×

Ja pse besohej që patkoi i kalit është fatndjellës

Ja pse besohej që patkoi i kalit është fatndjellës

· 1 · 50

  • Postime: 23133
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 05-09-2019, 23:27:59
 

Ekzistojnë disa arsye, se përse njerëzit e periudhës mesjetare, besonin se patkonjtë e kuajve ishin fatndjellëse. Së pari ato ishin prej hekuri, një metal që prej kohësh besohej se shmangte shpirtrat e këqinj. Arsyeja tjetër vjen nga legjenda e Shën Dunstanin  në shekullin X-të.

Sipas legjendës, Dunstani punonte si një farkëtar, dhe një ditë në dyqanin e tij shkoi Djalli. Dunstani u shtirr sikur nuk e njohu, dhe shkoi të marrë patkonjtë për kalin e Djallit. Por në vend se tia mbërthente kalit në këmbë, Dunstani i përdori për t’i mbërthyer ato në këmbët e Djallit.

Patkonjtë i shkaktuan Djallit dhimbje të madhe, por Dunstani tha se do t’ia hiqte, vetëm nëse premtonte se nuk do të hynte kurrë në një shtëpi me një patkua në derë.

Patkoi besohej ndërkohë se shmangte shtrigat. Besohej se arsyeja se përse shtrigat udhëtonin hipur mbi fshesa, ishte për shkak se nuk ishin në gjendje të ngisnin kuajt. Pra, një magjistare do të ngurronte të hynte në cilëndo shtëpi me një patkua mbi derë. Por patkonjtë u gdhendën gjithashtu edhe në direkët e anijeve, me besimin se kjo do të ndihmonte në shmangien e stuhive në det. / bota.al
 

C'ESHTE PSIKOLOGJIJA?

Nisur nga Gjumashi

Postimi i fundit 06-03-2008, 20:41:44
nga mimollëza
A eshte me mire ti themi stop agresivitetit?

Nisur nga agata

Postimi i fundit 23-06-2005, 11:41:34
nga Elektra
Pse eshte keshtu jeta ?

Nisur nga Je e imja

Postimi i fundit 18-04-2009, 17:39:51
nga i huaj
brejtja e ndergjegjjes a eshte denimi me i rende per njeriun

Nisur nga pellumb

Postimi i fundit 18-07-2006, 12:06:28
nga wiliams
Cfar eshte meshira ???

Nisur nga Borebardha

Postimi i fundit 02-08-2005, 05:07:54
nga Eternal^Night