Postim i ri

×

Postim i ri

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: SUA
« ne: 22-01-2023, 18:56:12 »

Kur digjeni me vaj, është e rëndësishme të veproni menjëherë për të parandaluar dëmtimin e tepërt të lëkurës. Këtu janë disa hapa që mund të ndihmojnë në menaxhimin e digjimit me vaj:

Hiqni vajin nga zona e prekur sa më shpejt që të jetë e mundur. Përdorni një thëngjill ose një pambuk të pastër për të hequr sa më shumë vaj që të jetë e mundur.

Zhyteni zonën e prekur në ujë të ftohtë ose në një enë me ujë të ftohtë dhe kripë për të parandaluar dëmtimin e tepërt të lëkurës.

Përdorni një krem ​​me aloe vera ose një krem ​​me vitamina A dhe D për të ndihmuar në shërimin e lëkurës.

Mos e prekni zonën e prekur me dorë të papastër ose me materiale që mund të irritojnë lëkurën.

Nëse digjimi është i rëndë ose ka ndonjë shenjë inflamacioni, ju duhet të kontaktoni me një mjek për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Mos e prekni zonën e prekur me dorë të papastër ose me materiale që mund të irritojnë lëkurën.
Postuar nga: 12:51
« ne: 10-08-2022, 18:20:34 »

E rëndësishme është te mos e mbuloni me fasho apo me ndonjë lecke. Nese vendi i djegjes është i vogël mjafton qe ta mbani nen uje te ftohte dhe te rrjedhshem. Nese djegja është ne sipërfaqe te madhe është mire te vizitoni nje doktor.
Postuar nga: M A X
« ne: 10-04-2020, 11:45:55 »

Mjekime popullore per t'u kuruar kur digjemi

1. Ndihma e parë për pacientin e djegur është që në momentin e këtij aksidenti në kushte shtëpie, duhet të veprojnë me kompresa të ftohta ose akull. Pastaj duhet të dezinfektohet me raki të fortë rrushi që të mos përhapet masa e djegies.

2. Në raste të djegieve pasi keni dhënë ndihmën e parë me komresa të ftohta, merrni 4 të verdha vezësh, i kavardisni në tigan derisa të dal vaj nga djegia e saj.

Këtë vaj merreni dhe futeni në një enë me kapak dhe e fusni në një enë me kapak dhe lyeni plagën me pendë pule 2-3 herë në ditë. Plaga qendron e hapur që të ajroset dhe të zërë shpejt kore, që të shërohet.

3. Merrni lëkurën e dytë të vidhit ose rrënjët e tij. Zieni 5 lugë gjelle me 500 ml ujë për 20-30 minuta. Mjekoni plagën me këtë solucion 1-3 herë në ditë.

4. Merrni disa gjethe të freskëta të manit të zi, i shtypni mirë bashkë me vaj ulliri në trajtë pomade. Me këtë lyhet plaga deri në shërimin e plotë.

5. Edhe kamomili ka dhënë rezultate të mira në djegie. Merrni 2 lugë gjelle me kamomil, gjysëm filxhani kafeje me alkool. E lini në qetësi për 6-8 orë. I hidhni 100 gr vaj ulliri. E zieni për 2-3 orë derisa të avullojë alkooli.

I përzieni disa herë dhe e vini në shishe të errët. Me këtë lyeni pjesën e plagës së djegur 2-3 herë, me pendë pule, deri në shërimin e plotë të plagës.

6. Ka edhe një metodë tjetër për shërimin e djegies. Merrni në sasi të barabartë vaj ulliri, rrëshirë pishe, dyll blete.

Pasi i përzieni së bashku del një lloj pomade e njëtrajtshme që lyhet vendi i djegur 2 herë në ditë. Përdoret edhe kur ka vendosur kore plaga dhe shërohet për 15 ditë. /gazeta mapo
Postuar nga: 12:51
« ne: 24-03-2020, 12:36:10 »

Cfare te bejme kur digjemi me vaj te nxehte?