×

Projekt 3.1. 'Bojkotim çdo gjë serbe'

· 59 · 7481

Projekt 3.1. 'Bojkotim çdo gjë serbe'

· 59 · 7481

  • Postime: 1364
  • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    xhavo
    ne: 29-09-2005, 05:06:40
    Projekt 3.1.  'Bojkotim çdo gjë serbe'  -   Një bojkot është një refuzim nga një person, institucion apo komb që të blej diçka, të importoj apo të ketë marrëdhenje tjera tregtare. Me pak fjalë bojkoti është armë ekonomike.


    Qëllimi i bojkotit:

    - vetmimi i kundërshtarit, hecja e partneritetit
    - ndështimi i kundërshtarit ekonomikisht
    - arritje e ndryshimeve dhe reformave



    Format e bojkotimit

    - bojkotimi i konsumit - bojkotimi konsumor është i drejtuar në ndryshimet afatgjate të tregtisë së përditshme.
    - bojkotimi zgjedhor - kur një zgjedhje ose një veprimtari politike bojkotohet, p.sh refuzimi i një grupi gjatë marrjes pjesë ne një zgjedhje.


    Ndikimi i bojkoteve afatgjate

    Një bojkot është një çështje e njëhershme që i kundërvihet një padrejtësie të veçantëë. Disa masa bojkoti madje i drejtohen një ndryshimi afagjatë të përditshmërisë tregtare dhe marrëdhënjeve politike.  



    Raste specifike:
    - bojkotimi i mallrave britanike nga amerikanët gjatë revolucionit amerikan
    - bojkotimi i mallrave britanike nga India, të organizuar nga Gandi
    - bojkotimi i bizneseve çifute në kohën e nacionalsocializmit gjerman
    - bojkotimi arab ndaj izraelit dhe ndërmarrjeve që bashkpunojnë me të. etj.


    Bashkatdhetar/e të nderuar gjendemi para momentit më vendimtar për përcaktimin e statusit të Kosovës. Për mbrojtjen e çështjes sonë kemi përdorur armet e luftës. Është momentin që t'i përdorim edhe armët politike dhe ekonomike.

    Kosova, me pasuritë e saj natyrore, me vendet e shumta të punës të cilat janë zën mbi 90% nga serbët, me buxhetin e saj kanë qenë një hambar shumë i madh për Serbinë. E gjithë ajo pasuri është shfrytëzuar vetëm për qëllime të serbve dhe serbisë, qëllime këto më vonë të drejtuara kundër nesh. Ndaj këtyre padrejtësive kemi derdh gjakun. Lufta dhe çlirimi i Kosovës kanë qenë një goditje shumë e rënde ndaj ekonomisë dhe mirëqenjes serbe. Pas luftës vërehet një bashkpunim tregtar individual dhe institucional, një joshje prap e madhe e kthimit të regjimit serb.


    çka do të thotë bojkotim i serbisë?
    - ngrirja dhe ndalimi total i marrëdhënjeve tregtare me serbinë dhe tregtarët serb
    - mos blerja dhe mos konsumimi i mallrave me prejardhje nga serbia.

    Është koha që t'i gjendemi Kosovës në momentet e saj. Dhe ky bojkotim ndaj mirëqenje dhe ekonomisë serbe është një goditje e rënde ndaj kriminelëve dhe pushtetit që dëshiron të shtrij duart e veta prap mbi ne.

    - do të ndikoj negativisht në bilancin tregtar serb
    - do të ndikoj negativisht në mirëqenjen e serbisë
    - dhe si rezultat i ktyre do të ndikoj fuqishëm pozitivisht në proceset politike për të ardhmen e Kosovës.

    Afati i bojkoti duhet të jep i papërcaktuar, por i kushtëzuar deri në ndryshimet e politikes së serbisë ndaj Kosovës.



    çka duhet të bëjmë ne:

    - shkëputja e marrëdhënjeve eventuale nga të sipërpërmendurit
    - mosblerja dhe moskonsumimi i mallrave serbe
    - njoftimi dhe vetëdijesimi i popullit në ndikimin e madh që do të ketë për të ardhmen tonë
    - organizimi për senzibilizim popullor dhe njoftim ndërkombtar ndaj këtij bojkoti.
    - njoftimi, rikujtimi dhe ftesa e organizatave joqeveritare për aktin e bojkotimit, me crast do të mundësohet aktualizimi i qështjes dhe ngritja e parullave.

    Serbia na vret me pasurinë tonë. Bashkpunimi me ta, përderisa ndjekin politikën e tyre, është njëlloj vetvrasje.
    « Editimi i fundit: 28-01-2006, 04:29:22 nga BESIM »

    • Postime: 229
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    dardan1
    #1 ne: 29-09-2005, 07:07:35
    Shtrohet pyetja:
    -Sa i respekton ti vet keto qe i ke shenuar me lart?
    -Pse kaq vone ky lloj "apeli";kane kaluar 6 vite nga perfundimi i Luftes!
    -Pse nuk u bane apele te tilla menjehere mbas lufte?
    -Sa veta qe shkruajne ketu kane pasaporta Jugoslave...le te tregojne pa rrena;arsyetim ska.Thuaja cdo shtet i njeh dokumentet e udhetimit te UNMIK-ut.
    ....Po nisem prej meje!
    -Une nuk posedoj pasaporte Jugoslave...kam ate te UNMIK-ut.Udhetoj me te nepermjet Shqiperis,nga nje vend perendimor ku jam.
    -cdo gje qe ka lidhje me serbi  e bojkotoj!Se paku per ato qe i di!

    • Postime: 21
  • i identifikuar
    skenderbeu2
    #2 ne: 29-09-2005, 09:09:35
    Pershendetje,
    Une nuk besoj se ka ndonje njeri qe i thote vetes Shqipetare, qe te mos kete bojkotuar cdo gje qe ka te beje me nje shtet qe quhet serbi.  Njeriu eshte mire qe mos te urreje ne jete pasi eshte helm ndaj vetvetes, POR NJERIU GJITHASHTE DUHET TE KETE "PALCE NE SHTYLLEN KURRIZORE" e ti qendroje disa principeve ne jete.  Pa i hyre gjerave thelle, ne Kosove jetojne Shqipetare me shume se 90%.  serbija i ka vrare, prere, dhunuar, ndaluar shkollimin, larguar.  Keto arsye jane mjaft per mua si Shqipetar, qe te mos kem asgje te bej me nje komb te "te ngecur ne llumin e vet"
    "Panvaresine e Kosoves e vendosin vetem Shqipetaret"
    Skenderbeu2

    • Postime: 610
  • i identifikuar
    Muslimanja
    #3 ne: 29-09-2005, 09:41:57
    ASHTU QOFTE!

    • Postime: 27
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    Juvi
    #4 ne: 29-09-2005, 10:22:16
    Te nderuar patriote! Te nderuar shqiptare dhe atdhedashes!
    Kjo teme eshte shume e ashper (te pakten per momentin). Ne nuk mund  ta bejme kete bojkot kaq lehte. E vetmja arsye qe na e pengon kete eshte statusi perfundimtar i Kosoves. Sic dihet, Kosova tanime gezon nje status te perkohshem dhe qe emrtohet: krahine autonome. Pa  marre Kosova pavaresine, ne nuk mund te bojkotojme kaq lehte ate vend te urryer. Fati i Kosoves eshte shume i shenjte per  ta denuar me nje levizje te tille e te ashper. Jam teresisht dakort qe ta bejme nje bojkot te tille, por me pare duhet te sigurohemi per fatin e Kosoves si edhe te Presheves, Medvegjes dhe Bujanovcit. Nuk duhet kurrsesi te nxitohemi, nje bast i tille eshte shume i rende per  t'u luajtur kaq lehte.

    • Postime: 1364
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    xhavo
    #5 ne: 29-09-2005, 10:40:27
    Po juvi, vetë qëllimi i bojkotit është kushtëzimi i serbisë në njohen e pavarsisë apo ndryshimin e politikës ndaj Kosovës. Nëse zgjidhet statusi përfundimtar i Kosovës në favor të shqiptarëve dhe të drejtësis, bojkotimi është i pakuptimtë.

    Sa i përket pasaportave, përvec  vetëdijesimit gjithë kombtar për dëmin tepër të madh nga ata që marrin pasaporta serbe, duhe të kërkojmë edhe nga parlamenti i Kosovës për nxjerrjen e ligjit të ndalimit të dy-shtetësisë, të ndalimit të posedimit të dy pasaportave.
    O të UNMIKU-t o të serbisë. Po ashtu duhet t'iu lehtësohet marrja e pasaportave të unmikut.

    • Postime: 21
  • i identifikuar
    skenderbeu2
    #6 ne: 29-09-2005, 10:44:31
    I nderuar Juvi,
    Une e respektoj mendimin tend, megjithe se nuk  pajtohem me te.  Mendimi im eshte se ka nje linje qe ndan gjerat ne mes.
    Gabimi yne eshte se ne megjithe mbeshtetjen e gjere qe kemi nga disa shtete, ne mendojme se edhe kur ne shkojme ne per te ngrene se kemi nje kamera mbi koke,  qe te gjithe shtetet na shikojne se cpo bejme 24/7.
    Nuk eshte bast te bojkotosh kombin qe quhet serbi, por eshte ndjenje.  Sic e dine te gjithe e gjithe bota e bojkotoji dikur serbine per ate cka ata i bene, Bosnjes, Kroacise, Hercekovina, e Kosoves.  Pra ne qe jemi ata qe kemi vuajtur nda" pushtuesi dhe ndertuesi i kampeve te perqendrimit, serbija, jemi mese te justifikuar te bojkotojme.
    Une nuk jam kurre per te shkruar mbrapa me kohen, por gjithashtu nuk jam qe " Te humb te Tashmen nga frika se mos humb te ardhmen"
    " QENDRO FORT NE VLERAT E TUA E TE KOMBIT, E PERENDIJA TE JEP ME TE DREJTE ATE QE TE MOREN JONJEREZIT ME TE PADREJTE"
    Peace.
    Skenderbeu2

    • Postime: 22
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    reli
    #7 ne: 29-09-2005, 11:44:44
    Kodi: [Zgjidh]
    MJAFT me krenarine e semure kombetare.

    Nga eksperienca e dime te gjithe shume mire qe nga bojkotimet nuk pasur asnjehere rezultatin e pritur ose qellimin per te cilin jane bere sepse me sakte pas çdo bojkotimi fshihen qellime te forta politike e ekonomike.
    Historia na meson se ne te gjitha rastet e bojkotimeve kane varferuar popullin dhe me shume shtresat me te varfera te tij sidomos te moshuarit e femijet dhe kane forzuar pushtetin e diktatoreve ne ato vende,konkretisht ne Iraq, embargoja qe u be solli  vdekjen e  500000 femijeve Irakene dhe perforcimin e pushtetit te diktatorit Sadam H.
    organizatat humanitare kerkuan pushimin e embargos, nje tjeter shembull ne Ish-Jugosllavi kur OKB vendosi per ti bere bojkotim ,kjo gje solli si rrjedhim rritjen e varferise te kriminalitetit dhe me e keqja rritjen e ndjenjes nazionaliste (qe eshte shume e theksuar ne te gjithe vendet e ballkanit perfshire edhe ne shqiptaret) dhe rrjedhojat i dime te gjithe cilat ishin: Fillimi i spastrimit etnik nga ana e ushtrise Serbe ndaj popullit te Kosoves,pra pasojat edhe nje here i paguan populli. lexo kete artikull dhe do te mesosh me shume cilat ishin motivet e pasojat. http://www.sottovoce.it/conflitti/embargo1.htm
    Pra embargoja eshte nje kthim mbrapa.
    Por nuk mbaron ketu sepse nese e gjithe bota e mbante bojkotimin ndaj Serbise ishte vetem nje shtet ne bote qe nuk e respektonte ate, e dini kush SHQIPERIA, po sepse pikerisht ne ate periudh filloi kontrabanda me e madhe qe ishte pare ne Shqiperi.kondraband a e naftes, kur nga Shkodra me dhjetra varka e autobote çdo dite shkonin per ne Male te Zi per te furnizuar ushtrine serbe e cila si pasoje e embargos kishte mbetur thate, dhe ekonomia Shkodrane qe siç e dime eshte nje nder me te varferat ne Shqiperi pati nje lulezim te papare, sepse pas çdo lufte ka me mijra biznese te pista qe fshihen, ashtu si edhe pas luftes qe beri Uçk pate nje "lulezim" te klubeve te nates ne Prishtine.
    Pra kjo thirrje me duket pa vend per keto arsye
    1- eshte larg kontestit te luftes pasi kane kaluar shume vjet
    2- nuk e kuptoj ku eshte fuqia ekonomike e politike shqiptare per te bere nje gje te tille
    3- ekonimia serbe nuk ka per ta ndjere efektin e kesaj embargoje sepse nuk varet aspak nga ekonomia shqiptare.


    Megjithate ky diskutim eshte i frutshem per nje fakt; na ndergjegjeson per diçka qe vete ne njerezit pa levizje politike mund te ndryshojme diçka nese duam dhe ketu une kam nje propozim me konkret dhe qe te gjithe ne mund ta bejme ne jeten e perditeshme.
    Pse nuk filloni te bojkotoni te gjiithe ata "Biznesmene" qe kane aktivitete si p.sh. Bare , Pub, dyqane etj etj. dhe kete pasuri e kane arritur duke bere gjerat nga me te pistat neper bote si p.sh. prostitucion, droge, vrasje, shitje femijesh e organesh ata qe kane mbushur me turp emrin e shqipetareve kudo ne bote dhe tani bredhin te qete madje jane njerz te respektuar
    sepse tani ne Shqiperi njerzit shihen vetem nga paraja dhe jo nga vlerat qe kane dhe si i kane arritur keto para, po s'ke para nuk je askush.
    Pra filloni te bojkotoni keta njerez dhe aktivitet e tyr edhe keshtu do tu bejme te kuptojne se nuk jemi dakort me ato  qe kane bere madje ,mbajme qendrim dhe ju japim nje mesim te  mire.
    Le te kthehemi pak ne virtytet e mira qe kemi si Shqiptare dhe te leme menjane nacionalizmat e kota, sepse na kane sjelle vetem luftra.

    • Postime: 1364
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    xhavo
    #8 ne: 29-09-2005, 12:24:22
    Sqarime:
    Nuk kërkohet bojkotim institucional, sepse kjo mund të qonte në presion ndërkombtar dhe izolim politik dhe ekonomik, por kërkohet bojkotim gjithë popullor. Madje qeveria e Kosovës de fakto gjendet në bojkotim të ndërsjelle me atë të beogradit, nuk ka cka të bojkotoj. Regjimi i beogradit nuk e pranon qeverinë e Kosovës, po as qeveria e Kosovës nuk e pranon regjimin serb mbi Kosovë dhe si rezultat nuk ka kurrfarë marrëveshje tregtare me serbinë.

    Nuk ka kurrfar ndjenja nacionaliste këtu, por është momenti më vendimtar, në kohen kur pritet fillimi i bisedimeve për statusin final, ky është një presion ndaj popullit dhe ekonomisë serbe, deri në ndrrimin e qendrimit të tyre ndaj nesh.

    Për dallim nga lufta politike dhe ushtarake, lufta ekonomike tregon pasojat më ngadal. Ju mund ta bëni një krahasim të thjeshtë të serbisë para luftes me Kosovën dhe pas luftës së saj. Ekonomi të shkatërruar dhe papunësi marramendëse. Serbët kurrë nuk kan dhën për Kosovë, ata vetëm kanë marrë nga ajo. Dhe kjo marrje, marrje, marrje deri në pafundësi duhet të përfundoj.

    Bojkotimi gjithë popullor i mallrave serbe do të bëj trysni mbi ekonominë serbe dhe si rezultat edhe në politiken e saj ndaj Kosovës. Do të bëj po ashtu trysni mbi mirëqenjen popullore serbeve dhe do të rrisë papunësinë dhe si rezultat mund të qoj në kriz ekonomike të serbisë.
    Dhe në anën tjetër do të nxisë ekonominë e Kosovës. Sepse nëse në vit blihen 100 lopë nga serbia, kjo do të qoj në mos blerjen e 100 lopëve nga Kosova. Nëse e llogarisim 100 gjedhe nga 1'000€ i bijnë 100'000€.


    • Postime: 2357
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    kreksi
    #9 ne: 29-09-2005, 13:00:23
    Edhe une i bashkangjitem mendimit te AlbHL,

    Ku ishim deri tani?
    Dhe e dyta ne prej kendej ,qe shumica jetojm ne perendim, ne s'kemi fuqi si ta bojkotojm serbin perpos qe kurr nuk marr rrug kah autostradat e tyre, preferoj shqiprin.
    e treta as une kurr s'kam pranuar pasport jugosllave, as sserb ne jeten time.
    Do t'ishte më mire qe Albin kurti te mirrej me kete bojkot se atij i shkon kjo se sa pere zyrtaret tan mos prit prej tyre.
    Por më mire vone se kurre, duhet te nderprehet komerci menjehere me serbin e te hapet me shqiprin sa më shpejtë.

    presim suksese

    • Postime: 1609
  • i identifikuar
    BESIM
    #10 ne: 29-09-2005, 13:07:43
    Kuptone me mire ate qe ka theksuar xhavo.
    Ne nuk kemi ekonomi te forte, dakort. Ne nuk kemi institucione te fuqishme, dakort. Ne nuk kemi kete e ate, dakort. (pff)

    Apo s'kemi edhe dinjitet, thuaj?!
    Po ne mund te kemi nje gje: Nje JO te madhe çdo gjeje me tiket: Made in Serbia.

    Aq veshtire e keni ta merrni vesh çfare dmth: Te bojkotojme serbine?

    • Postime: 1
  • i identifikuar
    dinni
    #11 ne: 29-09-2005, 18:11:47
    Unë dhe mendimi për të bujkutuar sot serbin. Sipas meje është një gabim. Tani për tani mendoj. Nuk do ti kemi askujt frikë më. Nuk do të heshtemi. Do ti themi atë të cilin populli ynë ka luftuar deri më sot. Dhe për një liri që të cilën kemi për ta gëzuar. Dhe kjo do të vie shpejt. Por që të jemi më unik se kur ndoj here. do të thot se sot na duhet ndihma  apo mendimi ,idet fjala e qdo secilit nga ju do të veprojm në një mënyre sa më të prer dhe më të vendosur. Të nisemi apo ta marrim një shtëpi apo familje të madhe të sotme. Qka psh njëri ngadisa apo një vlla i kësaj familje nuk dëshëron apo me një fjal  bojkotoi që mos ti ndëgjoj të mos i punon arën e vet psh. Qka mund ti sjell ajo.êshtë i mbyllur në familje edhe pse rrinë apo flen aty. Fqiu i tij nuk i ndihmon për arsye se sa do që e ka me të drejt. Por i shkreti është varfër. Me ekonomi të dobët. Nuk mund të arrimi askund. Kështu që unë them se të mendojm të debatohet ky problem shumë. Sot Kemi tv.shumta në Kosovë përse nuk e hapni këtë para opinjonit dhe të flitet për qdo problem.[/color]

    • Postime: 74
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    ULKINIUM
    #12 ne: 29-09-2005, 21:40:10
     Jojo:
    He mor daj me mire eshte qe ne Shqipfolsat se Shqiptar shume pak ka te fillojme menjiher bojkotimin e Gre(k)qis,Maqedonis dhe vizitat qe i bejme bregdetit malazias se sa bojkotimin e Serbis.
    dakord me besimin qe nje far se shtypje Srbija kerkon por serbia kupton vetem dhunen fizike jo se jan trima por perkundrazi.
    Dr.Berisha duhet kuptuar se gabimin trashanik me vendosjen e Besnik Mustafajt si Minister i Jashtem eshte nje presedan i pa pare i cili pa asnje turp kerkon PAVARSI TE KUSHTEZUAR per Kosoven e cila ndoshta edhe ne biseda private edhe mundet biseduar por jo si nje fjalim i hapur ne OKB.
    Marre,turp po keto lapera qe e quajne veten politikan ate se din fare...
    Serbia Bojkotohet vetem me presion diplomatik nga qeveria Shqiptare ku te gjithe Ambasadoret e Shtetit Shqiptar ne cdo vend qe e reprezentojne Shqiperine mundohen me editoriale shkrime njeftime press konferenca ta hjekimn mjegullen nga syte e botes e CILA E HARROI GJAKUN E SHQIPTARVE ...
    Bojkoti fjala e thot vet kot fare...

    • Postime: 21
  • i identifikuar
    ani
    #13 ne: 30-09-2005, 03:17:51
    Vetem Serbine te bojkotojme...jo e keni gabim se pari duhet hequr nga detyra e tij ministri i jashtem i Shqiperise dhe te gjithe shqiptaret si ai, qe per interesa personale apo per ego politike nuk dine se c'nxjerrin nga goja e tyre, kur do ta kuptojne se ne jemi nje komb dhe duhet te kemi nje qendrim
    Mos harroni duhet te bojkotoni dhe Greqine dhe p[lanet e saj grabitqare, si kunder Maqedonise ashtu dhe kunder Shqiperise se Jugut te ''te ashtuquajtur Vorio Epiri", Hapni syte Shqiptare........

    • Postime: 782
  • i identifikuar
    ilir elb
    #14 ne: 30-09-2005, 05:38:26
    shikoni avatarin tim...se flet vete...

    • Postime: 1364
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    xhavo
    #15 ne: 30-09-2005, 06:41:13
    I lexova më vëmendje të gjitha ankesa, kritikat dhe sugjerimet që janë mëse të domosdoshme, por nuk pashë ndonjë arsyetim racional.
    Bojkoti është presion kombtar ekonomik kundër serbisë dhe ky s'mund të lihet pse Mustafaj kërkon ketë apo ate lloj të pavarsisë, e as pse kjo apo ajo qeveri bën këtë apo atë punë. Edhe disa thanë se duhet bojkotuar edhe greqinë edhe tjetrin e tjetrin. Na vllazen nuk mundemi me bojkotu gjithë botën, as gjithe politiken.
    I ka ardh koha çështjes Kosovës dhe duhet t'i bëjmë gjërat me rend, te dimë se cka po bëjmë. Të dimë ku e kemi koken e ku këmbet.

    • Postime: 27
    • Gjinia: Femer
  • i identifikuar
    Juvi
    #16 ne: 30-09-2005, 07:40:15
    Une e dua pavaresine e Kosoves dhe te te gjithe trojeve te tjera shqiptare dhe ribashkimin ne ate qe dikur ka qene Shqiperia e vertete, ajo etnike. Nuk eshte ceshtje frike, por i druhem nje efekti boomerang. Megjithate, ministria e jashtme dhe politikat e jashtme te qeverise se re duhen te tregohen te arsyeshme dhe te matura per te arritur ate qe enderrojme te gjithe

    • Postime: 74
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    ULKINIUM
    #17 ne: 30-09-2005, 08:09:40
    xhavo ske ku ja con racionalizmin ja Grekia qe ja vlen te Bojkotohet s'paku per ato se cka kalon Shqiptari ne kakavi ti e quan kte ter boten jahu...
    Srbis si behet von per Shqiperin sepse ato e din se sa ka fuqi shteti Shqiptar ZERRO.Realiteti tregon se fale Nanos dhe Angjelave me Berishen ne krye Gre(k)qia po qofte se nje bank e terhjek nga Shqipnia shteti shqiptar mbaron dhe kete ti xhavo e di apo jo dmth.shko ne perpjestim me cka ne te bojkotom nga Srbia mer jahu asgje bojkotimi ja fillon ne mendjen e Shqiptarve nga Kosova te cilet u pajisen e 50.000 pasaparta SerboJugosllav cka ti themi atyre ne ore Xhavo kjo eshte e verteteta kurse nevet vetem me nje propagand ne BE,OKB te gjitha forumet nderkomtare ku senzibilizohet ceshtja e Kosoves bashke me pranimin e shtetit te pavarur Malazez kjo ja vendos edhe gozhden e fundit arkivolit Serb finitto ...TOCKA.

    • Postime: 3
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    nola
    #18 ne: 30-09-2005, 09:02:53
    Eshte ide e mire te bojkotohet Serbia! Duhet te bojkotohet gjithcka e tyre perfshire edhe kulturen. Per fat te keq ne sheshin Taulantia ne Durres une kam hasur gjate kesaj vere ne dy restorane te medha muziken serbe, gjithashtu edhe ne plazhin e Durresit kishte muzike serbe. Mos permendim me TVSH-ne qe ndonjehere leshon edhe muzike serbe.

    Thuani  Jojo: kultures serbe (pse jo edhe asaj greke se edhe ata jane nje brum me serbet)

    • Postime: 21
  • i identifikuar
    skenderbeu2
    #19 ne: 30-09-2005, 09:42:44
    Pershendetje,

    Megjithe mendimet e ndryshme qe une shikoj ketu, mendimi im eshte qe duan apo sduan disa nga ne qe te bojkotojme serbine,  shumica shqiptare e kane bojkotuar ate.  Pra une mendoj se kjo teori qe filloj ketu, megjithe respektin per te eshte pak e kaluar.  Menyra me e mire per te perballur nje te keqe eshte qe te zhvillohesh, e te jesh i pergatitur.    Do te ishte shume mire, qe tani te shpenzojme kohe per te forcuar ekonomine, vlerat, e kombin, se te merremi me te bojkotojme apo jo serbine.  serbija eshte e bojkotuar, per shqiptaret e vrare, dhunuar, larguar me force, e qe mungojne.
    "Very little is needed to make a happy life"
    Markus Aurelius
    28 Nentor 2006 Kosova e panvarur.
    Skenderbeu 2
     

    • Postime: 2357
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    kreksi
    #20 ne: 30-09-2005, 10:07:56
    Kam frikë vetem një gjë !

    Po u muaren vesh serbia maqedonija, bugaria e greqia, te na bojkotojn te gjitha gjërat neve, a do të mund të  perballonim kete kriz ne ?

    ps; e them kete vetem si shËmbëll, mos e merrni aktualitet.

    • Postime: 21
  • i identifikuar
    skenderbeu2
    #21 ne: 30-09-2005, 10:30:54
    Pershendetje,
    Se pari duhet te kete nje arsye madhore per te bere bojkot.  Si per shembull, genocid, vrasje masive, rrembime, dhunime, ndalim shkollimi, ndalim flamuri, politika kriminale.  Shqiptaret nuk kane qene kurre te keqet e te tjereve, por te vetes.  Pra ne nuk kemi arsye per kete.
    Se dyti, Bojkoti ka kuptim kur behet nga vende qe kane ndikim.  Nqs maqedonia nuk i shet "molle"Shqiperise, Italia do ti shese.
     Se treti, kjo eshte arsyeja qe une thashe, varjanti me i mire eshte qe te zhvillohesh vete, se te merresh me te tjeret.  
    Se fundmi une kam vetem per te thene kete:
    Ne qofte se ti nuk je ai qe beri krimin, mos ki frike ti vesh gishtin atij qe e beri.
    PEACE, STRENGTH, HONOR.
    SKENDERBEU2

    • Postime: 1364
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    xhavo
    #22 ne: 30-09-2005, 11:39:15
    Nga cdo vepër e keqe duhet distancuar dhe ndryshuar qoftë me doren, gjuhën apo zemren tonë. Nëse mundeni bojkotoni cdo gjë të keqe more. Por ju lutëm mos e prishni rendin këtu me llafe t'kota. Bojkoti ekonomik (nketë rast ndaj serbisë) e ka qëllimin dhe urtësin e tij.

    Në Kosovë vie serbi dhe e shet një 1kg qumësht nga kragujevaci. E marrim shembull e shet 1€. 0.50€ është vlera e qumështit, ndërsa 0.50€ i mbet fitim i pastërt shkaut. Ky 0.50€ që shkau po e fiton në Kosovë është djersë e bashkatdhetarëve tanë në mërgatë.
    Ana tjetër e dobishme në ketë bojkotim është se mbrohet dhe nxitet prodhimi vendor.
    Po e përseris edhe njëher se Qeveria e Kosovës nuk ka marrëveshje tregtare me serbinë, që d.m.th se de fakto është në bojkot me të. E gjithë tregtia dhe fitimi i serbisë sot në Kosovë është ilegal.

    I vetmi shkak që serbia don të kthehet në Kosovë, është pozita e saj gjeostrategjike-ekonomike. Pretendimet me baza historike, se Kosova është "djep i serbisë" janë përralla me mbret.  Nëse ne ia japim pjesën veriore (Zoti na ruajt), serbia nesër do ta pranoj Kosovën shtet të pavarur dhe do t'ia bashkangjisë edhe Kosoven Lindore. Por kjo është dhe duhet të jetë e papranueshme për ne.

    Ta bojkotosh sërbinë në kete kohë është një prej detyrave tona kombtare.

    Edhe desha të përmend një shembull shumë me rëndesi në ndikimin e bojkotit. Para dy-tre vitesh sigurisht që keni ndëgjuar se Agim çeku, komandant i TMK-së është arrestuar në Slloveni mbi baza të akuzave të Beogradit. Kishte reagime të politikaneve dhe s'bënte punë. Kur tregtarët dhe biznesmenët shqiptar iu kërcnuan Sllovenisë me bojkotim dhe ngrirje të marrëdhënjeve tregtare, ata pa një pa dy e liruan Agim çekun.

    Sa për Maqedoni, ajo do të jetë e para që do ta njoh pavarsinë e Kosovës pas pranimit ndërkombtar. I vitmi shkak do të jetë interesi ekonomik.

    • Postime: 70
  • i identifikuar
    Kena
    #23 ne: 30-09-2005, 12:30:33
    Pershendetje per te gjith.
    Ilexova disa  nga ato qe ishin shkrue lidhur me ket teme, tem interesante po nuk edie porosia perken ishte per  KOSOVARET  apo per diken tjeter!!!
    Ore zotri ne nuk ekemi bojkotue serbin as gjat luftes,kur uben krimet,dhe gjenocidi ne Shqiptaret, madje propaganda me emadhe dhe me e flliqun vinte nga vet shqiptaret per luftetaret e liris se sa nga vet serbi.
    Shifi gjygjet e montuara ndaj ushtarve te U ç K  shum shum ma shum ke deshmitare kunder Heronjeve te gjall te kombit se sa ne gjygjet kunder  serbeve.
    Shifi kamionat qe bien kufoma te viktimave te luftes nga  serbia
    bashk me mallra te ndryshme vien bile bile shum nga malli qe vjen nga serbia vjen i skadum i prishun ihan shqiptaret ekem mullinin  e fort ne .
    Ne kosove shum  besa  shumica nuk eblejn artikullin eprodhimit Kosovar por eblejn ate serb te njejtin artikull thon ma kualitet!!! po  besa me kualitet esht sepse esht i perzier me gjak qe  akoma kullon ne per serbi.
    Jo more JO or zoteri sikur te ishim ne te bojkoteve she kunder pushtuesit serb  nuk doishte  unmiku ne kosove zot shpie por  dote ishim ne, ketu patriota dhe atdhetar behemi te gjith por esht mir  te thuhet realiteti.
    Armiku ma i madh i nje kombi esht INJORANCA
    Tung Tung

    • Postime: 10
    • Gjinia: Mashkull
  • i identifikuar
    rammstein
    #24 ne: 30-09-2005, 20:02:21
    Njerz un lexova gati te gjitha pash mendimet e njerit dhe tjetrit, ka te njejta gjera mirepo edhe te kunderta qe thuhen ne mesin tuaj.
    Ti kemi disa gjera te qarta ne deshirojm ta bojkotojm serbine por skemi force , kujtojeni ne ende nuk jemi te lire, edhe pse ashtu na thuhet nga qarqe te ndryshme. Ne sjemi shtet skemi pasaporte ( kemi vetem dokument udhtimi UNMIK-ut).
    Ne spranohemi si qytetar te Kosoves por si banor te saj e banor i saj munen me qen kejt kinez hebrej gjerman e tjer, ( asnje ligj nuk e ka nenshkruar unmiku pa u permisu thenia qytetar me banor te kosoves)
    Ne smund ta bojktojm serbine kur po formojm grupe per te hyr ne bisedime me te  ( ne smund te bisedojm me te sepse sjemi te barabart me te ai eshte shtet na jo , ai okupator na viktima ).
    Lideret tane behen gati te hyjn ne bisedime por pa u lodhur se 17% e pjeses veriore te kosoves udhhiqet nga qarqet e serbise qe me decentralizim dhe negociata mendohget te arrij 24 % qka o fatale per nji vend te vogel sic eshte Kosova.
    Pse po dojm me duart tona ta qesim posht mundsin e vetme pas shum shekujsh qe na ka ardh te vendosim vet e jo te tjeret per ne.
    Populli duhet te vendos vet per fatin e tij , e jo te tjeret per te prandaj te gjithe ne kemb deri vetevendosje dhe deri ne clirimin e plote te vendit tone.