×

Post reply

Warning - while you were reading a new reply has been posted. You may wish to review your post.
Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 21-09-2019, 23:45:20 »


 

TRURI, edhe kur flejmë, punon. Kërkime të ndryshme tashmë bien dakort, duke i dhënë trurit që fle, një rol qendror në fiksimin e kujtimeve, e si pasojë në të mësuarin.

Demonstrimi i këtij paradoksi në dukje vjen nga kërkime mbi “dremitjen”: vullnetarë të nënshtruar ndaj provave te rikuperimit mnemonik të një liste fjalësh. Nëse midis mësimit të listës dhe rikuperimit, kishin patur në mes një gjumë prej nëntëdhjetë minutash, mbanin mend më shumë fjalë, se sa ata që nuk kishin fjetur.

Ky fenomen ka qënë studiuar me kujdes madje në fëmijë shumë të vegjël, siç ka demonstruar një grup psikologësh nga Universiteti gjerman i Ruhrit, që tani së fundmi ka botuar në Pnas një studim të realizuar mbi fëmijë të moshës midis 6 e 12 muajsh. Truri i fëmijëve, në këtë moshë, ka zhvilluar tashmë një kapacitet të fortë imitues. Studiuesit kanë përdorur këtë kompetencë për të verifikuar nëse dremitja mund të përmirësonte kujtimin e veprimeve të thjeshta duke përdorur objekte. Fëmijët që kishin fjetur më shumë sesa gjysëm ore, pasi ishin ekspozuar ndaj manipulimit të objekteve, ishin më të aftë në riprodhimin e këtyre veprimeve, se sa ata që kishin fjetur më pak sesa gjysëm ore.

Të dhënat më befasuese vijnë megjithatë nga studimi mbi të rriturit. Në fakt, paradoksi është që konsolidimi i memorjes, aktivitet thjesht i ndërgjegjes e si pasojë impenjues, ndodh kur jemi në humnerën e gjumit të thellë, kur makina cerebrale është në minimum të konsumit të oksigjenit, gjaku rrjedh ngadalë dhe elktroencefalograma tregon valë të mëdha, të ngadalshme dhe shumë të ngadalshme.

Është vënë re që gjatë gjumit, aktiviteti i trurit tonë është shumë i ndryshueshëm: alternohen ciklet, rreth një orë e gjysëm secili, që përmbajnë faza dominuese valësh elektrike të ngadalta e shumë të ngadalta si dhe fazat e karakterizuara nga valë të përziera, ku dominojnë të shpejtat. Kjo e fundit është quajtur faza REM (Rapid Eye Movement), pasi valët e shpejta shoqërohen me lëvizje të shpejta të syve. Në këtë fazë shohim ëndrra shumë të detajuara e që kujtohen më lehtë.

Në elktroencefalogramë, truri tregon një profil shumë të ngjashëm me atë të zgjimit. Për këtë arsye, për shumë kohë është menduar që faza REM ishte ajo më e lidhur me aktivitetin e ndërgjegjes së natës. Në vend të saj, është tashmë e qartë që është faza me valë të ngadalshme e shumë të ngadalshme, e quajtur gjumë me valë të ngadalshme (Slow Wave Sleep) dhe jo ajo REM, që është përgjegjëse për kujtesën e natës. Bjorn Rasch e Jan Born, neuroshkencëtarë të Universitetit të Zyrihut, në një përmbledhje të gjerë botuar në Physiological Review, dokumentojnë që ekspozimi ndaj një arome, gjatë një detyre të mësimit të ndërgjegjshëm, nxit konsolidimin e memorjes, vetëm nëse të njëjtët persona nuhasin të njëjtën aromë ndërkohë që janë në fazën e gjumit të thellë e jo në atë REM. Por cilat janë mekanizmat cerebrale? Fiksimi i një kujtimi është një proçes që kërkon bashkëpunimin e dy zonave cerebrale: korteksit e hipokampit.

I pari fikson vëmendjen mbi objektin për t’u kujtuar, e fut në kornizë, i jep një kod e pastaj e transferon këtë kodifikim të parë në hipokamp, i cili konsolidon gjurmët, për ta transferuar pastaj në korteks, ku mund të jetë i ndërfutur në “sirtare” të ndryshme të memories tonë e të mbetet në dispozicion për thirrje të mëtejshme. Në këtë dialog, të dyja zonat ecin me shpejtësi të ndryshme: korteksi është i karakterizuar nga valë të shpejta e nga valë theta, që janë valë relativisht të ngadalshme, kanë një ritëm (4-8 Herz), që megjithatë janë më shumë sesa dyfishi i atyre të ngadalshme, delta (1-4 Herz) që nga ana e tyre dominojnë hipokampin dhe fazën e thellë të gjumit. Gjatë zgjimit, faza e parë e memorizimit do të kishte “vulën” e valëve theta, ndërkohë që gjatë gjumit të thellë, hipokampi do të konsolidonte kujtesën me një aktivitet të ngadalshëm dhe shumë të ngadalshëm (më pak sesa 1 Herz).

Çfarë provash kemi për këtë shpjegim? Aplikimi i një transkraniumi(veprim absolutisht jo i dhimbshëm) me frekuencë delta, mbi zonën e kokës që korrespondon me korteksin parafrontal gjatë fazës së parë të gjumit, rrit kujtesën e një ushtrimi të bërë para gjumit. Nëse përkundrazi administron një frekuencë, theta kujtesa bëhet “e shtypur”. Por, në të kundërtën, nëse administron një frekuencë theta gjatë zgjimit, kur është e impenjuar në mësim, memoria përmirësohet. Një provë e mëtejshme erdhi 15 marsin e shkuar kur një grup neuroshkencëtarësh austriakë kanë demonstruar në revistën e Neuroshkencës Kognitive që aktiviteti theta gjatë mësimit është direkt i lidhur me kapacitetin për të kujtuar pas një nate gjumi. Në thelb, thonë studiuesit, gjatë gjumit me valë të ngadalshme, hipokampi seleksionon kujtimet që janë për t’u ruajtur dhe ato për t’u hedhur dhe e bën duke ndjekur një etiketë që ishte e qëllimshme për ta gjatë zgjimit, etiketa theta.

Në fund, ka një tip tjetër kujtese që është e kushtëzuar nga gjumi: ajo imunitare. Tek vullnetarët që kanë marrë një dozë të vetme vaksine kundër hepatitit A, nëse natën pasuese të vaksinës nuk kanë fjetur, niveli i antikorpeve (që tregon efiçencën e vaksinimit), i kontrolluar pas katër javësh, është shumë më i ulët sesa në ata që kanë fjetur. /Focus
FRANCESCO BOTTACCIOLI*
Drejtues Masteri në Psikoneuroendokrino imunologji, Universiteti i Aquila-s, Itali

/Bota.al
Postuar nga: M A X
« ne: 14-05-2019, 18:32:10 »

Dieta me shumë fruta dhe perime ndihmon për përmirësimin e kujtesës
Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Keni nevojë për një arsye tjetër se përse duhet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime?

Sipas një studimi të fundit, dieta ushqimore e pasur në fruta dhe perime mund të ulë rrezikun e humbjes së kujtesës. Në studim u përfshinë gati 28,000 burra, me një moshë mesatare 51 vjeç, të cilët plotësuan çdo 4 vite për 20 vjet një pyetësor lidhur me sasinë e frutave, perimeve dhe dietës ushqimore që ndiqnin çdo ditë. Pjesëmarrësit iu nënshtruan gjithashtu disa testeve të memories më pak se 4 vite para përfundimit të studimit, kur mosha mesatare ishte 73 vjeç.
Shkencëtarët zbuluan se burrat që që konsumonin në përditshmërinë e tyre më shumë fruta dhe perime (gjashtë ose më shumë racione) ishin më pak të predispozuar që të zhvillonin probleme me kujtesën ose të kishin një kujtesë të dobët krahasuar me ata që konsumonin më pak fruta dhe perime (rreth dy racione në ditë ose më pak). Një racion i frutave u përkufizua si një filxhan frutash të tërë ose gjysmë filxhan lëng frutash. Një racion i perimeve ishte një filxhan perime të papërpunuara ose dy gota zarzavate me gjethe.

Lidhja? Shkencëtarët mendojnë se antioksiduesit dhe substancat bioaktive – siç janë vitaminat A, B, C dhe E; karotenoidet; flavonoidet; dhe polifenolët – gjetur në fruta dhe perime, mund të reduktojnë stresin oksidativ të trurit, duke ulur kështu rrezikun për zhvillimin e problemeve me kujtesën të lidhura me moshën./ Shendeti.com.al
Postuar nga: M A X
« ne: 01-02-2012, 00:02:44 »

Edhe pse shkenca na ofron studime nga më të ndryshmet në lidhje me kujtesën, pjesa më e madhe e saj vazhdon të jetë një mister i pazgjidhur. Çfarë e vë në lëvizje procesin e të kujtuarit?

Misteri i pazgjidhur i kujtesës

Edhe pse shkenca na ofron studime nga më të ndryshmet në lidhje me kujtesën, pjesa më e madhe e saj vazhdon të jetë një mister i pazgjidhur. Studiuesit e konsiderojnë kujtesën një proces dhe gjatë kohës që kujton nuk bën gjë tjetër përveçse rikonstrukton një event me grimcat e informacioneve të regjistruara në pjesë të ndryshme të trurit. Por, misteri është: çfarë e vë në lëvizje këtë rikonstruksion? Kjo ende nuk dihet. Ndërkohë që mistereve nuk i është gjetur ende zgjidhje, shkenca në fakt ka arritur të na tregojë shumë gjëra rreth aktiviteteve kimike të trurit.

Vendndodhja e kujtesës

Në të shkuarën, mendohej se e gjithë kujtesa ndodhej në trurin e njeriut. Megjithatë, profesori i psikologjisë Gazzaniga ka arritur të vërtetojë se kujtesa ndodh përgjatë gjithë sistemit nervor. Kjo me pak fjalë do të thotë që çdo mendim që ju vjen ndërmend, "ndihet" përgjatë gjithë trupit për shkak se receptorët e aktiviteteve kimike të trurit gjenden në sipërfaqen e qelizave përgjatë gjithë trupit. Në kohën që këto aktivitete kimike aktivizohen nëpërmjet sinapseve të trurit, mesazhi i komunikohet çdo pjesë të trupit nëpëmjet kematotaksit, një proces që i lejon qelizat të komunikojnë nëpërmjet një lloj "radari" që përshkron trupin përmes gjakut dhe lëngjeve cerebrospinale.
Në disa raste më ekstreme, trupi ndonjëherë "varros" përgjithmonë kujtimet e dhimbshme në një ind muskulor, në mënyrë që mendjes së ndërgjegjshme t'i kursehet thellësia e traumës. Më pas, kur personi kryen masazhe të thella indore apo fizioterapi duke stimuluar punën e muskujve, kujtesa mund të ristimulohet duke bërë që personi të ndjejë përsëri emocionet e harruara nga e para. Shembulli më konkret dhe i padiskutueshëm i kujtesës muskulore është edhe transplanti i organeve.
Ekzistojnë raste të jashtëzakonshme dhe të shumta në numër të personave që kanë marrë organe të dhuruara dhe më pas kanë raportuar ndjenja dhe reagime emocionale ndaj disa lloj aksidentesh, të cilat nuk i kanë përjetuar ndonjëherë.

Biologjia e kujtesës

Qelizat e trurit apo neuronet komunikojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet rrugëve elektrokimike. Një impuls elektrik udhëton përgjatë gjithë trupit të njeriut nëpërmjet aksoneve ose degëve të jashtme të neuroneve...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
Postuar nga: M A X
« ne: 30-09-2011, 01:29:49 »

Kujtimet janë të ndara në mikropaketa

Kujtimet tona janë të ndara në paketa që zgjasin 125 milisekonda secila dhe kur kalojmë nga një kujtim në tjetrin, truri shumë shpejt mbyll një paketë dhe hap një tjetër, përveçse në rastet kur “ngec” duke shkaktuar një moment konfuzioni.

Zbulimi i publikuar nga revista “Nature”, i detyrohet një ekipi të May-Britt dhe Edvard Moser të Kavli Institute for Systems Neuroscience, në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë.

Zbulohen substancat që plakin trurin

Zbulohen në “gjakun plak” substancat që plakin trurin: një prej tyre, e izoluar në gjakun e minjve të moshuar, quhet “eotaxina” dhe rezulton në sasi të madhe edhe në gjakun dhe lëngun cerebrospinal të personave të moshuar.

Prezenca e saj në gjak shkakton një pakësim të memories, tipike në “moshën e tretë”.

I bërë publik tek “Nature”, zbulimi i përket kërkuesve të Stanford University në Kaliforni. /top channel
Postuar nga: Berni
« ne: 13-07-2010, 16:35:29 »

Kujtesa është aftësia e një organizmi (përmes trurit) të mbajë, ruajë, të rendisë lajmet dhe t’i rikthejë ato. Ajo ka të bëjë me depozitimin e informacionit që merret, ruajtjen dhe ripërdorimin e tij më vonë. Procesi i kujtesës përkon me atë të komunikimit, të të mësuarit dhe të ndërgjegjes

Truri është motori që komandon gjithë trupin. Kujtesa është aftësia e një organizmi (nëpërmjet trurit) të mbajë, ruajë, të rendisë lajmet e t’i rikthejë ato. Ajo ka të bëjë me depozitimin e informacionit që merret me ruajtjen dhe ripërdorimin e tij më vonë. Procesi i kujtesës përkon me atë të komunikimit, të të mësuarit dhe të ndërgjegjes. Në vitet e para të jetës truri është si një sfungjer që thith çdo gjë që dëgjon, vëzhgon, nuhat. Më pas, duke u rritur, aftësia për të ruajtur gjurmët e eksperiencave reduktohet. Truri është si një “tryezë e vogël prej balte”, e cila forcohet me kalimin e viteve dhe për të shkruar sipër duhet të mëshosh dorën gjithnjë e më shumë. Është e këshillueshme që t’i lehtësojmë sforcot e shumta, të shmangim bezdisjen për të kujtuar informacione banale. Vetën në këtë mënyrë truri mund të fitojë sërish gjendjen e mëparshme. Takimet, emrat dhe numrat telefonit, janë disa nga faktorët e shumtë që dëmtojnë trurin, pa llogaritur më pas përdorimin e telefonave celularë dhe internetin. Tani nuk është më e nevojshme të kujtojmë numrat e telefonave, sepse një gjë të tillë na e ofron memoria e celularit. Gjithashtu, në memorien e tyre mund të shënojmë edhe takimet, ditëlindjet apo ngjarjet e ndryshme.

Por sa humbim kohë duke kërkuar rrugë të shkurta, një numër i madhe kërkimesh tregojnë se funksioni i trurit është gjithnjë e më shumë në rënie. Kjo rënie e vazhdueshme e kujtesës duket sikur e ka ulur aftësinë e të kujtuarit te të rinjtë.

Një nga studimet më specifike dhe shqetësuese vjen nga Irlanda. Një profesor i neuroshkencave ka hetuar raportin mes përdorimit të teknologjive të reja dhe shëndetit. Këtij studimi i janë nënshtruar 3000 persona, ku gjysma e tyre kanë qenë të rinj dhe gjyma tjetër të moshuar. Nga rezultatet përfundimtare është vënë re se të moshuarit ishin në gjendje më të mirë sesa të rinjtë. Pra, 87 për qind e personave mbi 50 vjeç i kujtojnë pa asnjë problem datat e ditëlindjeve të familjarëve të tyre, ndërsa ata që ishin mbi 30 vjeç kishin probleme me kujtesën. Duke qenë se nuk arrinin të kujtonin datat e ditëlindjeve të familjarëve të tyre i shënonin ato në telefon. Gjithashtu, pothuajse një e treta e personave mbi 30 vjeç janë përgjigjur se nuk e njohin absolutisht numrin e telefonit të shtëpisë. Dhe pikërisht për këtë arsye mbajnë gjithmonë me vete një celular.

Në vitin 2001 të njëjtin problem patën edhe shkencëtarët japonezë. Përballë përdorimit të tepruar të lojërave elektronike nga ana e të rinjve, profesor Toshiyuku Sawaguchi, neurobiolog në një universitet të Japonisë, bëri një hetim për të verifikuar vërtetësinë e hipotezës së tij. “Po humbasin aftësinë për të kujtuar gjërat e reja, ato të vjetrat. Nuk kanë më aftësi të ndajnë e të zgjedhin mes informacione të rëndësishme apo jo. Është një lloj shpërhapje cerebrale”, ka pohuar ai duke e vërtetuar hipotezën e tij. Nga 150 persona të analizuar, me moshë përkatësisht 20-35 vjeç, 10% e tyre vuanin nga shqetësime të rënda të parakohshme të kujtesës. Për shembull, një 28-vjeçar kishte humbur vendin e punës, sepse nuk mbante më mend se ku do të shkonte e kë do të takonte. Sigurisht, është një diagnozë e “pamëshirshme”.

Në një artikull të “New York Times” David Brooks është shprehur kështu: “Kisha besuar se e bukura e periudhës së re të informacioneve ishte të jesh sa më i ditur, ndërsa tani po vë re se kjo periudhë po na lejon të jemi më pak të informuar”. Shumë njerëz mendojnë se përdorimi i internetit është një ndihmesë e madhe për ta dhe ajo që do t’i përshtatej më mirë kësaj thënieje është: “Unë nuk kam nevojë për një kujtesë, sepse kam ‘Google’-in, ‘Yahoo’-në dhe ‘Wikipedia’-n. Është një “ndihmë” që secilit prej nesh i nevojitet”.

“Kufiri ku përfundon kujtesa ime dhe fillon ajo e ‘Google’-it, bëhet çdo sekondë e më i pakapshëm dhe unë ndihem edhe më inteligjent kur bëj një bisedë të zakonshme e mund të përdor internetin si lidhës i mendimeve”, kështu është shprehur një specialist i teknologjisë.

Nëse sot kemi një problem të madh me kujtesën ndodh sepse kemi një problem edhe më të madh me sensin. Njeriu ka nevojë të dijë e të kujtojë. Të ngulisë çdo ditë në mendje mendime, ide, të dhëna që do të duhej t’i përdorte në momente të caktuara të jetës si pika referimi e orientimi. Thuhet se çdo njeri vlen për aq sa di, por harrohet apo injorohet fakti se një njeri di aq gjëra sa mund të kujtojë.

Shqip