×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 01-12-2019, 14:03:22 »

 

Shkencëtarët kanë gjetur 10 gjene që luajnë një rol kryesor në zhvillimin e skizofrenisë, zbulojnë hulumtime të reja Studiuesit në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts dhe shkollën medicinale Harward zbuluan se rreziqet u rritën kur këto pjesë të ADN-së, të cilat kodojnë proteina që ndihmojnë qelizat e trurit të komunikojnë në mënyrë efektive, u ndërprenë.

Skizofrenia është një gjendje psikike komplekse dhe e ndryshueshme, dhe shkencëtarët shpresojnë se identifikimi i faktorëve të rrezikut gjenetik dhe mjedisor do t’i ndihmojë ata të gjejnë trajtime më të mira.

Shkencëtarët thonë se zbulimi i tyre mund të jetë vetëm maja e ajsbergut, pasi ata dyshojnë se analiza e gjenomit të tyre do të zbulojë më shumë ADN që ka një rol në zhvillimin e skizofrenisë.

Trajtimi antipsikotik mund të jetë mjaft efektiv, por përdorimi i tyre afatgjatë shoqërohet me atrofi, kështu që zhvillimi i ilaçeve të reja për të trajtuar skizofreninë mund të sjellë një përmirësim të madh në jetë për ata që jetojnë me këtë sëmundje.

“Zhvillimi i ilaçeve të skizofrenisë ka pasur përparim të kufizuar gjatë 50 vjetëve të fundit, por në dekadën e fundit ne kemi filluar të bëjmë përparime gjenetike që na ndihmojnë të kuptojmë më mirë mekanizmat që mbështesin këtë çrregullim.

Qëllimi kryesor i hulumtimit tonë është të kuptojmë shkaqet gjenetike të skizofrenisë dhe të motivoni zhvillimin e terapive të reja “, tha doktor Singh nga shkolla medicinale Harward.

Për këtë qëllim, ai dhe ekipi i tij kanë bërë një nga analizat më të mëdha gjenetike për skizofreninë e kryer ndonjëherë. “Për herë të parë, ne ishim në gjendje të identifikonim 10 gjenet që, kur prishen, rrisin në mënyrë dramatike rrezikun e skizofrenisë”, tha Singh.

Më e rëndësishmja, dy nga këto 10 gjene përmbajnë udhëzime për prodhimin e proteinës speciale të trupit. Këto proteina, të quajtura receptorët glutamate, janë një nga përbërësit më të rëndësishëm të mënyrës sesi qelizat e trurit flasin me njëra-tjetrën.

Shumë antipsikotikë aktualisht veprojnë duke ndryshuar nivelet e dopaminës, një tjetër neuro-transmetues që është i përfshirë në skizofreni. Ndërveprimi midis receptorëve të gluatamatit dhe dopaminës është studiuar për rëndësinë e tij për funksionin e korteksit parakontral.

Korteksi parakontral paraqet pjesën e përparme të lobit frontal, një qendër thelbësore për kontrollin e sjelljes, iniciativën, motivimin dhe shprehjen emocionale.
Postuar nga: Mishel...............
« ne: 19-06-2013, 15:31:49 »


Çfarë është Skizofrenia?

Skizofrenia është një formë e përsëritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që shumë prej nesh e quajmë "çmenduri".

Psikiatri zviceran, Eugen Bleueler, ka qenë ai që ka përdorur për herë të parë nocionin “skizofreni”, fjalë kjo e cila vjen nga greqishtja dhe do të thotë “shpirt i ndarë”.

Skizofrenia është një sëmundje e rëndë mendore që prek rreth 1% të popullsisë së botës. Mendohet që simptomat janë pasojë e një disbalance biokimike në tru. Kërkimet e fundit tregojnë që skizofrenia rezulton nga një defekt i zhvillimit fetal të trurit, pasojat e të cilit shpërthejnë në formën e sëmundjes në adoleshencën e vonë. Çrregullimi karakterizohet nga deluzione, haluçinacione, çrregullime të të menduarit dhe komunikimit. Skizofrenia përbën një patologji të trurit e cila ndikon në aftësinë e individit për të dalluar atë çka është reale dhe atë çka jo.

Psikiatrit e klasifikojnë skizofreninë si psikozë. Me këtë ata nënkuptojnë një person, i cili nuk mund t'i dallojë mendimet, idetë, perceptimet dhe imagjinatat e tyre intensive nga realiteti, (perceptimi i ndarë, idetë dhe vlerat që njerëzit e tjerë në atë kulturë i mbajnë si të vërteta).


Simptomat karakteristike

Dy (ose më tepër) nga simptomat e mëposhtme, prezente në një pjesë kohe rreth njëmujore (ose edhe me pak) janë të mjaftueshme për të përcaktuar pacientin si skizofren:

Simptomat pozitive përfshijnë:

1 -  Mendime dhe fjalime të çrregulluara (si mendimet dhe fjalimet pa lidhje të Salës)

2 - Halucinacione, si dëgjime të zërave apo tingujve (si vegimet, letrat në vrimat e shkëmbinjve në Malin e Dajtit, Bekimi Hyjnor i Salës ... ).

3 – Deluzionet (deluzionet nga shokët e idealeve; Hajdari, Fevziu, Zhulali ...)

4 - Iluzionet (autostrada Tiranë-Pekin, rekordet tij të notit, Shqipëria e Dyta pas Gjermanisë, shqiptarët janë norvegjezët e Ballkanit, dy gjysmat e tjera të jetës së tij...)


Simptomat negative përfshijnë:

1 - Nevojë për t'u ndier të mbrojtur (200 badigardët që e ruajnë, antiplumbi që nuk e ndan asnjë herë  në daljet në publik, zbulimi i shpeshtë i armiqve të vet, ...)

2 - Pamundësi për t'u përqëndruar (gjestikulacionet dhe mimika e fytyrës, hidhet degë më degë pa u përqëndruar tek subjekti i fjalimit, ...)

3 - Humbje e funksioneve normale (...)



Kohëzgjatja

Shenja të vazhdueshme të shqetësimeve duhet të jenë shfaqur gjatë 6 muajve të fundit. Kjo periudhë 6-mujore duhet të përfshijë të paktën një muaj që nga shfaqja e simptomave nga grupi A (faza aktive e simptomave) dhe mund të përfshijë periudha të simptomave, si fazën aktive të keqësimit ose fazën e shfaqjes së simptomave pozitive (d.m.th. përmirësim në funksione të ndryshme).

Këto simptoma mund të jenë të njëjta me sëmundjet e tjera mentale siç janë çrregullimi bipolar dhe çrregullimi skizoafektiv apo mund të jenë rezultat i ndonjë problemi fizik. Psikiatrit dallojnë gjatë diagnozës se skizofrenisë disa prej simptomave pozitive dhe negative.



Shkaqet e Skizofrenisë

Shpeshherë simptoma të ngjashme me skizofreninë ndodhin edhe në patologji të tjera si psh: sëmundja e Huntigtonit, sëmundja Wilson, në epilepsi, encefalite, meningite, në Sklerozën Multiple etj. Diagnoza e skizofrenisë së vërtetë vlerësohet atëhere kur janë përjashtuar këto sëmundje si shkaktare të mundshme të simptomave psikotike.

Shkaktari i saktë i skizofrenisë mbetet edhe sot akoma i panjohur. Ndryshimet në funksionet e trurit si percepsioni, emocioni dhe sjellja indikojnë shumë në zhvillimin e kësaj sëmundjeje. Truri është vendi biologjik i skizofrenisë. Disa kërkues kanë dyshimin që në këtë keqfunksionim kanë rol edhe neurotransmetuesit si dopamina dhe serotonina. Sistemi limbik (strukturë anatomike e përfshirë në përpunimin e emocioneve), talamusi (strukturë anatomike e trurit që merret me koordinimin e mesazheve neuronale) dhe disa rregjione të tjera të trurit duket se janë të përfshira në sëmundjen e skizofrenisë.



Gjenet dhe Trashëgimia

Aktiviteti i neurotransmetuesve është i kontrolluar nga gjenet në një shkallë të gjerë. Ka evidenca mjaft të qarta që tregojnë se janë pikërisht këto të fundit të përfshira në patogjenezën e skizofrenisë. Studimet tregojnë që ka rreth 10-15% mundësi që të zhvillohet sëmundja nëse një nga prindërit ose vëllezërit /motrat është diagnostikuar me skizofreni. Nëse të dy prindërit janë skizofrenë, atëhere risku rritet në 40-50%. Për nipërit dhe mbesat e një pacienti me skizofreni risku për të zhvilluar sëmundjen shkon rreth 3 %.

Këshillimi gjenetik ndihmon në llogaritjet e riskut për të afërmit e pacientëve skizofrenë.


*   *   *


P.S. Materiali i mësipërm është mbledhur dhe redaktuar nga mjeku neurolog Dr. R.C. në NYC, dhe përkthyer në shqip nga I.Sh.

Me shkronja korsive janë shënimet tona ballafaquese.