×

A jane te rrezikshme lythat?

A jane te rrezikshme lythat?

· 2 · 72

  • Postime: 21111
InfoZ
ne: 24-03-2020, 11:22:09
A jane te rrezikshme lythat?

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 29-04-2020, 23:04:36
Zakonisht lythat zhduken vet, megjithëse mund të marrin muaj apo vite. Megjithatë ekzistojnë lloje të lythave të cilat nuk largohen vet. Mjekët nuk janë ende të sigurtë se përse disa lytha zhduken vet ndërsa disa të tjerë jo.

Si bëhet heqja e lythave në lëkurë?
Së pari është e rëndësishme të dini se lloje të ndryshme të lythave hiqen në mënyra të ndryshme. Mos provoni asnjë metodë tradicionale apo ilaçe të cilat i gjeni në shtëpi për t’i hequr lythat e gjenitaleve. Ju mund t’i shkaktoni dëmtim serioz zonës tuaj gjenitale duke vendosur kimikate të ndryshme në të.

Ju nuk duhet të tentoni t’i mjekoni as lythat e fytyrës pa biseduar me mjekun tuaj fillimisht. Në vijim do të gjeni disa metoda për heqjen e lythave nga lëkura. Bisedoni me mjekun tuaj se cila metodë iu përshtatet më së shumti juve.

Përdorimi i acidit salicilik. Mund t’i heq lythat nga vende si duart, këmbet dhe gjunjët. Për të pasur rezultate sa më të mira duhet ta përdorni acidin për çdo ditë për javë të tëra. Pasi të bëni dush, thani lëkurën tuaj me kujdes dhe butësi dhe pastaj lyeni lythat tuaj me acid salicilik. Acidi ka efekt më të madh kur vendoset mbi lëkurë të njomë. Para se të laheni sërish ditën e nesërme me limë gërryeni lëkurën e vdekur të lythit.
Përdorimi i kantaridinit. Mjeku juaj mund të përdorë kantaridin për të shëruar lythat tuaj. Mjeku i lyen lythat tuaja me këtë ilaç. Gjatë aplikimit shumica e njerëzve nuk ndjejnë dhimbje. Pas 3 deri në 8 orë, ju do të ndjeni pak dhimbje dhe fluska do të krijohen në lythat tuaja. Pas trajtimit, mjeku fashon lythat. Këtë fashe ju nuk duhet ta hiqni për 24 orë. Nëse kantardini është përzier edhe me kimikate të tjera, atëherë ju mund ta hiqni fashën pas vetëm 2 oëve. Në takimin e ardhshëm me mjekun, ai do ta heq lëkurën e vdekur. Nëse lythat nuk janë hequr pas trajtimit të parë, mjeku mund t’u sugjerojë edhe një tretman tjeter.
Përdorimi i nitrogjenit të lëngshëm. Mjeku juaj mund të vendosë t’i ngrijë lythat tuaj. Ky lloj i mjekimit quhet krioterapi apo krio-operim dhe shkakton pak bezdisje. Për ta bërë heqjen totale të lythave duhet të bëhet trajtimi me nitrogjen çdo 1 apo 3 javë, ose në total 2 deri në 4 herë. Nëse nuk vërehet ndonjë përmirësim, mjeku juaj mund tu sugjeroj ndonjë metodë tjetër.
Mjekime të tjera. Mjeku juaj mund ta bëjë heqjen e lythave edhe me anë të djegies, prerjes apo laserit. Këto tretmane janë efektive, mirëpo mund tu lënë shenja. Këto metoda zakonisht përdoren vetëm kur metodat e tjera nuk kan pasur sukses. /probleme.me
 

A janë të sigurta pishinat dhe plazhet këtë vit?

Nisur nga InfoZRubrika Udhetime / Pushime

Postimi i fundit 03-07-2020, 12:08:44
nga InfoZ
Këta janë KÇK-ja e vërtetë e Shqipërisë!

Nisur nga M A XRubrika Aktualiteti

Postimi i fundit 16-05-2020, 10:26:29
nga M A X
Kush dhe cfare jane Jexhuxh - Maxhuxhet?

Nisur nga M A XRubrika Libraria Islame

Postimi i fundit 07-05-2020, 13:59:31
nga M A X
Si jane formuar planetet?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 28-04-2020, 23:44:01
nga M A X
Cfare jane Ateistet?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 27-04-2020, 23:53:38
nga M A X