Në kërkim të unit - PsiSoc

×
Hyrja
Profili

Në kërkim të unit

Në kërkim të unit

· 1 · 474

  • Postime: 26706
  • Gjinia: Mashkull

ne: 23-10-2011, 00:17:27
Në kërkim të unit

Kush jam unë? Dhe kush janë të tjerët? A do të provojnë atë që provoj unë, apo jo? Kur një fëmijë bën këto pyetje (zakonisht i bëjmë të gjithë kur jemi të vegjël, ndonëse më vonë i harrojmë) i bie të ndeshet me një mekanizëm shumë të rëndësishëm, themelor për mbijetesën e tij në botë: strukturimi i identitetit.

Çfarë është identiteti

"Identiteti është ai që na lejon të dallohemi nga të tjerët", thotë Accursio Gennaro, profesor i Psikologjisë së Personalitetit në Universitetin La Sapienza në Romë. "Eshtë pjesa më vitale dhe solide që ne kemi, ku bashkërrjedhin nevojat dhe pritshmëritë tona, është gjithçka që na lejon të zhvillojmë mënyrën tonë të të qënit, unicitetin tonë". Identiteti është i përbërë nga shumë komponentë që, nëse duam të thjeshtësojmë, mund t'i ndajmë në tre tipologji: ka një identitet fizik (trupi im, fytyra ime, pamja ime), një identitet social (çfarë pune bëj dhe çfarë shkolle mbaroj, familja prej nga vij, shteti dhe qyteti që i përkas, por edhe niveli im kulturor dhe kredoja ime fetare), dhe një identitet psikologjik (karakteri im, personaliteti im). Të gjithë mund të modifikohen me kalimin e kohës: ngjarjet e jetës, mendimet, arsimimi na transformojnë në mënyrë të vazhdueshme. Një transformim që ka edhe një të ngjashmin e tij biologjik: çdo eksperiencë prodhon lidhje të reja cerebrale, të cilat plazmojnë personalitetin dhe përcaktojnë sjelljet e ardhshme të secilit prej nesh.

Ekziston megjithatë diçka "nën" që të gjithë ne e perceptojmë si solide dhe koherente, e dalluar mirë nga të tjerët dhe me kufij të përcaktuar qartë. Eshtë pika jonë konstante e referimit, që na lejon të formulojmë mendime, të riorganizojmë përvojat dhe emocionet, të veprojmë me vetëdije. Dhe të pohojmë: unë jam diçka ndryshe nga të tjerët. Mund të arrij të identifikohem me të ngjashmit e mi, mund të arrij të afrohem me ta deri në atë pikë sa të provoj edhe emocionet e tyre, duke qarë dhe gëzuar bashkë me ta, por identiteti im mbetet i shquar qartë, dhe në asnjë moment nuk mendoj të jem "të tjerët".

Lindja e sensit së vetvetes

Hapin e parë për të qenë vetvetja e kemi bërë në vitet e parë të jetës, duke mësuar të njohim trupin tonë. Falë feedbac-kut ndjesor që vjen nga lëkura, nga organet e brendshëm dhe nga artikulimi jemi bërë të vetëdijshëm për ndjesi fizike si dhimbja, temperatura, gjendja e keqe, mirëqenia e organizmit tonë, përveçse për pozicionin e trupit tonë në hapësirë...

RD

Temat e fundit