Profile of MUZA

×

Permbledhja

MUZA Zërist

Stats for MUZA
Posts:   159 (0.027 per day)
Personal Text:   CRAZY...
Vendndodhja:   Shqiperi
Data e regjistrimit:   04-03-2005, 00:58:45
Last Active:   15-05-2011, 22:58:01
Gjinia:   Femer
Age:  
Offline Offline

Messages - MUZA

1
Letersia Shqiptare / Suzana Zisi
« ne: 21-11-2010, 00:40:22 »
Ia ndien zhurmën?


Eja…
Në përfytyrimin tënd çele atë derë…
Prangat,
në një kutizë lulesh,
falja vetmisë.
Kraharorin çliroje në erë…
Eja…
Lëkurës, kafshojnë dridhmat e urisë…
Kalëro çmendurinë time,
që të të puth gjurmën…

Më këputet diçka këtu brenda e shpirtin gris…
Ia ndien zhurmën?


©Suzana Zisi

(Marre prej vellimit poetik "Imazhet kane ftohte")

2
Letersia Shqiptare / Suzana Zisi
« ne: 29-09-2010, 03:42:21 »

MËNGJES I ÇMENDUR ME(PA) TY…

Si një tymnajë hipnotike,
Ti tret shikimin mëngjesor mbi botë,
Në shtratin e reve të dashurisë sime/tënde
Derdhen rënkimesh ca pika lotë…
Të sotmet,
Do ia nis me krahë ëndrrash Hënës,
Netëve të gjata të pritjes përvëluese…
Shuaje etjen në burimet e mia të buzëve,
Që dhembin nga uria jote e mëndafshtë gjarpëruese.
Ma jep gjuhën e nxehtë ta gëlltis brenda vetes
E shpirtin të ta thith gjer në pafundësi.
Flokët që mu lagën buzëve nga puthjet
Do ia thur pelena “bebes dashuri”,
“Foshnjës” që po çmend e dhemb tek unë
E dhemb e klith pashmangshmërisht tek ti…
Dorën e bardhë , të brishtë mos e zgjat,
se shemben konturet e rinj të padurimit,
Lermë të largohem udhës së pasosur,
T’i rrembej vdekjes, agun e zgjimit.
Sytë mos i çel pasi shpinën mua,
ma kthen me një: “Dua” të pa thenë,
Rrugës ku gjëmojnë, e mbyten dashuritë,
trete atë lot ende të parënë…
Se, lagu pa dashur puthjen e brishtë
Që të lashë mbi faqe kur thamë: “Paçim shpirt…”


Suzana Zisi

3
Letrarët e rinj / Re: Unë nuk bëj pazar...
« ne: 23-11-2006, 16:58:38 »
Proze teper e ndjere Ibrahim!
A ka Zot qe ti rezistoje kesaj dhimbjeje?
Besoj se Zoti, personazhit tend ne kete proze do ia mundesoje nje takim me femren e enderruar. 
:)  :perqafim

4
Letrarët e rinj / Re: Je ngrohte ne mitren time?
« ne: 19-11-2006, 16:22:55 »
Dhe mua me pëlqeu shumë.

Vertete plot ndjenjë.


Te falenderoj per kohen qe humbe dhe vleresimin Sorelina!  :perqafim

5
Letrarët e rinj / Re: Je ngrohte ne mitren time?
« ne: 17-11-2006, 20:30:59 »
Ishte shumë mbreselense dhe tepër prekëse,sidomos fundi se prisja diçka te tilla !Urime zemraime !


Te falenderoj qe pate durim dhe e lexove, e dashur!
Ndihem mire gjithashtu edhe nga vleresimi yt!

6
Letrarët e rinj / Je ngrohte ne mitren time?
« ne: 13-11-2006, 21:26:09 »

Je ngrohtë në mitrën time?




“A mund te mbetemi miq Kris?” Miq… Miq… Hapat e saj perflaknin bujshem rrugën tërë pluhur te buzë – lumit…
Pluhuri i argjilte, dukej sikur po e vishte me tisin e vdekjes fytyren e saj te zbehte, anemike… Frrrrrrrrrrr… Një feshferime e çuditshme u ndje ne te majte dhe u pasua nga frenimi i rëndë i një makine te kuqe e nga e cila u degjua refreni i zakonshem i meshkujve te këtij shekulli: “Ah te te kisha një herë, unë ty o yll…”
Capitjet e saj indiferente, dhe te renda, merrnin para çdo send te flakur shkujdesshem prej kalimtareve. Dielli, digjte e ngrohte qiellin, pemët e tulatura nga i ftohti i një nate me pare, mizat dhe insektet qe cuditerisht ishin kaq te shumta atë mëngjes nentori.

“E dashur Kris, dua te me lexosh me kujdes .Unë nuk kam asnjë aryesye për te te fyer dhe mërzitur ty, asnjë aresye për t'u treguar i pasjellshem me ty...Perkundrazi, unë kam shumë aresye për te te trajtuar ty si një njeri te veçantë...sepse t'i me fal prej disa muajsh gjene tënde me te shrenjte dhe ma fal siç di ta falesh vetëm ti, plot pasion dhe pastërti qe unë nuk e kam dyshuar ne asnjë çast.”

Hahahahahahaha…e dashur Kris… C'ironi… Kris, degjon c'thotë ai? Ti je e veçantë… Hahahahahaha… E veçantë…
Ja, një mize e madhe, duke krijuar orbita te rrumbullaketa zukatjesh, me në fund tërë elegance, qendroi zonjerisht mbi faqen e saj. Mashkull a femër është?- mendoi ajo duke ndier një lloj lehtesimi. Femer, padyshim. Ku dinë meshkujt te sillen kaq ëmbël… Meshkujt… Sa keq qe ai është mashkull, sa keq qe edhe ajo është femër. E tmerrshme, dashuria nuk duhej të kishte seks. Ja ky sexi vetëm te keqija i kish sjelle botës.
Eh, ku u katandise moj vajzë, iu be se degjoi një ze brenda, jashtë, anash vetes. Një ze qe vinte nga kudo, i kudondodhur e i kudo gjendur e i kudo pjerdhur… E bërë m… fare fjalorin Kris – ushtoi përsëri “zëri”.

"Ta kam thënë edhe herë te tjera, mua kurrë nuk më ka dashuruar ndonjë femër siç me dashuron ti, me kaq zjarr dhe çmenduri, me kaq pasion dhe perkushtim...Nëse është dikushi qe nuk duhet te ndjehet mirë përballë teje ai jam unë, jo se kam bërë diçka te pandershme kundrejt teje, por thjeshtë se nuk mund te te jap atë qe ti meriton...nuk mund te ta shperblej ndjenjen tënde te veçantë me te njëjtën cilësi ndjenjë për aresye qe i kam thënë shumë herë e qe nuk po i përmend tani...”

-Po, zemër,ma ke thënë miliona herë. Ma ka thënë, me beso, – i peshperiti ajo tek veshi "zerit" te çuditshëm, bashkeudhetarit te saj ne këtë shetitje te nxehte.
Ia kish thënë ne distance sepse kur ishin gjendur pranë, mes puthjesh te cmendura nuk ishin pasur kohe te bisedonin.
Atë mëngjes ne barin apo diskon(një dreq e di se c'ishte), ku ishin strukur, mes morise se puthjeve te lagura nga gllenjka Wiski qe dukej se buronin nga goja e saj drejt shpelles se tij peshperitese, ata, kishin deshmuar publikisht cmendurine e radhes. Puthje te pafundme, dridhje, padurim, etje, përsëri puthje e puthje për ore te tera…Syte e etur te kamariereve qe kishin nisur me radhe te bënin ritualin e spermederdhjes ne tualetin aty pranë duke perfytyruar gjinjte e saj te fryre dhe gojen e lagesht…
Atë mëngjes, asnjë barriere nuk ekzistonte mes tyre. Ndërsa tani, ai e-mail, kish nxjjerre ca dhëmbë te stermedhenj te cilët i mprihte me limen e diellit…gati për ta kafshuar.

"Pra unë kaq mundem te te jap dhe mendoj se gjithsesi kjo qe mund te te jap unë ty është e bukur, por jo e mjaftueshme për ty. Unë e di këtë. Por unë kaq mundem te jap...rëndësi ka qe ajo qe te jap është e sinqertë. Edhe ajo dashuri është, një dashuri ku mbizotëron një miqesi e thelle te cilën do doja ta pranoje siç ta jap unë….”

Dy lote te nxehte ngrine akull mbi te zbehtat faqe te saj si për te deshmuar se edhe gjaku po i ftohej. U ndie reptile.Mbase neperke, siç e quante shpesh ai.
Neperke e ftohte qe digjte brenda saj një dashuri te nxehte. Një dashuri te çuditshme, pa kufij e pa përmasa… Hahahahahaha, - u skermit paciperisht zëri, bashkeudhetari i pacipe i atij mëngjesi.
-Kris, ti je budallaqe. Ai nuk te do. Kris, ti meriton shumë.
Zgjohu Kris, me degjon? Zgjohu moj vajzë e çuditshme.- i peshperiti rreze veshit duke e gudulisur.
Tashme ajo nuk cuditej me nga asgjë. Një kalimtar po e verente me sy te shqyer nga habia.
Ne sy, një cipez e holle e levizshme i deshmonte herë pas herë se ende “Budallaqja” brenda saj vazhdonte te enderronte…! Dhe me çuditshmja ishte qe lumi, nuk kish pikë uji… Hahahahahaha… pikë uji… Sa do donte te kridhej tani ne këtë çast. Të dridhej , te perdridhej nga i ftohti, te shuante diellin qe e digjte… Por kish një ure aty. Iu kujtua një personazh i vobekte i një filmi i cili u hodh nga një ure madheshtore, me sa i kujtohej mbi Danub. Epo tërë fat ai fukarai i gjore. Perendia kish qenë doreshtrenguar me te ne jetë por doreleshuar ne fundin e tij. Gjithë ai ujë. Të mbytej për shtatë pale qejfe… Hahahahaha…

"Me thua qe po tregohem i ftohte dhe mosperfilles ndaj teje...Ke te drejtë...Por edhe unë kaloj periudha jo fort te kendeshme ne jetën time...familjare dhe personale...halle dhe situata te cilat vërtetë me kanë ashpersuar dhe ndonjëherë me bëjnë ne sytë e tu ashtu siç thua ti...te ftohte dhe mosperfilles...A mund te mbetemi miq Kris ? Dy miq te veçantë dhe pa kushte? Unë e di qe çdo ndjenjë ka nevojë për reciprocitet qe te mbetet ashtu siç është..e bukur dhe e pa plagosur...Edhe miqesia ka nevojë për reciprocitet...te cilin unë jam perpjekur te ta jap, pavarësisht se me hope...Duke përfunduar këtë e-mail te them edhe një herë qe ti je një person shumë i veçantë ne jetën time...Edhe unë te dua dhe te vleresoj shumë ne mënyrën time...Të perqafoj fort..."

Dielli shkelqente. Hapat e saj u ngadalesuan duke u zvarritur derisa një çast u ndalen. “Zeri”, e kapi për krahu ne castin kur trupi i saj i renduar nga asgjeja, u plas pertoke si një thes me qymyr. “Kurajo Kris!” Insektet, nisen te silleshin zhurmshem... Tashme duart e saj kishin nisur te lepinin dhe perqafonin me ngut gjunjte, duke u munduar te zvogelonin përmasat dhe kontaktin e mundshem me hapësirën… Me kohën, kish shekuj qe ish divorcuar... Dukej si një plake – vajzë e vockel qe struket brenda asgjese se saj.
Një makine kaloi aty pranë por kësaj herë zëri i shoferit harbut klithi: “Hej, plakushe, gjete kohe te bukur për te gjuajtur sot…” Brenda saj diçka levizi. C'te jetë, - mendoi “Zeri”. Tashme gjunjte e saj, nuk perfshiheshin dot nga perqafimi i duarve. Majat e ftohta te gishterinjve arrinin deri tek barku. Sa i madhhhhhhhhh… Përsëri diçka levizi. Poshte bluzes, u ravijezua një formë kokë… Pastaj, e pasuar nga një ulerime e largët, një levizje e haperdare u duk sikur i shqeu barkun dhe brenda një sekonde, u gjend e nderur krejt mes pluhurit. Kris, celi sytë zhbirues(e vetmja gjë e gjallë ne atë katrahure mishrash, pluhuri e djerse) dhe buzeqeshi… Jam shtatzane…jam shtatzane degjon? – klithi brenda saj një ulerime e fortë qe e shurdhoi… U habit nga ai ze qe buroi nga te tera vrimat e mundshme te trupit te saj te deformuar.
-E mbarsur me veten – mendoi “zëri”…
U ngrit natyrshem. Me një levizje te bukur, shkundi krahet e lehtë pende dhe mori pozicionin klasik te një fluture…
- Nuk fluturoj sot, mos u tremb...
- E di, - mermeriti "zëri", duke perpire me sy profilin e saj te mermerte qe mes pluhurit te argjilte, i ngjasonte një perendeshe pjellore…te lashtesise. Emri si kujtohej por c'rëndësi kish emri ne këtë çast? Kris, duke u mbeshtetur teresisht tek ai, nisi te ecte duke zvarritur kembet tërë qejf, duke kenduar nëpër dhëmbë një refren te çuditshëm këngë. Një këngë ndoshta e sapokompozuar, ne pentagramet e qiellit…
“Le të mbetemi miq Kris…”
- Ne do mbetemi miq e me pas shohim e bëjmë pasi te te kem risjelle ne jetë i dashur. Sot është dita e pare. Ji i duruar, te kanë mbetur edhe 8 muaj, 29 ditë, 59 minuta e ca sekonda… Je ngrohte aty ne mitren time?


7
Letrarët e rinj / Re: Perqafim me rete !
« ne: 12-11-2006, 23:36:32 »
Bukur shume Capkene! Te uroj frymezim!

8
Letrarët e rinj / Re: Puls (poezi)
« ne: 07-10-2006, 10:14:46 »


Llampë jam edhe unë e brënda kam një tjetër,
kaq vjet që endem, përkundem valëve të qënies
Dikush më hodhi dikur nga anija që po mbytej,
lamtumirë e fundit e atij që po humbet jetën,
djep e foshnje në lume, profet në bark të peshkut
Tundemi, zgjohemi, qajmë, biem prapë në rrymëëëëëëë
Derisa na gjejnë, na hapin e shohin veten






Edhe pse po citoj disa vargje, me pelqyen te tera poezite. Teknike perfekte, mendim, vertetesi rrenqethese qe shfaqet e fshihet herë lakuriqe e herë e sofistikuar, muzikalitet, lirshmeri...

Të falenderoj qe ma zbukurove këtë mëngjes!

9
Letersia Shqiptare / çfarë solli te re poezia e Kadarese?
« ne: 14-07-2006, 04:50:26 »
Antineutrino, je i sigurt për këtë qe po thua??? Patjetër qe duhet të kesh bërë ndonjë studim te hollesishem dhe te mbeshtetur ne mendimin e kritikes. N.q.s. po, na e jep ta lexojmë studimin. N.q.s. jo, mos u nxito ne perfundimet qe nxjerr. Askush nga ne  nuk mund ta thotë fjalën e fundit për krijimtarine e një gjeniu si Kadare. Gjithsecili ka mendimin e vet, shijet perkatese, kulturën e tij por kjo nuk na jep te drejtën për te nxjerre perfundime te tipit: "Mbase ka disa poezi te bukura, por shumica janë dobët. Të këtë sjelle diçka te re as qe bëhet fjale.
Sepse unë dhe shumë te tjerë, mendojmë ndryshe por nuk i mbrojme idetë tona pa  
argumentuar. Dhe do e argumentoj por jo sot. Pas ca minutash nisem për pushime... :)

Dihet qe gjenite, nuk pranohen si te tillë sidomos nga bashkevendasit e tyre. Kjo nuk i ndodh vetëm Kadarese por pothuajse te gjithëve. Tani nuk kam kohe por herë tjetër do  postoj këtu një poezi te një poeti të madh për gjenite.

Antineutrino, nuk e kisha për ty këtë paragrafin e fundit.

Ju uroj te gjithëve pushime sa me te këndshme...!


10
Zëri Letrar / çfarë libri po lexoni?
« ne: 11-07-2006, 18:30:20 »
Nuk e shava Coelhon. Thashe mendimin tim. Nuk është ne shijet e mia. Ajo qe ai shkruan, nuk te bën te germosh brenda saj për te zbuluar "diamantin"...! Letersi e vërtetë, (për mendimin tim), është ajo qe te bën te mendohesh, të kërkosh, te germosh thelle për te arritur drejt fundit por qe edhe kur e mbaron ke ndjesine se fundi është një shekull larg, i papershkueshem e i paprekshëm...!

11
Zëri Letrar / çfarë libri po lexoni?
« ne: 11-07-2006, 16:47:21 »
Bashkohm me ty ne vleresimin për Coelhon, oiseau en vol. As vete nuk e di si kam mundur ti lexoj pothuajse gjithë librat e tij te perkthyer ne shqip. "Veronika vendos te vdese", "Alkimisti", "Djalli dhe zonjusha Prym", "Mali i pestë",, "11 minuta"...Sidomos ky i fundit është si një telenovele bajate, i lehtë dhe naiv. Nuk te mbetet asgjë pasi e lexon. Më ka ngelur një shije e mirë vetëm nga romani: "Djalli dhe zonjusha Prym".
Këto romane se bashku(për mendimin tim), nuk vlejne sa "Neveria" e Sartrit.

Jam duke rilexuar "C'është letërsia?" te Sartrit. Është libër qe duhet lexuar ngadalë dhe me vëmendje.
Po citoj një pjesez te vogël:

"Për poetin, gjuha, është strukture e një botë  te jashtme. Folesi, është i vendosur ne gjuhe, i veshur nga fjalët; këto janë shtrirjet e kuptimeve te tij, gjymtyret, antenat, syzat; ai i manovron ato nga brenda, i ndjen si trupin e tij, është kthyer ne një trup verbal prej te cilit është përmendur menjehere dhe e ndien veprimin e tij mbi botën. Poeti është jashtë gjuhës dhe i shikon fjalët përballë sikur të mos i perkisnin fatit njerezor: duke ardhur drejt njerëzve, ai takohet së pari me fjalën si pengesë.Ne vend qe së pari te njohe sendet me emrat e tyre, ai duket se ka një kontakt te heshtur me to, e meqë duke u kthyer drejt këtyre lloj sendeve qe janë fjalët, mallengjimet, prekjet, ai zbulon brenda tyre një shkelqim te vogël e një afrim te veçantë me tokën, qiellin, ujin e çdo gjë te krijuar. E meqë është jashtë tyre, në vend qe ti përdore ato si tregues, - te  cilat janë jashtë tij, ai, i konsideron ato si një kurth për te kapur një realitet qe i shpeton. Shkurt, për te , gjuha, është pasqyra e botës. Menjehere, ndryshime te shumta operojne ne ekonomine e brendshme te fjalës. Gjatesia, tingellimi, mbaresat mashkulloire e femerore, aspekti pamor,  formon fytyren e një trupi qe perfaqson domethenien, megjithëse nuk e shpreh këtë. Nga ana tjetër, ashtu si domethenia është realizuar, aspekti fizik i fjalës reflektohet ne te dhe sipas radhes, funksionon si imazhi i një trupi verbal. ashtu si shenja ka humbur perparesine e saj, e meqë fjalët janë te pakrijueshme ashtu si dhe sendet, poeti nuk vendos dot nëse shenjat ekzistojne për sendet apo e kundërta. Kështu, mes fjalëve dhe sendit te shenjuar, vendoset një raport i  dyfishte, i dyanshem, i ngjashmerise magjike me domethenien. E meqë poeti "nuk perdor" fjalët, ai nuk zgjedh mes kuptimeve të ndryshme dhe seciles prej tyre, në vend qe ti shfaqe seciles, një funksion autonom, i jepet si një cilësi materiale qe formohet para tij, se bashku me kuptimet e tjera. Kështu, nëpërmjet efektit te sjelljes poetike, ne çdo fjale ai realizon metaforat për te cilat kishte enderruar Pikaso, ndërsa enderronte te bënte një kuti shkrepseje e cila te ishte edhe një lakuriq nate, pa pushuar se qeni edhe kuti shkrepseje."


12
Zëri Letrar / çfarë libri po lexoni?
« ne: 06-07-2006, 13:28:28 »
Po lexoj romanin "Historia e nje qenieje virtuale" te autorit REMO  KOCIU.

13
E Bukura / Thonjte!
« ne: 06-07-2006, 10:31:57 »
Nuk di ne cilën klinike estetike i ke punuar thonjtë vjet  Lisa. Të mite, duken krejt si origjinale, me një gjatesi normale dhe te stiluar kendshem. Unë i kam thonjtë shumë te bute aq sa edhe me dorë mund te keputen...Kam rreth një vit qe i rregulloj tek një klinike turke tek "MYslym Shyri". Me pëlqejnë aq shumë sa "më ka hyrë vetja ne qejf..." Kenaqem kur i sodis duart...Asnjëherë me pare nuk i kam pasur kaq te bukura.

14
E Bukura / Thonjte!
« ne: 03-07-2006, 17:49:47 »
Me pëlqejnë shumë thonjtë e gjatë edhe i mbaje ashtu por edhe pse kujdesem shumë për ta shpesh me thehen :(
A mund te me jape dikush ndonjë këshillë se çfarë te bëj



Elita, edhe unë i kam te bute thonjtë e me thyhen por kohët e fundit, i kam rregulluar tek një Klinike Estetike turke, ne Tiranë. Pra, mi kanë shtuar  dhe stilizuar mjaft bukur. Janë tashmë te gjatë, te bukur, te fortë, nuk thyhen edhe sikur ti godasesh fort. Nuk me pengojne aspak kur punoj ne kompjuter. Nuk pesojne asgjë nga uji. Vecse një herë ne 3-4 jave, duhen trajtuar përsëri. Për ata qe shqetesohen nga mikrobet, ka plot doreza  plastike ne supermarket...

15
Zëri Letrar / çfarë libri po lexoni?
« ne: 28-06-2006, 15:08:41 »
Ke te drejtë Veshtruese. Është një film i realizuar duke iu referuar këtij romani. Madje para 5 netesh e pashe nga DigitALB. Ishte realizim i shkelqyer. Version francez. Rralle ndodh qe filmat janë ne lartesine e veprave qe iu referohen. Sigurisht qe nuk është i keshillueshem për fëmijët. Tek DigitALB, shfaqej pas orës 24:00.

16
Zëri Letrar / çfarë libri po lexoni?
« ne: 27-06-2006, 10:09:58 »
Po rilexoj librin me poezi "Të gjithë zotat tokësore plaken..." te te madhit Guillaume  Apollinaire.

"Gjithë letërsia dhe artet botërore te Shekullit te Njezete, nuk do të ishin këto qe janë pa Apollinaire. Si arriti ai te  kish një ndikim te tillë mbi poezine dhe prozen, mbi teatrin dhe muziken, mbi pikturen dhe kinemane? Ai, nuk ka shkruar ndonjë traktat estetik dhe as ideologjik, nuk ka drejtuar asnjë akademi dhe as ka qenë ndonjë sundimtar i llojit te Luigjeve, madje edhe vdekja është treguar tejet e pameshirshme me te, duke e marrë ne moshen 38 vjeçare. Ne rinine e vet te hershme, ai shkroi disa romane, për t'iu kushtuar me pas, krejtësisht, poezise dhe vetëm nëpërmjet poezise arriti te bëhet njeheresh Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë i modernitetit te fjalës dhe ngjyres, tingullit dhe figures."

17
E Bukura / Parfumet e juaj te preferuar
« ne: 25-06-2006, 15:00:43 »
1-DIOR  ADDICT i Christian Dior(eshte pak i shtrenjte por ja vlen se ka nje arome dehese...)

2-CINEMA  i Yves Saint Laurent.

18
Projekte dhe Nisma / Le ti drejtohemi Parlamentit Shqiptare.
« ne: 11-06-2006, 05:50:28 »
Petrit, emri i shkrimtarit është  BILAL XHAFERI, një nga penat më interesante te letersise se asaj kohe. Antikonformist, i lirë, vetvetja, kështu mund ta perkufizoj. Ndaj nuk e deshen  dhe e perndoqen. Pasi mori vesh se do arrestohej, u arraris ne Amerikë, ku dhe atje pati një aktivitet interesant ne fushën e gazetarise. Themeloi gazeten ""KRAHU I SHQIPONJES" Kam lexuar gjithë krijimtarine e tij. Romani "Krastakraus", është një nga me te bukurit e letersise shqiptare.

Ps: Më falni n.q.s. dola jashtë temës. Me thënë te drejtën hyra tek kjo teme vetëm për te bërë te ditur emrin e shkrimtarit.

19
Zëri Letrar / çfarë libri po lexoni?
« ne: 11-06-2006, 05:04:31 »
Nisa te rilexoj për  te dytën herë, romanin PIANISTJA, te nobelistes se vitit 2004, ELFRIDE  JELINEK. Roman i zhveshjes se mitit te dashurisë dhe marteses.

"Erika Kohut, vajza qe jep mesime pianoje ne Konservatorin e Vjenes, është sekuestruar nga e ema dhe e mbyllur ne "burgun e pentagramit". Ajo është filli i një romani trondites, për shkak te historisë se dashurisë se pamundur me nxenesin e saj, Walter Klemmer. Pjesen me te madhe te kohës ne roman, ajo është e paemer, ajo është AJO. Erika nuk ka jetë te veten, ajo nuk  ka kontroll mbi veten dhe instikti e revolta e heshtur, e çojnë ne veteshkaterrim, duke e kthyer ne protagonisten e një historie te ndertuar me fantazi mazohiste. PIANISTJA, kjo histori ironikedhe therese, e shkruar me një shtjelle metaforash, është një parodi psikoanalitike dhe  letrare mbi marrdheniet delikate nene-bije. Dashuria e nxenesit për mesuesen e vet, nën mjeshterine e ELFRIDE JELINEK, kthehet ne një drame "klasike" te joshjes erotike nxënës-mësues. Ky libër, është një "akuze" madheshtore qe shkon shumë me tej realitetit te sotëm vienez, duke pushtuar miliona lexues ne mbarë botën.



PS:Një kritikë miqesore për disa prej anëtarëve qe shkruajnë ne këtë faqe. Ju lutem, respektoni rregullat e drejtshkrimit te gjuhës shqipe si p.sh. shkronjen e madhe ne fillim te fjalise ose ne fillim te emrave te njerëzve. Gjuha jonë, meriton me shumë respekt.

20
Zëri Letrar / çfarë libri po lexoni?
« ne: 07-06-2006, 05:59:34 »
Jam duke rilexuar:
"BUKUROSHET E FJETURA", nga JASUNARI  KAVABATA.
"AGVI, PERBINDESHI I REVE", nga KENZABURO  OE.

 Jane botuar ne nje permbledhje nga SHB "Aferdita".
 

21
Zëri Letrar / çfarë libri po lexoni?
« ne: 21-05-2006, 06:17:35 »
"Vdekja dhe busulla"(Fixione & Aleph), shkruar nga JORGE  LUIS  BORGES.

Jorge Luis Borges, është prej shkrimtareve qe kanë pushtuar mendjet me te ndritura te kritikes letrare botërore. Siç thotë një studiues i vepres se tij, Borges-it i ndodhi një diçka qe u ngjet rrallë shkrimtareve: hyri ne legjenden te cilën e thuri vete me durim dhe kujdes dhe zuri vend, jo si një njeri te cilin e bën te shquar suksesi letrar por si një figure mitike.
Dhe jetoi gjatë mes mjegulles dhe konfuzionit te Borges-it -  mitik(shtoi kësaj edhe verberine e hershme dhe te plotë e cila e perqas me Homerin dhe Milton-in) dhe Borges-it - njeri.

22
Letrarët e rinj / Me te bukurat vargje
« ne: 19-05-2006, 04:16:27 »
Nje poezi  shume e bukur nga TREMENS.



NeCrOsIs


Ajo –
     ... Koleksionon A4 - te zhubrosura flete formati,
       Ku vargjet –
                    ... Rrjedhin nder ...
                                           Ã¢â‚¬“ Mollza te labirinthta gishterinjsh,
          ... Lavjerres –
                          ... Ekspozohen te perzhiturit rreshta,
               Prej imcakes drite –
                                       ... Të një fijeje shkrepseje;
          Zjarri – Shkaku I shtirrur,
               Rreth te cilit kryqezuam ...
                                                – Promete'n.



Dhe ..., nder flakë eksplorimesh,
     Syte –
           ... Djegin amorfen arome,
                ... Trikoton ajo pas trupit te mbrëmjes;
     Një shije e habitshme,
          ... Kondensohet nder qerpike;
          Vallzoj unë,
               (Mes precipitimesh iluzionesh,)
                     Perrreth siluetes nudiste te henes;
                Urdher:
                         "... Penduloju shi!"


Ajo –
     ... Nuk ka emër,
          Kontaktues numur telefoni –
                                             ... Nuk ka,
                As te diku-ndodhur adrese.
Gjurme avulluese,
     ... Mbjellin heshtje,
          Mbi parketin e dhomes - eklips bulzor;
     Sikurse kur afron drejt buzeve,
          Të porcelantin filxhan te nxehte caji,
                Vendosur para një momenti,
                     Mbi tavolinen e llastuar te shtepise.


Mbi të gjitha,
     ... Poseidon një ikje –
                               ... Nën kercitje ...
                                                     Ã¢â‚¬“ Kontra-danci,
     ... Permbi oktava takash,
          Perposh dritash hepatike,
               ... Lepijne shijueshem asfaltin;
    E zhveshur,
         Prej zhurmes,
              Sublimohet ...
                               Ã¢â‚¬“ Ekzistenca e saj!


E vetmja fjale,
     ... Me mungon:
                        "... Perkufizimi ndaj një te cuditshmeje vajzë!"

23
Konkurse Letrare / Poeti i zerit!
« ne: 15-05-2006, 21:37:24 »
PERSHENDETJE TE GJITHEVE DHE URIME! VOTA IME SHKOI PER POEZINE  E IBRAIMIT TE CILIT I UROJ QE TA FITOJE KETE KONKURS SEPSE  SHKRUAN VERTET E BUKUR.

24
Letrarët e rinj / POEZI nga ZEMRAIME
« ne: 12-05-2006, 14:37:26 »
Faleminderit qe i lexove poezite SirEnegiuS!




























                                                     





25
Letrarët e rinj / Nyctophilia
« ne: 11-05-2006, 11:27:13 »
Po, e dashur Lisa, realiteti i brendshem i krijuesit është një fakt i pakundershtueshem por edhe këto qe theksova unë , të gjitha se bashku formojne poezine, bëjnë art. I madhi EDGAR  ALLAN  POE thotë:


""Poezia, mbi çdo gjë, është një pikture e mrekullueshme, nuancat e se cilës, ndaj një kqyrjeje te imtesishme, janë peshtjella te keq-peshtjelluara por qe brofin guximshem përballë shikimit te percipte te një njohesi te eperm. Ka qëllim te saj kenaqesine e jo te vërtetën, kenaqesine e papercaktuar në vend te kenaqesise se percaktuar duke arritur kështu te jetë poezi për aq sa mund te arrije ta permbushe këtë qëllim: te jetë një romance qe dhuron imazhe te kapshem qartësisht, poezi me ndjesi te percaktuara, ne përfundim te te cilave, muzika te jetë diçka thelbesore, përderisa dhe te ndjerit e një tingulli te ëmbël, është nocioni me i percaktuar. Pra, muzika, e kombinuar me një ide te pëlqyeshme, është poezi. Muzika pa ide, është thjesht muzikë, ndërsa ideja pa muzikë është proze, nga vete perkufizimi i saj."



Dhe me te vërtetë, TREMENS, ka ne poezi shumë muzikë dhe shumë ide.

Tremens, unë dhe Lisa, presim te tjera poezi.









 























Faqe: [1] 2 3 4 5