Zilia e të tjerëve na lodh trurin - PsiSoc

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Zilia e të tjerëve na lodh trurin

Zilia e të tjerëve na lodh trurin

· 2 · 792

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 08-12-2010, 09:37:53
Kërkimi në fushën e psikologjisë ka treguar se zilia e njerëzve për njëri-tjetrin sjellë modifikimin e sjelljes. Bëhet fjalë për zilinë që të tjerët provojnë përkundrejt nesh e që ne marrim si një lloj stimuli, në gjendje të na bëjë të ndryshojmë mënyrën e sjelljes. Këtë na e pohon një kërkim i sjellë nga universiteti “Tilburg University”. Një studim vërtet interesant, ndërsa një kërkim i mëparshëm kishte treguar se për trurin që provon ndjenjën e zilisë së të tjerëve, (kur të tjerët e kanë zili), është si të provojë një dhembje fizike.

Por ekziston edhe një lloj zilie që mund ta përkufizojmë “pozitive”, pasi është ajo që mund të quhet një pikë nisjeje për të ndryshuar sjelljen me objektivin për t’u siguruar ndaj sjelljes së të tjerëve. Gjithçka gjendet në hapësirat e takimit, edhe në antropologji njihet, që na bën të krijojmë një strategjie për t’u mbrojtur nga urrejtja e të tjerëve. Përgjatë kohës së eksperimenteve të ndryshme, me të cilët kërkuesit janë munduar të gjejnë shkaqet që e shtyjnë dikë të ketë zili përballë një personi tjetër, është bërë e mundur të kuptohet që shumë subjekte tentojnë t’i dedikojnë shumë kohë, atyre ndaj të cilëve ndjejnë se i kanë zili.

Një mekanizëm kurioz i mendjes njerëzore, synon të përmirësojë marrëdhëniet sociale në brendësi të një grupi. Padyshim raportet më të tjerët janë objekt i mundësive të ndryshme për të reaguar. Për këtë një studio kishte evidentuar në temën e sjelljes, se nëse të tjerët humbasin, ne kënaqemi. Ndoshta kjo është një çështje zilie. Nëse kjo e fundit, gjithsesi na stimulon e shtyn që të përmirësohemi, nuk u dashka dënuar, por mund të jetë një pikë fillimi i sigurt për një rrugë në nivel emotiv.

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 08-12-2010, 09:40:21
Zilia, dëmton stilin e jetës femërore

Ne femrat jemi qenie të veçan ta, e për këtë jemi edhe të ndërgjegjshme. Një kërkim ka treguar se një stil jete i shëndetshëm, mund të dëmtojë disa gra. Konkretisht është vënë re se nëse një mikja jonë, ndjek një dietë me qëllim që t’i përkushtohet shëndetit, përpiqet t’i dedikohet sportit dhe estetikës, na vjen dëshira edhe ne ta bëjmë, edhe me kushtin që t’i hapim vetes punë e probleme të mëdha.

Në këtë mënyrë vetërrezikohemi, pasi këto iniciativa të sforcuara kanë gjithnjë rezultate negative. Stili i jetës është një nga gjërat që nuk duhet lënë pas dore asnjëherë, por nuk i duhet përkushtuar me zili, frymëzimit nga një stil jete që ndjek një shoqe apo një femër tjetër që kemi pranë. Mjafton të merremi me veten tonë, sipas një ekuilibri që ndër vite e arrijmë, një ushqim sipas organizmit e metabolizmit, por edhe aktivitet fizik, ai që na duhet në çdo rast, sforcimet nuk janë asnjëherë të këshillueshme. Kërkimi shkencor i drejtuar nga studiues australianë i “Deakin University” ka analizuar sjelljen e 3.610 grave dhe ka zbuluar e sjelljet virtuoze, të shëndetshme, mund të jenë të rrezikshme nëse për shkak të zilisë kopjojmë një tjetër grua.

Për shkak të zilis, e cila mund të kthehet edhe në një mënyrë jetese si ves, ne mund të prishim rehatinë tonë, duke mbetur në situata “sikur”. Por tendenca drejt përmirësimit të jetës sonë, është gjithnjë një gjë shumë e mirë. Sipas studimit, gjithnjë ekzistojnë modele, të cilat bëhen shembull në media e libra, por edhe në ambiente shoqërore, por kjo nuk ka të bëjë me zilinë, e cila nuk të çon askund, thotë studimi.

Koha Jone

Temat e fundit