Profile of yllipolar

×

Permbledhja

yllipolar Zërist

Stats for yllipolar
Posts:   346 (0.075 per day)
Vendndodhja:   diku në Kosovë
Data e regjistrimit:   16-10-2008, 14:39:38
Last Active:   12-01-2014, 14:21:41
Gjinia:   Mashkull
Age:   38
Offline Offline

Messages - yllipolar

1
Influencer / Blogger / Hygerta (info foto video)
« ne: 25-12-2013, 10:55:20 »
Temë për influenceren Hygerta. https://instagram.com/hygerta_laa
 

2
Letrarët e rinj / Borë
« ne: 15-12-2013, 11:34:40 »
Bahet * njanën pej dritareve t’zemrës e kisha pas harrue hapun ...se ka ra natën
E pa shoqnueme pej fryme
Pa bëza
Borë e zezë...

Kur u zgjova, pashë sesi, nji shtresë e trashë
m’i mbulojke gjanat
besimin, guximin, madje edhe shpresën deri në sy

...se agu agoi gri

I mërdhimë me hapa t’pimë
I çela dyert dhe derdha pej aty
Tan mllefin, smirën, inatin, urrejtjen dhe çdo gja
sa zemra u ndriçue prapë
pej fijës së Dritës n'flakë...
                               
                               ImerTOPANICA

3
Letrarët e rinj / Dhembje në vargje...
« ne: 20-07-2010, 17:46:11 »
VAPË AFRIKANE

Dielli po kullotë në lëkurën time
E lëkura po më thotë diçka në gjuhën e saj
E ku e marr vesh unë gjuhën e djersës?
Vapë afrikane

Pastaj bëhem krimb
Brenda një bambuje filloi jetoj
Vrimave të ngushta të këtij gjiganti
Derisa ta ha ngadalë trupin e tij
Dhe ta rrëzoj
Unë i vogli
Të vdekshmin hero

Dhe dielli ngjitet majës së qiellit
Sperma rrezesh derdhen mbi mua
Nga atje thonjtë i zgjatë
Dhe han lëkurën time
E cila tërë pasion shkumëzon
Në gjuhë djersësh në një monolog të pafund

E mua më kujtohen vëllezërit e mi pagan
Gjysmë të zhveshur tek i trembin shpirtrat e këqij
Në valle të pa kuptueshme
Me këngë të pa kuptueshme
Që kërkojnë zotin e shiut
Zotin e shiut

Pastaj bëhem krimb
Në bambutë futem dhe jetoj
Vrimave të këtij gjiganti
Derisa të ha trupin e tij
Dhe ta rrëzoj
Unë i vogli
Të vdekshmin hero

(Meqe  tash  po  veproj  me  teper  ne  facebook  sesa  ketu, postimet  e  mia  do  te  jene  me  te  rralla, por  kjo  ishte  nje  pershendetje  per  disa  nga  miqt  e mi  te  vjeter... respekt!
                Imer  Topanica)

4
Letrarët e rinj / Salamanda Fan Club
« ne: 11-05-2010, 20:47:51 »

KUSHTUAR NJË DITE  TË KOTË

Të  them   të  drejtën  kurrë  nuk  më  ke  pëlqyer  aq  shumë
Ditë  monotone  që  derdhet  ngadalë  në  monotoni
Dhe  pritja  e  pritshme  që  të  shton  mërzi

Të  them  të  drejtën  asnjëherë  në  asnjë  moment  nuk  do  të  kisha  fyer
As  që  do  të  doja  të  përdorja  aso  fjalë   të  pista
Dhe   monotonia  dhe  mërzia  në  pritje   më  janë  përlyer
Prandaj  sot  të  përjashtova  ty  nga  vetja
Unë  jam  jashtë  kohe
Që  sot  e  tutje
Sepse...
Sepse  kurrë  nuk  më  ke  pëlqyer  si  e  tillë
Unë s’mund  të  bëhem një  Henri  Miller, atë e urrej!


5
Zëri Letrar / KRITIKË
« ne: 30-04-2010, 12:36:08 »
NJOLLA  NE PETKUN  E  PRIFTIT
(Recension për librin poetik NAFORA të Flamur Malokut)

1.(Letërsia dhe mëkati)

Më duhet ta zëvendësoj termin letërsi ose art letrar me termin fotografi. Jo për ndonjë qëllim të madh, jo për ndonjë arsye sepse kam gjetur ndërmjet tyre gjuhën e fshehtë të komunikimit (edhe pse kjo e fundit mund të ekzistoj dhe me siguri ekziston), por për faktin se dua ta vendos veprën artistike në kontekstin e saj më të favorshëm për interpretim. Në këtë mënyrë, do të provoj që ta shkarkoj veprën artistike nga ngarkesat e panevojshme. Pra të nderuar lexues, nëse publikohet një fotografi skandaloze për ndonjë personalitet të njohur nga bota e artit, politikës, fesë e të tjera, nuk mund ta fajësojmë fotografinë pse është realizuar në një mënyrë aq të kthjellët, aq të pastër, sa që heroi i saj duket shumë mirë dhe shumë qartë, (dhe në realitet askush nuk merret me këtë problem, por përqendrohet me tërë vëmendjen në heroin e asaj historie). Pra me fjalë të tjera, nuk mund ta akuzojmë artin pse ka sjell prova bindëse gjatë trajtimit të temës, për realizimin e botës së tij, botës së artit. Teknikat që përdorë arti, një pjesë e tyre janë në funksion të bindjes, (natyrisht - bindja në relacion me lexuesin, dëgjuesin,shikuesin/ recipientin). Bindja është nevoja e letërsisë për jetësimin e botës së saj. Sa më tepër që të krijohet një iluzion i tillë brenda veprës, aq më e lartë do të jetë amplituda e katarsisit. Ndryshe mund ta përjetojmë gjakun që del nga trupi i një viktime, duke e parë në një ekran kinemaje, e ndryshe do të mund ta përjetonim një skenë të tillë të realizuar si radiodramë.
Më duhet të them që letërsia asnjëherë nuk është mundur në duel me fushat e tjera jashtë saj kur ajo interferon brenda tyre në kuptimin e trajtimit të temave të ngjashme. Nuk ka mundur asnjëherë të akuzohet apo të zhvleftësohet romani i Umberto Ekos – Emri i trëndafilit, nuk është mundur asnjëherë romani Unë jam e Kuqja i Orhan Pamukut, Ulku dhe Uilli i Vath Koroeshit, Koha e shpërnguljes në veri i Tajib Salih, Gjuetari i balonave i Khaled Hoseinit, novela E madhe është gjëma e mëkatit (Tat Tanushi i Bubullimës) e Mitrush Kutelit, dhe së fundi as vepra poetike Nafora e Flamur Malokut. Krejt kjo për një arsye fare të thjeshtë, sepse këto vepra vetëm e trajtojnë mëkatin si fenomen të njerëzores. Letërsia me fjalë të tjera, nuk pyet nëse i ka hyrë ne hise teologjisë, psikologjisë, historisë etj, ajo është e lirë në zgjedhjen e temave, kjo është në natyrshmërinë e letërsisë.

2. LIBRI POETIK NAFORA
(Titulli/brendia)

Nafora është term që vjen nga terminologjia fetare. Është një copë e vogël nga mesha, e cila u ipet besimtarëve pas mëshimit. Këtë nocion e ka shndërruar në emër të një libri poetik Flamur Maloku. Ky tip titulli komunikon shumë mirë me tekstin në planin temapoetik. Ai është një shenjë në sistemin e shenjave të komunikimit në relacion me një lexues. Përndryshe Nafora mund të jetë një para lexim i mundshëm i tekstit, ose një shenjë e rëndësishme që ta ofron një komoditet të tillë. Ai, (titulli), të ngacmon në gjetjen e rrugëve të interpretimit. Përndryshe mund të theksojmë edhe një fakt tjetër jo pak të rëndësishëm, se kjo përmbledhje poetike vjen pas Mythosi i jetës, e botuar një vit më parë. Mythosi dhe Nafora shenjojnë arkaiken, të vjetrën, esencën njerëzores, natyrshmërinë e sajë. A s’është mëkati i vjetër sa vet njeriu?

(STATUSI / INTERTEKSTI/NARRACIONI/GJUHA/TEMA)

3. Shenjat e tekstit të Naforës, provojnë t’i japin imazhin e një mozaiku të dhembjes dhe mërzisë. Dhembja dhe mërzia shtresohet vazhdimisht nëpër vargje, duke u ndërtuar me gjuhën e figurave dhe simboleve, duke ruajtur përherë një lloj tensioni të lartë. Tension ky që vjen e shthuret tek në fund duke ruajtur një skemë alla – aristetoliane.

4. Nafora mund të lexohet në dy variante. Pjesët e saj mund të lexohen si tekste të veçanta sepse mund të funksionojnë si të tilla, por nëse lexohet si tërësi atëherë hapë përpara studiuesit problemin e definimit të statusit të tekstit. Ajo është vepër e projektuar në shtatë pamje. Një shtatëshe e tillë s’mund të lexohet ndryshe veçse si një simbolikë biblike. ‘Ky është një titull biblik i thënë në poezi, ashtu siç është populli i tij biblik dhe parabiblik’ thotë Rugova për titullin e veprës Njeriu vdes i ri të Sabri Hamitit, ky përcaktim mund ti shkonte bukur edhe tekstit të Flamur Malokut duke pasur parasysh edhe brendinë e tij respektivisht nëse i referohemi planit të studimit figurë/temë. Bota biblike, s’është e pranishme vetëm me pasurinë e sajë figurative por edhe tematike.

Tema që trajton paralajmërohet qysh në paratekstin e parë të poezisë së parë:

Për ne që nuk u pamë ma kurrë në shpirt,
Idhnimi bani shpirtin e egër n’kujtim.

Zani (narratori) që rrëfen, është za i shterur, i ngjirur nga një përvojë e hidhur personale. Brenda distikut mund të kapim një fjalë që përsëritet në dy vargjet e këtij parateksti, e kam fjalën për emrin shpirt, ndryshimi ndodhë në vargun e dytë kur emrit shpirt i shtohet edhe pjesa i egër, duke e përcaktuar ndryshimin e madh të këtij dimensioni metafizik të qenies. Dhe Zani që rrëfen tregon nëpërmjet një pjese të vargut të parë, se shkaku i këtij ndryshimi është:

‘...që nuk u pamë ma kurrë në shpirt’

Egërsia e shpirtit ndodhë për shkak të mungesës së diçkaje të çmueshme, shumë të çmueshme, aq të çmueshme sa që shpirti pëson një shpërndërrim të tillë. Në pjesën e dytë të poezisë së parë njoftohemi me gjënë e çmueshme që i ka munguar heroit e ajo është dashuria:

Buzë
Nxehtë
Lang
Në pagëzimin e dytë langun thartuam
N’agun e sakrilegjeve epshore
Kambanën e Kishës psalore
T’prekun intimisht
Heshtun

Por mungesa e dashurisë së njohur,e të përjetuar intimisht, ka prodhuar mëkatin. Shpirti u ngjyros me të zitë e mëkatit por ai nuk u ndal thotë zani. Kjo do të thotë se njëkohësisht ai ka njohur edhe luftën e përjetshme të trupit dhe të shpirtit të qenies. Ndoshta kjo anë zgjon edhe kureshtjen e lexuesit meqë mund të vendosen relacione komunikimi edhe me vepra të tjera të artit që e trajtojnë këtë temë biblike. Nga ky nivel, vepra krijon rrjete komunikimi me botën e pa fundme të artit. Mund të përmend jo për rastësi novelën E madhe eshte gjema e mekatit (Tat Tanushi i Bubullimes). Shenjë kjo që tema është përkthyer e ripërkthyer në ndërdijen e tij, për tu ricikluar jo në formën e një studimi, por në formën e një krijimi artistik.

5. ‘Në arte nuk ka tejkalime vlerash. Ka ndërrim sensibiliteti, formacioni, zhanri, retorike poetike e diskurseve, shprehje individuale stili – por jo tejkalime.’ - thotë studiuesi kosovar, K. Rrahmani në librin e tij Antropoetika. Kur e lexoja Nafora-n e Flamurit, më kujtoheshin klasikët shqiptar që shkruajtën në gegërisht. Duke e parë tekstin nga kjo perspektivë, kam guximin të flas me gjuhë superlative për këtë vepër poetike duke thënë se në njëfarë forme teksti bartë një përvojë të gjatë shkrimi – e këndimi, një zotësi të penës duke shkrirë natyrshëm motivin dhe figurën brenda një trupi unik. Ndoshta, ndoshta, po të shkruhej në gjuhën standarde, do ta humbiste fuqinë e tij si tekst artistik. Prandaj gjuhën e tekstit dhe gjuhën e figurës së tij e shoh si një shkrirje të natyrshme, për të artikuluar fuqishëm idenë/mesazhin tek lexuesi.

6. Teksti në fjalë, ndërtohet bukur në shtresimet e tij të strukturuara në strukturat e nënstrukturat e tij komplekse, ai ndërtohet në një gjuhë konotative dhe prandaj jep dy variante leximi (siç e thash edhe në fillim), duke nxjerrë për problem statusin e tij si tekst artistik i veçantë. Nëse shikohet në tërësi, ai i përafrohet shumë statusit të zhanrit të poemës. Ose varijon ndërmjet poemës edhe poemthit. Shenjat që më dërgojnë në drejtim të tillë janë këto:

a) Teksti ka heroin që është njëkohësisht edhe vet narratori;

b) dhe teksti e ka fabulën ndonëse mjaft e brishtë.

c) mungojnë pjesët epike, (të epikës klasike) por lirizmi është dominant.

Fabula ndërtohet në retrospektivë duke i ruajtur vetëm disa pjesë të saj. Ajo nuk e ka një rend klasik fillim/ mes/ fund; por ajo ndërtohet duke shfaqur pamje, momente, të ngjyrosura me emocione të forta dhe duke ruajtur në këtë mënyrë, at kulmin e tensionit të vazhdueshëm gjatë narracionit.

O Zot!
Ndihma e hijes në këto çaste shkundë hanën e heshtun,
E di, se ajo arratisjen nuk e dashunoi ma ambël se jetën.
Pavdekësinë e kërkoi në synin e kalbun prej ere.
Asnjë tym trupi s’ta kërkoi qielli
E lodhun, rikthehet natën tek unë...
Ata sy, të janë ba hi në ferrin e madh të dorës së tjetrit.

Imazhet janë të lëvizshme, ato kontribuojnë në plotësimin e emocionit të narratorit. Hëna shkundet (dridhet, zgjohet nga gjumi), me ndihmën e hijes. Keni parasysh imazhin e krijuar fuqishëm, hëna që simbolizon atë burim drite në periudhën e natës, shkundet nga hija që simbolizon të kundërtën e dritës duke krijuar kontrastin e parapëlqyer për projektimin e vargjeve që pasojnë;

E di, se ajo arratisjen nuk e dashunoi ma ambël se jetën.
Pavdekësinë e kërkoi në synin e kalbun prej ere.

Ajo grabitet edhe largohet nga i dashuri me dhunë. Historia e arratisjes së saj jepet përmes një vargu dhe po ashtu brenda vargut kemi ngarkesën emocionale e cila ia shton hijeshinë stilit të ligjërimit. Arratisjen nuk e dashuroi më ëmbël se jetën – ose jetën e deshi më shumë se arratisjen, por arratisja ishte e detyrueshme....këso ngatërresash ose hilesh mjeshtërore, i gjejmë shumë shpesh brenda tekstit. Prandaj mund të themi që diskutimi mbi statusin e tekstit dhe definimeve të tjera nuk mund të mbyllet me lehtësi.

Varianti i dytë i leximit, është varianti i pjesëve veç e veç. Ato, (shtatë meditimet), tingëllojnë si lirika të pastra dashurie (them shumicën e rasteve), të pasuruara stilistikisht për të dhënë botën estetike të artit. Mendoj se zhanret e tyre mund të lëvizin ndërmjet elegjive dhe odeve.

Diçka që më ka lënë përshtypje qysh në leximin e parë, është një ritëm i brendshëm i cili krijohet nga një rimë e shpërndarë nëpër tekst. Ja një shembull:

Lumi i gjan gurgulloi shpinës t’coptueme.
Nuk isha unë në rrafshin e diellit t’përvëluem,
E ti, në sofrën e harrueme nuk e pe veten,
Kurrë!

Ndërthurja e këtyre teknikave është pa dyshim impresionuese. Rima dhe ritmi kontribuojnë në ndërtimin e fuqishëm të ekstazave emocionale, të cilat u japin ngjyrime të forta, të theksuara teksteve në fjalë. Klithjet, pasthirrmat dhe tronditjet, janë ovacione, që mbysin heshtjen ose qetësinë sepse lufta e trupit dhe shpirtit është e tmerrshme. Të gjitha shtresImet motivore ngarkojnë tekstin në masën e duhur duke bërë ndryshime nga teksti në tekst. Prandaj statusi i teksteve të veçuara, mund të studiohet veç e veç, sepse megjithëse ruajnë një rend strukturor ato mund të dallojnë njëra nga tjetra.

7. Tipi i narratorit është implicid dhe i gjithëdijshëm. Zëri i tij artikulon bukur dëshpërimin e thellë dhe rebelimin shpirtëror. Ai është një murg i cili shkelë parimet e hyjnishme për të kënaqur trupin mëkatar. Por që kjo kënaqësi është e shkurtër sepse të dashurën ia rrëmbejnë dhe ia largojnë me dhunë. E dashura po ashtu një murgeshë, i mbetet përherë e freskët në kujtim për ti krijuar dhembje të përjetuar dhimbshëm, dëshpërueshëm. Dënimi i tij është vuajtja e madhe. Vuajtja shumëfishohet dhe projektohet nga kujtimet për të. Bibla në dorën e saj të brishtë, tani mund të shkelet si rebelim i shpirtit të përvuajtur nga faji i mëkatit trupor.

Kurrë, shpirti nuk e ka mund trupin n’rrëzullim.



PËR FUND

Sa më shumë që i ofrohesha fundit të këtij shkrimi, ndjeja nevojën e zgjatjes së tij duke pasur frikë nga harresa apo miopia e studiuesit ndaj tekstit, gjuha konotative e të cilit, mund të bartë mbi supe, variante të ndryshme të interpretimit ose interpretimeve të pa fundme. Kujtoj veç vargjet fundit, vargje ku fshihet bukur kulmi dhe shthurja njëkohësisht.

Zhgunin e thava gjunjëve dekun, n’lug thive,
Pa Librin e Jetës karshi thanës së harrueme,
Duke e përmenduar lojën e Babilonisë.
N’prag të Kishës kam me varun ikonën tonë,
Të betohem n’jetën time
E t’Perëndisë!

Guximi i narratorit shkon deri në shkallën e blasfemisë. Ai rrënohet brenda vetvetes në kuptimin e besimit prandaj ky rrënim që do të duhej të ishte pengesë për një rebelim kaq të madh nuk është më, kjo i jep atij forcë demonjake sa të blasfemoj...

Kujtoj se kjo vepër ka ofruar një plotni në mungesën e madhe kualitative të veprave që botohen dhe janë botuar kohëve të fundit. Rrallëherë kemi pasur fatin dhe kënaqësinë ta kemi në dorë një margaritar të tillë. Duke mos e zgjatur dhe duke ju lënë në ekstazën e përjetimit të kësaj vepre madhore, uroj që vrulli i poetit të mos ndalet me kaq.


I m e r T o p a n i c a

6
Letrarët e rinj / Dhembje në vargje...
« ne: 19-04-2010, 22:24:07 »
O.... kerkoj  falje, e  dini  qe  s'kam  qen  aktiv bukur  moti...prandaj  te  kerkoj  falje  edhe  une  me te  e  pata...

Nuk e kisha me ty Yll..:)

Ai "besarshkembi" kishte shkruar disa vargje jo te mira..

7
Letrarët e rinj / Dhembje në vargje...
« ne: 19-04-2010, 20:37:49 »
...
Më thuaj
Ëndrra  ku  fle
Dashuria  a  vdes
Dhembja  a  ka fund
Trishtimi...
Gëzimi  kur  e  arrin  ekstazën
Ku  është kuptimi  i gjithë  kësaj
???
...
Dhe  unë  të  pagëzoj  si  poet
!!!!

8
Letrarët e rinj / Dhembje në vargje...
« ne: 19-04-2010, 20:27:23 »
Tema quhet "Dhimbje ne vargje"..gjunah ti humbesh hijeshin temes me vargje te tilla!

Kujdes fjalorin!

Faliminderit  per  kshillen, si  duket  nuk  e kam  vrejtur  titullin  megjithse  vet  e  kam  shkruajtur....

9
Letrarët e rinj / Dhembje në vargje...
« ne: 17-03-2010, 14:26:24 »
DHEMBJE NË VARGJE

Më kruhet këmba ime e drunjtë
Ejakulon shi reja e zezë e dëshpërimit mbi mua
Unë të bëhem litar, e ti ngjitesh në mua, shpirtzi
Nga gjepi im i shqyer i durimit, del hidhërimi
I imi hidhërim si një mi
Dhe më brenë mua me dhëmbë
Dhe ti bie në ferr përsëri

Kështu ngjashëm si Sizifi i mallkuar
Vetëm se me një këmbë të drunjtë që çalon
Barrë mbi supe të kam ty i pa denjë
Që të rrëzoj sa herë që marr në thua
Nga gropat e tradhtive që hap ti aq shumë
Unë populli
Që ende kam durim

Ky kryq nuk të ndalon?

(Por ama, një ditë do ta thyej qafën!)

10
Letrarët e rinj / Dhembje në vargje...
« ne: 11-01-2010, 01:10:55 »
UNE,LUMI I ENDRRAVE  TUA

Ti  vjen  pa  zbardhur  mirë drita  e shpresës
Ti  vjen  pa  u  qetësuar  mirë  ëndërrimi
Kur mbi  sythat e këtij  agu
Vdes dëshpërimi

Ti  lagesh  në  vesë  rrugëve  të  minjëve
Ti zhytesh me baltë vrimave  të urithëve
Rruga  jote  zigzake
Shtegut  të gjarpinjëve
Për  tu  strehuar  në  zemrën time
...çerdhën tënde

Ti  përplasesh  dallgësiht  në  muret  shkëmbore
...  muret  e  zemrës
Ti  zhurmon  paturpsisht  si  zhurmë  e  një  këmbone
(Ditëve  të  ndaluara
Ditëve të mallkuara!)
Në  muret  e  zemrës
...  muret  e  zemrës


Ti  zhveshë  gjethet  mbi  trupin  tim prej  lisi gjethërënës
Nga  vargjet  e huaja  vjedh  të artin  medaljon  të  hënes
E  në  fundin  e  gotës  gëzimin  e  derdh  si  një  krua
Gëzimet  e tua  u mbytshin  në thellësitë  e mia...


11
Letrarët e rinj / Dhembje në vargje...
« ne: 09-01-2010, 21:15:00 »
HAIKU I ENDRRES
Vrapuan  erërat  mbi fusha
Polemi i luleve  u rrëmbye
Si  dëshirat e  vashës në  mbrëmje
Në  mbrëmje ajo
Fluturon  mbi  yje
***

HAIKU I DRITES
Retë nxorrën gjokset e squllura
Dielli  i  shigjetoj përtej
Ato u  shpartalluan mandej
Mandej  drita  shpërthej
Ja... si gëzimi në  shpirtin e një fëmije

( FLM  DREAMM)

12
Letrarët e rinj / Dhembje në vargje...
« ne: 07-01-2010, 23:46:22 »
HAIKU

Dielli veshi kostumin e zi prej reshë të zeza
Pastaj qielli urinoj mbi ne
Gjethet e kalbura të bëra dhe
Pëshpëritën lutjen e mallkimit
Pastaj...!
...bora mbuloi çdo gjë

13
Letrarët e rinj / Dhembje në vargje...
« ne: 05-01-2010, 23:45:13 »
Lule
Ulur 
Ishe  mbi  ëndërr
Si  flutur

Aroma  jote
Më  thot  të  heshtë
Sikur  gjumi
Të  heshtë  si  gjum
Retë  e  ëndërrimit
O t'i  shpërndajë
Nëpër  kapilar
Gëzimi  mbinë  në ta!

Lule
Aroma jote  më  dehë

Vitet  ikin
Ishim  do  të  thuash  ndonjëherë  me vete
E  ëndrrës  do  t'i  këputen  krahët

E unë  do të  shkrihem  në  qetësinë  e  harresës
Ngadal

Retë  e  kujtimit
O  do  ta  marrin  vrapin
Sikur  të  çmendura
E  jeta  do  ta  ndalë  hapin...

14
Letrarët e rinj / Dhembje në vargje...
« ne: 22-12-2009, 23:46:48 »
JA  EDHE  NJË DITË  E BUKUR

Dikur
Zgjohet  dita  e plakur, e pirë, e fëlliqur
Ajo që  është, ashtu siç  është
Mes zhurmës  së lypësve, kurvave, budallenjve
Të pa punëve, këngëtarëve, pijanecëve
Atyre  që  marrin  drogë  dhe atyre  që  japin drogë

Dikur zgjohet
Dita  e  vjetruar  mes  fletëve  të  shkelura
Ku  është  shkarravitur  diçka
Ndoshta  ndonjë  porosi  e  ndonjë  të  çmenduri
Që  më  nuk jeton
Edhe  nëse  jeton, mund  të jetoj  i  vetmuar
Mes  katër  mureve 
I  rrethuar  me pastërti (gjë e padurueshme  apo jo?!)
Atje ku  rrezja  e diellit  të  fëlliqur
Nuk mund  ta  arrij...

Dhe ja  më në fund lindi dita  e bukur
I dehur ai diell bënë  zigzage nëpër  qiell
Gogësinë toka, avullin  alkoolik
Mbulohet  me petkat  e grisura  të  ndonjë  kurve
Dhe  ja  dita e  bukur  më në fund  hapi sytë
(Thonë  se  së  shpejti  do  të  ndodhë  shkatërrimi i kësaj  bote
Por  kjo  s’është  aq  e  besueshme...
Ne do vazhdojmë  të  bëjmë çjef)

15
Letrarët e rinj / Dhembje në vargje...
« ne: 20-12-2009, 20:23:51 »
SHKRETËTIRA

(Artistit qe do te vdes)

Përtej fundit
Përplaset
Mbi trup
Vetmia

Mendimet janë thinjur
Çalojnë
Përtojnë

Kujtimet kanë migruar në vende më të ngrohta
Miqtë
Mikeshat
Kanë vdekur
E vetmja karrigeja luhatëse
I mbeti besnike si një qen

Dora më si bindet për të shkruar
Gishtat mezi e mbajnë cigaren
Cigarja që digjet
Sa epitaf i bukur do ishte
Por ajo kthehet në hi

Përtej fundit
Përplaset
Mbi trup
Vetmia

16
Letrarët e rinj / Dhembje në vargje...
« ne: 14-12-2009, 00:02:56 »
BUSTI I HARRUAR

Retë  u kërrusën  mbi  fytyrën  tënde
Të  zeza  futë
Dhe pshtynë
               me  duf
                       shiun
                            breshrin

Ti ngrinë në mes të sheshit
I  vendosur  për  ta shikuar  horizontin  e lindjes
Edhepse me shikim të gurëzuar

U ndak ky shi
U  ndal...

Ehhh...

Nata hodhi  mbi ty pelerinën e zezë  e  të  shtjerrur 
Nga drita  yjesh 

U ndal shiu!
Ti ngrinë në mes të sheshit
I  vendosur  për  ta shikuar  horizontin  e lindjes

I  vetëm  mbetesh, i vetëm
Në mes  të sheshit të heshtur
Kur  ëndrrat  lodrojnë  të  zhveshura
Mbi qepallat  e qytetit

Sa  hero i madh  ke  qen
Unë  nuk  e di
Dritat  e qytetit  jan  shterrur
Duke  të  ndriq   uar  ty

17
Letrarët e rinj / V A R G NOCTURIAN
« ne: 11-12-2009, 06:20:10 »
Njeriu i  bën  të  gjitha

Ujku  ulërinë
Qeni  lehë
Luani  hungërinë
Dhelpra  përvidhet
Elefanti...nuk  e  di!
Majmuni  çirret
Shqiponja  fluturon  e  lirë
Gjirafa  mendon  për  yjet
Ketri  kërcen  kot
Peshku  noton  vetëm  në ujë
Ariu  qëndron  në  dy  këmbë  nganjëherë
Gjarpri  rrëshqet  pahetueshëm
Bretkosa  gajaset...

Njeriu  i  bën  që  të  gjitha

18
Letrarët e rinj / K E N G A Q E N U K V D E S
« ne: 29-11-2009, 15:30:03 »
Flm Salamanda... shpresoj  te  mos  bie...

19
Letrarët e rinj / K E N G A Q E N U K V D E S
« ne: 28-11-2009, 00:17:28 »
Faliminderit  dreamm.......te  jam  mirnjohes...

20
Letrarët e rinj / K E N G A Q E N U K V D E S
« ne: 27-11-2009, 00:21:32 »
Me  behet  qjefi...jam  teper  i nderuar...

21
Letrarët e rinj / K E N G A Q E N U K V D E S
« ne: 27-11-2009, 00:18:42 »
Duke dashur t'i falenderoi  te  gjith  ata  qe  e  pelqejne  vargun tim, kam mar guxim qe t'i  vendos  ketu  nje  grusht  vargjesh  qe  do  t'provoj  t'i  botoj  ne  mundesine  e  pare  qe  do  t'me ipet... Mendoj  qe  jam rritur  e  gdhendur  ketu, ne mes  jush  si  nje  bust... duke lexuar  dhe  shkruar  poezi, prandaj  e pash  te  arsyeshme  qe  parasegjithash  t'i  vendos  ketu...
                                                          me  respekt
                                                                I mer Topanica...

22
Letrarët e rinj / K E N G A Q E N U K V D E S
« ne: 27-11-2009, 00:07:33 »
F R Y M Ë Z I M

P O E Z I

Ti mund të hapërosh në eshtrat e dhimbjes sime pa i thyer
Ti mund të shërosh plagët e dhimbjes metastazike
Ti që degëzohesh si një pemë e bekuar për të  më bërë hije
......në mes të kësaj  shkretëtire

Ti që më jep krahë për fluturim
Ti që je zemra  e shpirtit tim
Ti që m’shijon më shumë se një pije hyjnie
Ti, je dhuratë perëndie

Me ty unë nuk vdes edhe nëse  vdes dhe më varrosin
Me ty unë  rinohem kur  plakem
Me ty unë gjallërohem kur jam në komë
Me ty unë jam melodia që kurrë s’perëndon

M’i hapë dyert e parajsës vet imZoti
M’i hapë dyert e zemrës vet dashuria
M’i hapë dyert  dhe më fton në adhurimin e Tij, vet Perëndia

Me ty unë nuk vdes edhe nëse  vdes dhe më varrosin
Me ty unë  rinohem kur  plakem kur trishtohem
Me ty mua më dalin krahët kur nga koha më shkurtohen
Me ty çdo vuajtje më shndërron  në  ar, dhe kënaqësitë nuk sosen...





T I N G U J T   E   N J Ë    K Ë N G E    TË    P A    V D E K SH M E








TINGUJT E KËNGËS SË PAVDEKSHME   

Dua të vdes në mes të kënaqësisë
Dua të vdes në mes të qetësisë
Dua të vdes në mes të jetës
Dua të vdes në kulmin e fuqisë
Dua të vdes në mes të lutjes
Dua të vdes në madhështinë e bukurisë
Dua të vdes në luftë për bukurinë
Dua  të vdes
                   Për dashurinë
Ose në aromën e lules së pavdekshme
Të melodisë së hyjnishme
                        Ashtu qoftë!







TË DËRGOVA LETËR
 Wednesday, November 18, 2009 at 12:57am

Të dërgova letër mikja ime e vjetër
Mes lagështisë së gjetheve e degëve të rrëzuara përtokë
Të kalbëzuara
Mes frymës dhe rrymës që ta pret si brisk kujtimin
E rrëzuar përtokë si një arrë kokosi e çarë më dysh
(Domethënë, ty asgjë s’të kujtohet
As letër as mall as dhembje  e valë!)

Të dërgova letër, mikja ime e vjetër
Në vagonat e panumërt të stërngarkuar me mall
Në anijet që pehaten (paranjëshekulli apo dy, s’ka rëndësi) të mbuluara nga avulli
Në përgjakjet e luanëve të tërbuar mes tyre
Dhe majmunëve që kacavirren në pemët që mendojnë për shiun
Në mes të shkretëtirës  afrikane...
(Ti mendon se jam paksa varg lunatik?!)
Dhe prap treni i mundësive më ikë
Për të pirë ty, mu si një pije...






AH SIKUR T'ISHA...

‘Ah sikur t’isha natë me njëmijë palë sy me t’shikue kah flen’
                                                                 (Platoni)

(Dielli bëri banjë pas kodrës. Krejt lakuriq. Horizonti u skuq nga turpi.
Pastaj mbrëmja erdhi me nguti dhe ashtu siç erdhi iku prapë.
Nata një zonjë e rëndë, e dëshpëruar, mori kupën e yjeve dhe e hodhi kurrizit të qiellit. Ca re, të bëra tapë, shkarravisnin qiellin aty-këtu... dëshirat e mia vdisnin në sytë e mjegulluar të horizontit, atje ku kapej drita e qytetit me qiellin...)

Kambanat nuk bien për vdekjen e dhimbjes
As daullet për lindjen e dashurisë
Jo e dashur asgjë në ngjyra nuk ndryshon

Gjethet e trishtimit bien një nga një
Derisa gjithçka e vrazhdë do zhvishet nga trupi ynë
Dhe të shndërrohet në një qenie të re

Mund të ngatërrohesh në koralet e mia
Si një yll deti
Në ujin tim prej vargjesh

Mund ta shposh qiellin tim të zi si një yll i ri

Mund të jesh një tingull i pa dëgjuar në melodinë time

Hej... ti mund të jesh fara, për një lule të re
Që do të mbijë në mua
Kopshtin e dashurisë...

‘Ah sikur t’isha natë me njëmijë palë sy me t’shikue kah flen’





KLITHMË MËRZIE

Do të tërheq zvarrë shkallëve të gurit
Gjaku yt do të rrjedh si një lum
Dëshirat e tua të përgjakura
Dëshirat e tua të kuqe
Do të bëhen të zeza
Jo
Ti nuk e ke ditur
Që je dashuruar në një vrasës

Ti qielli im i ëndërrimit
Që s’më solle asgjë prej gjëje
Asnjë fluturim të një shpendi
Asnjë fije drite

Do ta çajë në dysh kokën tënde prej vargjesh lunatike
To të ti shqyej copë më copë ëndrrat e tua të bardha
Deri në vargun e fundit
Kur ti
Nuk do të mund të fluturosh





TI JE VEÇ FRYMË

Me pas kan dritë
T’kisha mar me ma shpue qiellin tem t’errsuem

Me pas kan ujë
T’kisha mar me ma shue etjen prej shkretine

Po ti je veç erë
Me ty polemizohen vargjet e mia me dhimbjen time






KAM FRIKË

... kam frikë...se kjo ngrysje qielli brenda zemrës sime, mund të jetë një paralajmërim. Si dëgjoni krismat e xhamave? Unë jam i zemëruar, dhe i thyej... i thyej xhamat e zemrës së pikturuar... dhe unë, kam frikë se... se nuk po mund t'i mbledhë ato copa. Pjesë xhamash...pjesëza xhamash... ku ishe e pikturuar ti...



UNË NUK DI
 (Nisem për ta blerë gazetën

Bie shi pa pra. Ora nuk e di sa është me saktësi por
Është ende mëngjes. Dita, e hëne, por duket si e diele...)

Përpiqem t’i kaloj kodrat e mallit
Rruga është mbyllur,unë nuk fluturoj dot
Krahët mi vodhën ato të tjerat, që flenë tinzisht në ishullin tim
Në shpirtin tim
Në tingullin tim
Oh, ja ma vodhën dhe melodinë
Tash unë bëj vetëm zhurmë...

Truri djersinë kujtimet…kujtimet...
Jam si një rrobë e lagur…lagur…agur                                                Agur në acar...acar...ar...
...koha më shtrydhë...shtrydhë
Unë nuk e di
Nëse do t’mbrrijë në fund të rrugës
Ta shpalos numrin e ri të revistes letrare nga mbrapa
Dhe të shoh nëse më janë botuar shkarravitjet...
Ende bie shi
Dhe t’i gjej inicialet e tua në fund të vargjeve
E dashura ime poezi...






KITARA
Le të vdes në mes të dhembjes ai tingull
Le të lind në mes  të trishtimit  pastaj
Pastaj të ngrihet  peshë
Peshë
Kanga
Poezia
Asht ‘i dre i plagosun
Dhe kitara  le të qaj këndueshëm
Për dashurinë që vdiq për t’u bërë  e pa  vdekshme

 


  E DI SE DO TË VISH

Rrugët e dëshirave u përlloçën nga shiu i mallit
As shkëlqimi i dritave të neonit nuk ma zbardh vetminë
Pritja ime, si një kurvë e plakur që pret për myshterinj
Zgjatet si një shirit filmik i thatë

Vetmia
Ndryshkë shpirtin tim
Pres
E di që një natë do të vishë
E veshur me vargjet e tua
Dhe të më japësh
Atë që më mungon
(ngrohtësinë e gjakut tënd...)
Por  ende nuk të njoh
E largësia  zgjatë qafën
Ditët  janë  anemike











MUA NUK MË FLIHET

Dhe kur s’më flihet
Të imagjinoj ty
Duke ma lëpirë ëndrrën e akullt
Duke mos lënë gjë prej saj
Duke mbetur i zhveshur në mes të rrudhave të kohës
Që klithë
Hej ju jeni të përjashtuar nga parajsa jonë!

Dhe kur s’më flihet
Mendoi sesi
Shtëpitë e lutjeve janë mbushur krimba
Është koha të rrënohemi
Prandaj të imagjinoj ty
Sesi ma thith burrërinë, trimërinë, sinqeritetin
Ma thith drejtësinë, besimin
Kohë e qelbur















NJË HISTORI,NJË ËNDËRR

Brenda meje shkrihet ëndrra
Pak ngjyra
E zezë pamja
Natyra

Trupi yt i  pështjellur  
Me natë të zbehtë harrese
Me mjegull
Trupi yt

Të prekë e nuk të prekë
Kamë frikë se shprishesh
Aq  e brishtë  je
Ëndrra ime
Dhimbja ime

Brenda  meje  shkrihet ëndrra
Fytyra
E hirtë pamja
Pa ngjyra















QETSI

Shshëëët!
Ajo kalon shkretëtirës ëndrrimtare
Bota mbushet ngjyra
Dhe ajo buzqeshë
Bota mbushet melodi

Shshëëët!
Ajo...
Ajo po heshtë
vdes çdo gjë në ne
Ajo ecë
dhe bota ngjallet dyfish

Gjurmëve të saj
qelin lule
Ajo
Ideali i poetëve të çmendur
Gruaja.


















P E I Z A ZH    I   T R I S H T























PEIZAZH I TRISHT

Albatros i vetmuar kërkonte rrugën e humbur
Me të katra vraponte të vinte  nata
Mbi det ikte dita sykaltra
E dielli perëndonte si hero i mundur

Albatros i palodhshëm  në pahapsira fluturonte
Një erë e marrë detin e trazonte
E vjeshta zbriste e stolisur në gushë
Me hare
E zverdhim t’pa vend



























AGU

Drita më në fund mundi errësirën
Ja si vdiqën yjet, një nga një, si heronjtë e shndritshëm
Në qiellin e pa turp që po e zhveshë të zezën pelerinë
Dhe horizonti tek kollitet me këlbazë të përgjakur

Ja mjegulla, ikë si një grua e lajthitur
Grykave
Fushave
Me shallin e mjegullt e të bardhë të zgjidhur
...

























E bukur asht kanga jote për jetën o i vdekshëm
E bukur asht kanga jote për dashurinë o ti që nuk të deshtën
E bukur asht kanga jote për vdekjen o ti që u dënove me përjetësi
E bukur asht çdo gja që na mungon...


































VARGU IM

Vargu im
Ti je i vetmi trekëmbësh në të cilin po e var veten çdo ditë
Për t’mos jetuar me marrëzitë e të tjerve

Vargu im
Ti je Deti i Vdekur në të cilin mbytem unë

O vargu im
Ti je pakoja me kujtimet e shterrura
Në të cilin shpresoj ta kujtoj të bukurën, prehjen

Ti je porta e fundit
Në të cilën unë trokas për të hyrë
Që t’mos më lagë ky shi i mërzitshëm

Vargu im i lodhur
Kënga ime e vetme…


















KRONIKË

Për ty mendoj qysh në mëngjes

Atëherë kur pastroj dhëmbët e në dhëmballën e prishur dhembje ndjejë

Kur nisem rrugës së pluhurosur

Dhe në vende të caktuara ndalem dhe i pastroi ato këpucë që më ndodhen në këmbë

Dhe në punë kur hap faqet elektronike të TV-ë stacioneve tona

Për të dëgjuar kroniken e zezë

Dhe kur bisedoj me miken time nga Shkodra përmes emailit zyrtar

Dhe kur ajo më kritikon për gjuhën time të vrazhdë

Sepse ti je e vrazhdë me mua

Kur unë mendoj për ty

Edhe kur rruhem, në ato momente të mërzitshme kur më duhet ta shikoj vetveten

Edhe kur nuk mendoj asgjë ose kur mendoj gjithçka pa një përcaktim

Edhe kur lutem

Edhe kur mallkoj


Për ty unë mendoj

Edhe në mbrëmje kur lajë këmbët e zbathura që kundërmojnë erë të rëndë djerse

Edhe kur bie të fle pas darkës së lehtë

Edhe kur fle dhe nuk shoh ëndrra

Shpirti im do të bredhte andej ku ti mund të jesh...
































L U T J E





































ANA DIELL IM’ZOT

Shiko si shndritë në dhembje i krisuri mur i zemrës
Dhe mes tingujsh gulçojnë trupat e lodhur të mumieve që vallëzojnë
E ne nxjerrim kokat nga shpella, fjalët e lutjeve drejt qiellit fluturojnë
Diell, a je ti i vërteti? Ne syve s’ju besojmë

Këpusim zinxhirtë e këmbëve dhe të duarve
lëkurat rigjenerohen
E fjalët dhe notat në vijat e pentagramit...rendi ten...kompozohen
Brenda nesh vullkani i dëshpërimit shpërthen
Zhgënjimi miku ynë, që s’na zhgënjen

Thyhen lëvozhgat e territ drita flakëron mbi koka të përgjumura
Sytë shigjetojnë qiellin me habi
ANA DIELL IM’ZOT
Dielli i kotë mos lind mbi ne përsëri!




















NJERIUT TË RREJSHËM

Ti beson rrejshëm
Besimi yt është mosbesim
Ti sheh rrejshëm
Dëgjon rrejshëm
Prekë rrejshëm
Ti ndjenë rrejshëm
Ti je njeri  i rrejshëm

Zotat e tu s’kan nevojë  të zbriten nga qielli
S’kan  nevojë të therren si kafshë për mish
Përndryshe lëkura e tyre s’është as për të shkelur mbi të
Lëkurët  e tyre  as  në  tregun që s’egziston nuk  e vë

Ti beson rrejshëm
Ti dashuron rrejshëm
Ti je njeri  i rrejshëm

Me mua po të takohesh, si dy negativ
Mund të shndërrohem në dhjetra,qindra,mijëra shkëndia drite
E ti në hi e në zi, e shpirti yt në  terrin e ferrit do të rrinte
Duke varur vetën në asgjënë  e  pafund
Që  e zotron Zoti im
Hapat e tu vdekshin rrugës sime
A M E N !











NË MELANKOLI

Ja si u vra qielli e zezë  ra nata
Në fyt i mbet qiellit shtrëngata
E mbi gjithçka  ra  qetsia
Si në mua vetmia

Gjithkah mboloi terri vetminë
I dalldisuri  det u qetsua dhe era s’pëshpërinë
As gjethet lëvizin
As zë  nuk  ka
Heshtja  e  vdekur mbi  mua  ka  ra...

























MONOTONI

Në kafe mbyten kujtimet e kësaj dite
Tymi vallëzon brenda meje këngën e monotonisë
Përjashta shoh sesi mjegulla shtrinë këmbët e saj plot celulit
 në ujin e lumit
Dhe thinjat e saja të bardha, mbulojnë si një perde horizontin e zisë

Rreth meje mbështillen tingujt e një kënge që se kuptoj
Rreth meje shtrihet përgjumshëm kotësia
Unë jam i huaj këtu, përkohësisht qëndroi
Siç shkrihet vesa kur dielli lëshon rrezet e tij-ja

Gjurmët e qetësisë së mbetur, shqyhen si copa leckash mbi trupin e lypsarit
Vullkanet derdhin hidhërimin siç derdhet kobshmëria në seanca të zeza magjie
Pyes veten, si do të mbrojë nga të gjitha këto pisllëqe?
Shpirti yt i dëlirë mund të shkrihet si buzëqeshja në fytyrën e një plake

Dhe prap në kafe mbyten kujtimet e kësaj dite
Tymi vallëzon brenda meje këngën e monotonisë
Përjashta shoh sesi mjegulla shtrinë këmbët e saj plot celulit në ujin e lumit
Dhe thinjat e saja të bardha, mbulojnë si një perde horizontin e zisë












NJERIU I ZI
 Friday, October 23, 2009
(Për njeriun e zi)

Muzika e zezë le t’i shtrijë krahët e shpifur
Krahët e saj sa nata
Le të shtrydhet e zeza e saj
Si një shi
Mbi mua
Mbi kohën time

Le të përplaset çdo gjë që mund të përplaset
Kodrat me male për shembull
Bjeshkët
Shkëmbinjtë...
Uji le të shndërrohet në pluhur
E pluhuri në zjarr

Gjithçka le të shembet
Sepse unë jam ai njeriu i ri
Që për ligj e kam bërë të pa vërtetën
Ky vegim drite mund të më verboj
 











REÇETË


Në mëngjes të pish çaj të shpifur
Të lexosh së mbrapshti gazetën
Të mendosh se pse bien gjethet ose gjëra të tilla të kota
Të provosh të hapësh ndonjë konservë peshqish të qelbur
Të bësh çdo gjë që s’ta kujton atë

Në mesditë ta shikosh ndonjë ndeshje futbolli
Ose një ndeshje boksi
Ti shikosh dy tipa duke ia lëvruar fytyrën njëri tjetrit
Dhe të brohoritësh si të gjithë të marrët e tjerë
Të humbësh në harresë që kujtimi për atë të mos të të gjejë

Në mbrëmje të pish çaj të shpifur
Të lexosh së mbrapshti gazetën
Të mendosh se çfarë është duke bërë dielli pas kodrës
...pse klith fqinja në ekstazë ose gjëra të tilla që të eksitojnë
Jo, ndoshta kjo e fundit s’është aq e mirë
Mos të shikosh asnjë film ku luan R. G
Të mos e lexosh assesi asnjë roman dashurie
Diçka më shumë... nuk po më kujtohet...

O miku im, kurrë s’do të arrish ta shlyesh nga kujtesa
Ashtu siç nuk po mundem unë...












EJA PAS MEJE, DUKET NJË DRITË

Eja pas  meje i dashur  njeri
Të ngjitemi lart atje ku  ka dritë  
Mos shiko poshtë, se mud të biem përsëri
Dhe të qelbemi në kënaqësi

Ti më thua se  lartësia  është  e frikshme
Sa  më  lartë aq më shumë frynë  kjo erë
Por unë  të  them zgjidhi shkallët ku do të shkelësh
Sepse mund të biesh poshtë e të çahesh si shalqi

Eja pas  meje i dashur  njeri
Të ngjitemi lart atje ku  ka dritë  
Mos shiko poshtë, se mund të biem përsëri
Dhe të qelbemi në kënaqësi

Ti më thua që ke frikë dritën
Ti e do errësirën se kështu  është  më thjesht
Të vdesësh  duke  mos  lënë  asnjë  shenjë
Si erë e qelbur që  shtrihet paturpshëm  atje poshtë

Eja pas  meje i dashur  njeri
Të ngjitemi lart atje ku  ka dritë  
Mos shiko poshtë, se mund të biem përsëri
Dhe të qelbemi në kënaqësi

Ti më thua që  e ke frikë  lartësinë
Se  sa më lartë ngjitemi aq më shumë kuptojmë një gjë
Se sa e vogël është toka e sa hapësirë  e pafundme shtrihet gjithandej
Sa  pak gjëra  dimë, sa të padijshëm  jemi
O jo në duar  ne nuk  kemi  asgjë

Por eja  pas meje i dashur  njeri
Të përgjakemi duke  ecur në shkallët me gurë e ferra
Ky është shtegu që të qon te  drita, e vërteta
Ose vdis në jetën e qelbur  atje poshtë
Se unë  udhëtimin nuk e  ndal!





































LISI

Nuk e dua  rrjedhjen e kohës  pavërejtshëm  në  mua
Në sythat e  dhimbjes që  shpërthejnë pahetueshëm
Rrjedhës së lumit  të  vuajtjes
Brenda të cilit  jam unë si një  peshk...

Dhe degëzimet e degëve të kapilarëve të trishtimit
Teksa  brenda  tyre  një  gjak i helmuar  nga  tradhtia  
Shpërndan ushqimin për qelizat e  mia  

Nuk e dua rrjedhjen e kohës pahetueshëm mbi  mua
Mua lisit plak që qëndron i pa kërrusur qindra mija  vite
Nga  përkëdheljet  e erës së kohës së qelbur

Nuk e dua mungesën tënde  që sjell  zbrazëti
Si lëmshe të zeza në kozmosin tim të zbrazur
Pa yje, veç me shpresën tek Zoti
Se një ditë, në një shekull, në  një  tjetër botë
Do ta  takoj sërish buzëqeshjen tënde që  më mungon shumë
që të më shpërndahet në mua si një infuzjon
O shpendi këngëtar që më nuk fluturon














NË PRITJE

Hëna më shikoi  me buzëqeshjen e një gejshe
Ndërkohë errësira zhvirgjërohej nga drita të shumta dhe të zbehta yjesh
Ëndrrat  me mjegullën me të  bardhat   veshje
E mendimet  më vërshuan si hapësira të heshtura  pyjesh

Në mes këtij portreti  nate
Prita të zbrisje e  bukura  ti
Të zhvishje trishtimin tim  me shikimin tënd
Të ndodhte  një  mrekulli

Por hëna me buzëqeshjen e një gejshe
E errësira  nga  drita yjesh seç u zhvirgjërua
Prita aq  shumë në atë natë, mijëra shekuj
Ti e bukura dashuri  nuk zbrite  në  mua

Prita
    prita
           prita aq shumë
Aq sa pritja vdiq  e  lodhur në mua
Gurin e dhimbjes e gëlltiti ky shpirt
Nga gurët e kështjellës së shpresës, që u rrënua në mua













LETRAT

 
Me  shkruante
Ti  je  si  vese  mëngjesi  ne  këpucët  e  mia
Qe  mora  gjate  rrugëve  ne  kopshtin  tim
Si  ëndërrim  në  tym
E  një  ëndërrimi  melankolik
Ne  trurin  tim
            mbete  
                  kujtim
  

I  shkruaja
Ti   je  ujëvara  e arte
Ne  shkretëtirën   e  zemrës  sime
Ëndërr  qe  shoh   çdo  natë
Ne  trurin  tim
               vazhdon  
                   të  mbetesh
                              Obsesion…
                    
















Shtrije krahun...preki ëndrrat




































FLUTURIMI
 
Dhe  sot  si  dje  po  ndjeje  se
S’harroj   për ty  kujtimi m’është  i  ri
Nga  kujtesa  t’nxjerr  te  me  besh  shoqëri
Me  e  bukura  lule  gjithmonë me  je
Ne  ketë  mbrëmje  te  qete
Si  fluturim  pulëbardhe  ne  det
Nen  hijen  e  hënës  se  bukur
Ëndërroj  te kaluarën  kujtoj
Çudi  ne  shpirt  ende  te  mbaj
Yjet  ne  qiell  po  shfaqen  ngadalë
Këndojnë  këngën  e  re  pa fjale.

Ne  detin  e  pafund  lundroj
Ne  ishullin  e  harruar  afrohem
Sa  gjate  pot e  kërkoj
Ne  ketë  det  lumturie  
Pa  ty  i  pa shije
Hëna   humbi  ndriçimin  pa fjale
Yjet  fshehën  fytyrat  ngadalë

...dhe  unë  kthehem  ne   vete  se  qesh  i lumtur
I dehur  nga bukuria  qe  e  kërkoj
Nga  fytyre  e   bukur  qe  s’më  flet   me  goje.

Para  syve  me  rri  ti  zonjusha  “E”
Dhe  s’flet  se  s’do  te  jesh  me  mua
Me  te  varfrin  pse  te  dua

Gënjej  vetveten  tash   ti  ku  me  je?
Si  ngadalë  merr  rruge  një  ere  e  dëshpëruar
Me  mall  u   zhduken  yjet  e  pikëlluar.












23
Letrarët e rinj / V A R G NOCTURIAN
« ne: 25-11-2009, 19:04:19 »
MIQ...Ju faliminderit...

24
Letrarët e rinj / V A R G NOCTURIAN
« ne: 23-11-2009, 23:29:11 »
NJERIUT TË RREJSHËM

Ti beson rrejshëm
Besimi yt është mosbesim
Ti sheh rrejshëm
Dëgjon rrejshëm
Prekë rrejshëm
Ti ndjenë rrejshëm
Ti je njeri  i rrejshëm

Zotat e tu s’kan nevojë  të zbriten nga qielli
S’kan  nevojë të therren si kafshë për mish
Përndryshe lëkura e tyre s’është as për të shkelur mbi të
Lëkurët  e tyre  as  në  tregun që s’egziston nuk  e vë

Ti beson rrejshëm
Ti dashuron rrejshëm
Ti je njeri  i rrejshëm

Me mua po të takohesh, si dy negativ
Mund të shndërrohem në dhjetra,qindra,mijëra shkëndia drite
E di në hi e në zi, e shpirti yt në  terrin e ferrit do të rrinte
Duke varur vetën në asgjënë  e  pafund
Që  e zotron Zoti im.

25
Letrarët e rinj / Dhembje në vargje...
« ne: 23-11-2009, 00:00:40 »
Faliminers Shejtane...

MELANKOLIA IME

Ja si u vra qielli e zezë  ra nata
Në fyt i mbet qiellit shtrëngata
E mbi gjithçka  ra  qetsia
Si në mua vetmia

Gjithkah mboloi terri vetminë
I dalldisuri  det u qetsua dhe era s’pëshpërinë
As gjethet lëvizin
As zë  nuk  ka
Heshtja  e  vdekur mbi  mua  ka  ra...


Faqe: [1] 2 3 4 5 6 ... 14