Edukata seksuale...ne rruge, apo shtepi e shkolle? - PsiSoc

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Edukata seksuale...ne rruge, apo shtepi e shkolle?

    Edukata seksuale...ne rruge, apo shtepi e shkolle?

    · 6 · 2513

    • Postime: 553
    • Karma: +1/-0

    ne: 25-05-2004, 17:44:27
    .
    « Editimi i fundit: 17-03-2005, 10:39:36 nga atman »

    • Postime: 5459
    • Karma: +3/-5
    • Gjinia: Mashkull

    #1 ne: 13-01-2005, 17:54:08
    pershendetje atman...

    eshte nje thenie e urte: Femiu edukohet 10 vjet para se te linde.

    tash do te flas per rrethin ku un jetoj.
    Ke ne, eshte absurde qe babai dhe nena te merren me femiun per keto ceshtje. Pse e them? Ne pergjithesi, relacioni prind femij ke ne eshte shume i mbyllur ( i larget). Flas per pleqte, se tash koheve te fundit paksa kan filluar te ndryshojne gjerat.
    Une mendoj se shume me mire eshte qe femiu per cdo gje te edukohet ne shtepi dhe ne shkolle sesa ne rruge.
    une shpesh e kam thene si thenie: mos rri ne rruge se aty mbetesh.
    Rruga eshte vetemse per te ecur e jo per biseda, edukate, politike, etj etj, ndersa ke ne punet me te rendesishme i bejme ne rruge.


    respekt te gjitheve.  :pafshim ;)

    • Postime: 771
    • Karma: +0/-0
    • Gjinia: Femer

    #2 ne: 13-01-2005, 19:44:27

    tem koti... :P


    Nuk me duket teme koti, madje mjaft me vend per tu diskutuar...

    Mendoj se femijet duhet te dine cdo gje rreth cdo gjeje qe e rrethon ate. Eshte mire qe bazat, ashtu sic merr te edukates, ti marri edhe rreth ``temave turpe``(i quaj keshtu sepse perderisa nuk flitet hapur mbi to, ashtu duhet te quhen). Te flasesh mbi dicka qe njerezit vete e kane ne trup, nuk eshte turp mendoj une. Ashtu sic flasim mbi gripin, apo semundje te tjera, ashtu duhet folur hapur edhe mbi seksin dhe avantazhet & disavantazhet e tij. Organet gjenitale duhen shpjeguar me detaje qekurse femija eshte perpara pubertetit. Kam degjuar shume raste te shoqeve te mija, te cilave u kane ardhur periodat, dhe nuk kane ditur se c`jane e si te manovrojne. Mbaj mend njeres i kane ardhur menstruacionet qe kurse ishte 10 vjec, dhe e ema as qe preokupohej ti mesonte dicka mbi to, por vetem i kishte thene ``U bere Zonjushe`` - ``e c`me hynte ne pune kjo mua?``- shprehej vajza! Sikurse edhe djalit i duhen shpjeguar ndryshimet qe ndodhin me kalimin e viteve etj etj. Mbaj mend ne gjermani, qe ne para-shkolle i mesonin femijet detajet e ndryshimeve te organeve seksuale me kalimin e viteve. Im vella qekur ishte 5 vjec dinte me shume se une qe isha ne shkolle. Konkretisht tek ne ka ndikuar shkolla ne edukimin e tille, jo familja. E mira eshte ta bej familja, por edhe nese nuk e ben ajo, mbetet te jete i mire fakti qe ti MESON, jo nga KUSH.

    Hersia`
    « Editimi i fundit: 13-01-2005, 19:46:55 nga Hersianna »

    • Postime: 553
    • Karma: +1/-0

    #3 ne: 14-01-2005, 06:17:25
    :
    « Editimi i fundit: 17-03-2005, 10:40:02 nga atman »

    • Postime: 350
    • Karma: +1/-0

    #4 ne: 14-01-2005, 15:16:44
    eshte normale qe duhet nje edukate seksuale per femijet.

    duke u nisur si fillim shpjegimin dhe pranimin e trupit te tyre dhe arsyen si dhe efektet ne pergjithesi.

    zgjerimi dhe ideja e mirfillte per seksin e kundert duhet te zhvillohet dhe te ndertohet me ndihmen ne shumicen e rasteve te prinderve,

    Moralizmi si nje ide qe ka qendruar per gjate dhe akoma qendron dhe duhet te qendroje si nje dogme si nje kult ku jeriu i sotshem te kete nje perkufisim
    ne lidhje me jeten shoqerore.

    Jam pro qe edhe jeta seksuale te kete shkenzen e vet.





    • Postime: 7976
    • Karma: +18/-8
    • Gjinia: Femer

    #5 ne: 05-02-2005, 23:29:27
    Sa mire do ishte sikur ne te gjoreve te mos na kishin thene se kemi dale nga sqetlla....lere mua pastaj babai me thonte rrushe ty babi dhe mami te kane pritur me carcaf nga ballkoni re si nje engjell i bukur.....une me vete babe kujt po ja fut ti ato me pse 5 vjec jam une :D
    Pra dua te them bashkohem totalisht me mendimin e Hersit...eshte shume e rendesishme edukata seksuale.....sidomo s kur mendojme se evitojme qe femijet te bejne gabime nga padituria....
    Emri:

    Email:
    Verifikimi:
    Flamuri yne ka ngjyre?: