Çfarë të bëni kur nuk jeni të motivuar të bëni asgjë? - PsiSoc

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Çfarë të bëni kur nuk jeni të motivuar të bëni asgjë?

Çfarë të bëni kur nuk jeni të motivuar të bëni asgjë?

· 3 · 328

  • Postime: 718
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

ne: 16-03-2021, 00:07:07
 

Sa shpesh keni pasur probleme me motivimin? Kur e keni pasur shumë të vështirë të ngriheni herët në mëngjes për t’u stërvitur, kur jeni ndjerë shumë të lodhur për tu marrë me punën tuaj të dytë pasi keni mbaruar të parën.

Më e keqja, është se ndjenja e të mos bërit asgjë, saboton të gjitha qëllimet tuaja në jetë. Dhe në shumë raste këto ndjenja qëndrojnë atje me ju, derisa të rifitoni motivimin për të ndërmarrë veprime kundër tyre. Por shumë herë, kjo vjen pas disa javëve, muajve, apo edhe viteve me radhë

Motivimi mund t’i mungojë në momente të caktuara edhe më të aftëve prej nesh. Por tek e fundit ai është një emocion. Dhe si të gjitha emocionet, është i paqëndrueshëm. A mund të shpëtojmë pra nga ndjenja “Nuk dua të bëj asgjë”? Po, por për këtë nuk mjafton vetëm të shohësh imazhe frymëzuese apo të lexosh citate motivuese në internet.

Nëse doni një motivim që funksionon menjëherë dhe që zgjat në kohë, keni nevojë për diçka që është ndryshe nga ajo që bëni ose shihni normalisht. Më poshtë janë 5 metoda të mrekullueshme të motivimit që mund t’i provoni.

Shtojini pak “mister” motivimit tuaj
Një formë e fuqishme e motivimit ka të bëjë me spontanitetin. Kështu provoni të shënoni të paktën 5 shpërblime të ndryshme që mund t’i përdorni kur pushoni apo kryeni detyrat. Për shembull shihni një video në Youtube, hani një copë çokollatë, shihni një shfaqje në Netflix, shëtisni nëpër lagje etj.

Siç mund ta shihni, secili shpërblim është i ndryshëm. Disa janë kënaqësi më të vogla dhe më të menjëhershme. Të tjerat janë më të mëdha dhe më personale për ju. Tani në shumicën e kohës kur pushoni ju bëni të njëjtën gjë të vjetër si çdo herë.

Bëjeni “të frikshëm” motivimin tuaj
Në spektrin tjetër të motivimit, ekziston ana “negative” e gjërave. Me këtë qasje ju përqendroheni në motivimin e vetes për të shmangur diçka, sesa tek shpërblimi. Ndaj duhet të gjeni mënyra të përshtatshme për ta “ndëshkuar” veten tuaj për të mos qenë produktiv për çfarëdolloj gjëje që është e rëndësishme për ju.

Ja disa shembuj të thjeshtë nga të cilët mund të nxirrni ide:Nëse nuk ngriheni herët për t’u stërvitur, bashkëshorti juaj do t’ju spërkasë me një shishe uji derisa të ngriheni. Nëse nuk shkoni në palestër pas punës, duhet të hani diçka që nuk ju pëlqen.

Nëse nuk shkruani një faqe në romanin që keni nisur gjatë drekës, duhet të mbyllni për 24 orë të gjitha aplikacionet më tërheqëse në telefonin tuaj. Tek e fundit, ndëshkimi duhet të jetë aq i fuqishëm sa ju ta ndjeni atë.

Përdorni presionin e kolegëve
Kjo këshillë funksionon mirë nëse keni familje dhe miq që janë të gatshëm t’ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja. Ndaj ju duhet të inkurajoni të afërmit tuaj të përdorin “presionin e kolegëve” që të punoni për arritjen e synimeve që keni dashur.

Pra, le të marrim si shembull faktin që ju keni vendosur të shkruani pas punës një roman. Por nëse gjëja e parë që bëni kur të ktheheni nga puna në shtëpi është ta hidhni xhaketën tuaj në dysheme, të zhyteni në kolltuk dhe të filloni të lundroni në internet për të vrarë kohën, atëherë ky është momenti që familja juaj t’ju“godasë”.

“Hej zemër, a nuk do të ishte e mahnitshme sikur sot të shkruash një faqe nga romani që ke nisur? E di që do të isha i lumtur”. “Babi, qëparë isha duke lexuar një libër, dhe po mendoja sesa mirë do të ishte sikur të mbaroje tëndin”. Dhe në thelb, ata do të vazhdonin me këtë mënyrë, derisa ju të filloni të shkruani apo të realizoni synimet tuaja.

Hiqni dorë nga standardet tuaja modeste
Një problem i madh i motivimit është ndjenja se qëllimet tuaja janë shumë të mëdha dhe me sfida përpara. Por nëse ndiheni të mbingarkuar nga ndonjë detyrë ose projekt që keni, është e sigurt që motivimi nuk do t’ju mungojë.

Në këto kushte, një mënyrë e thjeshtë është përdorimi i metodës së10 për qindëshit. Nëse ndjeni ndonjëherë rezistencën më të vogël ndaj një detyre të caktuar, thjesht thoni se do të bëni vetëm 10 për qind të saj dhe pastaj mund të ndaleni.

Pra, nëse planifikoni të bëni 20 ushtrime fizike, bëni vetëm 2. Nëse planifikoni të shkruani një faqe të romanit tuaj, thjesht shkruani një paragraf (apo edhe një fjali) në vend të tij. Dhe pjesa më e mirë e kësaj metode është:Pasi të keni ulur rezistencën tuaj mendore ndaj detyrës në fjalë(dhe kështu të keni rritur motivimin tuaj për ta bërë atë), ka shumë të ngjarë të bëni më shumë se vetëm 10 për qind.

Përdorini paratë tuaja
Asgjë nuk dhemb më shumë sesa humbja e parave. Dhe një mënyrë e thjeshtë për të përdorur këtë ide, është lidhja e parave tuaja të fituara me vështirësi në përmbushjen e qëllimeve tuaja. Një mënyrë e thjeshtë, është përfshirja e një miku apo anëtari të familjes. Thuajini njërit prej tyre:Kjo është një kartmonedhë 2000 lekëshe. Nëse shikon që unë nuk shkoj në palestër pas punës, ose nëse nuk shkruaj një faqe në romanin tim, apo nëse nuk ngrihem nesër herët në mëngjes, atëherë këtë shumë mund ta mbash për vete. / Lifehack – Bota.al

  • Postime: 1753
  • Karma: +10/-4
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 28-03-2021, 12:04:35
Rrallë më ndodh që të jemë e motivuar të bëj asgjë. Mbase si fëmija më i vogël në familje, kam të ngujuar konkurencën që nga mosha e hershme 🤷‍♀️
Gjithësesi, gjumi i rregullt, ushqimi i shëndetshëm etj, luajnë rol të rëndësishëm në “motivim” 🙂

  • Postime: 7515
  • Karma: +88/-62
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 28-03-2021, 16:55:38
As qe e mendoj veten te rri ne ate gjendje, gjeja me rutine marr kositesen e barit e I bie para e mbrapa shtepise me detaje..:P
Sa per pjesen e aktivitetit per pune kam plot motivacion..:)
Do I fus ene nje doktorature kete vit e te rri full motivation 😂

Temat e fundit