Përse truri të detyron të harrosh? - PsiSoc

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Përse truri të detyron të harrosh?

Përse truri të detyron të harrosh?

· 3 · 851

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 30-12-2010, 19:11:51
Ndonjëherë ne kujtojmë gjëra që na kanë ndodhur kur kemi qenë fëmijë, ndërsa herë të tjera harrojmë gjëra që na kanë ndodhur vetëm një ditë më parë

Përse truri të detyron të harrosh?


Faktor i kundërt po njësoj i rëndësishëm në procesin e të kujtuarit është procesi i harresës. Do të ishte jo vetëm e mërzitshme, por edhe e pamundur të mendosh në mënyrë abstrakte, të arsyetosh, të organizosh materialin që të funksionojë siç duhet, në qoftë se nuk do të ishim në gjendje të harronim disa nga materialet pa rëndësi që hyjnë në kujtesën tonë çdo ditë. Harresa është humbja aparente e kujtesës.

Teoritë e harresës

Ndonjëherë ne kujtojmë gjëra që na kanë ndodhur kur kemi qenë fëmijë, ndërsa herë të tjera harrojmë gjëra që na kanë ndodhur vetëm një ditë më parë. A janë kujtimet të përhershme apo kanë prirjen të zbehen me kalimin e kohës? Dhe në qoftë se kujtimet janë të përhershme, pse nuk mundemi të përdorim informacionin që na nevojitet atëherë kur ne duam? Harresa ka të bëjë me humbjen e dukshme të kujtesës. Ka disa teori kryesore për harresën, përfshirë këtu atë të dekompozimit, interferencës (ndërhyrjes) dhe harresës së motivuar (represioni).

Prishja (dekompozimi)

Sipas teorisë tradicionale, përshtypjet shqisore dhe njohuritë e fituara lënë gjurmë në kujtesë, të cilat me kalimin e kohës zbehen ose prishen për shkak të mospërdorimit. Kjo është një teori praktike dhe besohet nga shumë njerëz. Por ka shumë pak dëshmi eksperimentale se kjo prishje ndodh me kujtimet tona në kujtesën afatgjatë. Ne tashmë e dimë se kemi prirje që gjërat t'i harrojmë me kalimin e kohës, por jo të gjitha kujtimet zbehen si fotografitë e gazetave të vjetra apo si shtigjet e paharruar të një pylli. Ndonjëherë ne mund të kujtojmë sot ndonjë fakt që nuk mund ta kujtonim dje. Dhe me anë të hipnozës ose stimulit elektrik të trurit, mund të kujtojmë ngjarje nga e kaluara që nuk jemi në gjendje t'i kujtojmë, kur jemi plotësisht të ndërgjegjshëm. Prishja mund të ndodhë në kujtesën afatshkurtër, ku informacioni zhduket për 30 sekonda në qoftë se nuk përsëritet, por gjërat nuk ndodhin kështu me kujtesën afatgjatë. Na duhet një teori tjetër për të na ndihmuar të shpjegojmë, pse materiali nuk riprodhohet nga kujtesa afatgjatë...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

  • Postime: 5
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 22-01-2011, 17:50:40


 ;)

  • Postime: 1399
  • Karma: +18/-4
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 25-01-2011, 02:08:19
Varet, nese nuk shtyp CTRL+S bej cte duash, truri nuk e memorizon.

Temat e fundit