Psikopatia - Mendja psikopatike - PsiSoc

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Psikopatia - Mendja psikopatike

Psikopatia - Mendja psikopatike

· 6 · 326

  • Postime: 27153
  • Gjinia: Mashkull

ne: 06-10-2019, 21:54:50
 

Rreth 1% e popullsisë mund të jetë psikopatike, sipas një studimi. Njerëzit që konsiderohen psikopatë luftojnë me shprehjen e llojeve të ndryshme të emocioneve, veçanërisht empatinë, trishtimin dhe frikën.

Sidoqoftë, psikologët besojnë se mund të bien në dashuri si pjesa tjetër e jona, por mënyrat se si ata shprehin ndjenjat e tyre dhe komunikojnë në marrëdhëniet e tyre janë krejt të ndryshme. Tch

  • Postime: 27153
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 21-01-2020, 22:35:10
 

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Personality and Individual Differences” miqësia me ish- partnerin është shenjë e tendencave psikopatike, jo pjekurisë.

Business Insider shkruan se psikopatët janë, në përgjithësi, individë me karakteristika të ‘errëta’ personaliteti të cilat përfshijnë psikopatinë, narcisizmin, dhe sadizmin.

Çfarë i dallon psikopatët nga normalët është mungesa e mëshirës dhe se çdo gjë e bëjnë i kënaqë ata dhe u duket argëtuese.

Si pjesë e studimit, shkencëtarët kanë analizuar trajtat e karakterit të 861 njerëzve dhe historinë e tyre dashurore.

Ata u janë përgjigjur pyetjeve për lidhjet aktuale, e gjithashtu janë pyetur se a mbajnë miqësi me ish- partnerët, ndërsa pastaj u janë nënshtruar disa pyetjeve të cilat e kanë vlerësuar se a kanë trajta psikotike dhe narcisiste.

Trajtat më të errëta të personalitetit ishin identifikuar te njerëzit të cilët kishin thënë se mbajnë lidhje të mira me ish- partnerët.

Siç duket, psikopatët qëndrojnë miq me ish- partnerët sepse kështu kanë më shumë qasje në seks, para dhe informacione.

Pra, psikopatët kryesisht e vlerësojnë miqësinë me ish- partnerin si “lidhje strategjike”. https://faktoman.com/2018/01/29/miqesia-ish-partnerin-shenje-e-psikopatise/

  • Postime: 1753
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 24-01-2020, 08:58:18
11 shenja të psikopatisë

1. Dëshiron të dominojë dhe kontrollojë situatat dhe njerëzit.

2. Shpesh ka mendime të larta jorealiste për veten dhe aftësitë e tij.

3. Mungesa e empatsë për njerëzit e tjerë.

4. Shpesh krijon mosmarrëveshje, shpifje dhe gënjeshtra.

5. Mungesa e respektit për normat shoqërore.

6. Ka një aftësi të dobët për të mbajtur marrëdhëniet me njerëzit e tjerë.

7. Ka një prag të ulët zhgënjimi dhe agresioni dhe mund të bëhet i dhunshëm.

8. Mungesa e aftësisë për t'u ndikuar nga përvoja, përfshirë dënimin.

9. Tendenca për të shpjeguar, hequr fajin dhe projektuar këtë në mjedis/rrethin social..

10. Mungesa e përgjegjësisë dhe respektimi i normave ose detyrimeve shoqërore.

11. Në pamundësi për të ndjerë faj ose për të mësuar nga përvoja ose ndëshkimi.

https://netdoktor.dk/fokus/psykopater.htm

p.s pak a shumë të gjithë mund të identifikohemi me shenjat më lartë  :D

  • Postime: 2173

#3 ne: 24-01-2020, 10:27:02
une kam edhe  3 shenja me teper..prandaj nuk jam psikopat mendoj :P

  • Postime: 1753
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 24-01-2020, 16:54:18
une kam edhe  3 shenja me teper..prandaj nuk jam psikopat mendoj :P

Kjo të fut në kategorinë Super pasikopat 😛

  • Postime: 7486
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 24-01-2020, 17:00:58
Shyqyr qe sjam..:P

Temat e fundit