×

Ëndrrat - Përse ëndërrojmë?

Ëndrrat - Përse ëndërrojmë?

· 3 · 517

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 25-11-2011, 23:39:13
Ëndrrat, ilaçi më mirë i ditës
 

Ëndrrat largojnë kujtimet e këqija. Mesa duket, koha është kura më e mirë sa i takon të ëndërruarit, i cili në fakt ka vlerën e tij terapeutike. Studiuesit ndër vite janë munduar të argumentojnë dhe të japin një shpjegim të plotë dhe të detajuar empirik.

Ekspertët nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley, kanë kryer një eksperiment me një kontigjent prej 35 vullnetarësh të shëndetshëm. Atyre i kanë demonstruar nga dy herë 150 imazhe të impaktit emocional në distancë, në një hark kohor prej 12 orësh, e më pas u analizuan në një skaner.

Nga i gjithë ky studim u vu re se ata që kanë parë imazhet pas një periudhe të çlodhjes nga gjumi, reagojnë në mënyrë pak traumatike.

Një gjumë i mirë ndihmon për të parë gjërat në një tjetër perspektivë, sikurse kujtimet e këqija, duhet më mirë të zhduken. /shekulli
« Editimi i fundit: 21-01-2020, 22:24:14 nga M A X »

  • Postime: 26499
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 21-01-2020, 22:26:42
Përse ëndërrojmë? Teoria e kujtesës
 

Shumë studime kanë zbuluar se ëndrrat na ndihmojnë të depozitojmë informacionin. Kur ëndërrojmë, kjo i mundëson trurit tonë që të zhvendosë më shumë informacion në depozitën e kujtimeve afatgjata. Neuroshkencëtarët kanë zbuluar se gjatë ditës, kujtimet depozitohen në hipokampus, një pjesë e trurit që lidhet me kujtesën afatgjatë. Ndërkohë që flejmë, kujtimet transferohen nga hipokampusi në korteksin cerebral, pjesa e trurit që përpunon informacionet e reja dhe është përgjegjëse për dijen.

Gjumi i mundëson trurit tonë që të transferojë kujtimet në pjesë të ndryshme të trurit, me qëllim që të regjistrohen e ndonjëherë edhe të depozitohen. Studimet kanë zbuluar gjithashtu se, para se kujtimet të transferohen në korteksin cerebral, hipokampusi duket se riluan në mendje ato që kanë ndodhur gjatë ditës sonë, ndonjëherë përmbys! https://faktoman.com/2017/07/17/perse-enderrojme-teoria-e-kujteses/

  • Postime: 21520
InfoZ
#2 ne: 03-07-2020, 11:47:16
 

Shkencëtarët pohojnë se konsumimi i një vitamine që gjendet në banane, tuna dhe avokado mund t’iu ndihmojë njerëzve t’i mbajnë mend ëndrrat.

Këto hulumtime të reja nga Universiteti Adelaide, të publikuara në revistën ‘Perceptual and Motor Skills’, kanë analizuar efektet e konsumimit të dozave të larta të suplemenve të vitaminës B6 në 100 pjesëmarrës.

Gjysma e pjesëmarrësve kishin konsumuar 240mg vitaminë B6, sasi e barabartë me 558 banane, menjëherë para se të flinin për pesë net radhazi, ndërkaq gjysma tjetër kishin konsumuar pilula placebo.

Kështu, rezultatet treguan se ata të cilët kishin përdorur suplemente të vitaminës B6 kishin mbajtur 64.1% më shumë ëndrra, kishin raportuar për kualitet më të mirë të gjumit dhe ishin ndjerë shumë pak të lodhur kur ishin zgjuar nga gjumi.

Megjithatë, pavarësisht këtyre hulumtimeve, udhëzimet e ekspertëve shëndetësorë tregojnë se nuk duhet të konsumohen sasi të mëdha të kësaj vitamine në baza të rregullta sepse mund të shkaktojnë dëme të ndryshme./lapsi
 

Ëndrrat erotike

Nisur nga ßåßy ღRubrika Ndjenja

Postimi i fundit 03-07-2020, 11:41:17
nga InfoZ
Sa zgjasin ëndrrat?

Nisur nga BerniRubrika Mix

Postimi i fundit 18-02-2013, 23:06:03
nga Mishel...............
Ëndrrat që i paralajmëruan vdekjen Emmy-t

Nisur nga Vip NewsRubrika Vipat Shqiptare

Postimi i fundit 07-03-2011, 16:50:04
nga Vip News
Ku ndryshojnë ëndrrat e vajzave nga Tirana me ato të periferisë

Nisur nga M A XRubrika Forumi i Studentëve

Postimi i fundit 25-12-2010, 09:37:30
nga M A X
Ëndrrat erotike, ja pse shfaqen ato në gjumë

Nisur nga BerniRubrika Ndjenja

Postimi i fundit 03-07-2020, 11:46:04
nga InfoZ