×

Ftoj ne Debat!

· 18 · 4540

Ftoj ne Debat!

· 18 · 4540

  • Postime: 1740
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Kisss
    ne: 02-05-2005, 04:09:01
    Se pari shneti i te gjithve, dhe goli kesaj teme, eshte qe une, dhe ju te bisedojme per çështje te ndryshme qe ne populli shqiptare po hasim ne to dite per dite.

    Kam deshire te bisedoj me juve duke permendur disa ngjarje te aktualitetit shqiptare, qe ndodhin rreth poltikes, muzikes, emigrimit, sportit, fese, atdheut, sigurimit, perendimit, shoqerise, dashurise, informatikes, mjedisit, shkences, figurave te shquara etj etj.

    Pra une do te hell disa tregime javore, dhe bashke do bashkbisedojme mbi to. Ju lus qe te mos perdorni simbole te verdha, dhe te jemi sa ma shume ne afol, ose neutral per gjerat qe do fliten ketu, sepse askush nuk duhet te ofendohet. Edhe per pak humor kemi nevoje.

    Disa antare qe me pelqejn shume ne debatet e tyre dhe te cilet kane njohuri te dalluar per ceshtjet tona, jane Doni, Hyllus, Max, Recaro, Xhavho, Kreksi, Besim, Jashte, I Krishteri, Hasani, Hersiana, une Hidajet Sulejmani, Fantazia, Stalion, Smiley, Lisa, dhe AngelD.

    Sote eshte 2 Maj, 2005.

    Pyetja e pare: eshte per muziken shqiptare ?
    Ky debat nuk dua qe ta kete nje pergjigje te shkurte, ti pelqen cfare te duash, dhe ne pelqejm cfare te duam. Por ju akoma s'me keni tregua se cfare ju pelqen, deri tani ju keni treguar ate qe e keni inat, lakmi, dhe zili. lol.  
    Se pari po ja filloj me muziken shqiptare.
    Ne rregull une jam n'dakort qe muzika Tallava, nuk eshte e kultures shqiptare. Me besoni qe jam n'dakort. Edhe artistat e kesaj kadegorie, kenget e tyre nuk i kane te kultures shqiptare, sepse jan te perkthyera nga turqishtja, etj etj.
    Atehere, une jam i pakenaqur, sepse gati askush nga ju, nuk e ben nje krahasim te nje muzikanti tallava, me nje artist origjinal shqiptare, nje tekst tallava, me nje tekst shqiptar, nje tingull tallava, me nje tingull te vertet shqiptare, njej album popullor me nje album tallava.
    E atehere te thoni, ja pra kjo eshte arsyja, se pse kjo muzike na ben, e pse kjo tjetra s'na ben.
    Neper forume te ndryshme, jashte, ne kojshi, dhe kudo kam ndegjuar shume qe thone, qe ky muzikant, e ai muziknat, nuk i kan kenget nga shqipja, por mozallah, asnje nga ju nuk me thot se ja keto vargje e mposhtin ate muzike, e cila u perhap vetem per pare, dhe fame.
    Nje shembull i tille. Adem Ramadani nga Shkupi, sot te gjithe thone qe ai ka qene ne rrugen e shejtanit, e sot eshte ne rrugen e zodit. Perse thuhet kjo ? Nuk e kuptoj.
    Ai dhe shume si ai per mendimin tim jane artista, dhe eshte e drejta e tyre qe ta shprehin artin e tyre, sipas shijes se tyre, sipas deshires se tyre, dhe sipas interesit te tyre, ketu pa u perfshfire patriotizmi kombetar. Cfare e ben ate te jete ne rrugen e shejtanit, me shume sesa ti ?
    Kush nga ju me tregon si kujt i thoni ju muzike origjinale qytetare popullore ? Une i kam disa ide, por dua t'ju ndegjoj juve. Kush jane keta artista popullore, dhe pse gjithmone me nje pergjigje, si Vace Zela, Ymer Riza, Mehdi Zena etj.
    Pra kush per ju SOT eshte kengetare i muzikes qytetare popullore te kombit shqiptare ?
    Ju thjesht thoni qe ky artist i ka tekstet dhe melodit te vjedhura, dhe me aq e mbaroni muhabetin tuaj. Atehere kush nuk i ka kenget e vjellura sot ne Shqiperi ? Sot, dhe jo para 30 vitesh.  

    Pyetja e dyte: eshte. Cfare mendoni per papen e ri gjerman Bernedict, dhe cfare mendoni per shpalljen e tij si pape, nje dite para ditelindjes te hitlerit ?

    Peytja e trete: A mendoni qe Amerika ka rreshqitur keq, me luftrat e tyre per demokraci ne lindjen e mesme ?

    Pyetja e katert : Perse sot bota ka makina automobilisitke, me sistem pozicional satelitor, radio me satelit, internet i aktivizuar oralisht, dhe prap se prap keto makina jane aktive vetem me lenden e zeze qe e thithim nga toka e pist ? Pse mos te kete shumica e njerezve, makina qe funksionojne pa benzine, nafte, dhe voj.

    Pyetja e peste
    : A eshte vdekja e diktatorit rus Joseph Stalin, akoma nje misteri ?

    Pyetja e gjashte: Kur do te mbahet nje kongres per gjuhen shqipe ? Kush mban pergjegjesi per fjalet qe i kopjuam nga kombet tjera, dhe i shqiptarizuam ato ? A mos vall, jeta e emigrantit qenka e till, dhe ai mendon qe gjuha shqipe gjithmone duhet te ket vetem ate sasi fjalesh, ku ai i la ato; kur emigroj per perendim ? Cfare mendoni ju per kete dilem ? Edhe vendet tjera te botes transferojn fjale, dhe ide nga vendet tjera.

    Pergjigjuni si te doni, por te gjithe te jemi te duruar me tjeret, dhe te jemi neutral ne keto biseda sikur Zvicrra neper luftra. lol lol.  Shpresoj so do behen diskutime intelektuale, dhe te mirefillta. Edhe ju mund ti paraqitni pyetjet, dhe konsiderimet tuaja per NGJARJET BOTERORE. Javen tjeter, do te vi me shqetesime, dhe sugjerime te reja. Te gjithe do te kuvendojm sebashku.

    mods, dhe admins, shume falje nqs kjo teme s'ben.
    sinqerisht Hidajeti, OPINIONE. "Ftoj ne debat", 02-May-2005. Zeri Yt Forum
    « Editimi i fundit: 02-05-2005, 04:55:01 nga Hidajet Sulejmani »

    • Postime: 1364
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    xhavo
    #1 ne: 02-05-2005, 18:04:22
    Hidajet të përshendes dhe flmnderit për ftesën (në qofsha unë ai xhavho)

    Po filloj me pyetjen e parë. Se cka e bën një artist të jetë në rrugë të shejtanit apo të Zotit janë pikërisht vlerat, qoftë artistike qoftë morale. Sot skenat tona më shumë janë të mbushura me lakuriqësi se sa vlera muzikore. Del p.sh. tipka 70% (e më shumë) e zhveshur dhe bërtet "taksi taksi", pa kurrëfar vlere as artistike as muzikore. Zhveshja është në disproporcion me marrjen seriozisht të vlerës muzikore. Kjo nuk do të thotë që me muzikë argëtuese të qajmë me denesë, por që të argetohemi me vesh dhe vlerë e jo "pornografi". Në qoftë se duam të krijojmë skenë erotike, duhet ta quajm erotike jo muzikore, argetuese apo tradicionale shqiptare.  Më vjen keq të them, por mënyra se si vishen disa "muzikante" tona kam parë vetëm prostitutat që shiten nga vendet e europës lindore. Sot muzika (showbiznesi) më shumë është si një derë që të arrihet një instikt njerëzor për qenjë në qendër të vëmendjes, për dëshirën e të qenit i njohur ose "ec babë të bëjmë dicka, të na shohin", se sa i prezentimit të shpirtit të vertetë artistik.
    Muzika tallava pelqehet sepse i përshtatet shijes së masës. Vet fakti që është pranuar me të madhen, atëherë dëshmon shijen e shoqërisë sonë. Sot ajo muzik është kombinuar edhe me muzik kombtare dhe argetuese, kështu që ka marrë edhe kahje pak tjetër. Muzika e mirëfillt qytetare ende ekziston dhe ndëgjohet, por jo në masë. Do të kisha vecu: Ismet Pejën, Qamilin e Vogël, Muzllum Mizinin, etjetj. si bartës të muzikës së vjeter qytetare, sidomos gjakovare.
    Ndërsa vjedhja e muzikës nuk është vlere. Nfakt ai është përkthim, imitim, por jo krijimi personal. Arti kërkon krijim. Krimi më i madh në art është vjedhja.

    Pyetjeve tjera do t'i përgjigjem heren tjeter inshallah.

    • Postime: 1740
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Kisss
    #2 ne: 02-05-2005, 20:21:35
    Xhavo shume e vertete, dhe e qelluar ajo qe the ti. Ja tani ti me pelqeve me pergjjgjjen tende, sepse u shprehe ne detaje to holla, dhe te rendesishme, dhe nuk me ktheve vetem nje pergjigje, duke renkuar qe ky, ose ai artist i ka tekstet dhe melodite e vjellura, dhe me kaq mbyllet ky tregim.

    Edhe une e di ate fakt, dhe keshtu pyetja tani eshte, se deri ku eshte limiti qe ne duhet ta vendosim per kulturen tone ?
     
    Sikur ne cdo kritim ndaj muzikes te perfshihej patriotizimi kombetare, dhe kulturor, atehere une mendoj se populli yne krenar, nuk ka me shume se 20 artista, dhe artiste muzikore.

    Une mendoj qe muzika popullore ende ruhet dhe kultivohet perzemerisht, pamvarisht nga stilet e reja muzikore. Sot shume muzikant dhe muzikante, perfshijne dicka me shume se muziken e tyre neper kasetat e tyre.

    Nje femer muzikante shqiptare, sot eshte e bukur, e nxjerr gjoksin ne kaseten e saj, edhe nja 4 poza te ndryshme, nje interpretim ne videokaseten e vitit te ri, ose nje tjeter funksionim muzikor,  pra reklamimi i tyre eshte nje perzirje e shume gjerave.
    E njejte gje me nje kengetare mashkull. Shpesh here ndegjuesit, e blejn nje kasete sepse mendojn se jane ne dashuri me idhujt e tyre.

    Kengetaret sot vrapojn mbas asaj qe du u sjell sukses atyre, edhe nqs keto veprime, jane jashte kultures muzikore shqiptare.

    Shneti i te gjithve nga H.S.

    • Postime: 1364
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    xhavo
    #3 ne: 03-05-2005, 06:39:14
    Kultura jonë duhet të jetë e hapur për të gjitha kulturat tjera, për dialog multikulturor apo mirëkuptim dhe shkëmbim vlerash artistike, por asnjëher kjo kulturë nuk guxon të shndrrohet në antivlerë. P.sh. përqeshja e muzikës tradicionale apo qytetare. Mos e dëgjoni, por respektojeni. Mos e perqeshni, por ngriteni.
    Dhe mandej nuk është qudi nëse nuk ndëgjohet fare muzika shqipe, përshkak të mungesës së vlerave. Sepse njerëzit duan të ndëgjojnë vlera, e jo t'i bëjnë dhunë vetvetës.

    • Postime: 2357
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    kreksi
    #4 ne: 06-05-2005, 19:24:06
    Tungjatjeta Hidajet,

    I lexova pytjet qe i parashtruat me larte dhe besoni se me eshte dashur qe ti shenoj ne leter sepse memuari me eshte zbritur, ne munges te andrenalines apo ku ta di une....

    Nen pyetjen I. Muzia jone apo çoroditja edisa kengetareve....
    kur po e mendoj qe po i afrohemi se shpejti Eurovizionit  dhe me te ndegjuar se kush do na prezentoje kete vite, kam mbetur pa mend posa e zbulova se aty i paska dalur pune edhe çiftelisë, instrument folklori,  qe te  prezentoje popullin shqipetare si i dalluar ne europeapo si me ANADOLLEKU nder te gjithe qe te shoqeroje Ledina Qelon ne kete festival ku percillet me qindra miliona shikues ne ekranin e vogel...
    E une i shkreti do meshifem dikun ne nje vrime te miut ku nuk do ndegjoje asnjerin ketu (te huajt) kuptohet te tallen me neve me fjalet: A, i keni pare shqipetaret me nje instrument folklorike te nxjerrur dikun nga azia apo nga vjen ky popull....etj etj.
    Tmerr i madh eshte ky pere popullin shqipetare.
    Me mire do ishte qe fare mos te marri pjese se sa me nje dukuri qe vrete. Ne krahasim me Anjesen kjo s'vlen fare...nje kufome ore.
    Rovena Stefa ishte yll ndaj ksaj por une si kuptoj gjerat si shkojn atje mbrenda fare.

    Ne pytjen nen IV. vrejta se do me pelqente qe te debatonim nje here tjeter se sonte jam i lodhur por eshte pere tu biseduar pasi qe  e perkrahi idene pere nje natyre te pastert(edhepse duhanin s'arrije dot si ta nderprej) deh mbrojtjen e ambientit ne pergjithesi...pra paskam edhe nje ekologjiste ketu, kjo eshte e mirë.

    Ne pyetjen V. ju a pytni se a ka vdekur Josef Stalini apo Stalinizmi ? dhe misteret rrethe helmimit te tije....
    Kjo pun thuhet se ka vajtur zoti Hidajet,
    ç'me duhet tani vdekja misterioze e stalinit e hitlerit apoe Rasputçinit ?


    Te deshiroje nate te mire dhe gjumë te embel.

    PS. Hidajet, a do na vesh nota ne kete Perleshje =Debat ?
    « Editimi i fundit: 06-05-2005, 19:49:16 nga Kreksi »

    • Postime: 2357
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    kreksi
    #5 ne: 07-05-2005, 15:04:12
    Tungjatjeta Hidajet,

    I lexova pytjet qe i parashtruat me larte dhe besoni se me eshte dashur qe ti shenoj ne leter sepse memuari me eshte zbritur, ne munges te andrenalines apo ku ta di une....

    Nen pyetjen I. Muzika jone apo çoroditja e disa kengetareve....
    kur po e mendoj qe po i afrohemi se shpejti Eurovizionit  dhe me te ndegjuar se kush do na prezentoje kete vite, kam mbetur pa mend posa e zbulova se aty i paska dalur pune edhe çiftelisë, instrument folklori,  qe te  prezentoje popullin shqipetare si i dalluar ne europeapo si me ANADOLLEKU nder te gjithe qe te shoqeroje Ledina Qelon ne kete festival ku percillet me qindra miliona shikues ne ekranin e vogel...
    E une i shkreti do meshifem dikun ne nje vrime te miut ku nuk do ndegjoje asnjerin ketu (te huajt) kuptohet te tallen me neve me fjalet: A, i keni pare shqipetaret me nje instrument folklorike te nxjerrur dikun nga azia apo nga vjen ky popull....etj etj.
    Tmerr i madh eshte ky pere popullin shqipetare.
    Me mire do ishte qe fare mos te marri pjese se sa me nje dukuri qe vrete. Ne krahasim me Anjesen kjo s'vlen fare...nje kufome ore.
    Rovena Stefa ishte yll ndaj ksaj por une si kuptoj gjerat si shkojn atje mbrenda fare.

    Ne pytjen nen IV. vrejta se do me pelqente qe te debatonim nje here tjeter se sonte jam i lodhur por eshte pere tu biseduar pasi qe  e perkrahi idene pere nje natyre te pastert(edhepse duhanin s'arrije dot si ta nderprej) deh mbrojtjen e ambientit ne pergjithesi...pra paskam edhe nje ekologjiste ketu, kjo eshte e mirë.

    Ne pyetjen V. ju a pytni se a ka vdekur Josef Stalini apo Stalinizmi ? dhe misteret rrethe helmimit te tije....
    Kjo pun thuhet se ka vajtur zoti Hidajet,
    ç'me duhet tani vdekja misterioze e stalinit e hitlerit apoe Rasputçinit ?


    Te deshiroje nate te mire dhe gjumë te embel.

    PS. Hidajet, a do na vesh nota ne kete Perleshje =Debat ?

    • Postime: 473
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Lundrentari
    #6 ne: 24-05-2005, 16:15:34
    u ba shqipja shume milion.

    • Postime: 103
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Guevara
    #7 ne: 29-05-2005, 07:31:54
    Mungon vetem Blendi Fevziu ketu qe te drejtoje debatin :D

    • Postime: 2287
  • i identifikuar
    PetritKola
    #8 ne: 24-11-2005, 17:02:32
    Tungjatjeta
    Hidajet Sulejmani
    Ke ftuar Miletin ne debat dhe ke bere disa pyetje.
    Nga gjashte pyetjet qe ke bere e para dhe e fundit meritojne pake vemendje. Te tjerat une nuk i kuptoje perse u duhen shqiptareve ne kete faze zhvillimi. Po ashtu thua se "Edhe per pak humor kemi nevoje". Une po mbuloje kete te fundit, humorin.
    Zotni Hidajet, ne nje teme te ketij forumi une i jam drejtuar disa anetareve si "Te cmendur dhe jashtetokesor". Juve munde te zgjidhni cilen te doni, te parin (i cmendur) apo te dytin (jashtetokesor) mua nuk me ngelet qejfi se cilen keni per zemer.
    Faleminderit per mirekuptimin.
    Me respekt
    Petriti

    P.S mendoje qe kjo teme te fshihet pasi nuk ka as seriozitetin dhe as lidhje me probleme themelore shqiptare.

    • Postime: 698
  • i identifikuar
    Odise
    #9 ne: 24-11-2005, 21:42:30
    ftoj ne debat? Paska ftoj edhe ketu? Mire boll. Se Nastradini qeshi, kur prefekti ia meshoi me kokrra kumbullash per krye, kur u hidherua, per elefantin qe siellej neper qytet azgan, si dhurate popullit. E pse qeshe - Nastradin? - Po tha, po qeshi, se ma mire qe i mora keto kokrra kumbullash me t'i prue ty, se sa me t'i pase prua kokrra ftojsh - cfare do te kishte ndodhe me koken time, sikur t'me kishje hudhur kokes - kokrra ftojsh!:)

    Po, po, nuk qenka puna per ftoj, por per ftesë, dmth ky herifi na thirre ne debat a? Ani mire.

    Po doni separi per muziken, me simbole te verdha, e sa ma shume ne afol...po mire, simbol i verdhe: teksti i kengeve shqiptare, e muzika afol: anadollo-arapo-greko-hebreje...aman ore aman, xhane ma man... preke pak perfundi e mos u ban pishman... tekst se jo mahi ky: o moj e mira synin e zi eee oooj - o bonja burrit o nji tradhetiiiii e oooj... taman xhane ma man... E tash ne vend te ketyre vargjeve te verdha, tipike: vargje te verdha, qe duhet me iu meshua fshise repertoarve te radiove tona, e me i pastrua me dizenfektim antibakterial memorial - gati te gjitha tekstet e kengeve tona shqiptare. Ani mo kur po shohim gara: dikush merr repertoare turke, komplet gjojs si kenge shqipe, e dikush merr edhe gjoja si origjinale: ''hajde qike qike, o moj qike qike, dridhe belin qike, dridhe qiko belin, ta dridha temelin...'' e dikush merr komplet kenge zezakesh me çagllia, gjoja sikur duke folur rrok e rrmok: albanian i am...tru du du, e tru du dueee... Me t'lene pa mend! Nuk ka familje ndoshta, qe nuk e ka nganje 'solist, a soliste'... ani mo, xhezi italian, e paradoksi grek ne melosin shqiptar se... me t'i marre mendet prej kreje... veç ''shfletoni'' repertoaret e solisteve tone permendsh ne imagjinaten tuaj, e shihni sa simbole te verdha jane neper ato tekste kengesh, e mos te flasim per melodite, muziken ping-pong (sikur me ate goglen e vocerr qe luajne ne dy anet e asaj rrjetezes ne mes tavoline! Solist e supersolista - e kane tredhur muziken e huaj  ne shqipe, sa ta merr mendja se solisti yne eshte komplet ai kengetari perendimor...

    Vetem tek pika - muzika, kemi mjafte, e per pyetjet tjera ka ftoj tjere...:)

    • Postime: 473
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Lundrentari
    #10 ne: 25-11-2005, 01:04:40
    More pash nderen, a di kush se kur kane me ardh dritat ? Mund te flasim pak per krizen elektrike ne Shqiperi.

    • Postime: 698
  • i identifikuar
    Odise
    #11 ne: 25-11-2005, 09:01:36
    Dritat ne Shqiperi do te vijne, kur hyn Drita Kombetare Shqiptare, kur gjeneratoret e kombit, i siellin turbinat elektrike me fuqine e gjakut te kombit shqiptar!

    • Postime: 2357
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    kreksi
    #12 ne: 11-04-2007, 07:00:54
    Galerija nuk po punojka sot por para dy dite ia hedha nje shikim dhe u habita kur pash se ajo amblema islamike me mbishkrimin kuranike e me shkronja arabe ishte ne TOP shikimet !!!
    Ku te mos revoltohet shqiptari i shkret, apo ku te revoltohet se ?
    Tmerri deh permbysja ndryshe nuk vijne...vetem se keshtu;

    • Postime: 27110
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Berni
    #13 ne: 11-04-2007, 07:40:30
    Per cilen galeri e ke fjalen,albumin e forumit apo www.galeriashqiptar e.net ?

    • Postime: 1632
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    arbias
    #14 ne: 11-04-2007, 11:00:49

    Pershendetje zotri Hidajet desha te ju pyes juve qe aq shum krenoheni kurr rrini te qet e qobanet bejn lufta mediale anti shqiptare kjo si perket nje te ardhme te fort kur i forti rri e i dopti lufto ather ndoshta nej dit do te na quani qoban skllav e jo pse Shqipfolsa.

    Sdesha ta prishi temen se edhe vet tema ska nje Titull ku mundesh ta permbledhesh me nje fjal gjith Jeten?

    Ather Vazhdoni -me- shkrime dhe Komente..?

    • Postime: 2357
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    kreksi
    #15 ne: 11-04-2007, 13:58:38
    Për cilën galeri e ke fjalën,albumin e forumit apo www.galeriashqiptar e.net ?
    Ishte ne Galerin shqiptare, por ajo kalon permes ZY dhe me vjene keq kjo qe ndodh.
    une do e kisha bojkotua kete galeri, ose tek e fundit adminit do ia kisha derguar nje leter, ndoshat edeh koti, ti them se "une kreksi jam i paknaqur me Top foton e Allahut"  nejse, e di se keto jane gjera te kota, s'ka edhe ku te ankohet njeri...le te vazhdojne ashtu ...mbrapsht.
    Po te ishte ne TOP Gjergj Kastrioti apo Nena Tereza nuk do kisha kundershtuar po te njihet ne Galerin Shqiptare mbishkrimi i Allahut me shkronja arabe, kete nuk e kuptoje fare, si tolerohemi te arrijmi deri ketu ne shqiptaret ?

    • Postime: 3003
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Bekimi
    #16 ne: 11-04-2007, 19:33:16
    Kreksi bjeri mendjes o njeri dhe mos fol palidhje. Ti nuk mund ti tregosh askujt se cfare te shikoje dhe cfare mos shikoje atje.


    Te pakten, tregohu me i arsyeshem dhe me tolerant.

    • Postime: 27110
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    Berni
    #17 ne: 12-04-2007, 04:32:45
    Po mire se cfar te keqe ka se qenkan me te shikuarat ato foto qe ste pelqejn ty,ato foto varen se si i kap google me shume,se nga andej futen njerezit qe jane aq te shikueshme,sic jane dhe fotot me flamujt shqiptar,qytetet shqiptare e natyra shqiptare ato jane me te shikuarat.