Profile of zanaa

×

Permbledhja

zanaa Zërist

Stats for zanaa
Posts:   81 (0.018 per day)
Vendndodhja:   Eh sikur ta dija!
Data e regjistrimit:   02-02-2009, 11:44:20
Last Active:   29-08-2012, 13:07:24
Gjinia:   Femer
Age:  
Offline Offline

Messages - zanaa

2
Café Zerion ツ / Pershendetje me kenge
« ne: 17-04-2012, 23:47:23 »
Anxhelina Hadergjonaj - Kjo jete s'mjaftoi [TOP FEST 8]

3
I Dashur Ditar.. / Pjese nga ditari im!
« ne: 17-04-2012, 08:52:10 »
Ju persh.te gjithve!
Ditar......
Tani edhe pak do t'bie ora 12,une do iku,do iku nga vetvetja,nuk kam fuqi t'a pres diten e re e zgjuar,me mungon forca,eh po te ishte e mundur ta kaloja ne gjume kete dite!Atje ku do doja te jame neser nuk mundem te shkoj,te qendroj zgjuar nuk po ma merr mendja,Engjulli ime e dij qe gjate mungova,por nuk kam as me te voglen mundesi te t'vizitoj,vijn tjeret ne vend t'imin,athua do c'mallesh me ta sikur me mua?Nuk e besoj,por as une nuk do t'jam e qete shpirti i vogel!
Leri ta festojn ditelindjen,pa Mua e pa Ty zemer! Te puthe Nena me malle!

4
Letrarët e rinj / Dhembje në vargje...
« ne: 12-08-2010, 01:01:24 »
----Eh,kot mendoja----


E gjunjezuar pran varrit tend
Qendrova nje kohe te gjate
Te flisja cfar me vinte ne mend
Pyesja,pse ishim te pa fat??

Menduam te jetonim te lumtur
Na ndalen qysh ne fillim
Kurr nuk ma morri mendja
Qe do t'kemi kete mbarim!

Nen qiellin e hapur qendrova
Doja te jemi pran shum
Na ndante nje bote e tere
Ti atje nen toke,mbi toke qendroja une!

5
Letrarët e rinj / Dhembje në vargje...
« ne: 12-08-2010, 00:59:37 »
----Jo......

Nuk ishte puthje e nxituar
Nuk ishte xhelozi as tradheti
Ishin ata qe na ndan, te pashpirt
Nuk dinin cfar do thot Dashuri!

E pa meshire u tregua dhe toka
Qe e morri ne gjirin e saj
E une mbeta e gjalle por e heshtur
Me shkronja dhe zemer qaj'

Per ate i beje pyetje vetes
Pergjigjeje nuk marr askund
Athua na ndan nga xhelozia
Pse u dashtem aq shum?

6
Letrarët e rinj / Dhembje në vargje...
« ne: 12-08-2010, 00:58:15 »
----Eh,kot mendoja----


E gjunjezuar pran varrit tend
Qendrova nje kohe te gjate
Te flisja cfar me vinte ne mend
Pyesja,pse ishim te pa fat??

Menduam te jetonim te lumtur
Na ndalen qysh ne fillim
Kurr nuk ma morri mendja
Qe do t'kemi kete mbarim!

Nen qiellin e hapur qendrova
Doja te jemi pran shum
Na ndante nje bote e tere
Ti atje nen toke,mbi toke qendroja une!

7
I Dashur Ditar.. / Pjese nga ditari im!
« ne: 02-01-2010, 15:18:16 »
flm.Shejtania e UJKUT :perqafim
----31-djetor....----

Mesdite....Pergadit je per pritje te vitit te Ri,percjellje e vitit te vjeter!Asgje te re ...Perveq qe kete vit mundohem te jame me ndryshe,se viteve tjera,mundohem te kam munges lotesh nga syt,por te zemres nuk mund t'i ndaloj dot.Mbremje festive...Eh,u ula karshi fotove te atyre qe me mungojn,me duket tek fotoja e Babit pash sy te perlotur,por nuk pikonin,tek Mami pash (imagjinat)doren e shtrir nga une,thuase me tregonte qe ajo mban ne duar Engjellushen time,kurse fotoja e engjellushes me vinte mu ne preher,dhe me duart e saj te vockla me ledhatonte fytyren!
Ne fillim asgje nuk degjoja,por dikur mbledha forc dhe fillova te behem,,e hareshme''dhe atehere verejta qe te gjithe kishin qene te heshtur,per ate edhe nuk degjoja zera rreth meje.U ngjall atmosfera,cdo gje ndryshoj,filluam te festojm,edhe une bashk me ta,ani qe shpirt-lenduar,por shum e matur.
Nganjehere me iknin mendimet ne te kaluaren,por shpejt kontrolloja veten time....Sa veshtir te aktrohet...Por e bera...Nuk dua te prishi atmosfere,nuk kam te drejt!
Ikja nganjehere jasht dhe ofshaja thell por eh ,,macja''nuk me linte nje moment vetem!Kur akrepat e ores u ofruan ne ndrrim motemoti,nje dridhje ma pershkoj trupin,kerkova falje dhe se pari iu ofrova Babit dhe e putha ne ball,i thash dicka,por ajo mbetet vetem mes nesh,kemi fshehtesi ne te dy,po askush nuk e di,tek te tjeret nuk u ofrova,por kete e beja cdo vit!Kaloi thash me vehte,dhe e numrova sukses te madhe qe qendrova shum e fort!

1-Janari.......
Diku pas mesnate ne oret e hershme te mengjesit,ika ne dhomen time,atehere verejta qe isha e lodhur shum,nuk munda me ti ndaloj lotet,doja te c'mallem te largoj at qe e mbajta gjate gjithe asej nate!LOTIN!Vetem me Engjellushen doja te rrij,dhe ashtu te perlotur me mori gjumi,fjeta me te ne krah!....Iku edhe nje vit-thash me vehte!....

8
Letrarët e rinj / Poezi per nenen.
« ne: 02-12-2009, 10:56:08 »
--------Nënës sime-----

A më ndin o nëna ime e shtrenjt
Kur të thërras e zgjuar dhe në gjum
Athua m'i degjon thirrjet e mija o e shenjtë
Pa Ty mbeta si një dru-cung!

Pse ditët kaq të gjata pa Ty
Pse netët me kalojn pa i mbyll syt
A thua është malli që më kaplon
O nënë! më beso,më mungon përqafimi Yt!

Më mungon fjala jote e ëmbël
Këshillat tuaja më mbajn në jetë
Po mos të i kujtoja ato fjalë
Qysh moti do isha tretë!

Edhe tani kur përballem
Me vuajtje e mundime
Me fjalët e tua c'mallem
Ishe dhe mbete krenaria ime!

O duar-buta ime nënë
Më mungon ledhatimi yt
Më mungon thënja jote
,,Të dua moj flokë-art"

As floku më nuk shkëqen
I mungon ai ledhatim
Eh sa vështirë qenkao nënë
Të mbetesh jetim!

9
I Dashur Ditar.. / Pjes nga ditari ime!
« ne: 03-11-2009, 11:51:24 »

29-10-2009
-------------------
Sa heret me doli gjumi sot,me sy te perlotur veshtroja nje foto ne mur,mu duk qe donte te me thoshte dicka.Ishte imagjinat,po ku flet fotoja!?
U zgjova ngadal u mundova qe askush mos te mi verej syt e perlotur,por nuk ja dola,ata rridhnin!Mbesa ime u zgjua e para,me perqafoj dhe me verejti shiqimin qe e kisha tek fotoja e me tha:
-Hallë,a te kam thënë qe unë jamë engjëllusha jote?Pse qanë?A nuk më don mua?
-Jo shpirti i hallës nuk po qaj,po kam fjet shum e syt me janë skuqur!U mundova ta mashtroj!
Dola ngadal ne oborr lëshova një ofshame të thellë nga brendësia e zemres,dhe mu duk që më doli zemra nga vendi,mirpo disi u lirova!
U ktheva brënda por dicka më shtërngonte në fyt,më dukej sikur do mbetem pa ajr,ika në dhomen time,mora ca fotografi i shiqoja dhe mu duk që paksa më lehtësuan.Pas kafës së mëngjesit ika tek varrezat dhe me rend i vizitova,për qudi askush nuk ma uroj ditëlindjen,eh thash moj e ngrat,i vdekuri nuk ka mundësi të t'uroj!E dija po imagjinoja,sa mirë që ëndrrat dhe imagjinatat nuk mund ti merr askush!................

10
I Dashur Ditar.. / Pjes nga ditari ime!
« ne: 03-11-2009, 11:46:30 »
:'(

ke shume te drejte; jam bere e une aktore shume e mire spo di te dalloj me realitetin nga aktrimi :(

te perqafoj Zanaa mos harro ata jetojne te kujtimet tona mos u merzit beju e forte  perq
Flm.Mike!E kam parasysh,por......! :perqafim
8-10-2009
-----------------
U zgjova heret sot,dhe nga dritarja veshtroja mjegullen e cila mu duk qe ishte pak me e dendur se nje dite me pare!Apo mua mu kishin mjegulluar syt,pas nje nate jo te rehatshme,nuk dij!Shiqoja gjethet e zverdhura qe disi njera pas tjetres binin mbi toke,thash me vehte:Ah,sikur edhe une te isha gjethe,do te bija mu si ato, e vyshkur dhe e zbehur nuk i duhesh pemes por tokes!Kurse une kam mbet sikur ca gjethe,qe njashtu te kalbura,qendrojn ne dege tere dimrin,ani qe nuk ka kurfar dobije nga ato!
Cicerima e zogjve ma ndryshoj mendjen,deshirova te behem zog,dhe te fluturoj pa me pengua askush ne stacionin tim te dashur,dhe cdo moment te gjendem mbi ata gur varri,me krah ti ledhatoj e tek sejcili te beje nga nje cicerrim te ju theme: Ja ktu me keni!
Ah,imagjinat e mallkuar!

11
Letrarët e rinj / Dhembje në vargje...
« ne: 03-11-2009, 11:41:05 »
--Edhe te gjallet me uruan----

Hmmm......
Me than:Urime urime
Me uruan jete te gjate
Eh,i thash vetes sime
Per kend te jetosh moj e ngrat?

Ata qe i dashta shum
Iken dhe me lan ne vetmi
Kujtim te vetem me lan
Vetem ca fotografi!

Shpesh c'mallem me dheun
Qe moti i ka mbulua
Pergjigjeje nuk marr kurr
Athua me kan harrua?

12
Letrarët e rinj / Dhembje në vargje...
« ne: 03-11-2009, 11:39:31 »
---Urime ditelindja Zemer!----(Urim nga varri)

Urime ditelindja zemer
Nga varri te uroj
Kam shum dhe mbi vehte
S'mund te t'perqafoj!

Edhe po te kisha mundesi
Nuk do ta puthja ballin
Buzet i kam te ngrira
S'do ta shuaja mallin!!

Edhe duart i kam te ngrira
Nuk mund te t'ledhatoj
Syt me jane shterr moti
S'mund as te lotoj!

Eh pra shpirti ime
Ky eshte urimi nga une
Nje mbaje ne mend
Se te dashta shum!

13
Letrarët e rinj / Dhembje në vargje...
« ne: 29-10-2009, 00:10:57 »
------Me zemrën bisedova!------


Dua- të dehem sot,të bëhem tapë
Dua- të qëndroj me ty në kujtime
Dua- sot ti harroj vuajtjet që kam patë
Dua- të bisedoj me ty,zemra ime

E- dij që s'jamë e drejt me ty
E- dij që shpesh herë të mundoj
E- dij që ta ndrrova ritmin e punës
E- dij zemër por duro,s'mundem të ndryshoj!

S'mundem- të t'premtoj moj zemër
S'mundem- të t'genjej për jetë
S'mundem- pa e kujtua atë emër
S-mundem- të ndryshoj,e till kam mbet!

14
I Dashur Ditar.. / Pjes nga ditari ime!
« ne: 16-10-2009, 22:37:35 »



 


19-04-2007


Tani do pytni q'bej une?
Asgje!!!Marr qdo dite nje rrug te njejt varreza pune shtepi.Qdo dite i rrefehem thuase me degjon.Afrohem afer varrit dhe e pyes per qdo gje po asnje pergjigjeje.
I trgoj se ka ardh prandvera por jo edhe per te.Mundohem te behem shum e fort ke varri se ai kurr nuk e ka dasht lotin.As ateher kur na ndan nuk kemi qa me lot por vetem zemrat rrenkonin.Pse athua na ndodhi kjo?Po kot lodhem duke pyet pasi nga atje ska kthim....Eh sa me mungon askush nuk me beson se nuk i them askujt por verehem,u tregon loti pasi largohem nga varrezat.Nuk qaj tek ai por kur zbres te varri i vogel atje nuk mund te ndalem qaj per te dyte,dhe mendoj ne vete ...Sa e fort jam kur shkoj ne pune jam gjithmon e pergaditur edhe per pune edhe per shaka taman behem nje aktore e vertet....Kjo eshte perditshmerija ime ne pika te shkurtra....

15
I Dashur Ditar.. / Pjes nga ditari ime!
« ne: 16-10-2009, 22:36:24 »
19-04-2007

Kishim nje bote ne te dy.......

Kishim..Po ku eshte tani? Kush na e rrenoj?Kujt i pengoj dashurija jon?Ishim shum te rij nuk dijtem te luftonim per tu mbrojtur nga ata qe na ndan,nuk dijtem ku kishim gabuar apo thjesht dashten vetem te na lendojn,ti thajn dy lule te njoma ti vrajn ne zemer dy qenje njerezore vetem qe duheshim apo na e kishin lakmi....???Po ne askujt nuk ja vodhem ndjenjat ishin tonat,te lindura nga ne e te mbytura nga ju pse vepruat keshtu?A nuk keni dashurua ju kurr?Si ju duket tani qe mua me shifni te vyshkur e at te kalbur nen dhe?A dolet fitimtar a u ngopet?A keni gjum te rehatshem ju qe vepruat keshtu apo ju vijm ne enderr per te kerkuar skjarim.Po ju nuk keni ndjenja fare as endrra nuk shifni sepse tere kohen mendoni ken ta shkatrroni se nuk u ngopet.Sdi si te ju quaj juve qe veproni keshtu nuk ka emer adekuat per ju.Prind e quani veten...Prind te kujt??Te nje te kalburi ne tok dhe nje te vyshkuri mbi te.Kur ju shof te qeshur mendoj qe ju nuk jeni qenje njerezore,por vetem figur njeriu.
Nuk mundem pa ju thene edhe kete,,Te mallkuar qofshit tere jeten nese jete i thoni kesaj qe e jetoni pa neve te bashkuar"!

16
Letrarët e rinj / Dhembje në vargje...
« ne: 16-10-2009, 09:10:00 »
Ah moj bore e uruar
C'me dermove fare
A nuk pate fare meshire
Qe i mbulove ato varre!

Lulet qe i dergova
Ishin nga kopshti ime
Po ta dija qe do i ngrijsh
Do i mbuloja me trupin tim!

Pse u ngute bore e uruar
Nuk i le te ngrohen edhe pak
Mjaft do t'i mbulosh te shkretat
Dimri eshte i gjate! :(

17
Letrarët e rinj / Dhembje në vargje...
« ne: 01-10-2009, 00:05:34 »
Ne mesnat u zgjova
E perlotur shum
Kisha pa nje enderr
Me tronditi pa fund!

Kinse kisha shkua
Ne nje vend te huaj
Kerkoja dicka te humbur
Zjarin qe ta shuaj!

Me pyeste dikush
A mos kerkon pune
Jo,i thash ne enderr
E kam nje pune une!

Iu lutja te huajit
Deshiren te ma plotesoj
Ne vend t'imin te me kthej
Vetem ate deshiroj!

I erdhi keq atij
Deshiren ma plotesoj
Me ktheu ne vend t'imin
Rojtare e varreve te punoj!

Ah thash me vetevete
Sa u gezova sot
Kur me doli gjumi
Isha e lar ne lot!

18
Letrarët e rinj / Nje poezi per babin
« ne: 20-09-2009, 13:11:57 »
Sot tek varri Babi
Unë kur u ofrova
E perqafa gurin
Por fare nuk lotova!

Edhe ke Nëna ime
Loti s'më pikoj
Por ke Engjëllusha
Zemra nuk duroj!

Ju ula te koka
Lotët me shkonin krua
U mundova të shtërngohem
Po s'munda me i ndalua!

Tek Ti i dashuri im
Erdha me lot në sy
Ah sa e drejt do të ishte
Të isha edhe unë me Ty!

19
Letrarët e rinj / Nje poezi per babin
« ne: 19-09-2009, 14:24:59 »
--------------------------------------------------------------------------------

Babi!
Neser do te vij tek varri
Por nuk do vij me lot
Do ta uroj festen
Qe ne e festojm mbi toke!

Tavolinen festive Babi
Une kur do ta shtroj
Vendin ku ti u ulje
Pjaten do ta servoj!

Ndoshta s'jam e drejt
Me Ty o Nena ime e shtrenjt
Babin e kisha mbeshtetje
Kete te gjithe e kan vrejt!

Kur me qante zemra
Ai qante me mua
Koken ma vnonte ne preher
Flokun duke ma lemua!

Me mungon ajo dore
Me mungon zeri yt
Kur degjoj thirrjen BABI
Dicka me ngulfat ne fyt!
 :(

20
Letrarët e rinj / Dhembje në vargje...
« ne: 02-09-2009, 01:12:48 »
S'po mund të koncentrohem
As një çast, as një orë
Ah, sikur mos të ishte fare
Ky muaji shtator!

Ma zgjon mallëngjimin
Shumë çka më kujton e pranoj
Librat do t'i bleja me dëshirë
Po skam kujt t'i dhuroj!

Nesër kur mësimi ia nis
S'do t'i ndali lotët aspak
Do t'i percjelli femij't e komshis
Duke u dëshiruar mësime me fat!

21
Letrarët e rinj / Nje poezi per babin
« ne: 26-08-2009, 00:48:26 »
25.08.........
.......BABI!
Sa shum me mori malli
Sa shum kohe kaloj
Pa Ty Babi i dashur
Sa veshtir te jetoj!

Lulet qe ke mbi varr
T'i ujita me lot
Te them Babi ime
Jame e merzitur sot!

Tani Babi im
Me mall te perqafoj
Do t'largohem ngadal
Me gjate s'mund te qendroj!

22
Letrarët e rinj / Poezi per nenen.
« ne: 19-08-2009, 09:09:06 »
Me mungon!
----------------
Me mungon dora jote
Me mungon ai ledhatimi yt
Me mungon zeri yt i embel
Dicka po me ngulfat ne fyt!

Me mungojn keshillat e tuaja
Edhe tani ne kete moshe
Me mungon edhe qortimi yt
Pa Ty cdo gje eshte bosh!

Me merr malli o Nene
Te qaj ne prehrin tend
Pa Ty me quanin jetime
Ah sa fjale e rende!

Kur mendoj per ty
Dhe vuajtjet e tua
Zemra po me digjet
Lotet me rrjedhin krua!

Tani kur u rrita
I lutem qiellit e tokes
Te lumtura qofshin
Te gjithe nenat e botes!

23
Letrarët e rinj / Dhembje në vargje...
« ne: 15-08-2009, 09:23:39 »
Nese kerkon syt e saj qe te krihesh
Mos u bezdis nese s'te sherbejn si pasqyr
Jane shterr te shkretit nga lotet
Ne ta nuk do gjesh veteveten ne asnje menyr!

Te zhytesh ne syt e saj nuk mundesh
Ka shterr ai det i kthjellet si loti
Lotet qe rrjedhin pa ndal si krua
Mundesh vetem nga larg me i shiqua!

E nese don qe te lahesh
Nen qepallat e saj futu nganjehere
Eshte nje lum i pashterrshem loti i saj
I lagur do mbetesh perhere!

Buzqeshjen nuk do ja shohesh fare
I ka humb ajo ndjenj ka mot
E perlotur lindi dhe mbeti
Te lutem mos e mundo kot!

24
Letrarët e rinj / Nje poezi per babin
« ne: 23-07-2009, 09:54:34 »
Babi!

Mos mendo qe te harrova
Qe nuk shkruaj per Ty
Kam dhembje o Babi
Kam shum lot ne sy!

Me mungon ai preher i Yti
Ku koken kam mbeshtet
Kur qaja per te kaluaren
E kisha shum me leht!

Ai ze i Yti i embel me mungon
Keshillat qe i degjoja cdo dite
Bije behu e fort me thoje
Nuk ja vlen me u merzit!

Nuk jam e degjueshme o Babi
Askend nuk po e degjoj
Shpesh nga vuajtjet qe kam ne zemer
Edhe miqet e mij i injoroj!

Injorante nuk isha kurr
Si duket nga dhembja e fitova
Nuk po mundem te pajtohem
Me humbjet qe perjetova!

25
Letrarët e rinj / Nje poezi per babin
« ne: 23-07-2009, 09:49:26 »
Fjala Jote E Fundit
-----------------

Per femiun ishe femi
Per te riun ishe i ri
Per plakun ishe plak
Ah sikur te ngjaja pake

Erdha tek varri Yt
Me sy mbushur lot
Te pyeta per at qe me mundon
Por Ti nuk me pergjegjesh dot

Me ka humb rruga Babi
A thua nga mallengjimi
Tani nuk dij as vete
Ku eshte fundi as fillimi

Mendoj ne vete si e marr
Ah sikur te isha gure varri
Te qendroj ke koka jote
E vdekur per Se gjalli

Babi!!!!!
Te gjithe shkruajn
Per Nena
Proze e poezi
E une kete qe shkruaj
Ta kushtoj vetem Ty

Te dashta per se gjalli
Te dua edhe ne varr
Per fjalet qe i shkrova
Te lutem ma bane hallall

Kujt ti ankohem babi
Per at qe me mundon
Te gjithe ma kthyen shpinden
Askush s'me degjon

Faqe: [1] 2 3 4