×

Propagandë/Intrigë anti-shqiptare!

Propagandë/Intrigë anti-shqiptare!

· 23 · 2363

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 19-10-2005, 14:02:17
Drashkovic "provokon" Ballkani ska vend per 2 shtete Shqiptare

Ballkani nuk ka vend per 2 shtete Shqiptare deklaroi sot shefi i diplomacis se SMZ-se Vuk Drashkovic duke shtuar se Serbia nuk do te lejoj qe ne territorin e saj te formohet nje shtet tjeter Shqiptar.
Serbia ka per detyr dhe Interes te parandaloj shumicen e shqiptareve te Kosoves te formoj nje shtet te pavarur.

« Editimi i fundit: 28-10-2005, 12:54:01 nga BESIM »

  • Postime: 4460
  • Gjinia: Femer
*Ena*
#1 ne: 20-10-2005, 05:44:10
Shefi i diplomacisë serbomalaze provokon Shqipërinë dhe Kosovën. "Ballkani nuk ka vend për 2 shtete shqiptare", deklaroi dje Vuk Drashkoviç, duke shtuar se Serbia nuk do të lejojë që në territorin e saj të formohet një shtet i ri shqiptar. "Serbia ka për detyrë dhe interes të parandalojë shumicën shqiptare të Kosovës të formojë një shtet të pavarur, që të vazhdojë me vrasjet dhe dëbimet e serbëve në Kosovë", deklaroi Drashkoviç në Beograd. Ai perseriti se me formulen "më shumë se autonomi, me pak se pavarësi", Beogradi në negociatat e ardhshme për statusin final të Kosovës ofron "një zgjidhje europiane kompromisi". Shefi i diplomacisë së serbisë e Malit të Zi u shpreh edhe për përbërjen e ekipit negociator të Beogradit rreth bisedimeve mbi statusin e ardhshëm të Kosovës, sipas të cilit përbërja do të bëhet e ditur pas mbledhjes së Keshillit të Sigurimit të OKB-së. "Por, pozicioni dhe faktet tregojnë se gjithçka është në anën e Serbisë, saqë nuk shoh se çfare ekipi negociator mund t'i fuqizojë ose dobësojë situatat", tha Drashkoviç.

  • Postime: 23458
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 20-10-2005, 06:23:26
Kjo tani eshte nje periudhe me rendesi, ku retorika ka goxha peshe. Serbet do bejne te tyren dhe shqiparet po ashtu te tyren. Qeveria e Tiranes nga qendrimi i para disa diteve, ku u deklarua per pavarsi te kushtezuar (si zgjidhja me optimale qe mund te arrihet perderisa u lihet ne dore te huajve) dy ditet e fundit u kalua ne qendrimin qe konsiston ne lenien ne doren e shqiptareve te Kosoves per te vendosur per te ardhmen.
Kjo pra eshte lufta e mediatike dhe e deklaratave qe synon te meshoje sado pak peshe tek ata njerez qe kane ne dore te ardhmen e statusit te Kosoves.

  • Postime: 12234
Lefter
#3 ne: 20-10-2005, 18:16:55
Drashkovic "provokon" Ballkani ska vend per 2 shtete Shqiptare

Ballkani nuk ka vend per 2 shtete Shqiptare deklaroi sot shefi i diplomacis se SMZ-se Vuk Drashkovic duke shtuar se Serbia nuk do te lejoj qe ne territorin e saj te formohet nje shtet tjeter Shqiptar.
Serbia ka per detyr dhe Interes te parandaloj shumicen e shqiptareve te Kosoves te formoj nje shtet te pavarur.


Po hala ma mire biles e bejme nje top ne nje vend. ;)...Drazha se paske mesu leksionin mire me duket,neise nuk zgjt shum edhe kjo teori e Drazhes.

  • Postime: 698
Odise
#4 ne: 21-10-2005, 05:55:35
Drashkut do te ia bejme me dije se ne Ballkan do te formohen pese shtete shqiptare - SHTETET E BASHKUARA SHQIPTARE - USA! E nuk dihet a do te kete vend te mjaftueshem per servine!!!

Kur jane dy shtete: servia e republika serve Bosnje, poashtu ka vend edhe per dy shtete shqiptare! Tash i ka mbete te quhet - crna servia (nese nuk i ndahet edhe mali i zi)!

Si ndjehet Lubjana do te jete vendi i njohjes se pavaresise se Kosoves!
E si duket Vjena nuk do ta merr edhepse paten filluar pak negociata...





  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#5 ne: 21-10-2005, 06:56:15
Pajtohem me Lefterin,

Edhe më mire pere neve, nese s'ka vend pere dy shtete do kete vend pere nje Shteti ; Shqiperi te Bashkuar !
Atij drazhes i raft pika, si dikur edhe armikut te shqiptarve Nikolla Pashiqit....
Quditem se si ia arrijn disa "faqe bardh" shqiptare te shprehensi " takimi ishte i shkelqyeshem me HOMOLOGUN tim, Drashkoviçi".
Mos harroni se Drashkoviçi kishte gisht ne çfarosjen e shqiptarve dhe debimin nga kosova. Më 1996 në nje takim me Saven, patë deklaruar keshtu:
shqiptaret le ti  bajn gati valigjet dhe te ikin ne shqiperi, se ketu eshte serbi !
Artikulli ishte në gazeten "vesti".
Tani shtrohet pyetja, pas kesaj deklarate te Drashkoviçit, grupi shqiptare a duhet te terhjeket nga negociatat ?
A mendoni se Mali i Zi do te distancohet nga deklaratat e Drashkoviçit ?
Une mendoj se neve  na mbetet vetem shpallja e pamvarsisë, si e shofin amerikanet dhe disa europian si belgët dhe zvicranët.
Drashkofiqin duhet lën me gishta ne gojë.
Pra, jo  negociata me Beogradin.
« Editimi i fundit: 21-10-2005, 11:30:59 nga kreksi »

  • Postime: 698
Odise
#6 ne: 22-10-2005, 20:37:30
Kuvendi i Kosoves, me i pase te lidhur me tel, sot e shpalle pavaresine e Kosoves. Kur e shpallen parlamentaret kosovar me 1990, nen regjimin beogradas, po keta prej kujt frigohen? Dihet se po presin sinjalin...

KUVENDI I KOSOVES DUHET TA SHPALLI PAVARESINE!

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#7 ne: 23-10-2005, 06:31:14
                    Letra e Fundit

Mua nje gjë nuk më pelqen Odise, nga ana e unmik-ut.
te behen negociatat apo te njohet pamvarsia pa kaluar ne Referandum, kjo me duket e sigurt si loj qe bejn.
Te huajve iu duket më leht te luhet me qeshtjen e kosoves pa e pyetur fare popullin, se po do dalim ne referandum, dihet se te gjithe jemi pere PO atehere te huajt s'kan ç'ka te negociojn....
Por me duket se Referendumi do jete karta e fundit qe do ta luajm ne.
Nese ne negociata nuk pajtohemi me ate qe kerkohet nga ne, atehere mbetet te luhet Jokeri, apo karta e fundit pere ne, pra, Reeferandumi !
Drashkoviçit do i mbetej atehere te te zgjedhi vetem helmin, si Nikolla Pashiqi dikur.
por me duket se edhe nje manevre pritet nga ana e Gjukanoviqit, i cili po ben plane, duke hesituar qe te perfitoj nga ndarja e kosoves e ne po presim nga ndarja e Malit te Zi, keshtu qe kemi nje balancim politiko strategjik, si ne Poker !

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#8 ne: 23-10-2005, 07:10:32
Koshtunica: Kosova,asnjëherë e pavarur

BEOGRAD – "Serbia nuk do të pranojë kurrë Kosovën e pavarur dhe ndonjë vendim të tillë do ta konsiderojë shkelje të ligjit ndërkombëtar". Kështu deklaroi dje kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica, duke shtuar se "është plotësisht e qartë se Serbia nuk do të pranojë kurrë një shkelje të tillë". Këto komente ai i bëri për agjencinë serbe të lajmeve "Beta", vetëm një ditë para nisjes drejt Nju Jorkut, ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën.

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#9 ne: 23-10-2005, 07:49:36
Atëhere, jo paqe, po luftë !

  • Postime: 163
mamoca
#10 ne: 25-10-2005, 07:00:36
Serbia vazhdon me politiken e vjeter ndaj shqiptareve duke u perpjekur qe te krijoje opinionin ne qarqet nderkombetare dhe kancelarite e Europes se Kosova eshte toke serbe. Sulmi eshte mbrojtja me e mire. Por harrojne se sot situatat kane ndryshuar. Mundesia e informacionit eshte me e madhe dhe natyrshem edhe reagimi do te jete i shpejte. Nuk ekzistojne me ato mundesi te fshehta qe u perdoren per copetimin e tokave shqiptare ne 1878 ne Kongresin e Berlinit apo me 1913 1914. Sot edhe vendet europiane perpiqen te perdorin nje politike me diplomatike ne shtyrjen disi te problemit qe eshte ne shperthim "çeshtja shqiptare". Sado qe te perpiqen me politiken e vjeter te propagandes duke i paraqitur shqiptaret si te eger, pa kulture, qe nuk dine te qeverisen, nuk do te arrijne qe sot t'i paraqesin me te tille, pasi shqiptaret po e tregojne veten e tyre se sa te zote jane.
Ajo qe nuk kuptoj, ne shtrimin dhe zgjidhjen e ketyre problemeve, eshte fakti se perse nga qarqet politike nuk permendet historia dhe padrejtesite qe i jane bere popullit shqiptar nga Europa. Si eshte e mundur qe Serbia akoma ka kurajo qe ta quaje Kosoven toke serbe, kur dihet se ajo eshte Dardania e lashte kur serbet nuk kishin zbritur akoma ne Ballkan. Shihet qe qarqet politike si te Kosoves dhe te Shqiperise jane teper te ndrojtur a thua se po kerkojne diçka që nuk ju takon?!!
Ajo qe duhet te ule koken dhe t'i vije turp nga vetvetja eshte pikerisht Europa dhe vete Serbia se sa padrejtesisht jane sjelle ndaj ketij kombi, sesa privacione, maltrajtime i kane bere ketij. Por falja publike per ta eshte te vene ne vend historine t'i japin Kosoves pavaresine. Neqoftese perpiqen te nxjerrin problemin e pamundesise se ekzistences se dy shteteve shqiptare, duhet ta dine mire se absurdin e kane krijuar vete qe kur i copetuan keto toka dhe hajde zgjidheni atehere. Por kjo nuk mund te behet me pengese qe ky popull te jete i lire dhe jo nen Serbine.

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#11 ne: 27-10-2005, 02:30:06
Presidenti serb pranon se vendi i tij e ka humbur përgjithmonë Kosovën

Tadiç: Serbët duhet të përgatiten për më të keqen


Serbët duhet të përgatiten për më të keqen sa i përket Kosovës, pasi ne mund të na imponohet zgjidhja e statusit, ka deklaruar pas vendimit të Këshillit të Sigurimit presidenti serb, Boris Tadiç. Më tej ai ka shtuar se bisedimet e ardhshme për statusin e Kosovës do të jenë të vështira për shkak të trashëgimisë që ka lënë ish presidenti Sllobodan Millosheviç. Nga ana tjetër, kryeministri Koshtunica deklaroi për mediat serbe, se takimi i Këshillit të Sigurimit ishte "historik" pasi krijon kushtet për zgjidhjen "jo vetëm të problemit të Kosovës, por gjithashtu për krijimin e një tradite që do zbatohet në probleme të ngjashme në të ardhmen".

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#12 ne: 28-10-2005, 12:19:45
Koshtunica i kerkon ndihme Athines: Jemi gati, kompromis per Kosoven, por jo te copetohet Serbia


BEOGRAD (28 Tetor) -"Besoj se ne te ardhmen do te arrihet ne perfundimin se eshte krejt e pamenduar qe te coptohet nje vend demokratik dhe kunder vullnetit te tij te imponohet ndryshimi i kufijve te tij te njohur nderkombetar". Kjo ka qene deklarata e Kryeministrit te Serbise, Vojisllav Koshtunica te dhene per nje te perditshme ne  Beograd ne prag te nisjes per nje vizite zyrtare dy ditore ne Athine.

Ai ka theksuar se do t'i njoftoje bashkebiseduesit greke te cilet do t'i takoje javen e ardhshme, me parimet qe Athina vazhdimisht i ka mbeshtetur, sic jane parimet e moscenimit te kufijve dhe respektimin e sovranitetit e te teresise tokesore te shteteve demokratike. Kryeministri serb ka shtuar se pavaresisht ketyre qeveria e tij eshte e gatshme per kompromise. "Serbia eshte e gatshme per kompromis, e gatshme te siguroje autonomi substanciale per krahinen dhe, qe eshte me e rendesishme, kjo zgjidhje kompromise te mbeshtetet mbi parimet me te pergjitheshme dhe me te rendesishme te drejtes nderkombetare" shprehet Koshtunica.

Ai eshte mese i bindur tashme se parimi i Grupit te Kontaktit per mosndarjen e Kosoves do te zbatohet edhe ne Serbi. "Jam thellesisht i bindur se parimet e njohura te Grupit te Kontaktit i cili thote se nuk ka ndarje te Kosoves duhet te zbatohen deri ne fund. Kjo do te thote: nuk ka ndarje te Kosoves dhe nuk ka ndarje te Serbise" ka shtuar Koshtunica.

Nderkohe sipas nje tjeter gazete  ne Beograd bashkesia nderkombetare ka percaktuar nje numer parimesh te negocimit te statusit te ardhshem te Kosoves, por ende nuk ka precizuar orientimet e bisedimeve "Eshte percaktuar qe asnjera nga palet nuk do ta kete te drejten e vetos, se asnjera pale nuk do te mund t'i lere negociatat dhe se, konform kesaj, nese njera pale nuk e nenshkruan njerin nga dokumentet, do te konsiderohet se ajo eshte pajtuar me zgjidhjen e propozuar– ka thene per gazeten "Blic" nje burim nga Grupi i Kontaktit.

Po sipas kesaj gazete, eshte e mundur qe te shtyhet per disa dite takimi i paralajmeruar per 2 nentor, perfshire ketu edhe emerimin e Marti Ahtistarit si ndermjetes ne negociata. "Ahtisari kerkon sqarimin e pozicionit te tij ne negociata. Tani per tani parashikohet qe ai te kete 3 zevendes, por ai e kundershton kete zgjidhje. Ahtisari kerkon qe ata te mos jene zevendes, por ndihmes te tij. Kjo do te thote se ata duhet te kene nivel me te ulet vendimmarres dhe se nuk do te kene rol "te forte" ne aspekt diplomatik. Po sipas shtypit beogradas amerikanet kerkojne qe ne ekipin negociator te beje pjese edhe perfaqesuesi i NATO-s, sepse e synojne kontrollin ndaj procesit, ndersa BE nuk pajtohet me kete kerkese per shkak te disproporcionit ne votime.

« Editimi i fundit: 28-10-2005, 12:53:35 nga BESIM »

  • Postime: 2287
PetritKola
#13 ne: 28-10-2005, 16:59:21
Bern,
Ja ke futur kote me dy tituj:
-E para na thua se serbet e kane kuptuar se e kane humbur Kosoven.
Bern, Kosova asnjehere s'ka qene serbe.
- E dyta na thua se serbet kerkojne ndihme Athines dhe jane gati per kompromis.
Bern, thuaje troc se serbet i kerkuan ndihme Atshines dhe Tiranes. Deri tani Tirana i dhe ndime pa asnje lloje rezerve.Tamam sic e kerkuan serbet.
Bern, Beji te fala Lejfenit nga ana e ime.
Petriti

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#14 ne: 28-10-2005, 17:02:49
Bern,
Ja ke futur kote me dy tituj:
-E para na thua se serbet e kane kuptuar se e kane humbur Kosoven.
Bern, Kosova asnjehere s'ka qene serbe.
- E dyta na thua se serbet kerkojne ndihme Athines dhe jane gati per kompromis.
Bern, thuaje troc se serbet i kerkuan ndihme Atshines dhe Tiranes. Deri tani Tirana i dhe ndime pa asnje lloje rezerve.Tamam sic e kerkuan serbet.
Bern, Beji te fala Lejfenit nga ana e ime.
Petriti

Ti je ne Tirane sjam un shko nje dite ne Kryeministri dhe pij nje kafe me ate  ;)

Un keto lajmet qe kam vendos si kam ber sipas mendjes time.

  • Postime: 2287
PetritKola
#15 ne: 31-10-2005, 17:17:14
O Bern regullome nje takim se vete e pi nje kafe. Po a pranon zoti Kryeminister ti pije kafe me nje person me politke ne biografi.? (E mban mend Teto Ollegen tek "Zonja nga qyteti?").
Kafen e paguaj une.
Sinqerisht
Petriti

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#16 ne: 31-10-2005, 17:36:03
Te lutem Petrit Kola, shko pije nje kafe me ministrin dhe n'mujsh me ja qit rrotllat e me hjek qafe Mustajn, une do kisha hapur Shampanje ne emer  te Petritit, ketu ku jam.
E pse jo, me m'gue Sala mue menjehere ta kisha besue detyren e Re, minister i jashtem.
Qe s'je i zoti te pranojsh kete post, atëhere mos shko kote aty vetem qe te pijsh kafe.

t'uroj suksese Petrit !

  • Postime: 2287
PetritKola
#17 ne: 31-10-2005, 17:52:21
Ore Kreksi,
Po akoma nuk me njohe mua ?
Po kur te vete per kafe ne kryeminstri do ta ze me shqelma Besnik Musta(Faj) dhe nga veshet do ta nxjerr nga zyra dhe vendin do t'ja ze.
Ne fund te fundit zgjedhjet shqiptare ishin te manipuluara. Shqiptaret votuan per mua.
Biles, biles kafen kame deshire ta pije para kamerave qe ta marrin vesh te gjithe por kame frike se burrat qeveritare shqiptare do te fshihen pas fustanit te grave dhe nuk do ta pranojne ftesen per kafe.
Seriozisht
Petriti

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#18 ne: 04-11-2005, 13:44:05
SERBI, Kisha ortodokse: Nese Kosova fiton pavaresi, ne Ballkan do te kete tensione te reja

BEOGRAD (4 Nentor)- Kisha Ortodokse Serbe ka paralajmeruar tensione te reja ne Ballkan nese Kosova do te fitonte pavaresine ne negociatat per zgjidhjen e statusit te saj.
Ne deklaraten e nxjerre per shtyp kjo kishe ka shprehur mbeshtetjen e saj  per qendrimin e qeverise serbe.
"Zgjidhja e drejte mund te gjendet vetem permes negociatave. Ajo nuk duhet te jete e njeanshme dhe e imponuar sepse do te conte ne nje eksod masiv te popullsise dhe ne Ballkan do t'i rishfaqeshin tensionet me pasoja te paparashikueshme", thuhet ne komunikaten per shtyp te Kishes Ortodokse Serbe.
Kisha ve nje theks te vecante ne mbrojtjen e vendeve te shenjta duke e I lilesuar ato me "interes jetik", dhe ben thirrje per formimin e zonave speciale mbrojtese per rreth objekteve fetare serbe ne Kosove.(Europaelire/Balkanweb)

  • Postime: 2287
PetritKola
#19 ne: 10-11-2005, 21:12:52
Edhe c'fare pastaj ? Le te kete tensione. Kosova e Pavaruar pa serbet nuk kane me takat te bejen tensione nga ato qe kercenojne, por vetem dershiren per sherr e kane te madhe...

  • Postime: 27
troter
#20 ne: 04-12-2005, 09:42:21
Ju pergezoj per kete teme mjaft interesante lidhje me propaganden shum her dashakeqe te zgjidhjes se problemit te kosoves.Tash kur jem ne prag te fillimit te negociatave te statusit final e ku jan te perfshira dy taborre ,ku aj shqiptar ka opcion pavarsin me sorvanitet te plote dhe aj serb  opcionin autonomi te zgjeruar ,qysh ne start me keto opcione asht ne  pozit me te dobet pala shqiptare kur dihet mirfilli se ne cdo negociat paraprin ne mes kompromisi. Se per qfar pozite te dobet do jet pala Kosovare jan kompromisi qe do vie ku besoj se do perdoret karta si ne bosne e do te ket luft te ashper negociatore me te vetmin qellim sa ma shum te arrihen territore serbe ne kosove e ku me pas mendohet ti ndahen kosoves por edhe e dyta nuk kam asnje dyshim se kosova do te fitoj pavarsin po sme pelqen aspak se ajo qe do ta fitoj do jet me kusht (then shkurt vetem emrin do ta ket se njejt si fati i bosnes do jet me mbykqyrje te rrept nderkombtare )qe do jet nje ngulfatje e dyte e kosoves.Si ti kuptojm keta politikanet e kosoves qe per hire te moderimit te tyre shpesh shkojn ne dem te interesave te popullit a sdo te ishte me mir qe qysh ne fillim te dilej me se paku me opcionin per union me shqiprin e me ket do ishin shum me te fort ne negociata kur dihet se do te ket kompromis.Diteve te fundit pata rastin te lexoj nje artikull te presidentit kroat mesiq ku ju sygjeron shqiptareve qe te dalin me opcione te kapshme per problemin e serbeve te kosoves  qe shkurt te ken ngjashmeri me rajonin si aj  i te drejtave te shqiptareve te lugines se presheves e ngjashem ti propozohet bashksis nderkomtare  e serbis zgjedhja e problemit te serbeve te kosoves,
Ka ardh momenti kur duhet te gjith elita intelektuale te vihet ne sherbim te qeshjes se kosoves e ti ndimohet kesaj elite qeveritare ne kosov ku shum her rrjedhat e zen ne gjum e reagimi vjen mbasi te kaloj ngjarja.

  • Postime: 698
Odise
#21 ne: 04-12-2005, 12:38:23
Shpresoj se ky shkrim e ka vendin edhe ketu:


PROPAGANDA POLITIKE EDHE SI SHKOLLË EDHE SI SHKENCË


  Aspak s'kemi faj, kur e lexojme habitshem historine tone, as kur e studjojme shkencen tone shqiptare, ngase direktivat e te huajve, vepruan me aq mjeshtri, duke na 'sherbyer' me propagande politike, historike e shkencore; sepse u lindem dhe u rritem, u edukuam e arsimuam ne fryme politike te huaja huazuara dhe direkt e indirekt dhunshem.

  Mesuam se jemi shqiptare, flasim gjuhen shqipe, mesojme histori shqiptare, strudjojme shkence shqiptare, atdheu yne eshte Shqiperia - jemi pasardhesit illirian-pellgazgjik. Por, gati asgje nuk dijtem, as nuk guxuam te shprehemi lirisht, per te verteten historike tonen edhe tash jane pjekur e diegur gjenerata te tera ne konfuzione historike e shkencore te huaja.

  Te vetmet shkendia vertetesie historike, i patem nga kolonite shqiptare neper bote - vetem emigrantet shqiptare, te ndjekur nga pushtetet e kohes, na udhezuan diçka nga larg, mbajten aq sa munden kulturen e traditat shqiptare (derisa u shkrine e u asimiluan neper kombe te botes, ashtu sikur ndodhe edhe sotekesajdite...).  Ata na udhezuan, permes shoqerive kulturore, nga Stambolli, Sofia, Bukureshti, Kalabria, Vjena, Parisi, Londra, e deri tek kolonite shqiptare te largeta ne kontinentin e Amerikes...

  Kolonite shqiptare ishin ato, qe mbajten gjalle per vete aq sa munden kulturen shqiptare edhe na sherbyen ne atdheun e roberuar shekullor. Na formuan e riformuan alfabete, FLAMURIN kOMBETAR SHQIPTAR, e vet  Hymnin Kombetar, formuan alfabete e abetare, mbajten Kongresin e Abecese se Shqipes, ne Manastir (1908-10), mbajten gjalle shpirtin e abrerit, atdhedashurine - me aq sa dijten e munden edhe te injoruar e te perbuzur pikerisht nga politikat tona te kohes, nga regjimet direktiva te te fuqive perrreth e te largeta, saqe edhe sot dikush mund te krekoset, gjoja po gjeje gabime tek ata - zëra të largët të atdheut - ZËRA TË LARGËT TË ATDHEUT, qe sot njihen vetem si Shoqeri Kulturore Shqiptare edhe kemi disa po ate fat te tyre pikerisht neper ato koloni te sotme migruese!

  Mu nga ato direktiva te huaja edhe u formuan regjime shqiptare te huaja per vet shqiptaret. Politika dhe diplomacia propaganduese anti-shqiptare, trumbetoi ne veshin e mendjen e njome te shqiptarit, nxenes, student, por edhe tek mesuesit e profesoret, e fillestaret e shkences shqiptare, duke na dhuruar njohuri te dyshimta, qe sot jovetem na brengosin, por nuk na lene te ecim perpara, ne njohjen e vertete te historise shqiptare, te gjuhesise shqiptare dhe te shkences shqiptare ne pergjithesi...

  Kur ishte nevoja te dihet per origjinen e gjuhes shqipe, lashtesine e saj, komunikuan dhunshem politikat e kohes ne atdhe, qe te injorohet Shqipja e Vjeter, poetet atdhetare ta vjeter, duke u mesuar neper shkolla vetem perkitazi, prerazi, shkurtazi, vetem ne ndonje alanilze biografike te pluherosur e me tituj te disa veprave te tyre, pa mundur te hyjme ne analiza konkrete e te thella gjuhesore, e historike, duke i injoruar shkrimtaret e vjeter te veriut shqiptar... duke e verbuar veteveten me gishtat tone, me disa shkrime tona, historike e shkencore. Vet albanisti ma ne ze shqiptar, Eqrem çabeji, na dhuron mesimin e prejardhjes se vet emrit - alban se ''vie nga rrenja - alp, me kuptimin 'thike perpjete' dhe me alternimin e tingullt - p, ne b, rrodhi emri alban, etninomi alban dhe toponimi - Albania.''
  Nga kjo hipotheze mund te kuptojme, se shqiptari qe njihet boterisht me emrin - alban, po rrjedhka nga fjala 'alp - alpik, ''malesor'' dhe toponomi yne na qenka - Albania - Alpia - Malesia dhe shqiptaret qenkan malesore!

  Pikerisht, kjo u be duke aluduar ne Albanine e Kaukazit, mbase ata jetuan e jetojne ne vise alpike, kur shqiptaret - albanet (boterisht) jane dy trema krejtesisht te ndryshme, pernga kuptimi linguistik, kurse perkojne te jene te njejta historikisht e gjenetikisht: shqiptar, nga emri - shqiponja dhe alban nga kuptimi - alb = i bardhe, si rrace e bardhe illirike e ruajtur, e thirrur edhe nga llatinet e lashte - albus - alba...

  Emrin - shqiptar, e dhane turqit, duke aluduar ne lashtesine historike, te vetive te shqiptarit, qe ka veti te shqiponjes, duke e nderlidhur deri tek Thoti - skipe, Thoti Shqipe edhe vet Shqipja si gjuhe e afert si pasardhese e Thotishtes se lashte, nga alfabeti i Thotit. Ky emertim, u rikonfirmua edhe gjate kohes se Skenderbeut, si kryetrim i Turqise, per ate edhe iu dha emri nga Gjergj, ne Skenderbé, qe turqisht - skender=shqiponje (skifter, shqipe e lashte). Poashtu edhe gjete lufterave, shkrimtaret antik latin e grek, nuk ngurruan te thone: ''che sovra gli altri, come Aquilla vola'' (qe permbi tjeret si shqipja fluturon), kushtuar
Filipit e Pirros, si trima shqiponja neper beteja...

  Ndersa, emri - alban, nga toponomi - Albanopolis, u propozua nga greket dhe u miratua nga ruset, me pretendim ta lidhin me emrin - Albania e Kaukazit (qe eshte nje hallke shume e lashte parahistorike, e alpaneve, azjarreve, armeneve, ku regjimi rus zhduki mbi njeqind popuj, jorus). Duke i nderlidhur me nje fis illirian - alban, albanet, qe askund ne histori nuk figuron, as figurojne prijsa, e luftera te albaneve, sikur theksohet ne histori, si prejardhje e emrit - albania, nga Ptolemeu - por kjo hipotheze iu shkoi pershtati pikerisht qarqeve anti-shqiptare, qe te ndryshohet emri - arban, Arbania, nga illiria ballkanike e Ballkanit illirik dhe te nderlidhet me alpanet, alpik te Kaukazit edhe te zhduket edhe rraca shqiptare perjetesisht, si e vetmja rrenje illirike - ashtu sikur u zhduken dhe u asimiluan: delmatet, liburnet, histret, piratet, daket, paeonet, vllahet, epirotet, makedhonet, ardianet, hadrianet (adrianet), skordistet, dardanet, labeatet, thaulantet e henhellejte (enkelejte)... e deri sot - duke e ndare kombin shqiptar, ne shqiptar e dardan!

 I vetmi faj yni sot eshte, kur iu besojme ende hipothezave te huaja, pikerisht me origjinen tone, pa u thellua ne nderlidhje te hallkave te keputura historiografike, te falsifikuara nga greket, e te imituara nga latinet, e te deformuara barbarisht nga sllavet anti-shqiptarë! Duhet kujtuar edhe Millan Shufllajin, pse u ther me thike me 1929, ne Zagreb, qe pasqyroi albanistiken e vertete ballkanike - poashtu, Dimitrije Tucoviqin, per parimet e tia, ne vepren "Serbia e Shqiperia" (Srbia i Arbania, srbi i arbanasi), ku e nxierr vet heroin kombetar serb, Karagjorgjin, Gjorgje Petroviqin me origjine shqiptare, nga fisi Kelmend i Malesise se Mbishkodres! I vetmi illirolog, sikuir mbeti Aleksander Stipçeviqi, me veprat e tija - studime ilire (po edhe ai perkunder faktit historik, deformon prejardhjen e emrit - ilir, nga fjala - hyllirius = gjarper, si popull qe besoi ne kultin e gjarperit); ku ende besojne se edhe emri - ilir, vie nga fjala - i lirë, nga hipotheza e Truhellkes - duke mos e lidhur me emrin e vertete: hill, hillius, hyll, hylli i drites - dielli - populli qe si mesim kishte besimin ne diellin - hill - hillir, me origjine ethymologjike nga fjala - hill - yll!

  Deformimet historiografike dhe propagandat, intriga anti-shqiptare nuk kane te sosur... ku edhe mundohen te na servojne theori politike gjoja si shkencore, duke e mbajtur gjalle politizimin gjeneral shqiptar, si anti-shqiptarizem, si vetmohim i vetvetes, si i injoruar edhe nga vetvetja historike, si mjet e vegla per te manipuluar edhe sot me shqiptaret e kohes se re!


Odisé
« Editimi i fundit: 04-12-2005, 15:07:45 nga Odise »

  • Postime: 94
emiliatje
#22 ne: 07-02-2007, 20:24:36
Le tju them une diçka per serbet e Kosoves. Ju duhet te keni te qarte se nga vini nga nje lufte ku humben jeten shume shqipetare dhe qe akoma nuk u dihen varret disave. Keto kane lene shumer pasoja pa llogaritur  pesimizmin varferine, jetime , gra pa burra me njemije halle.Njerezit jane te lodhur por me gjithese serbet i kane shtypur tere jeten shqipetaret kete radhe kane bere ate qe hendeku dhe urrejtja midis  shqipetareve dhe serbeve te behet e pashlyer ne mendjet e shqipetareve. Une jam e bindur qe neqoftese  Kosova do te behet nje dite e pavarur shume do ti shesin shtepite e tyre dhe do te ikin ne Serbi pergjithmone.Une e njoh nje familje qe jane serbe qe kane jetuar me shume se tre brezash ne Kroaci. Atyre ua moren pashaportat dhe nuk kane te drejte te jetojne me ne Kroaci.Ata vajten te jetonin ne Bosnje se kishin nje shtepi qe venin dhe benin pushimet.Mbas nje fare kohe duke jetuar midis urrejtjes qe kane boshnjaket ndaj tyre i shiten te tera dhe vajten ne Serbi se femijet nuk e ndjenin veten mire te jetonin midis ate lloj urrejtje qe nuk ka per tu mbaruar kurre.Po te jeni te zgjuar ju shqipetaret e Kosoves  kur te mbaroje gjithçka  blejini tokat dhe shtepive serbeve  dhe ata do te ikin  ne Serbi  dhe nuk kane per tu kthyer me kurre aty ndoshta vetem per te vizituar kishat e tyre qe ju nuk ju pengon asgje. Femijeve duhet ti edukoni qe te jene te konkurueshem dhe te behen te edukuar  te behen te afte per jeten dhe veç ashtu me nje rini te shendetshme me nje zgjuarsi mund te jetojne brezat qe vijne ne paqe ne Kosove.Kosova dhe Serbia do te futen ne EU dhe shume gjera do te sheshohen dhe te gjithe duhet ti drejtohemi punes dhe dijes . Ne ne shekuj na kanluftuar dhe ne e dime shume mire kush jane armiqte tone dhe  Europa e di shume mire qe nuk ka mundesi ti imponoje nje popullesie 95% shqipetare drejtimin nga Beogradi se atyre i ka dale nami ne te tere boten si  kriminelet  qe kane shoke veç Hitlerin.
PUNE  MENCURI MATURI 
KOSOVA ESHTE E PAVARUR DHE SKA KTHIM MBRAPA DHE TE TERE BOTA E KA THENE ATE 
Kuçedra SERBI  qe po lengon  eshte ne diten e fundit  te vdekjes se nje endrre qe ska per ta harritur kurre.