Show Posts - Ωμέγα

×

Show Posts

This section allows you to view all posts made by this member. Note that you can only see posts made in areas you currently have access to.


Messages - Ωμέγα

Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 ... 21
76
 

Duhen vetëm 7 minuta për të ndryshuar mënyrën e qasjes gjatë një dite që sapo ka nisur. Zbatimi i rutinës së përshkruar më poshtë para se të nisni punën do të ndryshojë dukshëm produktivitetin, sjelljen, suksesin dhe shëndetin tuaj.

Është tamam si mënyra si ju e vendosni mbajtësen e topit të golfit. Ju planifikoni se si do kryeni gjuajtjen, e cila është më e rëndësishme se sa goditja në vetvete. Pra, para se të filloni ditën tuaj, kjo rutinë do të sigurojë mënyrën e duhur të mendimit. A do ta ndiqni atë?

Para se të filloni: Përgatituni
Së pari, duhet të gjesh një vend të qetë. Kjo nuk mund të bëhet brenda makinë, pasi ka shumë shpërqendrime. Në një kompani të zhurmshme, mund ta bëni në holl apo në ballkon. Por për këtë duhet të mbërrini herët në mëngjes. Do t’ju duhet edhe një ditar. Gjithashtu mbani në orë dore. Pasi do t’ju duhet të merrni kohën tuaj dhe ta përfundoni rutinën7 minutave.

Minuta e parë: Pastroni mendjen nga mendimet e tjera
Këtu do të hyj në ndonjë çështje fetare apo të bëj ndonjë predikim. Madje as nuk jam duke e inkurajuar meditimin. Por çdo person në planet që duhet të punojë për të jetuar, ka nevojë ta ndjekë këtë rutinë themelore. Duhet të pastrosh mendjen nga shumëçka.

Lëri mënjanë telefonin që kontrolluar vazhdimisht për të kontrolluar mesazhet, apo iPad që ju merr shumë kohë gjatë ditës? Ata nuk janë pjesë e kësaj rutine të mëngjesit. Të pastrosh mendjen do të thotë të jesh i vetëdijshëm që po përgatitesh për ditën që ke përpara.

Minuta e dytë: Merrni frymë me ngadalë
Ju mund të keni një mënyrë tjetër për ta menaxhuar stresin që ndjeni në jetë. Gjithsesi, frymëmarrja e thellë krijon një efekt qetësues në trurin tuaj, dhe ju ndihmon të përqendroheni. Frymëmarrja e qëllimshme, është e rëndësishme në çdo kohë të ditës. Që kjo rutinë të funksionojë, duhet të ndaloni së bëri çdo gjë, ta fokusoni mendimin tuaj dhe të futeni në kornizën e duhur të mendjes. Thjesht rrini i qetë dhe merrni frymë.

Minuta e tretë deri në të gjashtën: Mbaj shënime dhe vizato
Ju keni dëgjuar shumë gjëra mbi ditarin, por procesi që unë përdor nuk është vetëm ditar. Unë shkruaj në një ditar gjithë ditën, menjëherë sapo ngrihem në mëngjes nga gjumi dhe pi kafen, mbrëmjeve para gjumit, si dhe gjatë takimeve dhe konferencave.

Në ditar nuk flas për veten. Unë përshkruaj mendimet e para që më vijnë pasi mbërrij në punë, por para se të filloj me detyrat e ditës. Vizatoj një figurë apo hedh një ide. Është një mënyrë për të kuptuar se çfarë është e rëndësishme dhe çfarë po më streson.

Është një regjistër i përgatitjes tuaj, dhe një mënyrë për t’ju ndihmuar të ktheheni pas dhe të shihni në këto 7 minuta, se çfarë ishte vërtet e rëndësishme. Sigurohuni që të mos përqendroheni më shumë tek shkrimet dhe mos të mjaftoheni vetëm me të menduarit.

Minuta e shtatë: Rishiko shënimet
Pasi të keni hedhur në bllok disa shënime, dhe keni regjistruar kohën e këtij aktiviteti, sigurohuni që të keni rreth 1 minutë në fund për të parë për herë të dytë shënimet tuaja. Mendoni se çfarë keni shkruar dhe pse e keni bërë këtë, dhe bëni një plan të shkurtër – në vetëm 30 sekonda – për të vepruar në njërën nga pikat në listën tuaj.

Vetëm një. Nëse keni vënë në listë nevojën për të trajtuar një konflikt apo për të përfunduar një raport, vendosni që të përqendroheni tek ajo detyrë, dhe sigurohuni që të jeni të qëllimshëm për ta adresuar atë. Mbaruat për sot. Vetëm 7 minuta. Ndiqeni planin për të paktën një javë. / Inc. – Bota.al

Nga John Brandon

77
PsiSoc / Si te jeni bindes?
« ne: 16-03-2021, 00:22:17 »
 

Çdo person i suksesshëm që njoh, është jashtëzakonisht i aftë në bindjen e njerëzve të tjerë përreth tij. Jo nëpërmjet manipulimit apo presionit, por përmes aftësive të tij bindëse: duke përdorur logjikën dhe listuar përfitimet e një ideje, për të arritur një marrëveshje.

Kur mendoni në atë qasje, që të gjithë duhet ta shfrytëzojnë fuqinë e bindjes: për t’i bindur të tjerët që ideja juaj vlen, për t’u treguar investitorëve ose palëve të interesuara se si një projekt, produkt apo biznes do të gjenerojë një fitim, për t’i ndihmuar punonjësit tuaj të kuptojnë pse ata duhet të përqafojnë një proces të ri.

Të pasurit e aftësisë për të bindur të tjerët është kritike në çdo karrierë. Kjo është arsyeja pse njerëzit e suksesshëm, janë jashtëzakonisht të aftë në bindjen e të tjerëve. Atëherë, si mund të bëheni më bindës në një mënyrë të mirëfilltë dhe autentike?

Ndani gjithmonë më të tjerët anët pozitive dhe negative të një qasjeje
Sipas profesorit të Universitetit të Ilinoisit, Daniel O’Kifi, ndarja e 1 ose 2 pikëpamjeve të kundërta është më bindëse, sesa të qëndruarit vetëm tek përfitimet e pozitës tuaj. Pse?

Asnjë ide nuk është e përsosur, dhe audienca juaj e di këtë. Njerëzit përreth e dinë se ka perspektiva të tjera dhe rezultate të tjera të mundshme. Ndaj flisni për anën tjetër të argumentit, dhe pastaj bëni më të mirën tuaj për të treguar pse keni ende të drejtë.

Nxirrni gjithnjë përfundime pozitive
Cila nga dy pohimet e mëposhtme, ka të ngjarë të prodhojë një rezultat më të mirë:“Ju duhet të ndalni së beri kaq shumë gabime”, apo “Do të donit të punonit për të përmirësuar saktësinë tuaj”?Ndërsa është shumë joshës përdorimi i taktikave të trembjes, deklaratat me rezultate pozitive priren të jenë më bindëse. Çojeni personin që shpresoni ta bindni në një vend më të mirë, në vend në një vend që ai ose ajo synon që ta shmangë.

Kini gjithmonë qëndrime të guximshme
Studimet tregojnë se njerëzit preferojnë sjelljet e guximshme,në krahasim me ato të arsyetuara në fakte shkencore. Pse?Pasi ne supozojmë në mënyrë të natyrshme se besimi barazohet me aftësinë. Edhe personi më skeptik, do të bindet pjesërisht nga besimi që ka tek një person tjetër. Ndaj qëndrojini koherent mendimeve tuaja.

Rregulloni gjithmonë ritmin tuaj të të folurit
Në situata të caktuara, të folurit shpejt funksionon. Herë të tjera, jo dhe aq. Ja se çfarë tregon një studim: Nëse audienca juaj ka të ngjarë të mos bjerë dakord,flisni më shpejt. Nëse është e kundërta, flisni më ngadalë. Kur audienca është e prirur të mos bjerë dakord me ju, të folurit më shpejt u jep atyre më pak kohë për të formuar kundër-argumentet e tyre, gjë që ju jep juve një shans më të mirë për t’i bindur ata.

Fillojeni gjithnjë me “fitore” të vogla
Arritja e një dakordësie me një efekt të qëndrueshëm, qoftë edhe vetëm për një periudhë afatshkurtër. Në vend se të kaloni direkt tek argumenti juaj, niseni me deklarata ose premisa, për të cilat ju e dini se audienca juaj do të bjerë dakord. Pra hidhni bazat për një konsensus të mundshëm.

Betohuni, në mos gjithmonë të paktën herë pas here
Betimi pa asnjë arsye është vetëm betim. Por në të njëjtën kohë, jini vetvetja. Autenticiteti është gjithmonë më bindës. Nëse nuk e përdorni asnjëherë fjalën “betohem”, mos e filloni tani. Por nëse e ndjeni vërtet, mos ngurroni ta bëni. Shkenca thotë se ka të ngjarë të jeni pak më shumë bindës.

Mësoni në çdo rast mënyrën se si audienca juaj preferon që ta përpunojë informacionin.
Njih audiencën tënde. Mos kërkoni përgjigje të menjëhershme nëse personaliteti i personit përballë e bën atë të pamundur. Por mos kërkoni mendime nëse personit përballë i pëlqen të marrë vendime të shpejta dhe të vazhdojë përpara.

Zgjidhni gjithmonë mediumin e duhur
Nëse keni mundësi zgjedhje, mos flisni personalisht. Në fillim shkruajini një e-mail. Si rregull, burrat kanë prirjen të ndjehen konkurrues dhe ta kthejnë atë që duhet të jetë një bisedë në një garë që ne mendojmë se duhet ta fitojmë.

E kundërta është e vërtetë nëse jeni një grua, që shpresoni të bindni gratë e tjera. Sipas studiuesve, gratë janë “më të përqendruara në marrëdhënie”, ndaj komunikimi personal mund të jetë më efektiv. Por nëse jeni një djalë që shpreson të bindë një djalë tjetër që e njeh mirë, patjetër që duhet të komunikoni personalisht. Sa më e afërt të jetë marrëdhënia juaj, aq më i efektshëm priret të jetë komunikimi ballë për ballë.

Sigurohuni gjithmonë që të keni të drejtë
Ju mund të ndani me ta aspektet pozitive dhe negative të një propozimi, por ajo që ka më shumë rëndësi është mesazhi juaj aktual. Së pari dhe më e rëndësishmja, ju duhet të keni të drejtë. Ndaj jini të qartë dhe konçizë. Aftësitë bindëse duhet të jenë thjesht qershia mbi tortë. / “Inc.com” – Bota.al

78
Nuk ka kohë më të mirë se sa tani për të menduarit në lidhje me marrjen e disa këshillave të mençura për të siguruar lumturinë personale. Ajo çfarë vazhdon të pohojë shkenca, është se të menduarit dhe të bërit gjëra pozitive gjatë javës suaj të punës, nuk janë të mira vetëm për shëndetin tuaj, por janë shumë pozitive veçanërisht për biznesin. Ja cilat janë 7 zakonet e njerëzve të lumtur, bazuar në kërkimet e ndryshme shkencore.

1. Ata zgjedhin mirësinë

Ndërsa shumica e drejtuesve të biznesit nuk mendojnë që mirësia të ketë ndonjë ndikim në sipërmarrjen e tyre, provat dëshmojnë të kundërtën? Studimet e Xhonatan Heid nga Universiteti i Nju Jorkut sugjerojnë se kur kolegët e ndihmojnë njëri-tjetrin, kjo e shton ndjenjën e të qenit mirë tek këta persona.

Kjo është diçka që Haidt e quan “ngritje lart”. Dhe kur ne ndjehemi lart shpirtërisht kur shohim një akt mirësie, kemi më shumë të ngjarë që të sillemi edhe vetë me dashamirësi. Nga ana tjetër, mirësia krijon mirësi, dhe përmirëson bashkëpunimin dhe produktivitetin ndërmjet grupeve në një kompani.

2. Ata falin shpesh

Falja ju jep mundësinë t’i shihni gabimet si pjesë të jetës, të cilat mund të ofrojnë përvoja tëjashtëzakonshme dhe leksione sesi të rriteni më tej. Studimet e ndryshme tregojnë se falja mund të ndihmojnë që të mos fiksoheni pas një momenti, por të shihni përpara, pasi vetëmkështu do të mund të gëzoni jetën plotësisht.

3. Ata janë natyrshëm shumë kuriozë

Disa studime sugjerojnë se njerëzit kureshtarë kanë marrëdhënie më të mira, lidhje më të forta dhe një jetë sociale shumë aktive. Në fakt, njerëzit e tjerë tërhiqen më lehtë dhe ndihem me komodë kur kanë përballë individë të tillë.

4. Ata shprehin vazhdimisht mirënjohje

Disa studime kanë treguar se ndjenja e thellë e mirënjohjes, mund ta rritë deri në 25 për qind nivelin e lumturisë, dhe të ndihmojë në zvogëlimin e ankthit dhe depresionit. Ka shumë prova që tregojnë se njerëzit mirënjohës gëzojnë një shëndet më të mirë dhe flenë më mirë gjumë.

5. Ata janë bujarë

Në një studim mbi më shumë se 600 amerikanë lumturia përcaktohej nga sasia e parave që ata u jepnin atyre që kishin nevojë. Sa më shumë para që u jepnin të tjerëve, aq më të lumtur ishin ata. Edhe shkenca gjithashtu konfirmon se dhënia është diçka shumë e mirë për shëndetin tonë dhe ngjall mirënjohjen. Një studim i Harvard Business School, arriti nëpërfundimin se edhe shpërblimet emocionale janë më të mëdha kur bujaria jonë është e lidhur me të tjerët.

6. Ata praktikohen të jenë të duruar

Në një studim të vitit 2012, studiuesit zbuluan se njerëzit më të duruar, arrijnë më shumë progres drejt qëllimeve të tyre, dhe janë më të kënaqur kur i arrijnë ato (sidomos nëse ato kanë qenë të vështira), krahasuar me njerëzit më pak të duruar.

Studime të tjera, kanë zbuluar se njerëzit e duruar kanë prirjen të përjetojnë më pak depresion dhe emocione negative, dhe mund të përballen më mirë me situatat stresuese. Përveç kësaj, ata ndjejnë më shumë mirënjohje, janë më shumë të lidhur me të tjerët, dhe përjetojnë një ndjenjë më të madhe të bollëkut.

7. Ata mbajnë një ditar mirënjohjeje

Shkenca thotë se ju mund ta trajnoni trurin tuaj që të jetë u lumtur dhe optimist, në rast se shënoni në një ditar çdo 3 ditë gjëra për të cilat ju jeni mirënjohës, dhe këtë bëjeni për 21 ditë rresht. Sipas studimit, kur e rrisni nivelit tuaj të pozitivitetit, truri juaj performon më mirë sesa në një atmosferë negative, neutrale, apo stresuese. / bota.al

79
 

Sa shpesh keni pasur probleme me motivimin? Kur e keni pasur shumë të vështirë të ngriheni herët në mëngjes për t’u stërvitur, kur jeni ndjerë shumë të lodhur për tu marrë me punën tuaj të dytë pasi keni mbaruar të parën.

Më e keqja, është se ndjenja e të mos bërit asgjë, saboton të gjitha qëllimet tuaja në jetë. Dhe në shumë raste këto ndjenja qëndrojnë atje me ju, derisa të rifitoni motivimin për të ndërmarrë veprime kundër tyre. Por shumë herë, kjo vjen pas disa javëve, muajve, apo edhe viteve me radhë

Motivimi mund t’i mungojë në momente të caktuara edhe më të aftëve prej nesh. Por tek e fundit ai është një emocion. Dhe si të gjitha emocionet, është i paqëndrueshëm. A mund të shpëtojmë pra nga ndjenja “Nuk dua të bëj asgjë”? Po, por për këtë nuk mjafton vetëm të shohësh imazhe frymëzuese apo të lexosh citate motivuese në internet.

Nëse doni një motivim që funksionon menjëherë dhe që zgjat në kohë, keni nevojë për diçka që është ndryshe nga ajo që bëni ose shihni normalisht. Më poshtë janë 5 metoda të mrekullueshme të motivimit që mund t’i provoni.

Shtojini pak “mister” motivimit tuaj
Një formë e fuqishme e motivimit ka të bëjë me spontanitetin. Kështu provoni të shënoni të paktën 5 shpërblime të ndryshme që mund t’i përdorni kur pushoni apo kryeni detyrat. Për shembull shihni një video në Youtube, hani një copë çokollatë, shihni një shfaqje në Netflix, shëtisni nëpër lagje etj.

Siç mund ta shihni, secili shpërblim është i ndryshëm. Disa janë kënaqësi më të vogla dhe më të menjëhershme. Të tjerat janë më të mëdha dhe më personale për ju. Tani në shumicën e kohës kur pushoni ju bëni të njëjtën gjë të vjetër si çdo herë.

Bëjeni “të frikshëm” motivimin tuaj
Në spektrin tjetër të motivimit, ekziston ana “negative” e gjërave. Me këtë qasje ju përqendroheni në motivimin e vetes për të shmangur diçka, sesa tek shpërblimi. Ndaj duhet të gjeni mënyra të përshtatshme për ta “ndëshkuar” veten tuaj për të mos qenë produktiv për çfarëdolloj gjëje që është e rëndësishme për ju.

Ja disa shembuj të thjeshtë nga të cilët mund të nxirrni ide:Nëse nuk ngriheni herët për t’u stërvitur, bashkëshorti juaj do t’ju spërkasë me një shishe uji derisa të ngriheni. Nëse nuk shkoni në palestër pas punës, duhet të hani diçka që nuk ju pëlqen.

Nëse nuk shkruani një faqe në romanin që keni nisur gjatë drekës, duhet të mbyllni për 24 orë të gjitha aplikacionet më tërheqëse në telefonin tuaj. Tek e fundit, ndëshkimi duhet të jetë aq i fuqishëm sa ju ta ndjeni atë.

Përdorni presionin e kolegëve
Kjo këshillë funksionon mirë nëse keni familje dhe miq që janë të gatshëm t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja. Ndaj ju duhet të inkurajoni të afërmit tuaj të përdorin “presionin e kolegëve” që të punoni për arritjen e synimeve që keni dashur.

Pra, le të marrim si shembull faktin që ju keni vendosur të shkruani pas punës një roman. Por nëse gjëja e parë që bëni kur të ktheheni nga puna në shtëpi është ta hidhni xhaketën tuaj në dysheme, të zhyteni në kolltuk dhe të filloni të lundroni në internet për të vrarë kohën, atëherë ky është momenti që familja juaj t’ju“godasë”.

“Hej zemër, a nuk do të ishte e mahnitshme sikur sot të shkruash një faqe nga romani që ke nisur? E di që do të isha i lumtur”. “Babi, qëparë isha duke lexuar një libër, dhe po mendoja sesa mirë do të ishte sikur të mbaroje tëndin”. Dhe në thelb, ata do të vazhdonin me këtë mënyrë, derisa ju të filloni të shkruani apo të realizoni synimet tuaja.

Hiqni dorë nga standardet tuaja modeste
Një problem i madh i motivimit është ndjenja se qëllimet tuaja janë shumë të mëdha dhe me sfida përpara. Por nëse ndiheni të mbingarkuar nga ndonjë detyrë ose projekt që keni, është e sigurt që motivimi nuk do t’ju mungojë.

Në këto kushte, një mënyrë e thjeshtë është përdorimi i metodës së10 për qindëshit. Nëse ndjeni ndonjëherë rezistencën më të vogël ndaj një detyre të caktuar, thjesht thoni se do të bëni vetëm 10 për qind të saj dhe pastaj mund të ndaleni.

Pra, nëse planifikoni të bëni 20 ushtrime fizike, bëni vetëm 2. Nëse planifikoni të shkruani një faqe të romanit tuaj, thjesht shkruani një paragraf (apo edhe një fjali) në vend të tij. Dhe pjesa më e mirë e kësaj metode është:Pasi të keni ulur rezistencën tuaj mendore ndaj detyrës në fjalë(dhe kështu të keni rritur motivimin tuaj për ta bërë atë), ka shumë të ngjarë të bëni më shumë se vetëm 10 për qind.

Përdorini paratë tuaja
Asgjë nuk dhemb më shumë sesa humbja e parave. Dhe një mënyrë e thjeshtë për të përdorur këtë ide, është lidhja e parave tuaja të fituara me vështirësi në përmbushjen e qëllimeve tuaja. Një mënyrë e thjeshtë, është përfshirja e një miku apo anëtari të familjes. Thuajini njërit prej tyre:Kjo është një kartmonedhë 2000 lekëshe. Nëse shikon që unë nuk shkoj në palestër pas punës, ose nëse nuk shkruaj një faqe në romanin tim, apo nëse nuk ngrihem nesër herët në mëngjes, atëherë këtë shumë mund ta mbash për vete. / Lifehack – Bota.al

80
 

Një fëmijë i rritur me dashuri nuk do të jetë kurrë i keq, apo egoist. Do të jetë i lumtur dhe i sigurt!
Dashuria nuk është helm, është shërim. Prandaj, sa më shumë fëmijë të jenë të dashur, aq më të lumtur dhe më fitimtarë do të bëhen në udhëtimin e tyre.

Kur bëhet fjalë për rritjen e një fëmije, të gjithë kanë diçka për të thënë. Opinionet në lidhje me atë që prindërit duhet dhe nuk duhet të bëjnë për të krijuar një person të vetëdijshëm, modest dhe të suksesshëm janë shumë të bollshme, edhe pse shpesh nuk kërkohen dhe mund të krijojnë konfuzion në mendjet dhe zemrat e atyre, që përballen për herë të parë me këtë mision të vështirë.

Një nga rekomandimet që duhet të bëjnë shumë njerëz për të ndërtuar karakterin e një fëmije është të mos e trajtojnë atë me dashuri ose pranim të tepruar, përndryshe ai do të rritet egoist, i llastuar dhe i vrazhdë.

Për këta njerëz, fëmijët nuk mund të trajtohen me shumë dashuri dhe pranim, pasi kjo do t’i bëjë ata “të dobët” ose “të papërgatitur” për jetën e tyre. Ata këshillojnë t’i edukojnë me më shumë “vendosmëri” dhe një farë distance emocionale, në mënyrë që ata të bëhen më të pavarur dhe të dinë se si të përballojnë jetën vetë.



Shumë prindër, pa përvojë në këtë çështje, përfundojnë duke e marrë këtë këshillë pa e ditur se sa të gabuar mund të jenë dhe të gjitha pasojat që do të shkaktojnë në emocionalizmin e fëmijëve të tyre, gjë që do t’i shoqërojë ata në moshën e rritur.

Ideja që fëmijët rriten me dashuri dhe bëhen njerëz negativë dhe të vrazhdë është një mit. Dashuria nuk “prish” askënd, përkundrazi, ajo vetëm forcon.

Sigurisht, nuk mund t’i lejojmë fëmijët të bëjnë çfarë të duan ose t’i trajtojnë të gjithë me krenari në emër të dashurisë. Ne duhet të kemi një farë kontrolli mbi sjelljen e tyre dhe të dimë kur t’i qortojmë në gabimet e tyre, por as nuk mund t’u mohojmë të drejtën për trajtim të dashur dhe të pranishëm, sepse është thelbësore dhe i ndihmon ata të ndërtojnë personalitetin e tyre.

Një fëmijë i rritur në një mjedis të dashur nuk do të bëhet egoist ose i përkëdhelur, ai do të bëhet i sigurt dhe i lumtur, sepse që në moshë të vogël ai mëson me shembull se mënyra më e mirë për të jetuar jetën është të kujdeset për njerëzit që janë të rëndësishëm, dhe bëjmë gjithçka që është e mundur për të qenë mirë me ata që na rrethojnë.

Një fëmijë i dashur do të bëhet një i rritur që di të dashurojë dhe që ka inteligjencën emocionale të nevojshme për t’u distancuar nga çdo lloj marrëdhënie, që i ofron më pak nga sa e di se meriton.

Dashuria është ndryshe nga mungesa e kufijve. Kjo mund të dëmtojë edukimin e fëmijës dhe t’i shkaktojë probleme të personalitetit dhe marrëdhënies. Dashuria nuk është helm, është shërim. Prandaj, sa më shumë fëmijë të jenë të dashur, aq më të lumtur dhe më fitimtarë do të bëhen në udhëtimin e tyre. https://bota.al/nje-femije-i-rritur-me-dashuri-nuk-do-te-jete-kurre-i-keq-apo-egoist-do-te-jete-i-lumtur-dhe-i-sigurt/

81
   

Sokrati, Platoni dhe Aristoteli, janë treshja e artë e filozofisë antike, dhe kjo për arsye të forta. Të tre ata luajtën një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e ideve perëndimore. Por, shpesh këta njerëz të mëdhenj, mund të lënë në hije individë të tjerë të shkëlqyer.

Epikuri jetoi në vitet 341-270 Para Krishtit, dhe shkroi më shumë se 300 vepra gjatë jetës së tij. Megjithëse shumica e tyre kanë humbur, ajo që mbetet prej filozofisë së Epikurit, është e mbushur me njohuri të përjetshme.

Mençuria çon në kënaqësi
Epikuri thekson rëndësinë e kënaqësisë, por jo kënaqësinë siç e njohim sot:“Me kënaqësi nënkuptojmë mungesën e dhimbjes në trup dhe të brengave shpirtërore. Ajo nuk vjen si pasojë e pijeve dhe argëtimit të pafund… është një arsyetim i matur … duke i larguar ato mendime negative, përmes të cilave shqetësimet e mëdha e zotërojnë shpirtin tonë.”- Letër drejtuar Menoeceut, nga Epikuri.

Me fjalë të tjera, mençuria është çelësi i një jete të mirë. Ajo na ndalon që ne thjesht të shpresojmë tek fati i mirë, dhe na jep fuqinë për të drejtuar jetën tonë duke përdorur arsyen. Dhe të qenit i vetëdijshëm se e kemi një fuqi të tillë, çon gjithashtu në një ekzistencë më paqësore, pasi stresi vjen kur ne ndiejmë se nuk kemi më kontroll mbi jetët tona.

Për më tepër, Epikuri argumenton se nuk është kurrë vonë për të përqafuar mençurinë. Pavarësisht nga mosha apo gjërat që mund të kemi bërë apo nuk kemi bërë gjatë gjithë jetës sonë, nuk është kurrë vonë për të qenë të mençur.

Frika nga vdekja është një marrëzi
Frika nga vdekja është e zakonshme – dhe nuk është për t’u habitur. Ideja që jetët tona do të ndalen një ditë, nuk është një mendim i këndshëm. Por Epikuri nuk ka shumë simpati për ata që jetojnë me këtë frikë:

“Budalla është personi që thotë se i trembet vdekjes, jo sepse ajo do të dhembë kur të vijë, por sepse dhemb në perspektivë.” – letër drejtuar Menoeceut, nga Epikuri.

Këtu, filozofi i madh argumenton se dhimbja ndaj vdekjes vjen nga shqetësimi, jo nga vetë ngjarja në vetvete. Ai nuk ishte aspak i shqetësuar për idenë e vdekjes. Lumturia, sipas Epikurit, është e vështirë për ata që fiksohen vetëm tek vdekja e tyre.

Në vend të kësaj, individi i mençur fokusohet tek gjërat mbi të cilat ai ka kontroll:“Është e mundur të kihet siguri ndaj gjërave të tjera, por për sa i përket vdekjes, të gjithë ne njerëzit jetojmë në një qytet pa mure.” – letër drejtuar Menoeceut, nga Epikuri.

Fama dhe pasuria, nuk çojnë drejt përmbushjes
Të jetosh në shekullin XXI, është në të njëjtën kohë edhe një bekim edhe një mallkim. Ndërsa shumë prej nesh përfitojnë nga jetëgjatësia e madhe dhe një ekzistencë (relativisht) paqësore, ne tundohemi vazhdimisht nga tërheqja drejt famës dhe pasurisë.

Megjithatë, asnjëra nga këto dëshira sipërfaqësore, nuk ka aftësinë të na bëjë vërtet të lumtur. Në të vërtetë, imazhi i njeriut të lumtur tek të qenit i famshëm dhe i pasur, është pothuajse një klishe. Epikuri e njohu edhe këtë, duke argumentuar se fama dhe pasuria nuk e ushqejnë shpirtin:

“Shpirti as nuk i shpëton shqetësimit, dhe as nuk fiton gëzime të vlefshme përmes zotërimit të pasurisë së madhe, as nga nderimi apo admirimi që të dhuron turma, apo përmes ndonjë prej gjërave të tjera të kërkuara nga dëshira e pakufizuar.”- Thënie të Epikuriy.

Problemi tjetër me tërheqjen materiale, është se ajo na pengon të vlerësojmë atë që tashmë kemi. Në vend që të kërkojmë më shumë, Epikuri na inkurajon të shohim përreth dhe të jemi mirënjohës për gjërat që tashmë kemi.

Miqësia është jetike
Ndërsa Epikuri është një avokat i vetë-mjaftueshmërisë, ai gjithashtu e pranon gjallërinë që vjen nga miqësia:“Nga të gjitha përfitimet që vijnë nga mençuria për të pasur lumturi gjatë gjithë jetës, më e rëndësishmja është pasja e miqve.” – Doktrinat Kryesore, Epikuri.

Përtej kënaqësive të dukshme të bisedës dhe punës me miqtë e ngushtë, Epikuri argumenton se miqtë na bëjnë të ndihemi më të sigurt. Me fjalë të tjera, kur gjendemi në situata të vështira, kemi dikë të cilit i drejtohemi.

Prandaj, duhet të jemi të kujdesshëm me ata që krijojmë miqësi – individët egoistë vështirë se do të na gjenden pranë në momentet tona të vështira. Prandaj, ne duhet të jemi të kujdesshëm me ata që lejojmë të hyjnë në jetët tona. Ata që nxitojnë të krijojnë miqësi, rrallë gjejnë shoqëri të mirëfilltë.

Është për të ardhur keq, që kaq shumë ide të Epikurit kanë humbur. Ajo që ka mbetur nga puna e tij, nuk do të pushojë kurrë së qeni e vlefshme. Shumë prej nesh shqetësohen për vdekjen dhe grumbullimin e pasurisë materiale. Nëse do të kalonim më shumë kohë duke u përqendruar në mençurinë individuale dhe miqësitë e ngushta, jetët tona do të ishin shumë më të kënaqshme. / Medium – Bota.al

82
 

Ema Uotson

Për aktoren dhe filantropen Ema Uotson, përballimi i dështimit ka të bëjë me të mos lejuarit që ai të pengojë ecjen përpara në jetë për të arritur në fund atë që dëshiron. Në një intervistë të vitit 2011 për revistën e njohur“Vogue”, ylli i sagës kinematografike “Harry Potter” theksoi:“Unë nuk dua që frika nga dështimi të më pengojë të bëj atë që më intereson vërtet”.

Majkëll Xhordan

Në vitin 2006, ish-ylli i NBA-së u shfaq në një reklamë të kompanisë së njohur të atleteve sportive “Nike”, duke folur për përvojën e tij me dështimet në jetë, dhe sesi ato kanë kontribuar në suksesin e tij. Në spotin publicitar ai thotë:“Gjatë karrierës time kam humbur mbi 9.000 kosha. Kam humbur thuajse 300 ndeshje… Pra kam dështuar pa pushim. Por kjo është arsyeja pse unë kam sukses!”.

Oprah Uinfri

Prezantuesja e njohur televizive amerikane Oprah Uinfri, e përjashton ekzistencën e dështimit në këtë jetë. Ajo preferon që t’i rregullojë gjërat në një mënyrë tjetër. Gjatë fjalimit që mbajti para qindra studentëve të Universitetit të Harvardit që po diplomoheshin në vitin 2013, ajo deklaroi:“Dështimi është diçka që nuk ekziston. Dështimi është thjesht momenti kur jeta përpiqet të na çojë në një drejtim tjetër”.

Tejlor Suift

Për këngëtaren e famshme amerikane, është shumë e rëndësishme të jesh i sigurt, dhe të vazhdosh të luftosh për të arritur suksesin. Ajo foli me fansat e saj mbi këtë temë gjatë turneut të saj muzikor 2013-2014. Ndër të tjera ajo tha:”Të mos-pasurit frikë do të thotë kthehesh dhe të luftosh për atë që e dëshiron pa pushim… edhe pse çdo herë që e ke provuar më parë ke humbur”.

Bijonse

Këngëtarja e njohur amerikane,e sheh dështimin si pjesë të jetës, dhe kjo për arsye shumë të rëndësishme. Në një dokumentar kushtuar jetës së saj realizuar në vitin 2013, ajo ndër të tjera shprehet:“Realiteti është se ndonjëherë humbet … Dhe kjo gjë ndodh kur duhet të ndodhë. Dhe ju duhet të pajtoheni me realitetin, dhe të mësoni prej këtij dështimi”.

Maja Anxhelu

Ka një citat të famshëm që shpesh i atribuohet poetes së ndjerë amerikane Maja Anxhelu:“Bëni më të mirën që mundeni, derisa të keni mundësi të dini më shumë. Dhe kur të dini më shumë, bëni më mirë”.Edhe pse nuk ofron ndonjë këshillë specifike se si të përballeni me dështimin, kjo shprehje bart një mesazh në lidhje me vazhdimin e gjërave edhe nëse ajo çfarë ju jeni duke bërë nuk është e përsosur.

Serena Uilliams

Serena Uilliams, është një nga tenistet më të suksesshme në histori. E megjithatë karriera e saj, nuk ka qenë vetëm një listë e gjatë fitoresh. Në vitin 2012, Uilliams deklaroi për “The National” se dështimi është pjesë e suksesit. Ajo tha:“Unë mendoj se një kampion nuk përcaktohet nga fitoret e tij, por nga mënyra se si mund të ri-ngrihet në majë pasi është rrëzuar”.

Ledi Gaga

Në vitin 2011, Ledi Gaga foli për televizionin “MTV”mbi një dështim të hershëm në karrierën e saj si këngëtare, dhe se si gjyshja e ndihmoi atë të mësonte prej tij. Ndërsa këngëtarja po qante në divan, gjyshja e saj i tha:“Unë do të le që të qash për pjesën tjetër të ditës, pastaj duhet të ndalosh së qari, të shkosh atje dhe t’u tregosh të gjithëve sesa vlen”

Ana Uintur

Botuesja e revistës “Vogue”, Ana Uintur mund të jetë tanimë një legjendë në këtë fushë. Por edhe ajo ka përjetuar dështime në fillim të karrierës së saj, kur u pushua nga puna si redaktore e re. Uintur bisedoi me Alasteir Kampbell përpara librit të tij të vitit 2015 “Fituesit:Si patën sukses ata”. Ajo tha:“Është e rëndësishme të kesh pengesa,pasi ky është realiteti i jetës”. / MSN – Bota.al

83
Astronomi / Planeti Mars
« ne: 15-03-2021, 23:55:31 »
Sonda “Perseverance” e NASA-s u ul me sukses në kraterin Jezero në planetin Mars më 18 Shkurt, duke shënuar fillimin e një epokë të re të eksplorimit në planetin e kuq, nga ku do të mblidhen dhe sillen në Tokë shkëmbinj të ndryshëm.

E mbështjellë me një mbrojtëse ndaj nxehtësisë, “Perseverance” lëvizi nëpër atmosferën e hollë të Marsit, dhe më pas hapi parashutën për të ngadalësuar shpejtësinë.

Në manovrën përfundimtare të uljes, një “vinç hapësinor” që mbante sondën, ndezi reaktorët e tij për të ulur sa më butë sondën me 6 rrota dhe me madhësinë e një makine normale.

Sonda preku sipërfaqen e Marsit në orën 15:55 të pasdites me kohën lindore të SHBA-së, pas një udhëtimi gati 7-mujor nga Toka. Pamjet e para nga sipërfaqja, të marra përmes kamerave të instaluara nga brenda mjetit për të shmangur rreziqet, treguan një peizazh të pluhurosur të mbushur me shkëmbinj.

“Perseverance” u ul pikërisht në dyshemenë e lëmuar dhe të errët të Kraterit Jezero, rreth 2 kilometra në juglindje të asaj që dikur ka qenë delta e një lumi,kur krateri ishte i mbushur me ujë. Shkëmbinjtë e lartë -ashtu si edhe skajet e asaj delte të lashtë – mezi mund të shiheshin nga imazhet fillestare të marra nga sonda.

Ulja u krye normalisht ashtu siç kishin shpresuar inxhinierët. “Unë ndjehem sikur jemi në një ëndërr”- thotë Xhenifer Trozper, zëvendësmenaxhere e projektit të misionit Jet Propulsion Laborator (JPL) në Pasadena të Kalifornisë. Gjatë ditëve të ardhshme, sonda do të fotografojë më shumë nga peizazhi që ka përreth dhe do të fillojë të kryejë teste përmes instrumenteve shkencore që mbart nga brenda.

Synimi i misionit është që të sillet rreth Kraterit Jezero dhe të mbledhë mostra shkëmbore nga delta e lumit dhe nga një liqen i lashtë, ku mund të gjenden prova të jetës që ka ekzistuar dikur në planetin e kuq. Në fund, sonda do t’i lërë mostrat në pika të caktuara, që të merren nga anijet e ardhshme kozmike.

Misioni i “Perseverance” ishte edhe më i rrezikshëm, pasi sonda u ul në një vend shumë sfidues nga pikëpamja gjeologjike. Jezero është plot shkëmbinj të thepisur, gurë të mëdhenj dhe duna rëre të pabesa, ku anija kozmike mund të zhdukej.

Për të siguruar një ulje të sigurt inxhinierët në JPL që ndërtuan edhe sondën, përdorën teknikat e shmangies së rreziqeve. Më e rëndësishmja, ndërsa sonda zbriste drejt Jezeros, ajo përdori një aparat fotografik me drejtim nga poshtë për të fotografuar shpejt peizazhin, dhe për të krahasuar terrenin me një sërë hartash që kishte të ruajtura në bord.

“Perseverance” përmban 2 mikrofona për të dëgjuar tingujt si era dhe kërcitja e rrotave të sondës. Në vitin 2018, NASA ccoi në Mars një sondë tjetër “InSight”, rreth 3.500 kilometra larg. Ajo është e pajisur me një sizmometër që regjistron lëkundjet.

Por shkencëtarët e “InSight”, mendojnë se kishte pak shanse që sonda të “dëgjonte”uljen në Mars të “Perseverance” .

Gjatë 30 ditëve të para marsiane në sipërfaqe të planetit, sonda do të merret me kontrollimin e instrumenteve të saj, përfshirë ngritjen e një direku të ngarkuar me kamera me definicion të lartë, dhe me fotografimin e zonës përreth vendit të uljes. Një instrument do të tërheqë disa mostra nga atmosfera marsiane, dhe do të përpiqet t’i përdorë gazrat që mbledh për të prodhuar disa gram oksigjen, si një burim për eksploruesit e ardhshëm njerëzorë.

Në javët e ardhshme, “Perseverance” do të largohet nga vendi ku është ulur, duke u ulur në sipërfaqe një helikopter të vogël me peshë 1.8 kilogramë. Helikopteri i quajtur “Ingenuity”, do të provojë fluturimin e parë në një botë tjetër.

“Do të jetë si momenti historik i Vëllezërve Rajt, por në një planet tjetër”- thotë Mimi Aung, inxhinierja kryesore e helikopterit në JPL. Gjatë 3 muajve të parë të sondës në Mars, shkencëtarët dhe inxhinierët e ekipit do të punojnë sipas kohës së Marsit, ku 1 ditë është gati 40 minuta më e gjatë se sa një ditë në Tokë.

Kjo do të thotë se ata do të punojnë më shpesh gjatë gjithë natës. Por duke punuar sipas kohës së Marsit, ekipi ka mundësi të jetë më efikas në planifikimin e operacioneve ditore. “Perseverance” synon që të udhëtojë shpejt dhe me efikasitet, duke udhëtuar të paktën 15 kilometra nëpër kraterin Jezero në një vit Marsian (që është gati 2 vjet në Tokë).

Sonda mbart 43 tuba për mbledhjen e shkëmbinjve dhe pluhurit në Mars. Sonda që lëviz përmes energjisë së garantuar nga plutoniumi, mund të lëvizë në një fushë fqinje për të eksploruar mjedise të tjera që kanë qenë të përshtatshme për jetën antike, dhe të vazhdojë mbledhjen e gurëve dhe dheut.

Mostrat më të hershme mund të rikthehen në Tokë nga viti 2031. Sonda “Perseverance” që u nis drejt Marsit në korrik 2020, ka kushtuar 2.4 miliardë dollarë,ndërsa do të kushtojë edhe 300 milion dollarë gjatë procesit të zbarkimit dhe operimit gjatë vitit të saj të parë në Mars.

Ky është misioni i tretë për të arritur në planetin e kuq këtë muaj, pas anijeve kozmike nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kina, të cilat janë aktualisht në orbitën e Marsit. Misioni kinez, Tianwen-1, do të përpiqet më maj që ta ulë sondën e tij në sipërfaqe. / Nature – Bota.al

84
Astronomi / A ekziston apo jo Planeti i Nëntë?
« ne: 15-03-2021, 23:54:29 »
 

Planet i Nëntë ka vdekur; rroftë Planeti i Nëntë? Për disa vite, shkencëtarët kanë debatuar mbi ekzistencën e një planeti të padukshëm,që është të paktën 5 herë më  i madh se sa Toka, dhe që ndodhen në pjesën e jashtme të Sistemit Diellor.

Tani, kjo hipotezë ka marrë një goditje nga një analizë e re e objekteve të largëta e të akullta, që vë në dyshim provat se ato janë nën tërheqjen gravitacionale të një planeti të madh. Gjetjet nuk përjashtojnë mundësinë e një planeti të nëntë që rrotullohet rreth Diellit.

Astronomët thonë se do të nevojiten më shumë të dhëna për t’i dhënë fund këtij debati.

Prania e Planetit të Nëntë u propozua në vitin 2016, kur astronomët Majk Braun dhe Konstantin Batigin të Institutit Kalifornian të Teknologjisë, vunë re se orbitat e 6 objekteve trans-Neptuniane (TNO) – pjesë e rripit Kiper, një koleksion i vogël trupash qiellorë që rrotullohen rreth Diellit përtej Neptunit – dukej që ishin grumbulluar bashkë.

Ky grumbullim, thanë ata, duhej të ndodhte për shkak të ndikimit gravitacional të një planeti të madh që fshihej diku në Sistemin e jashtëm Diellor. Ai duhej të ndodhet të paktën 400 herë më larg Diellit se sa Toka, ose rreth 10 herë më larg se Plutoni.

Nëse vërtetohet se ekziston, bota e largët do të ishte një zbulim i madh. Dhe një gjigant përtej Neptunit do të klasifikohej padyshim si një planet. Por jo të gjithë astronomët janë të bindur për këtë. Vëzhgime të tjera kanë hedhur dyshime nëse orbitat e objekteve trans-Nenptuniane ishin në fakt të grumbulluara pranë njëra-tjetrën, apo nëse thjesht dukej kështu.

Dhe kjo pasi studiuesit kishin kryer vëzhgime të hollësishme vetëm në drejtime të caktuara.

Një ekip i drejtuar nga Kevin Nepier, fizikant në Universitetin e Miçiganit, e ka çuar më tej këtë analizë. Duke kombinuar 3 vëzhgimet për të ekzaminuar orbitat e 14 objekteve trans-Neptuniane që rrotullohen përtej Neptunit.

Studiuesit zbuluan se orbitat e këtyre objekteve, mund të shpjegoheshin edhe pa praninë e një planeti afër. Pas llogaritjes të imtësishme, të dhënat sugjerojnë që këto objekte janë të shpërndarë në mënyrë uniforme nëpër qiell. Për të parë nëse objektet ishin vërtet të grumbulluara pranë njëri-tjetrit apo jo, ekipi i Nepier ndërtoi një model kompjuterik duke simuluar 10 miliardë objekte të shpërndara në mënyrë të barabartë në Sistemin Diellor të jashtëm, dhe pastaj llogariti shanset që vëzhgimi i një grupi të vogël të tyre të prodhonte rezultate që përputhen me vëzhgimet ekzistuese.

Ekipi arriti në përfundimin se nuk ka asnjë arsye për të menduar se objekte të tilla nuk janë shpërndarë në mënyrë uniforme, dhe se ka të ngjarë që objektet e vëzhguara të duken të grumbulluara, vetëm për shkak të paragjykimit të përzgjedhjes gjatë llogaritjeve.

“Kjo nuk do të thotë që Planeti i Nëntë nuk gjendet atje, por nuk është e nevojshme që të shpjegohen të dhënat. Ju duhet t’i përshtatni këto të dhëna me objektet qiellore që ndodhen realisht atje”- thotë Napier.

Ndërkohë, Braun nuk bie dakord më të. “Unë përdora të gjitha të dhënat e tyre mbi studimin tonë të vjetër, dhe arrita në përfundimin se aty ka një grumbullim të pazakontë. Nëfakt ka prova shumë të forta për Planetin e Nëntë” – thotë ai.

Gjithashtu Braun argumenton se studiuesit që e kundërshtojnë teorinë e tyre “po bëjnë një përzierje të teorive”, në një kohë që analiza e tyre merr parasysh objektet orbitat e të cilave mund të preken nga afërsia e tyre me Neptunin.Nepier thekson se ekipi i tij nuk përfshiu në analizën e tij 6 objektet origjinale të Braun dhe Batigin, për shkak se nuk ka të dhëna të mjaftueshme mbi vëzhgimet e bëra në fillim të këtij shekulli. “Ne duhet të dimë kur dhe ku ishte drejtuar teleskopi, dhe sa i largët ishte një objekt që ta zbulonte ai- thotë ai. Samanta Louler, astronome në Universitetin Mbretëror në Kanada, që ka punuar në Studimin e Origjinës së Sistemit të Jashtëm Diellor, bie dakord me përfundimet e ekipit, duke argumentuar se nuk ka nevojë për një Planet të Nëntë, kur shpjegimi më i thjeshtë është ai i paragjykimeve në përzgjedhjen e të dhënave.

“Nuk ka asnjë provë për ndonjë grumbullimi të orbitave të këtyre TNO-ve të largëta. Ato janë të shpërndara në mënyrë uniforme. Nuk mund të them që Planeti i Nëntë ka vdekur, por mund të them se nuk ka prova për të”-thotë Louler. / “Nature” – Bota.al
Nga Jonathan O’Callaghan

85
 

Një rrjet kompjuterik i modeluar sipas një pjese të trurit të njeriut, po jep njohuri të reja në lidhje me mënyrën se si truri ynë i përpunon imazhet lëvizëse, dhe nga ana tjetër shpjegon disa iluzione optike çoroditëse. Duke përdorur të dhëna nga studimet mbi perceptimin elëvizjes njerëzore, studiuesit kanë arritur që të trajnojnë një rrjet nervor artificial për të vlerësuar shpejtësinë dhe drejtimin e sekuencave të imazhit.

Sistemi i ri, i quajtur MotionNet, është krijuar për të përputhur strukturat e përpunimit të lëvizjes brenda trurit të njeriut. Kjo gjë i ka dhënë mundësi studiuesve që të eksplorojnë tiparet e përpunimit vizual të njeriut, të cilat nuk mund të maten drejtpërsëdrejti në tru.

Studimi i tyre, i botuar në “Journal of Vision”, përdor sistemin artificial për të përshkruar se si kombinohen në trurin tonë informacioni mbi hapësirën dhe kohën, për të prodhuar perceptimet tona të drejta apo ato të gabuara të imazheve lëvizëse.

Truri mund të mashtrohet lehtësisht. Për shembull, nëse ka një njollë të zezë në të majtë të një ekrani, e cila zbehet kur shfaqet një pikë e zezë në të djathtë, ne do të “shohim” pikën qëlëviz nga e majta në të djathtë. Kjo quhet lëvizje “phi”. Por nëse pika që shfaqet në të djathtë është e bardhë në një sfond të errët, ne “shohim” atë që lëviz nga e djathta në të majtë, në atë që njihet si lëvizje “reverse–phi”.

Studiuesit riprodhuan lëvizjen e “reverse–phi”. në sistemin MotionNet, dhe zbuluan se ai bëri të njëjtat gabime në perceptim si truri njerëzor. Por në dallim nga truri i njeriut, ata mund të shikonin nga afër sistemin artificial për të parë se pse po ndodhte kjo.

Ata zbuluan se neuronet janë “akorduar” në drejtim të lëvizjes, dhe në MotionNet “reverse–phi” po bënte që neurone të akordoheshin në drejtimin e kundërt me lëvizjen aktuale.

Sistemi artificial zbuloi gjithashtu informacione të reja në lidhje me këtë iluzion të zakonshëm:shpejtësia e lëvizjes së “reverse–phi”, ndikohet nga largësia e pikave, pra e kundërta e asaj që pritet. Pikat që “lëvizin” me një shpejtësi konstante, duket se zhvendosen më shpejt nëse ndodhen në një distancë të shkurtër, dhe më ngadalë nëse ndodhen në një distancë më të gjatë.

“Ne e kemi njohur prej kohësh lëvizjen “reverse–phi”. Por modeli i ri gjeneroi një parashikim krejtësisht të ri mbi mënyrën se si e përjetojmë atë, të cilin askush nuk e ka parë ose testuar më parë”- thotëdr.Ruben Rido, studiues në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Kembrixhit, dhe autori kryesor i studimit.

Njerëzit janë mjaft të aftë në përpunimin e shpejtësisë dhe drejtimit të një objekti në lëvizje vetëm duke e parë atë. Kjo është mënyra se si mund të kapim një top, të vlerësojmë thellësinë apo të vendosim nëse është e sigurt të kalojmë rrugën.

Ne e bëjmë këtë gjë, duke përpunuar modelet e ndryshimit të dritës në një perceptim të lëvizjes. Por shumë aspekte sesi ndodh nuk janë kuptuar ende. “Është shumë e vështirë të matësh direkt atë që ndodh brenda trurit të njeriut kur percepton lëvizjen. Edhe teknologjia jonë më e mirë mjekësore, nuk mund të na tregojë të gjithë sistemin që funksionon. Me MotionNet ne kemi një qasje të plotë”- thotë Rido.

Ndonjëherë, të menduarit se gjërat po lëvizin me një shpejtësi tjetër nga ç’është në realitet, mund të ketë pasoja katastrofike. Për shembull, njerëzit priren të nënvlerësojnë sa shpejt po e ngasin makinën kur kanë një fushëpamje të mjegullt, pasi pamjet më të errëta duket sikurpo kalojnë më ngadalë sesa ndodh në të vërtetë. / Eurekalert – Bota.al

86
Ata që punojnë shumë dhe flenë pak orë gjatë natës janë më pak efikas në punë. Kjo sipas një studimi vëzhgimor të kryer mbi mijëra finlandezë dhe të botuar së fundmi në “Occupational & Environmental Medicine.

Ata që ngrihen herët në mëngjes si lauresha

Të ashtuquajturit “lauresha”, ose kronotipat mëngjesorë priren të jenë më produktivë në mëngjes. Ata flenë më herët në mbrëmje dhe flenë më shumë se 7 orë gjumë. Në të kundërt, “bufët”, ose kronotipat e mbrëmjes, janë më produktivë në këtë kohë.

Ata shtrihen vonë në shtrat, dhe flenë më pak se 7 orë. Kronotipi është kryesisht një faktor gjenetik, por ai ndikohet gjithashtu nga aspektet mjedisore (si për shembull ekspozimi ndaj dritës), orari i punës dhe jeta familjare.

Për të hetuar lidhjen midis kronotipave dhe efikasitetit në punë, studimi analizoi jetën e më shumë se 12.000 njerëzve të lindur në Finlandë në vitin 1966. Në vitin 2012, pjesëmarrësit iu nënshtruan një pyetësori pune dhe mbi shëndetësorin, në të cilin ata vlerësuan performancën e tyre.

Qëndrimi zgjuar natën si një buf

Nga studimi doli se rreth një në katër “bufët e natës” (një përqindje dukshëm më e lartë se ata që flenë herët dhe ngrihet shpejt në mëngjes) nuk ishin efikasë në punë. Madje ata që thanë se flinin pak gjumë, vuanin nga pagjumësia dhe një zhbalancim midis ritmit biologjik dhe të përditshmes rutinore.

Ata ishin 2 herë më shumë të rrezikuar krahasim me ata që flenë herët, që të kishin një performancë të ulët në punë, madje edhe duke pasur parasysh ndikimin të faktorëve të tillë

si orët e gjumit dhe ato të punës. Bazuar në parametra të ndryshëm, studiuesit zgjodhën më pas rreth 6.000 pjesëmarrës për të kryer një analizë përfundimtare, duke i vëzhguar ata gjatë

4 viteve të ardhshme.

Midis viteve 2013-2016, 84 persona filluan të merrnin një pension invaliditeti:performanca e ulët e punës ishte e lidhur fuqimisht me një rrezik më të lartë për të marrë një pension të tillë, një rrezik që do të ishte 3 herë më i lartë për kronotipat e mbrëmjes sesa për ata të mëngjesit. Gjithsesi, theksojnë studiuesit, kronotipi ishte më pak vendimtar nëse do të merrnim parasysh orët e gjumit dhe të punës.

Nën vëzhgim

Është e rëndësishme të theksohet se studimi është vetëm vëzhgimor, dhe si i tillë nuk krijon ndonjë lidhje shkak-pasojë. Për më tepër, numri i njerëzve që morën pensione të aftësisë së kufizuar gjatë 4 viteve të analizës ishte shumë i ulët (vetëm 1.44 për qind e totalit), dhe studiuesit nuk ishin në gjendje të identifikonin një lidhje të qartë shkakësore midis kronotipave dhe aftësisë së kufizuar.

Gjithsesi, rezultatet janë në përputhje me kërkimet e mëparshme mbi këtë temë, dhe studiuesit theksojnë rëndësinë e “marrjes parasysh të kronotipit individual për të zgjatur kohëzgjatjen e qenies në punë”. / Focus – Bota.al

87
Virologu australian, Sër Frenk Mekferlejn Barnet deklaroi në vitin 1962 se një nga revolucionet më të rëndësishme shoqërore në histori ishte “eliminimi në dukje” i sëmundjeve infektive. Barnet fitoi çmimin Nobel për Mjekësi. Ai ishte një njeri i shkëlqyer, por e kishte gabim.

Covid-19, është ndoshta koronavirusi i tretë që ka kaluar nga lakuriqët e natës tek njerëzit që nga viti 2002. Sindroma e Rëndë e Frymëmarrjes Akute, vrau të paktën 774 njerëz pasi u shfaq në provincën Guangdong të Kinës, dhe me shumë gjasa origjinën e kishte sërish tek lakuriqët e natës, para se të përhapej tek njerëzit nëpërmjet maceve.

Në vitin 2012, Sindroma e Frymëmarrjes e Lindjes së Mesme, e identifikuar për herë të parë në Arabinë Saudite, u përhap tek njerëzit nga lakuriqët e natës përmes deveve. Midis viteve 1940-2004, tek njerëzit u shfaqën mbi 335 sëmundje të reja infektive, me 60 për qind  të tyre që kaluan nga kafshët tek njerëzit.

Dhe 72 për qind e tyre erdhën nga kafshët e egra. Në vitin 1962, ishte e lehtë të besohej se Barnet kishte të drejtë. Në shekullin XIX-të, ushqimi më i mirë, shtëpitë pa minj, uji i pastër dhe sistemet e kanalizimeve, kishin kufizuar në mënyrë dramatike sëmundjet infektive.

Në kohën e parashikimit të Barnet, antibiotikët dhe vaksinat kishin bërë mrekulli të mëtejshme. Brenda 2 dekadave, do të eleminohej sëmundja e rrezikshme e lisë, ndërsa ajo e poliomieliti do të zhdukej plotësisht në vendet më të përparuara.

Por Barnet nuk e kishte marrë dhe aq në konsideratë atë që mund ta quajmë paradoksin e progresit. Për çdo përparim njerëzor, nga shpejtësia e udhëtimit tek zhvillimi intensiv i bujqësisë, ekzistojnë shumë rreziqe të fshehura. Janë pikërisht të njëjtët faktorë që na lejojnë të krijojmë teprica ushqimore dhe vaksina mARN, ato që na ekspozojnë ndaj rrezikut të pandemive edhe më të këqija sesa ajo që po përjetojmë tani.

Sa më shumë që njerëzit e fusin botën në ç’ekuilibër, përmes shpyllëzimeve masive, shkatërrimit të biodiversitetit dhe rritjes së temperaturës globale, aq më shumë kërcënim do të paraqesin për ne patogjenët. Shihni se çfarë po ndodh me bujqësinë.

Qytetërimi njerëzor siç e njohim sot, nuk do të ishte i mundur nëse mbledhësit-gjuetarënuk do të ishin vendosur nëpër fshatra. Por ato kushte, ishin gjithashtu ideale që patogjenët të kapërcenin nga kafshët e zbutura tek njerëzit. Gripi mund të ketë evoluar nga gripi i shpendëve, ndërsa fruthi ka ardhur nga virusi që dëmton në masë bagëtitë.

Tani shumë prej nesh jetojnë në megaqytete të dendura, që janë të përsosura për shkëmbimin e njohurive, por po aq edhe për përhapjen e patogjenëve. Teknikat më të mira bujqësore, i dhanë mundësi njerëzve që të rrisin rendimentet e të korrave dhe të ushqejnë një specie gjithnjë e më të shfrenuar. Në kundërshtim me atë që parashikoi dikur Tomas Maltus, numri i njerëzve në botë është rritur nga 900 milion në kohën kur ai nisi të vendoste kufijtë e popullsisë njerëzore në fillimin e shekullit XIX-të në 7.8 miliardë sot.

Tani, vetëm disa gjitarë, përfshirë bagëtitë dhe minjtë, janë më të shumtë se ne në numër. Ky sukses i përsëritur e ka një dobësi. Nga këndvështrimi i parazitit, çfarë strategjie është më e mirë sesa infektimi i njerëzve? Sipas Pol dhe Ana Erlih, që paralajmëruan mbi “bombën demografike“ më shumë se 50 vjet më parë, depërtimi tek Homo sapiens do të thotë “fitimi i çmimit të parë”.

Një faktor tjetër rreziku, është shkatërrimi i nxitur nga njerëzit. Ndërsa vendbanimet po zhvendosen më pranë pyjeve dhe jetës së egër brenda tyre, patogjenët kanë sot më shumë të ngjarë të kalojnë nga specia në specie. Sëmundja e Marburgut dhe HIV-i, një virus që ka vrarë deri tani rreth 33 milion njerëz, erdhën nga majmunët. Sëmundjet zoonotike nuk janë të kufizuara vetëm në vendet tropikale. Përhapja e popullatave urbane të Amerikës në periferi, krijoi kushtet në të cilat sëmundja Lyme, një sëmundje potencialisht dobësuese, mund të përhapet nga rriqrrat tek njerëzit.

Ndryshimi i klimës po e ndryshon diapazonin, në të cilin mund të mbijetojnë vektorët e mundshëm të sëmundjeve. Shpejtësia është e shumë e dashur edhe nga patogjenët. Pandemia e tretë e murtajës bubonike, mund të ishte kufizuar vetëm në Kinën Jugore, po të mos kishte mbërritur në portet e Kantonit dhe Hong Kongut në vitin 1894.

Anijet me avull e transportuan sëmundjen në portet e mëdha të botës, duke vrarë më shumë se 10 milion njerëz. Edhe avionët janë përhapës të shpejtë të patogjenëve. Sot, një sëmundje e re mund të kalojë nga kafsha tek njeriu në Amerikën Latine, Afrikën Qendrore ose Azinë Juglindore, dhe të jetë kudo në botë brenda pak orësh.

Pjesa më e madhe e asaj që duhet të bëjnë njerëzit është e qartë. Ne duhet të ndalojmë tregtimin e specieve ekzotike, sidomos nëse ato përfundojnë në tryezën e darkës. Ne duhet të rregullojmë në mënyrë rigoroze tregjet ku shiten kafshët. Ndërkohë, duhet të ndalojmë së mbarështuari vjedullat dhe kafshë të tjera për lesh.

Ne duhet të investojmë mbi sisteme të paralajmërimit të hershëm, në mënyrë që shpërthimet epidemike të sëmundjeve kudo, të mund të zbulohen dhe kontrollohen shpejt. Ne duhet të investojmë mbi platformat e vaksinave dhe kapacitetin e prodhimit të tyre, në mënyrë që epidemitë që shfaqen të mund të neutralizohen shpejt. Mbi të gjitha, ne duhet të ndalojmë shkatërrimin e natyrës, që po çliron forca patogjene, të cilat nuk mund t’i kontrollojmë dot. / “Financial Times” – Bota.al
https://bota.al/pandemite-dhe-paradoksi-i-perparimit-te-njerezimit/

88
Pyetper / Si te perdorim Farat Chia?
« ne: 15-03-2021, 22:48:56 »
11 Përfitime Shëndetësore të Provuara të Farave Chia
Farat Chia janë ndër ushqimet më të shëndetshme në planet. Ato janë të pasura me ushqyes që mund të kenë përfitime të rëndësishme për trupin dhe trurin tuaj.

Këtu janë 11 përfitime shëndetësore të farave Chia, të mbështetura nga shkenca.

Farat Chia ofrojnë sasi të madhe të ushqyesve me shumë pak kalori
Farat Chia janë fara të vogla të zeza nga bimësia Salvia hispanica, e cila ka lidhje me mentën. Farat Chia ishin një ushqim i rëndësishëm për Aztekët dhe Majat në të kaluarën. Ata i çmonin ato për aftësinë e tyre për të siguruar energji të qëndrueshme. Në të vërtetë, “chia” është fjala e lashtë Maane për “forcën”.

Pavarësisht historisë së tyre të lashtë si një lëndë dietike, farërat chia u njohën si një superushqim moderne vetëm kohët e fundit. Në vitet e fundit, ato kanë shpërthyer në popullaritet dhe tani konsumohen nga njerëz të ndërgjegjshëm për shëndetin në të gjithë botën.

Mos u mashtroni nga madhësia – këto farëra të imta përmbajnë një grusht të fuqishëm ushqyese.

Një porcion me 28 gram fara chia përmban:

Fibra: 11 gram.
Proteina: 4 gram.
Yndyrëra: 9 gram (5 prej të cilave janë omega-3s).
Kalcium: 18% e RDI.
Mangan: 30% e RDI.
Magnez: 30% e RDI.
Fosfori 27% e RDI.
Ato gjithashtu përmbajnë një sasi të lartë zinku, vitaminë B3 (niacin), kalium, vitaminë B1 (tiaminë) dhe vitaminë B2.

Kjo është veçanërisht mbresëlënëse duke pasur parasysh se ky është vetëm një ons i vetëm, i barabartë me 28 gram ose rreth dy lugë. Kjo sasi e vogël furnizon vetëm 137 kalori dhe një gram karbohidrate të tretshme.

Është interesante se nëse zbritni fibrat – shumica e të cilave nuk përfundojnë si kalori të përdorshme për trupin tuaj – farat Chia përmbajnë vetëm 101 kalori për ons (28 gramë).

Kjo i bën ato një nga burimet më të mira në botë për disa lëndë ushqyese të rëndësishme, kalori për kalori.

Për t’a përmbyllur, farat chia janë ushqim drithëror, zakonisht rritur në mënyrë organike. Plus, ato nuk janë gjenetikisht të modifikuara dhe natyrisht pa gluten.
https://www.probleme.me/nutricione/farera/fara-chia/

89
Pyetper / Si te perdorim Farat Chia?
« ne: 15-03-2021, 22:48:29 »

90
Pyetper / Si te perdorim Vajin e Kokosit?
« ne: 15-03-2021, 22:47:57 »
Vaji i kokosit është një përbërës i mahnitshëm kur bëhet fjalë për eliminimin e rrudhave dhe pastrimin e thellë të poreve.

Për më tepër, vaji i kokosit gjithashtu mund të parandalojë paraqitjen e akneve dhe puçrrave të zeza, të cilat shumë gra i shohin si problematike.

Kur vaji i kokosit kombinohet me sodën bikarbone të njohur ndryshe si sodë buke, ju e keni bërë përzierjen më të fuqishme kundër të gjitha llojeve të problemeve të lëkurës, duke përfshirë trajtimin e akneve, skuqjen, shenjat dhe heqjen e papastërtive të tepërta nga poret tuaja të lëkurës.

Mund të përdoret gjithashtu si pastrues për të larguar qelizat e vdekura nga lëkura juaj e fytyrës, transmeton Klan Kosova.

Thjesht jepini kësaj përzierje të fuqishme një shans, nuk do të zhgënjeheni nga rezultatet.

Receta

Përbërësit:

2 lugë çaji vaj kokosi ekstra virgjin

1 lugë çaji sodë bikarbone pa alumin

Si ta përdorni këtë tretman?

Përzieni dy përbërësit, vajin e kokosit dhe sodën bikarbone në një tas të vogël derisa të krijoni një pastë homogjene dhe më pas aplikojeni atë në fytyrën tuaj.

Masazhojeni butësisht fytyrën me lëvizje rrethore.

Lëreni atë të veprojë për rreth 5 minuta dhe pastrojeni fytyrën me ujë të vakët.

Thajeni fytyrën tuaj me një peshqir të pastër pambuku. Ju as nuk duhet të aplikoni më pas një krem sepse vaji i kokosit do të hidratojë lëkurën tuaj.

Sigurohuni që gjithmonë të përgatisni sasi të mjaftueshme vetëm për një trajtim pasi preferohet që të keni një pastë të freskët sa herë që ju pastroni fytyrën tuaj./klankosova

91
Pyetper / Si te perdorim Vajin e Kokosit?
« ne: 15-03-2021, 22:46:57 »

92
Pyetper / Si te perdorim Omega 3?
« ne: 15-03-2021, 22:45:51 »
Vaji i peshkut është i njohur si zvogëlues stresi, ndihmues në kthimin e vigjilencës tek të moshuarit dhe përmirësimin e mirëqenies në përgjithësi.

Vaji i peshkut (Omega 3) është i shëndetshëm për njeriun në shumë mënyra si për shëndetin mendor edhe at trupor. Për shembull, acidet yndyrore të Omega 3 janë vërtetuar për parandalimin e sëmundjes së zemrës si dhe sëmundjeve mendore. Përveç tjerash mund të zvogëloj edhe diabetin, kancerin, çmendurin dhe dhimbjet në përgjithësi.

Përmirësues i shëndetit mental

Acidet e Omega 3 janë përmirësues te fuqisë se trurit per shkake se përmbajnë DHA (Acid Decosahexaenoic) dhe EPA (Acid eicosapentaenoic) qe te dyja janë vitale per funksionimin e mire te trurit. Dhe si rezultat fuqia mendore rritet qe shpien ne koncentrim me te mire, rritje kreativitetit dhe memorie te përmirësuar. Personi behet me i ditur.

I mirë për lëkurë të re dhe shkëlqyese

Vaji i Peshkut rigjallëron lekuren e plakur duke shtuar prodhimin e kolagjeni dhe elastineve qe dhurojne freski (rini). Eicosanoids anti-inflamator janë përgjegjës për zvogëlimin e irritimin (ndezjen) e lekurës dhe kështu zvogëlon rrudhat te cilat gjithashtu prodhohen në sasi te mëdha.

Zvogëlon zhvillimin e sëmundjeve mentale

Mosbalancimi kimik i nxitur nga çrregullimet mentale rezulton kur truri ka nivel te ulet te EPA dhe DHAs. Çrregullimet mentale sikur sëmundja Alzheimer-it, Parkinson-it, çmenduria, skizofrenia dhe sëmundjet tjera ne pacient me sklerozë të shumëfishtë, mund te zhvillohen nëse truri nuk mund te rregulloj luhatjet e gjendjes mentale sikur emocionet ekstreme dhe depresioni.

Zvogëlon rrezikun nga kanceri i gjirit

Acidet yndyror nga vaji i peshkut ndalojnë mutacionin e qelizave te shëndosha ne qeliza kancerogjene, pengojnë zhvillimin e padëshirueshëm te qelizave dhe vrasin qelizat kancerogjene egzistuese. Si rezultat formimi i tre llojeve te kancereve të zakonshëm – kanceri gjirit, kanceri zorrës se trashë dhe kanceri prostatës – parandalohet.

Përmirëson nivelet e kolesterolit dhe parandalon sulmin në zemër

Acidet yndyrore që gjenden në vajin e peshkut sikur DHA, EPA dhe DPA ndihmojnë ne zvogëlimin e kolesterolit te keq, LDLs, trigleceridet dhe presionit te gjakut. Ato parandalojnë sulmin ne zemër duke u kujdesur për zemrën, venat dhe arteriet tua. Sipas një hulumtimi, acidet yndyrore te vajit të peshkut rrisin kolesterolin e mirë, HDL dhe parandalojnë formimin e mpiksjes së gjakut para se ato të shkaktojnë dem në trupe.

Suplement për nënat shtatzëne

Sipas një studimi nënat që marrin suplement të vajit të peshkut kanë rrezik më të vogël të lindjes së hershme. Ato ndihmojnë zhvillim të mirë të fetusit (embrionit) dhe parandalojnë problemet e zhvillimit, çrregullimet e sjelljeve dhe ndihmojnë zhvillimin e trurit tek embrioni. Fetusi zhvillohet në një foshnje të shëndetshme dhe te mençur.

Zvogëlon zhvillimin e sëmundjeve mentale tek fëmijët

Edhe një shembull tjetër i të mirave shëndetësore të acideve Omega 3 është aftësia e tij në shërimin e ADD (Attention Deficit Disorder apo çrregullim të aftësisë koncentruese), ADHD (Attention Deficit Hyperactivity Disorder apo çrregullim që karakterizohet me një lloj të përsëritshëm të mosvemendjes apo hiperaktivitetit), dyspraxia (dëmtim i aftësisë se ekzekutimit te lëvizjeve vullnetare) dhe Dyslexia (paaftësi qe karakterizohet me probleme ne lexim, shqiptim, shkrim ne te folur dhe ne te dëgjuar).

Përmirëson sistemin imunologjik

Shtimi apo përmirësimi i sistemit imunitar është për shkake se vaji i peshkut nxit prodhimi e serotonin-it, hormon ky qe i bene njerëzit te lumtur, shkruan femina.al. Lumturia me efektivitet i zgjedh problemet emocionale dhe kështu rritet mirëqenia e përgjithshme.

Shton qetësin dhe lirimin nga stresi

Sipas një hulumtimi acidet yndyror te Omega 3 zvogëlojnë stresin dhe hormonin qe rezulton ne stres të lartë dhe që mund të shkaktojë dëme ne trup.

Zvogëlim të dhimbjeve nga pezmatimi

Dhimbjet nga ndezjet (inflamacioni) i artriti, cystitis dhe gastriti, sa për t’i përmendur disa, zvogëlohet me marrjen e suplementeve nga vaji i peshkut apo edhe si ushqim./klankosova

93
Pyetper / Si te perdorim Omega 3?
« ne: 15-03-2021, 22:45:24 »

94
Pyetper / Si te perdorim Omega 3?
« ne: 15-03-2021, 22:45:11 »

95
Pyetper / Si te perdorim Farat e Lirit?
« ne: 15-03-2021, 22:43:41 »
 

Duke filluar nga chiat, bota e farave është e mbushur me shumë konkurrencë të shëndetshme.

Ndërsa është e lehtë të mësohesh me puding chia, fara e lirit mund të jetë po aq e shijshme. Në fakt, përfitimet shëndetësore të farës së lirit janë me të vërtetë të shumta. Fara e lirit është e njohur për të qenë e mbushur plot me vitamina thelbësore dhe lëndë ushqyese si proteina dhe acide yndyrore, duke e bërë atë të fuqishme për të rritur marrjen tuaj ditore.

“Fara e lirit ka një aromë me të vërtetë të mirë me arra”, thotë Tamar Samuels, një dietolog i regjistruar dhe bashkëthemelues i Culina Health. Këto fara janë të gjithanshme dhe të lehta për t’u përdorur në një gamë të gjerë recetash, por ato janë veçanërisht të popullarizuara në pjatat e thjeshta si bollgur, smoothie dhe bukë ëmbëlsirash.

Ndryshe nga disa fara të tjera, është e rëndësishme të bluani farën e lirit për të thithur më mirë lëndët ushqyese të saj pasi njerëzit nuk mund ta tretin lehtë krundet e saj të jashtme, thotë Samuel.

Këtu janë shtatë përfitimet shëndetësore të farës së lirit që vërtetojnë se është një lëndë ushqyese që ia vlen të shtohet në listën tuaj të blerjeve:

Ka acide yndyrore Omega-3
Fara e lirit është një burim i pasur i acideve yndyrore omega-3, yndyrnat e shëndetshme që shpesh gjenden te peshqit.

Burim i shkëlqyeshëm i fibrave
Fara e lirit është gjithashtu një burim i shkëlqyeshëm i fibrave. Sipas Mimkha, një racion standard, dy lugë gjelle përmban afërsisht katër gram fibra dietike, që është më shumë se 1.1 gram që mbajnë farat e kërpit. Kjo është afërsisht 14 për qind e marrjes suaj të rekomanduar ditore të fibrave, shpjegon ajo, gjë që e bën atë një burim të pasur.

Plot me proteina
Ju gjithashtu mund të drejtoheni tek fara e lirit për një dozë të proteinave. “Në dy lugë gjelle, ka katër gram proteina, e cila është mjaft e lartë për një sasi kaq të vogël ushqimi”, thotë Mimkha. Krahasimisht, farat e chia përmbajnë rreth një gram më pak se fara e lirit.

Ndihmon shëndetin e zemrës
Sipas Samuels, acidet yndyrore omega-3 – siç merrni përmes farës së lirit – kontribuojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Studimet kanë treguar se, nga ana tjetër, fara e lirit ndihmon në uljen e këtij rreziku./rd.al

96
Tryeza / Kurkuma - Shafrani i Indisë
« ne: 15-03-2021, 22:42:38 »
Shafran i Indisë është përdorur prej kohësh në kuzhinën dhe mjekësinë aziatike, por gjithnjë e më shumë po gjen rrugën në kuzhinat evropiane dhe raftet e erëzave.

Kjo bimë njihet më së miri si erëz për shumë gatime, por është shumë më tepër se kaq. Jo vetëm që shton një aromë interesante kudo që të gjendet, por gjithashtu ka përfitime të mëdha shëndetësore dhe të reja ende zbulohen.

Shafrani i Indisë është një bimë, rrënja e së cilës përdoret për të bërë një pluhur të njohur portokalli, dhe përbërësi që e bën kaq të shëndetshëm është shafrani. Është një bimë e lidhur me xhenxhefilin, andaj rrënjët e tyre janë të ngjashme me njëra-tjetrën.

Përveç që përdoret si erëz, mund të konsumohet edhe në formë çaji, në dy mënyra. Njëra është të presësh një pjesë të rrënjës dhe ta vendosësh në ujë të valë, dhe tjetra është të hedhësh në të njëjtin ujë pluhurin që përndryshe do të përdorje si erëz në enët, me shtimin e xhenxhefilit dhe mjaltit sipas dëshirës.

Cilat janë të gjitha efektet e shëndetshme të këtij çaji, lexoni më poshtë.

Forcon sistemin imunitar dhe parandalon inflamacionin
Shafrani neutralizon radikalet e lira të dëmshme dhe ndihmon qelizat e sistemit imunitar të qëndrojnë të shëndetshëm dhe të luftojnë ftohjet dhe sëmundjet e tjera. Gjithashtu ndihmon në parandalimin e inflamacionit dhe lehtëson simptomat e shoqëruara me alergji, psoriazë, diabet, sëmundje kardiovaskulare, depresion, artrit dhe madje edhe sëmundjen e Alzheimerit.

Përmirëson gjendjen shpirtërore
Shafrani i Indisë jo vetëm që është i dobishëm për njerëzit që tashmë kanë probleme shëndetësore, por edhe për ata që janë plotësisht të shëndetshëm. Shafrani lehtëson tensionin e muskujve dhe disa hulumtime kanë treguar se ka efekt pozitiv në gjendjen shpirtërore, dhe efekt të mirë në përqendrimin dhe kujtesën.

Është mirë për lëkurën
Kohët e fundit, ka të dhëna që shafrani ndikon edhe në lëkurë dhe ndihmon në lehtësimin e shumë problemeve dermatologjike. Shafran i Indisë mund të përdoret gjithashtu për të bërë një maskë fytyre për të rritur këto efekte, por tani për tani, duket se çdo marrje e këtij përbërësi në trup ka efekte të dobishme në lëkurë, gjë që është gjithmonë një lajm i mirë.

Mbron mëlçinë dhe përmirëson shëndetin metabolik
Mëlçia është një organ shumë i rëndësishëm dhe duhet të mbrohet sa më shumë që mundemi, dhe duket se marrja e shafranit ndihmon. Përveç kësaj, shafrani ul sheqerin në gjak dhe presionin e gjakut dhe indirekt ndikon në parandalimin e mbipeshës. Sigurisht që kërkon më shumë hulumtime me detaje më specifike, por një filxhan i kësaj pije të nxehtë të paktën herë pas here është po aq i mirë për trupin tonë./rd.al

97
Jeta / Demenca - Parkinsoni, Alchaimer - Sëmundjet e trurit
« ne: 15-03-2021, 22:41:57 »
Një informacion i ri i zbuluar nga studiuesit e Universitetit të Kembrixhit mund të shënojë një hap jetik në të kuptuarit e sëmundjes së Parkinsonit, një çrregullim neurologjik dobësues, sipas hulumtimit të ri.

Një letër e botuar sot në revistën “Nature Communications” përshkron atë që universiteti thotë se është “prova bindëse e re” në lidhje me një “proteinë kryesore” që prek neuronet në trurin e njeriut.

“Nëse dëshirojmë të shërojmë Parkinsonin, së pari duhet të kuptojmë funksionin e alfa-sinukleinës, një proteinë e pranishme në trurin e të gjithëve”, tha Giuliana Fusco, autorja kryesore e hulumtimit.

“Ky hulumtim është një hap jetik drejt këtij qëllimi”, shtoi ajo.
“Derisa funksioni i kësaj proteine ​​misterioze të konfirmohet me më shumë hulumtime, terapitë e ilaçeve nuk mund të fillojnë të zhvillohen për të trajtuar origjinën e sëmundjes së Parkinsonit”, theksoi bashkautori i studimit, Alfonso de Simone.

Sëmundja mendohet se rrjedh nga një përzierje faktorësh gjenetikë dhe mjedisorë, që çojnë në vdekjen e qelizave nervore që prodhojnë dopaminë, e cila luan një rol në lëvizjen trupore.

Deri më tani, nuk ka një kurë për Parkinsonin, që prek më shumë se 10 milionë persona./rd.al

98
Jeta / Dhjete bimet me te shendetshme për njeriun
« ne: 15-03-2021, 22:35:42 »

99
Tryeza / Fasulja (Groshët)
« ne: 15-03-2021, 22:33:14 »
 

A e keni ditur se fasulet shërojnë këto sëmundje mjaft të përhapura? Fasulet janë të pasura me lëndë ushqyese, që janë thelbësore për shëndetin tonë, gjë që shpjegon pse ato janë një ushqim kryesor në shumë kuzhina kudo në botë.

Fasulet mund të ofrojnë nivele të konsiderueshme të fibrave dietike, folateve, fosforit, bakrit, proteinave, hekurit, magnezit, kaliumit dhe vitaminës B1.

Një filxhan i vetëm përfaqëson të paktën 20% të kërkesës suaj ditore për këto lëndë ushqyese; për disa nga këto minerale thelbësore dhe vitamina, ato japin më shumë se 40% të sugjerimit ditor.

Gama e ndryshme e ushqyesve çon natyrshëm në një listë mbresëlënëse të efekteve shëndetësore që kanë fasulet.

Përfitimet më të dukshme shëndetësore përfshijnë aftësinë e tyre për të detoksifikuar trupin, për të përmirësuar tretjen, uljen e presionit të gjakut, uljen e niveleve të kolesterolit, rritjen e masës muskulore, menaxhimin dhe uljen e rrezikut të diabetit, stimulimin e imunitetit, përmirësimin e shikimit etj.

Menaxhojnë nivelin e sheqerit në gjak
Niveli i lartë i fibrave dietike që gjenden te fasulet është i shkëlqyeshëm për njerëzit që kërkojnë të menaxhojnë diabetin, ose të ulin rrezikun e shfaqjes së kësaj sëmundjeje. Ushqimet me fibra të lartë mund të rregullojnë sasinë e sheqerit në gjak dhe insulinës në trup, duke ndihmuar në stabilizimin e niveleve të energjisë.

Ulin nivelin e kolesterolit
Një përfitim tjetër i madh i fibrave dietike është aftësia për të ulur nivelin e kolesterolit LDL dhe për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës. Duke siguruar një ekuilibër të shëndetshëm të kolesterolit.

Më shumë energji
Fasulet janë një nga burimet më të mira të proteinave bimore që mund të shtoni në dietën tuaj, pasi një filxhan i vetëm ofron gati 15 gramë proteina.

Proteina zbërthehet në aminoacide të rëndësishme që përdoren për prodhimin e energjisë dhe rritjen e indeve të muskujve.

Forcojnë sistemin imunitar
Edhe pse sasia e vitaminës C nuk është aq e lartë sa në perimet ose frutat e tjera, ajo përmban më shumë se 10% të rekomandimit tuaj ditor në çdo filxhan fasule. Kjo mund të stimulojë sistemin imunitar dhe të promovojë prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat janë linja e parë e mbrojtjes së trupit kundër patogjenëve të huaj.

Përmirësojnë shikimin
Fasulet janë të njohura për ndikimin në përmirësimin e shikimit. Vitamina A në mënyrë specifike ul stresin oksidativ në retinë, duke ndihmuar në parandalimin e shfaqjes së degjenerimit makular dhe zhvillimin e katarakteve.

Parandalojnë osteoporozën
Lista e mineraleve që gjenden te fasulja përfshin fosfor, magnez, bakër dhe mangan; të gjitha këto luajnë një rol në densitetin e mineraleve të eshtrave. Rritja e marrjes tuaj minerale do të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të osteoporozës, duke ju mbajtur të fortë dhe aktivë, pavarësisht viteve.

Përmirësojnë tretjen
Përfitimi shëndetësor më i njohur i fasuleve është ndikimi që mund të kenë në tretje. Fibra dietike është në gjendje të stimulojë prodhimin e lëngjeve të stomakut dhe të promovojë lëvizje peristaltike, e cila i mban zorrët të lëvizin normalisht.

Konsumimi i rregullt i fasuleve të pasura me fibra mund të ndihmojnë në parandalimin e shenjave të kapsllëkut, duke ulur gjithashtu rrezikun tuaj nga hemorroide dhe ulcera. /Rd.al

100
Bota Sot / Rruga Transpolare
« ne: 15-03-2021, 22:30:04 »
 

Çfarë do të ndodhte nëse shkrirja e kallotave polare do të bënte të aksesueshme një prej rrugëve detare më të lakmuara të planetit?

Deri pak dekada më parë, përshkueshmëria e pakët e rrugëve arktike pengonte zhvilllimin e strategjive ekonomike – tregëtare që të shfrytëzonin kalimet në veri. Por me avancimin e ngrohjes globale periudhat ice free janë zgjatur dhe komuniteti shkencor parashikon që brenda fundit të shekullit verat arktike do të karakterizohen prej një mungese thuajse totale të akullit. Lundrueshmëria e deteve të veriut ka pësuar tashmë një rritje të konsiderueshme dhe konstante për shkak të ndryshimeve klimaterike, duke vendosur në shënjestrat tregëtare dhe strategjike të shumë shteteve. Asnjëherë si më parë nuk ka qenë të përshkueshëm – anipse vetëm pjesërisht dhe në varësi të stinës – të dy kalimet bregdetare në Veriperëndim (North-West Passage) dhe në Verilindje (Northern Sea Route), që sot kalohen rregullisht edhe pa ju drejtuar ndihmës së anijeve akullthyese. Por në harkun e pak viteve do të jetë një kalim i tretë, jo bregdetar, por gjysmëoqeanit, ai që do të tërheqë vëmendjen e fuqive të mëdha: tashmë e famshmja Rrugë Transpolare. Pse?

Avantazhet e Rrugës Transpolare
Oreksi në rritje i Transpolar Sea Route shpjegohet në dritën e një serie faktorësh, që po qe se vlerësohen në detaje, gjenerojnë një potencial strategjik pak të thuash i veçantë. Një aspekt i parë për t’u mbajtur në konsideratë serioze është koha, ajo ndryshore që sidomos në botën e sotme pëcakton sukseset dhe dështimet, fitimet dhe humbet relative të çdo lloj operacioni. Pikërisht prej një çështjeje kohe, TSR mund që jo vetëm të revolucionarizojë trafiqet detare midis Lindjes dhe Perëndimit, por deri të bëjë të “prapambetur” shfrytëzimin e rrugëve të sipërcituara bregdetare arktike. Faktikisht, nëse North-West Passage dhe Northern Sea Route paraqesin kohë kalimi shumë më të ulëta se kanalet tradicionale të Suezit dhe Panamasë, hapja e TSR do ta reduktonte më tej periudhën e lundrimit.

Duke tranzituar në afërsi të Polit të Veriut gjeografik, rruga e re do të paraqitej si lidhja më e shkurtër dhe më komode e të gjithave midis Atlantikut dhe Paqësorit. Veç kësaj, duhet të mbahet parasysh se, në ndryshim nga kalimet në Veriperëndim dhe në Verilindje, TSR ndodhet në ujëra ndërkombëtare. Kjo do të thotë se nuk do t’u nënshtrohet rendit të brendshëm të shteteve bregdetare, duke pasur parasysh detyrimin e respektimit të standardeve globale të sigurisë mjedisore në fuqi edhe në det të hapur. Kompanitë e mëdha të lundrimit të do të ishin padyshim të tërhequra nga mundësia për t’i çuar përpara punët e tyre jashtë juridiksioneve ndërkombëtare, që shpesh dhe qëllimisht vendosin pengesa dhe limite të çfarëdollojshme ndaj trafiqeve detare, si për shembull forma kontrolli e taksimi nga ana e vendeve bregdetare. Në tërësi, kundërshtitë dhe paqartësitë ligjore, do të rezultonin po aq të kufizuara respektivisht atyre të vlefshme për dy rrugëkalimet e tjera.

Pastaj ka edhe një element të fundit për të mos u nënvlerësuar: në rast se do të zhdukej akulli shumëvjeçar i pranishëm në Oqeanin Arktik, që arrin një thellësi prej 5 metrash dhe, për pasojë, rezulton i papenetrueshëm, TSR mund të rezultojë e lundrueshme edhe pa akullthyeset gjatë verës polare të dekadave të ardhshme. Një lundrueshmëri e tillë do të gjente një stimul shtesë në praninë shumë të rrallë të fenomeneve si pirateria dhe terrorizmi, që faktikisht kërcënojnë në mënyrë permanente trafiqet përgjatë choke point tradicionalë (duke qenë tashmë të konsoliduara në afërsitë e Bririt të Afrikës, Ngushticës së Malakës dhe në zona të tjera subjekt paqëndrueshmërie të fortë politike).

Impplikimet gjeopolitike
Shkrirja e kallotave polare arktike dhe hapja e Rrugës Transpolare do të shkaktonin një ndryshim substancial të ekuilibrave që karakterizojnë ecurinë e tregjeve globale. Si pasojë e menjëhershme e reduktimit të kohëve të përshkimit është e pranueshme një rritje masive e vëllimeve tregëtare detare, si edhe një reduktim i përgjithshëm i trafiqeve. Në thellësi, do të zhdukej centraliteti i rrugëve të tjera të komunikimit historikisht qendrore dhe avantazhi strategjik i mbajtur aktualisht nga porte të caktuara mesdhetare dhe të Lindjes së Mesme do të ridimensionohej.
Për pasojë, duket e mundur ndodhja e një shift of power: për shembull, Islanda gëzon një pozicion gjeografik me potencial strategjik të lartë dhe, në kuadër të një zhvillimi të ardhshëm të TSR, ka probabilitet të lartë që të konfigurohet si një nyje themelore tregëtare. Jo rastësisht, ish presidenti islandez Ólafur Ragnar Grímsson kishte parashikuar qysh në vitin 2010 se rrugët arktike do të fitonin brenda pak kohe të njëjtën rëndësi gjeostrategjike të Kanalit të Suezit. Dalja e një lidhjeje të re midis Europës, Azisë dhe Amerikës merr një rëndësi akoma edhe më të madhe nëse do të kihet parasysh se rrugëkalimet e Suezit dhe Panamasë thuajse janë të ngopura në termat e trafikut detar dhe se nga Azia regjistrohet një rritje konstante e kërkesës për lëndë të para dhe hidrokarbure.

Në këtë kuptim, një rol qendror luhet nga Kina, e cila mban akoma primatin botëror të eksporteve dhe që demonstrohet gjithnjë e më shumë e interesuar për t’i shfrytëzuar rrugët e reja të komunikimit për t’i impementuar (dhe diversifikuar) trafiqet e veta detare, nga të cilat varet më shumë se 1/3 e PBB kombëtare. Qeveria kineze e rikonfirmon largpamësinë e saj duke i mbajtur sytë të fiksuara mirë nga Rruga Transpolare (të paktën deri më tani, e lënë pasdore nga pjesa tjetër e botës): Arctic Policy e Republikës Popullore i referohet në mënyrë eksplicite një “kalimi qendror” (thuajse kurrë të përmendura në strategjitë e tjera kombëtare) dhe synimin për të ndërtuar një Polar Silk Road në bashkëpunim me shtete të tjera, si dhe thekson veç të tjerash impenjimin e Pekinit për ta forcuar kërkimin shkencor në zonë me qëllim që t’i zgjerojë mundësitë e lundrimit. Kina, që vetëquhet një near-Arctic State, duket pra më e bindur se shumë të tjerë për pashmangshmërinë e hapjes së Rrugës Transpolare. Dhe ka përgatitur tashmë lëvizjet e para për ta afirmuar fuqinë e saj detare, konform me projektin e realizimit të Rrugës së Mëndafshit të re detare.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e specialistëve të fushës, sidomos në dekadën e fundit, ka qenë kuadri i bashkëpunimit bilateral i ravjëzuar midis Kinës dhe Islandës, duke qenë kjo e fundit një aktor – kyç i ardhshëm në rajon. Tentativat joshëse kineze ndaj vendit të vogël ishullar të veriut e kanë pasur nisjen në vitin 2012, me nënshkrimin e një Marrëveshjeje Bashkëpunimi në Arktik dhe hartimin e një protokolli mirëkuptimi shkencoro – teknologjik. Por miqësia midis dy vendeve ishte institucionalizuar tashmë në vitin 2009, kur Islanda qe shteti i parë europian që hapi negociatat e shkëmbimit të lirë me Pekinin, në shenjë mirënjohjeje për ndihmat e marra pas krizës së vitit 2008. Aksi Pekin – Rejkjavik, duke parë interesat në lojë të të dyja palëve, duket i destinuar që të zgjasë dhe të forcohet. Disponueshmëria financiara dhe madhësia e tregut të Republikës Popullore, bashkë me resurset natyrore dhe nivelin e lartë e kompetencës teknologjike islandeze, do t’i japin raportit midis të dy vendeve një protagonizëm të caktuar në kuadër të lojës globale për Arktikun.

Situata aktuale dhe perspektiva të ardhshme
Megjithëse është i pamohueshëm potenciali revolucionar i Rrugës Transpolare në kuadër të tregëtisë ndërkombëtare, është e nevojshme të kujtohet se akulli shumëvjeçar vazhdon të përfaqësojë një pengesë serioze ndaj zhvillimit të plotë të saj. Në linjë të përgjithshme, shfrytëzimi i rrugëve arktike është i kufizuar në periudhën e verës dhe subjekt i rrezikut të akujve lundrues; pastaj, si për ta komplikuar më tej situatën, do të futen faktorë të tjerë, si ndryshueshmëria e kohëve të tranzitimit dhe pamjaftueshmëria e sistemeve të vëzhgimit, parashikimit dhe monitorimit.
Edhe nga pikëpamja ekonomikë ekzistojnë disa komplikime, pasi kursimi i kohës nuk korrespondon domosdoshmërisht me një kursim parashë. Tregëtia detare ndërkombëtare është faktikisht një sektor subjekt paqëndrueshmërishë dhe krizash periodike, si nga ana tjetër e gjithë ekonomia globale, dhe kursimi në instancë të fundit varet nga kombinimi i ndryshoreve të shumta, midis të cilave luhatja e çmimeve të karburantit, kostot e sigurimeve të dërgesave dhe zhvillimi teknologjik i infrastrukturave detare.

E sigurtë është që provat shkencore sugjerojnë një zhdukje thuajse totale të basenit akullor midis viteve 2030 dhe 2050, nga momenti që shtrirja verore e tij është zvogëluar me 40% nga viti 1979 e deri më sot. Oqeani Arktik do të arrijë ka shumë gjasa një gjendje lundrueshmërie të lartë në harkun e pak dekadave. Disa ekspertë të Arctic Institute nuk kanë dyshime në pohimin se një ndryshim i ngjashëm do të rishkruante rregullat e tregëtisë globale: mjafton të mendohet se “një anije që shkon nga Roterdami në Tokio nëpërmjet Rrugës Transpolare mund ta reduktojë shpejtësinë e saj me 40% dhe prapëseprap të arrijë në Japoni njëkohësisht më një anije që lundron me gjithë shpejtësinë e saj nëpër Kanalin e Suezit”.
Për shkak të kompleksitetit dhe të kritikës që ngjallin në zonë, Rruga Transpolare nuk ka tërhequr akoma interesa të konsiderueshme ekonomike dhe tregëtare, përjashto ato kineze. Ama mbetet fakti se fapja fizike dhe ekonomike e Arktikut është e krahasueshme më zbulimin e Amerikave, siç edhe theksohet nga përfaqësuesit e Arctic Council. Bashkësia ndërkombëtare dhe liderët politike duhet të demonstrojnë kështu një largpamësi dhe aftësi menaxhuese e programuese të caktuar respektivisht mundësive që projektohen.
(nga Geopoliticus)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 ... 21