Rama u mor vetëm me vrasjen e shpresës: ATA NUK...ATA S'....ATA...ATA ATA...
Pra, pas KËTIJ ⬇️ vjen qameti!! ATA (domethënë kush nuk është me Edi Ramën ) qenkeshin apokalipsi. Që të " mos vijë fundi i botës" , s'kemi ç'bëjmë: duhet të mbajmë këtë që është shumë i keq, por jo sa ATA!

KY! U ka vjedhur qindra mijë shqiptarëve ATDHEUN! Sot qindra mijë  bij e bija nënash kanë lënë vendin me bindjen se KY VEND NUK BËHET!

KY! U ka vjedhur paratë mijëra shqiptarëve, përmes përqëndrimit të ekonomisë në pak duar dhe shkatërrimit  të shtresës së mesme, përmes borxhit që ka thelluar .

E nisi me " BURG! BURG! BURG"! rregjimin e tij dhe sot është krenar për fuksat që kontrollojnë nga bira e çelësit edhe bindjet tona!

LIRI - DEMOKRACI!!

Me këtë thirrje duhet shporrur kjo metastazë që trashëgon gjithë ADN - më më të ndyrë të sigurimit, AGPV -ve, sekretarëve të kuq, tallonit ushqimor dhe lej fenizmit

Shqipëria është Europë e jo Azi e tasit me oriz dhe skllavërimit të orizoreve!!

Sot java duhet shporrur kufoma dhe rikthyer direku nga Perëndimi.

E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA!!

Armir Shkurti

65
Vec te iki Rama se cdo tjeter eshte me i mire se ai.

66
Influencer / Blogger / Gilberta Simoni (info foto video)
« ne: 26-03-2021, 09:24:26 »
 

67
Bota Sot / Nga viti 2021 nuk do nderrohet me ora
« ne: 25-03-2021, 17:47:33 »
Si eshte ne Amerike, a nderrohet ora?

68
Vipat Shqiptare / Anxhela Peristeri (info, foto video)
« ne: 25-03-2021, 14:24:32 »
Së fundmi, Anxhela ka publikuar në rrjete sociale pamje nga festa, ku shihet se ka festuar me rrethin e miqve të ngushtë.

Ata kanë krijuar një atmosferë të bukur festive me pije, muzikë, kërcime.

Anxhela shfaqet e kuruar deri në detaje dhe shumë e lumtur.

“Ju falenderoj nga zemra për çdo fjalë të ngrohtë që më dhuruat në këtë 35 vjetor dhe për çdo ndjesi të bukur që përjetova. Zoti ua shpërbleftë 1000 herë më shumë”, ka shkruar Anxhela krahas fotove./syri.net

69
Vipat Shqiptare / Nora Istrefi (Lajme, Info, Foto, Video)
« ne: 25-03-2021, 14:23:07 »
Për këngëtaren Nora Istrefi sot është një ditë të veçantë.

Ajo feston ditëlindjen dhe sot mbush 35 vjeç, edhe pse duket se mosha është vetëm një numër për të, shkruan Syri Kosova


Që nga ndërrimi i datave, këngëtarja ka pranuar urime të shumta nga miqtë, familjarët dhe fansat e saj.

70
Influencer / Blogger / Juljan Lala (info foto video)
« ne: 24-03-2021, 21:21:26 »
 

71
Vipat Shqiptare / Kledi Kadiu!
« ne: 24-03-2021, 21:18:17 »
 

72
Vipat Shqiptare / Kledi Kadiu!
« ne: 24-03-2021, 21:18:07 »
 

73
Historia Shqiptare / 24 mars të vitit 1999
« ne: 24-03-2021, 19:51:39 »
Letrat qe shperndau NATO para se te niste bombardimin.
 

74
Bota Sot / Nga viti 2021 nuk do nderrohet me ora
« ne: 24-03-2021, 19:44:55 »
Ne fund te fundit shtetet nuk iu permbajten sugjerimit te parlamentit europian. Para dy vjetesh ky parlament miratoi ligjin qe i hap rruge heqjes se ndryshimit te ores dy here ne vit, por këtë vendim shtetet e BE akoma se kane marre. Per sa kohë është kështu ne do duhet te ndryshojme oren ne pranvere e ne vjeshte.

75
Influencer / Blogger / Ana Lleshi (info foto video)
« ne: 24-03-2021, 08:02:07 »
 

Ana lidhet me Arsimin.

Faqe: 1 2 [3] 4 5 6 7 8 ... 1018