Profile of ujvara100%

×

Permbledhja

ujvara100% Zërist

Stats for ujvara100%
Posts:   1 (0.000 per day)
Data e regjistrimit:   14-02-2008, 23:49:58
Last Active:   15-02-2008, 00:02:29
Age:  
Offline Offline

Messages - ujvara100%

1
Kosova Sot / A e dini datën e Pavarsisè sè Kosovès !
« ne: 14-02-2008, 23:54:34 »
EDHE NJË JAVË VJEN PRANVERA

Mbarë qyteti është në terr: pa dritë elektrike dhe pa ngrohje. Qytetarët bëjnë dritë me qirinj, por edhe ngrohen me qirinj. Ngrohtorja e qyteti është ngrirë. Ndonjëherë dëgjojnë lajmet në radion me bateri.
- Edhe një javë vjen pranvera, oj grua! - tha me gëzim bashkëshorti.
- Mos u ngut, i dashur, ende jemi në dimër!… - e qortoi gruaja burrin.
- Eh, moj grua, a më mirë di ti apo Radiotelevizioni Kosovës?! Spikeri tha se edhe një javë vjen pranvera, prandaj unë i besoj atij, jo ty! - tha me inat bashkëshorti.
- Jo, i dashur, spikeri tha se edhe një javë vjen pavarësia e Kosovës, jo pranvera… - plotësoi gruaja.
- Më paskan lënë veshët, oj grua!… - tha me keqardhje burri, që prej së ftohtit ishte mbështjellë me batanije.

 

VË BAST PËR 100.000 EURO

- Vë bast për 100 Euro që pavarësia e Kosovës do të shpallet këtë javë, - tha një qytetar.
- Unë vë bast për 50 000 Euro që pavarësia do të shpallet këtë javë, - tha lideri i LDK-së.
- Unë vë bast për 100.000 Euro që pavarësia do të shpallet këtë javë, - tha lideri i LDK-së.
- Ku i merrni ju ato para të mëdha, derisa Kosova ka mbetur në terr dhe populli po vuan për bukë? - pyeti me inat një veprimtar i Lëvizjes “Vetëvendosje”.

KU GJENDET STACIONI I AUTOBUSËVE

Një fshatar për herë të parë shkon në tregun e Prishtinës. Pasdite kalon nëpër qendër dhe nuk e di rrugën për të shkuar te stacionin e autobusëve, prandaj e pyet një prishtinas.
- Ju lutem, zotëri, ku gjendet stacioni i autobusëve?
- Shumë lehtë mund ta gjeni! Shkoni kah shkojnë shumica e qytetarëve dhe sakaq do të mbërrini në stacion, - tregoi prishtinasi.
- Në qoftë ashtu, atëherë po më çon në selinë e LDK-së, meqë shumica e qytetarëve shkojnë në LDK, - ndërhyri fshatari i zgjuar.

FATKEQËSI KOMUNIKACIONI

Dy ministra kanë vdekur në fatkeqësi komunikacioni, kurse shoferi ka marrë lëndime të rënda dhe jeta e tij është në rrezik, - tregoi arsimtari lajmin e mbrëmjes televizive para nxënësve të shkollës së mesme.
- Mendoj se për ministrat e vdekur në fatkeqësi komunikacioni qajnë dashnoret e tyre, kurse gratë këndojnë, - tha një nxënës.
- Turp, si po shprehesh!… - ia priti një nxënëse e ndjeshme duke kthyer kokën mënjanë.
- Mbrëmë e shikova lajmin televiziv… të gjithë ishin djegur nga eksplodimi i automobilit. Prandaj babait tim iu dhimbs automobili, jo ministrat, - tregoi një tjetër nxënës.

PAVARËSI ME TULLA, APO ME QERPIÇË

Kryeministri i Shqiperisë z. Sali Berisha, mbante konferencë për pavarësinë e mbikëqyrur të Kosovës para gazetarëve. Në fund gazetarët i parashtrojnë pyetje të ndryshme për pavarësinë e Kosovës.
- Zoti kryeministër, a më e mirë është shtëpia me qerpiçë apo me tulla? - pyeti një nga gazetarët.
- Dihet… më e mirë është me tulla, - u përgjigj kryeministri Berisha.
- Atëherë pse nuk kërkoni pavarësi sovrane të Kosovës me tulla, por kërkoni pavarësi të mbikëqyrur me qerpiçë të Ahtisarit?! - vazhdoi të pyes gazetari, i cili kryeministrin e vuri në siklet të madh.
- Kështu jemi marrë vesh me vëllezërit kosovarë, - tha me cinizëm kryeministri shqiptar.

LAJME NGA SHTYLLA E TELEFONIT

- Luli, çka po flitet në shtyllën e telefonit? - pyeti njëri kur pa shokun e tij mbështetur në shtyllën e telefonit.
- Po flitet se Serbia do ta kolonizojë Kosovën? - u përgjigj me shpoti shoku i tij.
- Atëherë po e rrëzojmë përtokë shtyllën, - ndërhyri shoku i tij.
- Shtylla nuk ka faj, faj ka qeveria e Kosovës, - ia ktheu Luli.

Ç’ËSHTË DECENTRALIZMI?

- Ç’është decentralizmi? - e pyeti profesori studentin në auditor.
- Decentralizimi është një lloj zinxhiri i trashë me të cilin fshatarët i lidhin qentë në kasolle, por mund të përdoret edhe për lidhjen e Kosovës me Serbinë, - u përgjigj studenti.
- Pra, është një term ndërkombtar, i cili më së shumti zbatohet në Kosovë, - shtoi profesori i kënaqur me përgjigjen e studentit.
- Decentralizmi, apo zinxhirët, në fillim janë të padurueshme, mirëpo me kalimin e kohës qentë dhe njerëzit përshtaten, - përfundoi studenti.

TRINJAKËT E KOSOVËS

Nëna Kosovë kishte lindur trinjakë: një djalë dhe dy vajza.
Kumbarë ishte sekretari i OKB-së. Vajza e parë quhet Liria, e dyta quhet Negociata, kurse i treti - djali quhet Decentralizimi. Pas një viti vjen emisari i sekretarit të OKB-së dhe i viziton fëmijët. Sekretari e pyeti se si ishin trinjakët e Kosovës.
- Liria është shumë e dobët, ajo ende nuk mund të qëndrojë në këmbë dhe qanë; Negociata është mirë, asaj i ndihmon Serbia dhe mund të ecën me këmbët e veta; kurse Decentralizimi është i fortë, bile edhe mund të vrapojë, meqë atij po i ndihmon Evropa.
- Mirëpo ti, a i dhurove diçka Lirisë së gjorë? – vazhdoi të pyes sekretari i OKB-së.
- Po, i dhashë një thithë për ta mbajtur në gojë, sepse nuk durohej vaji i saj, - tha emisari i OKB-së.

DARKA E LAMËS

Kryetari i Kosovës, Fatmir Sejdiu shtroi Darkën e Lamës, aty ishte i ftuar edhe kryeadministratori i Kosovës, Joakim Ryker. Të pranishmit e shfrytëzuan rastin dhe kryeadministratorin Ryker e pyetën.
- A ma shumë na do Evropa, apo Serbia? - pyeti një nga të pranishmit gjatë darkës.
- Kjo është një pyetje e vështirë, nuk mund të përgjigjem. Për këtë, më së miri, mund t’iu përgjigjet Havier Solana, - tha kryeadministratori Ryker.

LOJA ME KAFAZIN

Një qytetar paguan gjobën 1000 dollarë për shkak se liroi zogun nga kafazi i zonjës.
Pas dy-tri ditësh mësoi se zogu ishte kthyer përsëri në kafaz. Prandaj zonja u gëzua për fitimin e dollarëve.
- Nuk di, pse ka mbetur të thuhet zogu i lirisë, kur unë pagova për lirinë e tij, megjithatë zogu përsëri kthehet në kafazin e mbyllur, - u ankua shpëtimtari.
- Kot mundohesh, sepse zogu i zonjës është mësuar me robërinë, - plotësoi miku i tij.


Faqe: [1]