×

Personat qe flasin me veten

Personat qe flasin me veten

· 3 · 135

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 26-01-2020, 14:22:29
Nëse flisni nganjëherë me veten tuaj, kjo nuk është shenjë e çmendurisë, por sipas shkencëtarëve britanikë nga departamenti i psikologjisë dhe neurologjik është shenjë e mendjes së shëndoshë.

Jeni zgjuar në mëngjes dhe ju mungon motivimi për punë. Vetes i thoni: “Jepi. Ngrihu dhe nisu në punë”? Kjo nuk është e jashtëzakonshme, sidomos nëse ballafaqoheni me situata që ju nevrikosin.

Realiteti është se shumica e njerëzve kanë një zë të brendshëm, i cili ju nxit, ju shtyn apo ju falënderon.

Ky zë mbetet në kokat tona pothuajse gjatë gjithë kohës, por kohë pas kohe, e nganjëherë edhe nuk jeni të vetëdijshëm, keni hapur gojën dhe mendimet i keni shprehur me zë.

Kjo nuk do të thotë se jeni të çmendur, madje studimet tregojnë se është shenjë inteligjence.

Në librin “My Stroke of Insight” Dr. Jill Bolte Taylor thekson se nëse vetes suaj i drejtoheni me zë nuk është shenjë e çmendurisë, por mënyra se si trurit të vetëdijshëm i ofroni udhëzime të qarta. Në këtë mënyrë truri më shumë përqendrohet.

“Ky është instrument i rëndësishëm”, shpjegon ajo. rd.al

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer
Parloté
#1 ne: 30-01-2020, 09:01:39
Pra të flasësh me veten ergo të mendosh me zë, nuk qenka shenjë çmendurie! Në fakt është mekanizëm mbrojtës në rastet më të këqija si të autores në fjalë, gjatë procesit të sulmit nga hemorragjia e trurit!

Dr. Jill Bolte Taylor, Neuroanatomike, ka patur fat në fatkeqësi të studioje trurin e vet gjatë hemorragjisë në pjesën e majtë të trurit. Me pasoja tipike si afazi ekspresive dhe paralizim të anës së djathtë të trupit, me rikuperim të suksesshëm 8 vjeçar, na ka sjellë një tjetër hulumtim shkencor që është për tu admiruar.
Më poshtë ju sjell një video ku tregon për përjetimin e saj me plotë detaje sqaruese shkencore.




  • Postime: 2173
Grens(Wiliams)
#2 ne: 30-01-2020, 09:14:58
une mendoj qe  jane  pak mangut :P