Profile of samir ramadani

×

Permbledhja

samir ramadani Zërist

Stats for samir ramadani
Posts:   13 (0.003 per day)
Personal Text:   Samir Ramadani, MA Candidate
Vendndodhja:   Gjilan
Data e regjistrimit:   20-05-2008, 21:35:26
Last Active:   06-03-2010, 11:50:10
Gjinia:   Mashkull
Age:  
  • ISN
Offline Offline

Messages - samir ramadani

1
Diapazon / PATRIOT APO NACIONALIST
« ne: 06-06-2008, 23:27:27 »
Po mundohem te jap nje shpjegim te kerkuar per te bere dallimin ne mes Nacionalizmit dhe Patriotizmi.

Nacionalizmi

Nacionalizmi e kthen përkushtimin ndaj kombit në parime ose programe. Në këtë mënyrë, ai përmban një përmasë të ndryshme nga ajo e patriotizmit të thjeshtë, i cili mund jetë përkushtim ndaj vendi ose kombit tënd pa ndonjë plan veprimi politik.

Nacionalizmi ndërtohet mbi trimërinë, sakrificën dhe vetëflijimin e jetës për të mbrojtur interesat kombëtare. Sa herë që interesat kombëtare që janë të shënuara më lart preken nga interesa të huaja, në vend zgjohet ndjenja nacionaliste që të bënë të rrëmbesh armët e të dalësh në mbrojtje te interesave territoriale te vendit. Rasti me i fundit në historinë tonë shqiptare është lufta jonë në Kosovë.

Luftën askush nuk e do, por kur gjithçka tjetër dështon, ajo është mjeti i fundit për të mbrojtur identitetin shqiptar. Lufta nxjerr në pah trimërinë dhe ndjenjën liridashëse të një kombi. Ne shqiptarët jemi një popull shumë krenar pasi asnjëherë në historinë tonë mijëra vjeçare nuk na kanë munguar strategët dhe heronjtë që kthehen në figura kombëtare.

Nacionalizmi gjithashtu është i verbër pasi që lufta gjithmonë në themel të saj ka urrejtjen dhe urrejtja produkt të saj ka shkatërrimin. Jo pak herë nacionalizmi është përdorur nga njerëz te veçantë për të mashtruar dhe përdorur një popull për qëndrime te mbrapshta, kujtoni Hitlerin, pastaj Millosheviqin etj. Ajo që dua te them është se nacionalizmi duhet gjithmonë mbajtur në frena.

Patriotizmi

Patriotizmi është përcaktuar gjithmonë si dashuri për atdheun ose gatishmëri për të mbrojtur interesat e atdheut. Si i tillë, patriotizmi nuk ka nevojë  për një program veprimi; ai nxit dhe zhvillon nacionalizmin, por nuk është gjithmonë nacionalist. 

Patriotizmi është ndjenja më e kulluar që lind si pasojë e shkrirjes së ndjenjës së dashurisë dhe urtësisë që ekziston në një popull. Kjo ndjenjë të bënë të vuash shpirtërisht sa herë që populli yt vuan, të gëzosh me gjithë shpirt sa herë që populli yt gëzon paqe dhe prosperitet. Të bënë të vrasësh mendjen se si tu vish në ndihmë sa më mirë vëllezërve të një gjaku. Të shëron e lehtëson dhimbjen ashtu siç ta fal edhe optimizëm atëherë kur e ardhmja e një kombi është më e errët dhe e pasigurt se kurrë.

Populli shqiptar është një popull i vuajtur që ka sakrifikuar shumë jo vetëm për vetveten por edhe për mbarë njerëzimin. Vuajtja të lodh trupin por të lartëson shpirtin dhe është pikërisht ky shpirti shqiptar që secili nga ne mbart e ushqen. Është pikërisht ky shpirt që na bënë të duam njëri-tjetrin edhe pse vijmë nga vende dhe krahina të ndryshme si kosovar, shkupjan, preshevar, Tiranës, edhe pse kemi fe të ndryshme, edhe pse flasim shqipen në dialekte të ndryshme, edhe pse historia me padrejtësitë e saj na ka ndarë nga njëri-tjetri për një kohë të gjatë. Por siç thotë një fjalë e urte popullore: "Gjaku ujë nuk bëhet!" dhe në gjakun e çdo shqiptari rrjedh edhe shpirti i tij. Ndjenja e patriotizmit gjithmonë nxjerr në pah virtytet më të larta të një kombi.

Rrjedhja e ndjenjës kombëtare është një proces që krijohet nga familja, historia, realiteti, misioni etj. andaj kjo ndjenjë është e veçantë për çdo popull, ashtu edhe për ne shqiptarët.

2
Kosova Sot / ÇËSHTJA E IDENTITETIT KOSOVAR NË GJILAN
« ne: 06-06-2008, 23:21:35 »
I nderuar Anesti. Dua te ju them se permua nuk ka dhe nuk ekziston identitet kombetare kosovar, identiteti kombetar i shumices absolute ne Kosove eshte identiteti shqiptare, ndersa sa i perket identitetit shteteror jemi ne krijim e siper. Pasi qe ende nuk ka hyr ne fuqi kushtetuta, nuk eshte perzgjedhur hymni etj, edhe pse te gjitha atributet e shtetesise se Kosoves jane nje zgjidhje te servuara nga te tjeret, sepse ne nuk kemi pasur takatin (fuqin) per te krijuar shtetin tone.

Gjithmon do te jem i gatshem per diskutime dhe debate ne frymen e mirekuptimit dhe sinqeriteti te ndersjellt.

Une i respektoj mendimet dhe analizat te bazura ne fakte dhe praktika emperike.
 

3
Lojra / Kush është në foto?
« ne: 04-06-2008, 22:30:45 »
Cili akademik dhe lider shqiptar eshte ky personalitet?

4
Lojra / Pasuro fjalorin dhe argëtohu!
« ne: 04-06-2008, 22:22:08 »
pasterti

5
Lojra / Pasuro fjalorin dhe argëtohu!
« ne: 04-06-2008, 22:21:14 »
humanizem

6
Kosova Sot / ÇËSHTJA E IDENTITETIT KOSOVAR NË GJILAN
« ne: 22-05-2008, 19:12:24 »
I nderuar te faleminderoj per kete citat, keto veq sa e forcojne formen akademike te punimit.

Me respekt!

7
Do ta vizatoja Diellin!...

8

1. Hyrje

Në trajtimin të temës së krahasimit të sistemit qeverisës së komunave të Bostonit dhe Gjilanit, jam munduar të shpjegojë funksionimin, mënyrën dhe formën e qeverisjes në këto dy komuna. Gjithashtu, qëllimi i këtij seminari është të krahasojmë sistemet qeverisëse, duke marrë si model dhe duke i krahasuar ato në mesë veti.

Pra, komuna e Bostonit, si organ kryesor e cili qeverisë me komunën është kryetari i komunës, i cili është edhe kryesues i ekzekutivit. Po ashtu, ai zgjidhet drejtpërsëdrejti nga qytetarët, ku kjo formë e zgjedhjes i jep autoritet më të fortë për të qeverisur.

Për dallim nga komuna e Bostonit, komuna e Gjilanit ka një sistem më ndryshe, organi kryesor i komunës është kuvendi komunal, i përbërë prej 41 këshilltarëve komunal. Kuvendi i komunës zgjedh kryetarin dhe dy zëvendëskryetarët, zakonisht kryetari zgjidhet nga partia apo koalicioni i cili ka fituar shumicën në zgjedhjet lokale.

Po ashtu, komuna e Gjilanit ka edhe kryeshefin ekzekutiv dhe bordin e drejtorëve, të cilët merren me ekzekutimin e punëve të qeverisë lokale. Pra, komuna e Gjilanit i ka të deleguara përgjegjësit nga kuvendi i komunës tek kryetari, kryeshefi ekzekutiv dhe tek drejtoritë.

a). Metodologjia e punimit

Në këtë hulumtim është përdorur metoda e deduksionit (dmth duke u nisur prej të përgjithshmes kah e veçanta). Ky punim ka formën shumëdimensionale, ku e gjithë puna e këtij hulumtimi është bërë duke u bazuar në metodat krahasues, analitike dhe teorike.

Literatura që është shfrytëzuar për këtë temë, për komunën e Bostonit nga Vizita studimore në zyrën e Kryetarit të Bostonit gjatë periudhës 06.02.2006 deri më 24.02.2006, bërë nga Vjollca Behluli (zyrtare në zyrën IQL – USAID në komunën e Gjilanit), ndërsa për komunën e Gjilanit është shfrytëzuar, statuti i komunës, rregullorja 2000/45 për vetëqeverisje lokale si dhe drafte tjera etj.

2. Informatë e përgjithshme mbi dy komunat

Boston (Massachusets)
   
Qyteti i Bostonit u themelua si qytezë në vitin 1663 dhe si qytet ne 1822. Qyteti i Bostonit është qyteti me i madh dhe kryeqyteti i Massachusetts. Qyteti është përgjegjës për ofrimin e një serie te gjere te shërbimeve qeveritare duke përfshirë arsimin, sigurinë publike, zjarrin, policinë, inspeksionin, shëndetësinë publike, rrugët dhe mbeturinat, planifikimin urban, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës se qytetit. Si një qendër ekonomike, Bostoni është një qendër për shërbime te larta profesionale, financiare, arsimore dhe shëndetësore dhe është pike përqendrimi për turizëm dhe për udhëtime.

Sa i përket strukturave politike është me rëndësi të përmendet se sistemi qeveritar i SHBA-ve ne përgjithësi është shume i komplikuar pasi qe ekzistojnë disa nivele te qeverisjes. Kjo ka rëndësi pasi qe ky sistem ndikon ne qeverisjen lokale dhe strukturave te saj politike. Komunat nuk janë te përmendura ne Kushtetutën e SHBA-ve prandaj statusi i Komunave  vendoset nga shtetet veçmas.   

“Numri i Banoreve  është rreth 589.000 ( 50% te bardhe, 25% zezak, 25% te tjerë),  me një hapësira prej 124 km2. Lokacioni ku gjendet qyteti i Bostoni, gjendet në Veri të New Yorkut. Është ne Oqeanin Atlantik. Arsimimi i popullatës kap këtë shifër, ku mbi  35% e popullatës, mbi moshën 25 vjeçare kanë Diplomë Universiteti.”
             
Gjilani (Kosovë)

Viti i sakët i themelimit të Gjilanit edhe sot e kësaj dite nuk është i përcaktuar plotësisht. Në shekullin XVII, Evlia Çelebija e përmend Gjilanin, por me emrin Moravë, si kadillëk në kuadër të sanxhakut të Vushtrrisë. Në mes të tjerash Evlia Çelebija shkruan se "shtatëmbëdhjetë ditë udhë nga Konstantinopoli (Stambolli i sotëm) për në Novobërdë kalohet nëpër Vrajë, Krivarekë (Egridere) e Moravë (Gjilan).

Në popull është ruajtur gojëdhëna, sipas së cilës, Gjilani si vendbanim është formuar rreth vitit 1750, ndërsa si qendër urbane mund të merret viti 1772. Gjilani si qytet është zhvilluar krahas shuarjes së Novobërdës, i cili në mesjetë ka qenë njëri nga qytetet dhe qendrat më të mëdha tregtare, ekonomike dhe xehetarë të Ballkanit.

Komuna e Gjilanit ka një territor prej 515 km2, me numër të banorëve prej 130.000 si dhe 63 vendbanime. Popullsia e Gjilanit përbëhet prej 81.4% shqiptarë, 14.9% serbë, 0.7% turqi, 0.1% malazez, 0.2% mysliman dhe 2.7% romë (publikim i Entit të Statistikave të Kosovës, dhjetor 2002).

Gjatë luftës së fundit në Kosovë edhe komuna e Gjilanit, e sidomos fshatrat e saj pësuan humbje të mëdha. Pas përfundimit të luftës, edhe në Gjilan u vendosen forcat ndërkombëtare të KFOR-it amerikan, administrata ndërkombëtar e UNMIK-ut, si dhe organizatat tjera ndërkombëtare si OSBE, UNHCER, etj.

Sa i përket strukturave politike në Kosovë është mirë të përmendim se edhe sistemi qeveritar në Kosovë është i komplikuar. Rezoluta 1244 e miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së përbënë bazën juridike të prezencës së administrimit civil dhe ushtarak në territorin e Kosovës, pastaj Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë synon të përcaktoj bazën e rendit kushtetues të Kosovës në periudhën e administrimit ndërkombëtar, ndërsa bazë për rregullimin e strukturave komunale është Rregullorja 2000/45 Mbi Vetëqeverisjen e Komunave si dhe statutet e komunave.

3. Sistemi qeverisës në komunën e Bostonit

“Komuna e Bostonit ka sistemin e kryetarit ekzekutiv, ku ky sistem është për një kohë të gjatë në këtë vend. Deri në fillim të 1980-ave, Bostoni kishte nëntë këshilltarë. Të gjithë të zgjedhur për tërë qytetin. Pastaj, ky sistem u ndërrua në nëntë këshilltarë për rajone dhe katër për tërë qytetin. Ky ndryshim u bë me referendum. Mbi 50% votuan në referendum. Sistemi i ri paraqiti këshilltarët e rajoneve, duke ofruar mundësinë e ngritjes së zërit të pjesëve të qytetit të cilët nuk kishin përfaqësues më parë. Në vitin 1983 kryetari u ndërrua dhe me ndërrimin e kryetarit u vendos sistemi i ri në implementim.”  Pra, institucioni kryesor i komunës së Bostonit është kryetari i komunës.

a. Kryetari

Kryetari është edhe kryeshef i ekzekutiv për qytetin. Kryetari ka mbikëqyrje të përgjithshme dhe kontroll mbi bordet, komisionet, zyrtaret dhe drejtoritë e qytetit. Kryetari ka një qeveri në formë kabinetesh për të marrë përsipër përgjegjësitë kryesore të funksioneve të qeverisë së qytetit, për të ndihmuar përmirësimet në ushtrimin e punës ekzekutive dhe administrative të qytetit dhe për të eliminuar dyfishimin dhe humbjen. “Ai ka 15 kabinete nën kompetencën e tij për të mbuluar një seri të gjerë të përgjegjësive. Kryetari zgjidhet drejtpërsëdrejti nga qytetarët, me mandat katër vjeçar të pakufizuar (kryetari i tanishëm është zgjedhur për të 4 herë).” . Struktura e kryetarit komunal ekzekutiv është e ndarë në dy pjesë: Zyra e Kryetarit dhe Këshilli i Qytetit.

- Zyra e Kryetarit : Kryetari e delegon autoritetin e tij tek Drejtorët e Drejtorive. Njerëzit e emëruar si drejtor të drejtorive kanë përgjegjësi për operacionet ditore, planifikimin për të ardhmen dhe gjithashtu, ofrimin e ideve të reja kryetarit për të bërë qytetin më të mirë. Ata kanë mjaft liri veprimi por, kryetari kërkon punë me kualitet të lartë. Drejtorët e drejtorive e dinë se ata luajnë dy role : funksionimin e drejtorive të tyre dhe ndihmë kryetarit që të funksionojë qyteti si tërësi. Kjo bëhet me punësimin e punëtoreve në kabinetet e tij që të kryejnë punën për kryetarin, kjo dmth ofrim i shërbimeve për qytetarët. 

Puna e punëtorëve në kabinetet e tij përfshinë edhe përgatitjen e kryetarit për sfida e gjithashtu, ofrimin e ideve të reja për kryetarin për të përmirësuar qytetin. Idetë mund të jenë të lëmive të ndryshme duke filluar nga shërbimet e përgjithshme publike deri tek çështjet kryesore të politikave. 

Qëllimi kryesor i kryetarit është që të sigurohet se shërbimet po i ofrohen qytetareve në mënyrën më të mirë të mundshme, se nevojat e qytetareve janë të përmbushura dhe marrëdhëniet në mes të kryetarit dhe qytetarëve janë në nivelin më të mirë të mundshëm. 

Kryetari është shumë transparent në punën që ai e kryen. Kjo vërtetohet me mënyrën se si ai është i hapur ndaj qytetit dhe qytetarëve duke biseduar çdo çështje që brengos qytetarët. Kryetari i Bostonit e ofron këtë transparencë përmes takimeve të hapura publike që ai i mban më qytetarët. Ai gjithmonë sigurohet që takimet mbahen në rajonet ku jetojnë qytetarët, e jo në zyrën e tij. Kjo vërteton se ai dëshiron të ndaj jetën me ta dhe të punoj për ta.

E tërë kjo vjen si pasojë e sistemit te zgjedhjes së kryetarit. Zgjedhja e kryetarit bëhet individualisht, e jo përmes partisë politike. Kjo dmth se kryetari duhet “ të trokas derë më derë për të kërkuar vota”.

- Këshilli i Qytetit : Është i dobët në krahasim më autoritetin që e ka kryetari. Këshilli i qytetit i ka trembëdhjetë këshilltarë, nëntë prej tyre përfaqësojnë rajonet dhe katër prej tyre përfaqësojnë tërë qytetin. Këshilli i qytetit takohet çdo jave, të mërkurave në orën 11.30, por ata gjithashtu, mbajnë takime jashtë atyre të rregulltave. Orari për takimet e rregullta planifikohet në fillim të vitit dhe ky është një orar që nuk ndryshon gjatë tërë vitit. Ekzistojnë dy funksione kryesore të këshilltarëve: aprovimi i ligjeve komunale dhe aprovimi i buxhetit.   

Roli kryesor i këshillit të qytetit është përfaqësimi i rajoneve dhe qytetit, hulumtimi dhe përpilimi i rregulloreve për të përmirësuar sistemin, aprovimi i rregulloreve dhe aprovimi i buxhetit të qytetit. Kjo i ofron këshilltarëve të qytetit shumë përvojë dhe gjithashtu, mundësinë që të punojnë në interes të qytetarëve. Këshilltarët e pëlqejnë sistemin pasi që ky sistem e bënë këshillin e qytetit të jetë shumë afër me kryetarin. 

“Cikli i zgjedhjeve për këshillin e qytetit është çdo dy vjet. Sikurse kryetari edhe  këshilltarët duhet të dalin dhe kërkojnë votat në veçanti në rajonet përkatëse prej nga vinë dhe që përfaqësojnë. Këshilli i qytetit ka 26 komitete për lëmi të ndryshme dhe puna e tyre është që të shqyrtojnë rregulloret dhe ligjet që këshilli i qytetit t’i paraqet dhe t’i aprovoj apo refuzoj ato. “ 

Këshilltarët hulumtojnë dhe shkruajnë rregullore për të përmirësuar sistemin, këto rregullore shkojnë në komitete për shqyrtim pastaj në këshillin e qytetit dhe te kryetari për aprovim përfundimtar. Shumica e ligjeve kërkojnë shumicën e votës por, disa si p.sh huazim i të hollave dhe shitja e pronës kërkon 2/3 e votave.

Sfidat kryesore për këshilltarët janë siç vijon:  mbeturinat, grafitet, siguria publike, cilësia e shkollave, banimi i mundshëm, ligji mbi të ardhurat, pagesa e tatimit, zvogëlimi i shkalles se tatimit, tatimi në pronë. etj

4. Sistemi qeverisës në komunën e Gjilanit

Edhe në komunën e Gjilanit, mbas mbarit të luftës në vitin 1999, janë mbajtur dy parë zgjedhje për qeverisje lokale. Zgjedhjet e dyta lokale u mbajtën më 26 tetor 2002, ku nxori këtë renditje në kuvendin e komunës: LDK-ja fitoi 23 vende, PDK -13, AAK – 2 dhe 3 të komuniteti serb, pra kuvendi përbëhet prej 41 këshilltarëve komunal. Komuna e Gjilanit në territorin e vet  në kuadër të ligjeve ekzistuese është përgjegjëse dhe ushtron pushtetin mbi këto aktivitete si : afrimin e kushteve themelore për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të çdo lokaliteti-bashkësie vendore; planifikimin urban, të fshatit dhe shfrytëzimin e tokës; lëshimin e lejes për ndërtim dhe zhvillime tjera; shërbimet publike duke përfshirë shërbimet e zjarrëfiksëve dhe të emergjencës; shkollimin paraprak fillor dhe të mesëm; kujdesin primar shëndetësor, shërbimet sociale dhe strehimin; etj.

a.  Organet e komunës

Institucioni kryesorë i komunës është Kuvendi i Komunës i cili është organi më i lartë përfaqësues i komunës dhe i cili zgjidhet në mënyrë direkte. Pastaj, janë kryetari i komunës dhe nënkryetarët plotësues si dhe kryeshefi ekzekutiv dhe bordi i drejtorëve.

- Kuvendi i komunës : është organi më i lartë përfaqësues i komunës i cili zgjidhet drejtpërsëdrejti nga qytetarët e komunës. Këshilltarët e kuvendit komunal kanë mandat për 4 vite, të cilët kanë të drejtat të barabarta për të marrë pjesë në të gjitha proceset e kuvendit.

Funksionet kryesore të kuvndit të komunës janë: kuvendi i komunës miraton Statutin dhe e ndryshon atë; miraton rregullat e procedurës dhe mund t’i ndryshojë ato nëse konsiderohet se një gjë e tillë është e nevojshme.

“Kuvendi i komunës nuk mund të delegojë përgjegjësin e vet për marrjen e vendimeve lidhur me : aprovimin e buxhetit dhe çështjeve tjera financiare, që sipas Statutit dhe rregulloreve të procedurave janë lënë kuvendit; kompensimet për delegatët e zgjedhur; raportin vjetor; miratimin, ndryshimin dhe anulimin e akteve lokale; krijimin e komiteteve që përcakton Statuti; zgjedhja e kryetarit dhe zëvendëskryetarëve të komunës; emërimin e kryeshefit të ekzekutivit; emërimin e bordit të drejtorëve; nivelin e pagesave dhe çmimeve; krijimin dhe përdorimin e simboleve, dekorimeve dhe titujve të nderit; emërtimin dhe riemërtimin e shesheve, rrugëve, e vendeve tjera publike; bërjen e planeve dhe marrëveshjeve në mes komunave.”

Kuvendi i komunës mund të delegojë autorizimin lidhur me nxjerrjen e ndonjë vendimi, një komiteti të kuvendit, kryetarit të kuvendit apo kryeshefit ekzekutiv. Po ashtu, kuvendi komunal mund të delegojë përgjegjësitë komiteteve ose drejtorive komunale për rregullimin e ndërtesave – themelimi i ndërmarrjeve komunale.

Kuvendi komunal në mbledhjen e parë të çdo viti fiskal cakton tri komitetet: Komiteti për Politik dhe Financa, Komiteti për Komunitete dhe Komiteti për Ndërmjetësim, ku përgjegjësit dhe kompetencat e këtyre komiteteve janë të përcaktuar nga kuvendi i komunës, i cili po ashtu krijon edhe komitete të tjera në bazë të nevojës që kërkohet.

- Kryetari : Kryetari i komunës paraqet organ të posaçëm të cilin e zgjedh kuvendi i komunës nga radha e anëtarëve të tij, ai zgjidhet në me votim të fshehtë, me 2/3 e votave të numrit të përgjithshëm të anëtarëve të zgjedhur.

Kryetari i komunës ka një varg autorizimesh administrative dhe bënë mbikëqyrjen e përgjithshme të administrimit financiar të komunës dhe ekzekutimin e vendimeve të marrura në kuvendin komunal. Pra, përgjegjësit dhe kompetencat e kryetarit të komunës janë të përcaktuar me Statutin e komunës, siç janë : t’i propozojë propozoj buxhetin dhe raportin vjetor buxhetor, programet zhvillimore, planet urbanistike, planet dhe programet tjera; t’i propozojë vendimet, dispozitat dhe aktet e tjera të përgjithshme të cilat i miraton kuvendi; të kujdeset për dispozitat të Rregullores për vetëqeverisje lokale të komunave të Kosovës 2000/45 dhe dispozitave tjera ligjore me karakter të pushtetit qendror;  si dhe të tjera përgjegjësi (shiko në Statutin e komunës).

Komuna e Gjilanit ka edhe dy zëvendëskryetar të cilit zgjedhën me procedurë të ngjashëm me të kryetarit. Pasi që në komunën e Gjilanit ka edhe pakica të komunitetit serb, njëri nga zëvendëskryetarët i takon këtij komuniteti. Zëvendëskryetarët për punën e tyre i përgjigjen kryetarit dhe kuvendit komunal.

- Kryeshefi ekzekutiv dhe bordi i drejtoreve : paraqesin ekzekutivin e komunës. Kryeshefi ekzekutiv zgjidhet nga kuvendi i komunës me propozimin e kryetarit të komunës. Ai ka këto kompetenca: kryen detyrën e sekretarit komunal; është kryesues i bordit të drejtorëve; është përgjegjës për udhëheqjen efikase të çështjeve financiare të komunës, në përputhje me kërkesat e Pushtetit Qendrorë; si dhe përgjegjësi të tjera (shiko në Statutin e komunës).

Kryeshefi i ekzekutivit, është njëkohësisht edhe drejtor i personelit administrativ të komunës. Ai për punën e vet i përgjigjet kuvendit komunal, i cili mund të shkarkoj atë, vetëm për arsyeje të moskryerjes si duhet të obligimeve të tij ose në interes të efikasitetit.

Kuvendi i komunës së Gjilanit ka 11 drejtori dhe zyrën e Komuniteteve. Ato janë :

1.   Drejtoria për Administratë të Përgjithshme
2.   Drejtoria për Buxhet, Financa dhe Investime
3.   Drejtoria për Arsim
4.   Drejtoria për Shërbime Publike dhe Ndërmarrje Publike
5.   Drejtoria për Urbanizëm, Rindërtim dhe Ambient
6.   Drejtoria për Ekonomi dhe Menaxhment
7.   Drejtoria për Shëndetësi dhe Çështje Sociale
8.   Drejtoria për Kultur, Rini dhe Sport
9.   Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë
10.   Drejtoria për Siguri Publike dhe Emergjencë
11.   Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari.

Me rekomandim të komitetit për politik dhe financa, kuvendi i komunës mund të rris ose të zvogëloj numrin e drejtorive në pajtim me rregullat e procedurës sa herë që e sheh të arsyeshme.

5. Dallimet në mes dy komunave

Siç u pa edhe më lartë, gjatë shtjellimit të sistemeve qeverisëse të komunës së Bostonit dhe Gjilanit, shohim dallimet të shumta, në mes të këtyre dy sistemeve komunale.

- Dallimet : në mes të këtyre të komunave janë të shumta. Dallimet do t’i selektojmë në tri kategori :

1. Përgjegjësitë :

Komuna e Bostonit – organi kryesor në këtë komunë është kryetari i komunës, i cili njëherit është edhe kryetar ekzekutiv. Kryetari ka mbikëqyrje të përgjithshme dhe kontroll mbi bordet, komisionet, zyrtaret dhe drejtoritë e qytetit. Komuna e Bostonit nuk ka kryeshef ekzekutiv.

Komuna e Gjilanit – organi kryesor në këtë komunë është kuvendi komunal, për dallim nga komuna e Bostonit, ku ishte kryetari, cili nuk i ka përgjegjësit sikurse të kryetarit të Bostonit. Kryetari i komunës së Gjilanit nuk është edhe kryesues i ekzekutivit sikurse kryetari i Bostonit, komuna ka kryeshefin ekzekutiv i cili është përgjegjës për të udhëhequr dhe menaxhuar me drejtorit dhe shërbimin civil komunal.
 
2. Mënyra e zgjedhjes :

Komuna e Bostonit – zgjedhja e kryetarit në këtë komunë bëhet në mënyrë direkte, dmth drejtpërsëdrejti nga qytetarët e komunës, me mandat 4 vjeçar të pakufizuar në të drejtën e zgjedhjes.
Komuna e Gjilanit – kryetari i komunës së Gjilanit zgjidhet nga kuvendi komunal me 2/3 e delegatëve nga partia apo koalicioni i cili i ka fituar zgjedhjet, me mandat 4 vjeçar, me  të drejtë të zgjedhjes vetëm dy herë.



6. Bibliografia

Behluli, Vjellca.”Raporti nga vizita studimore në Zyrën e Kryetarit të Bostonit”. Prej 06.02.2006 deri më 24.02.2006. Boston, Massachusetts, USA.

Rexhepi, Fehmi."Gjilani me rrethinë gjatë Luftës së Dytë Botërore". Botues Instituti i Historisë. Prishtinë, 1998.

Statuti i Kuvendit Komunal të Gjilanit, miratuar me 16.03.2001 nga Kuvendi i Komunës së Gjilanit.

9
Shkencat Politike / Fundi i Luftës së Ftohtë
« ne: 20-05-2008, 23:18:33 »
1. Hyrje

“Për t’ia arritur një shpjegim sa më të mirë te kësaj teme, sigurisht që mënyra analizuese duhet te shkëputet disi nga kufijtë e historisë dhe t'i afrohet me tepër shkencave politike. Gjëja e parë që na shkon në mend kur dëgjojmë "Lufta e Ftohte", është pyetja: pse quhet e ftohtë?

Mbiemri "e ftohtë" është sepse kjo dukuri ka karakteristikat e një lufte, ku ekzistojnë dy palë kundërshtare, dhe gjithmonë njëra palë mundohet të përfitojë në dëm të palës tjetër, e cila nuk arrti në shkallen e përleshjes ushtarake. Për analizuesit realist, Lufta e Ftohtë përbënte realizimin fantastik të teorisë se tyre, e cila thotë që barazimi i fuqive të dy poleve sjell një sistem ndërkombëtar të paluhatur ku mbizotëron paqja (nuk kemi përleshje).

Psikologjia e Luftës së Ftohtë u bazua te e ashtuquajtura teori "fusha e shumës zero". Sipas kësaj teorie përfitimi i njërit pol fuqije do të thotë humbje për polin tjetër. Kështu të dy polet (BS-SHBA) hynë në një konkurrence me njëri-tjetrin kush të mundet të dali më i fituar.”

Gjithashtu, në këtë punim do të jepet edhe një informatë e përgjithshme mbi luftën e ftohtë, rrjedhat dhe ngjarjet e rëndësishme që ndodhën gjatë gjithë kësaj periudhe dyzet vjeçare. Si dhe pjesa në të cilën shpjegohet përfundimi i luftës së heshtur.

Në trajtimin e kësaj teme do të jepen edhe konkluzione rreth luftës së ftohtë. Pra, ngjarjet kryesore historike që karakterizuan këtë luftë do të jenë pjesa kryesore e këtij punimi.

2. Informatë e përgjithshme mbi Luftën e Ftohtë

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, qëllimi kryesor i Aleatëve antifashistë ishte fitorja ndaj Gjermanisë naziste. Mirëpo, kur lufta mbaroi dhe Gjermania kapitulloi, problemet kryesore  që do të shfaqeshin pikërisht në Gjermani, ishin problemet ideologjike të cilat dilnin në pah.

Me 4 deri më 11 shkurt të vitit 1945, mbahet Konferenca e Jaltës ndërmjet Stalinit, Ruzveltit dhe Çërçillit. Vendosjet për ndarjen e Gjermanisë, de fakto Evropa dhe bota u ndanë në dy kampe të ndryshme ideologjike. Gjermania ishte vendi ku filloi lufta për sundimin e botës dhe tani po ky vend u kthye në vatrën ku nisi lufta e ftohtë me një ndeshje të heshtur titanike ndërmjet dy sistemeve politike dhe dy ekonomive me tipare krejt të ndryshme.

“Vdekja e presidentit demokrat Ruzvelt i bëri pluhur e hi shpresat e udhëheqësit bolshevik për një triumf të plotë të tij në Evropë. Ardhja në pushtet e Harri Truman si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në prill 1945, e ktheu politikën e Stalinit në periudhën para konferencës së Jaltës. Pra, vdekja e Turmanit ishte arsyeja që Stalini kërkoi një tjetër konferencë mes të tre të mëdhenjve, kësaj here në Potsdam. Konferenca e Potsdamit u mblodh për dy javë nga 17 korriku deri më 1 gusht 1945. Stalini  në këtë konferencë ishte më i vendosur se kurrë për të shtrirë hegjemoninë e tij. Çërçilli po përjetonte një dramë të vërtetë politike të karrierës së tij, ku dhe humbi zgjedhjet në Angli” .

Pra, në fillim Jalta e mes pas Potsdami ishin dy konferencat që sanksionuan Luftën e Ftohtë. Edhe një herë ideologjia dhe interesat e ndryshme triumfuan mbi rendin e ri botëror që u vendos pas humbjes së Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore. Konferenca e Potsdami, mbledhja e fundit e tre të mëdhenjve, kishte si synim projektimin e një Gjermanie të pandarë, por prodhoi një shtet të ndarë. Potsdami duhej të ishte në fakt një projekt bashkëpunimi ndërmjet aleatëve të fuqive fituese të Luftës së Dytë Botërore, por në fakt mbolli ndarjen përfundimtare të aleatëve dhe fillimin e Luftës së Ftohtë që do të zgjaste për dyzet vjet. Mirëpo, gjithnjë situata që do të përcaktonte fundin e Luftës së Ftohtë ishte në Gjermani.

“Më 23 maj të vitit 1949, nga parlamenti i parë gjerman i pas luftës formohet Republika Federale Gjermane, ndërsa si kundër përgjigjej, më 7 tetor 1949 formohet Republika demokratike Gjermane. Nuk ishte thjesht arsye e matjes së forcës, kishte edhe arsye të tjera. Një nga arsyet madhore ishte që të ndërpritej fluksi i madh i njerëzve që kalonin në përëndim. Por edhe pse u formua shteti komunist gjerman, fluksi i njerëzve nuk do të ndalej derisa të ndërtohej muri famëkeq i Berlinit që do të kthehet në simbol të Luftës së Ftohtë.”
 
“Por, akti më domethënës i gjatë fillimit të Luftës së Ftohtë ishte themelimi i Aleancës së Atlantikut të Veriut më 4 prill 1949 në Uashington. Ky ishte një akt i paprecendet në historinë. Tani nuk kishte mbetur gjë tjetër veçse të pritej për ngjarjet në vazhdim. Perdja e hekurt ishte vendosur në Evropë dhe nuk do të hiqej deri në vitin 1989.”

Fillimi i viteve ’50 të shekullit XX e gjeti Evropën dhe botën të ndarë në dy kampe të ndryshëm ideologjikë, kulturorë dhe diplomatikë. Në Evropë simbol i kësaj ndarjeje ishte Gjermania, i ndarë në dy shtete me të njëjtën popullsi, kulturë dhe konstitucion shpirtëror, por, me ideologji krejt të ndryshme.

Kurrë gjatë Luftës së Ftohtë, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të përballeshin ushtarakisht njëra me tjetrën. Vendet e treta do të shërbenin si mish për top ndaj luftës së heshtur. Shembulli më konkret në fillim të Luftës së Ftohtë ishte Azia.

“Në Azi forcat komuniste kishin filluar revanshin mbi nacionalistët. Në Kinë më 1 tetor 1949 forcat e revolucionarit Mao Tse Tung kishin marrë në zotërim Kinën, i cili ishte një aleat i madh i koalicionit antifashist. Por jo vetëm kaq, një muaj përpara fitores së komunistëve në Kinë, më 29 gusht 1949 Bashkimi Sovjetik kishte eksperimentuar me sukses bombën bërthamore.”  Me të marrë vesh suksesin bërthamor të sovjetikëve, presidenti amerikan Truman në janar të vitit 1950 bëri publik lajmin se tashmë Shtetet e Bashkuara po përgatitnin bombën me hidrogjen.

“Sulmi i Koresë së Veriut ndaj Koresë së Jugut filloi më 25 qershor 1950.”  Sulmi në Kore ndërgjegjësoi udhëheqësit përëndimore se komunizmi nuk ishte vetëm duke sulmuar ideologjikisht por edhe ushtarakisht.

Problemet që Franca dhe Gjermania kishin, duheshin zgjidhur. Për këtë arsye një ekonomist i quajtur Zhan Mone kishte hedhur idenë e bashkimit ekonomik të Gjermanisë Përëndimore dhe Francës. Hapi i parë do të ishte themelimi i përbashkët i Komunitetit të Qymyrit dhe Çelikut, traktat ky që u nënshkrua më 18 prill 1951 në Paris.

“Më 10 mars 1952 Stalini për habinë e përëndimit i ofroi gjermano përëndimorëve bashkimin aq shumë të dëshiruar prej tyre. Gjithashtu, me anë të zv/ministrit të jashtëm Gromiko, Stalini u dorëzoi një notë zyrtare fuqive të mëdha aleate në Gjermani. Mirëpo, më 5 mars  të vitit 1953, vdesë udhëheqësi komunist i Bashkimit Sovjetik, Stalini. Por, në anën tjetër përëndimorët i ofrojnë përfshirje të plotë të Gjermanisë në strukturat Euro-Atlantike, ku më 20 tetor 1954,  firmosin hyrjen në NATO të Gjermanisë përëndimore. Si pasojë e këtij hapi edhe Republika Demokratike Gjermane iu bashkua Paktit të Varshavës në maj të vitit 1955.“

Pas vdekjes së Stalinit pushteti në Bashkimin Sovjetik e mer Krushovi, i cili u zgjodh Sekretar i  Komitetit Qendror, post që do ta ruante deri në vitin 1964. Me emrin e Krushovit lidhen edhe acarimet më të mëdha në përplasjen ideologjike ndërmjet Lindjes dhe Përëndimit.

Një nga aleatë tjerë të Bashkimit Sovjetik ishte edhe Kuba e Fidel Kastros. Fidel Kastro kishte ardhur në pushtet në vitin 1959. Edhe pse kishte pasur disa ndërhyrje sekrete amerikane për ta rrëzuar nga pushtetit Kastron, ku më e famshmja është ajo e Gjirit të Derrave, përsëri udhëheqësi Kuban qëndronte me kokëfortësi në pushtet.

“Në fakt nuk është krejt e qartë se ç’e shtyu Nikita Krushovin të vendoste në verën e vitit 1962 raketa me mbushje bërthamore në Kubë. Ka shumë pak të ngjarë që këto raketa të kenë shërbyer si mjet pengues ndaj një sulmi amerikan ndaj Kubës. Ndoshta udhëheqësit sovjetikë dëshironin që me vendosjen e raketave të bënin ndonjë pazarllëk me amerikanët që këta të fundit të hiqnin raketat e tyre me mbushje bërthamore nga Turqia, ose me suksesin më të madh të fitonin një tërheqje të përgjithshme amerikane nga Berlini.” 

“Më 14 tetor 1962 fillon edhe java më e gjatë e sulmeve dhe e kundërsulmeve diplomatike ndërmjet dy superfuqive. Këtu u duk qartë se Moska e kishte nënvlerësuar qëndrimin amerikan ndaj kësaj krize. Duke pasur përballë qëndrimin e vendosur të presidentit Kenedi, Nikita Krushov u tërhoq nga kjo aventurë e rrezikshme. Kurrë më parë qysh nga mbarimi i Luftës së II Botërore bota nuk kishte qenë në prag të një lufte të përgjithshme. Kjo aventurë e Krushovit tregoi se sistemi komunist po humbiste kredibilitetin botëror.” 

Përgjigjet dhe kundërpërgjigjët për supremaci në botë karakterizuan më së shumti fillimin e Luftës së Ftohtë (1945 – 1965). Më vonë, të këtij tipi lufte, pati disa ndryshime në konceptin e të ndërtuarit një strategji globale për supremaci. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ruanin me fanatizëm doktrinën Truman, si vendi mbrojtës i vlerave të lirisë dhe të demokracisë kudo në botë. Përballë vlerave të lirisë qëndronin forcat komuniste që sipas amerikanëve ishin agresorët dhe dhunuesit e lirisë. Në gjysmën e parë të viteve ’60 Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përfshinë në një fushatë të madhe për të mbrojtur çdo vend nga rreziku komunist.

Në të gjithë periudhën e Luftës së Ftohtë, SHBA-ja dhe Bashkimi Sovjetik nuk u ndeshën ndonjëherë direkt, por vende të treta ishin tepër të ekspozuara ndaj rivalitetit ndërmjet këtyre dy superfuqive. Kontinenti që u bë baza e konfrontimit ushtarak mes këtyre dy forcave ishte Azia. Shembulli i parë kësaj beteje në vendet e treta kishte qenë Koreja. Tani një tjetër shtet aziatik do të shërbente për të rritur ose zvogëluar supremacinë dhe imazhin e dy superfuqive.


“Më 1965, do të fillonte një luftë e re e çmendur që do t’i kushtonte rreth 55 mijë të vrarë Shteteve të Bashkuara në Vietnam. Humbja e luftës në Vietnam do të shkaktonte një humbje prestigji që do të kërkonte kohë të ndreqej. Nëse presidenti Kenedi e konsideronte Vietnamin si nyjën vendimtare për pozitën e përgjithshme gjeopolitike të Amerikës, Xhonsoni e konsideronte si rrugën e fitores së përgjithshme ndaj ekspansionit komunist në Azi.” 

Dhe këtu patën absolutisht të drejtë duke bërë që Amerika pas tragjedisë të Vietnamit të ndryshonte kursin e saj politik botëror duke i hapur rrugë një filozofie tjetër politike të quajtur detantë. Pra, Lufta e Ftohtë gjatë dhe pas Vietnamit do të hynte në fazën e quajtur ndoshta me hipokrizi “detanta”.

Perendimorët mendonin se koha punonte për përëndimin dhe jo për perandorinë komuniste. Idetë e tyre ishin që të viheshin në dukje ato zona ku bashkëpunimi ishte i mundshëm, ky ishte thelbi i detantës. Por, detanta nuk është thjesht qëllim i mirë në vetvete, është edhe detyrim përballë një fakti të kryer.

3. Përfundimit i Luftës së Ftohtë

Lufta e Ftohtë, ishte një luftë e heshtur në mes të dy ideologjive dhe interesave të ndryshme, që triumfuan mbi rendin e ri botëror që u vendos pas humbjes së Gjermanisë në Luftën e Dytë Botërore.

“Në prag të përfundimit të Luftës së Ftohtë (40 vjeçare), në krye të SHBA-ve erdhi njeriu enigmatik Ronald Regan, puna me të cilën duhej të merrej ishin me dy çështje thelbësore të sigurisë: së pari, të forconte arsenalin bërthamor dhe konvencional të SHBA-së anembanë vendit dhe globit dhe, së dyti të neutralizonte dhe nëse do të ishte me fat të eliminonte armët bërthamore.”  Qëllim i dytë dukej paradoks, mirëpo ky do të ishte kurthi më i përgatitur gjatë Luftës së Ftohtë për të gjunjëzuar kundërshtarin. Për t’ia arritur këtij qëllimi kërkoheshin aleatë të vendosur dhe të patrembur.

Kishte kaq shumë kohë që Lufta e Ftohtë po qëndronte si kërcënim mbi të të gjithë globin. Kësaj lufte i duhej dhënë fund por, pa shkaktuar gjakderdhje. Muri i Berlinit qëndronte si një perde e hekurt që dukej se nuk do të shembej kurrë. Por, njerëz të mençur dhe trima do të mund t’ia dilnin mbanë ta shpëtonin më në fund njerëzimin nga katastrofa dhe nga gjendja e pasigurt. Dhe hapi i parë për ndalimin e katastrofës ndodhi në vitin 1978 një vit përpara sulmit të Bashkimit Sovjetik në Afganistan.

Është shumë e rëndësishme të përmendet roli të cilin luajti në përfundimin e kësaj lufte të heshtur Papa Gjon Pali i II, i cili erdhi në krye të Kishës Katolike, ku zgjidhet për çudinë e të gjithëve një kardinal nga një vend i Evropës Lindore që ishte simbol i Traktatit të Varshavës pasi në atë vend ishte nënshkruar ky Traktat.

“Më 16 tetor 1978 Kolegji i Kardinalëve të të gjithë botës zgjedh me unanimitet kardinal Karol Vojtilën në Postin e Lartë të pushtetit Papnor. Papa i ri mori emrin Gjon Pali II. Ky njeri krejtësisht i panjohur për Përëndimin por tepër i njohur në vendlindjen e Tij në Poloni ku shquhej si një anti komunist i thekur dhe ndoshta kundërshtari më i rreptë i regjimit në atdheun e tij. Gjon Pali II ishte një njeri që e dinte çdo të thoshte diktaturë. E dinte çdo të thoshte vuajtje. Ai kishte kaluar dhe kishte eksperiencën e pushtimit dhe tmerrit nazist të Luftës së Dytë Botërore dhe gjithashtu kishte qenë kushedi sa herë në pragun e arrestimit dhe të pushkatimit nga qeveria komuniste e Polonisë. Mund të themi se zgjedhja e Tij në krye të Kishës Katolike ishte një gjë që goditi komunizmin.” 

Gjon Pali II nuk do të ishte i vetmi nga udhëheqësit e lartë të përëndimit që po ju kundërvinte komunizmit. Në grupin e njerëzve të mëdhenj të përëndimit që iu kundërvunë me vendosmëri botës komuniste duke i qëndruar besnikë traditës konservatore qytetare të elitës ishte edhe Kryeministri i Britanisë së Madhe, Margaret Theçer. “Kjo grua guximtare ka hyrë në histori me nofkën “Zonja e Hekurt”. Ardhja e saj në pushtet në vitin 1979 do të sillte edhe një frymë të re në botë që do të merrte emrin “theçerizëm”.”  Margaret Theçer do ti kundërvihej me vendosmëri ekspansionit sovjetik në Evropë dhe në botë. Ajo do ta shpaloste veten si një nga flamurtaret më të zjarrta të luftës kundër pushtetit sovjetik duke sjellë një peshë specifike në fitoren ndaj Bashkimit Sovjetik.

Presidenti i SHBA-ve Regani besonte thellësisht në doktrinën konservatore dhe qysh në fillim të presidencës së tij e kishte masë të qartë se si i duhej kundërvënë komunizmit. “Qysh në fjalimet e tij të para në publik Regani e identifikoi Perandorinë Komuniste si “Perandoria e Djallit”. Ka hyrë në histori fraza e tij e famshme: “Ne nuk mund të luajmë të pafajshmin në një botë që nuk është e pafajshme”. Pra, Regani kishte ndërmend t’i jepte fund Luftës së Ftohtë pikërisht në vendin ku ajo filloi, në Gjermani.”
 
Por, për ta bërë këtë, në Gjermani i duhej një aleat i besuar, një njeri që të mos pranonte të rrinte si një sandviç mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Të gjithë kancelarët e Gjermanisë Federale kishin qenë pa hezitim në anën e Përëndimit. Në shtator të vitit 1982 në postin e Kancelarit të Republikës Federale Gjermane zgjidhet Helmut Kohl me një program politik tepër ambicioz. Pra, këta ishin këto figura të mëdha të politikës botërore që do të sillnin shembjen e Bashkimit Sovjetik dhe do të hidhnin hapat e krijimit të një botë në paqe dhe pa luftë.

Opinioni publik në Gjermani ishte tepër i ndjeshëm ndaj çdo lëvizjeje ushtarake që vendosej në vendin e tyre. Politika e Reganit ishte e qartë, Bashkimi Sovjetik do të mund të mposhtej vetëm nëpërmjet kërcitjes së dhëmbëve. Tek Kancelari Kohl, Presidenti Regan gjeti një njeri të vendosur dhe që mund t’i besohej bashkëpunimi më i ngushtë. Të dy këta udhëheqës u bindën veçanërisht pas atentatit që iu bë Gjon Palit II në Vatikan se Bashkimi Sovjetik nuk mposhtej me fjalë të bukura. Për këtë arsye Kancelari gjerman i hapi rrugën e vendosjes në Gjermani të raketave Pershing që ishin edhe shpikja e re e më moderne e Luftës së Ftohë.
 
“Përveç mbështetjes tek Regani, Kohli mund të mbështetej dhe tek një staf më tepër sesa i aftë njerëzish rrotull tij. Nga të gjithë emrat dy janë ata që hartuan së bashku më kancelarin planin për bashkimin e Gjermanisë. I pari ishte Ministri më jetëgjatë i jashtëm i Gjermanisë Hans Ditrih Gensher dhe i dyti ishte Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Horst Telçik. Të tre këta burra do të shërbenin si fanarë të rilindjes së Gjermanisë si kombi më i fuqishëm i Evropës të pas Luftës së Ftohtë.” 

Askush nuk mund ta besonte se një njeri i quajtur Mihail Sergejeviç Gorbaçov do të mund të bënte kthesën e madhe. Gorbaçovi erdhi në pushtet në Bashkimin Sovjetik më 11 Mars 1985. Askush nuk kishte për ta besuar se ky njeri në thelb të politikës së tij do të kishte zgjatjen sa të ishte e mundur të pushtetit sovjetik dhe të vetë ekzistencës së tij. Gorbaçovi në fakt e kishte kuptuar se Ushtria e Kuqe mund të mbante territore të pamasa nën sundim. Atë çfarë nuk mund të mbante nën sundim ishin popujt.

“Fill pas një viti në pushtet Gorbaçovi bën përpjekjet e para për të bindur udhëheqësit përëndimorë se Bashkimi Sovjetik kishte një politikë paqësore. Për ta bërë më bindëse politikën e tij Gorbaçovi hodhi dy hapa; i pari ishte tërheqja e pjesshme nga Afganistani dhe së dyti hodhi idenë në parlamentin e Evropës në Strasburg ku u ftua, për të krijuar Shtëpinë e Përbashkët Evropiane. Sikur të mos mjaftonin këto dy hapa për të fituar armiqësinë e dorës së vjetër të udhëheqjes sovjetike, Gorbaçovi ndërmori edhe një hap tjetër. Në vitin 1987 filloi politikën e Gllaznostit dhe Perestrojkës për të bërë transparente dhe për të ndryshuar gjithçka në Bashkimin Sovjetik.”   

Bashkimi Sovjetik nuk ishte më një vend i sigurt për më tepër nga teknologjia ushtarake. Këtë fakt më së miri e vërtetoi shpërthimi i mistershëm i reaktorit bërthamor të Çernobilit në Ukrainë, shpërthim i cili mund të kishte sjellë pasoja fatale për mbarë kontinentin.

Politikat e Gorbaçovit mund të themi se ishin më së shumti të detyruara sesa të nisura nga një vullnet i mirë për të bashkëpunuar. Bashkimi Sovjetik ishte në prag të një katastrofe ekonomike në fundin e viteve ’80 dhe ristrukturimi dhe hapja ndaj ekonomisë së tregut ishin të pashmangshme.

Gara për armatim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës doli shkatërrimtare për ekonominë sovjetike. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto gjëra që përmendëm më lart Bashkimit Sovjetik po i shembej perandoria nën këmbë. Në të gjithë Evropën Lindore ndihej atmosfera e ndryshimeve. Fillimisht kishte qenë Polonia që kishte nisur të ndryshonte.

“Vendi i vetëm i Evropës Lindore që do të përgjakej më shumë do të ishte Rumania e Nikola Çauçeskut. Bukureshti dhe qytete të tjera të Rumanisë do të përgjakeshin pa mëshirë. Viti ’89 sipas të gjitha gjasave do të ishte një vit i përgjakur dhe tepër i kushtueshëm. Tashmë e gjithë vëmendja do të përqendrohej në Gjermani aty dhe ku kishte filluar lufta e Ftohtë.” 

Natën e 9 Nëntorit 1989 mijëra vetë u mblodhën pranë Murit nga Gjermania Lindore. Ata kërkonin të dilnin në përëndim. Urdhri për të qëlluar mbi turmën nuk erdhi kurrë. Por tani Muri e humbi rëndësinë e vet. Ai u shkatërrua për të mos u rindërtuar më. Simboli më famëkeq i Luftës së Ftohtë kishte rënë dhe bashkë me të edhe një pjesë e historisë, politikës dhe diplomacisë së botës.

Sigurisht që bashkimi i Gjermanisë do të sillte edhe reagime aspak të këndshme në Evropë. Dhe ata që ishin më të zellshëm ndaj moslejimit të këtij ribashkimi ishin francezët dhe anglezët. Duket paradoksale por në politikë interesat janë më të mëdha sesa vullneti i mirë.
 
Por, ajo që kishte nisur nuk mund të kthehej më mbrapa. Ky është një rregull i madh i pashkruar në rrjedhën e historisë dhe të politikës. Përputhja e interesave me vullnetin e mirë janë tepër të fuqishme për tu shkatërruar. Klasa politike gjermane e viteve ’80 diti fare mirë që të përafrojë interesat ndërkombëtare me vullnetin e popullit gjerman. Kishin kaluar 44 vjet që nga mbarimi i Luftës së Dytë Botërore dhe nga ndarja e Gjermanisë. Ribashkimi i dytë vërtetoi thënien se: “Koha sjell në çastin e duhur njerëz të mëdhenj. Njerëzimi nuk duhet të bëjë tjetër veçse t’i mbështesë ata”.

“Pra, ardhja e Gorbacovi në pushtet, sjelli një fryme te re ne politikën sovjetike, ai do e bëj sistemin me demokratik dhe ekonominë me të hapur. Gjithashtu Gorbacovi do jetë me i bute ne lidhjet me Përëndimin ne kundërshtim me presidentet para tij. Gorbacovi erdhi në fuqi ne një moment qe Bashkimi Sovjeti kishte probleme te mëdha ekonomike, dhe një superfuqi me probleme ekonomike ishte gjeja me rrezikshme për botën. Ne vitin 1987 do nënshkruhet marrëvshje për uljen ne numër te armeve bërthamore midis Reganit dhe Gorbacovit. Kurse ne vitin 1989 pas një takimi midis Bushit dhe Gorbacovit do mari fund Lufta e Ftohte.”    

4. Konkluzion

Në fund të këtij punimi mund të konstatojmë disa përfundime  të cilat mund të jenë relative. Mund të konstatojmë se ishin tri çështje kryesore të këtij punimi: e para ishte rreth shpjegimit historik të Luftës së Ftohtë në përgjithësi, e dyta ka të bëjë me zhvillimin dhe ngjarjet të cilat u reflektuan gjatë kësaj periudhe si dhe e treta paraqet përfundimin e luftës së heshtur, e cila përmbylli një kapitull të një gjysmë shekulli, luftë kjo e cila ndodhi në mes dy sistemeve dhe ideologjive të ndryshme, pa përdorur armët.

Lufta e Ftohtë paraqet gjithashtu, kulmi e bipolariteti që ka ekzistuar në atë kohë. Pra, gara në armatim, e sidomos në atë bërthamor ishte shkaku i këtij bipolariteti. Mirëpo, zhvillimi i shpejtë i ekonomive të tregut të lirë tek përëndimorët, pastaj i shkencës dhe teknologjisë, ishte një element shumë i rëndësishëm në fitoren e përëndimorëve në këtë luftë.

Pra, në fund mund të kunkludojmë se Lufta e Ftohtë, ishte dhe do të mbetët një kapitull shumë i veçantë dhe i rëndësishëm në historinë e njerëzimit. Një luftë bashkohorë, e stërngarkuar me armatim, që asnjë herë nuk u fut në përdorim në mes të dy ideologjive.

Mirëpo, fati dhe koha po ecte në anën e demokracive përëndimore, duke mos lejuar të ndodhtë një luftë shkatrimtare, por duke e përfunduar këtë luftë me anë të mjeteve politike e diplomatik të cilat në fund sjellën paqe dhe rend të ri në botë.



5. Bibliografia

Boriçi, Gjon. “Lufta e Ftohtë (faza e I, II dhe III)”. Leksioni i modulit Marrëdhënie Ndërkombëtare. Botuar nga Akademia Diplomatike Shqiptare. Tiranë, 2006.

Kessinger, Henry. “Diplomacia”. Përkth. P. Bojani. Botues, Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve. Tiranë, 1999.

http://www.forumishqiptar.com/archive/index.php/t-24355.html

10

1. Shteti ligjor, aspekti juridik-politik, elementet e shtetit ligjor dhe dallimet e tij me parimin e sundimit të së drejtës?

Një shtet ekziston atëherë kur në një territor të caktuar ka një aparat politik (institucionet qeveritare) që sundon, autoriteti i të cilit mbështetet nga një sistem ligjor dhe nga aftësia për të përdorur forcën për zbatimin e politikave të tij.

Koncepti i shtetit ligjor është mjaft kompleks dhe shumëdimensional. Në aspektin juridik-politik me shtet ligjor nënkuptojmë “sistemin në të cilin pushteti shtetëror, në veçanti pushteti ekzekutiv dhe ai administrativ, është i kufizuar më normat e veta juridike (kushtetutë dhe ligj), në ç’mënyrë garantohet pacenueshmëria e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe shtetasit. Ky parim, nënkupton njëkohësisht edhe kufizimin juridik të arbitraritetit të pushtetit nëpërmjet garancive ligjore, sigurisë dhe të lirisë së njeriut.”

Pra, me nocionin shtet ligjor duhet nënkuptuar të gjitha parimet dhe mënyrat procedurale të rregullimit shtetëror, të cilat garantojnë lirinë e individit dhe mundësojnë pjesëmarrjen e tij në jetën politike. Shteti ligjor paraqet të kundërtën radikale të shtetit policor apo të shtetit arbitrar. Mirëpo, të gjitha institucionet ligjore e demokratikë, duhen të shprehen përmes tri atributeve themelore: legjitimitetit, autoritetit dhe fuqisë politike.

E vërejtëm se shteti ligjor në aspektin juridik-politik, paraqet një koncept të gjerë, përmes të cilit sigurohet sundimi i ligjit dhe vlerave demokratike në një shoqëri. Një nga elementet kryesore të një shteti ligjorë janë: kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, barazia para ligjit (ku të gjithë qytetarët pa dallim moshe, gjinie, religjioni, përkatësie etnike janë të barabartë para ligjit), liritë dhe të drejtat e njeriut, ndarja dhe kufizimi i pushtetit, gjyqësi të pavarur, shoqëria civile, etj.

Ndërsa parimi i sundimit të së drejtës nënkupton një sistem normash juridike të cilat i sanksionon shteti, qëllimi i të cilave është mbrojtja e rendit të caktuar shoqëror. Pra, ky parim është bazë për sigurinë individuale dhe kolektive të qytetarëve dhe për funksionimin demokratik të pushtetit shtetëror.

Në kohët bashkëkohore, sundimi i së drejtës dhe shtetit ligjor, nuk mund të paramendohet pa respektimin dhe realizimin e institucionit të drejtësisë, ku kjo ka të bëjë me barazinë e të gjithë individëve, në pacenueshmërinë e lirive dhe të drejtave të njeriut, pluralizmin politik dhe ekonomik, përgjegjësia politike, procedura demokratike e marrjes së vendimeve, zgjedhjet e lira dhe të drejtpërdrejta, kultura dhe toleranca politike etj.

2. Si ndërtohet dhe si funksionon gjyqësia e pavarur?

Një nga parakushtet elementare të shtetit ligjor dhe sundimit të së drejtës është pavarësia dhe mëvetësia e gjyqësisë. Si organe të drejtësisë, ato luajnë rol të rëndësishëm në shoqëri, duke mbrojtur interesat dhe vlerat themelore të shoqërisë demokratike. Pra, “Pavarësia e gjyqësisë, nënkupton ekzistimin e gjykatave të pavarura në punën e tyre dhe në pajtim të plotë me ligjin.”

Po ashtu, mund të pajtohemi me mendimin sipas të cilit “specifiteti i gjyqësisë qëndron në atë se ajo paraqitet si organ i së drejtës dhe i drejtësisë, ndërsa në esencë i peshon ato të drejta dhe atë  drejtësi në bazë të “racionalitetit shoqëror” i cili, me kushtetutë caktohet si interes dhe dëshirë e grupeve sunduese.”
 
Pavarësia objektive e gjyqësisë, duhet të  garantojë që gjykatësit gjatë kryerjes së detyrës së tij, të mos jetë i nënshtruar ndaj asnjë direktive. Pra, ai ka për detyrë t'i shërbej vetëm ligjit dhe drejtësisë, e këtë ai duhet ta interpretoj pa qenë i urdhëruar gjatë marrjes së vendimeve të tij nga prokuroria, qeveria apo nga një instancë tjetër e lartë.

Ndarja e pushteteve është shtylla kryesore e një shteti funksional demokratik. Kjo ndarje manifestohet në tri forma themelore: legjislativi, ekzekutivi dhe gjyqësori, të cilat janë të balancuara dhe kufizuara në bazë të përgjegjësive që ju garanton kushtetuta.

Gjykatat ushtrojnë funksione gjyqësore në procedurën gjyqësore dhe në bazë të ligjit. Sistemi gjyqësor përcaktohet me ligj dhe mbështetet në organizimin dhe funksionimin unik të hierarkisë funksionale të një shteti.

Kushtet themelore që një shtet të siguroj gjyqësinë e pavarur janë: pavarësia e gjyqësisë nga legjislativi dhe ekzekutivi, depolitizimi i gjykatave, zgjedhja e gjyqtarëve me afate të gjata, financimi i pavarur, respektimi i procedurave gjyqësore etj.

Ndikimi i shtetit, në vendet demokratike është i kufizuar nga një sistem i komplikuar i kufizimit të pushtetit përmes peshave dhe kundërpeshave. Në pikëpamjen e demokracisë moderne, mbrojtës i të gjithave është norma e shtetit ligjor, e cila duhet të mbrohet në mënyrë të posaçme nga gjyqësori i pavarur.

Pra, në fund mund të themi se funksioni i gjyqësisë paraqet një ndër elementet qenësore të domosdoshme të sistemit politik të një vendi. Ky funksion i gjyqësisë është formë themelore e mbrojtjes juridike të rendit juridik, të drejtave të njeriut, e në vendet që kanë zbatuar mbrojtjen gjyqësore të kushtetutshmërisë, edhe formë themelore e mbrojtjes së kushtetutshmërisë e të rendit kushtetues.

3. Si ndikon globalizimi me katër dimensionet e tij në ndërtimin e sistemit juridik të një vendi?

Një nga përcaktimet e ofruar nga Forumi Ndërkombëtar i Globalizimit, e cila e paraqet globalizimin si një nivel kulmor politik dhe ekonomik, që është procesi i de-nacionalizimit të tregjeve, politikave dhe sistemeve legale, d.m.th. ngritja e të ashtuquajturës ekonomi globale.

Dimensionet të cilat e përbëjnë globalizimin janë: dimensioni politik, ekonomik, ideologjik dhe kulturor, dimensione këto që kanë ndikim edhe në ndërtimin e sistemit juridik.

Dimensioni politik – Paraqet harmonizimin dhe përshtatshmërinë e ligjeve me ligjet ndërkombëtare, të cilat janë në pajtueshmëri të plotë me vlerat demokratike. Kështu, shembull tipik paraqet integrimi evropian, pasi që shtetet të cilat dëshirojnë të jenë pjesë e kësaj familje duhet t’i harmonizojnë ligjet e tyre me ato të unionit evropian.

Dimensioni ekonomik - Në plan të parë paraqet rritjen e madhe të tregtisë dhe investimeve direkte, globalizimin e tregjeve financiare, prodhimi i integruar ndërkombëtar, sipërmarrje ndërkombëtare, konkurrenca lokale e shteteve dhe rajoneve, fundi i ekonomive kombëtare etj. Gjithashtu, implementimi i ligjeve kërkon shumën për t’u realizuar, pra ligjet kombëtare për t’u përshtatur me ato ndërkombëtare, drejtpërsëdrejti ndikon në rritjen e kostos së ligjeve.

Dimensioni ideologjik – Ndryshimet nga një ideologji në tjetër, nga një sistem në tjetër sistem, lejnë efektet e tyre në të gjitha sferat politike, ekonomike e shoqërore të një shteti. Andaj, tranzicioni përmes të cilit po kalojnë shtetet dal nga dal po reformohen dhe po përshtaten me kohët demokratike perëndimore. Pra, ndikim ideologjik në ndërtimin e sistemit juridik është në zhdukje e sipër, pra sistemi juridik po bëhet dita ditës më i unifikuar dhe më fleksibil. 

Dimensioni kulturor – Zhvillimet e mëdha teknologjike në vendet e përparuar, si SHBA, vendet evropiane, po mundësojnë ndikimin e tyre përmes botës filmit, muzikës, modës etj, në vendet e tjera. Mirëpo, kjo nuk do të thotë, se kulturat rajonale apo lokale po zhduken, ato po bëhen pjesë e botës bashkëkohore.


4. Bibliografia

Bajrami, Arsim. “Demokracia Parlamentare”. Botimi i katërt. Botues Flaka, Shkup. Prishtinë 2005.
Saliu, Kurtesh. “E Drejta Kushtetuese”. Libri I. Botues Universiteti i Prishtinës. Prishtinë 2001.

11
Kosova Sot / ÇËSHTJA E IDENTITETIT KOSOVAR NË GJILAN
« ne: 20-05-2008, 22:59:14 »

1. HYRJE

Se në çfarë mase identiteti ka filluar të dominojë në vëmendjen tonë, është evidente edhe në mënyrën se si i trajtojmë ne individët. Kur mendojmë për një person i cili vjen nga një shtet tjetër, ne jemi të pirur që të mendojmë për atë, para se gjithash në kontekstin e kësaj, duke u përjashtuar më këtë rast karakteristikat tjera të cilat mund të kenë të bëjnë më shumë me personin. Nëse, për shembull, e njihni një inxhinier danez, me emrin Ole, dhe kërkohet nga ju që të thuani shpejt, me një fjalë, se çfarë është Ole, ka shumë gjasa që do të thoshit: "Danez". Një përgjigje tjetër do të ishte "mashkull". Ole është një inxhinier dhe do të duhej të thotë mjaftë për të; por jo shumë njerëz do të zgjidhnin këtë, në vend të kombësisë për ta etiketuar atë. Ai do të mund të ishte i gjatë apo i shkurtë, sharmen apo i ftohtë, i diplomuar; megjithatë shumica e njerëzve të cilët e njohin atë, do ta karakterizonin si danez. Kjo nuk ka shumë logjikë, meqë po thuajse të gjitha gjërat tjera të përmendura, do të tregonin më shumë për personalitetin e Ole-s, se sa që tregon fakti që ai është danez. Kjo nuk është rezultat i logjikës, por i një fiksimi tanë modern me identitetin dhe shtetin e tij.

Në rast se keni jetuar ndonjëherë jashtë vendit, do të keni vërejtur këtë dukuri në mënyrë mjaftë të dukshme. Shumica nga ne, zakonisht nuk mendojmë për vetën në aspektin e vendit të cilit i takojmë. Por, kur qëndrojmë në një vend tjetër, menjëherë vendi i jonë bëhet aspekti më i rëndësishëm i identitetit tonë.

Kanadezet që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, apo në Evropë, fillojnë të mendojnë shumë për vetën si kanadez, se sa që bënin më herët; nigerianët që studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, befas fillojnë të ndihen si nigerian; amerikanët që jetojnë në Evropë, Azi apo Afrikë befas fillojnë të ndihen dukshëm si amerikanë dhe kështu më radhë. 

Ne pamë se ka mjaftë gjëra të cilat do të mund të thuheshin për Ole-në, në rast se do ta karakterizonin atë si i gjatë, i diplomuar; në vend se të themi "danez", siç do të bënin shumica e njerëzve dhe rezultati i këtij fiksimi tanë paradoksal është se shumica e njerëzve i kushtojnë më shumë rëndësi identitetit të tij.

a). KORNIZA TEORIKE

Tema në këtë punim që do të punohet është një temë e cila përfshinë çështjet rreth identiteti kosovar, duke e vendosur si një protagonist kryesor dhe duke krahasuar me identitetin kombëtar si dhe duke mos lënë anash edhe identitetet tjera. 

- METODOLOGJIA E PUNËS

Për studimin e kësaj teme; të çështjes së identitetit kosovar, janë përdorur metoda hulumtuese, analitike dhe krahasuese. Ky punim do të jetë tredimensional (tre pjesësh).

Në pjesën e parë është paraqitur hyrja e temës, korniza teorike e cila do të shpjegojë objektivat e punimit, dmth. metodologjinë e punës në këtë studim, materialet që janë shfrytëzuar për këtë temë. Pastaj shpjegimin dhe analizimin e teorisë së identitetit si dhe llojet e tij.

Pjesa e dytë e këtij punimi do të përqendrohet sidomos rreth çështjes së identitetit kosovar, duke u nisur nga e përgjithshmja drejt të veçantës (metoda e deduksionit), dmth. çështjes së identitetit kosovar në përgjithësi e deri tek studimi i tij në Gjilan. Gjithashtu, do të përfshihen edhe çështja e identiteti kombëtar shqiptarë si dhe format e ndjenjës kombëtare. Kjo pjesë do të mbështetet në bazë të literaturës së konsultuar, nga intervistat me liderin e mesëm që janë bërë si dhe nga materialet e marruar nga interneti.

Pjesa e tretë dhe e fundit ka të bëjë me një shembull: Identiteti, qenia më e rëndësishme. Në këtë shembull shtjellohet problemi dhe rëndësia e identitetit ( identitetit individual dhe familjar). Kjo ka të bëjë më shumë në aspektin social, mirëpo do të hy në punë dhe do të na ndihmojë në krahasimin dhe hulumtimin e çështjes së identitetit kosovar, si një çështje historike dhe politike. Ky shembull ka të bëjë rreth krijimit të identitetit tim.

- MATERIALET

Në punimin e kësaj teme janë përdorur literaturat të autorëve bashkohor. Si literatura bazë që janë shfrytëzuar janë: "Gjaku dhe Përkatësia" e Micheal Ignatiff, pastaj "Kombet dhe Nacionalizmat që nga 1780 - ta" e Erik Hobsbuan, pastaj "Përplasja e identiteteve" e Muhamedin Kullashi si dhe Amin Maalouf  "Etnonacionalizmi në Evropë".

Gjithashtu për këtë temë janë përdorur edhe literatura shtesë për çështje të veçanta. Njëherit edhe materiali nga intervista si dhe materiale nga interneti. Të gjitha këto materiale të shfrytëzuara për temë, janë marrë në bazë të konsultimit.

2. TEORIA MBI IDENTITETIN

Prezenca e veçorive ose specifikave të veçanta të një grupi në raport me të tjerët, rrafshi i dallimeve, ose i specifikimeve shtrohet në planin e raporteve inter - personal, unë dhe ne. Unë nuk nënkuptohet si egoja, apo alteregoja që janë dënime në psikoanaliza, por unë si individ me veçori dhe karakteristika të veçanta dalluese, por kolektiviteti  im grupor, qoftë fetar, apo kulturor etj, i cili dallon esencialisht prej të tjerëve. Ajo mund të shtrohet vetëm në planin personal, kur flasim për individin, ose atë kur them unë, në raport me të tjerët mund të gjeten karakteristikat e përgjithshme specifike që individin e dallojnë prej të tjerëve dmth. ne të gjithë jemi gjini njerëzore, por kemi specifika të veçanta dalluese p.sh. se brenda për brenda nesh ka njerëz të gjinive të ndryshme, të moshave të ndryshme, mentaliteteve të ndryshme, kulturave etj. 

Identiteti është definuar ndonjëherë si relacion ndaj të tjerëve. Disa autorë janë orvatur të vënë në pah relativitetin e identitetit pikërisht në saje të shqyrtimit të relacionit të tij ndaj identiteteve të tjera (E. Gaufmann). 

Identiteti nuk jepet njëherë e përgjithëmon, ai formohet dhe shëndrrohet përgjatë tërë ekzistencës tonë.  Identiteti është së pari çështje simbolesh, madje çështjesh dukjesh. 

Një përkufizim që shënon shtrirje tredimensionale në kohë të identitetit mund të jetë ky, identiteti nuk është një kategori që ka ekzistuar vetëm në të kaluarën, por edhe në të tashmen është një kategori psikike, njëkohësisht është edhe një kategori e së ardhmes. 

a). LLOJET E IDENTITETIT

Në vazhdim do të flasim për këto lloje të identitetit: identitetin qytetar, identitetin etnik, fetar dhe identitetin nacional.

- IDENTITETI QYTETAR

Identiteti qytetar pohon se kombi duhet të përbëhet nga të gjithë ata që pavarësisht nga raca, ngjyra, besimi, gjuha, etniciteti - i përkushtohet kredos politike të kombit. Ky identitet quhet qytetar, me të drejta të barabarta, të bashkuara në një lidhje patriotike që mbështetet në pjesëmarrjen e barabartë, në praktikat dhe vlerat politike të komunitetit. Ky identitet patjetër është demokratik përderisa ai i jep sovranitet gjithë popullit.

Një identitet i tillë pati sukses si : Britania e Madhe e cila ishte një komb-shteti përbërë nga katër kombe ( irlandez, anglez, vells dhe skocez ), të bashkuara nga një përcaktim më tepër qytetar se sa etnik. Por, pas revolucionit francez dhe amerikan për krijimin e Republikës së Francës dhe Amerikës, identiteti qytetar do të pushtonte botën.

Shumica e shoqërive nuk janë monoetnike; madje edhe kur ato janë, etniciteti i përbashkët në vetvete nuk zhdukë ndarjen, sepse etniciteti është vetëm një nga shumë pretendime për besnikërinë e individit. Sipas identitetit qytetar, ajo që mbanë një shoqëri të bashkuara, nuk janë rrënjët e përbashkëta, po ligji.
   
- IDENTITETI ETNIK

Fjala etnik rrjedh nga fjala e vjetër greke që do të thotë rrënjë, burim etj. Identiteti etnik është njëra prej formave më të përhapura pa të cilat nuk mund të imagjinohet asnjë identitet tjetër.

Sipas antropologut dhe sociologut Anthony D. Smith për etninë potencon se etniciteti i ka rrënjët në mite, kujtime, vlera dhe simbolet e përbashkëta. Një emër kolektiv të përvetshëm, një mitë të një lashtësie të përbashkët. kujtime historike të përbashkëta, asosacioni me një "atdhe" të veçantë, etj.

Feja, gjuha, zakonet dhe kultura nuk janë në gjendje të ndërtojnë të vetme një identitet etnik. Kjo pasi në etnicitet bëjnë pjesë edhe simbolet kulturore të cilat mund të ndryshojnë përherë formën e tyre konkrete, por që kanë funksionin e integrimit të brendshëm të një grupi dhe të kufizimit të tij nga jashtë. 

Identiteti etnik në kontrast më identitetin qytetar, shpall se një individ lidhjet më të thella i trashëgon, nuk i zgjedhë. Është komuniteti kombëtarë ai që i përcakton individin dhe jo individi ato që e përcakton komuniteti kombëtarë.

Ndonëse gjatë historisë janë përdorur forma nga më të ndryshmet për eliminimin apo zhdukjen e grupeve të veçanta etnike nga regjime të ndryshme, por ato nuk kanë pasur suksese p.sh. populli armen arriti ta ruaj identitetin e tyre për gjatë gjithë historisë së tyre, pastaj turqit dhe kurdit sot janë të ndarë në shumë shtete, por kanë mbajtur identitetin e tyre.

- IDENTITETI FETAR

Religjioni është forma më e vjetër e vetëdijes dhe e botëkuptimit të njerëzve përmes së cilës njerëzit mundoheshin të kuptojnë disi natyrën dhe t’i japin kuptim qenies dhe veprimit të vet si dhe marrdhënieve në të cilat jetonin dhe vepronin. Feja gjithnjë nënkupton botën shpirtërore tek njeriu, por gjithashtu nënkupton edhe problemet e strukturës shoqërore. Feja imponohet në jetën e njeriut në shumë forma të ndryshme si p.sh në shumë raste është si objekt studimi në shumë shkenca shoqërore, përdoret si element i kontrollit social, përdoret si objekt me qëllim të përkujdesjes së devijimeve morale etj, ku te njeriu ndjehet si nevojë shpirtërore pa të cilën nuk ka kuptim jeta e njeriut. “Religjioni është pyetja e parë në fëmijëri dhe e fundit në pleqëri”. 

Edhe pse identiteti fetar është i lidhur ngushtë me identitetin kombëtar, identiteti fetar duhet të kuptohet gjithmonë në mënyrë më elastike se sa që njerëzit predikojnë sisteme të caktuara të besimeve, që predikojnë fe të ndryshme, përpiqen ta shpjegojnë identitetin fetar si çështje personale të individit dhe që është e lidhur me integritetin personal të tij.

Identiteti fetar është i karakterizuar me posedimin e disa specifikave që ndërlidhen më shumë në mënyrë e kompletimit të botës, të realitetit dhe fuqisë mbi natyrore që në situata të ndryshme, ajo quhet destinim ndaj fuqisë mbi natyrore, krijuesit, Allahut, zotit etj, që merren epërsi të ndryshme varësisht prej besimeve të ndryshme fetare. Ky identitet është diçka më specifik për arsyeje se identiteti fetar ngërthen në vete elemente të shumta të kulturës. 

Dëshira për të mbrojtur identitetin kombëtar tek shqiptarët ka qenë e madhe. Sipas studiuesit William S. Daeis në veprën e tij, shkruan : "Klerikët i detyronin besnikët e tyre të ushtronin besimin në gjuhën greke dhe i terrorizonin ata që nuk u nënshtroheshin". Pra, elementët jogrekë të Perandorisë Osmane filluan të dyshojnë se mos ishte për ta një zgjidhje më e lehtë të përqafonin besimin e sunduesit osman se sa të gjendeshin vazhdimisht në mes të presionit të dyfishtë politiko-fetar". Përqafimi i fesë islame nga pjesa më e madhe e shqiptarëve ndikoi në ruajtjen e identitetit kombëtar, sidomos në zonat e kërcënuara nga shovinizmi fqinj.

Nacionalizmi shqiptar (shqiptaria) lindi në një mjedis ku ekzistonin identitetet fetare dhe ai u ushqye prej tyre. por kur qëllimet nacionaliste binin ndesh me ato fetare, nacionalistët luftonin pikërisht ato anë të besimit që binin ndesh me qëllimet kombëtare. Vaso Pasha nuk ka qenë ateist, por e kuptonte që në atë kohë shqiptarët duhet te ngriheshin mbi identitetin fetar dhe të përfaqësonin atë kombëtar. Kjo mund të thuhet dhe për kohën tonë. Të jesh mysliman s'do të thotë të jesh arab apo turk, po të jesh katolik shqiptar nuk duhet të mendosh se myslimanët shqiptarë e kanë mendjen në Azi dhe pengojnë integrimin në Evrope. Marrëdhëniet e identiteteve fetare me identitetin kombëtar tek shqiptarët është më e ndryshme se sa te disa popuj tjerë sepse institucionet religjioze nëpër vende tjera paraqiten si institucione bazë për zhvillime politike, e gjithashtu për formimin e identitetit kombëtar modern, përderisa tek shqiptarët kjo marrëdhënie është më e ndërlikuar pasi që ideologët shqiptar të shek. XIX duke u munduar të formojnë një vetëdije kombëtare, uniteti i së cilës duhej të realizohej me tejkalimin e ndarjeve të feve, kështu që institucionet religjioze mbeten në plan të dytë. Megjithatë asnjë regjion i banuar nga shqiptarët nuk është një fetar.   
   
- IDENTITETI NACIONAL

Identiteti kombëtar në mënyrë absolute është forma më e rëndësishme e përkatësive, sa që e përligjë sakrificën në emër të kombit, madje mbrojtjen e kombit përligje edhe me përdorimin e dhunës. Identiteti kombëtar është element më i rëndësishëm nga çdo element tjetër i identitetit personal.

Ajo që bashkonte një komb, që e bënte atë një atdhe, një vend të bashkimit të pasionuar, nuk ishte sajimi i ftohët i të drejtave dhe detyrave të barabarta por karakteristikat etnike të njerëzve, që ekzistonin para formimit të kombit: gjuha, besimi fetar, zakonet dhe traditat e tyre. 

Identiteti kombëtarë është fama më e rëndësishme e përkatësisë sepse ky identitet përzien ndjenjat e njerëzve, në këtë raste ndjenjat mbizotërojnë dhe ato shpesh duhet të flijohen përkundër mbi fuqisë ritmike të jetesës së njerëzve.

Sa i përket identitetit kombëtar mundemi të themi se ai krijohet brenda një procesi të gjatë historik i cili proces zgjatë me vite të tëra. Identiteti kombëtar nuk përcaktohet vetëm nga një faktor, qoftë ai i prejardhjes, gjuhës, i fesë, i traditës etj. por ai krijohet edhe nga vetëpërcaktimi i një individi për një grup etnik si p.sh shqiptarët i praktikojnë tri fe, fejen islame, katolike dhe atë ortodokse por megjithatë janë shqiptar, pra këtu vije në shprehje identiteti kombëtar. Identiteti kombëtar është apo duhet të jetë identiteti më i lartë në çdo periudhë kohore, e që nuk do të thotë se identitetet tjera duhet të shtypen apo të zhduken.

Si rrjedhim, nëse pranojmë se identiteti kombëtar është apo duhet të jetë identiteti më i lartë i shqiptarëve në këtë kohë që po jetojmë, kjo s'do të thotë se identitetet e tjera duhet të shtypen apo të zhduken. Secili nga ne jeton në një botë komplekse dhe ka një shumicë identitetesh, perveç atij kombëtar. Nëse duan që identiteti kombëtar të jetë më i larti, atëherë atë duhet ta përfytyrojmë si një ombrellë nën të cilin të lejohen të gjallojnë identitetet e tjera si p.sh. politike, fetare, krahinore, brezash, gjinore, profesionale etj. Nëse identitetet e tjera bije ndesh me qëllimet e identitetit kombëtar, atëherë ato duhen luftuar, por vetëm për aq sa bije ndesh dhe jo me shumë.

3. ÇËSHTJA E IDENTITETIT KOSOVAR NË GJILAN

- Një vështrim i shkurtë mbi themelimin e Gjilanit

Viti i sakët i themelimit të Gjilanit edhe sot e kësaj dite nuk është i përcaktuar plotësisht. Në shekullin XVII, Evlia Çelebija e përmend Gjilanin, por me emrin Moravë, si kadillëk në kuadër të sanxhakut të Vushtrrisë. Në mes të tjerash Evlia Çelebija shkruan se "shtatëmbëdhjetë ditë udhë nga Konstantinopoli (Stambolli i sotëm) për në Novobërdë kalohet nëpër Vrajë, Krivarekë (Egridere) e Moravë (Gjilan).

Në popull është ruajtur gojëdhëna, sipas së cilës, Gjilani si vendbanim është formuar rreth vitit 1750, ndërsa si qendër urbane mund të merret viti 1772. Gjilani si qytet është zhvilluar krahas shuarjes së Novobërdës, i cili në mesjetë ka qenë njëri nga qytetet dhe qendrat më të mëdha tregtare, ekonomike dhe xehetarë të Ballkanit.

Dihet mirëfilli se Gjilanin si qytet e ka themeluar familja feudale shqiptare e Gjinajve, e cila që nga viti 1737 deri në fund të shekullit XIX ka sunduar në Kosovë, Drenicë, në Llap dhe në Moravë. Sulltani ka qenë i detyruar ta pranoj pushtetin e kësaj familje si pushtet të trashëguar. Gjinajt në gjysmën e dytë të shekullit XIX e transferuan selinë e tyre prej Novobërdës dhe i ndërtuan sarajet e veta në vendin ku tash gjendet Gjilani; aty i vendosën çifçinjtë e vet - fshatarët, të cilët e kanë punuar tokën. Qytetin e themeloi Bahti Beg Gjinolli.

Pra, Gjilani është qytet i krijuar nga familja shqiptare, që janë dëshmia kryesore e identitetit shqiptar, që kanë një gjuhë, kulturë, traditë, veshje të njëjtë me shqiptarët e tjerë të rretheve të Kosovës dhe gjithë trojeve etnike shqiptare pamarrëparasysh se a janë mysliman, katolik apo i takon ndonjë tjetër feje.

b). IDENTITETI NACIONAL SHQIPTARË APO IDENTITETI RI "KOSOVAR"  
   
Ndjenja kombëtare për mua është një proces që fillon me lindjen dhe nuk përfundon kurrë pasi kjo ndjenjë trashëgohet nga brezi në brez. Ndjenjën kombëtare secili prej nesh e përjeton në mënyrën e vet dhe është pjesë e qenies njerëzore që ne përfaqësojmë.

Nga opinionet e të intervistuarve gjilanas, mund të theksojmë dy gjëra; e parë është ajo se shumica e të intervistuarve mbrojnë dhe përkrahin teorinë e identitetit kombëtarë shqiptar. Ndërsa e dyta është ajo se edhe krijimin e identiteti të ri kosovar në një farë mënyre e pranojnë si një gjë e cila do të simbolizonte vetëm shtetësinë e Kosovës, e jo përkatësin kombëtare si kosovar, por si shqiptar.

Në pyetjen se çka mendoni për identiteti e ri kosovar dhe në qoftë se Kosova bëhet e pavarur, cilin identitet do ta kemi; atë shqiptar apo kosovar? Njeri nga të intervistuarit mendon se identiteti kosovar për shtetësinë e Kosovës është i arsyeshëm, por gjithsesi dhe pa kushte të figurojë edhe përkatësia kombëtare, pasi që Kosova mendohet të jetë një shoqëri e hapur dhe demokratike.
   
- Çdo të thotë të jesh shqiptar?

Pikë së pari është e vështirë të themi se ekziston "identiteti kosovar",  sepse neve që të tjerët njerëz na quajnë "kosovar", është ajo se Ne jetojmë në vendin apo krahinën me emrin Kosovë, mirëpo, Ne jemi shqiptarë. Shqiptarët mund te thërrasin njëri-tjetrin pa të keq me emërime vendesh apo krahinash, si shkupjan, kosovar, tiranas, preshevar, tetovar etj, por këto nuk ngrihen në bazë "identitetesh", por ngrihen në bazë vendesh apo krahinash.

Çfarë përmban në vetvete identiteti kombëtar shqiptar?

Një nga elemente kryesore që përmban në vetvete identitetin kombëtar janë:
   - Gjaku
   - Toka
   - Gjuha
   - Historia
   - Tradita

- Gjaku është mbartësi i shpirtit i çdo qenie të gjallë, ashtu siç është mbartësi i shpirtit të një kombi. Kombi shqiptar ngrihet mbi gjakun shqiptar, që kaq shumë veta e kalojnë pa i kushtuar rëndësinë e duhur.

- Toka është trupi i një kombi. Një trup i cunguar, do të thotë një komb i cunguar. Për gati një shekull, shqiptarët u ndanë, pushtuan, robtuan nga të tjerët. Koha e vuajtjeve është e gjatë dhe pasoja më e rëndë e tij, ishte goditja në ndërgjegjen kombëtare. Pa një trup te shëndoshë, shqiptarët nuk do te mund te bëjnë qoftë edhe një hap në rrugën e aspiratave të tyre kombëtare.

- Gjuha është zëri i shpirtit të një kombi. Zoti i ka bekuar kombet me gjuhen që flasin, dhe gjuha jonë shqipe është një ndër gjuhët më të lashta të vetë njerëzimit. Pasuria më e madhe që prindi shqiptar i le fëmijëve të vet, është gjuha shqipe pasi ajo gjuhë është gjuha që foli babai, gjyshi, stërgjyshi ... e më dhjetëra breza para. Kjo gjuhë na veçon nga popujt e tjerë dhe flet për madhështinë e shpirtit të shqiptarit. Pa të, do të ishim një popull me një të shkuar të panjohur, dhe me një të ardhme të pasigurt.

- Historia është testamenti i një kombi. Historia shqiptare i përngjan shume historisë së vuajtjeve biblike pasi kohërat e vuajtjeve të popullit shqiptar kanë qenë të gjatë. Por në vend që këto vuajtje te dobësonin aspiratat e shqiptareve, ato janë rritur e lartësuar.

Dhimbja të burrëron. Vetëm pas gati një shekulli të ndarë, Kosova sot është e lirë duke vënë kështu në vend një padrejtësi shekullore që rëndonte mbi të gjithë shqiptaret. Një popull që nuk e di nga vjen, nuk mund te shikoje rrugën e drejtë që duhet të ndjek.

- Tradita është bukuria e shpirtit shqiptar. Tradita mëshirohet në sjelljen, veshjen, festat, tragjedi, luftë, dasma, vaje, nga një vend apo krahine në tjetrën. Duke qenë një popull i moçëm. Shqiptaret kanë akumuluar në vitet e ekzistencës së tyre një traditë sa origjinale edhe te pasur.
   
Tradita zbukuron karakteret e çdo shqiptari, ushqen moralin e secilit prej nesh dhe na fal hijeshi në sytë e popujve te tjerë. Ky është ai thesari që popujt e tjerë na e lakmojnë, kurse në shqiptarët shume pak e vlerësojmë. Trashëgimia jonë kombëtare përbëhet pikërisht nga këto tradita që brezat aktual duhet tua kalojnë brezave të rinj.

Format e ndjenjës kombëtare

Dashuria ndaj gjithçkaje dhe ndaj kujt do nuk shprehet vetëm me fjalë, por me vepra. Ne këtë pikë dua te flas pak pasi ekziston një mentalitet paksa konfuz për sa i përket patriotizmit dhe nacionalizmit që janë bij të ndjenjës kombëtare. Është kjo ndjenjë që të bënë patriot e nacionalist. Të jesh patriot nuk është e njëjta gjë me të qenit nacionalist. Pavarësisht se kanë një nënë, midis të dyjave ka dallime te mëdha.

Nacionalizmi

Nacionalizmi e kthen përkushtimin ndaj kombit në parime ose programe. Në këtë mënyrë, ai përmban një përmasë të ndryshme nga ajo e patriotizmit të thjeshtë, i cili mund jetë përkushtim ndaj vendi ose kombit tënd pa ndonjë plan veprimi politik.

Nacionalizmi ndërtohet mbi trimërinë, sakrificën dhe vetëflijimin e jetës për të mbrojtur interesat kombëtare. Sa herë që interesat kombëtare që janë të shënuara më lart preken nga interesa të huaja, në vend zgjohet ndjenja nacionaliste që të bënë të rrëmbesh armët e të dalësh në mbrojtje te interesave territoriale te vendit. Rasti me i fundit në historinë tonë shqiptare është lufta jonë në Kosovë.

Luftën askush nuk e do, por kur gjithçka tjetër dështon, ajo është mjeti i fundit për të mbrojtur identitetin shqiptar. Lufta nxjerr në pah trimërinë dhe ndjenjën liridashëse të një kombi. Ne shqiptaret jemi një popull shumë krenar pasi asnjëherë në historinë tonë mijëra vjeçare nuk na kanë munguar strategët dhe heronjtë që kthehen në figura kombëtare.

Nacionalizmi gjithashtu është i verbër pasi që lufta gjithmonë në themel të saj ka urrejtjen dhe urrejtja produkt të saj ka shkatërrimin. Jo pak herë nacionalizmi është përdorur nga njerëz te veçantë për të mashtruar dhe përdorur një popull për qëndrime te mbrapshta, kujtoni Hitlerin, pastaj Millosheviqin etj. Ajo që dua te them është se nacionalizmi duhet gjithmonë mbajtur në frena.

Patriotizmi

Patriotizmi është përcaktuar gjithmonë si dashuri për atdheun ose gatishmëri për të mbrojtur interesat e atdheut. Si i tillë, patriotizmi nuk ka nevojë  për një program veprimi; ai nxit dhe zhvillon nacionalizmin, por nuk është gjithmonë nacionalist. 

Patriotizmi është ndjenja më e kulluar që lind si pasojë e shkrirjes së ndjenjës së dashurisë dhe urtësisë që ekziston në një popull. Kjo ndjenje të bënë të vuash shpirtërisht sa herë që populli yt vuan, të gëzosh me gjithë shpirt sa herë që populli yt gëzon paqe dhe prosperitet. Të bënë të vrasësh mendjen se si tu vish në ndihmë sa më mirë vëllezërve të një gjaku. Të shëron e lehtëson dhimbjen ashtu siç ta fal edhe optimizëm atëherë kur e ardhmja e një kombi është më e errët dhe e pasigurt se kurrë.

Populli shqiptar është një popull i vuajtur që ka sakrifikuar shumë jo vetëm për vetveten por edhe për mbarë njerëzimin. Vuajtja të lodh trupin por të lartëson shpirtin dhe është pikërisht ky shpirti shqiptar që secili nga ne mbart e ushqen. Është pikërisht ky shpirt që na bënë të duam njëri-tjetrin edhe pse vijmë nga vende dhe krahina të ndryshme si kosovar, shkupjan, preshevar, Tiranës, edhe pse kemi fe të ndryshme, edhe pse flasim shqipen në dialekte te ndryshme, edhe pse historia me padrejtësitë e saj na ka ndarë nga njëri-tjetri për një kohë të gjatë. Por siç thotë një fjalë e urte popullore: "Gjaku ujë nuk bëhet!" dhe në gjakun e çdo shqiptari rrjedh edhe shpirti i tij. Ndjenja e patriotizmit gjithmonë nxjerr në pah virtytet më të larta të një kombi.

Rrjedhja e ndjenjës kombëtare është një proces që krijohet nga familja, historia, realiteti, misioni etj. andaj kjo ndjenjë është e veçantë për çdo popull, ashtu edhe për ne shqiptarët.

4. SHEMBULL : IDENTITETI, QENIJA MË E RËNDËSISHME

Uni ideal është pikërisht ai që krijon identitetin personal (Peter Burke). Identitetet janë shfaqje e karakteristikave individuale.

Në këtë shembull do të shpjegohet rëndësinë e identitetit, duke bërë krahasimin e identitetit (identiteti individual dhe familjar me atë të identiteti kombëtar dhe kosovar). Dmth. duke e shpjeguar kështu:  identiteti individual dhe familjar do ta shpjegoj në bazë të jetës time personale. Unë qysh në moshën një vjeçare jam falur nga prindërit e mi tek gjyshi dhe gjyshja (baba dhe nëna e mamit), për arsye se nuk kanë pasur djalë (tradita tek shqiptarët që mashkulli është trashëgimtar). Aty jam rritur, kam fituar një identitet të cilën e kam fituar nga prindërit e adoptuar (gjyshi dhe gjyshja), ky ka qenë identiteti familjar nga të cilët e kam fituar.
   
Identiteti familjar është i lidhur edhe me prejardhjen e përbashkët ose gjakun. Studimet sociologjike për përkatësin familjare se fëmijë motrës, përkatësisht fëmijët e të dy nënave në pikëpamje të gjakut janë më afër se sa dy xhaxhallarëve, për arsye se këtyre gjendjeve patologjike që krijohen frustrimet, projeksionet dhe halucinacionet fiktive sociale. Këto tri forma destruktive paraqiten në sferën e identitetit familjar, prodhojnë të shumtën e rasteve gjendje tepër të rëndë që mund të konteston shpërthim ose zhvendosje të identitetit të imagjinuar, të spastruar dhe identitetin e humbur. 

Mirëpo, kur e kam kuptuar se kush janë prindërit e mi biologjik, atëherë kam filluar që identitetin që e kam fituar nga ata që më kanë adoptuar, ta kuptoj si një identitet i krijuar apo i fituar, ndërsa identitetin tim me prindërit biologjik e kam kuptuar si një identitet të vërtet, një identitet që ka një rëndësi për mu sepse ata janë prindërit që më kanë lindur me një identitet i cili është i trashëguar (origjinal) e jo i fituar apo krijuar. Mirëpo, edhe ata që më kanë adoptuar kanë qenë pjesë e familjes dhe gjakut tim.

Nga kjo mund të kuptojmë se te identitet familjar është gjithmonë se në të gjitha situatat njeriu është i pirur si individ që të kthehet nga rrënja e tij.

Përmes këtij shembulli jam munduar të tregojë se rëndësi më të madhe ka identiteti kombëtarë shqiptar se ai kosovar. Duke u bazuar në atë se individi lidhjet e veta i trashigon e nuk i fiton. Pra, identiteti kombëtar shqiptarë është i trashëguar brez pas brezi, nuk është i fituar e as i krijuar, sikurse identiteti kosovar, i cili është një proces që po krijohet, mirëpo vetëm në aspektin e shtetësisë së Kosovës e jo si një përkatësi kombëtare.

Për fund mund të them se identiteti kombëtar është apo duhet të jetë identiteti më i lartë në çdo periudhë kohore, e që nuk do të thotë se identitetet tjera duhet të shtypen apo të zhduken.

5. KONKLUZION

Në fund të këtij punimi mund të konstatojmë disa përfundime  të cilat mund të jenë relative. Mund të konstatojmë se ishin dy çështje të këtij punimi; e para ishte rreth analizimit, krahasimit dhe studimit të identiteti dhe llojeve të tij, ndërsa e dyta ishte studimi i çështjes së identitetit kosovar e sidomos atij në Gjilan.

Gjithashtu, në këtë punim do të theksojmë edhe tri elemente të rëndësishme të këtij studimit shumëdimensional; e para ishte elementi historik pra, lashtësia e banueshmërisë së kësaj krahine nga shqiptarët dhe kontinuiteti historik i ekzistimit të saj, paraqet entitet, dmth se identiteti kombëtarë shqiptar është një nga identitetet të cilin qytetarët shqiptar e Kosovë e identifikojnë vetën e tyre; e dyta ishte elementi etnik, ku sipas të cilit populli shqiptarë i Kosovës është ai që vetëvendos dhe të bartë nëpër kohëra dhe procese të ndryshme identitetin e tyre kombëtarë që ka vlera etnike duke përfshirë gjuhën, kulturën, traditën dhe kjo e drejtë e tij buron nga të banuarit dhe shtrirja kompakte në shumicë në atë territor; dhe elementi tretë është elementi politik dhe social, këtu mund të theksojmë: llojet e identiteteve, raportet ndërmjet identiteteve, pastaj rreth krijimit të një identiteti të ri "kosovarë" si dhe roli i identitetit kombëtarë dhe rëndësia e tij, për një popull (rasti i popullit shqiptar të Kosovës).

Pra, mund të konstatojmë se krijimi i identiteti është një proces shumë i gjatë historik, është kategori që ecën me kohën dmth është dinamik, ai jepet njëherë e përgjithmonë, ai formohet dhe shëndrrohet për gjatë tërë ekzistencës sonë, por në fund mund të themi se identiteti është një dhe ne jetojmë si një të vetëm.
   
Nga ky studim kam përfituar një eksperiencë të mirë dhe jam furnizuar me ide të freskëta nga autorët e ndryshëm për identitetin, llojet e tij, pastaj krahasimin ndërmjet përkatësive të ndryshme etnike, etj

Pasi shpreha më lart botëkuptimin tim më pak fjalë mbi këtë temë, do të mundohem që të jem sa më praktik dhe aktual që ato që thashë më lart të mos ngelen vetëm fjalë, por burim inspirimi për të shprehur me vepra përkushtimin e secilit prej nesh karshi popullit dhe kombit shqiptar.


6. Bibliografia

Ignatieff, Micheal."Gjaku dhe Përkatësia". Botoi DITURIA 2000. Tiranë.
Hobsbaum, Erik."Kombet dhe nacionalizmi që nga 1780-a".Botues Fatmir Toçi,shtëpia botuese TOENA. Tiranë, 1996.
Altermatt, Urs."Etnonacionalizmi në Evropë".Phonix. Tiranë, 2002.
Kullashi, Muhamedin."Përplasja e identiteteve". Botoi, Dukagjini, Pejë, 2003.
Maolouf, Amin. "Identitetet vrastare". Shtëpia botuese dhe e komunikimit, Tiranë, 1998.
Rexhepi, Fehmi."Gjilani me rrethinë gjatë Luftës së Dytë Botërore". Botues Instituti i Historisë. Prishtinë, 1998. fq. 15-24.
Daeis, S.William."Historia e vogël e Lindjes së Afërt". New York, fq.211-214.
McLean, Iain."Fjalor Politik". Botues, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, Tiranë, 2001.fq. 375-424
Goodin, E. Robert and Hans-Dieter Klingeman(eds)."A New Hondbook of Political Sience".(Oxford: Oxford University Press, 1998) Pjesa e dytë. Faqe1-2

Ramadani, Farush."Intervistë".Profesor. 06.01.2004. Gjilan.
Piraj, Festim."Intervistë". Student. 15.12.2003. Gjilan

http://group.yahoo.com/gruop/bota-letrare/mesage/6841
http://www.kosova.com/lexo.php?kat=138artikulli=165
http://www.lajmet.com/arkiv/lajmet/2002/Qershor/15.html
http://www.alb-net.com/pipermail/alb-shkenca/2003-Aprill/000290.html
http://www.dadalos.org/alb/Parteien/GLOSSAR/GLOSSAR.HTM

12
1. Hyrje

Lufta e Parë Botërore (1914-1918) dhe Lufta e Dytë Botërore (1939-1945) i morën vetëm dhjet vjet shekullit XX. Megjithatë, ato ndikuan mbi gjithçka në këtë shekull. Qysh nga ajo kohë nuk ka ndodhur asgjë e ngjashme me ato luftëra dhe ato mbetën një pikë orientuese themelore për botën në të cilën jetojmë sot.
   
Rusia ishte e para që u shpartallua. Revolucioni i brendshëm në Rusi e nxori atë jashtë lufte në vitin 1917 (dhe çoi në themelimin e Bashkimit Sovjetik). Megjithatë, hyrja e Shteteve të Bashkuara në luftë kundër Gjermanisë po atë vit e ndryshoi gjendjen shumë shpejtë. Në Traktatin e Versajës të vitit 1919, Gjermania u detyruar të lëshojë territor, të paguajë dëmshpërblime, të kufizojë armatimet e saj në të ardhmen dhe të pranojë fajin si shkaktare e luftës. Zemërimi gjerman kundër kushteve të rënda  të Versajës do të ndikonte në ardhjen në fuqi të Adolf Hitlerit, në vitet 1930. Pas luftës së Parë Botërore, Presidenti amerikan Woodrow Wilson udhëhoqi përpjekjet për të formuar një Lidhje të Kombeve, pararendëse e OKB-së së sotme. Por, Senati i SHBA-ve nuk do ta miratonte pjesëmarrjen e SHBA-ve në të dhe kështu Lidhja nuk arriti të jetë e frytshme. Izolacioni i SHBA-ve në periudhën ndërmjet dy luftërave së bashku me rënien e fuqisë së Britanisë dhe përfshirjen e Rusisë në revolucion, krijuan një boshllëk pushteti në politikën botërore.

2. Historiku i Lidhjes së Kombeve

Përpjekja e parë për krijimin e një organizate të përhershme ndërkombëtare, e cila  do të kishte për detyrë ruajtjen e paqes dhe sigurisë në botë, ka të bëjë me Lidhjen e Kombeve. Shtetet e Antantës, në Luftën e Parë Botërore, në objektivat e tyre të luftës kishin vënë krijimin e një organizate botërore, e cila do të ruante rendin që do të krijohej pas luftës me traktate të paqes, meqë, siç kishte treguar historia e deriatëhershme, aleancat e mëdha, të krijuara  për ruajtjen e ekuilibrit të forcave dhe të status-kohës nuk kishin mundur të evitonin luftën. Përkundrazi, Lufta e Parë Botërore pat filluar pas përfundimit të ndarjes së botës, me kërkesat për një ndarje më të drejtë dhe më të mirë të botës.

Lidhja e Kombeve u krijua pas  Luftës së Parë Botërore nga fuqitë fitimtare të mbledhura në Konferencën e Paqes në Paris. Për krijimin e Lidhjes së Kombeve, përkrahësi më i fortë ishte presidenti i SHBA-ve Woodrow Wilson. Por, për ironi Senati i vendit të tij nuk pranoi të ratifikonte anëtarësinë e Shteteve të Bashkuara dhe si pasojë, shteti më i fortë i botës u tërhoq në njëfarë 'izolimi'. Nga fuqitë e tjera të mëdha, vetëm Britania dhe Franca mbetën anëtare gjatë gjithë ekzistencës së Lidhjes. Gjermania, Bashkimi Sovjetik, Japonia dhe Italia hynë vonë, ose u tërhoqën ose i bënë të dyjat.

Me këmbënguljen e Wilson-it Lidhjes iu caktua detyra e parandalimit të agresionit të armatosur nëpërmjet një të ashtuquajturi sistemi kolektiv. Në këtë mënyrë, u krijuan shpresa të rreme se duke filluar nga ajo kohë, të gjithë agresorët do të parandaloheshin ose do të ndëshkoheshin nga shtetet kryesore anëtare të Lidhjes. Gjatë viteve 1930 këto shpresa u shuan në mënyrë dramatike.

Duke u nisur nga këto që u thanë, fituesit në Luftën e Parë Botërore, të shtyer nga premtimet që ishin dhënë për një të ardhme më të sigurt, dhe nga presioni i masave të gjëra, krijuan Lidhjen e Kombeve, si organizatë e parë e përgjithshme politike me karakter të përhershëm, e krijuar për ruajtjen e paqes ndërkombëtare.

Lidhja e Kombeve u krijua me Traktatet e Paqes, kurse Statuti i saj përfshihet në pjesën e parë, d.m.th. 26 nenet e para të traktateve të paqes së Versajës, të Sen-Zhermenit, të Trianonit, të Nejit dhe të Sevrit. Anëtarët fillestar të Lidhjes së Kombeve ishin 26 shtete, 4 dominione dhe India, si shtete që kishin luftuar kundër Gjermanisë, kurse 13 shtete kishin fituar të drejtën t'i bashkoheshin Lidhjes së Kombeve brenda dy muajsh. Për pranimin e shteteve të tjera vendoste Asambleja e Lidhjes së Kombeve.

Organet kryesore të Lidhjes së Kombeve kanë qenë Asambleja, Këshilli dhe Sekretariati i përhershëm. Si organ autonom i Lidhjes ka qenë Gjykata Permanente e Drejtësisë Ndërkombëtare, e cila konsiderohej si organ gjyqësor i Lidhjes.   

3. Rëndësia e Lidhjes së Kombeve dhe shpërbërja e saj
   
Rëndësi të veçantë kishte statuti i Lidhjes së Kombeve, ku kishte dispozita që kufizonin armatimin në atë masë që do të ishin në pajtim me sigurinë kombëtare dhe me përmbushjen e detyrimeve ndërkombëtare, me garantimin reciprok të tërësisë territoriale, të masave për sigurimin e paqes dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë paqësore, të sanksioneve ndaj shtetit që ka hyrë në luftë duke cënuar detyrat nga Statuti i Lidhjes së Kombeve, etj.
   
Lidhja e Kombeve ka vepruar prej vitit 1920 deri më 1939. Në çështjet e ruajtjes së paqes ajo në fillim ka pas shënuar disa rezultate, por më vonë, me rastin e shpërthimit të konflikteve pak më të rënda, u tregua e paaftë për ta mbrojtur paqen. Shkaku qëndronte nga një anë në pa përsosmerinë e Statutit të Lidhjes së Kombeve dhe në anën tjetër, në politikën e shteteve anëtare, sidomos të shteteve kryesore.

Statuti i Lidhjes së Kombeve nuk e ndalonte luftën në tërësi (luftën agresive); kërkonte unanimitet në Këshill për zgjedhjen e çështjeve nga kompetenca e Këshillit, si dhe për shumicën e çështjeve edhe në Asamble (mundësia e përdorimit të vetos); linte paralelizëm në kompetenca midis Këshillit dhe Asamblesë, sepse që ty dy këto organe mund të merreshin me të gjitha çështjet që bënin pjesë në veprimtarinë e Lidhjes.

Për këto ecuri të pavolitshme ka ndikuar dukshëm edhe politika e shteteve kryesore të atëhershme,  të cilat para se gjithash, mbronin interesat e tyre të ngushta; ato shtete kanë qenë mjaft të përçara dhe shumë çështje (për shkak të numrit të madh të anëtarëve të Asamblesë) filluan t'i nxirrnin nga Lidhja e Kombeve  dhe t'ua kalonin konferencave ndërkombëtare si mënyra më e sigurt dhe më e mirë për shqyrtimin e çështjeve të ndryshme.

Kësodore Lidhja e Kombeve qe përjashtuar nga mundësia e që të ishte qendër e aktivitetit politik dhe faktorit vendimtar në pengimin e konflikteve ndërkombëtare. Përveç këtyre të metave, një rezultat i këtillë ishte edhe pasojë e faktit se Lidhja e Kombeve që prej fillimit e deri në fund nuk arriti të bëhej organizatë universale, si supozim themelor për sigurinë kolektive.

SHBA, presidenti i të cilëve pati meritat kryesore për krijimin e Lidhjes së Kombeve, nën ndikimin e "izolacionistëve" nuk u bë anëtare e Organizatës. Senati amerikan refuzoi  të ratifikonte Statutin e Lidhjes së Kombeve, kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës sigurinë e vet e shihnin në dy oqeane që ndajnë Amerikën nga bota tjetër. Jashtë organizatës kishte mbetur edhe BRSS si shtet i parë socialistë, ndaj të cilit shtetet kryesore të atëhershme (Franca dhe Britania e Madhe) kishin qëndrim të hapur armiqësor.

Shkatërrimi i Lidhjes së Kombeve qe pasojë e ndikimit të faktorëve të ndryshëm, në rend të parë, e politikës agresive të shteteve totalitare dhe e dobësisë, paaftësisë dhe përçarjes së shteteve demokratike që e bënë të paaftë për t'iu kundërvënë me sukses agresioneve, po edhe pa përsosmërisë së Statutit të Lidhjes së Kombeve, si dhe e qëndrimit të shteteve jashtë Lidhjes së Kombeve. Lidhja e Kombeve formalisht pushoi së ekzistuari pas Luftës së Dytë Botërore. Mbledhja e fundit e Lidhjes së Kombeve është mbajtur me 8 deri 18 prill 1946.

4. Konkluzion   

Për shkak të këtyre të metave, Lidhja e Kombeve s'arriti të evitonte konflikte dhe të garantonte sigurinë e anëtarëve të vet. Lidhja e Kombeve dështoi praktikisht për t'iu kundërvënë agresionit në vitin 1930, kur Japonia vetëm u largua prej Lidhjes dhe kjo e dënoi agresionin e Japonisë kundër Kinës. Pastaj, sulmi i Italisë ndaj Etiopisë (1935), intervenimi i Gjermanisë dhe i Italisë në Spanjë në anën e kryengritësve fashistë (1936-1939), zhdukja e pavarësisë së Austrisë (1938), shkatërrimi i Çekosllovakisë (1938-1939), likuidimi i pavarësisë së Shqipërisë (1939) që të gjitha këto mbahen pa përgjigje nga ana e Lidhjes së Kombeve, e cila për shkak të dobësive të shumta, u tregua e paaftë për të ndërmarrë çka do qoftë për përmbushjen e detyrave të veta.

Në këso rrethanash, Polonia, pas sulmit gjerman më 1939, as që ju drejtua Lidhjes së Kombeve, kurse ndihma e shteteve përëndimore  Polonisë iu dha si përmbushje e detyrimeve nga aleanca e jo e detyrimeve nga Statuti i Lidhjes së Kombeve.

Në këtë mënyrë Lidhja e Kombeve kishte mbaruar si organ për të parandaluar agresionin ndërkombëtarë. Ajo vazhdoi të gjallonte gjysmë e vdekur deri në fund të Luftës së Dytë Botërore, deri sa u zëvendësua nga Kombet e Bashkuara.
 

13
Shkencat Politike / Politika si Profesion nga Max Weber
« ne: 20-05-2008, 22:37:04 »

Recensim: Politika si Profesion nga Max Weber

Duke u nisur nga vet kuptimi i recensimit, që nënkupton vlerësim kritik me shkrim për një vepër apo për një punim shkencor, duke dhënë përmbajtjen dhe duke vënë në dukje anët e mira dhe të metat e punimit, ky recensim i leksionit të Politikës si Profesion ka formën shumë dimensionale, i cili përmban elementet teorike, krahasuese, analitike, historike e sociologjike të cilat i argumenton apo i krahason në mënyrë shumë praktike.

Një nga elementet më të theksuar që e hasim në këtë leksion, është elementi teorik që autori i paraqet përmes shpjegimit të nocioneve dhe termeve, si p.sh. Çfarë kuptojmë me politikë? Ku e paraqet në një koncept të gjerë që përfshinë politikën financiare të bankave, politikën e grevave të sindikatave, të arsimit, të një komune,  politikën e presidentit deri te politika e një gruaje të kujdesshme që kërkon të udhëheq me të shoqin. Po ashtu konceptin e politikës e lidh me atë të shtetit modern të cilin e paraqet si një komunitet njerëzor që pretendon monopolin e përdorimit të ligjshëm të forcës fizike brenda një territori të dhënë. 

Edhe elementi krahasues  është pjesë e këtij leksioni që jep formë të veçantë punimit. Duke bërë krahasimin e politikës si profesion, autori e paraqet dy mënyra për ta kthyer politikën në profesion; ose jeton ‘për’ politikë, ose jeton ‘prej’ politikës. Ky kontrast nuk është aspak përjashtues, pasi që njeriu  i bënë të dyja, të paktën me mendime apo edhe në praktikë. Ai që jeton ‘për’ politikë e shëndrron atë në jetën e tij, në një kuptim të brendshëm. Ai që përpiqet ta bëjë politikën një burim të përhershëm të ardhurash jeton ‘prej’ politikës si profesion, ndërsa ai që nuk e bënë këtë jeton ‘për’ politikën. Autori politikanët profesionist, i krahason ata politikanë që përpiqen për pushet nëpërmjet fushatave partiake të qarta dhe ‘paqësore’ në tregun e votave të zgjedhjeve.
 
Mënyra analitike që autori e bënë në këtë leksion të Politikës si Profesion, paraqet element tjetër specifik që e hasim në këtë punim. Autori përmes analizës që i bënë politikanëve profesionistë, i paraqet me karakteristikat tipike të drejtueseve dhe të ndjekësve. Ai shkurtimisht i paraqet llojet kryesore të politikanëve profesionistë, duke filluar nga princi, ku statusi i klerikut ndahej nga instrumentet drejtuese të administratës princërore; shtresa e dytë përfshinë të shkolluarit humanistë, ku ishte një kohë kur njeriu mësonte të krijonte ligjërata Latine dhe vargje Greke për tu bërë një këshilltar politik i princit dhe mbi të gjitha për tu bërë një hartues i peticionesh; fisnikëria e oborrit përbënin shtresën e tretë, ku princat i morën në oborrin e tyre fisnikët dhe i përdorën në shërbimet e tyre politike e diplomatike; kategoria e katërt ishte një institucion anglez që quheshin ‘zotërinjtë’ të cilët e kanë shpëtuar Anglinë nga burokratizmi që ka qenë fati i të gjitha shteteve kontinentale; si dhe shtresa e pestë ishin juristët me arsim universitar, e cila ishte karakteristik e Perëndimit, veçanërisht për kontinentin Evropian. Si lloj tjetër të figurave politike në shtetet kushtetuese të vendosjes së demokracisë, demagogu ka qenë drejtuesi politik tipi në Perëndim. Po ashtu autori një rëndësi të veçantë i kushton analizës së drejtimit të politikës të cilën e paraqet nëpërmjet partive politike e cila nënkupton thjesht drejtimin nga grupet e interesit.

Nga aspekti sociologjik, autori i paraqet cilësitë e politikanit profesionistë siç janë: pasioni, ndjenja e përgjegjësisë dhe ndjenja e raporteve. Pasionin e sheh në kuptimin e përkushtimit me pasion ndaj një çështje, p.sh. ndaj zotit ose djallit.

Në fund të këtij recensimi mund të konkludojmë atë që autori e paraqet në këtë leksion, dmth politika si profesion duke e kuptuar atë vetëm në udhëheqje, ose ndikimin e udhëheqjes, së një grupimi politik dmth, të një shteti, ku shtetin e paraqet si një lidhje njerëzish që sundojnë mbi njerëzit, një lidhje kjo që mbështetet nga dhuna e ligjshme. Autori i paraqet tri ligjshmëri  themelore të sundimit, dmth mënyra e bindjes së njerëzve; së pari autoriteti i të djeshmes së përjetshme, ky është një sundim ‘tradicional’ që ushtrohej nga patriarku dhe nga princi i trashëguar i kohërave të më pashme; së dyti vjen autoriteti i dhuratës së jashtëzakonshme dhe personal të mirësisë (karizma), ky është sundim që ushtrohej nga profetët ose në fushën politike nga zoti i zgjedhur i luftës, nga sundimtari plebishitar, nga demagogu i madh ose nga kryetari i partisë politike; dhe së fundi e paraqet sundimin sipas ligjshmërisë dmth sipas vlefshmërisë së statutit ligjorë dhe kompetencës funksionale të bazuara në rregullat racionale.

Si përfundim, në këtë leksion mund të veçojmë edhe skepticizmin e autorit, që parashikon rrjedhat politike në vitet e ardhshme, ku me të vërtetë edhe më vonë lulëzojnë sundimet komuniste si dhe diktaturat fashiste.

14
Shkencat Politike / Roli i Mediave në Demokraci
« ne: 20-05-2008, 22:28:01 »

Përmbajtja

I.   Pjesa e parë MEDIAT DHE DEMOKRACIA
1.   Hyrje
2.   Metodologjia e punimit
3.   Vështrim historik për mediat dhe demokracinë
a) Mediat
b) Demokracia

II.   Pjesa e dytë FUQIA E MEDIAVE NË DEMOKRACI
1.   Roli i mediave në demokraci
a) Si mjet i informimit
b) Si pushtet i katërt
c) Si grupe të interesit
2.   Dallimi në funksionet  e mediave në sistemin diktatorial dhe demokratik
3.   Përmbledhja e përgjithshme e  karakteristikave të dy sistemeve
4.   Pavarësia e mediave

III.   Pjesa e tretë PËRFUNDIM
1.   Konkluzion
2.   Bibliografia
 

I.   Pjesa e parë MEDIAT dhe DEMOKRACIA

1.   Hyrje

Në dy shekujt e fundit, e sidomos me  zhvillimi e shkencës dhe teknologjisë,  në vendet demokratike si imperativ i kohës u shfaq nevoja e masmediave. Sot, ato jo rastësisht konsiderohen edhe si pushtet i katërt në shtetet demokratike.

Roli i mediave është shumë i madh në botë, ato kanë influencë të madhe në politikë, ku edhe janë burim i pushtetit, gjithashtu mediat luajnë edhe rolin e kontrollit të pushtetarëve dhe opozitarëve, duke bërë transparente çdo veprimtari të tyre.

Mediat janë edhe objekt i shumë teorive, bisedave dhe ideve, ku përmes tyre dalin dhe përhapen në audiencën e gjerë. Ato, sot janë edhe një korporatë e madhe e punësimit të njerëzve, janë burim i famës si dhe promovimit të vlerave demokratike. Mirëpo, në vendet totalitare mediat ende janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të pushtetarëve, duke propaganduar kundër sistemit demokratik.

Pra, e gjithë rëndësia dhe roli që kanë masmediat, ato i selekton si grup të rëndësishëm të interesit në sistemet demokratike.

Ky punim karakterizohet me elementin tredimensional, i cili përfshinë tri pjesë. Në pjesën e parë paraqitet në mënyrë kronologjike vështrimi historik për mediat dhe demokracinë, zanafillën, ngecjen dhe zhvillimin e tyre nëpër periudha të ndryshme.

Pjesa e dytë e punimit ka të bëjë ekskluzivisht me rolin, fuqinë e mediave në demokraci në njërën anë, ndërsa në anën tjetër bëhet fjalë për dallimet dhe krahasimin e mediave në sistemin demokratik dhe diktatorial. Gjithashtu, rëndësi e veçantë në këtë pjesë është edhe pavarësia e mediave dhe rasti i tyre në Kosovë.

Në pjesën e tretë paraqiten konkluzionet lidhur me temën si dhe biografia e shfrytëzuar për këtë punim.

2.   Metodologjia e punimit

Tema “Roli i mediave në demokraci”, është një punim që kërkon një hulumtim serioz, pasi që mediat qofshin ato të shkruara apo elektronike janë imperativ i kohës, po ashtu janë edhe një element i fuqishëm i informimit të shoqërisë. Shpresojmë se përmes hulumtimit të kësaj çështje do të arrimë deri tek ndonjë përfundim relevant i cili përkon me një rezultat empirik.

Metoda që është përdorur në këtë hulumtim është metoda e deduksionit (prej të përgjithshmes kah e veçanta), ky hulumtim do të ketë formën tredimensionale, që do të mbështet në tre rrafshe: teorik, analitik dhe krahasues.

Literatura e shfrytëzuar për këtë temë ka qenë mjaft frytdhënëse, po ashtu një rëndësi të veçantë në rrumbullakimin e kësaj çështje kanë luajtur edhe intervistat e bërë me persona përkatës që njohin mirë fushën e mediave dhe demokracisë, të gjitha burimet janë të cekura në bibliografinë.   

3.   Vështrim historik për mediat dhe demokracinë

Gjatë gjithë historisë së zhvillimit të shoqërive të ndryshme, sistemeve politike dhe fenomeneve që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me shtetet dhe shoqëritë, rol të rëndësishëm në ndërtimin e tyre kanë lujtaur, padyshim mediat dhe demokracia. Dy komponentë që datojnë nga kohërat antike dhe që janë përshtatur vazhdimisht ndryshimeve të rrjedhave të historisë njerëzore. Pra, mediat dhe demokracia janë fusha në vetë që kërkojnë studime të veçanta për to. 

a) Mediat

Në shoqëritë demokratike, mediat janë korrektuesit më të mëdhenj të pushtetit. Duke qenë përherë në një rivalitet të natyrshëm me pushtetin, mediat ushtrojnë rol të rëndësishëm në identifikimin dhe luftimin e dukurive negative, sikundër edhe në nxitjen dhe zhvillimin e proceseve pozitive në një shoqëri. Në diktaturë, mediat janë “zëdhënëse” të pushtetit, i cili jo vetëm se i kontrollon, por edhe i përdorë ato për qëllime të vetat.

Zanafilla e komunikimit masiv fillon qysh në agoren e lashtë greke, dmth kur fillojnë edhe celulat e parë të demokracisë së drejtpërdrejtë, ku përmes diskutimeve publike që janë bërë në poliset greke tregojnë qartë për një komunikim masiv.

Kufizimi më i theksuar i informimit ka ndodhur në kohën e mesjetës, sidomos në kohën e pushteti absolut, atëherë kur i tërë pushteti është bartë tek mbreti apo sundimtari i cili i ka pasur të gjitha mekanizmat nën kontroll. Po ashtu, një kontroll të tillë të monopolit të mediave e kemi edhe në kohërat fashizmit, ku edhe atëherë fillon propaganda, si dhe në periudhën e komunizmit ku kemi një medium plotësisht shtetëror.

Zhvillimi dhe rëndësia e madhe e masmediave është shfaqur në vendet demokratike sidomos në dy shekujt e fundit, ku mediat konsiderohen edhe pushtetit i katërt në shtetet demokratike.

Sot, roli i mediave në botë është shumë i madh, ato kanë influence të madhe në politik, ku edhe janë burim i pushtetit, gjithashtu mediat luajnë edhe rolin e kontrollit të pushtetarëve dhe opozitarëve duke bërë transparente çdo veprimtari të tyre. Mediat janë edhe objekt i shumë teorive, bisedave dhe ideve, ku përmes tyre dalin dhe përhapen në audiencën e gjerë. Ato, sot janë edhe një korporatë e madhe e punësimit të njerëzve, janë burim i famës si dhe promovimit të vlerave demokratike. Mirëpo në vendet totalitare ato ende janë nën kontrollin e drejtpërdrejt të pushtetarëve, duke propaganduar kundër sistemit demokratik. Pra, e gjithë rëndësia dhe roli që kanë masmediat, ato i selekton si grup të rëndësishme të interesit, në sistemet demokratike.

b) Demokracia

Shfaqja e demokracisë dhe rregullave të saj pati një jehonë dhe zhvillim të madh në shekullin e XX, mirëpo historia e saj është shumë më e gjatë, duke filluar nga Athinasit në Greqinë e Vjetër me një demokraci e cila kishte të metat e saj, e deri në ditët e sotme, pra në zhvillimin e një demokracie bashkohore e cila është zhvilluar vazhdimisht me shekuj.

Disa nga momentet historike të krijimit dhe zhvillimit të demokracisë mund të konsiderohen si : Greqia Antike (400 p. e. s.), ishte vendi i parë në të cilin lindi sistemi, që sot quhet demokraci. Athina dhe qytetet e tjera greke organizonin tubime qytetare pranë shesheve të qyteteve për të diskutuar rreth marrjes së vendimeve, vendi ku diskutohej quhej agora, pra ishte një arenë e diskutimeve mes qytetarëve grek. Kjo formë e demokracisë ishte demokracia e drejtpërdrejtë, mirëpo nga kjo  Asambleja Popullore në Athinë ishin të përjashtuar të marrin pjesë gratë, skllavët dhe emigrantët, ndërsa të drejtë pjesëmarrje kishin vetëm njerëzit e lindur në qytet-shtet, të cilët janë konsideruar qytetarë.

Shekulli XVII në zanafillën demokracisë identifikohet me Anglinë. Nga argumenti se Zoti ju ka dhënë monarkëve të drejtën për udhëheqjen e shtetit, u vu në pikëpyetje nga shumë filozofë dhe mendimtarë të asaj kohe, siç ishin Thomas Hobbes (1588-1679) dhe John Locke (1632-89) të cilët nuk lejuan pushtet me fron mbretëror, duke thënë se pushteti, sipas marrëveshjes, duhet të shtrihet ndërmjet atyre që janë në pushtet dhe popullit.

Shekulli XVIII, Francën e karakterizon me shumë ngjarje duke filluar nga  idetë mbi demokracinë përfaqësuese, ndarja e pushteteve e deri tek revolucioni francez i vitit 1789. Francezi Ch. L. de Montesquieu (1689-1755), përhapi idenë për një demokraci përfaqësuese, ku populli do t’i zgjidhte përfaqësuesit e vet për vendimmarrje dhe për miratim ligjesh. Montesquieu, po ashtu, përhapi idenë për ndarjen e pushtetit, me anë të cilit pushtetit nënkuptonte që legjislativi (parlamenti), ekzekutivi (qeveria) dhe gjyqësori (gjyqet) duhet tërësisht të jenë të ndarë dhe ta kenë fuqinë për ta kontrolluar njëri-tjetrin.

Po ashtu, në shekullin e XVIII, gjegjësisht me 4 korrik 1776, përfaqësuesit e të gjitha kolonive të SHBA-vë nënshkruajtën deklaratën për pavarësinë e tyre. Kjo deklaratë ishte e frymëzuar nga ideja e Montesquieu se si një shtet duhet të qeverisej. Pjesë e kësaj deklarate ishte edhe shpallja e të drejtëve të njeriut ndaj pushtetit.
 
Depërtimi i demokracisë në shekulli XX mbështetej në idetë kryesore të filozofëve, kur rol të veçantë në realizimin e demokracisë kishin të drejtat e njeriut. Monarkët u larguan nga froni ose u detyruan ta ndajnë pushtetin me parlamentin, kolonitë e kërkuan dhe e fituan pavarësinë, mirëpo kjo nuk do të ndodhte nëse deri për një shekull e gjysmë pas Pavarësisë së SHBA-së dhe Revolucionit Francez nuk do të shfaqej demokracia, e cila çdokujt i dha të drejtë për pjesëmarrje. Sot, demokracia moderne identifikohet me një qëndrueshmëri ligjore, prosperitet dhe paqe, zhvillim ekonomik dhe social si dhe me respektimin e barazisë gjinore.


II.   Pjesa e dytë FUQIA E MEDIAVE NË DEMOKRACI

1.   Roli i mediave në demokraci

Roli dhe qëllimi kryesor i mediave, në vendet demokratike është bindja. Ato në mënyrë shumë profesionale mundohen të ndikojnë në krijimin e opinionit publik për qëllime të caktuara.

Demokracia e një vendi mund të matet edhe me lirinë e shtypit. “Në demokraci, mediat janë “zëri” i popullit, për dallim nga diktatura, ku mediat janë “zëri” i pushtetit. Mediat janë të pavarura dhe janë të lira për aq sa i përmbahen etikës dhe profesionalizimit dhe arrijnë t`i shmangen raportimit të njëanshëm. Dhunimi i kritereve profesionale dhe etike nga mediat, në shtetet demokratike nuk shpëton pa u sanksionuar, përderisa kjo nuk ndodhë te ne, derisa jemi në proces të ndërtimit të demokracisë dhe të shtetit ligjor.,, 

a) Si mjet i informimit

Mediat si mjet i informimit dhe i komunikimit është element i rëndësishëm i sistemit demokratik, shoqëror dhe politik si dhe faktor dominant i informimit të qytetarëve. Me të drejtë, konsiderohet fenomen i rëndësishëm dhe aktual, pa sistemin e informimit shoqëria do të mbetej pa një nga instrumentet themelore dhe thelbësore të informimit publik, pra edhe të formimit të opinionit publik.

Qëllimi kryesor i mediave është që të jenë sa më afër informacionit, që të jetë i saktë dhe i besueshëm, si dhe ta shpërndajnë më shpejt. “Për të qenë e fuqishme një medie, duhet të posedojë burime të sigurta dhe të besueshme të informacionit dhe t`iu shmanget niveleve spekulative. Shtetet demokratike nuk mbyllen para mediave, përkundrazi i lejojnë gazetarët t`i hulumtojnë dhe sigurojnë faktet dhe të bëjnë punën e tyre.,,   

b) Si pushtet i katërt

Sot,  në botë, gjithnjë e më tepër po avancohet roli dhe ndikimi i mediave në shoqëri, ato po bëhen shtylla kryesore e funksionimit të shoqërive demokratike. ”Në vendet demokratike, mediat, me të drejtë vlerësohen si “pushteti i katërt”, derisa vendet komuniste vazhdojnë t`i rangojnë ato si “fuqia e shtatë”. Në SHBA, mediat kanë një rol të fuqishëm dhe nuk kursehen për t`i publikuar faktet edhe nëse është në pyetje ndonjë personalitet i fuqishëm i politikës. (Afera Klinton-Levinski),, 

c) Si grupe të interesit

Mediat në Kosovë shihen si një lloj mjeti ose instrumenti i përshtatshëm për realizimin e qëllimeve politike nga elita dhe grupacionet e ndryshme politike. Disa nga pjesëtarët e kësaj elite, tashme i kanë në duart e tyre mediat. (Koha Ditore, Zëri...), përderisa të tjerë përpiqen t`i përvetësojnë sa më shumë që munden mediat tjera.

Në Kosovë, mediat janë plotësisht grupe të interesit. Ato mbrojnë interesa të partive dhe janë të ndikuara drejtpërdrejt nga partitë ose editorët e tyre, të cilët në të shumtën e rasteve i përkasin skenës politike. (Koha Ditore, Zëri...)  Fatkeqësisht, por në Kosovë është vështirë të gjesh ndonjë gazetë apo medium elektronik që nuk ka lidhje me partitë politike ose bizneset. Media të lira nuk ka nëse ato nuk mund të vetëfinancohen dhe nuk i kanë të ndërgjegjshme burimet e financimit.

2.   Dallimi në funksionet  e mediave në sistemin diktatorial dhe demokratik

Themelimi i shoqërive të mirëfillta demokratike, ishte dhe mbetet qëllimi kryesor i shumicës së njerëzve e në veçanti atyre që merren drejtpërdrejt me reforma politike.

Kuptohet se historia e njerëzimit gjatë periudhave historike kaloi nëpër sistemet e ndryshme vepruese politike, të cilat dallonin dukshëm mes veti , ndërsa sot ato shpjegohen si sisteme diktatoriale dhe jo-diktatoriale apo siç quhen ndryshe sisteme të qeverisjes së demokracisë liberale.

Kur është fjala për sisteme të demokracive liberale dhe pozita e masmediave në këto sisteme, mund të konstatojmë se ekziston një pavarësi mediale që kishte si qëllim ndryshime të rëndësishme në jetën e qytetarëve, mirëpo tek sistemet diktatoriale është diç tjetër, më konkretisht mungon pavarësia mediale për arsye të ndikimit të madh politik mbi shoqërinë.

Nëse marrim një rast të studimit, p.sh.: “mediat komuniste me të drejtë cilësoheshin si media që i shërbenin sistemit totalitar, ato ishin në presion dhe cilësoheshin si pronë e partisë, qofshin ato media publike apo të pavarura dhe në tërësi ishin nën kontrollin e udhëheqësish partiake. Komiteti Qendror i Partisë në pushtet, diktonte politikat editoriale të tyre,,  .

Andaj, në sistemet totalitare besnikëria ndaj partisë paraqiste kusht themelor për funksionimin e masmediave, madje shkonte aq larg saqë kusht ishte edhe punësimi i njerëzve dhe zhvillimi i karrierës së tyre.

Diktatura themelon dhe lejon media që lavdërojnë dhe afirmojnë sistemin diktatorial të sundimit. Ndryshe, ato janë medie të kontrolluara. “Por, jo gjithmonë dhe jo gjithkund mediat i janë bindur diktaturës. Në Kosovë, për shembull, Rilindja e krijuar nga ish-sistemi, ishte shndërruar në një kritikuese dhe mospajtuese me sistemin brenda të cilit vepronte, duke u bërë kësisoj një zëdhënëse e aspiratës së popullit. Gazetat mund të luajnë rol të madh në shembjen e diktaturave dhe jo vetëm njëherë ato e kanë dhënë këtë shembull.,,

Duke analizuar sistemin diktatorial në aspektin e presionit mbi mediumet  mund të konstatojmë se ky sistem paraqiste një ngufatje të rëndë në jetën shoqërore të njerëzve e me theks të veçantë në profesionin e gazetarit dhe në procesin medial në tërësi. “Një shembull me rëndësi është se në këto sisteme u është marrë licenca shumë herë mediumeve, në rast se nuk kanë vepruar sipas politikave dhe ideologjisë ,, .             

Në sistemin jo-diktatorial, atë demokratik, kemi një situatë tjetër ku masmediat kishin një liri të veprimit medial dhe mund të themi se në shumicën e rasteve janë opozitë e sistemit të qeverisjes në vend . Një shembull i tillë është i pranishëm edhe tek masmediat kosovare, të cilat shumë herë interpretojnë lajme që kanë të bëjnë me një qeverisje jo të pranuar , por kemi edhe raste kur jepen lajme të pakonfirmuara  të cilat  i kalojnë kufijtë e demokracisë mediale. Edhe pse kemi një liri të veprimit, edhe pse pamja e përgjithshme është shumë ndryshe nga periudha komuniste, edhe pse shumë e hapur  përsëri është shumë larg nga ajo që është ideale .

3.  Përmbledhja e përgjithshme e  karakteristikave të dy sistemeve

Për ta paraqitur në mënyrë më praktike karakteristikat e të dy sistemeve dhe rolin e tyre në funksionimin e  masmediave është e rëndësishme paraqitja e tipareve të përgjithshme vepruese tek dy sistemet; tek sistemi diktatorial dhe ai demokratik.

Në paraqitjen e karakteristikave që në fillim do të vërehet hendeku i dallimit në mes të sistemeve në fjalë, por në thellësi do të mund të kuptojmë edhe kronologjinë vepruese të tyre gjatë periudhave për arsye se fillohet me karakteristikat e sistemeve totalitare të cilat e kishin ngulfatur jetën në përgjithësi dhe shkon drejt reformimit dhe kalimit në një sistem liberal demokratik.

Nëse i analizojmë të dy sistemet në mënyrë të paanshme do të shohim se kemi të bëjmë me dy sisteme diametralisht të kundërta në sferën e qeverisjes, ndërsa dallimet politike edhe në sferën mediale janë të ndryshme.

Në sistemin diktatorial kemi kur çdo gjë i nënshtrohet një ideologjie, një partie, apo një lideri autoritar, kjo bëhet duke iu frikësuar konkurrencës dhe duke përdorur mjete të frikësimit masiv. Në këto raste mediat përdoren si zëdhënës të sekretarit të përgjithshëm të partisë apo më konkretisht i nënshtrohen ideologjisë vepruese.

Në sistemet e qeverisjes diktatoriale kemi komunikim jo të mediatizuar , i cili komunikim karakterizohet  nga një ndikim i madh i aktorëve politikë dhe nga një ndikim më i vogël i gazetarëve, apo edhe gazetarët nuk kanë fare ndikim në këtë komunikim  gjatë paraqitjes në media. Në këtë rast mediat  janë vetëm si bartës  të mesazheve.

Në analizimin e rastit tek sistemi demokratik është e qartë se veprimet e tilla nuk ndodhin, tek ai sistem kemi një komunikim të mediatizuar, i cili është pak i ndikuar nga politika

4.   Pavarësia e mediave      

“Media plotësisht të pavarura” – akoma mbetet vetëm një dëshirë e mirë për shumicën e vendeve të botës, madje deri në një masë edhe për ato me demokraci të hershme. “Vetë fakti që ato varen nga një editor ose sponzorizues, i cili jo gjithherë i ka interesa profesionale në plan të parë, i bën ato të anojnë ose të jenë të kushtëzuara nga qarqe të politikës ose të biznesit. Është një fat i keq për demokracinë e brishtë kosovare që shumica prej mediave të këtushme janë të varura politikisht ose materialisht. Duke qenë kështu, mediat kosovare, deshën apo nuk deshën janë shndërruar në zëdhënës të subjekteve politike ose biznesore.,,   

Rol të madh në pavarësimin e mediave luan padyshim mënyra e financimit dhe mbajtës gjallë të biznesit të tyre. Duke qene të varura nga çështjet materiale, ato janë në shërbim të financuesve të tyre, pra kjo është gjendja momentale e mediave në Kosovë dhe në vendet në fillim të zhvillimit të demokracisë në njërën anë dhe zhvillimit ekonomik në anën tjetër.


III.   Pjesa e tretë PËRFUNDIM

1.  Konkluzion

Mediat kanë një rol të pazëvendësueshëm në ndërtimin e shoqërive të lira dhe demokratike. Duke qenë në pozicione jo krejtësisht të pavarura, qoftë nga aspekti editues ose ai komercial, mediat nuk mund të kenë rolin që do të duhej.

Duke u bazuar në punën e hulumtimit i cili është mbështetur në tre aspekte, atë teorik që paraqet vështrimin mbi historikun e mediave dhe demokracisë, lakoren e tyre nëpër kohëra që nga antika e lashtë e deri në ditët moderne, pastaj aspekti analitik me anë të së cilës shpjegohet roli i mediave në demokraci, si formë e informimit, si pushtet i katër si dhe grupe të interesit, pastaj mediat dhe pavarësia e tyre. Si dhe ai krahasues, që paraqet dallimin e funksionimit dhe rolit të mediave në demokraci dhe diktaturë.

Gjithashtu, duke u bazuar edhe në literaturën e shfrytëzuar si dhe intervistat me personat adekuat mund të konludojmë se roli i mediave në demokraci është shumë i madh, është shtylla kryesore e informimit, kanalizuesi dhe bartësi i komunikimit ndërmjet pushtetit dhe popullit,  ndikues dhe krijues i opinionit publik, shtyes dhe frymëzues i zhvillimeve dhe trendëve moderne botërore, shkrirës i kulturave të ndryshme, ndikues i madh i idesë së globalizmit dhe integrimeve ndërkontinentale, etj.

Pra, sot media paraqet shkallë e lartë të arritjeve teknologjike në njërën anë, si dhe shfrytëzohet për të gjitha format e proklamimit të zhvillimeve, ngjarjeve, proceseve, ndryshimeve të rruzullit tokësor në anën tjetër.



2.  Bibliografia

Edward Herman dhe Robert McChesney ‘Global Media’ in Held and McGreë. eds. The Global Trensformations Reader. Polity, 2000, faqe. 216 – 229

Fillo, Lambro.“Historia për sistemet e qeverisjes” ; Tiranë, Afërdita ; 2001 , fq.63 dhe 241-243.

Bilton, Tony, Kevin Bonnet, Pip Jones, David Skinner, Michelle Stanëorth, Andreë Ëebster. Hyrje ne Sociologji. (Botimi i Tretë) Hampshire, London: 1997

Limani, Sahadete. Ligjërata ‘Marrëdhëniet me publikun dhe ndikimi mediatik’. Universiteti i Prishtinë, Fakulteti Filozofik, Shkurt 2006.

Sartori, Giovanni. “Ç’është demokracia”. Përkthyer nga Kujtim Ymeri. Botues Dituria, Tiranë, 1998.

Intervista:

Musliu, Ilmi. “Intervistë”. Zyrtarë për Informim në KK Gjilan dhe Ekspert në fushën e Mediave. 10.01.2007. Gjilan.

Burimet e shfrytëzuar nga interneti :

http://www.lajmet.com/Analiza/mekuli-12-21-02.html
http://www.lajmet.com/Analiza/Nehat3.htmla   
http://www.lajmet.com/Analiza/Mekuli-feb-8-03.html
http://www.lajmet.com/Analiza/Mekuli-24-shkurt-03.html
http://www.lajmet.com/Njohtime/arkivi/Mekuli-21-Mars-03.html

Faqe: [1]