Cfare jane masonet? - Pyetper

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Cfare jane masonet?

Cfare jane masonet?

· 4 · 273

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

ne: 21-03-2020, 21:04:05
Cfare jane masonet?

  • Postime: 28586
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 28-04-2020, 21:48:20
Historia e vërtetë e masonëve është shumë më interesante se gjithë përrallat që rrotullohen rreth saj. Është e vërtetë që arritjet thelbësore të masonëve në formimin e qytetarëve solidë, krijimin e rrjeteve sociale dhe mbështetjen e kauzave filantropike janë më të shquarat përballë përpjekjeve për të dëmtuar organizatën. Sesi masoneria u ngjit në një pozicion aq të lartë në jetën publike amerikane për të humbur shumë shpejt mantelin e respektit është një histori që ka filluar në Skoci dhe Angli. Masonët që e kanë zanafillën në lozhat e shekullit të 17-të në Britani, kur pranoheshin zotërinj të përzgjedhur të cilët zotoheshin për besnikëri ndaj kurorës dhe ndaj zotit. Këto anëtarë të “pranuar” tërhiqeshin nga karakteri social i vëllazërive, si dhe nga ritualet private të ceremonive që dikur i ndihmonin artizanët të ruanin sekretet e zanatit. Lidhjet e masonerisë me arkitekturën e lashtë, gjeometrinë dhe arte të tjera racionale, si dhe shkencën ia rrisnin akoma më shumë joshjen që transmetonte. Teksa anëtarët e pranuar, të cilët ishin më së shumti anëtarë të Shoqërisë Mbretërore shkencore të Britanisë filluan të dominonin lozhat, fokusi i jetës vëllazërore u zhvendos tek konsiderata filozofike dhe eksplorimi i lidhjeve ndërmjet ligjeve të zbuluara të natyrës dhe mençurisë së qytetërimeve të lashta. “Ato studionin arkitekturën greke dhe romake për të gjetur çelësin e të vërtetave të humbura të qytetërimeve të lashta”.
Në Amerikë, masoneria u përqafua dhe nga institucioni aristokrat, si dhe nga anëtarët e klasës komerciale që aspironin shtresën aristokrate. Masoneria inkurajoi një lëvizje sociale dhe një elitë më përfshirëse nëpërmjet arsimimit, kultivimit të sjelljes dhe nderit, si dhe tolerancës për diferencën në çështjet delikate të fesë. Në kohën e Revolucionit, burrat me karakter, talent dhe ambicie përdorën masonerinë për të ngjitur shkallët sociale. Por, pavarësisht punëve të mira të vëllazërisë, mitet e veprave të errëta vazhdonin ta përndiqnin masonerinë. Por, sfida më e madhe e masonerisë nuk ishte përdorimi në fantazitë konspirative, por dobësimi i pozitës së saj në Amerikë, duke humbur forcën dhe adhurimin e vërtetë të anëtarëve.

Origjina legjendare
Edhe pse të ashtuquajturat “llozha” të masonëve janë shfaqur në shekullin e XVII-të, në Écosse, origjina e tyre historike implikon edhe një origjinë legjendare dhe simbolike më të lashtë. Masonët e parë e lidhnin simbolikisht këtë origjinë mitike me origjinën e vetë masonërisë (domethënë me origjinën e artit të ndërtimit). Në një shekull ku studimet paleontologjie nuk ekzistonin akoma, ishte e natyrshme për ata që ta lidhnin origjinën e saj me epokën e Adamit (njeriu i parë sipas konceptit të kohës) ose atë të Noes (ndërtimi i Harkut dhe fesë së “parë”) ose më shpesh me atë të ndërtimit të tempullit të Salomonit nga arkitekti Hiram Abi. Në fund të shekullit të XVI-të, dorëshkrimi i Régius e vendoste në mënyrë emblematike shoqërine e Masonëve nën emrin e Euklidit dhe të Pitagorët, baballarët e gjeometrisë dhe nën mbrojtjen e mbretit Athelstan të Anglisë. Të tjera dorëshkrime që lidhen me shoqërinë e masonëve, si dorëshkrimet e Halliwell (c. 1390), le Cooke (c. 1400), statujat e Ratisbonne (1498), statujat e Schaë (1598), York (1370), Absolion (1668), Sloane (1700) paraqesin aspekte të ngjashme.Në fund të shekullit të XVIII, me rizbulimin e Egjiptit antik nga perëndimorët, natyrshëm këto rituale malonike e zhvendosën origjinën simbolike në epokën e ndërtimit të piramidave. Në mesin e shekullit XIX të romanticizmit, me rastin e rizbulimit të trashëgimisë së Mesjetës, miti masonik përforcoi gjithashtu natyrshëm referencat me ndërtimin e katedraleve. Pas gjithë këtyre modifikimeve të dukshme simbolike, ajo që bie në sy është se shoqëria e ka zhvendosur gjithnjë simbolikën e saj drejt atyre që sollën progres gjatë gjithë historisë në histori, artin e ndërtimit dhe vlerave që ata shpallin.

https://www.zerion.net/bota/rreziku-nga-masonet/
https://www.zerion.net/bota/masonet-e-sundojne-boten/
https://www.zerion.net/bota/'miti-masonik'/
https://www.zerion.net/teologjia/tamplieret/
https://www.zerion.net/bota/illuminati!/
https://www.zerion.net/bota/masonet-shqiptar/

  • Postime: 204
  • Karma: +0/-0

#2 ne: 15-03-2021, 21:07:32

  • Postime: 204
  • Karma: +0/-0

#3 ne: 15-03-2021, 21:07:43

Temat e fundit