Qysh behet hapja e iftarit? - Pyetper

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Qysh behet hapja e iftarit?

Qysh behet hapja e iftarit?

· 2 · 147

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull

ne: 05-04-2020, 23:40:28
Qysh behet hapja e iftarit?

  • Postime: 27110
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 10-04-2020, 15:49:25
5 Sunetet e agjërimit
1.Shpejtimi i iftarit menjëherë pas sigurimit se dielli ka perënduar, bazuar në thënien e Profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të:
“Njerëzit do të vazhdojnë të jenë mirë (në rregull), derisa të shpejtojnë iftarin”;Buhari muslimi dhe në thënien e Enesit, Allahu qoftë i kënaqur me të:
“Profeti nuk e falte namazin e akshamit pa çelur iftar, qoftë edhe me një gllënjkë ujë. ” Tirmidhi
2.Hapja e iftarit me hurma arabie të freskëta (rutab) apo të thata, ose me ujë. Më e mira është me hurma arabie të freskëta dhe më e fundit, me ujë. Është e pëlqyeshme që iftari të hapet me një numër tek hurmash: tre, pesë apo shtatë. Kjo argumentohet me thënien e Enes Ibn Malikut:
‘Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, hapte iftarin me disa hurma arabe të njoma, para se të falej. Nëse nuk kishte, e hapte me hurma arabie të thata, e nëse nuk kishte, pinte disa gllënjka ujë. ”Taberaniu
3.Duaja në ifiar. Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të, thoshte kur hapte iftarin:
“Allahumme leke sumna ue ala riskike eftama, fetekabbel minna ineke entes-semiul aiim”
(O Allah, për Ty agjëruam dhe me riskun Tënd po e hapim këtë iftar, ndaj pranoje prej nesh! Ti je i Gjithëdijshmi dhe që dëgjon gjithçka).Ebu Daudi hadith i dobet
Ibn Omeri thoshte:
‘ Allahume inni eseuleke birahmetike el- leti uesiat kul- le shej’in en tegfire li dhunubi”
(O Allah, unë të lutem Ty me mëshirën Tënde, e cila përfshin çdo gjë, të falësh mëkatet e mia).Ibn Maxhe
4.Syfyri, ose ngrënia dhe pirja në pjesën e fundit të natës me nijetin për të agjëruar ditën pasuese, bazuar në thëniet e Profetit, paqja dhe bekimi 1 Allahut qofshin me të: “Ndryshimi mes agjërimit tonë dhe agjërimit të ithtarëve të Librit është ngrënia e syfyrit.”Muslimi
“Hani syfyr, pasi te syfyri ka bereqet!”Buhariu Muslimi
5.Shtyrja e syfyrit deri në pjesën e fundit të natës, bazuar në thënien e Profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin me të:
“Umeti im do të vazhdojë të jetë mirë, derisa të përshpejtojnë iftarin dhe të shtyjnë syfyrin.”Ahmedi
Koha e syfyrit fillon nga gjysma e dytë e natës dhe mbaron disa minuta para agimit, bazuar në thënien e Zejd Ibn Thabitit, Allahu qoftë i kënaqur me të:
“Hëngrëm syfyr me të Dërguarin e Allahut. Pastaj ai u ngrit për namaz”. Kur dikush e pyeti Zejdi se sa kohë kishte mes ezanit dhe syfyrit, ai tha: “Sa masa e pesëdhjetë ajeteve.”Buhariu Muslimi
SHKEPUTUR NGA LIBRI “MINHAXH EL MUSLIM”
AUTOR EBU BEKER EL XHEZAIRI

Temat e fundit