×

Ndergjegjia

Ndergjegjia

· 16 · 4458

  • Postime: 1125
  • Gjinia: Mashkull
INDRITI
ne: 23-03-2005, 14:31:58
Atehere pa dashur te zgjatem si e akm zakonin po ju le ju te diskutoni.
Si e konceptoni ndegjegjien?
Shkruani cfare dini per te :)

  • Postime: 151
  • Gjinia: Femer
irma
#1 ne: 11-04-2005, 09:54:56
Ndergjegjia ime nuk me lejon te genjej, nuk me lejon ti hidhroj njerzite tju thej zemren, te vjedhi, te qeshi me njerzit nese kane ndonje mangesi, te urej, te mposhti njerzit, e shume te tjra , nese kam bere ndonje gabim te kerkoj falje, pra kjo eshte ndergjegjia ime.

  • Postime: 329
  • Gjinia: Mashkull
kid
#2 ne: 28-07-2006, 01:32:10
varet se pari ca nenkupton secili me "ndergjegjie" Indrit, por duke patur parasysh ate qe mendoj se eshte koncepti me i pergjithshem, do thoja e konceptoj si nje busull te brendeshme, qe funksionon pak a shume ne menyre autonome, dhe don apo nuk don ti te jep nje shenja aprovimi apo disaprovimi per gjerat e ndryshme qe ben me vetedije dhe vullnet te lire.

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#3 ne: 19-03-2007, 01:40:35
Cfare eshte ndergjgjia per ju dhe a e vini shpesh ne pune?

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#4 ne: 19-03-2007, 19:19:26
Ndergjegjia per mua eshte sinqeriteti me vete veten time. Nese jam e ndergjegjshme me veten, eshte shume me e lehte per te qene me te tjeret. Por nese jetoj ne nje bote te fantazuar, mes iluzionesh dhe imagjinatash, normale qe ndergjegjia ime personale NUK do te kishte shume vlere! Ndergjegjia eshte shume personale, por edhe shoqerore. E para do te thone qe ndergjegjia eshte nje raport i drejte, i sinqerte dhe i pagenjeshtert qe kam dhe duhet te kem me veten, dhe e dyta do te thote nje raport i drejte, i sinqerte dhe i pagenjeshtert qe kam dhe duhet te kem me te tjeret.

Per mua ndergjegjia eshte tamam si nje nga shqisat qe kemi - shqisa e gjashte nese mund ta quaja keshtu. :) Ndergjegjia na con ne ndjenja fajtore apo jo te mira kur ne kemi bere dicka qe eshte gabim, apo qe shkon kunder me moralet dhe vlerat tona, me ato qe besojme dhe i besojme fort fare. Ndergjegjia na ndihmon per te marre vendimet qe marrim, per te bere zgjedhjet qe bejme dhe na sherben si qender informacioni para se bejme cfaredoqofte. Ajo sinjalizon gjykimet tona morale nese ajo qe po bejme eshte dicka e mire apo anasjelltas.



P.S. Teme e mire, e dashur. Shpresoj te integrohet mire ketu dhe te kete sa me shume pergjigje. Ma kishe marre nga mendja temen, sepse e kisha ndermend ta hapja une nje te tille. ;)
mishel
#5 ne: 22-03-2007, 08:20:23
Koshienca dhe Subkoshienca... ajo qe duhet te bejme dhe ajo qe deshirojme te bejme. Interesante kjo
Ndergjegjja eshte ai ze i brendshem i cili jo rralle e degjojme tek na kundershton apo na ben te ndihemi ne faj, per veprimet tona.
Shpesh degjojme njerez tek thone se i bejne gjerat me ndergjegje te plote...pra te vetedijshem per ato qe kryejne , dhe duke mos dale kurre jashte kornizave te tyre..per kete vlene ndergjegja.
Por ka momemnte kur ne Unin tone ka nje lufte te brendshme sepse shpesh deshirat perplasen dhe qenia jone nuk i le me vend ndergjegjes te veproj dhe veprojme sipas instikteve apo deshirave te brendshme.

 :)

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer
Vogelushja Korcare
#6 ne: 22-03-2007, 08:55:16
Shume shpjegim i bukur Mishel.  :)

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#7 ne: 22-03-2007, 13:04:40

Por ka momemnte kur ne Unin tonë ka një lufte te brendshme sepse shpesh dëshirat përplasen dhe qenia jonë nuk i le me vend ndërgjegjës te veproj dhe veprojmë sipas instikteve apo deshirave te brendshme.

 :)


Kjo eshte shume e vertete, mishel. Ke folur shume bukur ne krejt postimin tend, ne fakt. Uni yne shpesh bie ndesh me plot gjera qe ne ndergjegjen tone i dime si te sakta, te mira dhe te duhura por prape se prape i bejme. Une mendoj se kurioziteti i madh i njeriut, ka shuuuuuume te beje me kete. ;)

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#8 ne: 05-05-2007, 17:30:42
Cili pra sipas jush qe folet me pare...do t`ishte definicioni me gjithperfshires  dhe me i sakte per "Ndergjegjjen"?Jam kureshtar te degjoj ndoj pergjigjje apo mendim ne kete pyetje!

  • Postime: 5503
  • Gjinia: Femer
Elegance
#9 ne: 06-05-2007, 01:22:26
Shume pyetje e mire albbnobody. Atehere per mua Ndergjegjia = Altruizem i Sinqerte ndaj Vetes. :)

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#10 ne: 06-05-2007, 15:47:48
Shumë pyetje e mirë albbnobody. Atëherë për mua Ndergjegjia = Altruizem i Sinqerte ndaj Vetes. :)
E nderuar Elegance...
Me duket qe kjo  qe postuat ju do ishte vetem gjysma e asaj qe kerkohet nga une...
Te jesh i sinqerte ndaj vetvehtes pa asnje dyshim eshte nje vlere e madhe.Me kete secili prej nesh e kursen kohen dhe mundin e do te harxhoje ne veprime dhe tentime te kota per te cilat ai-ajo nuk ka lindur!Konkretisht,nje mashkull apo femer qe nuk ka nje gjatesi trupore mbi 1,75 cm nuk mund te zgjidhet Miss as Mister...
Pra ai apo ajo qe e di me kohe qe s`eshte qe nga lindja i preferuar per nje drejtim te tille apo te ndryshem...ai -ajo do jene te sinqerte ndaj vetvehtes...Ne kete rast do u ndihmojne dhe te tjereve qe t`mos mashtrojne vetvehtn me gjera dhe enderra per te cilat vet Natyra s`i ka kijuar!...
Por kjo s`eshte e tera...
I,e ndergjegjshme eshte vetem ai-ajo qe ne te gjitha rastet dhe menyrat e sjeljes se tij-saj din te veproje ashtu drejt ndaj tjetrit sikurse do te priste qe dhe tjetri te veproje ndaj tij-saj!
Kjo eshte NDERGJEGJJA e PASTERT...e sa per ndergjegjje tjera...dihet qe ka te panumerta...

Te jesh i ndergjegjshem do te thot te jesh nje njeri real dhe natyral,per vedi dhe per te gjithe te tjeret njesoj!...
Por kete...s`e kane patur shume veta ne kete bote njerezore kanibaliste...Sot,duke studjuar veprimet e Feve dhe shteteve te ndryshme neper bote veq jemi te gjithe deshmitar te dhe gadi te gjithe te bindur qe  asnjehere ne bote s`ka patur ndergjegjje ne kuptimin universal,por e tera ka qene dhe edhte nje fjale mashtruese qarkulluese(perseritese) qe iu servohet gjeneratave  ne kohezion te caktuar nga te (pa)ndergjegjshmit!
mishel
#11 ne: 14-05-2007, 10:49:25
Alnobody, e thene ndryshe por ne koncept e njejta gje qe kemi thene edhe me larte.
Pra me pak fjale do thosha ate cka ka thene eleganca.
 :)

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#12 ne: 15-05-2007, 15:46:53
Ne baze te cilave kritere te percaktuara boterisht-njerezisht mund ta klasifikojme nje veprim tonin apo te dikujt tjeter si te ndergjegjshem apo te pa ndergjegjshem?

  • Postime: 1210
  • Gjinia: Mashkull
albnobody
#13 ne: 16-05-2007, 16:14:04
Fuqija e mbrendshme qe te urdheron ne te mirë dhe te ndalon nga e keqja!
Ketu une shoh nje konfuzitet...
Secila Fuqi e brendeshme e imja mua me urdheron mire per vehten time dhe me ndalon nga te keqiat qe mund t`me ndodhin...Por kjo s`eshte fare ndergjegjje.Ndergje gjja se paku ashtu si e kuptoj une eshte apo duhet te jete nje aparature kontrolluese e nje personi qe ate t`mos e lejoje te beje ai gjera te keqia ndaj tjereve se per vetvehten ai s`ben asgje keq,kjo dihet!Kjo aparature kontrolluese e veprimeve te dikujt ndaj te tjereve mund te quhet Ndergjegjje!

  • Postime: 335
  • Gjinia: Femer
charm
#14 ne: 13-08-2007, 16:25:11
ndergjegja nuk eshte tjeter veçse nje pasqyre,ku ti ne vend te shohesh si te rrin floket o veshja etj..,shikon ate qe syte nuk arrijne te shohin e duart nuk arrijne te prekin
Emira
#15 ne: 13-08-2007, 23:07:20
ndergjegja po me thote tani: Cohu nga kompjuteri e futu ne krevat se po te mbyllen syte!

Naten e mire!