Pse eshte e rendesishme gjuha shqipe? - Pyetper

×
Hyrja
Profili

Pse eshte e rendesishme gjuha shqipe?

Pse eshte e rendesishme gjuha shqipe?

· 2 · 250

  • Postime: 21592

ne: 21-03-2020, 21:08:19
Perse eshte e rendesishme gjuha shqipe?

  • Postime: 26707
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 29-04-2020, 23:59:38
1. Me mësimin plotësues nxënësit përvetësojnë artikulimin dhe drejtshqiptimin e tingujve që i ka shqipja e nuk i ka frëngjishtja, përvetësojnë fjalën si njësi të plotë, pasurojnë fjalorin me fjalë të reja, në strukturën gramatikore dhe mbi këtë bazë zhvillimi i gjuhës bën të mundur të folurit e kuptueshëm.
2. Fëmijët në mësimin plotësues arrijnë aftësi të mira në lexim – shkrim në gjuhën amtare. Gjuha e fëmijëve, një gjuhë e folur nga prindërit, arrin të bëhet një gjuhë e shkruar.
3. Me mësimin plotësues gjuha dialektore e nxënësit kalon në procesin e ngritjes në gjuhë standarde. Zotërimi i shqipes standarde, s’do mend që kërkon përpjekje të mëdha të mësuesit, të fëmijëve dhe të prindërve. Nxënësi arrin të dallojë dialektin e folur nga gjuha standarde, arrin të lexojë gazeta dhe libra në gjuhën letrare (ka 17 vjet që dy bibliotekat në Delemont dhe Porrentry na kanë pranuar libra shqip) të shkruajë tekste të shkurtra në gjuhën standarde. Nxënësi e ka më të lehtë të zgjerojë fjalorin e tij duke huazuar fjalë të standardit se sa fjalë nga frëngjishtja.
4. Me mësimin plotësues krijohet një dygjuhësi e lehtë shqip –frëngjisht. Nxënësit flasin në dy gjuhë gjatë një bisede, në raste socio-gjuhësore të përshtatshme.  Zotërimi i dy ose më shumë gjuhëve rritë pasurinë, shkathtësinë, veçantinë dhe larminë e mendimit të individit.
5. Mësimi plotësues i shërben integrimit. Një bazë e fortë e gjuhës shqipe e ndihmon nxënësin edhe në përvetësimin e frëngjishtes apo gjuhëve tjera, do më thënë një hap drejt suksesit të përgjithshëm shkollor. Me mësimin plotësues nxënësi është më i suksesshëm edhe në shkollimin e përgjithshëm. Prej nxënësve që kanë mbaruar gjimnazin 90% të tyre kanë mbaruar edhe mësimin plotësues.
Vlen të përmendim edhe studimin empirik të albanologut zviceran prof dr dr Basil Schader ku shkruan: ”Nxënësit që e ndjekin mësimin plotësues shqip, arrijnë nota (pak) më të mira edhe në lëndën “gjuha gjermane”. Notat e nxënësve që shkojnë në mësimin plotësues shqip, mesatarisht janë 0.15 kanë notë më të larta sesa ato të nxënësve që nuk e ndjekin atë mësim. Shihet se nga mbështetja e kompetencave gjuhësore në gjuhën amtare del edhe një efekt a transfer pozitiv për sa i përket mësimit të gjermanishtes.”
6. Këndvështrim krahasimtar: arsimi shqip apo mësimi plotësues i gjuhës shqipe është pjesë e mësimit të përgjithshëm, është një institucion shoqëror mjaft i rëndësishëm, i cili luan rol vendimtar në përmirësimin e të folmeve të shqipes në përgjithësi dhe afirmimin me normën standarde.

Mësimi i shqipes në shkollë nuk është një çështje thjeshtë patriotike

Pavarësisht nga mosha, përkatësia gjinore tjera apo dhe nga elemente të tjera të rëndësishme jashtëgjuhësore, ky është një kriter i padiskutueshëm, mjaft i rëndësishëm në krijimin e diferencave të sjelljes gjuhësore të individit. Në qoftë se krahasojmë të folurit e një folësi që ka ndjekur mësimin shqip dhe atij që shqipen e ka mësuar vetëm në gjirin familjar si dhe prej miqve e shokëve, dallimet janë mjaft të dukshme. Folësit që kanë ndjekur mësimin në shqip e që zhvillojnë njohuritë e tyre në të folur dhe të shkruar, me fjalor të pasur, gjithashtu kanë prirje të rregullojnë format e parregullta të dialektit apo të folmes krahinore. Ata përmirësojnë formën që përkon me standardin, përvetësojnë të folmen e tyre sipas normave të shqipes së përgjithshme. Pasuron më tepër fjalorin, flet lirshëm, aftësohet të flasë rrjedhshëm dhe të jetë i kuptueshëm si në familje dhe nga shokët e shoqet e tij, të saj.

Roli i mësimit shqip është i pashmangshëm edhe në të folmen e adoleshentëve shqipfolës. Tek ata që nuk vijnë në mësimin shqip vërejmë shumë dukuri që i përkasin të folmes së huazimit nga frëngjishtja, shqiptim të keq në disa tinguj të shqipes ndërsa adoleshentet e arsimuar në shqip janë zbatues më të mirë të normës standarde. Mësimi i shqipes në shkollë nuk është një çështje thjeshtë patriotike por ky mësim ka karakter të theksuar shoqëror, psikologjik, edukativ, gjuhësor edhe më gjerë.

Nexhmije Mehmetaj

Temat e fundit