Profile of Ministryofmath.info

×

Permbledhja

Ministryofmath.info Zërist

Stats for Ministryofmath.info
Posts:   259 (0.052 per day)
Data e regjistrimit:   13-11-2007, 21:20:27
Last Active:   22-12-2013, 17:25:05
Age:  
Offline Offline

Messages - Ministryofmath.info

1
Sipas përfaqësuesit nga Instituti ILIRAS, Valmir Krasniqi, Kosova ka zënë vendin e gjashtëdhjetekatërt sa i përket numrit të publikimeve ndërkombëtare shkencore.

Për më shumë shih në linkun e mëposhtem;
http://www.pcworld.al/lajmet/5994-Kosova-vendin---bot-publikime-shkencore-matematik.html

2
Shkenca / Një realitet i hidhur
« ne: 22-11-2011, 11:12:15 »
Nga Valmir KRASNIQ,(Bota Sot, 21.11.2011)



"Na doli kjo makinë e na fiku " pat thënë si në shaka profesori i jonë i ndjerë, akademiku Muharrem Berisha para pak vitesh . Ai e kishte fjalën për internetin si mjet komunikimi dhe informimi global . Profesori e vlerësonte si të tillë internetin kur e kishte fjalën për informimin nga ai në të arriturat shkencore të ligjëruesve tonë dhe punëtorëve shkencorë që punojnë në UP , duke filluar nga rektorati e teposhtë . Për t'u bindur thellësisht në fjalën e profesor Muharrem Berishës , jam interesuar disa herë dhe kam kërkuar në GOOGLE emrat e ligjëruesve tonë dhe të shumë prej punëtorëve shkencorë të UP , e te shumica ka dalë se nuk iu figuron emri në asnjë revistë , kurse të disave që mbajnë titullin e profesorit ordinar , iu figuron emri vetëm në një ose dy punime ( të cilat kanë fituar shumë herë vlerësim negativ nga reviuja e bërë nga ndonjë personalitet shkencor )
Për ta shtuar edhe më shumë dëshpërimin tim në ketë drejtim , më ndodhi ta kam fatin që këtyre ditëve të fitojë një qasje në Scoups në afat prej 30 ditësh nga shtëpia botuese me prestigj ELSIVIER ( http : www . elsevier . com ) , nga ku mësova shumë gjëra rrëqethëse . Në Scoups , e cila indekson revistat më të mira shkencore në çdo lëmi , është trishtues fakti se në emrin e Universitetit të Prishtinës gjendën vetëm 194 dokumente shkencore të 186 autorëve nga Kosova . Është për te të ardhur inati , por është një realitet se në emrin e Universitetit të Beogradit , sipas Scoups , gjendën 14917 dokumente shkencore të 6682 autorëve .
Logjikisht mund të parashtrojmë një pyetje se çfarë kontributi mund të japin njerëzit në ngritjen e cilësisë së studimit dhe në avancimin e një institucioni akademik siç është UP , e vet për veti nuk dijnë çka është shkenca . Me fjalë tjera , mund të themi edhe më çartë , si mund të kontribuojë një njeri në shkencë kur vet nuk merret me shkencë . Mirëpo , praktika është ajo që nuk na lejon të fshehim realitetin , e kjo po shihet çartë nga gjendja e krijuar në UP, nga ku dalin kuadro të fushave të ndryshme me një përgatitje shumë të dobët në aspektin profesional dhe shkencorë . Një thënie e urtë thotë : " Realiteti është mjaft i hidhur , por është realitet " , e realiteti në të cilin gjendet UP është mjaft brengosës dhe është një thikë e ngulur në shpinë për krejt popullin e Kosovës . Në emër të reformimit të UP , klane të caktuara e kanë sjellë atë në një humnerë , nga e cila duhet mund i madh për të dalë . Është poshtërim për një institucion siç është UP , të udhëhiqet nga njerëzit , siç janë :
Prof. Dr . Mujë Rugova , rektor
Prof. As . Basri Çapriçi , kryetar
Prof . Dr . Abdullah Aliu
Prof . As . Ilire Vinca
Prof . As . Marian Dema
Prof . Dr . Nijazi Ibrahimi
Prof . As. Agim Zogaj
Prof . As . Gani Dragusha
Prof . As . Milazim Krasniqi
Prof . As . Nuri Bexheti
nga të cilët në Scoups kishte vetëm dy dokumente shkencore , dhe ato i takonin rektorit Mujë Rugova , ndërsa të tjerët ishin pa asnjë artikull shkencor në Scoups .
Siç duket këta njerëz nuk kanë kohë të merren me shkencë dhe çështje profesionale , sepse ata të vetmin problem e kanë karrikën për ta fituar në rektorat , e atë duke manipuluar me vota të keqpërdorura nga njerëz të Unionit të Studentëve si dhe OJQ – ve të ndryshme që veprojnë brenda UP . Shkelja e Statutit të UP shihet çartë nga këta njerëz , pasi që iu lejohen tituj shkencorë njerëzve që nuk kanë numër të mjaftueshëm punimesh në revista me recension ndërkombëtar ashtu siç parashihet në Statut .
Gjendjen e mjerë të Këshillit Drejtues të UP e kam parë edhe në vendimin me shkrim që më kanë lëshuar ( Ref . nr 2 / 769 ) ku më refuzohet kërkesa për përkrahje financiare për kontributin e madh shkencor që kam dhënë në fushën e matematikës me publikimin e shumë punimeve në revista me prestigj ndërkombëtar si dhe me qëllim të realizimit të planeve shkencore që i kam për të ardhmen . Nga përmbajtja e këtij vendimi çartë vërehet se këta njerëz i luftojnë haptazi njerëzit e shkencës e i përkrahin vetëm ata të cilët janë të njëjtë sikurse lloji i tyre . Përfundimisht mund të them se njerëzit e tillë çfarë e udhëheqin momentalisht UP janë kancer për ketë institucion i cili është arterie kryesore e zhvillimit intelektual të popullit tonë . Fundja , mua të vetmen gjë që mund të ma bëjnë këta njerëz është të më refuzojnë kërkesën për ndihmë financiare , ashtu siç kanë bërë , sepse bashkëpunimin me kolos të shkencës si dhe pjesëmarrjen në konferenca shkencore ( siç ishte ajo para një muaji në Sofje të Bullgarisë ) , këta nuk mund të ma ndalin . Por , po më dhimbset populli i Kosovës të cilin këta e lënë në terr të plotë intelektual ,si dhe po më dhimbset UP të cilin këta njerëz po e poshtërojnë si në vend ashtu edhe në nivel ndërkombëtar .

Autori është menagjer editorial në institutin ndërkombëtar për publikime shkencore ILIRIAS

http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=20&id=144780

3
Shkenca / Shkenca dhe akademia e shkencave
« ne: 14-11-2011, 17:57:10 »
Valmir Krasniqi flet për Akademinë e Shkencave

Incizimi është bërë në Radio-Kosovë në emisionin "Portat e natës" ku flitej për gjendjen e shkencës në Republikën e Kosovës

Valmir Krasniqi flet për Akademinë e Shkencave

4
Shkenca / Universiteti i Prishtinës larg shkencës
« ne: 04-11-2011, 13:10:16 »
Per te treguar sesa larg eshte UP-ja nga shkenca, do t'i referohemi statistikave zyrtare nga instutucionet nderkombetare te shkences,njeri nga keto instutucione eshte Scopus.
Scopus, indekson revistat me te mira shkencore ne cdo lemi. Eshte per tu ardhur keq se me cfare statistika gjendet Universiteti i Prishtines ne shkenc. Ne emrin e Universitetit te Prshtines gjenden 194 dokumente shkencore te 186 autoreve Kosovar. Per te pare se sa larg jemi, po e marrim nje krahasim me Universitetin e Beogradit, Ne emrin e Universitetin te Beogradit, simbas Scopus gjenden 14,917 dokumente shkencore te 6,682 autoreve.

Me te vertet ka vend thenja e prof.dr Begzad Baliut( Kosova sot: 31.10. 2011) "Universiteti i Prishtines i ngjan nje shkolle te larte"./ministryofmath/

5
Shkencëtarë nga matematika nga mbarë bota u takuan në Sofia për konferencën e 6 vjetore të Teorisë së Funksioneve Speciale , që është mbajtur nga data 20 tetor deri më 23 tetor në Sofia të Bullgarisë. Konferenca është organizuar nga Akademia e shkencave Bullgare në bashkëpunim me Institutin e Matematikës dhe Informatikës dhe Fakultetin e Matematikës dhe Informatikës të Universitetit te Sofias . Takimi ka shërbyer si një rast për shkencëtarët nga fusha e Teorisë së Funksioneve Speciale të Matematikës të takohen për të shkëmbyer përvojën dhe për të krahasuar rezultatet e punës së tyre kërkimore-shkencore. Pjesëmarrës në këtë konferencë kanë qenë edhe dy matematikan nga Kosova, Valmir Krasniqi dhe Faton Merovci. Valmir Krasniqi thotë se vlerat e konferencave të tilla janë të jashtëzakonshme, veçanërisht për matematikanët nga vendet si Kosova. Ndihem i privilegjuar që kam prezantuar në një konferencë ku gjenden matematikanët më të shquar të botës ne lëmin e Teorisë se Funksioneve Speciale, të prezantosh pranë Akademikeve si: prof.dr.Peter Rusev, prof.dr. Ivan Dimovski, prof.dr. Shyam Kalla.etj është nder dhe sukses për mua dhe Fatonin.

Valmir Krasniqi dhe Faton Merovci shkuan në këtë konferencë për të paraqitur rezultatet e punës së tyre kërkimore në lëmin e funksioneve të Bersnstein-it. Studimi i matematikanëve tanë lidhet me përgjithësimin e disa funksioneve speciale dhe aplikimin e tyre në teorinë e funksioneve të Bersnstein-it. Për punimin që kemi prezantuar kanë dhënë rekomandime të mira Akademik Shyam Kalla, dhe profesori universitar kinez Feng Qi, ata kanë vlerësuar si të rëndësishëm punimin tonë dhe kanë rekomanduar fuqishëm për botim në revistën që do të botohen punimet nga konferenca.

Profesori Rashit Alidema tregon për rënsësinë e konferecave ndërkombëtare, Në Konferencat Ndërkombëtare Shkencore, i kushtohet të arriturave shkencore, teknologjisë dhe inovacioneve. Ajo organizohet mirë nga shkencëtarët e përmendur botërisht, dhe të gjitha prezantimet paraqitën në afatin e caktuar të nivelit të lartë dhe interesante. Për çdo kumtesë për disa minutë bëhen reklamente. Natyrisht, shumë pjesëmarrës vazhdojnë të marrin informata me paraqitjen e temave, të lexuarit e publikimeve të përmendura në konferencë, që të kenë sa më shumë njohuri për ato punime, të cilat janë paraqitura në ligjërata. Arrihet përshtypja e një spektri të gjer të hulumtimeve të shkencëtarëve të ndryshëm me famë. Prej punimeve të tilla gjithnjë është e lidhur një problem i madh – çfarë dobie mund të nxjerrët prej saj. Munden të vihet edhe deri të hulumtimet shumë interesante, por ato mund të mbetën vetëm në trajtë të publikimit e tëligjëratave e mos të aplikohen në praktikë Prandaj, thirrja serioze është, që punimet të jenë të vlefshme në praktike thotë prof.dr. Rashit Alidema.

Krasniqi dhe Merovci thonë se matematikanët kosovarë janë në gjendje të japin një ndihmesë të madhe në afirmimin e vlerave shkencore kosovare në rrafshinë ndërkombëtar, por për këtë çështje nuk kemi përkrahje financiare nga ana institucioneve përkatëse.

Punëtoret shkencor në Kosovë përkrahen pak për të mos thënë fare, prandaj jemi ne këtë gjendje te palakmueshme sa i përket zhvillimit te shkencës ne Kosovë. Shikuar në aspektin politik shkencëtarët kosovarë mund të japin kontribut të madh në imazhin e shtetit tonë, prandaj investimi në shkencë dhe në njerëzit e shkencës duhet te filloi sa më shpejt./ministryofmath/

6
Studenti i matematikës në Universitetin e Prishtinës, Valmir Krasniqi, flet për të ndjerin Profesor, Doktor Emrush Gashin.

Incizimi është bërë në Radio-Kosovë në emisionin "Portat e natës" ku flitej për gjendjen e shkencës në Republikën e Kosovës


Valmir Krasniqi flet për Prof. Dr. Emrush Gashin

7
Skandaloze: Kryetari i akademise se shkencave ne Shqiperi Gudar Beqiraj, nuk ka asnje artikull shkencor te botuar ne nivel nderkombetar.

Gudar Beqiraj vjen nga komuniteti i matematikes. Gudar Beqiraj do te duhej te japi doreheqje pasi nuk e meriton kete post te larte shkencor tha prof.dr Tanush Shaska, akuzat për kreun e akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj, i cili u shpreh se Matematika është mirë të bëhet aty ku e ka vendin dhe jo në të gjitha degët. "Sot marr vesh se edhe i nderuari kryetar i Akademisë së Shkencave është përfshirë në këtë diskutim. Paçka se pretendon se është matematikan, por nuk ka asnjë artikull. Kush nuk beson le të shohë në MathSciNet (http://www.ams.org/mathscinet/) ose Zentrablatt (http:// http://www.zentralblatt-math.org/zmath/en/advanced/) se zoti Gudar s'ka shkruar asnjëherë asnjë gjë, - shkruan rektori Tanush Shaska, në e-mail që u drejton një grupimi prej 120 mijë shqiptarësh të krijuar nga Universiteti i Vlorës dhe që ka mbërritur edhe në redaksinë e gazetës sonë.(Gazeta Shqiptare)

8
Matematicienti i njohur Kinez, Yang Le, deklaroi se zgjidhja e një nga sfidave më të mëdha matematikore në botë është arritje e hatashme. Dy matematicient Kinez, Zhu Xiping dhe Cao Huaidong, arritën t'i vendosin copat përfundimtare për të arritur te zgjidhja e cila është duke e sfiduar botën që më shumë se një shekull.

Për më shumë lexo:

http://ministryofmath.info/forumi/viewtopic.php?f=46&t=1715

9
Prof.dr. Rashit Alidema bënë thirrje për reformim të Akademis

Lexo:

http://ministryofmath.info/forumi/viewtopic.php?f=46&t=1706&p=6437#p6437


10
Matematikë / Fizikë / Numri i Erdos-it
« ne: 24-07-2011, 21:31:51 »
Numri i Erdos-it
 
Që të caktohet një numër i Erdos-it një autori duhet që ai të jetë bashkë-autorë në një punim matematikorë me një autorë me një numër të caktuar të Erdos-it. Paul Erdos ka numrin Erdos zero. Numëri Erdos për ndonjë autorë tjetër është k+1 ku k është numeri i Erdos-it i bashkë-autorit.
Erdos ka shkruajtur rreth 1.400 artikuj matematikore në jetën e tij, kryesisht si bashkë-autorë. Ai kishte 511 bashkëpunëtorë të drejtpërdrejtë dhe këta bashkëpunëtorë janë njerëz me numër Erdos 1. Njerëzit që kanë bashkëpunuar me ta (por jo me Erdos-in vetë) kanë numerin e Erdos-it 2 ( te tille janë mbi 8.162 njerez), ata që kanë bashkëpunuar me njerëz të cilët kanë numër të Erdos-it 2 (por jo me Erdos-in apo me dikend me një numër të Erdos 1) kanë numërin e Erdos-it 3, e kështu me radhë. Një person pa zinxhir bashkë-autoresh qe lidhen me Erdos-in ka numerin Erdos të pafundum./ministryofmath/
 
 
 
 
Lista e matematicinteve shqipetare qe kane numer te Erdos-it:
 
 
1. Tanush Shaska   2
2. Artur Elezi   3
3. Enkelejd Hashorva 3
4. Razim Hoxha   3
5. Muharem Berisha   4
6. Qamil Haxhibeqiri   4
7. Faton Berisha   4
8. Fioralba Cakoni   4
9. Fatmir Asllanaj   4
10. Qendrim Gashi   4
11. Armend Shabani   4
12. Bujar Fejzullahu   4
13. Valmir Krasniqi   4
14. Eshref Ademaj   5
15. Ramadan Zejnullahu   5
16. Naim Braha 5

11
Shkenca / Si vlersohet puna shkencore
« ne: 24-07-2011, 16:19:38 »
Si vlersohet puna shkencore
 

Valmir Krasniqi, Instituti për kërkime shkencore ILIRIAS
 
Në shumicen e Universiteteve perendimore, vlersimet e punës shkencore i nënshtrohen kritereve të ndryshme.
Kriteri fundamental është niveli i revistës ku është botuar punimi shkencor.
Si vlersohet niveli i revistave shkencore?
Kriter për vlersimin e nivelit të një reviste shkencore është Impakt faktori.
 
Qësht Impakt faktori?
 
 
Impakt faktori, është një masë e pasqyruar nga numri mesatar i citimeve të artikujve të botuar në revista shkencore dhe shkencave sociale.Impakt faktori është përdorur shpesh si një prov për rëndësinë relative të një punimi në fushën e tij. Revista me impakt faktorë më të lartë konsiderohen të jenë më të rëndësishme se sa ato revista me impakte të ulëta. Impakt faktori është hartuar nga Eugene Garfield, themeluesi i Institutit për Informacionin Shkencore (ISI), tani pjesë e Thomson Reuters. Impakt faktori është llogaritje vjetore për ato revista që janë të futura në Raportet Thomson Reuters Journal Citation.
Impakt faktori i një reviste është numri mesatar i citimëve të marra në letër të botuar në atë revistë gjatë dy viteve të mëparshme. Për shembull, nëse një revistë e ka impakt faktorin 3 në vitin 2008, atëherë punimet shkencore të revistës të botuar në vitin 2006 dhe 2007 kanë marrë 3 citime mesatarisht në vitin 2008.Impakt faktori pë vitin 2008 i një reviste do të llogaritet si më poshtë:
A= numri i terë artikujve të botuar në 2006 dhe 2007nga revista indeksuar gjatë vitit 2008.
B= numri i përgjithshëm i "artikujve citues" të publikuar nga kjo revistë në vitin 2006 dhe 2007.
Impakt faktori 2008= A/B
(Impakt faktori për vitin 2008 për një revistë nuk mund të llogaritet deri sa të gjitha punimet e 2008 janë përpunuar nga agjencia e indeksimit.)
Revistat të reja, të cilat janë të indeksuar nga numri i tyre i parë, do të marrin një impakt faktor pas dy vite pasi të indeksohen, në këtë rast, citimet e vitit të parë dhe numri i artikujve të botuar në vitet para indeksimit janë të njohura me vleren zero./ministryofmath/

12
www.ministryofmath.info

Ministry Of Math, është një forum i cili mundëson shqiptarët të komunikojn për probleme të ndryshme matematikore. Ne mundësojmë Latex-in, e cila është një gjuhë për shkrimin e simboleve matematikore.

13
Tema Interesante / Olimpiada Matematike e Kosovës
« ne: 19-03-2011, 21:25:53 »
Sa i perkete olimpiades se III te matematikes qe u mbajt ne Prishtine me 12.03.2011. A mundet qe dikush te mi dergoje te gjitha rezultatet e klases se 10.

Keto jane rezultatet

1°Arber Selimi 65
2°Vigan Blakaj 35
3°Delvina Blakaj 34

14
Portalet Shqiptare / Forumi profesional per Matematik
« ne: 12-02-2011, 23:45:14 »

Ministry Of Math

www.ministryofmath.info

Ministry Of Math është një forum shqiptar i dedikuar për matematikë, i cili mundëson përdorimin e Latexit dhe kështu lehtëson komunikimin mes dashamirëve të matematikës.

15
Matematikë / Fizikë / Probleme matematikore
« ne: 18-12-2010, 19:32:00 »

Detyre:
Le te jene dhene ekuacionet kuadratike x²-ax+b-4=0 (rrenjet e ketij ekuacioni jan m dhe n) dhe 4x²-4bx+4a-1=0 (rrejnjet jan p dhe q)
Per rrenjet e ketyre ekuacioneve vlen m*p=1 dhe n*q=1
gjeni parametrat a dhe b ne bashkesine e numrave real.


Kjo  detyre  eshte  e  radhes.

Gjithe  te  mirat.

16
Matematikë / Fizikë / Probleme matematikore
« ne: 18-12-2010, 15:03:37 »
card=infinit.

Per cdo x ne (0,1] kemi x^[x]=1 εN , pra ka pafund zgjidhje.


Valmir,  lim_(t->infinit) f(t)=0. Te kjo detyre problemi i vetem eshte llogaritja e shenjes se derivatit (llogaritja me dore, se me kalkulator zgjidhet shpejt).


Po e postoj nje detyre.

Te vertetohet se per cdo n, vlene:

1^3 +2^3 +3^3 +...+n^3 =(n(n+1)/2)^2


Nuk  do  te  thot asgje qe  lim_(t->infinit) f(t)=0,per  arsye  se nuk  e  kemi  te qart  monotonin.
Sqyrtimi i shenjes  se  derivatit thuajse  eshte ekujvalent  me  problemin e   parshtruar,pra nuk eshte  zgjidhje shqyrtimi i shenjes  se  derivatit.

17
Matematikë / Fizikë / Probleme matematikore
« ne: 17-12-2010, 23:04:22 »
Valmir nese ki kohe postoje zgjidhjen. E ne te njejten kohe un pe paraqes ni ide te zgjidhjes, shpresoj ta kem mire ?

intuitivisht; ne kete rast:
1. Verejm se t=0 osht pik kputje e funksionit. Asimptote horizontale osht y=0 sepse lim (t-->0) f(t)= \infinit.
2. Marrim nje vlere te caktuar ne (0,+infinit) psh t=1 dhe shohim se f(1) osht pozitive ...
3. Me gjet derivatin e par, (qe osht pak problem .. po jo e pamundshme edhe pse un n'grafik e pash qe osht zvoglus n'krejt intervalin) dhe me kallxu qe f'(t)<0 per cdo t ne (0,+infinit) vim n'perfundim qe f(t) ka shenj pozitive.

...

Se  pari  kerkoj  falje qe  kame  perashtuar kete detyre,pasi qe u blloku forumi,sa  i  perket  detyres ideja  eshte e mire  obl1x,mirpo  duhet  me shqyrtu edhe rastin kur vlerat e t  jane shume te  medha pra  kur t tenton kah pambarimi,ne kete  rast  do  te  nderron  situata obl1x.


Vashdoni  me  probleme  tjera  te  nivelit te antareve  ketu.


Gjithe  te  mirat.
Valmir Krasniqi.

18
Matematikë / Fizikë / Probleme matematikore
« ne: 12-12-2010, 18:55:36 »
Pe  parshtroj  nje  problem  meqe  nuk  propozoi askush  deri  me  tani problem.

Ne attach e keni problemin.

Gjithe te mirat.


19
Matematikë / Fizikë / Probleme matematikore
« ne: 10-12-2010, 02:23:44 »
http://www.pixhostr.com/share-2D91_4D016CE4.html
Pres konfirmimin e Valmirit per rezultat, sepse me sa e kam verifikuar me program rezultati me gjase duhet te dale: 16032024008001=2001^4 :S

112320336152025  eshte  rezultati, ne  rregull  eshte zgjidhja me  sa  pashe  une.

Pe  japi  nje  pergjisim ne rastin kur n=2010^a , ku a  eshte  numer  natyror.
atehere |S_n|=7a^4+12a^3+6a^2.

Gjithe  te  mirat.

20
Matematikë / Fizikë / Probleme matematikore
« ne: 09-12-2010, 21:23:49 »
une mendoj se jane gjithsej 30150 zgjidhje



e vrejta se zgjidhja ime eshte gabim sepse tek pjestuesit e n²  une  i km perfshir edhe numrat me te medhenje se n  
Dorlir nese e ke zgjidhjen postoje

Qe  te dy  nuk  e  keni mire,mos  jepeni  zgjidhje  qe  nuk  jeni  as  vete  bindes  ne  ate  qe  shkruani.

Gjithe  te  mirat

21
Matematikë / Fizikë / Probleme matematikore
« ne: 09-12-2010, 16:27:32 »
Me  fale  se  nuk  kom  qene  i qart  ne  shenim,ne  attach  e  keni problemin  qarte.

Gjithe  te  mirat.


22
Matematikë / Fizikë / Probleme matematikore
« ne: 08-12-2010, 17:59:12 »
Ne attach e keni  nje problem,

Gjithe  te mirat.

23
Matematikë / Fizikë / Probleme matematikore
« ne: 08-12-2010, 12:53:48 »
Mundesisht pak ndihme te na japesh rreth detyres tende Valmir

Me  poshte  e  keni  zgjidhjen ne  verzionin  anglishte,shpresoj  qe  eshte  verzioni  i  fundit,pasi qe  i  kame  disa  verzione .

Gjithe  te  mirat.

24
Matematikë / Fizikë / Probleme matematikore
« ne: 05-12-2010, 19:13:22 »
Problem

25
Matematikë / Fizikë / Probleme matematikore
« ne: 05-12-2010, 00:20:34 »
Ne attach  e  keni  nje  problem.

Gjithe  te  mirat

Permisim

Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 13