×

Kujtesa

· 4 · 2111

Kujtesa

· 4 · 2111

  • Postime: 27129
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 13-07-2010, 16:35:29
Kujtesa është aftësia e një organizmi (përmes trurit) të mbajë, ruajë, të rendisë lajmet dhe t’i rikthejë ato. Ajo ka të bëjë me depozitimin e informacionit që merret, ruajtjen dhe ripërdorimin e tij më vonë. Procesi i kujtesës përkon me atë të komunikimit, të të mësuarit dhe të ndërgjegjes

Truri është motori që komandon gjithë trupin. Kujtesa është aftësia e një organizmi (nëpërmjet trurit) të mbajë, ruajë, të rendisë lajmet e t’i rikthejë ato. Ajo ka të bëjë me depozitimin e informacionit që merret me ruajtjen dhe ripërdorimin e tij më vonë. Procesi i kujtesës përkon me atë të komunikimit, të të mësuarit dhe të ndërgjegjes. Në vitet e para të jetës truri është si një sfungjer që thith çdo gjë që dëgjon, vëzhgon, nuhat. Më pas, duke u rritur, aftësia për të ruajtur gjurmët e eksperiencave reduktohet. Truri është si një “tryezë e vogël prej balte”, e cila forcohet me kalimin e viteve dhe për të shkruar sipër duhet të mëshosh dorën gjithnjë e më shumë. Është e këshillueshme që t’i lehtësojmë sforcot e shumta, të shmangim bezdisjen për të kujtuar informacione banale. Vetën në këtë mënyrë truri mund të fitojë sërish gjendjen e mëparshme. Takimet, emrat dhe numrat telefonit, janë disa nga faktorët e shumtë që dëmtojnë trurin, pa llogaritur më pas përdorimin e telefonave celularë dhe internetin. Tani nuk është më e nevojshme të kujtojmë numrat e telefonave, sepse një gjë të tillë na e ofron memoria e celularit. Gjithashtu, në memorien e tyre mund të shënojmë edhe takimet, ditëlindjet apo ngjarjet e ndryshme.

Por sa humbim kohë duke kërkuar rrugë të shkurta, një numër i madhe kërkimesh tregojnë se funksioni i trurit është gjithnjë e më shumë në rënie. Kjo rënie e vazhdueshme e kujtesës duket sikur e ka ulur aftësinë e të kujtuarit te të rinjtë.

Një nga studimet më specifike dhe shqetësuese vjen nga Irlanda. Një profesor i neuroshkencave ka hetuar raportin mes përdorimit të teknologjive të reja dhe shëndetit. Këtij studimi i janë nënshtruar 3000 persona, ku gjysma e tyre kanë qenë të rinj dhe gjyma tjetër të moshuar. Nga rezultatet përfundimtare është vënë re se të moshuarit ishin në gjendje më të mirë sesa të rinjtë. Pra, 87 për qind e personave mbi 50 vjeç i kujtojnë pa asnjë problem datat e ditëlindjeve të familjarëve të tyre, ndërsa ata që ishin mbi 30 vjeç kishin probleme me kujtesën. Duke qenë se nuk arrinin të kujtonin datat e ditëlindjeve të familjarëve të tyre i shënonin ato në telefon. Gjithashtu, pothuajse një e treta e personave mbi 30 vjeç janë përgjigjur se nuk e njohin absolutisht numrin e telefonit të shtëpisë. Dhe pikërisht për këtë arsye mbajnë gjithmonë me vete një celular.

Në vitin 2001 të njëjtin problem patën edhe shkencëtarët japonezë. Përballë përdorimit të tepruar të lojërave elektronike nga ana e të rinjve, profesor Toshiyuku Sawaguchi, neurobiolog në një universitet të Japonisë, bëri një hetim për të verifikuar vërtetësinë e hipotezës së tij. “Po humbasin aftësinë për të kujtuar gjërat e reja, ato të vjetrat. Nuk kanë më aftësi të ndajnë e të zgjedhin mes informacione të rëndësishme apo jo. Është një lloj shpërhapje cerebrale”, ka pohuar ai duke e vërtetuar hipotezën e tij. Nga 150 persona të analizuar, me moshë përkatësisht 20-35 vjeç, 10% e tyre vuanin nga shqetësime të rënda të parakohshme të kujtesës. Për shembull, një 28-vjeçar kishte humbur vendin e punës, sepse nuk mbante më mend se ku do të shkonte e kë do të takonte. Sigurisht, është një diagnozë e “pamëshirshme”.

Në një artikull të “New York Times” David Brooks është shprehur kështu: “Kisha besuar se e bukura e periudhës së re të informacioneve ishte të jesh sa më i ditur, ndërsa tani po vë re se kjo periudhë po na lejon të jemi më pak të informuar”. Shumë njerëz mendojnë se përdorimi i internetit është një ndihmesë e madhe për ta dhe ajo që do t’i përshtatej më mirë kësaj thënieje është: “Unë nuk kam nevojë për një kujtesë, sepse kam ‘Google’-in, ‘Yahoo’-në dhe ‘Wikipedia’-n. Është një “ndihmë” që secilit prej nesh i nevojitet”.

“Kufiri ku përfundon kujtesa ime dhe fillon ajo e ‘Google’-it, bëhet çdo sekondë e më i pakapshëm dhe unë ndihem edhe më inteligjent kur bëj një bisedë të zakonshme e mund të përdor internetin si lidhës i mendimeve”, kështu është shprehur një specialist i teknologjisë.

Nëse sot kemi një problem të madh me kujtesën ndodh sepse kemi një problem edhe më të madh me sensin. Njeriu ka nevojë të dijë e të kujtojë. Të ngulisë çdo ditë në mendje mendime, ide, të dhëna që do të duhej t’i përdorte në momente të caktuara të jetës si pika referimi e orientimi. Thuhet se çdo njeri vlen për aq sa di, por harrohet apo injorohet fakti se një njeri di aq gjëra sa mund të kujtojë.

Shqip
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 20995
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 30-09-2011, 01:29:49
Kujtimet janë të ndara në mikropaketa

Kujtimet tona janë të ndara në paketa që zgjasin 125 milisekonda secila dhe kur kalojmë nga një kujtim në tjetrin, truri shumë shpejt mbyll një paketë dhe hap një tjetër, përveçse në rastet kur “ngec” duke shkaktuar një moment konfuzioni.

Zbulimi i publikuar nga revista “Nature”, i detyrohet një ekipi të May-Britt dhe Edvard Moser të Kavli Institute for Systems Neuroscience, në Universitetin Norvegjez të Shkencës dhe Teknologjisë.

Zbulohen substancat që plakin trurin

Zbulohen në “gjakun plak” substancat që plakin trurin: një prej tyre, e izoluar në gjakun e minjve të moshuar, quhet “eotaxina” dhe rezulton në sasi të madhe edhe në gjakun dhe lëngun cerebrospinal të personave të moshuar.

Prezenca e saj në gjak shkakton një pakësim të memories, tipike në “moshën e tretë”.

I bërë publik tek “Nature”, zbulimi i përket kërkuesve të Stanford University në Kaliforni. /top channel
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 20995
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 01-02-2012, 00:02:44
Edhe pse shkenca na ofron studime nga më të ndryshmet në lidhje me kujtesën, pjesa më e madhe e saj vazhdon të jetë një mister i pazgjidhur. Çfarë e vë në lëvizje procesin e të kujtuarit?

Misteri i pazgjidhur i kujtesës

Edhe pse shkenca na ofron studime nga më të ndryshmet në lidhje me kujtesën, pjesa më e madhe e saj vazhdon të jetë një mister i pazgjidhur. Studiuesit e konsiderojnë kujtesën një proces dhe gjatë kohës që kujton nuk bën gjë tjetër përveçse rikonstrukton një event me grimcat e informacioneve të regjistruara në pjesë të ndryshme të trurit. Por, misteri është: çfarë e vë në lëvizje këtë rikonstruksion? Kjo ende nuk dihet. Ndërkohë që mistereve nuk i është gjetur ende zgjidhje, shkenca në fakt ka arritur të na tregojë shumë gjëra rreth aktiviteteve kimike të trurit.

Vendndodhja e kujtesës

Në të shkuarën, mendohej se e gjithë kujtesa ndodhej në trurin e njeriut. Megjithatë, profesori i psikologjisë Gazzaniga ka arritur të vërtetojë se kujtesa ndodh përgjatë gjithë sistemit nervor. Kjo me pak fjalë do të thotë që çdo mendim që ju vjen ndërmend, "ndihet" përgjatë gjithë trupit për shkak se receptorët e aktiviteteve kimike të trurit gjenden në sipërfaqen e qelizave përgjatë gjithë trupit. Në kohën që këto aktivitete kimike aktivizohen nëpërmjet sinapseve të trurit, mesazhi i komunikohet çdo pjesë të trupit nëpëmjet kematotaksit, një proces që i lejon qelizat të komunikojnë nëpërmjet një lloj "radari" që përshkron trupin përmes gjakut dhe lëngjeve cerebrospinale.
Në disa raste më ekstreme, trupi ndonjëherë "varros" përgjithmonë kujtimet e dhimbshme në një ind muskulor, në mënyrë që mendjes së ndërgjegjshme t'i kursehet thellësia e traumës. Më pas, kur personi kryen masazhe të thella indore apo fizioterapi duke stimuluar punën e muskujve, kujtesa mund të ristimulohet duke bërë që personi të ndjejë përsëri emocionet e harruara nga e para. Shembulli më konkret dhe i padiskutueshëm i kujtesës muskulore është edhe transplanti i organeve.
Ekzistojnë raste të jashtëzakonshme dhe të shumta në numër të personave që kanë marrë organe të dhuruara dhe më pas kanë raportuar ndjenja dhe reagime emocionale ndaj disa lloj aksidentesh, të cilat nuk i kanë përjetuar ndonjëherë.

Biologjia e kujtesës

Qelizat e trurit apo neuronet komunikojnë me njëri-tjetrin nëpërmjet rrugëve elektrokimike. Një impuls elektrik udhëton përgjatë gjithë trupit të njeriut nëpërmjet aksoneve ose degëve të jashtme të neuroneve...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 20995
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 14-05-2019, 18:32:10
Dieta me shumë fruta dhe perime ndihmon për përmirësimin e kujtesës
Përshtati në shqip: Ilma Lamçe

Keni nevojë për një arsye tjetër se përse duhet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime?

Sipas një studimi të fundit, dieta ushqimore e pasur në fruta dhe perime mund të ulë rrezikun e humbjes së kujtesës. Në studim u përfshinë gati 28,000 burra, me një moshë mesatare 51 vjeç, të cilët plotësuan çdo 4 vite për 20 vjet një pyetësor lidhur me sasinë e frutave, perimeve dhe dietës ushqimore që ndiqnin çdo ditë. Pjesëmarrësit iu nënshtruan gjithashtu disa testeve të memories më pak se 4 vite para përfundimit të studimit, kur mosha mesatare ishte 73 vjeç.
Shkencëtarët zbuluan se burrat që që konsumonin në përditshmërinë e tyre më shumë fruta dhe perime (gjashtë ose më shumë racione) ishin më pak të predispozuar që të zhvillonin probleme me kujtesën ose të kishin një kujtesë të dobët krahasuar me ata që konsumonin më pak fruta dhe perime (rreth dy racione në ditë ose më pak). Një racion i frutave u përkufizua si një filxhan frutash të tërë ose gjysmë filxhan lëng frutash. Një racion i perimeve ishte një filxhan perime të papërpunuara ose dy gota zarzavate me gjethe.

Lidhja? Shkencëtarët mendojnë se antioksiduesit dhe substancat bioaktive – siç janë vitaminat A, B, C dhe E; karotenoidet; flavonoidet; dhe polifenolët – gjetur në fruta dhe perime, mund të reduktojnë stresin oksidativ të trurit, duke ulur kështu rrezikun për zhvillimin e problemeve me kujtesën të lidhura me moshën./ Shendeti.com.al
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super