Kush jane vitaminat? - Pyetper

×
Hyrja
Profili

Kush jane vitaminat?

Kush jane vitaminat?

· 2 · 98

  • Postime: 21592

ne: 21-03-2020, 22:00:09
Kush jane vitaminat?

  • Postime: 26705
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 02-04-2020, 01:06:16
Vitamina K është e përdorur nga trupi për të prodhuar veshjen e proteinave. Disa prej tyre përdoren për të krijuar faktorët të cilët ndikojnë në mpiksjen e gjakut në raste kritike plagosjesh duke mos lejuar rrjedhjen e gjakut. Sasia e rekomanduar ditore e Vitaminës K është 90 mikrogram për femrat dhe 120 mikrogram për meshkujt. Fatmirësisht mungesa e Vitaminës K është shumë e rrallë. Vitamina K gjendet te lakra jeshile, spinaqi, brokoli, sallatat jeshile, vaji I sojës, vaji I ullirit dhe domatja.

Vitamina C
Kërkimet e vazhdueshme kanë treguar se Vitamina C është e përbërësi kryesor i kolagjenit, përbën materialin strukturor te kockave të trupit, të lëkurës, enëve të gjakut dhe inde të tjera të trupit. Sasia ditore e rekomanduar është 90 mg për meshkujt dhe 75 mg për femrat. Por trupi mund të përthithë maksimalisht rreth 400 mg në ditë. Vitamina C gjendet tek portokallet, qershitë, brokoli, domatet, rrepat jeshile, pjepri, patatet etj.

Vitamina D
Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e kockave. Kjo vitaminë vepron e lidhur me kalciumin dhe nevojiten për ndërtimin dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së tyre. Nevojat ditore llogariten rreth 600 IU për të rriturit mbi 17 vjeç dhe 200 Iu për fëmijët. Për të përvetësuar nevojat ditore me Vitaminë D ne drejtohemi tek qumështi dhe cerealet. Por ajo gjendet edhe te disa lloje peshku, përfshirë edhe harengat e sardelet.

Vitamina E
Shkencëtarët nuk kanë paraqitur akoma një pasqyrë të plotë mbi rolin dhe funksionin e Vitaminës E në organizmin e njeriut, por hipotezat e tyre tregojnë se ajo luan rol në funksionimin e imunitetit, riparimin ADN-së, formimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe në përthithjen e Vitaminës K. Kjo vitaminë gjendet në vajin e kokrrave të grurit, farat e lulediellit, në spinaqin e gatuar, bajamet dhe te kokrrat e lajthive. https://www.zerion.net/jeta/vitaminat-e-ndryshme

Temat e fundit