×
Hyrja
Profili

Pse jam e vetmuar?

Pse jam e vetmuar?

· 3 · 241

  • Postime: 21592

ne: 24-03-2020, 18:20:29
Pse jam e vetmuar?

  • Postime: 26687
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 29-04-2020, 23:33:12
Mund të ketë shumë arsye, por disa "ekspertë" kanë evidentuar 10 gabimet më të zakonshme të cilat duhen riparuar.

1. Mendon ende për ish-in
Edhe nëse thua se gjithcka ka mbaruar, ish-i yt mbetet ende një kujtim, nga i cili është e vështirë të lirohesh. Një tunel që nuk tregon asnjë dritë ne fund. Behu i/e fortë dhe clirohu prej së shkuarës.E kaluara është kapitull i mbyllur i jetës tënde. Përgatitu për aventura të reja.

2. Je një pre tepër i/e vështirë
Në dashuri fiton kush luan, por jo kush është i pakapshëm. Normal që loja është e kendshme, por nëse kërkon një histori të rëndësishme mos u trego shumë kokëfortë. Duhet të jesh vetvetja dhe origjinal, mos ki frikë të tregosh ndjenjat dhe ndonjë dobësi tënden.

3 Kërkon vetëm dashuri me plot romancë.
Ndoshta problemi yt në dashuri është nëse ke shumë pretendime, kërkon një histori si nëpër filma, plot me të papritura të këndshme. Perfeksioni nuk ekziston dhe nga partneri/ja duhen vlerësuar edhe defektet.

4. Ke shumë frikë
Shpesh të kujtohet se sa herë të kanë thyer zemrën. Negativiteti largon dashurinë dhe të bën që te mbetesh vetëm për shumë kohë. Evito që të biesh në pesimizëm. E ardhmja do të ofrojë gjëra të mira nëse ke dëshirë për një aventurë të re.

5.Beson vetëm në dashuritë virtuale
Interneti dhe rrjetet sociale kanë krijuar varësi. Historitë online të dashurisë janë romantike,  por kur përballesh me realitetin gjërat janë krejt ndryshe.Gjetja e njerëzve të rinj përmes interntetit është ok, por mos lejo që raporti të mbetet vetëm virtual. Njohja tradicionale është më e mirë.

6. Nuk do të humbasësh pavarësinë
Ky është një prej gabimeve klasike që njerëzit mbeten vetëm. Largohesh prej cdo lidhjeje të re, sepse ke frikë mos humbet lirinë dhe pavarësinë tënde, por harron se largon shansin për një dashuri të madhe. Nuk ka marrëdhenie serioze nëse kërkon të jesh plotësisht i/e pavarur. Mos harro: vetëm nuk mund të jetohet...

7. Je viktimë e stereotipeve
Shpjegimi është: Burrat janë tradhtarë, gratë janë shumë kërkuese...Duhet të heqësh dorë nga përgjithësimet. Cdo histori është ndryshe nga të tjerat dhe me dashuri mund të thyesh të gjitha barrierat.

8. Kërkon histori torturuese
Ka raste që njerëzve u pëlqen që të vuajnë prej partnerit. Ata gjejnë ngushëllim te miqtë. Kujdes! Dashuria pasionante është e bukur, por nuk mund të zgjasë shumë. Një marrëdhënie serioze bazohet te normaliteti dhe jo te ngjarjet tronditëse që të trazojnë shpirtin orë e cast.

9. Mendon se nuk është momenti i duhur
Në këtë moment duhet të mendosh për punën, për t'u dobësuar, nuk ke kohë për një histori serioze sepse ke të tjera objektiva dhe impenjime. Por duhet të heqësh dorë nga racionaliteti dhe gjetja e justifikimeve. Dikush po pret për ty dhe përgatitu për një aventurë që mund të të ndryshojë jetën.

10. E merr me shumë nxitim
Historitë e mëdha krijohen me baza dhe kërkojnë kohën e duhur. Mos u nxito duke u lidhur me personin e parë që të del përpara, ndoshta nuk është i duhuri. Merr kohën e duhur për të gjetur shpirtin binjak. /top channel

https://www.zerion.net/ndjenja/perse-je-ende-'single'/

  • Postime: 26687
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 29-04-2020, 23:45:26
Shpesh herë një femër e vetmuar mendon se asnjë burrë nuk është i interesuar të dalë me të. Por nuk duhet të trishtoheni, sepse edhe shpirti juaj binjak mund të jetë fshehur në ndonjë cep të botës, vetëm se është pak e vështirë për ta gjetur. Nga trishtimi shihni femrat e tjera dhe të gjitha ju duken të bukura, të zonjat dhe më simpatike se ju. Ndiheni mbretëresha e femrave të shëmtuara, një Bridget Jones e dëshpëruar. Por mos u shqetësoni, sepse nuk është kështu. Merrni në dorë jetën tuaj dhe ndryshoni stilin e jetesës. Nuk ka rëndësi se ku jetoni, në një qytezë të vogël apo në një qytet të madh: diku atje përtej qëndron një burrë i cili është i gatshëm t‘ju takojë! Sigurisht që po qëndruat mbyllur në shtëpi, nuk mund të njihni ndonjë mashkull e aq më pak të krijoni një lidhje. Kështu që jepini larmi jetës suaj shoqërore, dilni me miqtë dhe krijoni lidhje të reja.



Një gjë tjetër që mund të bëni është ta “hiqni” atë fytyrë të dëshpëruar. Meshkujt e nuhasin dëshpërimin me kilometra larg dhe asnjë prej tyre nuk dëshiron të dalë me një femër të tillë. Jeni e fiksuar pas jetës suaj sentimentale? Sapo i keni kaluar të 35-at dhe nuk bëni gjë tjetër veçse mendoni se sa do të dëshironit ta sistemonit jetën tuaj, të krijonit një familje dhe të gëzonit si të gjitha femrat e tjera? Gjithsesi nuk mund të pretendoni që në takimin e dytë të flisni për pushimet dhe t‘i planifikoni bashkë, apo në të tretin t‘ia prezantoni të dashurin prindërve tuaj dhe ai t‘ju prezantojë te të vetët. Dhe në takimin e katërt të jeni me unazë në gisht. Kjo është e gabuar. Duhet të dini që kjo sjellje nuk është aspak e hijshme dhe çdo mashkull do të refuzonte të qëndronte me ju. Ajo që duhet të bëni është shijoni momentin: jeta jetohet tani! Vetëm kështu do të mundeni ta largoni mendjen nga “data e skadencës suaj” (ndoshta do ta hiqni nga mendja mendimin që ju jeni ‘kos‘) dhe do të shihni që do të jeni më tërheqëse në sytë e meshkujve. Nëse jeni me të vjetrën, atëherë përpiquni t‘i shkëpusni lidhjet me të kaluarën. Ndoshta me fjalë jeni gati për të bërë para, hiqeni si femër moderne dhe thoni që ndiheni mirë. Por në fakt nuk është kështu. E vërteta është se në kokën tuaj mendimet janë monopolizuar nga ish i dashuri juaj: me shpirt dhe mëndje ende nuk i keni dhënë fund lidhjes suaj të mëparshme. Nuk është e nevojshme të ndiqni domethënien e fjalës e urtë popullore: “Gozhda nxirret me gozhdë”. Bëjini gjërat më me kujdes, jepini vetes kohë për të shëruar plagët e vjetra dhe pastaj fokusoheni te dikush që ju pëlqen. Edhe kur të krijoni një lidhje të re, duhet të bëni kujdes. Dashuria kthehet në një fiksim më shpejt nga sa ju mendonit dhe kjo nuk është aspak e mirë. Një tip tjetër gruaje e vetmuar është ajo që pretendon të pamundurën. Mendoni se jeni guraja perfekte, princesha mbi bizele? Në këtë pikë nuk po kërkoni një partner, por po përzgjidhni kandidatët me kurrikulum në dorë. E doni të gjatë, bukurosh, simpatik, rrezatues, të diplomuar, me master, që të flasë anglisht rrjedhshëm, të ketë një pozicion të mirë, të ketë trup të bukur me muskuj, të zotërojë një apartament, familjen ta ketë në një fshat të largët, kilometra larg shtëpisë së tij, të ketë makinë luksoze, motor, barkë dhe asnjë kafshë shtëpie, sepse jeni alergjike ndaj tyre. Në fund janë femrat të cilave u pëlqen shumë vetja. Pasi keni mbyllur lidhjen me ish të dashurin tuaj, keni vuajtur pak, por jeta juaj ka marrë një kthesë pozitive. Keni ndërruar shtëpi, ndoshta keni bërë edhe hapin e madh duke e blerë atë. Shtëpia juaj është e ngrohtë dhe ka aromë të mirë. Jeni rilidhur me miqtë e vjetër që i kishit humbur për shkak të një raporti të sforcuar. Më në fund keni mundësi të qëndroni me mikeshat tuaja të ngushta që ish-partneri juaj nuk i duronte. Puna juaj ju pëlqen. Në fundjavë bëni gjërat që dëshironi, ndiheni e lirë më shumë se kurrë. Me pak fjalë, jeni e lumtur dhe po e shijoni jetën në maksimum. Gjithsesi kjo nuk do të thotë të lini pas dore jetën sentimentale. Herët ose vonë do të keni nevojë për dikë që t‘ju qëndrojë pranë, apo jo? Tashmë marrëdhëniet mes meshkujve dhe femrave kanë ndryshuar, edhe pse shumë kritere përdoren ende për të lidhur shumë martesa. Mënyra e gjykimit ka ndryshuar, por njerëzit nuk e kanë harruar ende zakonin për t‘u dhënë një votë pozitive ose negative sjelljeve të njëri-tjetrit. Bota Sot

https://www.zerion.net/diskutime/nje-femer-e-vetmuar/

Temat e fundit