×

Ata që flasin me persona të panjohur janë më të lumtur

Ata që flasin me persona të panjohur janë më të lumtur

· 5 · 71

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 13-06-2019, 08:42:54
 

Siç duket, bisedat e shkurta me njerëzit e panjohur në transport publik ose në çfarëdo vendi tjetër publik janë një mënyrë e lehtë për t’u bërë të lumtur.

Nëse jeni person që gjithmonë e shmangni këtë lloj të “çuditshëm” të komunikimit, atëherë është mirë ta ndryshoni qasjen.

Hulumtuesit Nicholas Epley dhe Juliana Schroeder kanë kryer një seri eksperimentesh për ta eksploruar këtë çështje.

Kur i kanë pyetur pjesëmarrësit e studimit ta imagjinojnë veten duke folur me në të panjohur gjatë një udhëtimi, ata janë përgjigjur se kjo do të mund të ishte një përvojë mjaft e kënaqshme, por se ndihen të frikësuar ta iniciojnë një bisedë sepse mendojnë se askush nuk dëshiron të flet me ta.

Kjo nënkupton se shumë njerëz duan të iniciojnë biseda, por qëndrojnë të heshtur sepse nuk janë të sigurt që personat tjerë duan të marrin pjesë në ato biseda.

Por, nëse do ta dinin se e kanë gabim, do të kishte më shumë lumturi në botë – thotë studimi!
Edhe përmes eksperimenteve tjera hulumtuesit kanë konstatuar se njerëzit të cilët kanë biseda me të panjohur raportojnë për udhëtim më të kënaqshëm dhe mirëqenie më të mirë.

Në anën tjetër, personat e vetmuar janë ata të cilët e kanë përvojën më negative. /Telegrafi/

  • Postime: 408
  • Gjinia: Mashkull
Ωμέγα
#1 ne: 13-06-2019, 16:17:28
Ndoshta te lumtur me veten po bezdi per te tjeret. Ku ka gje me te bezdishme se me te fol pa fund nje i panjohur.

  • Postime: 6715
  • Gjinia: Femer
erlehta
#2 ne: 13-06-2019, 21:33:47
Ndoshta per ata që udhëtojnë me tren, qe ne 7 pa 5, ose gjate nje fluturimi.
Ne autobusa apo tranvaj, vallaj nuk ke shans te besh biseda e te ndihesh i lumtur.

  • Postime: 18304
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
#3 ne: 18-06-2019, 21:59:54
Vallaj une mbaj kufjet ne vesh edhe pa muzik fare se sdu tem flasin ne 6 e 30 t mjesit kur iki per pune ..nje sy mbyll nje sy hap skam nerva te degjoj askend 🙄😁😁

  • Postime: 4204
Charlie
#4 ne: 25-06-2019, 12:19:57
Forte merzi e kam te me flas dikush i panjohur sa per te hyre ne muhabet ashtu kot :D