×

Udhëtimi me shokë është gjëja më e mirë që mund ta bëni për shëndetin

Udhëtimi me shokë është gjëja më e mirë që mund ta bëni për shëndetin

· 4 · 62

  • Postime: 22599
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 09-06-2019, 21:27:36
Mblidhni shokët! Sipas hulumtimeve të reja, udhëtimi me shokët është gjë shumë e mirë për shëndetin mendor dhe fizik. Arsyeja?
 

Epo, studimet tregojnë se që të dyja – shpenzimi i kohës me shokët dhe pushimi – jua zvogëlojnë rreziqet e sëmundjeve kardiovaskulare dhe jua shtojnë jetëgjatësinë,.

Sipas raportit nga Universiteti i Harvardit, dalja me shokët jua ulë në mënyrë drastike faktorët e rrezikut të vdekjes.

“Lidhjet shoqërore si këto jo vetëm se na sjellin kënaqësi, por edhe ndikojnë në shëndetin tonë afatgjatë në mënyra po aq të fuqishme sa gjumi adekuat, dieta e mirë dhe mos konsumimi i duhanit”, kanë shpjeguar hulumtuesit e Harvardit.

Shumë studime kanë treguar se ata që kanë lidhje të kënaqshme me familjarët, miqtë dhe komunitetin e tyre janë më të lumtur, kanë më pak probleme shëndetësore dhe jetojnë më gjatë. /rd.al

  • Postime: 6715
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 10-06-2019, 10:07:00
Shumë e vertete 😍
Nje atmosfere e  lumtur ne familjen dhe nje marrëdhënie e këndshme me shoqërinë, vërtetë jane shumë te rëndësishme per çdokënd. Nuk na mungojne fundjavat kur dalim e relaxohemi si familje, por dhe shoqëria mer vendin e saj. Jemi shumë te lire ne kete drejtim dhe ndihemi shumë mire.

  • Postime: 134
Passion
#2 ne: 10-06-2019, 10:14:59
Kam  ca miq  (jo shqiptare),qe jan ne nje nga ato shoqatat me motorra,edhe organizojne udhetime.

Shoqeri te gjithe ,edhe ik. :)

E dinin Shqiperine me mire se une,edhe gjithe Evropen. :)


Do e doja fort te isha pjese e nje grupi te tille.

  • Postime: 266
kart hadasht
#3 ne: 11-06-2019, 14:19:08
Cdo vere kur shkoj ne atdhe disa dite i kaloj me shokt e shkolles ne bregdetin e Shqiperise. Terapi me te mire nuk ka.