×

Kam shkelur rregullat e zones Shengen! Si i behet tani?

Kam shkelur rregullat e zones Shengen! Si i behet tani?

· 9 · 481

  • Postime: 266
kart hadasht
ne: 11-04-2019, 10:33:34
Dini gje cfare ndodh nese shkel rregullat e zones Shengen?! hmmmmm:

  • Postime: 6715
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 11-04-2019, 10:42:15
Mos ti kishe shkelur 😂
Varet me ke shtet ke te besh..
Kam degju se greku e per nje dite te ve gjobë.
Po kështu e Slowenia.
Gjermania po te kapi te ve nje ndalim kohor.

  • Postime: 22595
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 11-04-2019, 10:49:12
LËVIZJA E LIRË NË VENDET E HAPËSIRËS SHENGEN
 
1. Në cilat shtete mund të udhëtohet pa viza?
2. Këto rregulla janë të vlefshme vetëm për shtetasit shqiptarë mbajtës të
pasaportës biometrike
3. Sa kohë mund të qëndrojnë qytetarët shqiptarë në zonën Shengen?
4. A mund të jetohet dhe të punohet në shtetet e zonës Shengen sipas
rregullave të reja?
5. Kërkesat ndaj shtetasve shqiptarë për të udhëtuar lirisht drejt shteteve
Shengen
6. Çfarë ndodh nëse qytetarët shqiptarë do të shkelin rregullat e qëndrimit.
7. Rekomandime për udhëtarët
 
1. Në cilat shtete mund të udhëtohet pa viza?
 
Shtetet në të cilat udhëtohet pa viza janë ato të Bashkimit Europian: Austri, Belgjikë,
Bullgari, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Greqi, Gjermani, Holandë, Hungari,
Islandë, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Maltë, Poloni, Portugali, Qipro, Republika
Çeke, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjë, Suedi.
Qytetarët shqiptarë udhëtojnë pa viza edhe në Islandë, Norvegji e Zvicër e Litehshtejn,
 
Përjashtohen Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda të cilat janë jashtë zonës Shengen.
Për rrjedhojë rregullat e reja nuk aplikohen në këto shtete. Për informimin mbi kërkesat
e hyrjes në këto dy shtete, qytetarët shqiptarë duhet të kontaktojnë Seksionin e Vizave
në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Tiranë dhe në Ambasadën e Irlandës në Greqi.
 
2. Këto rregulla janë të vlefshme vetëm për shtetasit shqiptarë mbajtës të
pasaportës biometrike
 
Meqenëse pasaportat jo-biometrike nuk vlejnë për lëvizjen e lirë pa viza, mbajtësit e
tyre mund të udhëtojnë drejt vendeve të hapësirë Shengen, vetëm nëse në të ndodhet
tashmë një vizë e vlefshme Shengen. Për informacione të mëtejshme, shtetasit duhet të
kontaktojnë autoritetet e shtetit shqiptar ose përfaqësitë konsullore të shteteve
Shengen. Koha e vlefshmërisë së pasaportave jo-biometrike do të përcaktohet nga autoritetet
kompetente shqiptare.
 
3. Sa kohë mund të qëndrojnë qytetarët shqiptarë në zonën Shengen?
 
Sipas rregullave të reja, qytetarët shqiptarë me pasaportë biometrike mund të qëndrojnë
në zonën Shengen, (që përfshin Islandën, Norvegjinë, Zvicrën, si edhe të gjitha shtetet
anëtare të BE-së, përveç Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës) maksimumi 90 ditë që
nga dita e hyrjes brenda një periudhë kohore prej gjashtë muajsh (180 ditë). Periudha
fillon që nga momenti kur ju hyni për herë të parë në këtë zonë, brenda periudhës
gjashtë mujore. Për shembull, nëse më datë 1 janar ju hyni për herë të parë në zonën
Shengen, periudha e ardhshme gjashtë mujore fillon më datë 1 korrik. Nëse udhëtoni
shpesh në zonën Shengen, duhet të numëroni ditët e mbetura nga periudha gjashtë
mujore. Pra, ju mund të bëni disa udhëtime afatshkurtra, me kusht që kohëzgjatja e
tyre të mos kalojë 90 ditët brenda periudhës gjashtë mujore (180 ditë).
 
4. A mund të jetohet dhe të punohet në shtetet e zonës Shengen sipas rregullave
të reja?
 
Jo. Rregullat e reja aplikohen vetëm për qëllime udhëtimi. Ato nuk u japin qytetarëve
shqiptarë të drejtën për të qëndruar më shumë se 3 muaj dhe as të drejtën për t’u
punësuar, apo për të kërkuar azil, në këto shtete. Ata shtetas që kanë ndërmend të
punësohen apo të studiojnë për një periudhë që tejkalon 90 ditët, më parë duhet të
aplikojnë për vizë afatgjatë ose për leje qëndrimi, pranë ambasadës apo konsullatës së
shtetit ku dëshirojnë të shkojnë. Është e ndaluar të punohet në zonën Shengen pa leje
pune apo të jetohet aty pa lejen përkatëse të qëndrimit.
 
Liberalizimi i regjimit të vizave nuk u jep mundësi shtetasve shqiptarë të punojnë në
vendet në të cilat ata do të mund të lëvizin, brenda periudhës së lejuar për të qëndruar.
Madje vendimi për liberalizimin e regjimit të vizave do të përmendë si kusht, lëvizjen për
qëllime të ndryshme, përjashtuar punësimin.
 
Punësimi i ligjshëm i shtetasve shqiptarë në një prej këtyre vendeve, do të mundësohet
vetëm nëpërmjet lejeve të punës. Lejet e punës mund të merren vetëm në bazë të kontratave të punës dhe vizave të tipit D të cilat merren në ambasadën e atij vendi në të
cilin është marrë kontrata e punës.
 
Nëse një qytetar shqiptar ka siguruar një kontratë të vlefshme pune, atëherë ai do të
mund të pajiset në Shqipëri me një vizë të tipi D dhe më pas, këtë vizë do ta kthejë, në
vendin përkatës, në leje qëndrimi, me një afat deri në një vit.
 
5. Kërkesat ndaj shtetasve shqiptarë për të udhëtuar lirisht drejt shteteve
Shengen.
 
a) Pasaportë biometrike.
b) Deklarimi i qëllimit të udhëtimit si dhe paraqitja, para punonjësit të kontrollit kufitar,
e dokumenteve që justifikojnë qëllimin dhe kushtet e qëndrimit.
 Kur deklaron në kufi se po udhëton për turizëm, për pushime, i pavarur nga
pritja apo shoqërimi i një personi tjetër, shtetas apo rezident në atë vend etj., duhet të
paraqitet një rezervim hoteli dhe bileta e kthimit, nëse udhëtohet me avion ose mjete të
transportit ujor.
 Kur deklaron se udhëton për aktivitete të ndryshme, paraqitet dokumentacioni
mbi aktivitetin, për të cilin personi është ftuar.
 Kur deklaron se udhëton për arsye shëndetësore, paraqitet konfirmimi i
institucionit shëndetësor ku do shkohet apo rekomandimi nga institucioni shëndetësor
shqiptar ( rastet e kryerjes së analizave etj.)
 Kur deklaron se udhëton për vizitë tek një i afërm, duhet të jetë i pajisur me ftesë
të sigluar me vulë nga komuna e rezidencës së pritësit dhe të jepet informacion mbi
këtë person me të dhënat e tij si adresa, numri i telefonit etj.
 Si dokument shtesë bindës do të ishte edhe një kopje e leje qëndrimit të pritësit
 Në të gjitha rastet, shtetasi duhet të ketë siguracionin shëndetësor (që përfshin
udhëtimin dhe periudhën e qëndrimit) dhe nëse udhëtohet me makinë,
dokumentacionin e nevojshëm të makinës (leje ndërkombëtare drejtimi automjeti
dhe kartoni i gjelbër i sigurimit ndërkombëtar të makinës).
 Mjetet e udhëtimit (bileta avioni, trageti,etj.)
 Mjetet e jetesës gjatë qëndrimit në zonën Shengen Shtetasi duhet të ketë mjete të mjaftueshme të jetesës, si për periudhën e qëndrimit të
synuar edhe për kthimin në vendin e prejardhjes ose tranzitin në një shtet të tretë në të
cilin ai është i sigurt se do të pranohet, apo është në gjendje të përfitojë mjete të tilla në
mënyrë të ligjshme. Po sa është kjo shumë?. Vende të ndryshme kanë përcaktuar
shuma të ndryshme. Përafërsisht kjo shumë nuk e kalon 50 euro dita, kur shtetasi ka
një rezervim hoteli.
c) Shtetasi udhëtar nuk duhet të figurojë në listat e personave që përbëjnë kërcënim për
rendin, shëndetin publik apo sigurinë e brendshme.
d) Emri i këtij shtetasi nuk duhet të figurojë ndër emrat e personave ndaj të cilëve është
dhënë masa ndalim hyrje qoftë edhe në një nga vendet në fjalë.
Nëse për çdo njerin shtetas është marrë një vendim nga autoritetet administrative
kufitare apo ato gjyqësore të qoftë edhe njerit nga 24 vendet e Shengenit, përfshirë dhe
Zvicrën, për t’i ndaluar hyrjen në atë vënd, dhe ky informacion është hedhur në
sistemin SIS, ky person nuk mundet dhe nuk do lejohet të hyjë në asnjë nga këto vende;
pra do të prapësohet, me të mbërritur në pikën e kalimit të kufirit të vendit të parë të
hapësirës Shengen. Vendimet për të ndaluar hyrjen, janë kompëtencë e këtyre
autoriteteve. Këto vendime meren për raste, të cilat i ka përcaktuar Kodi Shengen, dhe
që janë:
 kur personi është dënuar për një vepër penale për të cilën Kodi Penal parashikon
dënim minimal 1 vit burg.
 kur personi ka qenë subjekt i një urdhër largimi, largimi me forcë (deportimi,
kthimi apo dëbimi), që kryesisht zbatohen pë raste të qëndrimit të paligjshëm.
 kur ka të dhëna se personi është përfshirë në aktivitete kriminale apo dëshmi të
qarta se ka për qëllim një gjë të tillë.
Vendimet të tilla, në të gjitha rastet u janë komunikuar me shkrim të interesuarve.
 
e) Për minorenët kërkohet të respektohen kushtet e lëvizjes së minorenëve nëse nuk
janë të shoqëruar nga të dy prindërit.
 
Çdo udhëtar duhet të ketë parasysh se:
Autoritetet kufitare të shteteve anëtare Shengen kanë të drejtë të refuzojnë hyrjen e
personave që nuk plotësojnë këto kërkesa dhe të vendosin përfundimisht nëse do të
lejojnë hyrjen në zonën Shengen.
 6. Çfarë ndodh nëse qytetarët shqiptarë do të shkelin rregullat e qëndrimit.
Qytetarëve shqiptarë do t’u kërkohet që të zbatojnë disa kërkesa dhe rregulla, jo vetëm
gjatë hyrjes në vendet e BE-së por edhe gjatë qëndrimit të tyre në këto vende.
Nëse qytetarët shqiptarë do të shkelin këto rregulla, ata do të bëhen subjekt i largimit
apo deportimit me forcë, veprim i cili shoqërohet gjithmonë me ndalim hyrje nga 1-5
vjet.
Për një kategori shkeljesh të rregullave të qëndrimit, shtetet anëtarë të BE-së aplikojnë
masa administrative gjobe, të cilat shkojnë deri në 3000 euro. Në rast se këto shuma
nuk paguhen, atëherë personi i gjobitur nuk do lejohet të hyjë në atë vend, që i ka
vendosur gjobën, deri sa ta paguajë atë me gjithë kamatë vonesën.
 
Me rëndësi është të dihet se cilat janë këto rregulla që shtetasit shqiptarë nuk
duhet të shkelin:
 Së pari, nuk duhet të shkelin afatin e lejuar të qëndrimit që është 90 ditë për 180
ditë.
 Së dyti, nuk duhet të shkelin legjislacionin vendas, kryesisht atë mbi punësimin.
Pra, nëse kapen duke punuar, ata bëhen subjekt i largimit dhe ndalimit të hyrjes.
 Së treti, nuk duhet të bëhen problem për sigurinë publike, apo të përfshihen në
aktivitete kriminale.
 Së katërti, nuk duhet të bëhen barrë publike. Barrë publike janë personat të cilët
nuk kanë të siguruar strehimin, ushqimin apo nevojat e tjera jetësore.
 
E thënë në mënyrë të përmbledhur, nëse shtetasit shqiptarë do të shkelin kushtet e
lejuara për hyrjen dhe qëndrimin në një nga vendet e BE-së, atëherë ata do të
penalizohen individualisht, - do t’u ndalohet hyrja në të gjitha vendet e BE-së për një
periudhë deri në 5 vjet.
Të gjitha kushtet që u përmendën më lart që kanë të bëjnë me hyrjen dhe qëndrimin në
zonën Shengen janë kushte që aplikohen për të gjithë të huajt në BE. 7. Rekomandime për udhëtarët
 
• Udhëtoni me agjenci udhëtimi të besueshme.
• Kontrolloni a ju duhet sigurim shëndetësor dhe lloji i tij (dokumenti/konfirmimi nga
zyrat shëndetësore). Rekomandohet të pajiseni me sigurim shëndetësor përpara nisjes.
• Nëse udhëtoni drejt zonës Shengen me automjet, duhet të pajiseni me leje
ndërkombëtare drejtimi automjeti dhe me kartonin e gjelbër të sigurimit ndërkombëtar
të makinave. Për më shumë informacion, përfshirë rregullat rrugore të BE-së, vizitoni
faqen e internetit
http://ec.europa.eu/transport/road_safety/observatory/traffic_rules_en.h...
• Nëse udhëtoni privatisht, përpiquni të kontrolloni adresën, qytetin, numrin e telefonit
dhe emrin e hotelit të shtetit të zonës Shengen, për shëmbull në një faqe interneti.
• Numri i urgjencës është 112 dhe vlen për të gjitha shtetet anëtare të BE-së (për
policinë, ambulancën dhe zjarrfikësin).

  • Postime: 22595
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 11-04-2019, 10:51:09
 

Shumë vende nuk janë pjesë e Bashkimit Europian, qytetarët e të cilëve gjithsesi mund të futen në zonën “Schengen” të BE-së pa pasur nevojë për t’u pajisur me një vizë. Specifikisht janë 60 vende të tilla (sipas të dhënave të gushtit 2017) të cilat nuk janë në BE, por mund të lëvizin lirshëm pa viza.

Shtetasit e këtyre vendeve lejohen të shkojnë në shtetet e zonës “Schengen” për qëllime biznesi apo udhëtimi për një periudhë kohore 90-ditore. Gjatë këtyre 90 ditëve, vizitorëve nuk u lejohet të punojnë apo studiojnë, por mund të përfshihen në çështje biznesi dhe aktivitete turistike.

Vlen për t’u theksuar se, shqetësimet e fundit mbi sigurinë dhe terrorizmin, por edhe për krizën e emigrantëve, kanë shtuar thirrjet për një menaxhim më të mirë të atyre që hyjnë në kufijtë e BE-së. Bashkimi Europian ka deklaruar vazhdimisht se objektivi i tij është udhëtimi brenda kufijve të tij të jetë një eksperiencë më e sigurtë.

Për të reduktuar procedurat dhe kohët e gjata të pritjes, por edhe për të adresuar shqetësimet e sigurisë, Komisioni Europian duket se gjeti një zgjidhje: ETIAS-in.

Por çfarë është “ETIAS” dhe si do të funksionojë Sistemi europian i Informacioneve dhe Autorizimit të Udhëtimeve?

Çfarë është ETIAS?
ETIAS nënkupton Sistemin europian të Informacioneve dhe Autorizimit të Udhëtimeve, një sistem tërësisht elektronik që lejon dhe gjurmon vizitorët nga vendet që nuk kanë nevojë për t’u pajisur me viza për të hyrë në zonën “Schengen”.

Në njëfarë mënyrë, ai ngjan me Sistemin Elektronik të Autorizimit të Udhëtimit të Shteteve të Bashkuara (ESTA), që shërben për të njëjtin qëllim, por për udhëtimet në Amerikë. Procedurat ligjore për të miratuar ETIAS-in kanë nisur në vitin 2016 dhe sistemi pritet të jetë funksional në vitin 2020.

ETIAS do të kryejë një kontroll të detajuar sigurie për çdo aplikant, për të përcaktuar nëse atij do të mund t’i lejohet hyrja në një vend të zonës “Schengen”. Duke qenë se shtetasit e vendeve që iu janë hequr vizat, nuk do t’iu kërkohet të kalojnë përmes një procesi të stërgjatë e shpeshherë burokratik për aplikim vize, “ETIAS”-i do të garantojë se këta njerëz nuk përbëjnë rrezik për sigurinë europiane. Ky sistem autorizimi për udhëtim do të mbledhë, do të gjurmojë dhe do të përditësojë informacionet e nevojshme në lidhje me vizitorët, për të përcaktuar nëse u lejohet apo jo hyrja në vendet e “Schengen”-it.

“ETIAS”-i, përveçse do të mund të përdoret për qëllime biznesi dhe turizmi, do t’u lejojnë gjithashtu njerëzve të shkojnë në vendet e “Schengen”-it edhe për shkaqe mjekësore apo thjesht për tranzit. Ai do të jetë i detyrueshëm për të gjitha vendet që kanë përfituar nga lëvizja e lirë pa viza.

Pse duhet autorizimi nga ETIAS?
Në fjalimin e tij mbi gjendjen e BE-së në vitin 2016, presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker u shpreh:

“Ne duhet të njohim ata që hyjnë në kufijtë tanë. Në këtë mënyrë, ne do të dimë se kush synon të udhëtojë drejt Europës, përpara se ata të shkelin në territorin e një vendi europian”.

Arsyeja kryesore për miratimin e autorizimit të “ETIAS”-it është siguria. Duke parë rreziqet në rritje të udhëtarëve anembanë botës, BE-ja kërkon të garantojë udhëtime të sigurta në vendet e saj. “ETIAS” do të ulë ndjeshëm shqetësimet mbi sigurinë përmes sistemeve të saj të infromacionit dhe mbledhjes së të dhënave. Çfarë duhet të kuptojmë me këtë? “ETIAS” do të diktojë nëse një person përbën rrezik në çfarëdolloj mënyre për sigurinë e një vendi ose disa vendeve të “Schengen”-it. Kjo do të bëjë që atij personi t’i refuzohet hyrja, duke shmangur kështu që rreziku të ndodhet brenda kufijve të BE-së. Pra, do të përballen me problemin përpara se ta kenë të pranishëm atë.

Gjithsesi, përveç të bërit të udhëtimeve më të sigurta, autorizimi i “ETIAS”-it do të asistojë gjithashtu vendet e BE-së dhe të gjithë udhëtarët, si më poshtë:

– Do të reduktojë procedurat dhe afatet e aplikimit
– Do të përmirësojë menaxhimin e kufijve të jashtëm të vendeve të BE-së
– Do të asistojë në kapjen e të dyshuarve dhe uljen e krimeve dhe terrorizmit
– Do të pengojë emigrimin e paligjshëm
– Do të përforojë politikën e liberalizimit të vizave të BE-së

E thënë shkurt, autorizimi i “ETIAS”-it do ta bëjë udhëtimin drejt BE-së më pak të bezdisshëm dhe një eksperiencë më të sigurtë.

Kujt i nevojitet të kalojë përmes aplikimit në ETIAS?
Siç u përmend edhe në krye, “ETIAS” do të prekë vetëm shtetasit e vendeve që mund të udhëtojnë drejt BE-së pa pasur nevojë për viza. Si e tillë, vendet që do të preken janë si më poshtë:

Shqipëria, Andorra, Antigua dhe Barbuda, Argjentina, Australia, Bahamasi, Barbadosi, Bosnje-Hercegovina, Brazili, Brunei, Kanadaja, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Republika Domenikane, El Salvadori, Grenada, Guatemala, Hondurasi, Hong Kongu, Izraeli, Japonia, Kiribati, Makao, Maqedonia, Malajzia, Ishujt Marshall, Mauritania, Meksika, Mikronezia, Moldavia, Monako, Mali i Zi, Zelanda e Re, Nikaragua, Palau, Panamaja, Paraguaji, Peruja, Saint Kitts dhe Nevis, Saint Lucia, Saint Vincent, Samoa, San Marino, Serbia, Ishujt Seychelles, Singapori, Ishujt Solomon, Koreja e Jugut, Taivani, Timori Lindor, Tonga, Trinidad dhe Tobago, Tuvalu, Emiratet e Bashkuara Arabe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uruguaji, Vanuatu, Vatikani, Venezuela.

Megjithatë, deri në nisjen e sistemit në vitin 2020, kjo listë mund të shtohet edhe me vende të tjera.

Si do të funksionojë sitemi “ETIAS”?
Sistemi “ETIAS” do të jetë tepër i thjeshtë për t’u përdorur dhe do të kursejë shumë kohë për aplikuesit dhe procesimin e të dhënave.

Ata që do të kërkojnë të marrin miratimin, do të duhet të ndjekin hapat e mëposhtëm për aplikimin në “ETIAS”:

Plotësimi i formatit të aplikimit
Aplikimi për “ETIAS” pritet të marrë rreth 20 minuta kohë. Ai do të jetë “online”, kështu që nuk do t’iu duhen dokumente apo shkresa të tjera. Në varësi të shtetit dhe kombësisë që do të zgjidhni, atë formati do t’iu japë edhe disa fusha për të plotësuar. Më kryesoret janë këto informacione:

– Të dhënat biometrike si:
Emri
Mbiemri
Mbiemri i vajzërisë
Datëlindja
Vendlindja
– Informacione mbi kombësinë
– Adresën
– Adresën “e-mail” dhe numrin e telefonit
– Edukimi dhe eksperienca e punës
– Vendi i parë i BE-së ku do të shkelni
– Pyetje mbi formimin dhe përshtatshmërinë, që do të kërkojnë informacione mbi gjendjen tuaj shëndetësore, udhëtimet e mëparshme në zonat e luftës, apo në vende nga të cilat jeni deportuar apo refuzuar, sikurse edhe dëshminë e penalitetit (të dhënat mbi dënimet kriminale nëse keni).
– Për të miturit, përfaqësuesi ligjor duhet të aplikojë për “ETIAS”
– Për familjarë të shtetasve europianë nga vendet e treta do të kërkohen vërtetime mbi marrëdhënien familjare, një kartë rezidence apo informacione të tjera formimi.

Dërgimi i aplikimit
Pasi të plotësoni të gjithë formatin e aplikimit, atëherë do t’iu duhet të paguani tarifën dhe ta dërgoni. Sistemi më pas do të ndjekë këto procedura:

– Do të kontrollojë nëse informacioni i dhënë prej jush është i saktë
– Do të kontrollojë përshtatshmërinë tuaj
– Do të kontrollojë faktoret e rrezikut

Nëse ju do ta keni plotësuar aplikimin në mënyrë korrekte dhe shiheni i përshtatshëm dhe pa rrezik për “ETIAS”-in, atëherë do të merrni aprovimin. E gjithë kjo procedurë pritet të realizohet brenda pak minutash. Megjithatë, nëse do të ketë ndonjë bllokim nga “ETIAS”, aplikimi do të mund të procedohet edhe manualisht, gjë që pritet të zgjasë rreth 96 orë (4 ditë) ose maksimumi 2 javë.

Sa do të kushtojë “ETIAS”-i?
“ETIAS”-i nuk do t’iua rëndojë shumë gjendjen financiare. Ai planifikohet të ketë një kosto prej 7 eurosh për çdo aplikim. Kjo është e vlefshme vetëm për të rriturit mbi 18 vjeç, pasi të miturit nuk do të paguajnë tarifë. Tarifën mund ta paguani me kartë debiti ose krediti. Menjëherë pasi kompletoni edhe pagesën, autorizimi “ETIAS” do të nisë procedurën e shpjeguar më sipër.

Pyetjet më të shpeshta mbi “ETIAS”-in?

– Sa është koha e vlefshmërisë së “ETIAS”-it?
Nëse miratoheni, “ETIAS” do të jetë i vlefshëm për 5 vite, ose deri në përfundim të skadencës së pasaportës suaj. Gjithsesi, kjo do të varet nga vlerësimi i sistemit për informacionet tuaja dhe rrezikun tuaj.

– Çfarë ndodh nëse aplikimi për “ETIAS” refuzohet?
Brenda pak minutave nga dërgimi i aplikimit, ju do të njiheni me përgjigjen mbi statusin e “ETIAS”-it tuaj. Nëse miratoheni, atëherë urime! Nëse jo, atëherë do të merrni një mesazh refuzimi. Në këtë të fundit do të keni edhe një arsye përse është refuzuar aplikimi juaj. Ju mund të apeloni vendimin, ose, në varësi të arsyes së refuzimit, ju mund të plotësoni aplikimin tuaj me të dhëna të tjera dhe të provoni përsëri.

– Çfarë dokumentesh na duhen për autorizimin “ETIAS”?
I vetmi dokument që do t’iu duhet për aplikimin “ETIAS” është pasaporta juaj e vlefshme. Pasaporta duhet të ketë këto informacione:

– Foton tuaj dixhitale, jo të ngjitur në pasaportë
– Kodi dixhital i lexueshëm nga makineritë; që janë pikërisht ato dy rreshtat poshtë fotos tuaj në pasaportë me numra, shkronja dhe simbole
– Një “chip” elektronik në pasaportë. Kjo nuk është domosdoshmërisht e nevojshme, por do të përbënte avantazh. “Chip”-i mund të gjendet në kapakun e pasaportës suaj, në pjesën e poshtme.

– A mund të futem në çdo shtet të BE-së me autorizimin “ETIAS”?
Për ta përdorur korrekt autorizimin “ETIAS”, ju duhet të shkelni fillimisht në vendin e parë të cituar gjatë aplikimit. Pra, nëse planifikoni të vizitoni Gjermaninë, Belgjikën dhe Austrinë, dhe ju keni cituar gjatë aplikimit se do të vizitoni Gjermaninë fillimisht, atëherë duhet ta nisni prej andej udhëtimin, përpara se të futeni në Belgjikë dhe Austri. Pasi ju futeni në vendin e parë, mund të vizitoni cilindo shtet tjetër në zonën e “Schengen”-it brenda 90 ditësh.

Gjithsesi, fakti që keni një autorizim “ETIAS” nuk garanton përfundimisht se ju do të futeni në shtetin e parë të BE-së. Kjo do të vazhdojë të mbetet në duart e autoriteteve kufitare të shtetit pritës. Mbani mend se ka shtete në Bashkimin Europian që nuk janë në zonën “Schengen”, ndaj nuk mund të futeni aty me autorizimin “ETIAS”.

– Si e kontrollon “ETIAS”-i informacionin tim?
“ETIAS” do të jetë i lidhur me shumë baza të dhënash që mund të verifikojnë informacionin tuaj brenda pak minutash. Ndaj është e rëndësishme që të gjithë aplikuesit të japin të dhëna korrekte dhe jo të përpiqen të falsifikojnë ndonjë prej tyre. Nëse kapeni me mashtrim për diçka në sistemin “ETIAS”, atëherë autorizimi do t’iu refuzohet. Gjithsesi, edhe nëse “ETIAS” do t’iu miratohet, por më vonë zbuloheni se keni dhënë një informacion fals, atëherë ai do t’iu revokohet.

– Sa kohë më duhen për ta mbushur aplikimin “ETIAS”?
Siç është theksuar, aplikimi pritet të marrë rreth 20 minuta. Pas 20 minutash ju do të merrni një njoftim se “sesioni juaj ka skaduar” dhe mund t’iu kërkohet ta filloni nga e para. Për ta shmangur këtë, përpiquni ta plotësoni me kujdes aplikimin dhe të ruani informacionet tuaja hap pas hapi.

– Çfarë ndodh nëse nuk jam i ligjshëm për “ETIAS?
Të gjithë qytetarët e vendeve të listës së mësipërme janë të ligjshëm për të aplikuar për “ETIAS”. Nëse ju jeni i paligjshëm për këtë autorizim udhëtimi, kjo do të thotë se ju nuk jeni qytetar i njërit prej këtyre vendeve. Kjo do të thotë se ju duhet të aplikoni për një vizë “Schengen” për të hyrë në BE.

– A më duhet “ETIAS” nëse kam një vizë “Schengen”?
Jo, nëse keni një vizë “Schengen” nuk do t’iu duhet autorizimi “ETIAS”. Ju mund të paraqisni vizën tek autoritetet kufitare sapo hyni në vendet e kësaj zone. Kur viza juaj të skadojë, atëherë mund të aplikoni për “ETIAS”, nëse jeni i ligjshëm për ta bërë këtë.

– A do t’iu kërkohet britanikëve të sigurojnë një autorizim “ETIAS?
Duke qenë se Britania e Madhe po vijon me procedurat për “Brexit”, mbetet e paqartë se cilat kushte do të zbatohen. Negociatat për largimin e ishullit nga BE-ja janë në proces, kështu që situata do të qartësohet dhe shtetasve britanikë do t’iu bëhet e ditur nëse do t’iu duhet apo jo autorizimi “ETIAS”.

26 prill 2018 (gazeta-Shqip.com) / TCH

  • Postime: 406
  • Gjinia: Mashkull
Ωμέγα
#4 ne: 12-04-2019, 15:18:15
Ne pagun policin shqiptar ne dogane dhe ke pak fat ne doganat e tjera nuk ndodh gje.

  • Postime: 6715
  • Gjinia: Femer
erlehta
#5 ne: 15-04-2019, 13:45:19
Hollanda do i veri prape🤔

  • Postime: 1065
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#6 ne: 15-04-2019, 23:58:42
Hollanda do i veri prape🤔
Lere ca thote media. Nuk është aq e lehtë.

  • Postime: 22595
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#7 ne: 16-04-2019, 17:36:29

  • Postime: 22595
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#8 ne: 16-04-2019, 18:10:49
Citoje
Megjithatë, pavarësisht votimit të sotëm të legjislativit holandez, kthimi i vizave mund të marrë karakter detyrues vetëm nga një vendim i Këshillit të Bashkimit Evropian.