×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 12-11-2019, 22:12:11 »

 

Keni mikun apo anëtarin e familjes i cili lufton me depresionin, mirëpo nuk jeni të sigurt si t’i ndihmoni? Mbase jeni frikësuar që t’i thoni apo frikësoheni se po bëni gjëra të gabuara,por edhe do t’ia përkeqësoni gjendjen. Apo, mbase, vetëm e keni injoruar problemin, duke shpresuar që problemet do të zgjidhen disi.

Psikiatri K. Luan Phan, nga Qendra Mjekësore Wexner e Universitetit të Ohajos, për revistën amerikane U.S. News ka dhënë disa këshilla të cilat mund të ndihmojnë në komunikimin e përditshëm me personin i cili vuan nga depresioni. Çfarë mund të bëni:

Dëgjojeni
Hapi i parë i rëndësishëm është thjesht ta dëgjoni. Dëgjimi nxit personin që të hapet sa më shumë, andaj do t’ju tregojë për depresionin dhe pikëllimin.

Pyeteni
Nxisni bisedën duke e pyetur sa më shumë, sa më shumë që t’ju tregojë që juveju është e rëndësishme dhe që dëshironi të dini më shumë për luftën dhe depresionin e atij personi. Shumë shpesh personat të cilët vuajnë nga depresioni mendojnë për vetëvrasje, andaj është me rëndësi të nxitet biseda lidhur me të.

Dashuroni
Kur e dëgjoni dhe e pyesni tregoni personit që jeni i interesuar për të. Dëgjoni me dhembshuri dhe pa e refuzuar dhe pa e gjykuar, duke i ofruar dashuri. Ndjenja e dashurisë mund t’i ndihmojë dikujt që të kërkojë ndihmë.

Veproni
Ruajeni personin. Pyeteni a e di se do të kishte bërë vetëvrasje dhe largojeni nga çdo gjë që do të mundë ta përdorte për ta dëmtuar veten. Nëse personi është në krizë, qëndroni me të derisa ta kalojë krizën dhe vëreni në kontakt me dikë i cili mund t’i ndihmojë.

Lidhuni me të
Nëse situata është në krizë, thirrni ndihmën mjekësore. Lidheni personin me njerëzit e tjerë të cilët mund t’i ofrojnë përkrahje. Hulumtimet gjithashtu kanë treguar që lidhshmëria me të tjerët ndikon si mbrojtje kundër pashpresës dhe dhembjes psikologjike. Dhe, mbani në mend, edhe pasi që kriza të kalojë ju duhet ta: dëgjoni, pyesni, dashuroni dhe veproni.

Mbrojeni
Informohuni dhe bashkohuni. Filloni bisedën në mënyrë që të zvogëloni stigmën. Çdokush mund të ndihmojë në ngritjen e ndërgjegjes mbi epideminë e depresionit. rd.al
Postuar nga: M A X
« ne: 01-10-2019, 12:13:32 »

Sheqeri Dhe Depresioni

 


Natyrshëm mund të mendoni se ky problem nuk ju prek shumë.

Por sipas të dhënave të AgroWeb.org, njeriu mund të marrë të paktën 67 gramë sheqer në ditë duke pirë vetëm një pije të gazuar dhe duke ngrënë një çokollatë të vogël.

Kjo shifër rritet shumë gjatë ditës nga konsumi i ushqimeve të përpunuara, lëngjeve të frutave apo bukës.

Ekspertët më në zë të mjekësisë rekomandojnë që njeriu nuk duhet të konsumojë më shumë se 36 gramë sheqer në ditë.

Ndaj nëse nuk jeni të vëmendshëm ndaj përmbajtjes së sheqerit në ushqimet tuaja, atëherë me siguri po e teproni.

Çrregullimet e humorit janë shumë të komplikuara dhe sheqeri sigurisht nuk është fajtori i vetëm.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se sheqeri është një faktor i rëndësishëm në shfaqjen e këtyre çrregullimeve.

Sipas tyre, kjo çështje ka nevojë për studime të mëtejshme.

Sinjalet e Trupit Kur e Teproni Me Sheqerin
Mungesë energjie dhe lodhje

Trullosje (veçanërisht pasi ke ngrënë)

Humbja e shijes

Probleme me këmbët dhe lëkurën

Rrathët e zinj tek pjesa e poshtme e syve

Shtim në peshë

Për më tepër, sheqeri shkakton çlirimin e insulinës në gjak, që luan një rol domethënës në shtimin ne peshë.

Sa më shumë insulinë të ketë në organizëm aq më e lartë do të jetë rezistenca ndaj tij.

Organizmi do të çoroditet, sepse nuk do të dijë si t’i përgjigjet sasive të insulinës dhe të përpunojë sheqerin në mënyrën e duhur.

Për më tepër, pankreasi, organi përgjegjës për insulinën, do të lodhet dhe do të shkaktojë zhvillimin e diabetit.

Si Ta Shmangni
Hiqni dorë prej bukës së bardhë, ëmbëlsirave të pastiçerive dhe drithrave të ëmbëlsuar dhe zgjidhni bukë me drithëra të plotë, perime dhe fruta.

Nëse blini ushqime të paketuara, kontrolloni etiketat në mënyrë që të zbuloni sasinë e sheqernave të fshehur.

Të dhënat e AgroWeb.org tregojnë se këto të fundit gjenden tek drithërat, buka, salcat, ushqimet e gatshme dhe të përpunuara.

Sheqernat maskohen me terma të ndryshëm si glukozë, dekstrozë, ëmbëlsues, shurup e të tjerë.

Nëse një produkt përmbajn më shumë se 5 përqind sheqer për çdo gramë sasi atëherë mos e konsumoni.

Kujdes me alkolin, pasi mund të shkaktojë luhatje të forta në nivelin e sheqerit në gjak./AgroWeb.org

* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.

Burimi: U.S. National Library of Medicine
Postuar nga: M A X
« ne: 01-10-2019, 10:53:12 »

5 gjërat që duhet t’i dini për depresionin që prek gratë

 


Depresioni është më i përhapur tek gratë se tek burrat. Kjo ndodh për shkak të disa faktorëve biologjikë, hormonalë dhe socialë që prekin gratë. Në këtë artikull do të mësoni 5 gjëra shumë të rëndësishme që duhet të dini patjetër për depresionin që prek gratë.

Simptomat e depresionit mund të ndërhyjnë negativisht tek aftësia e grave për të punuar, fjetur, ngrënë dhe shijuar jetën. Shkaqet depresionit janë ende të panjohura por ka disa studime që sugjerojnë se kjo sëmundje shkaktohet si pasojë e një kombinimi faktorësh gjenetikë, biologjikë, mjedisorë dhe fiziologjikë. Shumica e njerëzve të prekur nga depresioni kanë nevojë për trajtim mjekësor që të shërohen.

Miqtë dhe familjarët e të prekurve me depresion mund ta mendojnë si një problem nga i cili mund ta mbledhësh veten. Depresioni nuk shërohet vetëm duke qenë pozitivë apo duke u përpjekur fort për të qenë të lumtur. Depresioni nuk është shenjë dobësie e një personi apo një e metë e karakterit. Njerëzit që vuajnë nga depresioni kanë nevojë për trajtim mjekësor. Pacientët që vuajnë nga depresioni kanë nevojë për mbështetje emocionale, mirëkuptim, durim dhe kurajo. Ndjenjat e tyre nuk duhen anashkaluar.

Nëse mendoni se vuani nga depresioni, është e udhës të vizitoheni tek një mjek dhe të mos bëni vetë-diagnostikim. Ndonjëherë, disa medikamente dhe disa sëmundje siç janë ato të tiroides mund të shfaqen me simptoma të ngjashme me depresionin. Një vizitë tek mjeku mund të shmangë çdo konfuzion të mundshëm. Sipas të dhënave, depresioni është një sëmundje që shërohet vetëm me trajtim mjekësor.

Mërzia dhe trishtimi mund të jenë pjesëza të vogla të depresionit. Por në të vërtetë, njerëzit në depresion nuk janë të mërzitur. Ata përjetojnë simptoma fizike si dhimbjet e ndryshme, kontraktimet apo problemet me oreksin dhe tretjen. Një person që vuan nga depresioni has probleme me gjumin dhe zgjimin dhe ndihet gjithnjë i lodhur.

Nëse keni përjetuar simptoma e mëposhtme për të paktën 2 javë, atëherë ndoshta mund të jeni prekur nga depresioni.

Ndjesi ankthi ose boshllëku
Ndjesia e të qenit të pashpresë ose pesimistë
Acarim
Ndjenjë faji, braktisjeje dhe të qenit pa vlerë
Mungesë energjie dhe lodhje
Vështirësi në fjetje, zgjim ose fjetje për orë të gjata
Humbje interesi për aktivitetet e pëlqyera më parë
Vështirësi në përqendrim, kujtesë apo vendimmarrje
Ndryshime në oreks
Mendime që kanë të bëjnë me vetëvrasjen ose vdekjen
Dhimbje të ndryshme trupore pa ndonjë shkak fizik.

Gratë pësojnë ndryshime dramatike fizike dhe hormonale. Ato ndodhin gjatë periudhës pas lindjes, para menopauzës apo ciklit menstrual. Depresioni pas lindjes është një problem shumë serioz dhe mund të shkaktojnë vështirësi të mëdha për nënën e re. Simptomat e depresionit nuk janë të njëjta për çdo grua dhe ashpërsia e tyre varet nga individi dhe organizmi.

Depresioni mund të kurohet me medikamente dhe terapi me psikiatrin. Nëse këto dy trajtime nuk funksionojnë atëherë njeriu ka nevojë për trajtime të tjera që stimulojnë trurin. Këshilla është që patjetër të konsultoheni me mjekun.
Postuar nga: M A X
« ne: 09-06-2019, 21:41:00 »

Si të kuroni depresionin përmes frymëmarrjes

 

Një kërkim interesant nga Capa Hospital and Neuroscience, tregon se teknika e frymëmarrjes mund të përdoret si një alternativë e trajtimit të depresionit

Njerëzit që vuajnë nga sulmet e panikut, çrregullues zakonisht e bëjnë frymëmarrjen nga gjoksi. Nganjëherë ata marrin fryme thelle për të liruar tensionin nga gjoksi.

Frymëmarrja nga gjoksi rezulton në balancimin e oksigjenit dhe dioksid karbonit. Pra, ky është shkaku kryesor i sulmit te panikut.

Disa njerëz e ndalin frymëmarrjen gjatë dhimbjeve. Ndalja e frymëmarrjes e rritë tensionin në muskuj, gjë që e kufizon rrjedhjen e gjakut në vendin e dhimbjes. Kjo, po ashtu e shton dhimbjen. Frymëmarrja e thellë mundëson zvogëlimin e dhimbjes.

Frymëmarrja e thellë gjatë dhimbjeve është shpeshherë efektive te disa pacientë.
Disa njerëz mund ta largojnë dhimbjen plotësisht vetëm me ndihmën e teknikës së frymëmarrjes, mirëpo disa të tjerë nuk munden, sepse nuk janë sa duhet këmbëngulës. /rd.al
Postuar nga: ßåßy ღ
« ne: 01-06-2012, 12:50:00 »

Si të luftoni depresionin ?

Depresioni çdo ditë ndikon në gjithnjë e më shumë njerëz, ndërsa një numër i madh atyre njerëzve lufton me antidepresivë kundër depresionit.
 
Edhe pse antidepresivët mund t’i ndihmojnë ata që luftojnë me depresion të moderuar deri të rëndë, zakonisht janë më pak efikas për ata që luftojnë me depresion të lehtë. Ju zbulojmë se si të luftoni kundër depresionit pa ilaçe!

Ushtrimet
Ushtrimet mund të zvogëlojnë depresionin sepse ndikojnë në ndryshimin dhe rregullimin e norepinefrinës dhe serotoninës. Po ashtu liron endorfinën që është përgjegjëse për disponimin e mirë.
 
Ekspertët rekomandojnë ushtrime tri deri pesë herë në javë në kohëzgjatje prej 20 deri 30 minutash. Ushtrimet aerobe, siç është ecja e shpejtë në shiritin lëvizës, janë më të mirat, por çfarëdo lloj i ushtrimeve është më i mirë se asnjë ushtrim.
 
Terapia me dritë
Gjatë ditëve të shkurtra të zymta të dimrit, disa njerëz janë të prirë ndaj depresionit i cili quhet çrregullim afektiv sezonal – e thënë thjeshtë, depresioni dimëror.
 
Një nga mënyra për lehtësimin e simptomave është terapia me dritë. Terapia zakonisht fillon me ekspozimin ditor në dritë rreth 15 minuta, dhe rritet deri në dy orë në ditë. Koha e zgjatjes së terapisë me dritë varet nga ashpërsia e simptomave dhe intensiteti i dritës, ndërsa këtë do ta konstatojë mjeku. Edhe pse terapia nuk shëron depresionin, mund të lehtësojë simptomat, ndonjëherë edhe vetëm pas disa ditësh.
 
Akupunktura
Si tek shumë lloje të terapisë alternative, nuk ka shumë të dhëna të cilat dëshmojnë që akupunktura lehtëson depresionin, por disa hulumtime sugjerojnë këtë mundësi.
 
Një studim i vogël i Universiteti të Arizonës i kryer në 33 femra me depresion zbulon që 64 për qind e pjesëmarrëseve kanë pasur lehtësim.
 
Në studimin tjetër në revistën “Journal of Affective Disorders”, 70 të sëmurë me çrregullim të rëndë depresiv të cilët tashmë kanë marrë antidepresiv kanë pasur përmirësim pas akupunkturës, në krahasim me ata që nuk kanë shkuar në akupunkturë.

Vaji i peshkut
Kjo shtesë përmban acidet yndyrore omega 3, të cilat gjenden në peshk, si salmoni, tuna dhe harenga.
 
Studimet për vajin e peshkut tani për tani janë jo të plota, por konsiderohet që mungesa e këtij acidi yndyror në një kohë të caktuar (për shembull gjatë periudhës së paslindjes) mund të nxisë ndryshime të disponimit dhe depresion.
 
Në zonat ku konsumimi i ushqimit me acidet yndyrore omega 3 është i lartë, njerëzit kanë shkallë më të ulët të të sëmurëve nga depresioni.
 
Meditimi
Hulumtimet tregojnë që meditimi mund të luaj rol në parandalimin e shfaqjes së sërishme të depresionit. Në dy studime njerëzit me terapi kognitive janë shëruar edhe me antidepresivë ndërsa simptomat nuk ishin zbutur. Atëherë njëri grup ka vazhduar të marrë ilaçe ndërsa grupi tjetër ka filluar me meditim.
 
Shfaqja e sërishme e depresionit tek njerëzit që janë marrë me meditim ishte e njëjtë si tek ata që kishin marrë antidepresivë (rreth 30 për qind).

Shafrani
 Një studim pohon që shafrani mund të rrisë nivelin e serotoninës në tru. Studimi i vogël i kryer në 38 njerëz gjatë gjashtë javëve, ka vërtetuar që shafrani është efikas si fluoksetin (Prozac) në zvogëlimin e simptomave të depresionit.
 
Pjesëmarrësit që kanë marrë shafran po ashtu kanë pasur më pak efekte anësore për dallim nga ata që kanë marrë fluoksetin.
 
Joga
Joga mund të lehtësojë stresin dhe simptomat e depresionit. Hulumtimet kanë treguar që joga mund të zvogëlojë depresionin, stresin, ankthin, dhe përmirësojë nivelet e energjisë dhe gjumin kualitativ.
 
Edhe pse nuk ka shumë hulumtime në këtë temë, joga është mjet i thjeshtë për zvogëlimin e depresionit.
 
Kantarioni
Një nga bimët e hulumtuara më së shumti, kantarioni (Hypericum perforatum) gjendet në çaja, pilula dhe ekstrakte.
 
Analiza e 37 hulumtimeve ka vërtetuar që mund të jetë njëlloj i dobishëm sikurse dhe antidepresivët për shërimin e depresionit të lehtë.
 
Vërejtje e rëndësishme: mund të zvogëlojë efikasitetin e disa ilaçeve me recetë, duke përfshirë pilulat kontraceptive, ilaçet për HIV, ilaçet për mpiksjen e gjakut, dhe disa ilaçe tjera anti-tumore.

Keshilla.net
Postuar nga: Albjona
« ne: 14-05-2011, 13:45:57 »

....jeta ska qene aq e sjellshme me mua...kjo me ka bere ti shoh gjerat bardh e zi dhe me shume pesimizem. rri pothuaj cdo nate pa gjume, ushqimin se dua, mendoj vetem gjera negative dhe kam nje trishtim qe me mbyt, sme kenaq asgje qe bej, pavarsisht se cdokush me thote qe jam e forte dhe ja dal gjithmon. dikush qe e vlersoj shume, duke me njohur shume mire me ben te ndihem edhe me shume e pavlere....dhe ka momente qe mendoj se zgjidhja ime me e mire do ishte te vdisja, do e kisha bere po kam nje familje te mrekullueshme qe e dua shume. jam vetem 22 vjece dhe mendoj se jetoj kot!
Postuar nga: ßåßy ღ
« ne: 01-04-2011, 13:56:41 »

jam ne depresion ..te perdor ilace kam frike nga efektet anesore..njera prej tyre ishte edhe mos funksionimi seksual.etj..desha te me thoni ju te dashur miq. ilacet jan thjeshte qetesues te simptomave depresive,apo e kurojne dhe sherojne depresionin,?.per sa i perket efekteve anesore si psh ulja e libidos ose mosfunksionimi seksual,pas nderprerjes se ilaceve eshte i kthyshem,? pres pergjigjje ,ju faleminderit..

Shko tek mjeku me mire.
Postuar nga: arbri toska
« ne: 01-04-2011, 01:16:23 »

jam ne depresion ..te perdor ilace kam frike nga efektet anesore..njera prej tyre ishte edhe mos funksionimi seksual.etj..desha te me thoni ju te dashur miq. ilacet jan thjeshte qetesues te simptomave depresive,apo e kurojne dhe sherojne depresionin,?.per sa i perket efekteve anesore si psh ulja e libidos ose mosfunksionimi seksual,pas nderprerjes se ilaceve eshte i kthyshem,? pres pergjigjje ,ju faleminderit..
Postuar nga: i huaj
« ne: 08-03-2011, 18:45:51 »

artur, po depresioni sherohet, por do ishte mire (me mire me thene e domosdoshme) te vesh kontakt me ndonje profesionist te shendetit mendor. Dhe pastaj sigurisht se ai do te ndihmoj qe ti t`i ndihmoshe vetes dhe te dy se bashku do i`a dilnin mbane, perndryshe rrugetimi i vetem eshte i veshtire dhe ndoshta pa sukses. Beso ne veten dhe ne bukurin e jetes! Ik nga forumi dhe kerko ndihme nga profesionistet te lutemm.
Postuar nga: artur alixhepi
« ne: 08-03-2011, 09:54:06 »

[depresioni