×

Si i zgjedhim miqtë?

· 2 · 404

Si i zgjedhim miqtë?

· 2 · 404

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
ne: 18-10-2012, 09:31:44
Sipas teorisë së ngjashmërisë gjenetike, ne kemi tendencë të lidhim shoqëri me ata që janë të gjenetikisht të ngjashëm me ne

Si i zgjedhim miqtë?

Të njëjtat shije muzikore, e njëjta dëshirë për të organizuar udhëtime në momentin e fundit dhe të njëjtat reagime në situata të caktuara. A jemi të sigurtë që janë interesat e përbashkëta ato që lidhin rrethin tonë shoqëror? Mos është më shumë se kaq? Sipas teorisë së ngjashmërisë gjenetike, në realitet, kemi tendencë të lidhim shoqëri me ata që janë gjenetikisht të ngjashëm me ne. Kjo do të thotë se ADN-ja jonë është ajo që na shtyn të shkojmë mirë me dikë dhe keq me dikë tjetër.
Por, një studim i publikuar në Proceedings of the National Academy of Science (Pnas) ngre pikëpyetje rreth kësaj hipoteze dhe rolit të gjenetikës në lidhjen e miqësive. Për këtë arsye, sipas studimit, zgjedhja e miqve edhe kur nuk kanë ngjashmëri gjenetike me ne, është rezultat i dinamikave sociale. Me fjalë të tjera, vetëm genet nuk mjaftojnë për të shpjeguar një proces vendimmarrjeje kaq kompleks si zgjedhja e personave me të cilët ndajmë eksperienca, emocione dhe mendime.

Miq dhe ADN

Jason Boardman, Benjamin Domingue dhe Jason Fletcher kanë analizuar lidhjen mes trashëgimisë gjenetike dhe raporteve të miqësisë mes studentëve të disa shkollave të larta amerikane për të kuptuar nëse lidhja shkaktohet nga faktorët gjenetikë apo nga ato socialë, ekonomikë dhe kulturorë. Në këtë mënyrë kanë konstatuar se miqësitë mes personave që kanë trashëgimi të ngjashme gjenetike janë më të shpeshta në shkollat me nivel të lartë pabarazie socio-ekonomike, aty ku mekanizmat socialë kushtëzojnë shumë edhe zgjedhjen e miqve potencialë. "Në shkollat ku pabarazia raciale dhe ekonomike është më e madhe, ngushtohet më shumë rrethi i miqve potencialë. Krijohet për shembull një ndarje mes studentëve me përkatësi të njëjtë etnike", shpjegon Boardman, profesor i Shkencave të Sjelljes në Universitetin e Kolorados. "Për këtë arsye nuk duhet nënvlerësuar rëndësia e kontekstit social në lidhjen e miqësive. Ambienti mund të çojë në ndryshimin e sjelljes njerëzore ndryshe nga ç'i dikton trashëgimia gjenetike.

Studimi

Shkencëtarët kanë arritur në këtë konkluzion pasi kanë analizuar, në bazë të të dhënave të mbledhura nga "Studimi i Shëndetit të Adoleshentëve", ngjashmëritë gjenetike të 1.503 çifte miqsh të formuara...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 566
  • Gjinia: Mashkull
ciarli
#1 ne: 02-02-2013, 17:20:31
Mire do ishte qe mos te kishte levizje te medha shoqerore, duke krijuar ngerce-trysni te kota brenda te njejtit uje apo lloj. Por pershkak te varferise, fizike dhe mendore, dhe semundjeve te tjera shoqerore ka nje levizje te pakontrolluar te njerezve ne moshe rinore aty ku lind edhe vendoset miqesia e vertete. Bota nuk eshte e zymte, bota jone eshte e zymte, sepse vendet me mireqenie sociale kane grupe shoqerore dhe jetekalim shume argetues. Kurse ngerci vaj ne uje, nisur nga shtysa te forta ideologjike nuk jane semundje nuk jane prishje e shoqerise po perpjekje per tu larguar nga dioksidi i karbonit shoqeror, perpjekje per te dale nga cikli i pemeve te lumtura dhe per te gjetur nje oksigjen lendues por kurrsesi vrases, pastrues dhe qe adhuron jeten.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super