Pse eshte e rendesishme teknologjia? - Pyetper

×
Hyrja
Profili

Pse eshte e rendesishme teknologjia?

Pse eshte e rendesishme teknologjia?

· 2 · 139

  • Postime: 21592

ne: 21-03-2020, 21:10:38
Perse eshte e rendesishme teknologjia?

  • Postime: 26706
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 28-04-2020, 21:06:12
Qekur njeriu primitiv filloi te perdore gure, kocka e drure si vegla per te lehtesuar jeten e perditshme dhe deri sot ku ne perdorim vegla shume me te avancuara, si psh smartphonet, eshte teknologjia ajo qe na mundeson neve te permiresojme e lehtesojme jeten tone perditshme. Teknologjia eshte bere per ne sot nje nevoje gati e domosdoshme, pa te cilen jeta mbi toke do te ishte shume me e veshtire dhe e rrezikshme. Disa pika pse teknologjia eshte me shume rendesi:

1. Teknologjia ka ndryshuar radikalisht menyren se si ne komunikojme. Teknologjia e sotme na ka dhene mundesine te komunikojme ne kohe reale dhe direkte me kedo, ne cdo cep te planetit.

2. Teknologjia e ka bere punen e njeriut shume me eficiente. Ajo qe sot behet nga nje njeri i vetem, ne te shkuaren ose ishte e pamundur, ose duhet te behej nga nje numer shume i madh individesh njerezore.

3. Teknologjia na ka lejuar qe te kemi sot mundesi per te mesuar gati te pafundme. Nese vetem disa dhjetevjecare perpara mundesite per te mesuar dhe dituria ishin ose privilegj i disave, ose larg e veshtire per t'u aksesuar, sot i ka secili ne pellembe te dores. Mjafton te hapesh telefonin apo kompjuterin dhe e gjithe dija e njerezimit eshte kapshme nga kushdo.

4. Teknologjia ka permiresuar ndjeshen mjekesine dhe si rezultat shendetin e njeriut. Me ane te shkences dhe teknologjise jane zhdukur semundje qe per shekuj kane vrare miliona njerez dhe eshte bere e mundur te trajtohen dhe sherohen semundje, te cilat mepare ishin vdekjeprurese ose pashprese per shpetim.

Sigurisht, teknologjia si vegel ne dore te njeriut, mund te perdoret sipas te vullnetit te tij si per mire ashtu dhe per keq. Por kjo nuk e ben teknologjine ne vetvete as te mire as te keqe, por eshte njeriu me vullnetin e tij qe vendos se per cfare qellimesh ta perdore ate.

Temat e fundit