×

Cfare e ben nje femer te lumtur?

Cfare e ben nje femer te lumtur?

· 5 · 83

  • Postime: 21111
InfoZ
ne: 22-03-2020, 19:38:12
Cfare e ben nje femer te jete e lumtur?

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 29-04-2020, 23:40:04
Bëni gjërat që ju pëlqejnë

Mos u nënshtroni nga detyrimet e përditshme dhe të hiqni dorë nga kënaqësitë e jetës, qofshin këto të vogla apo të mëdha. Duhet të gjeni gjithmonë kohë për të kënaqur veten sepse vetëm në këtë mënyrë do të jeni të motivuara për të ecur përpara.

Përpiquni ta ndryshoni ditën

Përpiquni që të mos e jetoni ditën e re si ditët tjera që keni jetuar, të zhurmshme dhe të lodhshme: përpiquni të gjeni një detaj që i kthen ditët tuaja në çaste të dëshirueshme dhe stimuluese. E nëse puna që bëni nuk ua lejon këtë gjë, bëni të mundur që të paktën koha pas punës të jetë argëtuese.

Argëtohuni

Të lëni veten të përfshiheni nga ajo që bëni, të mërziteni, në punë apo në shtëpi, është burim negativiteti, ndërkohë të argëtohesh bën që koha të vrapojë shpejt dhe shpirti të mbushet me gëzim e hare.

Shijoni gëzimet

Shijoni momentet e bukura të ditës, shijoni gëzimet, sado të vogla qofshin ato, mos i eklipsoni detajet me ngjarjet e turbullta të ditës. Bindeni veten se ajo për të cilën keni nevojë është qetësia.

Mos mendoni për projekte

Mos mendoni vetëm për planet e rëndësishme, objektiva dhe projekte, por fokusohuni në “momentet magjike” që ndonjëherë manifestohen edhe në heshtje. Pranoni gjërat që keni dhe kënaquni me to, në vend që të trishtoheni për gjërat që nuk i keni dhe ju mungojnë.

Sipas studiuesve, femrat e lumtura e kuptojnë drejt ekuilibrin mes jetës dhe familjes, pamundësinë për të bërë gjithçka në mënyrë perfekte dhe arrijnë të shijojnë maksimumin e asaj që marrin. Nëse je e ekuilibruar je edhe e mrekullueshme.

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 29-04-2020, 23:41:04
7 këshilla të vlefshme për gratë

Jo gjithmonë bëhet fjalë për një problem të vërtetë fizik. Shpesh gratë janë të zëna deri në atë pikë saqë nuk arrijnë më t’i kushtojnë shumë kohë lidhjeve dashurore. Ose ndoshta janë thjesht të mërzitura nga raporti i zakonshëm. Për t’i zgjidhur të gjithë këto dyshime, ekspertët e “Times of India” nuk këshillojnë në asnjë mënyrë përdorimin e “Viagrës së kuqe”, objekt i shumë polemikave për shkak të joefikasitetit. Ata këshillojnë metoda më natyrore dhe të thjeshta, duke nisur që nga ushqimi.

Vendose kënaqësinë në tavolinë

Nuk ka asgjë më të mirë se një darkë romantike për të rritur dëshirën seksuale. Sipas Amy Reily, autor i librit “Love Diet” dhe ekspert i ushqimeve afrodiziake në tavolinë nuk duhet të mungojnë kurrë midhjet. Ato përmbajnë një aminoacid që rrit hormonet seksuale, si te burrat ashtu dhe te gratë. Më mirë akoma nëse në tavolinë gjeni edhe finokë të cilëve u është shtuar edhe selino. Janë dy ushqime që përmbajnë estrogjenë natyralë. Por çfarë mund të themi për kastravecët dhe likeret? Sipas Reily, te disa femra zgjojnë dëshirën seksuale. Nëse doni që gjithçka të funksionojë në mënyrë të përkryer, mos harroni që darkës t’i shtoni edhe një gotë verë të mirë dhe një kafe në fund. Dihet që e para ka lidhje direkt me zgjimin e epshit, por edhe një kafe e mirë ndihmon në lëshimin e hormoneve të kënaqësisë dhe atyre që përmirësojnë humorin. Ndoshta shumë prej jush nuk besojnë te kafeja, por nëse i shtohet në fund një ushqimi të mirë, të jeni të sigurt se funksionon. Për të njëjtat motive si vera mund të përmendim edhe shampanjën dhe tartufin. Kështu, nëse doni që mbrëmja të përfundojë në mënyrë të këndshme, të paktën dy herë në javë, meshkujt duhet të përgatisin darkën, ndërsa femrat të zgjedhin ushqimet. Përveçse do të bëni figurë të mirë, është e mundur që, si të thuash, të shpërbleheni në mënyrën e duhur.



Një pushim javor

Sipas Lisa Turner, psikologe dhe themeluese e “Il-O-Coach.com”, për shkak të programeve të llojit “Sex and the City”, gratë ndiejnë presionin dhe detyrën për të bërë gjithmonë dashuri edhe pas një dite të lodhshme pune. “Kjo mund të dëmtojë dëshirën tuaj seksuale”. Një këshillë që ajo jep ka lidhje me çlodhjen e syve dhe shikimit, të ulura nudo përpara partnerit tuaj, pa folur dhe pa u prekur për disa minuta, për të njohur më mirë trupin tuaj”, Një tjetër ndihmesë është ajo e të mos kryerit raporte seksuale për një javë, por të prekeni çdo ditë në mënyrë seksuale pa pasur asnjë pritshmëri eksitimi. Në fakt, shpesh, kërkohet të arrihet me çdo kusht në orgazëm, duke harruar kënaqësinë që provohet teksa prek një person të dashur”, sugjeron Turner. Në çiftet e dashuruara dhe ato të martuara, studiuesit kanë gjetur se gratë shpesh e përdorin seksin si mjet për të mbrojtur lidhjen e tyre. Shpesh ato pranojnë kërkesat seksuale të partnerëve, që ata të jenë të lumtur dhe të mos kenë ndërmend të largohen. Kjo mund të përdoret nga gratë edhe si një strategji për ta bërë partnerin të mendojë se është i kënaqur nga jeta e tij seksuale. Shumë gra të përfshira në studim, sidomos vajza të reja, pranuan se i praktikonin njohuritë erotike si një motiv për të fituar përvojë. Disa thanë se dëshironin të kishin eksperiencë me qëllimin e vetëm që të mos ndiheshin inferiore dhe "të pamësuara". Studimet në këtë fushë kanë treguar dhe dokumentuar se sa më shumë eksperiencë të ketë një grua, aq më e predispozuar është për të arritur orgazmën. Arsyeja është e thjeshtë: sa më shumë përvojë seksuale të ketë pasur një femër, aq më shumë mundësi ka për të gjetur rrugët që e bëjnë atë të ndihet mirë e të arrijë në orgazëm.

Të lexosh romane romantike

“Letërsia e çdo lloj tipi dhe në veçanti ajo erotike, është një vend vërtet i sigurt për t’u eksperimentuar. Shumë gra shqetësohen të bëjnë dashuri, sepse nuk e dinë se çfarë duan”, tregon Kd Grace, romancier dhe autor i romanit erotik “Ms Holly”.“Në ndryshim nga imazhet erotike në ekran, fjala e shkruar është më goditëse dhe na lejon të përdorim më mirë imagjinatën”.

Ushtrime seksi

Si thoni të bëni disa ushtrime që jo vetëm iu argëtojnë, por iu ndihmojnë të përmirësoni jetën tuaj seksuale? Këtë e sugjeron Loren Barclay, një instruktore që ka ideuar “Coregasm”, leksione gjimnastike në “Gymbox”. Gjëja e parë që duhet bërë është forcimi i muskujve të pjesës së poshtme të barkut, që përveç të tjerave, është shumë i domosdoshëm për të ndier në maksimum kënaqësinë seksuale që nis me prekjen.

Të brendshmet seksi

Edhe syri luan pjesën e tij të rëndësishme në gjithë këtë. Të brendshmet seksi i bëjnë gratë të ndihen më të bukura dhe më të dëshiruara. Sipas Andressa Rando të “Figleaves.com”, “blerja e të brendshmeve të shtrenjta dhe shumë të bukura mund t’iu bëjë të ndiheni më të fuqishme dhe më seksi”. Prandaj para se të shkoni në shtrat, mendoni mirë se çfarë do vishni.

Ndihma

Sipas një studimi të bërë nga “Netmums.com”, mijëra nëna kanë deklaruar se në vend të çokollatave dhe luleve preferojnë të ndihmohen nga partneri në përkujdesjen për shtëpinë dhe fëmijët. Kështu që mjaft me dhurata të kota, jepini pak ndihmë grave tuaja. Dhuratën do t’ua bëjnë ato më vonë për t’iu falënderuar. Me kusht që më pas të mos jeni ju të lodhur për të bërë seks.

Vendi

Mjaft më me dhomën e gjumit. Nuk ka rëndësi nëse keni fëmijë apo jo. Përpiquni të gjeni momente ku mund të ndryshoni dhomë, vendin dhe mënyrën. Ndryshe raporti seksual bëhet shumë i mërzitshëm. Këto janë këshillat e Sam Roddick, drejtor i “Covent Garden” një dyqan me veshje dhe lodra erotike.

Gazeta Shqip

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 29-04-2020, 23:41:43
Cfare ndodh gjate orgazmes ne trupin tone?

Fjala orgazem buron nga fjala greke “orga” qe do te thote pasion i vrullshem. Kjo ndjenje ndodh pas fazes se ngacmueshmerise se larte dhe zgjat disa sekonda. Behet fjale per per ndjenjen me intensive te kenaqesise qe mund ta perjetoje nje njeri. Pas kesaj stuhie sensuale pason nje faze e relaksimit, nje kenaqesi e brendshme dhe nje ndjenje lehtesimi.



Simptomat fizike te orgazmes

Te meshkujt: ejakulim dhe kontrahim te muskujve ne zonen midis organeve gjenitale dhe anusit. Te femrat: klitori, vagina, mitra dhe zona midis organeve gjenitale dhe anusit kontrahohen ne menyre te shtangur, thithkat e gjinjeve te forta dhe te ngritura. Te disa femra paraqitet edhe nje leng i tejdukshem ne te bardhe, dhe ketu behet fjale per ejakulim te femres ose orgazem i laget. Shume femra mendojne se ky leng eshte urine dhe ngurojne te derdhin ate gjate nje orgazme.

Te qe te dy gjinite, gjate orgazmes shpejtohet ritmi i zemres dhe zgjerohen enet e gjakut. Ekstaza e trupit ndikon qe te clirohen hormonet e lumturise, endorfinet. Keto dhurojne nje ndjenje relaksimi dhe kenaqesie.

Si shkaktohet orgazma?

Ne pergjithesi, orgazma shkaktohet sikur te meshkujt ashtu edhe te femrat, duke i stimuluar zonat erogjene me: paraloje, perkedhelje, seks oral, masturbim si dhe penetrim. Megjithate, gje qe nuk eshte sekrete, femrat arrijne me veshtire deri te ky kulminacion. Shkaqet per kete jane te ndryshme: shtypja e shoqerise mbi femren me shekuj te tere, ndikimi i edukimit, tabute intime si dhe njohurite e pamjaftueshme per trupin.

Si te vini me lehte deri te kulminacioni?

Garanci me e mire per te arritur nje orgazem eshte njohja e trupit personal. Trupi yne eshte i pajisur me numer te madh te sensoreve, te cilet mund te na shpiejne direkt ne qiellin e kenaqesise nese stimulohen si duhet. Por, sigurisht qe duhet te dime se ku gjenden keto burime te kenaqesise ne trupin tone. Masturbimi mund te ndihmoje shume ne zbulimin e ketyre mundesive per orgazem.

Njihni zonat e juaja erogjene prej me afer

Klitori- eshte kokeza qe gjendet ne krye e ne mes te buzeve te brendshme. Ka qasje te lehte dhe reagon shume ndjeshem ne prekje dhe perkedhelje. Duhet te kujdeseni qe te jete i laget dhe te stimuloni ate duke i nderruar teknikat gjegjesisht levizjet.

(Klitoriskrone-koka e klitorit, Klitorisvorhaut-lekura e klitorit, g.Lippe-buzet e medhaja, k.Lippe-buzet e vogla, Harnr.-kanali i urines, Hymen-himeni, Scheiden.-vagina).

Pika-G- gjithashtu nje zone erogjene,ndodhet rreth 4 cm nga hyrja e vagines, ne drejtim te barkut. Per te sensibilizuar kete vend keshillohet qe ta stimuloni me ane te trusjes (duke ushtruar shtypje mbi te) me gisht ose ndonje seks-loje. Duke ushtruar ne kete menyre mund ta zbuloni se cfare ju pelqen dhe ta ftoni partnerin tuaj per t’ju ofruar kenaqesi maksimale.

Orgazma femerore ne shifra

Dallohen orgazma klitorale dhe vaginale. E fundit, vaginalja, arrihet mjaft veshtire.

- 95% e femrave arrijne orgazme klitorale me ane te masturbimit. 45% eshte numri I I tyre I arritur me stimulim nga ana e partnerit.

- Vetem 30% e femrave perjetojne orgazme vaginale gjate penetrimit. Sipas seksologeve, orgazma vaginale eshte shume me pushtuese dhe intensive sesa ajo klitorale.

Multi-orgazmat

Meshkujt, pasi qe te arrijne kulminacionin, bijne ne nje faze te plogeshtise (faza e rimekembjes, ne te cilen nuk reagojne gjate stimulimeve). Ndersa femrat mund te arrijne orgazem shume here njepasnjeshem, pa rene ne kete faze te lartpermendur.

  • Postime: 26403
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#4 ne: 29-04-2020, 23:43:34
Lista e gjërave që duhet të bëjmë (dhe të mos bëjmë), për të qenë të lirë e të lumtur

Angazhimet e përditshme, puna, afatet dhe orët e kaluara nga njëra anë e qytetit në tjetrën: kush është lodhur nga kjo jetë? Gjetja e kohës për veten tuaj dhe për gjërat që ju bëjnë të lumtur është e shenjtë. Dhe është gjithashtu arsyeja pse me letër dhe stilolaps në dorë, duhet të bëni një listë të gjërave për të bërë dhe atyre që nuk duhen bërë.

Gjëra që duhen bërë

Lexoni

Në vend që të kontrolloni rrjetet sociale, në kohën tuaj të lirë angazhohuni për të lexuar. Zhytuni në rrëfimet e autorëve tuaj të preferuar dhe të ëndërruar, qoftë edhe vetëm për gjysmë ore në ditë.

Flini

Shpesh shkaku i gjendjes shpirtërore dhe stresit është mungesa e gjumit. Fjetja mirë dhe për të paktën 8 orë në natë do të rigjenerojë mendjen dhe trupin tuaj.

Merruni me muzikë

Kalimi i kohës me muzikë është gjithmonë një gjë e mirë. Cili ishte instrumenti që keni përdorur kur ishit fëmijë? Nxirreni nga dollapi dhe argëtohuni duke krijuar këngë qoftë edhe me nota të stonuara.

Organizohuni

Gjëja më e mirë që mund të bëni kur koha nuk është asnjëherë e mjaftueshme për ju, është të organizoni dhe planifikoni angazhime profesionale dhe personale. Mos harroni të lini një kohë të lirë për improvizime.

Gatuani

Gatimi, përzierja, dekorimi: të humburit në receta dhe përbërës mund të jenë vërtet argëtuese dhe relaksuese. Mundohuni të kaloni më shumë kohë në sobë, duke shmangur ushqimet e gatshme dhe gatuani për ata që doni.

Gjëra që nuk duhen bërë

Rrjetet sociale

Koha është një dhuratë e çmuar, mos e harxhoni aq shumë pas rrjeteve sociale. Për më tepër, njerëzit që ju duan mund dhe duhet t’ju takojnë live dhe të mos flisni pas një ekrani.

Pastrimi

Mbajeni shtëpinë të pastër dhe gjithmonë në rregull është një detyrë të vërtetë. Por nëse ndonjëherë shtëpia nuk shkëlqen, ky nuk është fundi i botës.

Takime

Më shumë se një detyrë, ky është vërtetë detyrim: organizoni darka, aperitivë dhe dreka me miqtë dhe familjen, të paktën një herë në javë.

Mos thoni gjithmonë po

Të thuash gjithmonë po, ndonjëherë mund të bëhet një dënim i vërtetë. Mësoni të keni përparësi të gjërave dhe të thoni jo kur situata e kërkon këtë. Bota.al
https://www.zerion.net/diapazon/lumturia-si-te-behemi-te-lumtur/
 

Çfarë i ndodh trupit tuaj nëse nuk hani pas stërvitjes

Nisur nga InfoZRubrika Fitness

Postimi i fundit 04-06-2020, 07:47:14
nga InfoZ
Çfarë pëlqejnë gratë te një burrë?

Nisur nga InfoZRubrika Ndjenja

Postimi i fundit 26-05-2020, 12:29:47
nga InfoZ
Cfare duhet te dini para se te investoni?

Nisur nga albinalbanRubrika Leku

Postimi i fundit 15-05-2020, 10:57:46
nga erlehta
Kush dhe cfare jane Jexhuxh - Maxhuxhet?

Nisur nga M A XRubrika Libraria Islame

Postimi i fundit 07-05-2020, 13:59:31
nga M A X
Çfarë është sëmundja ‘Kawasaki’ dhe si lidhet me COVID-19

Nisur nga M A XRubrika Jeta

Postimi i fundit 12-05-2020, 08:56:22
nga M A X