Cfare e ben nje mesues te suksesshem? - Pyetper

×
Hyrja
Profili

Cfare e ben nje mesues te suksesshem?

Cfare e ben nje mesues te suksesshem?

· 2 · 342

  • Postime: 21592

ne: 22-03-2020, 19:33:41
Cfare e ben nje mesues te jete i suksesshem ne profesionin e tij?

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 30-04-2020, 23:25:37
Titujt dhe gradat qe i posedojne mesuesit, nuk eshte e thene, qe medoemos te garantojne mesimdhenje te suksesshme. Mesimdhenes i suksesshem eshte ai mesues, qe i realizon synimet dhe objektivat e plan-programit mesimor, per aqe sa eshte i suksesshem edhe hartimi i atyre plan-programeve, per nivelet e ndryshme shkollore dhe po ashtu sa eshte e suksesshme perputhja me plan-programet mesimore, hartimi dhe perpilimi i teksteve, literatures dhe mjeteve te ndryshme mesimore.
Mesues i suksesshem ne mesimdhenje eshte treguar ai mesues qe eshte i dashur ne raport me nxenesit, eshte terheqes dhe me humor te konsoliduar sipas situatave, eshte me virtyte te larta morale e intelektuale, eshte entuziast e optimist dhe i drejte ndaj nxenesve, eshte i afert me ta, demokrat, i pergjegjshem dhe i kuptueshem, eshte syqele, i ekuilibruar dhe nxites i nxenesve per mesim, eshte i matur dhe me vetebesim ne punen e tij me nxenes.
Ndersa ne anen tjeter mesues i pasuksesshem eshte treguar ai mesues qe eshte burokrat, i njeanshem dhe i terhequr ne vetevete, qe eshte i ngurte, i ashper dhe i merzitshem ne punen etij dhe ne raport me nxenesit, qe eshte monoton, i njtrajtshem, apatik, i hallakatur dhe i pa sigurte ne vetevete e i pandershem, eshte inatçor dhe me gabime te shumta ne raport me shoket e kolektivit, ne raport me nxenesit dhe ne raport me organizimin e procesit edukativo-mesimor gjate orarit te punes se tije.
Njohurite si me te vecanta qe duhet ti posedoi nje mesues i suksesshem jane: 1. Njohja sa ma e mire e nxenesit duke e ndjekur zhvillimin e tij neper periudha te ndryshme, 2. Njohja e mjedisit jashte klases dhe jashte shkolles, 3. Njohja sa me e mire e permbajtjeve mesimore te lendes se vete dhe dallimi i tyre ne ato qenesore dhe ne ato sekundare,4. Paisja me nje tersi te domosdoshme vlerash morale, qe e udheheqin ate gjate gjithe punes se tij edukativo-mesimore,5. Njohja sa me e mire dhe dallimi se si mesojne nxenesit neper etapa te ndryshme e si mesojne te rriturit, qe tua lehtesojne sa do pak nxenesve procesin e nxenjes ne mesim dhe pervetesimin e njohurive dhe kuptueshmerine e tyre dhe njohja ne themel e kultures pedagogjike, psikologjike, didaktike e metodike, per me qene i aft me e trajtuar mesimin para nxenesve edhe si shkence edhe si art.
Lexuesi im i dashur, nese je percaktuar me vetedije e me vullnet per profesionin e mesuesit, eshte mese e nevojshme te paisesh me cilesi e virtyte pozitive njerezore, qe garantojne sukses sa me te madhe ne profesionin tuaj. I juaj, mesuesi Isë. https://keshillapsikologjike.info/disa-prej-cilesive-qe-posedojne-mesuesit-e-suksesshem-ne-mesimdhenje/

Temat e fundit