Cfare te bejme kur kemi dhimbje koke? - Pyetper

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Cfare te bejme kur kemi dhimbje koke?

Cfare te bejme kur kemi dhimbje koke?

· 2 · 153

  • Postime: 25091
  • Karma: +0/-0

ne: 24-03-2020, 12:37:13
Cfare te bejme kur kemi dhimbje koke?

  • Postime: 28056
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 10-04-2020, 11:40:03
Por lajm i mirë është se nuk do të bombardoheni më me qetësues për qetësimin e dhimbjeve: thjesht përdorni farat e limonit.

Limoni është një agrum i pasur me vitaminë C dhe minerale si kaliumi, tashmë i njohur për përfitimet e tij në kuzhinë dhe estetikë.

Por ajo që shumë njerëz nuk dinë, është se limoni ka gjithashtu veti të rëndësishme që ndihmojnë në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve të tilla si dhimbjet e kokës dhe migrena, për shembull.

Kjo sepse limoni ndihmon në tonifikimin e enëve të gjakut dhe hipertensionit, i cili zakonisht lidhet me këtë lloj dhimbjeje.

Veç të tjerash limoni është përdorur për të luftuar bakteret dhe për të përmirësuar sistemin imunitar, për të promovuar tretjen dhe si sekretues.

Mund të thuhet që substancat ushqyese të gjendura tek farat e limonit janë të ngjashme me ato të frutit. Mënyra më e mirë është të shtypni disa fara limoni dhe t’i merrni ato duke i holluar në një gotë me ujë të ngrohtë.

Rrënja e xhenxhefilit si çaj
Xhenxhefili mund të veprojë kundër migrenës duke penguar sintezën e prostaglandinit. Për shumë xhenxhefili ndihmon të ndalen të përzierat që shpesh shoqërojnë migrenat. Bëni një çaj duke zier e vluar lehtë tri copa me masë çereku të rrënjës së xhenxhefilit në dy filxhanë ujë, të mbuluar, për 30 minuta.

Vaj të trumzës dhe rozmarinës për fërkim të kokës
Për të qetësuar dhimbjen e kokës, qitni disa pika të vajit esencial të trumzës apo rozmarinës në duar dhe drejt në ballë. Bëni masazh të lehtë lëkurës suaj dhe pastaj qëndroni të qetë për disa minuta. Në një studim të vitit 2010, hulumtuesit kanë zbuluar që vajrat e rozmarinës dhe trumzës përmbajnë carvacrol, një substancë që vepron si agjent COX-II, ngjashëm si veprojnë ilaçet antiinflamatore pa steroide, siç është ibuprofeni.

Çaji kamomil
Pak pushim në agjendën tuaj të ngjeshur mund ta qetësojë pak tensionin që shkakton shumë kokëdhimbje. Çaji i kamomilit ka përbërës që ndihmojnë të lehtësojnë dhimbjen dhe t’ju relaksojnë. Përgatiteni çajin duke përdorur një qese kamomil në një filxhan me ujë sapo të vluar. Lëreni të “lëshojë” mbuluar për 10 minuta. Ëmbëlsojeni me mjaltë, nëse keni qejf. Ndani disa minuta ta derdhni ngadalë çajin e nxehtë derisa qëndroni në një vend të qetë.

Vaji i pepermintit dhe i livandës për larje të këmbëve
Disa mjekë të medicinës popullore besojnë që larja e këmbëve është mjet i fuqishëm shërues për kokëdhimbjet. Uji i ngrohtë e tërheq gjakun në këmbët tuaja, duke e lehtësuar presionin në enët e gjakut të kokës. Duke shtuar disa pika të vajrave të pepermintit dhe livandës, aroma siguron një lehtësim qetësues.

Magnezi
Hulumtuesit e kokëdhimbjeve thonë që ata që vuajnë nga migrena duhet ta mbajnë këtë mineral esencial në arkën e tyre medicinale. Duket që personat që vuajnë nga migrena kanë nivele të ulëta të magnezit në trurin e tyre gjatë sulmeve dhe munden po ashtu të kenë mungesë të përgjithshme të magnezit. Në fakt dy studime klinike me placebo, kanë treguar që marrja e shtesave të magnezit mund të ndalë dhimbjen e kokës. Ekspertët rekomandojnë marrjen e 400 miligramëve të magnezit të kelatuar në ditë, oksidit të magnezit, apo magnezit të liruar ngadalë, ku të gjitha mund t’i gjeni në farmaci. Kujdes: magnezi mund të shkaktojë diarre tek disa njerëz.

Vitamina B2
Në një studim, marrja e 400 miligramëve të kësaj vitamine, e njohur si riboflavinë, çdo ditë për tre muaj, ka zvogëluar migrenat në 59 për qind të vullnetarëve, në krahasim me vetëm 15 për qind tek vullnetarët të cilët kanë marrë placebo.

Ekstrakti i rapuhës (Petasites hybridus)
Një barishte e quajtur rapuha ka dëshmuar veten aq efektive për lehtësimin e migrenës që mjekët e specializuar në kurimin e migrenës shpesh e rekomandojnë. Të paktën tri studime janë kryer me Petadolex, një ekstrakt i rapuhës për të cilin nuk ka nevojë për recetë nga mjeku, dhe në çdo studim, barishtja në mënyrë të konsiderueshme ka reduktuar sulmet e migrenës kur është krahasuar me placebon. Doza e rekomanduar është 75 miligramë në ditë për një muaj, pastaj 50 miligramë dy herë

https://www.zerion.net/jeta/shtate-sherues-te-kokedhimbjes-qe-duhen-mbajtur-afer/
https://www.zerion.net/jeta/migrena-trajtimi-keshilla-cfare-ndihmon-kunder-migrenes/
https://www.zerion.net/jeta/dhimbja-e-kokes-largohet-me-gjilperen-virtuale/

Temat e fundit