×

Distancimi Social

Distancimi Social

· 3 · 184

  • Postime: 26405
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 19-03-2020, 10:21:05
 

Merrni tigrin e egër. Ai shoqërohet me tigrat e tjerë vetëm për t’u çiftuar, ose nëse është femër, për të rritur për një kohë të shkurtër këlyshët e saj. Në raste të tjera, tigri qëndron gjithnjë vetëm. Tigrat janë të shkëlqyer në aspektin e distancimit social.

Por ne nuk jemi tigra. Në mesin e pandemisë së re të koronavirusit, disa prej nesh kanë kundërshtuar thirrjet e zyrtarëve të shëndetit publik, duke shkuar në bare dhe restorante me anëtarët e tjerë të specieve tona. Shumë të tjerë, kanë pyetur veten se si do ta përballojmë jetën pa ndeshje basketbolli, pa klasat e jogave, apo darkat me miqtë.

Me përjashtim të heremitëve, njerëzit janë kafshë shoqërore, madje edhe ata që disa i quajnë “ultra-socialë”. Prej mijëvjeçarësh, mbijetesa jonë varet nga të qenit pjesë e një grupi. Nëse distancimi social ju duket sot i vështirë, nuk jeni të vetëm:është vetë natyra jonë njerëzore.

“Njerëzit janë thjesht krijesa sociale. Ne jemi shembulli më ekstrem i një specie, që vendosi dikur se bashkëpunimi me të tjerët do të jetë e gjithë strategjia”-thotë Stiv Kol, profesor i mjekësisë, psikiatrisë dhe shkencave sjellore në Universitetin e Kalifornisë në Los Angeles.

Dhe kjo gjë na ka shërbyer për mirë shton ai. “Ndonëse nuk jemi fizikisht shumë të mëdhenj apo të fortë, kemi arritur që ta pushtojmë botën”- thekson ai. Parardhësit tanë ishin socialë, por ne jemi shumë më tepër. Së pari, ne jemi veçanërisht bashkëpunues, një tipar për të cilin disa studiues besojnë se buron nga ndryshimet ekologjike, që i detyruan Homo Sapiens-ët e hershëm që të bëheshin bashkë.

Ne jemi ndër të paktat specie që zgjedhin të ndajnë gjërat me njëri-tjetrin. Luanët mund të gjuajnë dhe hanë bashkë me prenë e tyre, “por nuk do t’u çojnë gjë të tjerëve”, thotë Alan Fiske, antropolog psikologjik në Universitetin e Kalifornisë. Dhe më shumë se çdo gjitar tjetër, ne ndajmë me njëri tjetrin punën, tha Fiske.

“Nëse hidhni sytë rreth e rotull, do të vëreni se ndoshta nuk ka asgjë që nuk e keni bërë apo prodhuar për dobinë tuaj. Askush nga ne nuk është në gjendje t’i bëjë individualisht të gjitha gjërat që na duhen. Por me secilin prej nesh që bën një punë të specializuar, atëherë ne funksionojmë shumë mirë”- shton ai.

Ishin këto aftësi sociale, ato që i ndihmuan paraardhësit tanë të mbroheshin nga grabitqarët, dhe të mblidhnin në mënyrë më efikase ushqimin, si dhe të rritnin pasardhësit e tyre. Varësia jonë emocionale nga njëra-tjetri, mund ta bëjë të vështirë ruajtjen e distancës nga njëri-tjetri, edhe kur kjo gjë sjell përfitime për shëndetin publik.

“Për shkak se është kaq shumë adaptive, kaq e dobishme për mbijetesën dhe riprodhimin tonë, prej qindra mijëra vjetësh, njerëzit kanë evoluar që të kenë nevoja psikologjike. Këto nevoja, ju tregojnë se është e rëndësishme që të lidheni me njerëzit e tjerë”- thekson eksperti.

Kjo është e vërtetë si për ndërveprimet intime, sikurse është ngrënia bashkë, ashtu edhe tek përvojat në grup që u anuluan ditëve të fundit, nga koncertet tek takimet e punës, dhe aktivitetet sportive.

“Ne të gjithë mendojmë se më e rëndësishme është performanca e atletëve. Në fakt, ajo që ka më shumë rëndësi është krijimi i ndjenjës së pranisë. Pra ju jeni pjesë e të njëjtës përvojë emocionuese, dhe nuk e dini se çfarë do të ndodhë më pas. Ne të gjithë jemi në të njëjtën varkë”- shprehet Kol.

Aq e rëndësishme është lidhja sociale me njerëzit e tjerë, sa që mungesa e tyre është e tmerrshme për shëndetin tonë. SHBA-ja ka tashmë nivele të larta vetmie, dhe kjo dukuri cilësohet një rrezik për shëndetin publik, edhe para se koronavirusi të na izolonte më tej.

Shkencëtarët bëjnë dallimin mes të jetuarit vetëm dhe vetmisë:Njerëzit e vetmuar, janë të uritur për lidhje njerëzore, por kanë shumë pak të tilla. Dhe një studim i gjerë ka zbuluar se njerëzit e vetmuar, janë më të rrezikuar të preken nga një mori sëmundjesh, përfshirë sëmundjet e zemrës, kanceri dhe Alzheimeri.

Kol ka studiuar arsyen, dhe ka gjetur disa histori në gjenet tona. Për shkak se njerëzit janë kaq shumë socialë, viruset – si ai që shkakton Covid-19 – na “duan”. Viruset përhapen më së miri përmes kontakteve të ngushta personale, pavarësisht nëse është në një koloni lakuriqësh nate, apo një dhomë plot me studentë.

Kjo gjë bërë që ne të krijojmë mbrojtje të fuqishme antivirale në sistemin tonë imunitar. Gjithsesi ndjenja e izolimit social, shkakton përgjigjen “lufto ose ik”, ashtu siç do të ndodhte me të parët tanë, për të cilët të jetuarit vetëm mund të nënkuptonte të qenit një “drekë” e mirë për tigrin.

Kjo nxit inflamacionin, një reagim i përshtatshëm i sistemit imunitar, që lufton infeksionin bakterial. Tek njerëzit e lashtë, kjo përgjigje do të kishte qenë e shpejtë. Por stresi i kohërave moderne, thotë Kol, i ka lënë shumë njerëz të ndjehen “kronikisht të pasigurtë”.

Kështu vepron edhe vetmia, të cilën disa studiues e karakterizojnë si një epidemi. Dhe inflamacioni, nxit sëmundjet kronike, dhe ndërkohë na lë më të prekshëm ndaj viruseve. Të gjitha këto ndihmojnë në shpjegimin, se pse qëndrimi në shtëpi për të ngadalësuar përhapjen e epidemisë së koronavirusit cilësohet i gabuar.

Edhe pse, thonë studiuesit, ai nuk ka të ngjarë të rrisë nivelet e vetmisë apo të na sëmurë mendërisht. Sëmundjet kronike si kanceri zhvillohen gjatë dekadave, dhe jo në pak javë apo muaj të një karantine kombëtare. Dhe megjithëse studimet për majmunët kanë zbuluar, se reagimi i sistemit tonë imunitar ndaj izolimit shoqëror mund të fillojë shpejt, çdo rezistencë e reduktuar ndaj virusit që mund të sjellë kjo praktikë e paparë kombëtare, mund të kompensohet nga ekspozimi më i ulët ndaj koronavirusit.

Dhe është diçka që ia vlen. “Këto lloj masash, nuk po përpiqen t’ju bëjnë të ndjeheni të vetmuar, por synojnë ta bëjnë virusin të ndjehet i ‘vetmuar”-thotë Stefani Kaçiopo, ndihmësprofesore e psikiatrisë në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit të Çikagos, që studion marrëdhëniet shoqërore dhe vetminë.

Shumica e njerëzve që po zvogëlojnë kontaktet fizike, nuk po mbyllen vetëm në dhoma të izoluara. Ata qëndrojnë bashkë me disa të afërm apo miq. Dhe media sociale, shpesh e cilësuar si një kërcënim për strukturën sociale, duhet të shihet tani si një rrugë shpëtimi.

“Njerëzit do të ndjehen të izoluar dhe të vetmuar, vetëm nëse nuk bëjnë përpjekje për t’iu afruar njëri-tjetrit. Ndaj ajo që duhet të bëjmë, është t’u telefonojmë njerëzve tanë në telefon dhe Skype”- thotë Fiske.

“Edhe pse kemi evoluar për të qenë të ndërvarur nga njëri-tjetri, ne kemi evoluar gjithashtu të kemi mendje të arsyeshme, që të kuptojnë se situata e rrugëve të boshatisura dhe shkollave të​e mbyllura, nuk do të zgjasë përgjithmonë”- thotë Kaçiopo.

Nga Karin Brulliard

“The Washington Post” – Bota.al

  • Postime: 26405
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 19-03-2020, 10:21:17
Ndërsa  pandemia e Covid-19 vazhdon,  miliona njerëz në SH.B.A. janë duke u mësuar me idenë që duhet të shkëputën  gjithnjë e më shumë nga shoqëria.

Përtej bezdisë për të punuar nga shtëpia, ose për të mos qenë në gjendje të shkoni në bare, restorante apo kinema, ekspertët kanë zbuluar se izolimi social mund të ketë një efekt të thellë në fizikun e njerëzve, si dhe shëndetin mendor.

Izolimi afatgjatë  madje rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme. Po quhet një “recesion shoqëror” dhe mund të ketë efekte të thella fizike dhe psikologjike shkruan The Guardian.

“Njerëzit që janë më  social tregojnë më pak inflamacion, përkundrazi njerëzit që janë më të izoluar dhe të vetmuar tregojnë më shumë inflamacion kronik. Inflamacioni kronik është i lidhur me një sërë sëmundjesh kronike, “tha Julianne Holt-Lunstad, një profesore e psikologjisë dhe neuroshkencës në Universitetin Brigham Young.

“Ne gjithashtu kemi prova që kjo lidhet edhe me funksionin kardiovaskular, si presioni i gjakut, rrahjet e zemrës, hormonet e stresit që qarkullojnë. Pra çdo gjë lidhet plakjen qelizore. ”

Baret dhe restorantet janë mbyllur në të paktën 11 shtete , përfshirë Kaliforninë, Illinois dhe New York, ndërsa më shumë se 30 shtete kanë mbyllur shkollat.

Të hënën njerëzit në gjashtë qarqe në veri të Kalifornisë iu dha lajmërimi që duhej të qëndronin në shtëpi, një nga masat më të rrepta  në SH.B.A.

Franca gjithashtu dha lajmërimin  i cili do t’u lejonte njerëzve vetëm të shkojnë në supermarkete, farmaci dhe vendet e tyre të punës – nëse puna nga shtëpia  nuk ishte e mundur raporton abcnews.al

Hulumtimi i Holt-Lunstad paraqet një vështrim të qartë se si izolimi shoqëror gjatë një periudhe  mund të ndikojë në trupin tonë. Ajo ekzaminoi të dhëna nga e gjithë bota për të studiuar efektet e njerëzve kur ishin të izoluar, të shoqëruar ose ata që jetonin vetëm.

“Vetmia rrit mundësinë për vdekje të parakohëshme me 26%, izolimi me 29% dhe të jetuarit vetëm me 32%”.

Holt-Lunstad nuk zbuloi se cili  shkak i vdekjes ishte më i përhapur se tjetri. Por rreziku i vdekjes tek personat që kishin sëmundje të zemrës, kancer apo  probleme në veshka rritej më tepër nga izolimi.

Një periudhë prej disa javësh në izolim nuk mund të çojë në inflamacion dhe rrezik të problemeve kardiovaskulare  thekson Holt-Lunstad. Sidoqoftë, njerëzit mund të shohin ndikime  në shëndetin e tyre.

“Ne kemi prova që këto [periudha izolimi] mund të kenë efekte të menjëhershme dhe afatshkurtra në fiziologjinë tonë. Por, për shembull, nëse tensioni juaj i gjakut është ngritur në mënyrë akute, do të ketë një lloj efekti tjetër në krahasim nëse presioni i gjakut rritet në mënyrë kronike, “tha Holt-Lunstad.

“Për ata persona me sëmundje të mëparshme këto  ngritje akute të tensionit mund të shkaktojnë një tjetër sëmundje akute.

Një nga arsyet që njerëzit mund t’a kalojnë disi izolimin shoqëror është sepse marrëdhëniet personale mund të na ndihmojnë të përballojmë stresin, tha Holt-Linstad raporton abcnews.al

Dhruv Khullar, një mjek dhe studiues në Weill Cornell Medicine në New York, tha se periudhat e shkurtra të izolimit mund të shkaktojnë rritje të ankthit ose depresionit “brenda ditëve”.

“Ne jemi krijesa sociale. Për të gjithë historinë e njerëzimit, njerëzit kanë qenë pjesë e strukturave familjare, njerëzit kanë qenë në grupe, ne jemi mbështetur gjithmonë tek  qeniet e tjera njerëzore, “tha Khullar.”

Khullar, i cili theksoi se të jemi prezent në tubime socila është e rëndësishme dhe  mori në konsideratë një sere opsionesh lidhur me këtë gjë.

Mesazhet,  telefonatat me video apo edhe telefoni mund të ndihmojnë në eleminimin  e ndjenjës së izolimit ose vetmisë.

Kontakti fizik, duke qenë ballë për ballë me njerëzit, ka të gjitha efektin e mundshëm pozitiv shoqëror që ne marrim dhe mund  të mbështetemi tek ata.

Gjithashtu edhe rrjetet dixhitale janë një format i pasur- kështu që një telefonatë është më e mirë se një tekst, një video- telefonatë është ndoshta më e mirë sesa një telefonatë. ”

Njerëzit e moshuar, të cilët janë më të rrezikuar nga Covid-19,  nuk janë shumë të informuar nga ana teknologjike.Ata mund të mos jenë në gjendje të flasin me video ose madje të dërgojnë një mesazh. Khullar tha se ështe e rëndësishme t’i sigurojmë që ne jemi afër tyre.

“Le të kujdesemi për njerëzit që janë më të rrezikuar,” tha Khullar.

“Sigurohuni që ju jeni aty për ta, ju kanë afër dhe akoma i doni dhe shqetësoni për mirëqëniën e tyre./abcnews.al

  • Postime: 26405
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 20-05-2020, 23:49:15
 

Distancimi social është një praktikë që implementohet nga zyrtarët e shëndetit publik me qëllim frenimin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse. Masat synojnë përveç frenimit të përhapjes, mbrojtjen e personave më të riskuar, duke përfshirë të moshuarit dhe personat me sisteme imunitare të dobësuar.

Çfarë masash janë marrë?

Qeveri të vendeve të ndryshme, përfshirë dhe atë shqiptare, kanë mbyllur kufinjtë, dhe miliona njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi. Personave më të riskuar që u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi dhe larg njerëzve të tjerë janë të moshuarit dhe personat që kanë imunitet të dobët. Gjithashtu nuk lejohet dhe mbledhja në grupe të mëdha.

Ekspertët këshillojnë që njerëzit të qëndrojnë të paktën 1 – 2 metra larg njëri – tjetrit.

Por, përse kjo largësi?

Ekspertët besojnë se virusi përhapet kryesisht nëpërmjet spërklave që dalin nga goja apo hunda. Kur një person i infektuar flet, merr frymë, kollitet apo tështin, spërklat udhëtojnë 1 – 2 metra para se të bien në tokë.

Është e rëndësishme që të përpiqeni t’i bllokoni kollitjet apo tështimat me një shami, facoletë apo me këndin e bërrylit tuaj, në mënyrë që spërklat e pështymës të mos fluturojnë direkt tek një person tjetër afër jush.

Diçka që do ju duhet të bëni patjetër (nëse nuk mund ta bëjë njeri tjetër për ju), është blerja e ushqimeve. Por, përpiquni të shkoni në supermarket në kohë kur mund të ketë më pak njerës, qëndroni të paktën 1 metër larg personave të tjerë dhe lajini duart menjëherë pasi të shkoni në shtëpi.

A do të funksionojë distancimi social?
Do të jetë e vështirë të tregojmë nëse distancimi social funksionon. Pritet të ketë rritje të rasteve, gjë që do të acarojë njerëzit që po veprojnë sipas distancimit social. Por ata duhet të dinë se rritja e rasteve nuk do të thotë që distancimi social nuk po funksionon.

Distancimi social ndihmon që të arrijmë të shohim se cilët persona janë të infektuar, të gjejmë më lehtë se me kë mund të kenë pasur kontakt, dhe në përgjithësi të kemi më pak të infektuar. RD.al