Ku eshte Luiz Ejlli dhe pse te gjithe po flasin per te? - Pyetper

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 Ku eshte Luiz Ejlli dhe pse te gjithe po flasin per te?

     Ku eshte Luiz Ejlli dhe pse te gjithe po flasin per te?

    · 3 · 166

    • Postime: 998
    • Karma: +1/-0
    • Gjinia: Mashkull

    ne: 14-01-2023, 23:40:35
    Kush eshte ky dhe pse po flitet gjithandej per te?

    • Postime: 1633
    • Karma: +0/-0

    #1 ne: 15-01-2023, 00:09:48
    Luizi eshte nje kengetar shkodran qe aktualisht po merr pjese ne BBA Vip 2.
    U be i famshem sepse beri si i semure dhe e cuan ne spital per ta kontrolluar duke shkaktuar shume reagime te forta dhe kontraverse. Dje pati dhe protesta jashte shtepise se BBA ne mbeshtetje te tij LOL.

    • Postime: 1633
    • Karma: +0/-0

    #2 ne: 15-01-2023, 00:10:29
    Banorët kanë sulmuar Luizin pasi përgënjeshtroi rrëfimin që i bëri Kiarës. Ata e kanë quajtur atë gënjeshtar, mashtrues dhe dikush që bën lojë të pisët.

    Ndërsa vetë Luizi i kërkoi falje të gjithëve dhe kërkoi që sot situata e tij të mbyllej me faljen e tij.

    Dea: Ai duhet të na kërkojë të falur dhe të kuptojë peshën e gjëse!

    Kristi: jam i kënaqur që Kristi është këtu, që po shohim njerëz në shoqërinë tonë që luajnë kështu, që gënjejnë dhe pastaj justifikojnë.

    Më vjen dhe keq për të se kur e pashë për herë të parë thashë ky ka talent, ka kanalizuar aspektin më të ulët që ka në vete në këtë gjë që bëri. Ai mund të bëjë gjëra më të mira.

    Ronaldo: Ajo që bëri nuk ka falje , por unë kam parë një njeri që ka qenë në një këmbë në varr, po gjithësesi nuk e fal! Ai do mbajë përgjegjësi !

    Kristi: Ne mendojmë në mënyrë bazike, nominimi nuk është dënim! Dënimi është prishja e imazhit!

    Ronaldo: Ai ka përgjegjësi ndaj publikut!

    Efi: Reagimet e para ishin shumë të ashpra, është shumë e shëmtuar s’mund ta kthesh dhe ti në njëjtën mënyrë!

    Luizi: Po kam filluar të marr udhëzimet e Kiarës. Dëmin më të madh ja kam bërë vetes! E dyta është Kiara, që ia bëra sy për sy, përveçse e humba i shkaktova dhe stres.

    Banorëve që janë këtu, se ne kemi hyrë të luajmë, iu kërkoj falje, edhe produksionit se e pashë që isha në greminë dhe thashë budalliqe kot.

    Edhe njerëzve iu kërko falje se ata kërkonin spektakël, dhe iu ngriu buzëqeshja. Pas nuk kthehem dot, tani unë dua të rri këtu, por këtë e vendos publiku. Sot dua ti vë kapak kësaj gjëje. Nëse rri brenda do eci para, nëse jo respekt për të gjithë.


    Temat e fundit