Ndërgjegjja, misteri i madh i trurit - PsiSoc

×
Hyrja
Profili

Ndërgjegjja, misteri i madh i trurit

Ndërgjegjja, misteri i madh i trurit

· 1 · 659

  • Postime: 26705
  • Gjinia: Mashkull

ne: 19-04-2011, 11:27:38
Natyra e ndërgjegjes njerëzore është një nga misteret më të mëdha të biologjisë. Sipas disa studiuesve, mekanika e kuanteve mund të ndihmojë për ta shpjeguar

Ndërgjegjja, misteri i madh i trurit

Natyra e ndërgjegjes njerëzore është një nga misteret më të mëdha të biologjisë. Sipas disa studiuesve, mekanika e kuanteve mund të ndihmojë për ta shpjeguar.

Mekanika e kuanteve është një nga teoritë shkencore më të rëndësishme të të gjitha kohërave, sepse ka lejuar përshkrimin e shumë fenomeneve subatomike. Disa studiues theksojnë se kjo mekanikë mund të shpjegojë edhe një nga misteret e mëdha të biologjisë, natyrën e ndërgjegjes, e ndoshta edhe atë të ëndrrave.

Shpresat janë nxitur nga modeli i kuanteve të ndërgjegjes, realizuar nga një kërkues amerikan, nga Universiteti i Floridës. Modeli frymëzohet te "kërcimi i pamjeve", që truri kryen përballë imazheve të dykuptimta, për shembull njëra që mund të interpretohet si një vazo apo dy fytyra.

Prej kohësh psikologët janë magjepsur prej faktit që truri nuk arrin të perceptojë dy versione njëkohësisht.

Të kuptosh mënyrën se si truri kalon nga një version në tjetrin mund të hedhë dritë mbi faktin se si lind eksperienca koshiente. "Nëse arrijmë të kuptojmë se çfarë ndryshon në tru kur një person është i ndërgjegjshëm për një imazh apo jo, ndoshta mund të zgjidhim misterin", shpjegon një psikologe nga Harvardi.

Rivalitet dysynor

Kërcimi i pamjeve është veçanërisht i kuptueshëm kur truri i nënshtrohet njëkohësisht dy imazheve të ndryshme për secilin sy, duke shkaktuar në këtë mënyrë një "rivalitet dysynor". Në eksperimentet që riprodhojnë këtë situatë, vullnetarët vërejnë herë pas here një shtëpi dhe një pamje. Kërkuesit regjistrojnë kohën që kalon në mes të kërcimeve dhe përdorin rezonancën magnetike për të matur proceset nervore që verifikohen në tru.

Kërcimet e vrojtuara në kushtet e rivalitetit dysynor i kanë kujtuar një kërkuesi sjelljen e kuanteve të thërmijave të vogla. Sipas mekanikës së kuanteve, një thërmijë, për shembull një elektron, nuk ka karakteristika të përcaktuara mirë. Në fakt ekziston një mori gjendjesh kontradiktore mes tyre, të përfaqësuara nga një funksion vale. Vetëm kur një dëgjues mat një karakteristikë, funksioni zbret në një nga nivelet. Kërkuesi e ka bazuar modelin e tij mbi këtë fenomen...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Temat e fundit